Jashtėtokėsorėt dhe FBI janė takuar !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jashtėtokėsorėt dhe FBI janė takuar !

Mesazh  Fikrro prej 10.04.11 16:20

Jashtėtokėsorėt vėrtet aterruan nė Roswell?!



FBI publikoi njė dokument tė vitit 1950, i cili zbulon se jashtėtokėsorėt vėrtet aterruan nė New Mexico.

FBI publikoi online mijėra dokumente qė ishin klasifikuar si sekrete me titull “Vault”. Ndėr to ėshtė edhe njė dokument, tė cilin agjenti Guy Hottel ia dėrgoi drejtorit tė FBI-sė mė 1950.

Nė dokumentin me titull “Pjata fluturuese”, agjenti Hottel zbulon se hetuesit e forcave ajrore kishin parė tri tė ashtuquajtura pjata fluturuese nė New Mexico.

“Pėr pjatat thuhej se ishin nė formė rrethore me pjesėn qendrore tė ngritur dhe me diametėr rreth 15 metra. Nė pjata ishin nga tre jashtėtokėsorė tė cilėt kishin formė si tė njerėzve, por ishin tė gjatė mė pak se gjysmė metri”, tha Hottel. Trupat e tyre, sipas tij, ishin tė veshur me njė pėlhurė shumė tė mirė.

Hottel tha se hetuesi i forcave ajrore, emri i tė cilit ėshtė censuruar, i kishte rrėfyer atij se pjatat janė zbuluar nė New Mexico pėr faktin se Qeveria Amerikane kishte njė sistem tė fortė tė radarėve nė atė rajon, ndėrsa besohet se kėta radarė kishin penguar mekanizmin e kontrollit tė pjatave fluturuese. Por agjenti special nuk provoi tė bėjė hetime tė mėtutjeshme lidhur me kėtė rast.

Publikimi i dokumenteve sekrete do t’u japė material tė ri atyre qė besojnė nė teoritė e konspiracionit, tė cilėt me vite thonė se qeveria e ka fshehur kėtė rast. Qyteti Roswell nė New Mexico u bė i famshėm pas raportit se njė pjatė fluturuese ishte rrėzuar nė shkretėtirė nė afėrsi tė bazės sė atjeshme ushtarake mė 2 korrik 1947. Trupat e jashtėtokėsorėve, siē thuhet, po ashtu janė gjetur dhe ėshtė bėrė obduksioni, por qeveria amerikane vendosi ta heshtė kėtė rast.

Zyrtarėt ushtarakė njė ditė pas kėsaj ngjarjeje nxorėn njė komunikatė pėr media ku thuhej se zėrat e shumtė pėr pjatat fluturuese u bėnė realitet, pasi qė pjesėtarėve tė njėsitit ushtarak nė Roswell iu qeshi fati t’i zbulojnė pjatat fluturuese.

Pasuan titujt bombastikė tė gazetave si: “Forcat ajrore kapėn jashtėtokėsorėt”. Megjithatė vetėm 24 orė mė vonė ushtria ndryshoi rrėfimin duke thėnė se objekti pėr tė cilin mendonin se ishte pjatė fluturuese nė tė vėrtetė ėshtė njė balon meteorologjik i cili ishte rrėzuar nė njė fermė aty afėr.

E pabesueshme, por mediat dhe opinioni e pranuan kėtė sqarim pa dyshuar fare. Roswell po ashtu u zhduk nga lajmet deri nė fund tė viteve tė 70-ta, kur disa nga zyrtarėt ushtarakė thyen heshtjen.

Dokumenti tjetėr me titull “Urgjente” dėrguar drejtorit tė FBI-sė, i publikuar si pjesė e dokumenteve tė FBI-sė “Vault”, po ashtu pėrmban pohimet se mė 1947 ėshtė zbuluar njė pjatė fluturuese nė formė gjashtėkėndore.

Nė kėtė dokument thuhet se pjata fluturuese i pėrngjan njė balloni meteorologjik dhe se pjata fluturuese i ėshtė nėnshtruar testeve, shkruan Daily Mail.


Telegrafi
avatar
Fikrro

658


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jashtėtokėsorėt dhe FBI janė takuar !

Mesazh  Jon prej 12.04.11 21:10




Dokumentin i plote zyrtar i FBI-se rreth rastit Roswell eshte ne faqen e saj:
http://vault.fbi.gov/UFO/UFO%20Part%201%20of%2016/view
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jashtėtokėsorėt dhe FBI janė takuar !

Mesazh  Luli prej 12.04.11 23:39

Dokumentat e FBI-se mbi UFO-t

Pas publikimit te lajmeve mbi hapjen e dosjeve nga ana e FBI mbi UFO-t, nje numer i madh pyetjesh linden ne koken e lexuesve dhe qe kane ngelur pa nje pergjigje. Ne fakt ka episode shume te ndryshme nga njeri-tjetri dhe interpretimi i tyre mund te sjelle keqkuptime.

Mediat kane percjelle kete informacion me shume entuziazem dhe lehtesi. Le ta shohim qetesisht dhe te kerkojme te sjellim pak rregull ne arkivat e FBI, vertetesine e tyre dhe menyren se si mund te lexohen dokumentat online. Me poshte keni pergjigjet e permbledhura per pyetjet me te shpeshta qe kemi marre ne redaksine tone.

Ku mund t’i gjejme keto dokumenta?

Dokumentat per te cilat flasim gjenden ne faqen online te Fbi ne adresen http://vault.fbi.gov/ duke u bazuar ne rregullat e transparences te «Freedom of Information Act» te kerkuar nga Administrata e Presidentit Obama. Dokumentat klasifikohen ne komunikime t ethjeshta, memorandume, dokumenta te rezervuar. Cdo dokument ka disa omissis qe nuk paragjykojne aspak kuptimin e materialeve apo sasine e informacinit qe permbajne. Keto arkiva nuk jane ekskluzivisht me materiale ufologjike por permbajne te gjitha aktet federale qe jane trajtuar nga FBI dhe qe nuk mbulohen nga sekreti shteteror.

Pra, eshte e mundur te lexojme vetem materialet e deklasifikuara nga FBI.

A ishin bere te njohura me pare kablogramet mbi UFO-t ?


Pjeserisht dokumentet ishin te njohura per studiuesit. Freedom of Information Act eshte nje ligj i vitit 1966 amenduar ne 1996 me rregulla te sakta per te rregulluar aksesin ne dokumentat elektronike “Electronic Freedom of Information Act (E-FOIA)”. Pas kohes teknike qe nevojitet te gjitha entet publike amerikane kane vendosur ne rrjet dokumentat e tyre, qe ishin te hapur dhe me pare por jo te gjithe mund t’i konsultonin. Disa nga keto dokumenta kane ringjallur interesin sepse jane bere te disponueshem online per t’u shkarkuar nga te gjithe.

Cfare permbajne dokumentat mbi Ufo-t ?


Arkivat permbajne dokumenta te zyrtareve ne shebrim, por dhe nga fotokopje ose pjese artikujsh gazetash, dhe ēdo lloj informacioni tjeter qe mund te ishte interesant apo i dobishem. Duhet te saktesojme per te gjithe qe nuk kemi te bejme me hetime, por me arkivime te dokumentacioneve. Per kete arsye, titujt e shkruar me te medha neper gazeta “l’FBI konfirmon egzistencen e UFO-ve” nuk duhet te merren si te verteta, te pakten jo per momentin dhe jo ne kete menyre.

A flitet per tema te tjera te lidhura me UFO-t ?


Po, egzistojne pershembull arkiva mbi mutilacionet e kafsheve (gjymtimet e pjeseve te ndryshme), mbi mjete fluturues eksperimentale, mbi raketa prove dhe te tjera. Per mutilacionet e kafsheve egziston nje dosje e veēante. Klikoni ketu per ta pare.

Ka referime dhe per projektin e famshem per te cilin ju kemi folur me pare, Project Blue Book (UFO).

Per ēfare flasin dy kablogramet me te famshme ?

I pari ka te beje me incidentit UFO me te famshem ne bote. Ne fakt pikerisht ne New Mexico gjendet Roswell, mbi te cilin flitet prej shume kohesh dhe qe ehste bere i famshem pikerisht fale historive te shumta mbi UFO-t. Eshte pikerisht ketu qe, sipas raportit te agjentit Guy Hottel, jane gjendur tre disqe fluturues.

Gjithmone sipas raportit, brenda ēdo disku gjendeshin 3 trupa, me forme njerezore dhe te gjate me pak se 1 meter. Te gjithe trupat ishin te veshur me nje material metalik me fije te shpeshta, te ngjashem ne pamjen e jashtme me ate te veshjeve te piloteve ajrore.

Ne raportin e tij eshte dhe shkaku i mundshem per te cilin tre disqet u perplasen ne terren, interferenca elektro-magnetike e provokuar nga radaret ushtarake qe gjendeshin ne ate zone.

I dyti eshte ai i vrojtimit UFO ne shtetin e Utah. Bazohet kryesisht ne tre deshmi te dhena nga keta persona. Behet fjale per rojen e armatosur te nje dyqani, te nje polici te qytezes se Logan dhe te nje agjenti te policise rrugore te Shtetit.

Qe te tre kishin pohuar se, ne daten 4 Prill 1949, kishin pare nje objekt fluturues ngjyre argjenti i cili pak me vone, siē duket, ka shperthyer. Deshmite e tyre jane shume te ngjashme me ato te disa qytetareve ne, te cilen kane deshmuar s ekane pare nje shperthim te dyfishte ajror te ndjekur nga rrezimi i objekteve te ndryshme.

Nese dokumentat jane zyrtare, atehere perse ka akoma dyshime ?

Dyshimet egzistojne sepse behet konfuzion me interpretimin e fashikujve. Eshte njelloj sikur ne nje ēeshtje gjyqesore ku kemi te pandehur dhe akuzues, ti jepej e drejta apo te besohej vetem versioni i njeres prej paleve.

Megjithate, dokumentat jane te rendesishem sepse deshmojne vemendjen me te cilen FBI monitoronte ēdo prove te mundshme te egzistences se jetes jashtetokesore, por qe mbeten vetem deklarata. Proa eshte pikerisht qe keto dokumenta jane publikuar.

Cdo dokument serioz mbi egzistencen e ufove ose gjetjen e trupave aliene eshte i klasifkuar si top secret dhe nuk eshte e mundur berja e tij publike ose shperndarja per publikun edhe pse egziston ligji amerikan mbi transparencen.

Ne fakt nese ju kujtohet, Wikileaks ka bere pikerisht kete te fundit, publikimin e materialeve top secret, duke ngjallur dhe reagimin e shume qeverive apo organizatave qeveritare, sidomos atyre amerikane.

A nuk eshte e ēuditshme qe jane pikerisht ufologet qe tentojne te minimizojne ?


Ne fakt nuk tentojme te minimizojme aspak, por kerkojme te mos biem ne kurthin e mediave te ndryshme qe publikojne vetem tituj me efekt per publikun dhe nuk ndermarrin asnje veprim investigativ te hollesishem dhe realist, pra njefare kopjo-ngjit te lajmit njeri pas tjetrit.

Ufologjia per te qene e besueshme duhet te jete kritikja me e madhe e vetvetes. Asnje nuk deshiron te zvogeloje rendesine e dokumentave te publikuar, por duhet te sjellim gjithēka ne rrugen e seriozitetit.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi