A duhet besuar horoskopit?

Shko poshtė

A duhet besuar horoskopit?

Mesazh  Admin prej 30.05.08 1:08

A duhet besuar horoskopit?

Astrologjia ėshtė njė art parashikues, po aq antik dhe shumė i diskutueshėm. Shkenca e mohon, por shumė njerėz i besojnė.

Pėrse? Pse jemi tė influencuar nga parashikimet e astrologėve?

Sa ndodh ajo ēka parashikohet nė tė vėrtetė? Ajo ēka bėjmė shpesh tė gjithė ėshtė qė tė shohim nėse na ka shkuar ashtu siē tregonte horoskopi i ditės paraardhėse. Dėshmitė e para mbi kėtė art i kemi para shumė mijėvjeēarėve mė parė, nė Mesopotami.

Shekuj tė tėrė zhvillimesh shkencore nuk kanė ndikuar nė zvogėlimin e interesit. Miliona njerėz besojnė akoma nė tė: disa nė mėnyrė tė verbėr, tė tjerė nuk i besojnė fare.

Ndėr kėta nuk mungojnė as personazhet e famshėm si Ronald Regan. Ish-presidenti amerikan, kur ishte nė Shtėpinė e Bardhė, nuk bėnte asnjė takim pa u konsultuar me astrologun e tij tė besuar, ashtu siē bėnin njė herė e njė kohė mbretėrit dhe perandorėt qė para se tė merrnin njė vendim duhet tė dėgjonin se ēfarė thoshin yjet nė lidhje me tė.

Gjėja mė e ēuditshme ėshtė se edhe sot shumė ndėrmarrje ua besojnė astrologėve pėrzgjedhjen e kandidatėve tė tyre.

Disa vjet mė parė pėr shembull, njė i ri italian i sapodiplomuar denoncoi njė ndėrmarrje nė Torino, sepse e kishin pushuar nga puna, pasi kishin marrė vesh pėr shenjėn e tij zodiakale.

Pėrse kaq shumė interes pėr parashikimin dhe profilin personal sipas shenjės sė caktuar zodiakale, duke qenė se dimė qė shkenca e kundėrshton kėtė tė fundit?

Pse ata qė e lexojnė i besojnė? Pėrgjigjja mund tė jetė se shpeshherė ne duam qė tė tjerėt tė na pėrcaktojnė personalitetin tonė dhe atė tė tė tjerėve nė atė mėnyrė qė perceptojmė realitetin.

Fillimisht pak histori

Babilonasit ishin tė parėt tė cilėt besonin se kishte njė lidhje ndėrmjet qiellit tė pafund dhe tokės.

Dėshmia e parė e kėsaj hipoteze ėshtė libri "Enuma Anu Enlil", ku gjenden tentativat e para tė interpretimit tė ngjarjeve tė jashtėzakonshme, tė ndara nė katėr kategori tė mėdha, secila e lidhur me njė hyjni.

Nė kohėt e lashta, universi ishte njė mister absolut dhe ēdo shfaqje si: kometa ose eklipsi, ishin pėrcaktuar si dėshmi tė njė vullneti superior, shenja tė ndodhive pozitive ose negative.

Profecia bėhet njė ēėshtje personale Me kalimin e kohės, astrologjia pėrhapet edhe nė Mesdhe. Grekėt ishin tė parėt qė filluan tė parashikonin jo vetėm ngjarjet qė do tė ndodhnin, por edhe fatin e ēdo individi, nė bazė tė pozicionimit tė planetėve.

Edhe pse ka kaluar shumė kohė qė atėherė, edhe sot vazhdon qė pozicionimi i yjeve tė ndikojė nė jetėn e secilit prej nesh.

Pėr psikologėt, tė cilėt studiojnė fenomenin, mundėsia e "njohjes" sė njė njeriu nė sajė tė karakteristikave tė atribuara nga shenja zodiakale, ėshtė siguruese.

Me fjalė tė tjera, pėrse duhet tė rrimė tė lodhemi duke analizuar dikė, kur na mjafton njė profil i thjeshtė zodiakal pėr tė kuptuar se si ėshtė personi qė kemi pėrballė?

Besimi i verbėr qė vjen nga horoskopi dhe nga planetėt qiellorė, ėshtė shpjeguar nga psikologėt si njė nevojė pėr tė pėrcaktuar personalitetin vetjak dhe atė tė tė tjerėve. Disa herė na duket sikur horoskopi gjen gjithēka dhe ēdo gjė qė pėrshkruhet del nė tė vėrtetė.

Psikologėt pėr kėtė thonė se shpeshherė mendja jonė na "gėnjen".

Disa studime kanė dalė nė rezultatin se nė fjalėt e njė astrologu ose tė horoskopit kanė tendencėn qė tė besojmė nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme tė gjitha ato ēka na thonė, duke bėrė qė shpeshherė mendja tė na rrijė pėr njė kohė tė gjatė aty.

Nostradamusi i kohės

E njėjta gjė ndodh edhe pėr parashikimin pėr tė ardhmen e njerėzimit: Nėse mendojmė rreth disa astrologėve "tė mėdhenj", nga ata mbahet mend vetėm ajo ēka ata kanė parashikuar dhe ka ndodhur, duke harruar tė gjithė pjesėn tjetėr, sipas njė mekanizmi tė seleksionimit tė kujtimeve.

Pėr shembull, astrologia Jeanne Dixon, mbahet mend nė Shtetet e Bashkuara pėr parashikimin e saj tė saktė: vdekjen e Presidentit John F. Kennedy gjatė mandatit tė tij.

Shumė pak janė ata tė cilėt kujtojnė parashikimet e saj tė gabuara si: parashikimet qė njerėzit e parė qė do tė shkonin nė Hėnė do tė ishin rusėt, si dhe kurėn pėrfundimtare, e cila do tė shėronte tė gjitha llojet e tumoreve, qė ishte parashikuar qė nė 1967, por qė nuk ka arritur akoma edhe nė ditėt tona.

Ka edhe njė tjetėr motiv qė disa herė mendojmė se horoskopi funksion. Shpeshherė ne besojmė nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme.

Shpeshherė ndihma psikologjike ndikon nė njė farė pike mėnyrėn tonė tė tė jetuarit. Ėshtė mekanizmi me tė cilin psikologu Richard Wiseman shpjegon edhe fatin. Shpeshherė ata qė ndihen "tė pafat" mendojnė se tė tjerėt do tė sillen keq me ta, e kundėrta ndodh me "fatlumėt".

Edhe nė astrologji ndodh diēka e pėrafėrt: pėr tė realizuar njė parashikim, mjafton qė tė kesh besim.

Nėse njė vajzė lexon nė horoskop se mashkulli i saj ideal i pėrket shenjės sė ujorit, ka mundėsi qė kur tė takojė njė mashkull tė pashėm tė po kėsaj shenje, tė mendojė se ky do tė jetė ai i dukuri, duke u bėrė mė joshėse nė mėnyrė qė ta bėjė atė pėr vete.

Ju lexuesit ēfarė mendoni nė lidhje me kėtė? Jeni si evropianėt qė konsultohen rregullisht me njė ose mė tepėr horoskopė?

Mos harroni se njė efekt me tė vėrtetė "terapeutik" pėr horoskopin ėshtė besimi vetėm kur parashikohen fakte pozitive.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi