Simbolet dhe imazhet rreth Seksit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolet dhe imazhet rreth Seksit

Mesazh  Valtoni prej 10.04.11 20:02

PUSHTETI DHE SEKSI


Vėrshimi i imazheve dhe fjalimeve pėr seksin nė tė gjithė hapėsirėn e komunikimit masiv, nė botėn e sotme, duket se ka arrit pėrpjesėtime aq tė mėdha sa mė sė shpeshti flitet pėr njė stėrngopje dhe bezdi. Nuk janė tė rralla kritikat moraliste e fetare qė e damkosin kėtė dukuri si tė dėmshme, nė veēanti pėr moralin dhe shėndetin e tė rinjve.

Realiteti i vdekshmėrisė nga sida pėrdoret si mjet «pedagogjik» pėr tė provuar dėmin dhe rreziqet qė dalin nga seksi.

Tė tjerėt qė duan tė mbajnė mė tepėr njė qėndrim analitik synojnė tė shpjegojnė shkaqet e gjithėpranisė sė pėrfytyrimeve dhe imazheve tė seksit. Ndėrkaq, teori tė tjera orvaten tė ndriēojnė mė shumė domethėnien e kėtij fenomeni pėr mėnyrėn e tė jetuarit tė njeriut tė sotėm.

Shumica e teorive qė merren me kėtė temė, pėrtej dallimeve qė kanė mes veti, e kanė tė pėrbashkėt njė tezė: sipas kėsaj, gjithėprania e seksit nė botėn e sotme ėshtė rezultat i njė shpėrthimi, nė decenitė e fundit, pas shumė shekujve tė shtrėngesave, ndalesave e pengesave qė religjioni dhe morali i krishterė ia kishin imponuar seksit; kėto institucione paskan detyruar fshehjen, mėnjanimin dhe ndrydhjen e manifestimit tė aktivitetit seksual si edhe diskurset pėr seksin, si tė turpshme.

Kėtė tezė e gjejmė te shumė autorė qė janė marrė me historinė e filozofisė dhe tė etikės, me historinė e qytetėrimit perėndimor apo edhe te ata qė merren me psikanalizė.

Njė teori shumė tė ndryshme nga interpretimi qė mbėshtet teza e pėrmendur, e gjejmė te filozofi bashkėkohor Michel Foucault (Fuko). Veēanėrisht nė veprėn e tij “Historia e seksualitetit” (e ndarė nė tre vėllime: Vullneti pėr tė ditur, pėrdorimi i kėnaqėsive dhe brenga pėr veten), Foucault ofron njė pikėpamje origjinale pėr statusin e seksit nė qytetėrimin perėndimor.

Nė dallim nga shumica e interpretimeve qė e reduktojnė qėndrimin e krishtėrimit ndaj seksit si qėndrim thelbėsisht represiv, Foucault nxjerr nė dritė mekanizma subtile qė janė prodhuar nė historinė e Evropės sė krishterė pėr prodhimin e «tė vėrtetės pėr seksin».

Tiparin e parė tė kėtij qytetėrimi, Foucault e shpreh me pohimin i cili vė nė pah, nė njėrėn anė, praninė permanente tė temės sė seksit si temė qendrore e nė anėn tjetėr mungesėn e njė « arti erotik ».

Kjo nuk do tė thotė se nė artin perėndimor ka munguar tematika e seksit, por vetėm se ka munguar arti i kultivimit tė kėnaqėsive seksuale. Kėtė art ai e gjen tė pranishėm nė kulturat orientale: nė Kinė, Indi dhe nė botėn arabo-myslimane.

Ky art ka hulumtuar mundėsitė e shtimit tė intensitetit tė kėnaqėsive erotike e njėherit ka zhvilluar, pėrmes metodave ezoterike, bartjen brez pas brezi, tė sekreteve pėr kėto kėnaqėsi.

Nė dallim nga qytetėrimet orientale, qytetėrimi perėndimor, sipas Foucaults, ka zhvilluar njė dije shkencore pėr seksin – scientia sexualis, e cila dallon thellėsisht nga arti erotik. Ky dallim hetohet, sė pari, nė faktin se krishtėrimi ka kultivuar njė «vullnet» pėr tė njohur tė vėrtetėn e seksit pėrmes procedurave qė pėrbėjnė nyjėn pushteti-dija (pouvoir-savoir). Teknika mė karakteristike pėr tė prodhuar tė vėrtetėn pėr seksin, qė ka zbuluar krishtėrimi, ėshtė ajo e pranimit, i cili realizohet pėrmes rrėfimit.

Kjo teknikė u zyrtarizua nė vitin 1215, nė Koncilin e Latranit. Besimtari duhet t’i rrėfej priftit, brenda njė atmosfere intime, tundimet e tij tė nxitura nga seksi: aktet e ndaluara (masturbimi, sodomia etj.), ėndrrat si shprehje tė dėshirave tė penguara, shpresat pėr ėndje tė ardhshme.

Kjo praktikė e vazhdueshme e rrėmijhes brenda subjektivitetit, e pėrpjekjes pėr tė ndriēuar skutat mė tė errėta tė brendisė sė individit, pėr t’i nxjerrė ato nė dritė pėrmes fjalėve tė artikuluara, do tė ndikojė vendosmėrisht nė individualizimin e individit dhe nė subjektivimin e subjektit.

Mirėpo ky vullnet pėr tė njohur sekretet e subjektivitetit tė individit ėshtė i drejtuar nga njė institucion pushteti, nga kisha. Kėshtu, sajohej nyja dija-pushteti. Pėr Foucault, fjala “pushtet” nuk emėrton vetėm pushtetin politik qendror, por trajta tė ndryshme tė raporteve tė forcės qė sajohen, brenda njė dinamike historike, nė shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė.

Foucault kritikon iluzionin e filozofisė tradicionale, sipas sė cilės, e vėrteta ėshtė diēka qė ėshtė plotėsisht e pavarur nga pushteti, nė kuptimin e gjerė, dhe se e vėrteta mban lidhje burimore vetėm me lirinė e njeriut.

Ai vė nė pah ndėrmjetėsimin e trajtave tė ndryshme tė asaj qė shikohej si e “vėrtetė” nga filozofėt, me struktura e dispozitive tė pushtetit.

Shembulli karakteristik ėshtė pikėrisht pranimi pėrmes rrėfimit: besimtari nxjerr nė shesh tė vėrtetėn e subjektivitetit tė vet para shikimit tė pėrfaqėsuesit tė njė institucioni qė ka pushtet: “pranimi ėshtė njė ritual i diskursit, ku subjekti i cili flet pėrputhet me subjektin e shprehjes”, ngase ai duhet tė “thotė atė qė ėshtė, ēka ka bėrė, ēka fsheh, ēka mendon e ēka mendon se nuk mendon”.

Pranimi bėn tė mundur tė ngjizet lidhja midis seksit dhe tė vėrtetės, pėrmes rrėfimit tė hollėsishėm tė njė fshehtėsie individuale.

Kėshtu, shekuj tė tėrė, e vėrteta pėr seksin ka gjetur shprehje nė kėtė trajtė diskursive qė drejtohet nga njė strukturė pushteti. Pranimi e ndihmon individin qė tė zbulojė brenda vetes pengesat qė e pengojnė tė kuptojė dėshirat e veta. Pranimi e lehtėson individin ngase ai e ndjen veten pastaj tė ēliruar nga barra e mėkatit dhe fajit, ai i premton shpėtimin pėr botėn e pėrjetshme.

Foucault mendon se pėrvojat e akumuluara, gjatė shekujve, me pranimin, ekzaminimin e ndėrgjegjes dhe drejtimin e saj nga pastorėt (barinjtė e shpirtit), kanė ofruar njohuri pėr subjektivitetin e individit, e nė veēanti pėr seksin.

Kjo traditė shumėshekullore, nė Perėndim, ka bėrė qė pranimi tė vazhdoj edhe sot e tutje tė jetė “amzė e pėrgjithshme qė drejton prodhimin e diskursit tė vėrtetė pėr seksin”. Natyrisht, pranimi ndėrkohė ėshtė transformuar, ai nuk lidhet brenda mjekėsisė, pedagogjisė dhe psikanalizės, me praktikėn e pendimit. Ai nuk reduktohet vetėm nė pranimin e akteve tė ndaluara, por kėrkon tė ndriēojė edhe fantazmat dhe obsesionet qė pėrcjellin veprimet seksuale, imazhet dhe dėshirat qė u paraprijnė.

Nė psikiatri dhe psikanalizė, pranimi i individit nuk ėshtė i pėrqendruar mė nė temat e mėkatit dhe shpėtimit, vdekjes dhe pėrjetėsisė, por pėrmes njė diskursi shkencor ai flet pėr trupin dhe pėr dėshirat e tij jetėsore. Mirėpo, pėr Foucault, pranimi ėshtė bėrė nė botėn perėndimore “njėra nga teknikat mė tė vlefshme pėr ta prodhuar tė vėrtetėn”, nė pėrgjithėsi.

Atė e hasim jo vetėm nė praktikat psikiatrike e psikoanalitike, por edhe nė praktikat gjyqėsore e policore, nė pedagogji, nė raportet familjare, nė raporte tė dashurisė, nė jetėn e pėrditshme si edhe nė ritualet mė solemne.

Letėrsia moderne perėndimore, pėr Foucault, nuk mund tė kuptohet pa ndriēimin e procedimeve tė stėrholluara tė pranimit. Dhe kjo nuk vlen vetėm pėr romanin “psikologjik”, por pėr tė gjitha zhanret e letėrsisė.

Peshėn e teknikave tė moēme tė pranimit i gjejmė edhe te metodat policore tė marrjes nė pyetje nė regjimet komuniste qė afishonin ateizmin. Arthur Londoni, ish-ministėr i Ēekosllovakisė, nė librin e tij “Pranimi”, pėrshkruan kompleksitetin e teknikave qė policia e vendit tė tij i zbatonte ndaj tij gjatė qėndrimit nė burg.

Veē tjerave, ajo kėrkoi prej tij qė ta rishkruajė biografinė e tij mė se 1 000 herė. Dhe asnjėra prej tyre nuk ishte plotėsisht identike me tjetrėn. Detyrimi i pranimit bėnte qė Londoni tė zbulojė, ēdo herė sėrish, fragmente e copėza tė kujtesės tė strehuara nė brendinė e tij.

Nė fund, mund tė themi se teoria e Foucaultsė duket se e shpjegon mė mirė evoluimin e pėrfytyrimeve dhe tė praktikave seksuale nė qytetėrimin perėndimor. Ajo vė nė pah karakterin thjeshtėzues, nė veēanti, tė interpretimit tė krishtėrimit si kulture represive ndaj seksit. Disa kritikė tė Foucaultsė e marrin pikėrisht praktikėn e pranimit si rrėfim (konfesion) sekret midis dy personave, si provė pėr tendencėn e krishtėrimit qė tė fshehė dhe tė mbulojė seksualitetin e njeriut.

Duke mos mohuar tėrėsisht kėtė tendencė, Foucault, megjithatė e problematizon atė kritikė me kėtė pyetje: “Por a nuk ishte obligimi pėr ta fshehur atė, vetėm njė aspekt tjetėr i detyrės pėr ta pranuar (pėr ta kyēur aq mė mire dhe me mė shumė kujdes sa mė i rėndėsishėm qė ėshtė pranimi, qė kėrkon njė ritual mė tė pėrpiktė dhe premton efekte mė tė mėdha)?

Dhe mos ėshtė seksi, nė shoqėrinė tonė, pėrgjatė njė rrjedhe shumėshekullore, ajo qė ėshtė vendosur brenda regjimit tė sigurt tė pranimit?”. Nė favor tė kėsaj pikėpamje tė Foucaultsė, mund tė pėrmendet edhe fakti se sot nė shumė tryeza televizive e nė shumė rubrika tė shtypit, pėrsėriten pareshtur rrėfimet pėr pėrvojat seksuale nga mė tė ndryshmet. Teknika ėshtė e ngjashme, sado qė rrėfimi i pėrvojave tani shpalohet, mė shumė, para syve dhe veshėve tė njė publiku shumėmilionėsh.

Autori eshte Profesor ne Universitetin e Parist

Nga Valton Bytyqi
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

64


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi