Sekretet e kontrabandes shqiptaro-serbe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekretet e kontrabandes shqiptaro-serbe

Mesazh  Estilen prej 04.03.11 8:56


Sekretet e'renda plumb'te kontrabandes shqiptaro-serbe te armeve





EMRA DHE DOKUMENTE: Qeveria e Tiranės, e zhytur nė kontrabandė armėsh. Partnerėt kryesorė, serbėt. Mes tyre, edhe ish-militarė tė dekoruar nga Milosheviēi pėr "trimėri nė Kosovė".

Nė listėn e partnerėve, edhe iranianėt, islamikėt etj. Deri edhe transportet e armėve shqiptare kryhen me shoferė serbė. Ja shkresat e Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė qė kėrkon pajisjen e tyre me viza nė Rinas e Han tė Hotit

Nga goja e ministrit tė Mbrojtjes sė Shqipėrisė mėsuam se Salehu (30 vjet nė pushtet) i Jemenit na qėnka aleat nė luftėn anti-terror (!). Njė xhevahir tė tillė mund ta dėgjonim vetėm nga goja e deputetit tė "Vela Lukės" sė vitit 1992.

Pėr kėdo qė ka dėgjuar dje debatet pėr armėt nė Kuvendin e Shqipėrisė, po japim disa pėrgjigje mbi "kėta partnerė dhe aleatė".Kėta partnerė ndahen nė tre grupe: Sė pari serbėt, sė dyti pėrfaqėsues tė asaj qė quhet "boshti i sė keqes", (iranianė dhe koreanoveriorė), sė treti, fondamentalistė islamikė, qė i kontrabandojnė armatimet shqiptare dhe ato serbo-sllave tė tranzituara nėpėr Shqipėri, drejt organizatave terroriste tė ēertifikuara ndėrkombėtarisht.

SERBĖT
Njė nga aleatėt serbė tė ministrit aktual tė Mbrojtjes, pra tė qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė (tė trashėguar vite mė parė nga paraardhėsit e tij) ėshtė: Sllobodan Tesiē, (shih dokumentin) njeriu, qė ndėr tė tjera ėshtė nė listat e zeza tė OKB-sė pėr shkeljen e embargos sė armėve ndaj Liberisė sė kasapit Charles Taylor, nė bashkėpunim me famėkeqin "zot tė luftės", Viktor Bout.

Dhe jo vetėm. Njė tjetėr serb (emri dhe dokumentat pėrkatės ndodhen nė redaksinė e Shekullit) ka ardhur nė Shqipėri tė paktėn deri nė maj 2009. Ky "aleat dhe partner" i qeverisė sė Tiranės ėshtė shquar ndėr tė tjera nė veprimet e spastrimit etnik nė zonėn e Prijedorit tė Bosnjės lindore dhe dyshohet se ka marrė pjesė nė persekutimin e mjekut tė shquar boshnjak Osman Mahmulin. Ai ėshtė njė ish-paraushtarak qė nė bashkėpunim me trupat e brigadės sė motorizuar 343 ka kryer vrasje civilėsh boshnjakė pėrfshirė gra dhe fėmijė nė vendin e quajtur Pyjet e Kurevos nė prill-maj 1992.

Njė serb i tretė ėshtė nė kėtė listė. Ai ėshtė ish-bashkėpunėtor i famėkeqit Diveroli nė vitet 2007-2008 dhe nė verėn e vitit 2010 u vu nėn hetimin e doganave amerikane pėr trafik armėsh dhe municionesh luftarake.

Firma e tij Pinacle Corporation e inkorporuar nė Majami Florida po ashtu po investigohet aktivisht pėr trafik armėsh nė drejtim tė Grupit terrorist somalez Shabaab Militia (bėhet fjalė pėr pushkė sulmi tė prodhimit jugosllav tė Fabrikės Cervena Zastava). Kėto armė serbe do tė tranzitoheshin nga porti i Durrėsit drejt Somalisė.

Fatmirėsisht ndėrhyrja e doganave amerikane njėlloj si nė rastin e n/kolonelit nė pension Otoole bėri qė tė dėshtojė ky trafik. Theksojmė se ky shtetas serb ka vizituar Shqipėrinė edhe pas tragjedisė sė Gėrdecit, pėr kėtė mjafton tė kontrollohen tė dhėnat e pikave tė kontroll-kalimit kufitar.

Njė ndėr partnerėt e Ministrisė sė Mbrojtjes sė qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė (partner i sė paku dy ministrave tė Mbrojtjes) ėshtė edhe ish -komandanti i batalionit tė ish-policisė ushtarake tė Millosheviēit, i cili nė fshatin Gornij Bitesh ka vrarė sė paku dy civilė tė pafajshėm shqiptarė tė Kosovės nė prill tė vitit 1999.

Bashkėpunimi serbo- shqiptar ka vijuar sė paku deri nė fundin e vitit 2010, ose direkt ose i maskuar pas firmave private tė lincesuara pėr tregtinė e armatimeve. Edhe ky bashkėpunim serbo-shqiptar ėshtė kryer nė kuadrin e koalicionit anti-terror apo ndoshta nė suazėn e "fqinjėsisė sė mirė"?

Nė kėtė simbiozė thuajse ēdo veprim importi, eksporti apo tranzitimi i armatimeve shqiptare dhe jo vetėm, ėshtė kryer duke pasur tė pėrfshirė individė serbė. Madje edhe pėr banalitete tė tilla si eksportim armėsh trofe pėr nė Gjermani transporti ėshtė bėrė me kamionė serbė dhe me shoferė serbė, si nė rastin e kamionėve me targa tė Nishit NS228-333/43-77NS dhe NS 228-602/58-03NS me shoferė Beljin Jovan dhe Radasonoviē Milan. (shih dokumentin)

Eksporti i barutit shqiptar pėr Clermont BP nė Belgjikė bėhej me shoferė dhe kamionė serbė, jo se nuk ka shoferė dhe kamionė belgė apo shqiptarė por, sepse serbėt janė mė tė besuar pėr transportin e ngarkesave speciale. Serbėt pėrdorin territorin shqiptar dhe aerodromet shqiptare pėr tranzitimin e qindra ton armatimeve.

Edhe kur duhet tė importohen lėndė plasėse luftarake si psh. C4 nga Irani transporti bėhet me avionė e pilotė serbė si psh avionėt e njė tjetėr personi problematik, i cili veē tė tjerash, ėshtė dekoruar nga Milosheviēi nė janar tė vitit 2000 pėr "trimėri tė treguar nė luftė kundėr shqiptarėve nė betejėn e Llozhės gusht 1998".

IRAN DHE KORE E VERIUT

Kontaktet me boshtin e sė keqes Iran dhe Kore tė Veriut pėrfshinin njė gamė tė larmishme artikujsh, qė nga porositė pėr parti 100 000 kallashnikovėsh e deri tek avionėt pa pilot, pajisjet anti GPS apo granatahedhėsit modernė RPG 29, tė aftė tė dėmtojnė dhe tanket mė moderne si Challenger, Abrahams etj tė pajisur me blind reactive shumėshtresėsh (multi layer reactive armour), qė patėn njė eficencė vdekjeprurėse kundėr tankeve izraelite Merkava 3 nė gusht tė vitit 2006 nė jug tė Libanit.

Pėr tė furnizuar me bomba aviacioni aeroplanėt e mplakur Fantom tė Iranit partnerėt shqiptarė tė ajatollahėve tė Teheranit i blenė nė Afrikė tė Jugut dhe i transportuan nga magazinat doganore hollandeze (si zakonisht nėpėrmjet serbėve) deri nė Rinas.

Pasojat e kėtij bashkėpunimi u panė dhe nė verėn e vitit tė shkuar kur eksplozivi RDX shqiptar i eksportuar nė Iran u kap nė Xhoja Tauro tė Kalabrisė, ndėrsa po bėnte xhiron e botės pėr tė mos u interceptuar para se tė arrinte nė duart e Hezbullahut, qė me ndėmjetėsinė siriane e priste nė portin sirian tė Tartousit.

Shitja e dėshtuar e armėve serbe Jemenit dhe eksportimi i suksesshėm i armatimeve shqiptare drejt aleatit Saleh tė Jemenit janė disa nga bėmat e epokės pas-Gėrdec tė trafikantėve shqiptarė tė armėve.

Natyrisht Ministria jonė e Mbrojtjes nuk mund t'i linte pa i shitur armė edhe aleatit anti terror kolonelit Gadaf, i cili ka dhėnė kontribut tė veēantė anti-terror duke hedhur nė erė diskoteka plot me marinsa amerikanė apo avionė civilė plot me pasagjerė tė pafajshėm.

ISLAMIKĖT

Pėrsa i pėrket marėdhėnies sė trafikantėve shqiptarė tė armėve dhe ekstremistėve islamikė mund tė themi, qė rezultojnė tė pėrzjerė personazhe tė errėt dhe shumė problematikė, mes tė cilėve njeriu qė preu nė besė myslymanėt e mjerė tė Serbrenicės. Nėse kampionėve nė mashtrim tė qeverisė shqiptare u duhen emrat, i kemi dhe ato.

Si konkluzion mund tė themi, qė nėse shqiptarėt nuk do t'ua ndalojnė dorėn kėtyre trafikantėve dhe qeveritarėve tė papėrgjegjshėm, atėhere zoti i ruajtė shqiptarėt! Opozita e luleve dhe qirinjve duhet ta kuptojė se ndalja e dorės sė kontrabandistėve tė armėve nuk ėshtė thjesht luftė politike, por akt patriotik, nė tė kundėrtėn, kur djajtė dalin nga shishja ndodhin Gėrdecė!

Shekulli 4/3/2011

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

:)

Mesazh  Exploratori001 prej 05.03.11 12:23

Lajmet kemi ku ti lexojme,,, faktet duhen te jene me baza te forta. ???? qe te jene te besueshme.
avatar
Exploratori001

Jam i lire nga cdo paragjykim. Ata qe urrej, i urrej te gjithe njelloj.
W. C. Fields


4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e kontrabandes shqiptaro-serbe

Mesazh  Estilen prej 05.03.11 20:26

Exploratori001 shkruajti:Lajmet kemi ku ti lexojme,,, faktet duhen te jene me baza te forta. ???? qe te jene te besueshme.

Explorator 001,mund ti ndiqni lajmet ku te doni,por nuk e di se c'baza faktesh kerkoni...? Ne se nuk e dini se c'dreqin do nje avion rus C-35,me destinacion- Kucov- Rinas,ku c'do darke ben kete linje gati po me shemb banesen,atehere po ju a them une,ngarkon armatime,ngarkesa qe vijne nga Policani i Beratit dhe i dergojne atje jashte kufijve,per te vrare popull te pafajshem,ashtu sic po ndodh sot ne Libanin e kriminelit Gadaf.....dhe dihet se kujt i shkojne ato para te gjakosura ne llogarite sekrete or lum miku.

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e kontrabandes shqiptaro-serbe

Mesazh  thepirust prej 05.03.11 23:51

wow po cuditem
avatar
thepirust

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi