Profesioni nė bazė tė karakterit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Profesioni nė bazė tė karakterit

Mesazh  Fikrro prej 02.04.11 12:32

Zgjidhni profesionin nė bazė tė karakterit



Sipas njė teorie antike qė daton qė nė kohėt e Homerit, tetė shekuj pėrpara lindjes sė Krishtit, ekzistojnė nėntė lloje personaliteti ku ēdo njeri mund tė gjejė veten e tij.
Njė ekspert amerikan, i quajtur Micheal J.Goldberg, i ripėrpunoi kėtė teori, nė bazė tė karakteristikave qė njerėzit shfaqin nė vendet e tyre tė punės dhe publikoi nė njė revistė punėn e tij.

Kėto janė nėntė mėnyrat e sjelljes qė njerėzit shfaqin nė punė dhe duke ditur pėrparėsitė e difektet, secili mund tė zgjedhė llojin e punės qė bėn mė shumė pėr tė.

1. Perfeksionisti – Janė ata njerėz qė duan qė gjėrat tė shkojnė gjithmonė nė njė mėnyrė tė pėrcaktuar qartė dhe qė nervozohen nga gjithēka qė del nga plani i tyre. Idealistė dhe tė aftė tė mėsohen mirė me rutinėn e punės. Profesionet ideale: Mėsues, kontrollor cilėsie, arkitekt, dentist.

2. Ndihmėsi – I ndjeshėm, i disponueshėm dhe shumicėn e rasteve kokėulur. Mėnyra pėr t’u bėrė i rėndėsishėm nė zyrė, pėr kėta njerėz kalon duke u bėrė i domosdoshėm pėr tė tjerėt. Profesionet ideale: Zėdhėnės shtypi, marrėdhėnit me publikun, shėrbim klienti, terapist.

3. Produktivi – Njerėz entuziastė, konkurrues dhe nė gjendje tė japin rendiment shumė tė lartė nė punė. Ata kėrkojnė qė vazhdimisht t’i njihen meritat, ndėrsa shihen si lidera apo njerėz sipėrfaqėsor. Profesioni ideal: Manaxher, politikan, administrator, sipėrmarrės.

4. Toleranti – Dėshirojnė gjėrat autentike dhe tė bėra mirė, por kur shefat nuk i kuptojnė, atėherė dinė tė kuptojnė. Kėta njerėz janė romantikė, kreativė dhe pak malinkonikė. Profesioni ideal: Artist, kritik, opinionist, skenarist, aktor, kantautor

5. I tėrhequri – Njerėz qė i pėlqen qė nė jetė dhe nė punė tė marrin njė lloj distance sigurie dhe tė veprojnė pasi tė kenė mbledhur sa mė shunė informacione. Profesioni ideal: Shkencėtari, kėrkues, analistė, sipėrmarrės, kėshilltar, shkrimtar.

6. Problematiku – Nėse i pėrkisni kėsaj kategorie, jeni njerėz qė kaloni mė shumė kohė duke u shqetėsuar pėr inatet brenda punės apo gjėrat qė shkojnė keq. Megjithatė, keni intuitė dhe punoni shumė. Profesioni ideal: Analist rreziku, gazetar, hetues, ushtar, polic, profesion universitar.

7. Vizionari – Jeni gjithmonė energjikė, optimistė dhe tė pėrfshirė. Iu pėlqen tė punoni nė skuadėr, por shpesh pėqrndroheni nė mundėsitė e tė ardhmes dhe jo nė tė ardhmen. Konsideroheni shpesh tė papėrgjegjshėm dhe narcizistė. Profesioni ideal: Shpikės, humorist, shkrimtar, profesionet e ēdo lloji qė kanė nevojė pėr imagjinatė.

8. Dominuesi – Objektivat tuaja janė dy, pushteti dhe kontrolli. Nuk ka asgjė qė t’iu kufizojė pėr njė kohė tė gjatė. Ndonėse nuk duket, jeni shumė produktiv dhe i trajtoni tė gjithė njėsoj. Profesioni ideal: Agjent imobiliar, regjizor, lider politik, sportist.

9. Ndėrmjetėsi - Pėrballjet dhe mosmarrėveshjet nė vendin tuaj tė punės janė armiku mė i keq. Pėr kėtė arsye, jeni tė specializuar nė zgjidhjen e situatave konfliktuale midis palėve tė treta. Profesioni ideal: Diplomat, manaxher, ekspert i burimeve njerėzore, ndėrmjetės kulturor, pėrfaqėsues interesash.
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

test personaliteti...

Mesazh  Gerta Gerta prej 02.04.11 15:11

Testi qė ju lejon tė kuptoni veprimet qė secili prej nesh bėn nė jetėn e pėrditshme

Pėrshkruan 9 lloje personalitetesh:

1) idealistin;

2) bujarin;

3) organizuesin;

4) artistin;

5) ėndėrrimtarin;

6) i besuari;

7) optimisti;

Cool shefi;

9) bashkėpunuesi.

9 personalitetet lidhen me njėri-tjetrin nga njė rreth qė shpreh bashkimin.

Pėr tė kuptuar se ēfarė personaliteti ke, duhet t’u pėrgjigjesh pyetjeve tė mėposhtme. Pėr ēdo pyetje mund tė japėsh vetėm njė pėrgjigje. Nė fund, shihni cili ėshtė numri qė ke zgjedhur mė shpesh dhe zbuloni se ēfarė personaliteti keni.


1) PĖR T’U NDIER NĖ RREGULL ME VETEN TUAJ DUHET:

Tė ndihmoni tė tjerėt (2)
Tė jeni sa mė shumė praktik dhe t’i realizoni me sukses objektivat (3)
Tė njihni dhe tė mėsoni sa mė shumė (5)
Tė jeni tė bindur dhe ta bėni sa mė mirė punėn tuaj (6)
Tė realizoni sa mė mirė ēdo objektiv qė keni (1)
Tė zbaviteni dhe tė bėni sa mė shumė qejf (7)
Tė jeni i fortė dhe t’i mbroni tė tjerėt (Cool
Tė jeni ndryshe duke u dalluar midis tė tjerėve (4)
Tė ēlodheni dhe tė lejoni qė jeta tė vazhdojė rrugėn e saj (9)


2. IMAZHI QĖ KAM PĖR VETEN:

I ndihmoj gjithmonė tė tjerėt i pari (2)
Jam njė person i zoti, qė mundohem tė bėj mirė ēdo gjė qė nis (3)
Dallohem nga tė tjerėt nė ēdo gjė qė bėj (4)
Jam i qetė dhe i kėnaqur me jetėn time (9)
Jam shumė i zgjuar dhe i kap shpejt gjėrat (5)
Jam i fortė dhe kam raporte shumė tė mira me tė tjerėt (Cool
Jam i rregullt dhe i ēoj deri nė fund detyrat qė mė jepen (6)
Jam i tip i lezetshėm dhe mundohem ta shijoj jetėn (7)
Mendoj se kam tė drejt nė shumicėn e rasteve (1)


3. NDIHEM I REALIZUAR KUR JAM:

Vetvetja dhe me humor (4)
I kujdesshėm dhe pėrzgjedh ēdo gjė me kujdes (1)
I disiplinuar dhe besnik (6)
Optimist dhe tepėr i respektueshėm (7)
I paanshėm, i fortė dhe superior ndaj tė tjerėve (Cool
Harmonik dhe i ekuilibruar (9)
I drejtpėrdrejt, i vendosur dhe korrekt (5)
I hapur, bujar dhe i respektueshėm (2)
Fitimtar, ekspert dhe praktik (3)


4. ĒFARĖ MENDOJ PĖR VETEN TIME KUR TĖ TJERĖT NUK MĖ NJOHIN

Jam njė person i besuar dhe qėndroj gjithnjė brenda rregullave (6)
Jam i lumtur por kėrkoj gjithnjė gjėra tė reja, sepse dua tė jem gjithmonė e mė shumė i tillė (7)
Luftoj ēdo ditė pėr tė pasur hapėsirat e mia (Cool
Lė qė jeta ime tė vazhdojė rrugėn qė ka nisur, edhe pse tė tjerėt do tė dėshironin qė unė tė ndryshoja (9)
Unė kam gjithnjė tė drejtė dhe gjėrat do shkonin mė mirė nėse tė tjerėt do ndiqnin kėshillat e mia (1)
Unė shkoj mirė me tė tjerėt, edhe pse nuk marr gjithnjė atė qė unė jap (2)
Unė jam mė lart se tė tjerėt dhe kjo i bėnė xhelozė (3)
Unė jam ndryshe nga tė tjerėt dhe nuk arrij tė pėrshtatem me ta (4)
Unė i njoh gjėrat qė bėj dhe qė na rrethojnė mė mirė se kushdo (5)


5. AJO QĖ MĖ SHUMĖ SHMANG

Tė tregoj dobėsitė e mia (Cool
Tė grindem me dikė (9)
Tė inatosem (1)
Tė kem nevojė pėr ndihmėn e tė tjerėve (2)
Tė bėjė tė ditur qė kam gabuar (3)
Njė jetė pa emocione (4)
Ndjenja e zbrazėtisė sė brendshme (7)
Tė kem njė sjellje tė gabuar (5)
Vėshtirėsia e tė jetuarit (6)


6. ĒFARĖ MENDOJ NĖSE MĖ JAPIN NJĖ PUNĖ TĖ RĖNDĖSISHME:

Nuk fle rehat derisa sa kam mbaruar punėn qė mė ėshtė ngarkuar (1)
Jam i lumtur qė i ka vajtur mendja tek unė edhe pse mė kėrkohet mė tepėr se sa unė mund tė bėj (3)
Nuk mund tė zgjidhnin njė mė tė mirė se unė (7)
Varem se si ndihem (4)
Pėrse mė kanė zgjedhur pikėrisht mua? Megjithatė pranoj (5)
Kam frikė se mė kanė zgjedhur mua, ngaqė nuk kishte njeri tjetėr tė gatshėm qė ta bėnte atė punė (6)
E bėj nėse puna e re mė pėlqen, ose pėrndryshe ia lė dikujt tjetėr (Cool
E bėj mirė, nėse varet vetėm nga unė (2)
Sapo e ndiej veten gati e bėj (9)


7. SI SILLEM GJATĖ NJĖ ZĖNKE

Me vėshtirėsi pranoj qė kam faj (3)
Evitoj qė tė tjerėt tė prishin ekuilibrat e mi (9)
Mundohem tė fitoj kohė pėr tė kuptuar si do tė reagoj (6)
Mbrohem, por jo me forcė (4)
Mundohem ta evitoj zėnkėn (7)
Nuk i lejoj tė tjerėt tė mė vėnė poshtė (5)
Lė qė tjetri tė shfryhet (2)
I mbroj me forcė tė drejtat e mia (Cool
Nuk i lė tė tjerėt qė ta kuptojnė inatin tim (1)


8. I SHPENZOJ FORCAT E MIA PĖR:

Tė njohur kė mė rrethon (5)
Tė bashkėpunuar me kė kam pėrreth (6)
Tė shijuar jetėn (7)
Tė luftuar pėr drejtėsinė (Cool
Tė jetuar nė harmoni (9)
Tė kėrkuar perfeksionin (1)
Tė ndihmuar ata qė mė qėndrojnė pranė (2)
Tė arritur objektivat e mia (3)
Tė njohur mė mirė veten (4)


9. KUR JAM ME SHOKĖT ...

Kėrkoj gjithnjė stimuj tė rinj pėr t’i ndarė me tė tjerėt (7)
Rri me ata qė mė lejojnė tė bisedojmė (Cool
Jam i hapur dhe shkoj mirė me kėdo (2)
Mė pėlqejnė raportet e drejtpėrdrejta (1)
Mė pėlqen tė kem shumė shoqėri dhe nuk di kė tė zgjedh prej tyre (6)
Gjej gjithnjė diēka pėr t’ua treguar tė tjerėve (3)
Kam shoqėri me personat qė shkoj mirė (4)
I dėgjoj me shumė kujdes, por pa dhėnė opinionet e mia (5)
Ndihem i sigurt dhe sillem normalisht me tė gjithė (9)



REZULTATET

Me shumė 1: Je idealist dhe kritik me veten dhe me tė tjerėt. Je i sinqertė dhe korrekt. E pyet shpesh veten nėse ke tė drejtė dhe je tip qė inatosesh shpejt. Duhet tė jesh mė i qetė dhe t’i pranosh tė tjerėt ashtu siē janė.

Mė shumė 2: Je bujar, kėrkon dashuri dhe aprovimin e tė tjerėve. Je i hapur, nuk i duron personat tepėr tė pavarur dhe je shumė krenar. Duhet tė mėsosh t’i duash tė tjerėt pa interes.

Mė shumė 3: Je i organizuar dhe e mbaron njė detyrė tė dhėnė deri nė fund, por i jep shumė rėndėsi asaj qė duket. Je shumė gėnjeshtar. Duhet tė mėsosh tė jesh vetvetja dhe t’u japėsh shanse tė tjerėve tė tė njohin pėr atė qė je.

Mė shumė 4: Je artist, krijues, romantik dhe melankolik, por ke njė defekt: je ziliqar. Mos ėndėrro, por jeto jetėn qė tė ėshtė dhuruar.

Mė shumė 5: Je mendimtar. Mbron jetėn tėnde private me ēdo kusht, flet pak dhe mendon shumė. Je shumė tamahqar. Duhet tė mundohesh tė mos jesh shumė i ngutur nė gjėrat qė bėn.

Mė shumė 6: Je njė bashkėpunėtor i besuar. Me pak fjalė, je besnik, por je frikacak. Mundohu tė mos rrish gjithnjė nė mbrojtje dhe kėrko tė flasėsh gjithnjė hapur me ata qė janė mė lart teje.

Mė shumė 7: Je optimist, krijues dhe tė pėlqen tė luash. Defekti yt ėshtė qė je pak i besueshėm. Duhet tė jesh mė pak impulsiv.

Mė shumė 8: Je shefi, ke njė personalitet tė fortė, mbrojtės dhe luftėtar. Tė tjerėt shpesh ju kanė frikė. Defekti juaj ėshtė qė vlerėsoni shumė pamjen e jashtme: tuajėn dhe atė tė tė tjerėve. Duhet tė mėsosh qė, nganjėherė, duhet lėshuar pe.

Mė shumė 9: Je mediator: njė person i qetė, i sinqertė dhe i dashur me tė tjerėt, por je dhe dembel. Duhet tė mėsosh tė jesh mė aktiv dhe nuk duhet tė ndrydhėsh ndjenjat e tua.

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

119


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi