Njė shpjegim i shkurtėr i astrologjisė

Shko poshtė

Njė shpjegim i shkurtėr i astrologjisė

Mesazh  Admin prej 30.05.08 1:04

Njė shpjegim i shkurtėr i astrologjisė I

Sigurisht se shumė herė gjatė jetės tuaj jeni pyetur se cili ėshtė roli juaj unik nė kėtė botė - kush ua dhuron talentin, kush frikėn e kush dashurinė.

Madje, mund tė keni pasur edhe shumė pyetje tė tjera, pėr tė cilat asnjėherė nuk keni gjetur pėrgjigje ose mund tė keni marrė pėrgjigje tė prera tė formės – vjen nga natyra ose Zoti.

Njė gjė duhet kuptuar mirė, astrologjia nuk i mohon kėto shpjegime - mirėpo ēdoherė ka kėrkuar dhe kėrkon mė shumė - kėrkon tė dijė se cili ėshtė roli i njeriut nė kėtė botė dhe se nė ēfarė forme ėshtė i lidhur mikrokozmosi i brendshėm i tij me makrokozmosin qė e rrethon atė.

Pra, astrologjia ėshtė metodė shumė e pėrparuar e vetėnjohjes. Mė ndihmėn e saj ne jemi nė gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmė potencialet tona, duke iu pėrshtatur energjive tė planetėve nė planin shpirtėror, mental, emotiv dhe fizik.

Imazhi i pozitave tė planetėve nė momentin e lindjes sė njė personi ėshtė, nė tė vėrtetė, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht ID-ja e tij e pėrhershme.

Karakteri i njeriut, por edhe momentet e ndryshme tė evoluimit nė jetėn e tij, janė tė dhėna tė marra nga ndėrlidhja e shenjave dhe e planetėve.

Ēfarė ėshtė raporti i njeriut me Universin?

Si ndikon lėvizja e trupave qiellorė nė jetėn e njeriut?

Si ndikon astrologjia nė vullnetin e lirė?

T’u pėrgjigjesh kėtyre pyetjeve, do tė thotė tė fillosh njė rrugėtim drejt vetėnjohjes dhe vetėkuptimit. Astrologjia ėshtė njė vegėl antike qė ju mundėson tė vetėnjiheni, vetinformoheni dhe vetėtransformoheni.

Astrologjia ju shpie drejt kuptimit mė tė madh tė asaj se kush nė tė vėrtetė jeni dhe si mund tė rriteni.

Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni aftėsitė tuaja. Sė fundi, nėpėrmjet vetėkuptimit qė e promovon, astrologjia ka kapacitet tė ndikojė nė shpirtin e njeriut dhe ta mbajė gjallė atė.

Tė gjitha gjėrat lėvizin. Sikundėr qė Toka sillet rreth boshtit tė vet brenda 24 orėve, po ashtu edhe planetėt e tjerė lėvizin me shpejtėsi tė ndryshme nė orbitėn e madhe rreth Diellit.

Astrologjia, pra, ka tė bėjė me marrėdhėniet ndėrmjet kėtij kozmosi tė madh qė na rrethon dhe kozmosit brenda secilės qenie njerėzore.

Energjitė e njėjta qė funksionojnė rreth jush nė univers, po ashtu veprojnė edhe brenda jush: ato reflektojnė, formojnė dhe ndikojnė nė botėn tuaj tė brendshme.

Ēka ėshtė horoskopi?

Origjina e fjalės horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, qė do tė thotė “shenjė e ngritur mbi horizontin lindor nė njė moment tė caktuar”. Horoskopi mė i vjetėr i ruajtur deri sot, daton nga viti 410 para erės sonė.

Horoskopi, ose harta jetėsore, ėshtė imazh ose diagram qė prezanton orėn e ndalur kozmike nė momentin kur keni lindur, pra imazh qė shpėrfaq pozicionin e planetėve nė atė moment.

Lėkundjet planetare, ose energjitė qė kanė vepruar nė momentin kur keni lindur, janė unike. Horoskopi ėshtė projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti juaj kozmik.

Sidoqoftė, trupat qiellorė nxisin, por nuk largojnė: njė kuptim i energjive planetare qė operojnė nė jetėn tuaj ju lejojnė tė jeni nė kontroll dhe t’i pėrdorni kėto energji me menēuri, pėr suksesin dhe evoluimin tuaj personal.

Pėr ēka shėrben astrologjia?

Astrologjia ėshtė njė vegėl qė ju mundėson pėrparimin personal dhe qė ta pėrmirėsoni cilėsinė e jetės suaj. Sot, miliona njerėz nė botė, kėrkojnė t’u punohet harta e jetės pėr t’i vjelė tė mirat e ditės dhe pėr t’i shfrytėzuar mundėsitė qė ua ofrojnė planetėt.

Njė shpjegim mė i avancuar na thotė se ndryshimet dhe pėrparimet janė mėsimet qė duhet t’i marrim nė njė kohė tė caktuar tė jetės dhe kėshtu mund t’i pėrballim sfidat, periudhat e vėshtira dhe ta rrisim qenien tonė shpirtėrore.

Asnjė mashkull ose femėr nuk e sheh veten sikur i shohin tė tjerėt dhe shpesh ndodh qė para njerėzve tė tjerė ata tė shfaqin paragjykimet pėr vetveten, por pyetja e vėrtetė ėshtė – a dėshironi tė bėheni mė tė vetėdijshėm, t’i pranoni vetitė e kėqija dhe tė filloni t’i zhvilloni vetitė e mira?

Astrologjia ju mėson ta njihni veten mė mirė dhe si tė jetoni nė harmoni me tė tjerėt rreth jush, sidomos me partnerin ose familjarėt.

Pėr kėtė shkak ėshtė i nevojshėm krahasimi i horoskopėve tė njerėzve.

Astrologjia: Shkencė, ose art?

Mund tė thuhet se astrologjia ėshtė edhe shkencė, edhe art. Astrologjia studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, qė burojnė nga trupat qiellorė.

Pėrpilimi i njė harte jetėsore (horoskopi) ėshtė punė qė kėrkon llogaritjen e saktė tė ēdo faktori.

Ndėrsa arti i astrologjisė gjendet nė aftėsinė e astrologėve pėr ta sjellė njė kuptim tė duhur psikologjik, shpirtėror dhe human pėr mėnyrėn se si energjitė kozmike ndikojnė mbi jetėn tonė.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 29.12.08 18:37, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė shpjegim i shkurtėr i astrologjisė

Mesazh  Admin prej 30.05.08 1:06

Njė shpjegim i shkurtėr i astrologjisė II

A ėshtė shkencė astrologjia?

Ka mendime se astrologjia ėshtė shkencė. Lidhur me ēėshtjen se me ēka merret astrologjia ka pikėpamje tė ndryshme, ndėrsa njėra ndėr mė tė shpeshtat ėshtė se astrologjia ėshtė shkencė e cila merret me studimin e ndikimit tė energjisė sė planetėve dhe yjeve nė njeriun.

Kjo pikėpamje daton nga astrologėt tė cilėt e praktikojnė tė ashtuquajturėn astrologji moderne (tė popullarizuar), ėshtė plotėsisht e gabuar, paraqet pėrpjekjen qė me qėllim tė komercializimit, astrologjia tė harmonizohet mė mirė mė mėnyrėn bashkėkohore tė tė menduarit dhe me idetė bashkėkohore shoqėrore dhe, veē tjerash, ėshtė pasojė e mosnjohjes elementare tė natyrės sė pėrmbajtjes sė astrologjisė.

Po ēka ėshtė nė tė vėrtetė astrologjia?

Kjo ėshtė njė pyetje shumė e komplikuar, tė cilės nuk ėshtė lehtė t’i jepet njė pėrgjigje e shkurtėr.

Dikur afėrsisht deri nė shekujt XVI - XVII, nė kohėn kur ka jetuar dhe ka vepruar Francis Bekoni, astrologjia konsiderohej shkencė, por nė atė kohė edhe vetė shkenca kishte njė kuptim dhe njė domethėnie krejtėsisht tjetėr kundruall asaj moderne, kundruall shkencės postbekoniane.

Astrologjia merret me studimin e lidhjeve ndėrmjet qiellit tė dukshėm dhe tokės, ndėrsa natyra e saj lidhjeje nuk ėshtė fizike, shkak-pasojė, por simbolike.

Astrologjia, pra, nuk studion kurrfarė ndikimi tė energjisė sė planetit dhe tė yjeve nė njeriun, por vetėm lidhjen simbolike ndėrmjet qiellit tė dukshėm (shtatė planetėve tė dukshėm, yjve tė palėvizshėm, kometave tė dukshme dhe tė dukurive tė tjera nė qiell tė cilat gjithashtu mund tė shihen) dhe zhvillimeve nė tokė.

Pikėrisht pėr shkak tė simbolizmit tė cilin e studion, astrologjia assesi nuk mund tė jetė shkencė nė konceptimin modern tė kėsaj fjale.

Edhe pse ėshtė pararendėse e shumė shkencave, astrologjia sot konsiderohet shkathtėsi ezoterike, e cila nėnkupton unitetin e gjithėsisė dhe ndėrlidhjen e ēdo gjėje nė tė, ndėrsa nė pikėpamje tė njohurive tė saja dhe metodave qė zbaton ėshtė plotėsisht e pėrmbyllur dhe e pėrfunduar, ndaj nė kėtė pikėpamje, pėr dallim nga shkenca moderne, lėnda dhe metodat e saj nuk mund tė ndryshohen, pėrkatėsisht tė zgjerohen.

Astrologjia ėshtė njė sistem i pėrkufizuar i njohjes, qė nuk mund tė ndryshohet dhe i cili pranohet ashtu sikundėr ėshtė. Nga ky shkak astrologjia mė parė mund tė konsiderohet shkathtėsi ezoterike sesa shkencė.

Cilave pyetje mund t’u pėrgjigjet astrologjia?

Besoj se astrologjia mund t’i pėrgjigjet ēdo pyetjeje. Do ta vėreni se kam theksuar se astrologjia (dhe jo astrologu) mund t’i pėrgjigjet ēdo pyetjeje me ēka dua tė theksoj se astrologjia ėshtė e kufizuar vetėm me dijen dhe pėrvojėn e atyre qė e praktikojnė. Astrologjia ėshtė e saktė po aq sa ėshtė i shkathtė astrologu.

Secili astrolog, i cili merret me astrologjinė nė mėnyrė serioze, herėt ose vonė do tė pėrballet me ēėshtjet, sikundėr janė pėrcaktimi profesional i personit qė parashtron pyetjet, pastaj se si do tė jetė statusi financiar nė njė periudhė tė ardhshme, marrėdhėniet me partnerin, numrin e fėmijėve qė do tė lindin dhe nė raste tė shpeshta madje edhe bėjnė pyetje lidhur jetėn nė botėn e jashtme e tė ngjashme.

Astrologu, nganjėherė, mund tė ndodhet nė njė situatė delikate, posaēėrisht kur parashtrohen pyetje lidhur me vdekjen e ndonjė personi, pėrfundimin e ndonjė sėmundjeje tė rėndė, gjetjen e personave tė zhdukur etj.

Ėshtė ēėshtje e secilit astrolog qė, nė pajtim me shkathtėsinė, pėrvojėn dhe parimet morale, tė vendosė nėse do t’u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve.

Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet theksuar se astrologu mė parė fokusohet nė mėnyrėn sesa nė kohėn e vdekjes, pėr shkakun se pėrcaktimi i jetėgjatėsisė ėshtė njėra nga ēėshtjet mė komplekse astrologjike, e cila kėrkon zbatimin e teknikave tė pėrparuara tė kėsaj fushe dhe ēėshtjes sė zėnė ngoje astrologėt me pėrvojė duhet t’i qasen nė mėnyrė shumė tė kujdesshme.

Gjithashtu, horoskopi vazhdon “tė jetojė” edhe pas vdekjes sė personit pėr tė cilin bėhet horoskopi, ashtu qė nga horoskopi i personit tashmė tė ndjerė mund tė konstatohen shumė zhvillime lidhur me personat e tij tė afėrm tė cilėt kanė mbijetuar.

Rėndėsia e horoskopėve ditorė, javorė dhe mujorė?

Shumica e astrologėve, tė cilėt merren me astrologjinė e popullarizuar (moderne) merren njėkohėsisht edhe me tė ashtuquajturit "horoskopė natyrorė", te tė cilėt shenja nė tė cilėn ka dalė Dielli nė ditėn e lindjes merret si substitut pėr shtėpinė e vėrtetė qė bazohet nė momentin e saktė tė lindjes dhe nė koordinatat gjeografike tė vendit tė lindjes, ndėrsa shenja pasuese deri te Dielli ėshtė si zėvendėsim pėr shtėpinė tjetėr dhe kėshtu me radhė deri te shenja e dymbėdhjetė, e cila i paraprin shenjės diellore.

Nė bazė tė pozitave ditore, javore, mujore etj. tė planetėve, bazuar nė shenjat e tilla e tilla dhe nė marrėdhėniet e ndėrsjella, mund tė bėhen analiza dhe parashikime pėr personat e lindur nė kuadėr tė njė shenje tė caktuar.

Kjo ėshtė plotėsisht e pamjaftueshme, sepse trajtohet vetėm Dielli dhe madje nė kuadėr tė tė tridhjetė shkallėve tė njė shenje qė, gjithashtu, vetvetiu del shumė e palogjikshme.

Pėrndryshe pozita e Diellit pėrfaqėson pjesėn qendrore nė pikėpamje tė treguesit tė individualizimit tė personit, por nė mėnyrė tė pashmangshme vetėm nė lidhje me elementet e tjera tė njė horoskopi radikal.

Dielli, nė kėtė pikėpamje, nuk mund tė analizohet nė mėnyrė tė izoluar, sepse personaliteti i paraqitur nėpėrmjet tė gjitha elementeve tė njė horoskopi, pėr tė cilin Dielli ėshtė pėrbėrės i rėndėsishėm, por gjithsesi jo i vetmi.

Horoskopėt natyrorė kanė lindur nė kohėt e fundit si pasojė e komercializimit tė astrologjisė.

Kjo gjė e ka sjellė astrologjinė nė njė nivel tė sensacionit tė ulėt, tė pėrmbajtjeve sipėrfaqėsore dhe nė rastet mė tė shpeshta edhe tė pėrmbajtjeve tė pasakta, tė cilat i gjejmė, pothuajse pėrditė, nė media.

Astrologjia nuk ėshtė njė argėtim banal, por njė shkathtėsi e komplikuar e interpretimit ndėrmjet tė raporteve ndėrmjet Tokės dhe pjesė sė dukshme tė Kozmosit.

Astrologjia tradicionale nuk i njeh horoskopėt ditorė, javorė, mujorė, pastaj horoskopėt e kanakarėve dhe sajime tė ngjashme kuaziastrologjike.

A mund ta parashikojė astrologu tė ardhmen e njė personi?

Ka mundėsi, me kusht qė koha e lindjes sė atij personi tė komunikohet saktėsisht, me njė dallim prej mė sė shumti katėr minutash (gjė qė natyrisht ėshtė njė rast i rrallė).

Madje, edhe nė rast tė mossaktėsimit prej katėr minutash (por jo mė shumė se pesėmbėdhjetė minuta) edhe mė tej ėshtė e mundur qė, me njė saktėsi tė madhe, tė parashikohen ngjarjet nė tė ardhmen e jetės sė njė personi (nga lindja deri te ditėlindja).

Kuptohet e gjithė kjo ėshtė e kushtėzuar nga dija dhe shkathtėsia e vetė astrologut.

Nė qoftė se ėshtė e njohur vetėm pėrafėrsisht koha e lindjes sė njė personi, ėshtė e mundur qė tė aplikohet njė metodė e pėrparuar astrologjike, i ashtuquajturi rektifikacioni i horoskopit, qė paraqet pėrcaktimin e shkallės sė saktė tė ashendentit tė horoskopit qė analizohet.

Pėr ta pėrcaktuar shkallėn e saktė tė ashendentit, nėpėrmjet zbatimit tė rektifikacionit tė horoskopit me rėndėsi jetike ėshtė njohja e rregullave tradicionale tė astrologjisė dhe pėrvoja e astrologut pėr rektifikacionin e horoskopit.

Personave, tė cilėve nuk u dihet koha, madje as edhe data e lindjes, ėshtė e mundur t’u jepet pėrgjigje pėr ēėshtje konkrete.

Pėrgjigjet pėr kėto ēėshtje i gjejmė nė kuadėr tė astrologjisė horare, nėpėrmjet analizimit tė horoskopit pėr kohėn dhe vendin e saktė nė t cilin astrologu ėshtė njoftuar lidhur me pyetjet qė i janė bėrė.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi