Misteret e Universit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njėsitė arkitekturore tė Universit

Mesazh  Elizza prej 03.04.10 17:37

Njėsitė arkitekturore tė Universit


Kėshtu i pėrshkruan njė enciklopedi shkencore moderne elementet kimike. Mes elementeve tė tokės sonė ka njė shumėllojshmėri habitėse: disa prej tyre janė tė rralla, tė tjera janė me bollėk. Elemente si ari mund tė tėrheqin syrin njerėzor.. Tė tjerat janė gaze, tė cilat ne as qė i shohim, si azoti dhe oksigjeni. Qdo element ėshtė i pėrpėrė nga njė lloj i veqantė atomi. Mėnyra se si atomet janė ndėrtuar dhe ndėrvarur nga njėra-tjetra tregon efektshmri dhe njė organizim marramendės nė njė rregull sistematik.

Rreth 300 vjet mė parė, vetėm 12 elemente ishin tė njohura: argjendi, arseniku, bismuti, karboni, bakri, ari, hekuri, plumbi, merkuri, antimoni, squfuri dhe kallaji. Ndėrkohė qė u zbuluan tė tjera, shkencėtarėt vunė re se elementet pasqyronin njė organizim tė rregullt. Duke qenė se nė kėtė organizim kishte vende bosh, shkencėtar si Mendelejevi, Ramsej, Mouzi dhe Bori teorizuan ekzistencėn e e;ementeve tė panjohura dhe vetitė e tyre. Ato elemente u zbuluan mė vonė pikėrisht sic ishin parashikuar. Pėrse patėn mundėsi kėta shkencėtarė tė parashikonin se ekzistonin forma tė materies, tė cilat ishin tė panjohura nė atė kohė?

Mirė, pra, elementet ndjekin njė rregull natyror numerik, i bazuar nė strukturėn e tyre. Ky ėshtė ligj i provuar. Pėr kėtė arsye librat sgkollorė mund tė nxjerrin njė sistem periodik tė elementeve nė radhė dhe kolona: hidrogjeni, heliumi...e kėshtu me radhė.

Njė enciklopedi (Mc Graw-Hill Encyklopedia of Science and Technology) vėren: " Janė tė pakta sistematizimet nė historinė e shkencės qė mund tė konkurrojnė me sistemin peridik si njė zbulim i gjerė i organizimit tė botės fizike...Cilatdo elemente tė reja tė zbulohen nė tė ardhmen, ėshtė e sigurt se ato do tė gjejnė njė vend nė sistemin periodik, duke u pėrputhur me organizimin e tij dhe duke shfaqur vetitė e duhura faniljare."

Kur elementet rregullohen nė radhė e nė kolona tė sistemit periodik, njė marrdėnie e habitshme shihet mes elementeve tė njė kolone. Pėr shembull,nė kolonėn e fundit ndodhet heliumi (nr.2), neoni (nr.10), argoni (nr.18), kriptoni (nr.36), ksenoni (nr.54) dhe radoni (nr.86). Kėto janė gaze qė bėhen tė ndritshėm kur njė shkarkim elektrik kalon pėrmes tyre dhe pėrdoren nė llambat inkandeshente. Gjithashtu, ato nuk reagojnė me lehtėsi me elementet e ndryshme, sic bėjnė disa gaze tė tjera.

Po, Universi, deri edhe nė grimcat e tij atomike, zbulon harmoni dhe organizim mahnitės. Cfarė ėshtė pėrgjegjėse pėr njė organizim, harmoni dhe shumėllojshmėri tė tillė mes blloqeve ndėrtuese tė Universit?

Organizimi dhe harmonia e elementeve kimike nė sistemin peridik pasqyron thjesht njė rastėsi apo njė projektim inteligjent??!

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Misteret e Universit

Mesazh  Valtoni prej 26.03.11 9:03

Miliarda vite mė parė, nė njė pikė tė panjohur tė hiēit zanafillor, shpėrtheu procesi evolutiv qė ka arritur deri nė ditėt tona. Por Toka fsheh prej ngahera shumė sekrete



Qysh nga origjinat e tij tė largėta, njeriu nuk u mjaftua me tė jetuarit, por ndjeu nevojėn qė tė kthehej pėr tė bėrė pjesė nė projektin e pafundmė, prej tė cilit ishte i bindur se e kishin dėbuar. Po pėrse kaq siguri? Nė tė gjitha kulturat qė kanė gjalluar nė kėtė planet, ekziston ideja e njė atdheu tė largėt, e njė parajse tokėsore, nė tė cilėn njeriu ishte gjithēka, e gjithēka lėvrinte nė tė.

Nuk kishte nevojė tė dėshironte asgjė, e prapė kėrkonte mė shumė, e guxoi t'i afrohej sė vėrtetės, dijės, frutit tė ndaluar. Qe ai ēasti kur Zoti ndėshkoi etjen pėr ambicie tė njeriut dhe e dėnoi atė me njė jetė mundimesh dhe vuajtjesh, nė njė botė tė egėr e tė panjohur. Ē’ėshtė njeriu? Ēfarė fshihet nė 95% tė trurit tė tij, funksionet e tė cilit mbeten ende tė fshehta?
Nga Big Bengu deri mė sot, ende shtrohet pyetja: Nga e si u krijua njeriu?
A jo qė na ēudit me njeriun e lashtė, por qė ende lėngon brenda secilit prej nesh, ėshtė aftėsia e jashtėzakonshme pėr tė jetuar nė simbiozė me kozmosin, duke i njohur plotėsisht shqisat e tij e duke ditur t'i kontrollonte e t'i orientonte kah e nė mes tė pafundėsisė. Rreth kėsaj aftėsie tė jashtėzakonshme, njeriu i zakonshėm nuk di se si tė pėrfitojė mė, i mėsuar siē ėshtė pėr tė derdhur nė teknologji funksionet natyrale tė shqisave tė tij, duke harruar kėsisoj rėndshėm pėrmasėn e tij shpirtėrore.
Nė origjinėn e dijės e tė kulturės sė ēdo etnie njerėzore, ka njė element qė vjen para elementėve alkimikė apo themelorė, uji, toka, ajri, zjarri, hapėsira: ėshtė tingulli.
Gjoni, nė prologun e Ungjillit sipas atij vetė, thotė: "Nė fillim ishte Ai qė ėshtė Fjala". Ai ishte me Zotin; Ai ishte Zot. Ai ishte nė fillim me Zotin. Pėrmes tij Zoti ka krijuar gjithēka?



Zanafilla thotė: “Zoti tha: bėhu, e u bė”.


Nė themel tė filozofisė mė tė lashtė greke ishte marrėdhėnia mendim-fjalė-realitet. Por filozofia greke ka marrė nga ajo e Egjiptit.
E nė fakt, zanafilla egjiptiane e Menfit thotė: “Ptah, i madhi, ėshtė zemra (truri) dhe gjuha (fjala) e Enneade-s sė zotave, ai krijoi zotat, lindi nė zemėr dhe lindi nė gjuhė diēka nė formėn e Atum”. Tashti, Atum ėshtė krijuesi, por kuptohet se ai ėshtė i krijuar, falė zemrės (fronit tė mendimit, sipas egjiptianėve) e falė zėrit (gjuhės).
Edhe egjiptianėt kanė marrė nga filozofia e Lindjes sė Afėrme, e kėshtu me radhė, derisa arrijmė atje ku adresohet filozofia mė e lashtė: India. Brahma ėshtė Gjithēkaja, ėshtė Zot, shpirt universal.



Nė themelin e zanafillės Indu, e kotė ta themi, ėshtė tingulli.


Tingulli i heshtur i Spiritualitetit. Kushdo qė ka njohje rreth doktrinave shpirtėrore indiane, do tė ketė dėgjuar pėr Mantra-n. Ėshtė njė disiplinė meditative e cila nėpėrmjet shqiptimit zėulėt tė rrokjeve tė shenjta sanskrite, mundėson tė dėrguarit - pėr ta thėnė me terma profanė - nė ‘rikumbim’ tė mendjes, e cila ėshtė armikja mė e betuar e Atmanit, Unit, shpirtit individual qė duhet tė realizohet pėr t'u kthyer e bėrė pjesė nė Gjithēkanė.
Mendja prihet ta largojė individin nga pafundėsia, duke i dhėnė iluzionin e tė qenit i vetėmjaftueshėm dhe duke e shtyrė kah egoizmi. Vetėm duke arritur tė asgjėsosh e tė kontrollosh mendjen, Atman ngjitet nė perceptimin mė tė lartė prej ku ndihet pėrkatėsia nė Gjithēkanė qė ėshtė Shpirt hyjnor.
Ajo qė njeriu ka harruar pėrgjatė udhėtimit tė tij tė pasigurt historik, ėshtė pikėrisht fakti i tė qenit njeri, njė zot i rrėzuar qė ėndėrron tė vezullojė prej dritės hyjnore.



Njeriu si masė e krijimit


Ēfarė lidhjesh mund tė gėrshetohen mes gjeometrisė dhe krijimit? Fraza mitike si, “Nė fillim ishte fjala”, ose aksioma tė pazbėrthyeshme si “Gjeometria ėshtė muzikė e ngrirė” (Goethe) ose akoma mė mirė e edhe mė pėrpara “Gjeometria ėshtė muzikė e ngurtėsuar” (Pitagora), nė dukje nuk mund tė lidhen. Krahasimi mbetet thuajse njė paradoks, duke pasur parasysh ngjyrimet e ndryshme tė kėtyre mesazheve. Nėse mes gjithė krijimit njeriu rezulton tė jetė produkti mė i arrirė i bėmave hyjnore (duke ditur se ėshtė krijuar si imazh a ngjashmėri), ēfarė roli luan Gjeometria nė krijim apo mos ndoshta mund tė jetė vetė njeriu hallka e lidhjes?
Ėshtė shumė tėrheqėse tė dihet se shumė prej njerėzve tė mėdhenj tė sė shkuarės e kanė ndėrmarrė kėtė rrugė kah mendimi fillimor, pra kah Thelbi, nėpėrmjet tė cilit mund tė lidhet gjithēka, ku gjithēka mund tė bashkohet nė njė sinkretizėm idealist, diktuar nga i vetmi synim pėr tė zbuluar tė vėrteta tė mėdha qė e mundojnė njeriun nė kėrkimin e dėshpėruar tė realitetit tė tij autentik. Qėllimi pėr tė kuptuar tė vėrtetėn, ėshtė diēka qė mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet sintezės.
Sepse, sintezat janė nė tė vėrtetė konstruksione tė shenjta tė tė gjitha kohėrave e tė ēdo vendi ku vepron Krishterimi si katedralet e mėdha apo kulturat dukshmėrisht tė ndryshme prej tonės, si ato parakolombiane, indu, egjiptiane, greke etj.?
Vendet ishin tė ndryshme, kohėrat tė ndryshme, por qėllimi, pra rezultati i harmonisė, ka qenė gjithmonė i pandryshueshėm; sepse figura njerėzore, qė nė njėfarė periudhe tė historisė ėshtė sintetizuar me urti nga Leonardo da Vinci (i cili ndjek me pėrsosmėri tė dhėnat e Vitruvios), nuk shprehin tjetėr veē se konceptin se Njeriu ėshtė masa qė duhet ndjekur pėr tė shqyrtuar nė trajtė tė zvogėluar Krijimin Hyjnor, e pėr rrjedhojė edhe imazhin e Zotit.
Rezultati ėshtė Njeriu Vitruvian, i cili pėrfaqėson Mikrokozmosin qė ndryshon sipas Makrokozmosit. Njė konkluzion mė i denjė na ofrohet nga Johan Kepler, i cili, nė njė nga traktatet e tij mė tė famshme, “Harmonices Mundi”, shkruan: “Gjeometria i paraprin krijimit tė gjėrave, tė pėrjetshme si Shpirti i Zotit, madje, gjeometria ėshtė vetė Zoti dhe na ka ofruar arketipat pėr krijimin e botės”.
Enrico Galimberti, “Big Bengu” nė mitet egjiptiane tė krijimit
Mes miteve egjiptiane tė krijimit, ka ngjallur shumė interes ai “i pėrpunuar” nė Hermopoli. Qyteti quhet sot El-Ashmuneim, qė nė egjiptianēen e lashtė ėshtė Khmun, numri tetė, qė i korrespondon hyjnisė sė Ogdoad, ekzistenca e tė cilit i paraprin hyjnisė Ra. Nė lashtėsi, qyteti qe qendra e kultit Thot, zotit tė urtėsisė e mbrojtėsit tė skribėve, qė ėshtė Hermesi pėr grekėt.
Nė epokėn greko-romake Thot adhurohej si Hermet Trismegjisti, pra, tri herė i madhi, dhe atij i atribuohej i ashtuquajturi Trup Hermetik, pra njė bashkėsi shkrimesh me interpretim tė errėt dhe me karakter mistik. Miti hermopolit nuk shmanget shumė nga ai heliopolitan dhe pse nė ca veēanėsi trazuese.
Kumti i teorisė sė Big Bengut na duket mė se i justifikuar, ndonėse nuk e pranojmė njė liri tė tillė pėr tė arnuar nė rrobat e hipotezave tona njė teori shkencore. Gjithsesi, nėse egjiptianėt do tė kishin dashur tė na e hiqnin ēdo dyshim mbi faktin se kishin pėrpunuar njė teori shkencore-religjioze (kujtojmė se nė ato kohėra tė gjitha shkencat ishin tė shenjta) tė ngjashme me Bib Bengun tonė, miti do tė thoshte pak a shumė kėshtu: “Dhe forcat qė ushtroheshin mbi lėndėn hyjnore zanafillore u shkrinė mes tyre e i dhanė jetė njė shpėrthimi tė papėrshkrueshėm e me njė fuqi tė padėgjuar, prej tė cilit shpirti krijues hyjnor u zhburgos e i dha rrugė krijimit tė tė gjitha gjėrave, tė qiejve e tė tokės”.
Nė Egjipt, ashtu siē po dėshmon edhe vetė arkeologjia me zbulimet e veta, janė varrosur tradita mistike-religjioze qė tashmė ėshtė moralisht dhe shkencėrisht e padrejtė tė trajtohen si frut i njė populli qė sipas oligarkisė ortodokse arkeologjike, fill i sapodalė nga barbaria prehistorike, qe nė gjendje t'i lartėsonte zotit tė qiellit madhėshtinė e piramidave, mrekulli tė njerėzimit tė frymėzuar nė mėnyrė hyjnore.



Teori dhe hipoteza pėr jetėn nė univers

Qysh nė agimet e qytetėrimit, njeriu ėshtė shtyrė pėrherė nga kureshtja pėr tė ditur nėse ekziston jeta nė planetė tė tjerė tė universit e mbi tė gjitha a ekzistonin krijesa inteligjente. Pėrgjatė shekujve shumė filozofė, teologė e shkencėtarė janė pėrballur me kėtė problem duke sjellė argumente pro dhe kundėr ekzistencės sė jashtėtokėsorėve.

Mbėshtetėsi i parė i idesė sė pluralizmit tė botėve ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, qė jetoi nė shek. VI para Krishtit. Sipas kėtij mendimtari, burimi i gjitha gjėrave tė njohura ishte njė Element i Papėrcaktuar e prandaj mund tė ekzistonin njėkohshėm shumė botė tė tjera, tė ndryshme mes tyre.
Edhe Epikuri (341-270 para Krishtit) pohonte se ekzistonin botėra tė pafundme tė banuara, tek tė cilat gjithēka ėshtė e pėrbėrė nga njė llojshmėri e pafundme atomesh qė shkėputen nga Pafundėsia pėr t'iu nėnshtruar aty pėr aty njė rregulli tė pėrkohshėm. Atome tė tilla mund tė kalojnė edhe prej njė botė nė tjetrėn, duke gjeneruar qenie shumė tė ndryshme herė mbas here. Tezat e Epikurit qenė mbėshtetur nė botėn romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).
Nė pėrgjithėsi mendimi filozofik perėndimor e mohoi tezėn e pluralizmit tė botėve dhe ēėshtjen e jetės jashtėtokėsore. Pak mendimtarė (mes tė cilėve citojmė Xhordano Brunon dhe Spinozėn) u radhitėn nė favor tė ekzistencės sė jetės nė botėra tė tjera.
Bazat e para shkencore qė mbėshtetėn idenė e jetės nė planetė tė tjerė u hodhėn nė shek. XVII, nė vijim tė vėzhgimeve dhe arritjeve tė Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mėrkuri, Jupiteri, Afėrdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartė si planetė, ndėrsa mbi hėnė niseshin tė vėreheshin male dhe kratere. Nė veēanti ai qė zgjoi mė shumė interes ishte planeti Mars, nė sipėrfaqen e tė cilit mund tė vėzhgoheshin hapėsira tė ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtrėngata.
Duke u nisur nga kėto vėzhgime, lindi ideja qė planeti mund tė ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vijmė nė kohėt tona, kur vėzhgimi i planetėve ėshtė bėrė mė i saktė dhe mė i pėrkryer, falė pėrdorimit tė teleskopėve gjithnjė e mė tė fuqishėm, radioteleskopėve dhe dėrgimit tė sondave nė hapėsirė.

Nga Valton Bytyqi.

Valtoni

Dija eshte Pushtet!

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shperthimi i ri diellor rrit rrezikun ne komunikacionin

Mesazh  Estilen prej 11.08.11 11:50




Njė shpėrthim tjeter i fuqishėm diellor rrit rreziqet pėr telekomunikacionet




Njė stuhi magnetike do arrij nė Tokė,pasi Dielli ėshtė kthyer nė ditėt e fundit,nė njė periudhė tė aktivitetit tė dendur. Njė nga tre shfryerjet, u shfaq ditėt e fundit,ku ai ka provokuar njė shpėrthim tė dhunshėm ,por nuk e goditi drejtpėrdrejt Tokėn.

Megjithatė, sipas ekspertėve te observatorit tė NASAas SDO (Solar Dynamics Observatory) njė grup i dytė i grimcave tė lėshuar nga shpėrthimi njėjti do tė nisen drejt Tokės nė ditėt e ardhshme dhe mund tė shkaktojnė dėme nė satelitėt qė janė nė orbitė tė lartė.



Rrezatimi mund tė shkaktojė probleme nė telekomunikacion. Origjina e kėtij shpėrthimi tė fuqishėm jane njollat diellore,te cilat konsiderohen nga mė tė dhunshmet e ciklit diellor, ėshtė treguar nga ekspertėt me numrin 1263 dhe shpėrthim qė shkaktoi njė pjesė e klasės X, i pėrkasin fenomeneve mė tė forta dhe mė tė rrezikshme pėr satelitėt dhe komunikimin.

E pamundur nė kėtė moment, sipas ekspertėve,per te bėrė parashikime nė lidhje me rreziqet e mundshme. Pėrgjigje pėr kėto efekte do te jepen pas 11 gushttit.


http://www.ansa.it/web/notizie/rubriche/scienza/2011/08/10/visualizza_new.html_756585417.html

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush e pa mbrėmė spektaklin e yjeve??

Mesazh  Ufo prej 13.08.11 10:44

Emri i Perseideve vjen nga yjėsia Perseus, nga ku me shume gjasa vijnė kėto drita fluturuese. Por, ėshtė e rėndėsishme tė dihet se bėhet fjalė pėr meteorė tė cilėt digjen nė atmosferė.

[url][/url]

Ufo

203


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteret e Universit

Mesazh  kimelab prej 13.08.11 11:41

uaa se dije ishte ?..mos ..un e dija se ishte sot..:((((

kimelab

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteret e Universit

Mesazh  Luli prej 16.08.11 0:11

Vertetohet fakti qe edhe midis yjeve ka oksigjen

Teleskopi hapesinor Herschel, i Agjencise Hapesinore Evropiane ka zbuluar molekulat e para te gazit te domosdoshem per jeten ne Toke. Jane ne zonen e Orionit, qe eshte e pasur me yje ne formim. Kerkimi i koordinuar nga Paul Goldsmith, pergjegjes i programit per “Jet Propulsion Laboratory” te NASA, eshte publikuar ne Astrophysical Journal.

Deri tani ishin verejtur ne hapesiren nderyjore vetem atome te vecanta oksigjeni, por kurre me pare nuk ishte zbuluar oksigjeni ne molekula, qe perben rreth 20% te ajrit qe thithet nga qeniet njerezore ne Toke.

“Oksigjeni eshte zbuluar rreth 1770-s, por u deshen me shume se 230 vite per te zbuluar se molekula te thjeshta te ketij gazi ekzistojne ne hapesire”, ka verejtur Goldsmith.

Per dekada, gjuetia e oksigjeni ishte udhehequr duke perdorur topa-sonde dhe teleskope te bazuar ne Toke, Ai qe kishte “nuhatur” molekulat e oksigjenit mes yjeve ishte ne vitin 2007 teleskopi suedez Odin, por te dhenat nuk kishin gjetur kurre konfirmim.

Sipas Goldsmith, molekulat e oksigjenit qendrojne ne fragmentet e akullit te ujit qe veshin kokrrat e pluhurit nderyjor. Per shembull, molekulat e oksigjenit te zbuluara rreth Orionit mund te jene formuar pasi drita e diellit te kete nxehur fragmentet e akullit, duke i dhene keshtu jete formimit te ujit, nga i cili me pas eshte liruar oksigjeni. Kjo, sipas Goldsmith, shpjegon pse nje pjese e mire e oksigjenit e pranishme ne hapesire mund te jete e fshehur.

“Universi ka ende shume sekrete”, ka verejtur astronomi. Per me teper, studiuesit jane te bindur se ne Univers, oksigjeni duhet te jete i pranishem ne sasi te medha dhe objektivi tashme eshte qe te shkohet te kerkohet ne zonat e pasura me yje ne formim.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

843


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Misteret e Universit

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 10:15

Toka rritet me...me pak se 1 mm ne vit

Kjo vlere eshte e barabarte me trashesine e nje fije floku.



Per shume kohe ndermjet gjeodeteve ka dominuar ideja se Toka i ndryshon ne menyre te vazhdueshme dimensionet e saj. Here ajo zmadhohet, dhe here zvogelohet. Ne fakt nuk eshte aspak keshtu. Toka nuk e ndryshon fare rrezen e saj, me saktesisht, ajo e ndryshon ate vetem me 0.1 mm ne vit, qe eshte e barabarte me trashesine e nje fije floku.


Ky eshte perfundimi i arritur pas shume vite vrojtimi satelitor te kryer nga specialiste te NASA-s, dhe te publikuar se fundmi edhe ne Geophysical Research Letters.


Duket se edhe ngjarje te tilla atmosferike si El Nino dhe La Nina, apo fenomene tektonike se levizja e pllakave nentokesore, nuk kane mundur te ndryshojne formen e Tokes. "Toka nuk ndryshon" deklaron Xiaoping Wu, pergjegjes ne Jet Propulsion Laboratory, ku edhe eshte realizuar studimi.

Ufo

203


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteret e Universit

Mesazh  Ufo prej 25.08.11 17:18

Astronomet arriten te identifikojne burimin e nje shperthimi te fuqishem, te zbuluar ne mars nga sateliti Swift i NASA-s, si rezultati i nje evenimenti kozmik me te vertet i jashtezakonshem, perthithja e nje ylli nga nje vrime e zeze.
]

Dy studime te publikuara ne 25 gusht ne revisten Nature ofron perspektiva te reja persa i perket ketij aksidenti kozmik, njofton NASA.

Sateliti Swift lokalizoi burimin e ketij shperthimi, te quajtur Swift J1644 57, ne yjesine e Dragoit, ne qender te galaksise te gjendur ne 3,9 miliarde drite nga Toka.

Duke pasur parasysh karakteristikat e shkelqimit dhe evoluimin e fenomenit, shkencetaret konsiderojne se ishin per here te pare ne histori deshmitare te vdekjes se nje ylli dhe te lindjes se nje drite te forte nga mbledhja e materialit yjor perreth vrimes se zeze.

"Fillimi i nje evenimenti te tille nuk eshte verejtur asnjehere deri me tani", deklaroi David Burrows, nga Universiteti i Shtetit ne Pennsylvania ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, i cili analizoi me ekipin e tij rrezet X te emetuara gjate ketij fenomeni.

Keto u vertetuan te jene 10.000 here me te shndritshme sesa parashikon teoria, shpjegoi Davide Lazzati, i Universitetit te Karolines se Jugut, fakt qe perberi nje "surprize te madhe" per astronomet.


Ekipi i koordinuar nga Ashley Zauderer, i Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics ne SHBA, i cili analizoi valet radio te emetuara, arriti ne perfundimin se burimi i tyre perputhet me qendren e galaksise dhe vlereson se vrima e zeze ne qender te saj eshte sa 1 milion here me e madhe se Dielli yne.

Me te shumtat e galaksive kane ne qendrat e tyre nje vrime te zeze qe mund te kene masen sa nje milion madje edhe nje miliard yje te ngjashem me Diellin tone.

Keto vrima te zeza mund te kapin ne fushen e tyre te gravitetit nje seri yjesh, te cilat me pas shkaterrohen nga perthithja.

Astronomet e NASA-s realizuan nje simulim me nje yll ne madhesine e Diellit i cili perthithet nga nje vrime e zeze.

Ufo

203


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi