Misteri i jetes dhe vdekjes se Harry Houdinit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i jetes dhe vdekjes se Harry Houdinit

Mesazh  Fikrro prej 24.03.11 21:48

Jeta dhe vdekja e Harry Houdinit ende mister



Para 137 vitesh lindi iluzionisti amerikan Harry Houdini. Ai ka qenė mjeshtėr i magjisė, aktor dhe producent. Pėr magjinė e tij flitet ende edhe sot. Ai mund tė lirohej nga prangat ose zinxhirėt sa qel e mbyll sytė, ndėrsa mė i njohur mbetet pėr numrat e tij tė lirimit nga situata tė pamundura, siē janė mbyllja nė rezervuar tė mbushur me ujė, derisa tė gjithė drynat i kishte tė mbyllur nė zinxhirė. Houdini edhe sot mbetet mister.

Iluzionisti i famshėm gjithmonė provokonte policėt nė mėnyrė qė ata ta arrestonin pėr tua dėshmuar se sa lehtė lirohej nga prangat dhe arratisej, pėr kėtė arsye nuk ėshtė ēudi qė mori pseudonimin Mbreti i prangave”.

Ai pa kurrfarė problemi lirohej nga prangat, zinxhirėt, kėmishėt e tė ēmendurve... Disa nga numrat e tij edhe sot mbeten mister.
Houdini u lind mė 24 mars 1874 nė Hungari me emrin Erik Weisz. Ai u shpėrngul me prindėrit nė Amerikė mė 1878. Si tinejxher nuk i kishte bėrė bisht punės sė rėndė. Ka punuar si elektricist, rrobaqepės, shegert, fotograf, ndėrsa paraqitjen e parė me tė cilėn Houdini u bė i famshėm mė vonė, e kishte ekzekutuar kur ishte vetėm nėntė vjeēar.

Nė biografinė e tij thuhet se kishte vendosur ta ndryshonte emrin nė Harry Houdini sipas shembullit tė magjistarit tė madh francez Robert Houdini.


Magjepsja pas aeroplanėve

Kur e kuptoi se dėshiron tė bėhej iluzionist me ditė tė tėra bėnte pėrgatitjet nė shtėpi dhe nuk iu nevojit shumė kohė pėr tu bėrė i famshėm.

U martua nė moshėn 19 vjeēare dhe bashkėshortja Wilhelmina Beatrice Rahner gjithmonė i qėndroi pranė. Pėr fat tė keq, nuk patėn fėmijė.

Njė kohė Houdini ishte i magjepsur pas aeroplanėve, bile ai pėrfundoi edhe shkollėn pėr pilot. Thuhet se ai ka qenė piloti i parė i cili arriti tė fluturojė nga Amerika pėr nė Australi.

Edhe pse u argėtua pėr njė kohė me punėn si pilot, megjithatė ai nuk mundi ta harronte dashurinė e tij tė parė. Iu bashkua njė cirku shėtitės dhe pas vetėm njė turneu u bė i famshėm pėr magjinė e tij.
Edhe turneu i tij evropian doli shumė i suksesshėm. Gjithmonė i shkonte pėr dore tu ikte policėve pas prangosjes dhe tė arratisej.


Dyshime pėr shkathtėsitė e tij

Ai publikoi edhe disa libra nė tė cilat zbuloi disa nga sekretet e numrave tė tij, ndėrsa provoi edhe talentin e tij si aktor.
Edhe pse u pėrpoq t’i shpjegonte numrat ekzistojnė shumė dyshime lidhur me tė, e mė sė shpeshti flitet se ai ka qenė agjent sekret.
Sipas versionit zyrtar, numri i fundit i Houdinit ka qenė ai nė Garrick Theatre.

Dėshmitarėt thonė se pėr vdekjen e tij ėshtė pėrgjegjės studenti J. Gordon Whitehead i cili tha se iluzionisti nuk mund t’i rezistojė goditjeve tė tij nė bark dhe tė gjitha tregimet pėr durimin e pragut tė dhimbjes qė Houdini pretendonte se e kishte ishin thjeshtė imagjinatė.

Iluzionisti amerikan megjithatė me dėshirė tregoi pllakat e muskujve tė barkut dhe e lejoi njerėzit ta godisnin nė abdomen. E lejoi edhe Whiteheadin, por nuk ishte bėrė gati pėr goditjen kur sfiduesi e zuri nė befasi dhe me tėrė fuqinė e goditi disa herė.

Megjithatė, edhe sot ekzistojnė shumė paqartėsi lidhur me vdekjen e tij. Vite mė vonė kishte nisur njė hetim pėr vdekjen e tij dhe ishte vėrtetuar se disa fakte nuk pėrputheshin. Njėra prej hamendėsimeve ishte se ai ishte helmuar me arsen. Amerikanėt edhe sot e pėrmendin shpesh iluzionistin e madh, i cili edhe sot vlerėsohet si ndėr mė tė mėdhenjtė.

Pėr kėtė arsye nuk ėshtė ēudi qė pėr nder tė tij Google sot ka ndryshuar edhe logon e saj.
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi