Dita e Verės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dita e Verės

Mesazh  Nikolaos prej 14.03.11 20:24

Origjina e Ditės sė Verės

Dita e Verės ėshtė njė festė me origjinė tė lashtė. Ajo ėshtė festė arbėreshe e trashėguar nė veēanti nga qytetarėt e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtėsisė) dhe festohet mė 14 mars.

Festimi kryhet nė nderim tė natyrės sė bukur shqiptare dhe bimėsisė qė merr jetė nė kėtė datė. Tanimė kjo festė ėshtė bėrė edhe ditė kombėtare pushimi. Shenja dalluese e kėtij festimi ėshtė gatimi i ballokumeve.

Ndėrsa nė Lezhė Ditėn e Verės ndizeshin zjarre purifikues e pėr t'i dhėnė forcė diellit nė oborr e nė kopshte. Nga gratė bėheshin rite magjike e kundėr qenieve tė tjera dėmtuese, grabitėse.

Ndonėse kjo ditė vazhdon tė ruhet dhe festohet madhėrishėm nė qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo ėshtė festė e tė gjithė shqiptarėve. Mė 13 mars njerėzit marrin njė tufė tė vogėl bari tė njomė bashkė me rrėnjėt dhe dheun, qė ta kenė nė mėngjesin e datės 14 Mars nė shtėpi. Ky zakon i lashtė ruhet dhe festohet jo vetėm nė Elbasan po edhe nė Dibėr, Strugė e Prespė.

Dita e Verės ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve, pra njė ditė qė kremtohej shumė shekuj para se tė lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars tė kalendarit Julian, ditėn e parė tė vitit tė ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte njė festė mbarėshqiptare, qė kremtohej si nė Veri edhe nė Jug, por me nuanca tė ndryshme, sipas krahinave.

Data 14 mars ka mbetur sipas kalendarit te vjeter julian. Per te qene te sakte kjo feste duhej te festohej me kalendarin e ri  qe i bie data 21 mars. Populli iranian (themeluesit e kesaj feste) e festojne pikerisht me 21 mars sepse pikerisht ne kete date fillon stina e pare e pranveres, pikerisht me kete date fillon shenja e pare astrologjike, Dashi, qe eshte shenje zjarri, prandaj simbol i kesaj feste eshte zjarri. Edhe pse kjo feste ndodh ne pranvere, ne kohet e lashta njiheshin vetem dy stine: Vera  e cila niste ne mars dhe mbaronte ne shtator dhe dimri qe niste nga shtatori ne shkurt. Pra nga ana shkencore kjo feste duhet te festohet me daten 21 mars sepse ne ate kohe dita dhe nata jane barazim. Kjo eshte feste pagane, festa e te pareve tane, feste origjinale shqipetare (ilire). Pas kesaj date hynte mbreteria e Diellit (zotit te lashte pagan), dita fillonte te zgjatej dhe Dielli dukej perhere e me shume. Shume kohe me perpara kjo feste festohej edhe me 1 mars sepse marsi ishte muaji i pare. Sot ne te gjithe perdorim kalendarin gregorian, i vendosur nga papa Gregori, ky eshte kalendar i bazuar te Dielli.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

429


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e Verės

Mesazh  Niko_ prej 14.03.11 23:19

Personalisht mendoj se dita e verės festohet mė 14 mars sepse sipas kalendarit tė vjetėr, ose kalendarit tė vjetėr Egjiptjan, qė praktikohej deri vonė, data 14 e kalendarit tė sotėm pėrkon me datėn 1 mars tė kalendarit tė vjetėr. Kėtė kalendar e kanė praktikuar deri vonė edhe turqit osmanllinj dhe si rrjedhojė e kėsaj, i bie qė ta kenė praktikuar edhe nė Shqipėri dhe sidomos nė zonėn e Elbasanit ku akoma edhe sot pleqtė i ndajnė kalendaret me shprehjet kalendari "alla'turka" dhe kalendari "alla'frėnga". Gjithashtu zona e Elbasanit ka qėnė njė zonė shumė e ndikuar nga perandoria osmane. Vetė qytetin e Elbasanit e ndėrtoi, ose mė mirė rindėrtoi muret e rrėnuar tė kalasė sulltan Mehmeti i dytė dhe i vuri emrin Elbasan.

Niko_

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e Verės

Mesazh  Niko_ prej 14.03.12 3:14

Gėzuar ditėn e verės!.... ☺ ☻


Niko_

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e Verės

Mesazh  Luli prej 09.05.15 16:52

DITA E VERĖS SHQIPTARE

-... Dita e Verės, ka qenė, mbetet dhe do tė jetė perherė mbi tė gjitha festat e tjera politike e fetare. Ėshtė folur shpesh, duke e cilėsuar si festa e Elbasanit, ndersa nė fakt nuk ėshtė festė lokale, sepse ka qenė, ėshtė e do tė mbetet festė mbarės hqiptare, e kremtuar nga Vermoshi, Doklea dhe Kosova, deri ne Follorina e Ēameri; nga Durresi e Elbasani - deri ne Shkup e Manastir-

Me 14 mars, ne nje atmosfere festive, populli shqiptar kremtoi Diten e Veres, kete dite hiroshe dhe gazmore, qe ka qene e mbetet festa me e bukur popullore mbare shqiptare.

Festa Dita e Veres e ka origjinen ne antikitetin pellazgo-iliro-albanez, e ruajtur dhe e transmetuar me tere bukurine e saje deri ne ditet tona, madje eshte proklamuar dhe feste kombetare.

Dita e Veres ashte feste e kahereshme pagane, e cila ne antikitet kremtohej me 1 mars, dita qe perkonte me fillimin e muajit te pare te vitit, me pranveren sipas kalendarit te asaj kohe. Ne ato kohe te lashta, njerezit gezoheshin se po dilnin nga dimri, perjetonin shkrirjen e bores, kaltersine e qiellit, diellin e ngrohte, gjelberimin e natyres, ēeljen e luleve, daljen e bagetise ne kullota, gezoheshin femijet qe fillonin te luanin ne mjediset e hapura, si dhe te rriturit qe fillonin pergatitjet per te mbjellat. Fillimin e ketyre ndryshimevete natyres dhe te jetes, iliro-albanezet i festonin me 1 mars, diten e fillimit te pranveres.

Ne lashtesi viti kishte 10 muajdhe fillonte me marsin pranveror, ēka spjegon pse muaji i 7° eshte shtatori, i 8° tetori, i 9° - nentori dhe i 10° - dhjetori, madje kjo rradhitje e muajve mbeti e pa ndryshuar dhe pasi romaket i shtuanvitit dhe dy muajt dimeror, janarin dhe shkurtin.

Muajit janar, emerini a dhane romaket per nder te Ianuarius, Hyut Romak ruajtesi i portave dhe i urave, i perdorur ne kuptimin, se muaji janar hapte portat per vitin e ri. Kalendari romak ishte mė i shkurter se aktualidhe permbante vetem 304 dite, deri kur mbreti i Romes Numa Pompilio (754 – 673 para Krishtit), i shtoj dhe dy muajt e dimritjanarin dhe shkurtin, duke e bere vitin kalendarik, te barabarte me vitin djellor.

Muajin e fundit te dimerit, iliro-albanezet e quajten shkurti,si perkufizim i muajit me te shkurter te vitit me 28 dite (29 dite per vitin e brishtė), ndersa emeri ne origjine eshte nga latinishtia-februare (fruri – ne shqip), emer, qe i u dha per nder te hyut etrusk Februus dhe hyjneshes romake Febris, qe e kishin kulmin e lidhjes dashurore me 14 shkurt, qe me pas do te behet festa e Shen Valentinit.

Muaji shkurt fillimisht kishte 29 dite dhe 30 dite ne vitin e brishtė, por Augusti i a hoqi nje dite dhe i a shtoj muajit gusht (august), qe u be jashte rradhe me 31 dite, ne menyre, qe ky muaj i dedikuar atij vete, te mos ishte me i shkurter se korriku, qe mori emerin e Ēesarit.

Sipas kalendarit te vjeter Julian, i shpallur nga Jul Ēesari ne vitin 46 para Krishtit dhe qe ka funksionuar deri ne shekullin e XVI, dita e veres festohej me 1 mars, ndersa pas 15 tetorit 1582, me aplikimin e kalendarit Gregorian,fillimisht viti u spostua me 10 dite ne shekullin XVI, ne 1700 me 11 dite, ne 1800 me 12 dite, ne vitin 1900 me 13 dite, shtesa keto qe u diktuan nga vitet e brishtė.

Ne shekujt e me vonshem, festa e fillimit te veres, nga albanezo-shqiptaret u festua me 14 mars, si resultat i spostimit 13 dite sipas kalendarit Gregorian, qe perkon me 14 marsin, qe eshte dhe festa e Perendise Mars, qe i kishte dhene emerin muajt te trete te vitit dhe muajit te pare te pranveres.

Dita e Veres– Dita e Luleve, festohet ne alegri, me bukurine e thjeshtesise se saj, organizohet me kulture shqiptare duke respektur te gjitha ritet e rregullat e saj te origjines pagane, kremtohet me madheshti, me kenge e valle, me argetime, me lojra dhe gara, duke perfshire ne gezim te gjithe popullin.

Dita e Veres, ka qene, mbetet dhe do te jete perhere mbi te gjitha festat e tjera politike e fetare.

Eshte folur shpesh, duke e cilesuar si festa e Elbasanit, ndersa ne fakt nuk eshte feste lokale, sepse ka qene, eshte e do te mbetet feste mbares hqiptare, e kremtuar nga Vermoshi, Doklea dhe Kosova, deri ne Follorina e Ēameri; nga Durresi e Elbasani - deri ne Shkup e Manastir. Festohet ne male e ne fusha, ne fshat e ne qytet, ne atdhe dhe ne mergim, madje e festojne bukur dhe arbereshet e Italise, te cilet e moren me vehte dhe e vazhduan kete feste tradicionale edhe ne dhč te huaj. Ndonese diku festohet me pak e diku me shume, rendesi ka se kjo tradite e lashte pagane vazhdon dhe Dita e Verese rinovuar, eshte bere festa me e bukur shqiptare, festa qe shėnon fundin e dimrit te acarte, rizgjimin, riperteritjen dhe plazmimin e natyres, shenon hyrjen e pranverės dhe ēeljen e luleve, eshte festa e dashurise per njeriun, per natyren, per jeten.

Populli i Elbasanit, ka merita te pakontestueshme, se e ruajti kete tradite shume shekullore, e mbajti te paster, e festoj me gjithe bukurine e saj, me te gjitha ritet e lashta, i dha shpirtin e vet, duke shmangur ēdo lloj tentative per t’i bashkangjitur elemente fetare dhe sidomos pa e ngaterruar me aspekte politike. Nderkohe, qe ne shume treva te tjera kjo feste u zbeh e u “harrua”, elbasanasit vazhduan ta festojne rregullisht, sepse e ndjenin ne shpirt, e ruajten ne kulture e tyre, e perjetonin dhe e kremtonin me te gjithe bukurine e saj dhe kesisoj Elbasani prej shume dekadash, ose me sakte prej shume shekuj, eshte bere zemra, eshte bere Tempulli i Dites se Veres.

Per festen Dita e Veres, kemi shume deshmi te hereshme, qe hedhin drite se festohej ne te gjitha trojet e banuara nga shqiptaret, si dhe per origjinen e lashte, me zanafillen ne vitet e largeta te paganizmit dhe e ruajtur deri ne ditet tona. Per origjinen e lashte te kesaj feste kane shkruar shume mentora shqiptare e ndermjet morise te ketyre shkrimeve do te veēoj dy me tipiket.

Eruditi Faik Konica, 103 vjet me pare, duke i u drejtuar “miqeve dhe shokeve te Lidhjes Shqiptare Vatra”, me nje leter te shkruar mestilin e tij elegant, plot art ekulture, rrefente si e festonin Ditene Veres, shqiptaret e trojeve jugore:

“Eshte dita ne te cilen gjysherit tane, kur s’kish lindur edhe krishterimi, kremtonin bashke me romaket e me greket e vjeter, perendite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikturat e Botticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te emebel. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t’i u faleshin perėndivet qė sjellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quajmė Dita e Verės. Nė pakė ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė paganizmit, besnikėt pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara. Do tė kėputin degė tė gjelbra dhe do t’i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet. Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rrallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė”.

Nje pėrshkrim tjeter i dedikuar kremtimit te Ditės sė Verės nga malėsorėt katolikė tė veriut, na e ka dhene At Bernardin Palaj, ne vitin 1920, ku pershkruan me art teresine e riteve, qe zhvilloheshin ne festen e Dites se Veres, pa asnje medyshje, rite me origjine ne lashtesine pelasge:

"Shtėpi mė shtėpi nė ditėt e veravet, pjesėtarėt e familjes bashkoheshin rreth zjarrit pėr me lidhė shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e tė gjitha shtazėt dėmtuese: gjarprin mos ti nxajė, lepurin mos t’u hajė laknat e bathėn, e shpendin emėn pėr emėn e krimbat e tokės mos t’u mbajnė dam ndėr ara. Tri ditė pėrpara veravet duhet me mshefė shoshat, sitat, furkat e me ēartė krojet, nė mėnyrė, qė mos me i pamė kėto sende asnjė rob i shtėpisė, pse pėr ndryshej nul lidhet gja. Kėto ditėt e veravet bijnė gjithmonė ndėr ditėt e para tė marsit. Mbas darke, tė gjithė pjesėtarėt e shtėpisė bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtėpisė merr njė pe tė zi leshi, e lidhė pėr vergue njė nyje e thotė kėto fjalė:‘Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unė pak e Zoti shumė! Po lidhim shtringat’ etj. etj. Kėshtu pėrsėrit kėtė veprim pėr secilin shpirt damtues, sėmundje, krimba e kodra qė don me lidhė".

I prezantova keto pershkrime plot ndjenja dhe art, pasi ne menyre sintetike si Konica dhe At Palaj, kane shprehur thelbin e Dites se Veres, kane renditur te gjitha ritet,qe zhvillohen ne kete feste e ne veēanti kane evokuar origjinen e lashte te kesaj feste pagane iliro – albanezo – shqiptare.

Prof. Dr. Lutfi Alia
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e Verės

Mesazh  Luli prej 09.05.15 16:54

Origjina e festes “Dita e Veres”



Festa e Dites se Veres e ka origjinen ne agimete hereshme te pelasgeve pagane.

Krahas mitologjise, ku permenden hyjni dhe rite per festimin e pranveres, te ringjalljes te natyres edhe Homeri ne Iliada e Odisea, tregon per ritet dhe sakrificat ne tempujt e koheve antike, per te kremtuar fillimin e pranveres, te atyre koheve qe perkojne me periudhat parahelene.

Kulti i Dites se Veres pellasge u ruajt nga iliret, madje shume nga ritet e lashta ruhen ende ne ditet tona, ēka evokojne origjinen e hereshme, me zanafille ne vitet e largeta te antikitetit pellasgo – ilir.

Ne periudhen helene, Dita e Veres festohej me 11 mars ne nderim te Artemise (Αρτεμις, Aρτέμιδος - e bija e Zeusit me Leto - Latona), hyjnesha e pyjeve, e gjuetise me hark, e virgjinitetit te perhershem, e lindjes dhe e fertilitetit, e rinise se perjeteshme, e henes qe rritet, perēuese e drites se henes ne erresire, personifikim i shpirtit indipendent femror, mbrojtese e kafsheve te egra, pra hyjnesha ripertritjes te natyres, e pranveres.

Ne 11 mars, ne nderim te hyjneshes qe sillte e mbronte pranveren, banoret benin peligrinazhe ne tempullin e Artemise, fillimisht hynin vajzat e vogla qe vallezonin te kapura per dore ne rreth e nderkohe banoret linin dhurata te shumta dhe benin kurban nje cjap,

Artemise, ishte Zonja e Efes-it me shume gjij, simbol gjysem-njerezor i pjellshmerise, i mireqenies dhe mbrojtese e amazonave. Artemise ishte shembelltyra e gruas, qe ne ecurine e jetes, kryente shume role, dhunti keto qe shprehin potencialin krijues femeror. Festimet e Dites se Veres, fillonin me 11 mars ne Tempullin e Artemise dhe vazhdonin deri me 15 mars, kur hena behej e plote.

Sipas shkrimtareve antike, tempulli i Artemise ne Efes, u dogj diten qe lindi Aleksandri i Madh, ne vitin 356 para Krishtit, madje Aleksandri yne i Madh, i cili e nderonte kete hyjneshe, e rindertoj ne vitet e me voneshme.



Ne periudhen romake, hyjneshen Artemise u identifikua me Dianen dhe kudo ku kishte tempuj te Artemise, romaket nuk i shkaterruan, pori ruajten dhe i a pershtaten panteizmit romak duke i dhėnė emerin e hyjneshes Diana, per nder te ciles beheshin kremtimet e fillimit te veres.

Emeri Diana eshte me rrenje latine dius, qe do te thote dritė, me origjine nga fjala dies – drita e dites, e cila ne formen arkaike eshte divios, ēka sugjeron se emeri i sakte duhet te jete Diviana.

Diana ishte hyjneshe romake, por edhe ilire, qe e nderonin si zonja e pyjeve dhe e lendinave, mbrojtese e kafsheve te egra, mbrojtesja e burimeve dhe e lumenjeve, mbrojtese e grave, hyjnesha e drites, mbrojtese e fertilitetit te natyres. Diana nderohej nga grate romake dhe ilire, si hyjnesha e fekondimit dhe e lindjes, si e pershkruan Ovidio ne Fasti, III, faqe 397.

Shume historiane, qe i jane dedikuar studimeve rreth kesaj hyjnie, thone se kulti i Dianes eshte me antik, eshte para helen eshte i kulutures pelasgea. Hyjnesha Diana, ne kohen e Republikes Romake, njihej dhe me emerin Lucina, me origjine nga emeri lucinus – bartes i drites.

Shkrimtare dhe historiane romake, kane pershkruar festen per nder te hyjneshes Diana, ku gjejme ngjashmeri impresionuese, me ritet qe kryhen ne festen tone Dita e Veres. Nje nga keto pershkrime po e prezantoj te plote ne vazhdim: “Ne feste merrnin pjese dhe sklleverit. Ne mengjez, pronaret dhe sklleverit zgjohen heret, lahen e fillojne pergatitjet per festimet. Grate falen ne tempullin e hyjneshes, ku shenjteronin veshjet e tyre te reja. Ne kete dite, grate i luteshin e i kerkonin ndihme Dianes ne cilesine e Luēina, mbrojtsja e lindjeve; gjuetaret i dedikonin armet, dhembet e derrave e brinjet e drerave ....... pas ketij rituali, nga tempulli, turma e popullit shkonte ne pyllė, te gjithe mbanin ne duar pishtare ...”

Kulti i Dianes nderohej nga te gjitha fiset ilire, te cilet per kete hyjneshe, kishin ngritur tempujt e Dea Diana – Hyjnesha Diana. Nder tempujt ilir te dedikuar kesaj hyjneshe, do te permend dy me te fameshmit, ekzistenca e te cileve eshte dokumentuar, si tempullin e Diana ne Doklea dhe tempullin e Diana ne Kandavia.

Doklea (ndodhet ne Mal te Zi), ka qene qendra e fisit ilir te dokleateve (Pietro Sticotti – 2006). Pas pushtimit romak u fuqizua, madje romaket ngriten shume vepra publike dhe kulti, nder te cilat tempullin Diana. Ne Enciklopedine Italiane te vitit 1933 dhe bazuar ne historine romake shkruhet:

”... Da una stazione militare ossia castello, sorto nel territorio della tribł illirica dei Doclati o Docleati, si sviluppņ dapprima una comunitą di diritto latino attribuita alla colonia di Scodra (Albania) e affidata a un principe indigeno, poi da Vespasiano fu fatta municipio regolare. … Aaveva foro, basilica, templi, di cui uno dedicato a Diana ….. Fu distrutta dagli Avaro-Sloveni all'inizio del sec. VII”.

“... Nga nje stacion militar, apo nje keshtjelle, ishte ngrit ne territorin e fisit ilir te Doklateve ose Dokleateve, u zhvillua fillimisht si komunitet i te drejtes latine dhe pjese e kolonise te Shkodres (Albania), i ishte besuar nje princi vendas, por me pas Vespasiano e beri municipio te rregullt. Kishte gjykate, bazilike, tempuj, nga te cilet njeri i dedikuar Dianes ... U shkaterrua nga Avaro-Sllovenet ne fillim te shekullit VII” (si kuptohet u shkaterrua ne shekullin e VII pas Krishtit).

Krijimi i kultit dhe rritja e hegjemonise te hyjneshės sė re Diana ne fiste ilire, vertetohet me tempullin e madh te kushtuar Dianae Candaviensis, i ngritur nė verilindje tė Skampės, pranė udhės Egnacia, qė pėrshkonte  malet Kandave nė territorin tonė. Disa studiues sugjerojne se ka qene i ngritur ne Ēermenike, prane nje stacioni te Rruges Egnacia, por te tjeret mendojne se ishte ndertuar thelle ne malesi, nga ku festimet per nder te kesaj hyjneshe u perhapen dhe ne trevat e tjera, sidomos ne Skampa - Elbasan. Njoftimin e pare per kete tempull e dha austriaku dr. Camillo Praschniker, i cili gjate kerkimeve arkeologjike ne Doklea, zbuloj mbishkriminAdd Diana Candaviensis, qe do te thote tempulli “i dedikuar Dianes te Kandavias”. Sipas Praschniker, ky tempull ka qenė ngritur ne lartesite e vendit, ēka nenkupton ne malet e larta te treves se Kandavia - Kunavia.

Ne tempullin e Diana te Kandavia – Kunavia, kryheshin ritet festive te Ditesse Veres, qe fillonin me pelegrinazhet e malesoreve, me lutje e sakrifikimet, njelloj si ne tempujt e Artemise, saktifikohej nje cjap dhe me pas festa vazhdonte me argetime, valle, kenge e lojra popullore.

Ashtu si objektete tjera te kultit iliro-albanez dhe tempulli i Diana i Kandavia – Kunavia, ka lene vulen e vet ne toponomine e treves ku ishte ngritur, ashtu dhe ne kulturen e banoreve, qe ruajne shume doke te lashta, qe shprehin nderimin per kultin e hyjneshes Diana. Pas dyndjeve barbare (shek IV – VII pas Krishtit), tempulli Diana i Kandavia, u rrenua plotesisht. Me gjithe pluhurin e pameshirshem te harreses shume shekullore, malesoret i kane ruajtur elemente toponomastike, qe na orientojne te supozojme se ky tempull ka qene i ngritur ne malet e larta, si eshte shprehur Eqerem Bej Vlora, ne mes bukurise mahnitese te pyjeve te Kunavise. Toponimet Lugu i Deas dhe Luciana, sugjerojne se ky tempull ka qene ngritur mes ketyre maleve, por dhe ritet e kremtimit te Dites se Veres, festa e luleve, festa e ripertritjes te natyres, festa e plazmimit pranveror, eshte nje tregues, qe shtohet ne vargun e argumentave, per te kerkuar gjurmet e ketij tempulli ne kete treve.

Tempujt e Dianes, ashtu si te Artemise, ishin zbukuruar me motive floreale dhe zoomorfe, qe evokonin fuqine e ketyre dy hyjneshave mbrojtese te natyres e te kafsheve. Kesisoj ishte zbukuruar dhe tempulli i Diana ne Kandavia – Kunavia, si deshmon nje fragment guri ku jane gdhendur dy shpendė, ne brendesi te cilit jane te pranishem dy miniatura antropomorfe, qe nuk eshte ēudi, qe pasqyrojne Dianen, mbrojtese e kafsheve. Qe ky bazoriliev eshte parakristina, nuk ka asnje dyshim, pasi keto lloj veprash nuk viheshin neper kisha, as ne ndertesat e banimit.

Fotografine e ketij fragmenti bazorelievi, ma ka dhuruar nje djalosh nga Martaneshi, quhet Tony Kotja, i apasionuar ne kerimet per historine e vendlindjes, cili e ka gjetur ne shtratin e lumit Mat, ne pjesen e Grykes se Blishtes, ēka sugjeron se tempulli i Diana Candaviensis, ka qene i ngritur ne kete treve me bukuri natyrore mahnitese.

Natyrisht pellasget dhe ne vazhdim iliret, qe ne periudhen e hereshme pararomake, kishin dhe nderonin perendite e veta, hyjnite pellasgo - ilire, qe me pas ose u perzien me ato helene e romake, ose u zevenndesuan me ato te kulturave te tjera, sidomos me ato te panteizmit romak, por edhe romaket moren nga kultura ilire.

Ashtu si helenet nderonin Artemise dhe romaket Dianen, sipas shkencetarit tone te shquar Eqerem Ēabej, iliro-albanezet nderonin hyjneshen Zana, e cila ishte mbrojtesja e pyjeve, e livadheve, e korijeve, e burimeve te ujit dhe e lumenjeve, ishte dhe zonja e gjuetise, e drites se henes, e kafsheve te egra, pra mbrojtese e gjithe natyres dhe hyjnesha e praanveres.

Kulti pararomak i Zanes ka mbijetuar dhe eshte i pranishem kudo ne trojet tona. Sipas rrefenjave te shumta dhe te bukura popullore, hyjnesha Zana, shetiste neper pyje e male, lahej ne burimet e fresketa, pushonte neper livadhet e gjelberuara e plot lule e me fillimin e veres, shkonte ne faltoren e vet, ku merrte dhuratat, qe i benin banoret.

Prof. Dr. Lutfi Alia
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e Verės

Mesazh  Luli prej 09.05.15 16:59

Artemisa – Diana – Zana (Thana)


Lexuesi mund te pyesi: A ka vallė lidhje teonimike ndermjet Artemisit helene, Dianės romake e Zanės iliro - albaneze?

Lidhjet dhe ngjashmerit ndermjet kultures helene, romake dhe ilire, ndeshen kur analizojme pėrafrimet bindese mes emrit tė hyjneshės pagane dhe rrefenjave mistike qė lidhen me ato. Kjo ngjashmeri prej kohėsh ka terhequr vėmendjen e studiuesve etnoliguistė, etimiologė, historianė, mitologė, teologė, pikerisht kjo afėri mes emrave Diana e Zana, e nxiti te madhin Eqerem Ēabej, tė vihet nė kėrkim tė perputhmerisetė mitieve me shkencėn.

Si u tha me siper, romaket e zevendesuan Artemide me Diana, pasi te dyja keto hyjnesha ishin te ngjashme mes tyre, ndersa per lidhjen me Zanen pellasgo-iliro-albaneze, Eqerem Ēabej ka dhene pergjigjie bindese: "Diana romake u shtri nė Iliri pėrmbi perėndeshėn e vendit, e cila i pėrgjante asaj dhe i dha emrin e vet". Pra, Diana e Romės, jo vetėm shkrihet me hyjneshen Ilire pararomake, por gjatė procesit tė romanizimit tė ilirėve, ajo merr emerin e saj dhe nga nga Zana behet Diana, duke u mpiksur nė shpirtin romak, qe e nderonin si hyjnesha e natyres e veres.

Ne periudhen romake, iliret huazuan shume elemente nga kultura romake, por dhe romaket moren nga iliret, kesisoj moren hyjnite dhe shume rite te tjera panteiste ilire e ky shkembim i ndersjellte kulturoro-shpirteror, vazhdoj dhe ne periudhen e krishterimit, kur si dihet, romaket moren dhe pervehtesuan shume shenjetrore te kishes Ilire.

Zana ilire, u bė Diana romake dhe ne vazhdim, kjo hyjneshe e re, u ngjiz ne shpirtin vendas dhe kjo fryme u ruajt integrale, ose u ndryshua shume pak nga me e pareshmja ilire, qe ruhet ne traditen tone me mitet e Zanave, Orėve dhe Shtojzovalleve.



Ekzistencen e Zanes si hyjneshe ilire, na e deshmojne rrefenjat tona popullore, qe tregojne per Zanen e Malit, ēka nenkuptonte vendeqendrimin e kesaj hyjnie nder malet e larta, kesisoj, si shkruan i madhi At Gjergj Fishta, per Zana e Veleēikut, Zana e Miliskaut etj.

Zana ėshtė njė qenie mitologjike, ndėrsa Ora eshtė shoqeruese me “detyra” tė caktuara, ashtu si amazonat shoqerojne Artemisen dhe si nimfat shoqerojneDianen. Sipas studiuesit Tonin Ēobani, nė rrefenjat popullore, kur pėrmendėn Zanat dhe Orėt, thuhet Shtojzovallet, kuZanat dhe Orėt janė mitologjike, ndėrsa “Shtojzovallet” vjen si eufemizėm pėr Zanat e Orėt, ose pėr tė dyja sė bashku.

Zana pėrshkruhet shumė e bukur, si te gjitha hyjneshat, prandaj thuhet: E bukur si Zanė, ndersa Orėt mund tė jenė ose jo tė bukura e ketu del miti i shtriges (Diana shtriga), si e gjejme ne fshatin tim Vali, ne toponimin “Perroji i Shtriges” ashtu si eshte toponim i perhapur dhe ne treva te tjera.

Zana hyjneshe, ashtu dhe Orėt, pra Shtojzovallet, zotėrojnė edhe njė fuqi tė mistereshme: aftėsinė pėr tė shituar njerėzit. Zakonisht shitojnė burrat, qė guxojnė t’i shohin shtojzovallet tek lahen lakuriqe e duke vallezuar nėn dritėn e hėnės, pra i shitojne burrat, qė guxojne t’i trazojne gjatė ekstazės sė tyre tė vallėzimit.

Ne kete kendveshtrim, hyjnesha Zana iliro-albaneze, ngjanė me Artemise helene, e cila i vriste me shigjeten e harkut te saj, ata burra qe e veshtronin, njelloj si ndeshkonte Diana. Ne kete kuptitm, populli yne perdor mallkimin “te shitofshin Zanat”, njelloj si forma e mallkimit “te vrafte Zoti”.

Sipas rrefenjave popullore, folja “me shitue” shpreh njė veprim tė mistershėm, qė e zotėronte vetėm Zana Hyjnesha, e cila kur zemėrohet me burrat, i shiton, i linte pa mend nė kokė tėrė jetėn, i bente tė paaftė pėr t’i dalė zot vetes; ose e keqia me e madhe, i ngrinte nė vend, i bėnte kallkan.

Nje tjeter ngjashmeri me mitin e Artemises eshte vallja e Oreve,Shtojzovalleve (shtoj-o-zot vallet), e cila kercehet ne rreth njelloj si amazonate Artemises, qe vallezonin ne driten e henes, ashtu si vallezonin nimfat e Dianes romake.

Festa Dita e Veres, me 14 mars kremtohej dhe vazhdon te kremtohet ne natyren e ndriēuar nga bukuria e gjelberimit te njome dhe e lulezimit masiv, mbeshtjelle me te ngrohtin perkedheles te diellit pranveror; organizohet ne mjedise te hapura, qe lejojne pjemarrje masive e qe njekohesisht jane vende te shenjta, tradicionalisht te koheve pagane dhe jo te lidhura me ato fetare aktuale. Vallet mitologjike te amazonave, nimfave dhe shtozovalleve, jane pjese e piknikut te Dites se Veres, ne paraditen e kesaj feste. Kenget dhe vallet jane komponent integral i festes, sidomos vajzat e reja kercejne si shtojzovalle dhe djemt me valle burrenore e luftarake. Ne festen Dita e Veres, ishin dhe dhe jane aktive lojrat e garat popullore, si ato qe zhvilloheshin ne tempujt e Artemise e te Dianes. Lojrat dhe garat ne Diten e Veres shqiptare, imitojne situata me elemente te luftes si p.sh loja e Kalase Dibranēe, garat me kuaj etj, etj.

Eqerem Ēabej, duke e lidhur origjinėn e emerit Zana ilire, me Dianen e romakėve, ka theksuar se “kulti i fortė i Dianės nė Shqipėri e pėrveē kėtij vendi nė mbarė Gadishullin e Ballkanit tė kohės antike, sikundėr shihet nga dėshmia e mbishkrimeve, na shtyne tė pranojmė se me Diana kemi tė bėjmė me njė ‘interpretatio latina’ tė hyjnise epike vendase pararomake, pra te Zanes.”

Ekziston dhe njė shpjegim i A.Meyerit, i cili thote se “Tek emeri ilir Thana, mundtė ruhet njė shkallė e vjetėr e shqipes e emerit Zana”, tė cilėn Ēabej e quan si variant i pranueshem. Ky version eshte bindes, si sugjerohet nga disa zbulime arkeologjike ne trevat e banuara nga iliret ne Kroacine e sotme, ku jane gjetur shume mbishkrime me emrin e hyjneshes Thana, ēka sugjeron opinionin e Mayer, se emeri Thana eshte forma arkaike e emerit Zana. Kėtu na vjen nė ndihmė arkeologjia, e cila na dėshmon se nė Bosnje e Kroaci janė gjetur altarė votivė (blatues) me figura hyjnishė e me mbishkrime ilire nė trajtėn "Thana patrono- Thana padrone" apo "Thana et Vidaso".

Sipas ilirologut A. Stipēeviē, nga figurat e kėtyre altarėve rezulton se Thana ilire pėrkon krejt me profilin e Dianės romake. Kulti Thana - Zana i pėrhapur ngado nė Iliri, i mbijetoi pushtimit romak, sikurse dėshmon nje gur altari kushtuar dy hyjnive ilirė Vidaso e Thanae, i zbuluar nė Topusko tė Kroacisė. ēka tregon se dhe pas pushtimit romak, fiset ilire Oseriate e nderonin hyjneshen Thana.

Kulti i hyjneshes Thana ndeshet edhe tej detit, si rezulton ne gjetjet arkeologjike nė Scala di Furno (Lecce - Itali), ku ne nje fragment vazo blatimi e shekullit VI para Krishtit, shihet njė mbishkrim i kushtuar hyjneshės Thana, e cila nderohej prej fiseve mesape dhe ilire dhe qė i ka shtyrė studiuesit tė mendojne se kjo zone i ishte kushtuar dhe nderonte hyjneshėn tonė Thana – Zana.

Nga keto qe parashtrova me siper, shihet ngjashmeria ndermjet tre hyjneshave, Artemisa e ndjekur nga amazonat, Diana e shoqeruar nga nimfat dhe Zana meOrėt (Shtojzovallet). Me kete aspekt te veēante spjegohet perse Zana, shpesh here nė shqipe na del nė numer shumės si "Zanat" “Oret”, (Shtojzovallet), ne shumes shfaqetdhe nė disa toponime si:"Logu Zanave", "Shpella Zanave", "Pylli Zanave", “Perroji i Zanave”, “Oret e Shales”, “Oret e Dukagjinit”, “Oret e Valit”, “Perroj i Perrise”. Ne keto toponime, emertimi Zana, perdoret ne kuptimin hyjnesha mbrojtese e Dukagjinit, e Shales, eValit etj etj, ashtu si dhe Artemise ishte mbrojtese e Efesit etj.

Te tria hyjneshat,Artemisa helene, Diana romake dhe Zana iliro-albaneze, nga pikėpamja e rendit hyjnor, janė tė njėjtės shkallė, pasi cilėsohen hėnore, pra ne rendin tone pėrkojnė meHanėn.

Duke vijuar kerkimet mbi paralelet mitologjike, rezulton se dhe ne popujt e tjere ekzistojne mitet e shoqerueseve te hyjneshave, si p.sh sardet kane janas, keltėt kane anwan-at, sllavet kane vila-t, italiket kane janara-t, tė ashtuquajturat "ushtaret e Hanės", tė cilat paraqiten me tė njėtat atribute si tė Oret tona. Nė mitologjitė e vendeve te tjera, kur flitet per janas-et apo janara-t, tregohet se ato dalin natėn dhe burojnė dritė tė bardhė. Tė njėjtat elemente shquhen edhe nė folklorin tonė, aty kur dalin oret – shtojzovallet.

Keto hyjni sarde, kelte. italike, ashtu dhe Zanat iliro–albaneze, flaterojne neper shpatet e maleve, neper pyje etj. Zanat iliro –albaneze, shkruan i madhi Ēabej:"flaterojnė sikurse Hermes me flatrat e tyre tė arta prej majavet tė malit teposhtė pėr tė pare dyndjet e luftės ose mundjen e dragonjve, te kulēedrave, a pėr t'e shtruar trimave bukėn nė bjeshkė".

Po keshtu Zanat jane mbrojtes dhe te atyre qe kane nevoje, si ndeshim ne rastin e Gjeto Mujit ne eposin e Kreshnikeve.

Kjo ngjashmeri mitologjike me kulturat e popujve te tjere, shprehet dhe ne toponime, madje ashtu si iliro-albaneze kane toponime te lidhura me Zanat dhe popujte tjere, kane njesi gjeografike me emrat e miteve te veta, kesisoj ne Itali kemi: Grotta de Janare, Domusde Janas, Laguna de China, Monte desGenes;ne Spanje Las Cueva les Xanes dhe ne France FleuveSianna etj. Ne periudhen e krishterimit, oret, janas, anwan-at, vila-t dhe janara-t, i shnderruan ne shtriga.

Populli yne e ka ruajtur mitin e Zanave, madje ata zene vendin me te madh te lendes mitologjike ne “Lahuta e Malecise”, kryevepres te At Gjergj Fishta, si e ka treguar studiuesi kompetent Tonin Ēobani ne disertacionin “Ngjizja mitologjike ne Lahuta e Malecise”.

Zanave dhe Orėve, At Fishta i ka dhene hapsire te gjere sidomos Zanes te Frymėzimit, qė na e shfaq te identifikuar si Zana e Veleēikut, pra na e prezanton si njė alter autor, duke e bėrė kėshtu njė element funksional tė strukturės pėrmbajtjesore dhe narrative tė veprės.

Duhet thėnė se Zanat dhe Orėt (dhe figurat e tjera mitologjike) nuk vijnė nė veprėn e Fishtės si mite tė gateshme, si mund tė mendohet sot kur etnologėt studiojnė mitologjinė shqiptare dhe kur e krahasojnė atė me mitologjinė ballkanike e mė gjerė.

Nė veprėn e Fishtės, mitet nuk janė ndikim i modeleve tė njohura letrare tė penave tė shquara, si me tendenciozitet janė shprehur disa autore, kur kanė krahasuar poetin e Lahutės sė Malcise me Homerin, Virgjilin, Miltonin etj. Aq mė pak, Zanat dhe Orėt e Lahutės sė Malcise shėmbėllejnė me Vilat e mitologjisė tė sllavėve tė Ballkanit, pėr tė cilat, ka pasur studiues, qė pa u thelluar sa duhet, ka tentuar te gjejne ngjasi, qe nuk ekzistojne.

Nė kohėn kur jetonte At Fishta, Zanat dhe Orėt ishin njė realitet, ta quajmė, fantastik shqiptar. Ditėn, malėsorėt gjallonin me pushkė nė krah, natėn mbylleshin nė kullat e tyre pėr t’ua lėshuar trojet pėrreth ne mbrojtje te qenieve mitike, tė cilat kishin nė dorė fatin e njerėzve, mbarėvajtjen e gjėsė sė gjallė, shtimin e bereqetit. Secili person, ose ēdo gjė e gjallė kishte Orėn e vet tė bardhė ose tė ligė, ashtu si ēdo fis dhe trevė kishte Zanėn e vet, qė ishte e bukur “me tė verbue”, trime “me tė ēartė” e eger me “te shitue” kur gaboje. Edhe nė qytete, sidomos ne Shkoder, fantazia mitologjike ishte e gjallė, ku netėve me hėnė tė plotė, Zanat dhe Orėt kėndonin dhe hidhnin valle zabeleve buzė ujėrave (kulti i Artemise dhe i Dianes), ashtu si ditėn malėsorėt rrinin nė log duke u argėtuar me kėngė e valle.

Ne ditet e fillimit te pranveres, pra ne festen e Dites se Veres, Zanat dhe Oret, ishin prane banore-ve, per te festuar se bashku ripertritjen e natyres, per te gezuar se bashku. Kete force hyjnore te Zanave, At Fishta e bene realitet, kesisoj e thėrret Zanėn e Veleēikut pėr tė kėnduar sė bashku nė Lahutėn e Malcise, duke evokuar bėmat e tyre dhe shpirtin e ndjeshem te malesoreve.

Po tė mos kishte vepruar ashtu, pra po tė mos e thėrriste njė Zanė Mali pėr tė kėnduar sė bashku per jetėn e malėsorėve, zor se malėsorėt do ta pranonin kėngėn e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutės sė Malcise, qe u mėsuan pėrmendsh dhe nga njerėz, qė nuk dinin shkrim e kėndim.

Njė merite e Fishtės, nė trajtimin e Zanave dhe Orėve nė Lahutėn e Malcisė, asht fakti se, ai ishte frat i shkolluar, qė njihte mirė mitologjinė greko-romake e biblike, ashtu si njihte mirė letėrsinė e shkruar te mbėshtetur nė mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orėve nė Lahutėn e Malcise nuk ishte aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe tė mjeshtėrve klasikė si Homeri e Virgjili, aq mė pak tė mendohet se Zanat dhe Orėt e Fishtes janė muzat dhe nimfat e Olimpit, apo Zana e Fishtės ėshtė muza Kaliopi, e cila nė mitologjinė greke, paraqitet me lahutė nė dorė per te simbolizuar epikėn.

At Fishta e krijoi figurėn mitologjike tė Zanės sipas lėndės mitologjike, qė gjallonte nė popullin tone. Zana e tij nuk ėshtė Diana e romakėve e identifikuar me Artemisen e grekėve, sa do qė nė thelb kane pėrbashkėsi, sepse dhe Zana simbolizon mbrojtjen e natyrės sė virgjėr.

Fishta kėndon Zanat, Dragonjtė... si njė pasuri tė rrallė tė kulturės shqiptare, pasi kishte bėrė tė vetin parimin e Niēes se “pa mitin, ēdo kulturė e humbet karakterin e saj tė gjallė krijues, humbet forcėn e vet tė natyrshme, sepse horizonti i artit hapet vetėm pėrmes mitit, ėshtė ai qė e bėn tė jetė nje i vetem, te jete unik”. Nga ana tjetėr, Ai nuk kėrkoj mite tė njohura si Sibilat qe i mori Pieter Bogdanit, i cili i albanizoj per t’i bere sa me shqiptare e as nuk i shartoj mitet tona me te te tjereve, por i nisur nga njė parimi i Niēes qė thoshte:”Nuk ėshtė e lehtė tė shartosh njė mit tė huaj me tėndin, pa dėmtuar bimėn amė...”, At Fishta e mbrujti Lahuten e Malcise me lende mitologjike shqiptare, krejtesisht pagane, me ate mitologji, qe ka ekzistuar paralel me mitologjine helene, romake dhe biblike, ashtu si gjuha shqipe ka ekzistuar paralel me gjuhen greke dhe gjuhen latine.

Mitologjia shqiptare ka mbijetuar pėrgjithėsisht e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike ashtu si malesoret mbijetuan ne thellėsitė maleve, te organizuar dhe te veteqeverisur me kodin e vet te drejtes shqiptare – Kanunin e Maleve.

Nė se do tė pėrdornim formulimin e Krist Maloki, qė pėrfaqėson kėndvėshtrimin psikanalist nė kritikėn letrare shqiptare, atehere konstatojme se poeti Gjergj Fishta, “ka hulumtue e gėrmue ner minierat e shpirtit tė kombit Shqiptar... ka zdypė fellė e ma fellė kah gurrat e fshehta tė shpirtsisė natyrore arbėrore kah shpella e magjishme e Orėve, Zanave e Shtojzovalleve, tė njė mistike tė pėrvėlueshme”.

Kesisoj, brenda realitetit dhe mitit nga e mori zanafillen, festa e Dites se Veres – festa e luleve, festa e pranveres, ka arrijt deri ne ditet tona ne formen e saj te zanafilles pagane pelasgo – iliro albaneze, e paster dhe e gezueshme mbareshqiptare, nder te rrallat, per te mos thene e vetmja festė pagane populore nder popujt europiane.

Prof. Dr. Lutfi Alia
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e Verės

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi