Pasojat fatale tė teorive konspirative

Shko poshtė

Pasojat fatale tė teorive konspirative

Mesazh  Valtoni prej 26.03.11 20:35

Pasojat fatale tė teorive konspirative

"Mund t'i ndodhė secilit prej nesh nė jetėn e pėrditshme qė tė mbėrthehemi ndonjėherė nga njė frikė e brendshme e nga njė ndjenjė mosbesimi pėrballė mjedisit qė na rrethon, e tė na duket vetja i huaj e i padėshiruar."

Vrasja e Kenedit, alienėt dhe zbritja nė Hėnė; tė ndriēuarit (Illuminati) dhe 11 shtatori: teoritė mbi komplotet kanė qenė dhe ato bashkudhėtare tė historisė. Nė fakt, mund t'i ndodhė secilit prej nesh nė jetėn e pėrditshme qė tė mbėrthehemi ndonjėherė nga njė frikė e brendshme e nga njė ndjenjė mosbesimi pėrballė mjedisit qė na rrethon e tė na duket vetja i huaj e i padėshiruar.

Por ndodh, madje, qė shpesh mendimi njerėzor tė rrahė shumė larg e tė mendojė se aty fshihet pikėrisht njė komplot i mirėfilltė, njė konspiracion pėr tė shkatėrruar, pėr shembull, karrierėn profesionale, atė politike, e tė na manipulohen kėshtu fatet e menduara si tė paracaktuara.

Teoria e njė konspiracioni tė mundshėm haset sidomos te politikanėt diktatorė, tė cilėt thuhet se nuk mund tė jetojnė dot pa to.

Duke jetuar nė njė sistem, tė cilin ata vetė e kanė ushqyer, ndodh qė frika se njė ditė mund tė bėhen viktimė e tij, t'i japė udhė njė paranojė tė skajshme, e cila mund tė kthehet nė njė sėmundje tė vėrtetė mendore, ku skenat e pėrgjakshme, me armiq tė pėrbetuar qė duan tė tė shkatėrrojnė e vrasin me njė thikė natėn nė gjumė, bėhen tė pėrditshme.

"Bashkimi Evropian ėshtė njė mjet pėr tė ēuar prapa reformat dhe tė bėjė kėshtu tė mundur zgjerimin e pushtetit tė Papės nė Britaninė e Madhe", kishte theksuar njė herė me forcė nė njė tė pėrjavshme konservatore britanike, "The Spectator", mėsuesi i teologjisė Adrian Hilton, mė 30 gusht 2003.

Pas kėsaj, konservatorėt e hoqėn emrin e tij nga listat e tyre si kandidat i zonės sė Slought nė zgjedhjet e fillimvitit 2005 dhe artikulli nė fjalė bėri sigurisht bujė e ngjalli debate: Njė kandidat pėr nė Parlamentin britanik si teoricien i pastėr i komploteve?! - kjo tingėllonte disi paradoksale. Ai po e diskretitonte partinė e tij me kėto deklarata, thuhej nė arsyetimin pėr eliminimin e kandidaturės sė tij. Por, gatishmėria pėr tė besuar nė komplote fshihet thellė nė ndėrgjegjen e mendjeve tė tė gjithė njerėzve. Sigurisht qė ato mund tė kenė shpeshherė pasoja tė pėrgjakshme.

Nė korrik tė vitit 1946, njė i burgosur, i liruar nė Burgun e Kielces nė Poloni, vrau mbi 40 hebrenj. Arsyeja pėr kėtė ishin thashethemet e shpeshta qė ai kishte dėgjuar se tė mbijetuarit e Holokaustit donin tė vrisnin pėr arsye ritesh religjioze njė fėmijė tė krishterė.

Ky motiv i tė ashtuquajturės "legjendė e ritualeve" shkon thellė nė histori, duke cekur kufijtė e shekullit XII. Murgu anglez, Thomas i Monmouth-it pretendonte asokohe se hebrenjtė kishin kryqėzuar njė tė ri tė vdekur pėr tė pėrqeshur Krishtin.

"Legjenda e ritualit" la njė gjurmė tė pėrgjakshme Pogromi ndėr shekuj - derisa erdhėm nė kohėt e sotme, ku hasim lloj-lloj ekstremitetesh. Si nė botėn e krishterė ashtu dhe nė atė arabe e hebrenje, por sigurisht edhe nė kultura tė tjera, kėto legjenda e mite janė shumė tė pėrhapura.

Teori tė suksesshme komplotesh i kanė dhėnė ujė burimit tė besimit pėr puēe e komplote - dyshimit tė skalitur nė mendje mbi pjesėtarėt e njė grupi kundėr njė grupimi tjetėr, apo dhe mes individėve tė tė njėjtit grup.

Kjo mund tė prekė njė bashkėsi religjioze, njė popull, njė komb, njė shtet apo madje edhe thjesht njė fshat apo lokalitet. Ku qėndron arsyeja e gjithė kėsaj? Nga eksperimentet ėshtė e njohur se: njerėzve qė jetojnė nė mjedisin e tyre natyral u atribuohen mė sė shumti cilėsi pozitive, ndėrsa tė huajve u vishen kryesisht cilėsi negative.

Dhe ata me kėnaqėsi ndajnė atribute pėr njerėzit nė mėnyrė fare tė pėrgjithshme, duke rėnė pre e paragjykimeve: pėr shembull, qarkullon shprehja se gjermanėt janė tė dhėnė shumė pas rregullit e disiplinės, irlandezėt tė dhėnė pas pijes e shumė tė lidhur me traditėn e fenė e tė parėve. Ndėrkohė, pėr sllavėt qarkullojnė tė tjera shprehje.

Po kėshtu, pėr japonezėt e kinezėt etj. Kėto pra janė dhe ato ēfarė socio-psikologėt i cilėsojnė si "stereotipa".

A i nėnshtrohen ata kėsisoj mishėrimit tė sė keqes, amoralitetit, agresivitetit apo skenarėve tė nėndheshėm ogurzinj? A nuk ėshtė kjo jo larg thashethemeve pėr akte tė fshehta sabotazhi, qė gėlonin nė komunizėm e fashizėm, ose nė sisteme tė tjera diktatoriale? E barabartė thuajse me "Njė epidemi ka shpėrthyer - armiqtė duan tė na helmojnė puset e ujit qė ne tė vdesim!" - qė ishte e shpeshtė nė kohėt e shkuara.

Dikur, dikush shkruan mė pas nė njė fletushkė apo nė njė libėr mbi nėnshtetasit plangprishės dhe planet e fshehta tė "tė kėqijve". Vetėm nėse kjo nis e bėhet shumė e madhe pastaj, shumėkush do tė mendonte: "Do tė ketė diēka aty, sepse ne nuk u kemi besuar kurrė atyre".

Kėshtu gėlojnė teori e besime tė vėrteta mbi komplote, puēe, legjenda e mė pas vijnė, sigurisht, edhe "kundėrteoritė". Njė ndjenjė mosbesimi e mirėfilltė u mjafton atyre si bazė dhe ata pastaj e ndiejnė atė si njė nevojė - si pėr shembull "rituali i legjendės sė vrasjeve", tė cilin e pėrmendėm mė lart, qė sipas studiuesve nuk ka, nė fakt, asnjė bazė tė vėrtetė historike.

Nė kohėt e lėvizjeve e ndryshimeve tė mėdha shoqėrore, ku nis e mbizotėron edhe pasiguria politike, pėrpos pėrparimit vjen edhe njė fazė e rafinuar e mendimit njerėzor, ku qeveris mosbesimi e plasin kėsisoj thashethemet e historitė e stisura pėr komplote. Vijmė te revolucioni francez apo ai bolshevik nė Rusi, tė cilėt shfuqizuan pushtetin e dy rretheve konservatore qė e mbanin veten si monarki, qė burimin e pushtetit tė tyre e kishin nga "vullneti i Zotit".

Pėrfaqėsues tė sistemit tė vjetėr shihnin njė komplot gjigant tė funksiononte - dhe i shkruan mendimet e tyre rreth kėsaj nė libra tė panumėrt. Fundi i socializmit real pėr shembull, pėr ēudi, nuk u shoqėrua fare nga ndonjė teori komplotiste, e cila mendohej se mund tė ishte shkaktare pėr njė kohė tė gjatė e rėnies sė sistemit.

Dėshtimi i regjimit nė rastin e tyre ishte mė se evident e nuk shkonte mė as edhe njė teori e vetme komploti pėr ta justifikuar atė, pasi populli ishte i bindur tashmė se ishte sistemi qė kishte dėshtuar e mė pas edhe elitat e tyre udhėheqėse.

Besimi nė komplot nuk ėshtė sėmundje mendore

Historianėt dhe politologėt nga SHBA-ja po pėrpiqen tė gjejnė se pėrse pikėrisht nė vendin e tyre teoritė e komplotit e besimi nė to po njohin njė lulėzim kaq tė madh. S'ka rėndėsi nėse bėhet fjalė pėr 11 shtatorin, zbritjen nė Hėnė apo vrasjen e Kenedit.

Pėr socio-psikologėt shpjegimi ėshtė shumė mė i thjeshtė: Shoqėria amerikane ndahet nė shumė grupime e njeh shumė thyerje kulturore, qė kanė njė ndjenjė tė thellė mosbesimi ndaj njėri-tjetrit - gjė e cila ēon nė njė shtim inflacionar tė detyrueshėm tė teorive tė komplotit.

Pėr ta besuar kėtė, nuk tė bėn tė besosh, nga ana tjetėr, se aty hasim ndonjė indeks se kjo mund tė jetė njė sėmundje mendore. Pėr njė shqetėsim mendor paranojak do mund tė flisnim vetėm atėherė kur lidhjet e njė njeriu me mjedisin qė e rrethon do tė prekeshin tejpėrtej nga ndjenja tė shumėfishta frike e mosbesimi.

Idetė e komplotit tė skizofrenėve shpesh janė shumė bizarre, tė destabilizuara dhe nga jashtė, jo tė pranueshme. Komplotet e zakonshme dhe motrat e tyre tė vogla, intrigat, ne i hasim pėrkundrazi thuajse ēdo ditė nė jetėt tona, e pėr kėtė nuk mund tė akuzohemi se jemi paranojakė apo tė sėmurė mendorė.

Nė firmat ku punojmė, familje, klube, shoqata, parlamente e qeveri, njerėzit komplotojnė vazhdimisht kundėr njėri-tjetrit, e pėr kėtė tė gjithė jemi dėshmitarė.

Komplotet reale dhe pasojat

Por edhe komplotet reale mė tė mėdha nė botė nuk kanė qenė kurrė kaq tė dhunshme sa pasojat e tyre tė paramenduara. Komplotet botėrore tė shfaqura nė kopertinat e librave kanė gjithnjė njė prirje pėr tė qenė "Bestseller".

Teoritė "bizare" mbi iniciatorėt apo shkaktarėt e sulmeve famėkeqe terroriste nė botė, e veēanėrisht ato mbi kullat binjake mė 11 shtator 2001, bėnė qė nė Evropė e Amerikė tė lulėzonin pėrmbledhje librash konspirativė me skenarė spiunėsh, qė po risillnin edhe njėherė atmosferėn e "vėllezėrve" tė tyre tė Luftės sė Ftohtė, thuajse tė gjitha fiksione letrare.

Gjithashtu, kemi dhe rastin e romanit tė famshėm tė Dan Braun, i cili tė sillte ndėrmend rishfaqjen apo rizbulimin e grupimit mistik okult tė ashtuquajtur "Illuminati", sigurisht nėn njė emėr tjetėr, "Vėllazėria e Sionit".

Komplotistėt botėrorė janė zakonisht ashtu siē pritet: shoqėri homogjene. S'ka rėndėsi nėse janė jezuitė apo hebrenj, masonėt e lirė apo koncerne tė mėdha botėrore financiare, grupime mediatike apo politike, ekonomike a religjioze, ato janė tė ndarė nga kufij thuajse tė padukshėm prej njėri-tjetrit.

Pas njė studimi mbi konceptin e armikut, qė haset nė shkrimet evangjelike amerikane, historiani amerikan, David Brian Davis, pėr shembull arriti nė njė pėrfundim befasues: "Ndėrsa masonėt, katolikėt e mormonėt nė realitet shfaqin fare pak ngjashmėri mes tyre, pėr sa i pėrket stereotipit tė armikut, ato thuajse e venė gishtin nė tė njėjtėn pikė".

Urdhri i "Illuminati", njė shoqėri apo klan okult gjermano-bavarez, i cili kujdesej pėr pėrhapjen e idealeve tė tij nė vitin 1785, u ndalua vetėm nėntė vite pas themelimit tė tij dhe u shkri pėrfundimisht nė vitin 1790.

Ai kishte sipas dokumentacionit historik anėtarė vetėm nė Gjermani. Ishin autorėt e librave konservatorė ata qė e bėnė atė pėrgjegjės fillimisht pėr shpėrthimin e revolucionit nė Francė e pastaj nė Rusi. Nė vitin 1799 pėr shembull, predikuesi religjioz amerikan, Jedidiah Morse, ishte ai qė e pėrmendi atė pėr herė tė parė nė kontekstin e luftės qė duhej bėrė ndaj fushatės shkatėrrimtare tė "Fronit e altarit".

Historiania britanike, Nesta Webster, e shihte Anglinė nė vitet '20, tė kėrcėnuar nga njė aleancė shkatėrrimtare mes "Illuminati", hebrenjve e njė lėvizjeje pangjermane. Autori "bestseller" amerikan, Dan Braun, nga ana tjetėr, nga "Illuminati", krijon (megjithėse kjo edhe mund tė jetė e vėrtetė) me fantazinė e tij njė shoqėri tė fshehtė - ku Da Vinēi na shfaqet si anėtar i kėtij urdhri. Njė gjė tė pėrbashkėt kanė tė gjithė autorėt me njėri-tjetrin pėr sa i pėrket shpjegimit tė teorive mbi komplotet.

Ato mbėrrijnė me mesazhet e tyre direkt nė grupet qė ata mendojnė se u pėrkasin: "Armiqtė tanė janė tė egėr, tė kėqij, tė fuqishėm, tė pėrhershėm, tė pashikueshėm e duan tė shkatėrrojnė e degjenerojnė idealet tona mė tė larta".

Ky stereotip demonial si armik haset sot, pėr shembull, edhe nė shkrimet e kundėrshtarėve, le tė themi, tė globalizimit, ashtu sikurse edhe te fondamentalistėt e tė gjitha krahėve religjiozė apo dhe nė librat "bombė" qė mundohen tė fantazojnė mbi shumė teori, pėr shkaqet e organizimit tė sulmeve tė 11 shtatorit.

Nga Valton Bytyqi
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi