Agjencite me te njohura sekrete

Shko poshtė

Agjencite me te njohura sekrete

Mesazh  beka112 prej 28.02.11 12:47

AGJENCITE ME TE NJOHURA SEKRETE NE BOTE

Mbledhja e informacioneve sekrete apo siē quhet ndryshe “Inteligjenca” ėshtė njė detyrė tejet e rėndėsishme. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse aq shumė vende i kushtojnė rėndėsi tė madhe agjencive tė Inteligjencės. Revista elektronike “Askmen” ka bėrė njė klasifikim tė agjencive mė tė rėndėsishme tė “spiunazhit” nė botė, duke filluar nga CIA e deri tek shėrbimet e fshehta tė Kanadasė. CIA Agjencia Amerikane e Inteligjencės ka tre funksione tė deklaruara:

1) Pėrftimin dhe analizimin e informacionit mbi tė huajt;

2) Propagandėn dhe marrėdhėniet publike; dhe

3) Operacionet e fshehta nėn urdhrat e Presidentit.

CIA-s iu dha liri veprimi e madhe gjatė Luftės sė Ftohtė, ndėrkohė qė qeveria amerikane mendonte se njė pushtet i tillė i pakufi ishte i nevojshėm pėr tė luftuar me sukses agjencinė e Bashkimit Sovjetik, KGB-nė. Si rezultat, CIA u pėrfshi nė shumė goditje jashtė vendit si nė Kili, Kongo dhe Kubė.

MI6

MI6 u krijua vetėm pak para fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore, fillimisht pėr tė mbikėqyrur aktivitetet e Gjermanisė. Qė atėherė, MI6 ėshtė pėrfshirė plotėsisht nė konflikte tė mėdha tė shekullit tė 20-tė dhe 21. Edhe pėrpara sulmeve tė 11 shtatorit MI6 bashkėpunoi nė mėnyrė aktive me CIA-n pėr tė shkėmbyer informacione. MI6 sė bashku me CIA-n kanė shkaktuar pėrmbysjen e shumė regjimeve, siē ėshtė ajo e Kongos nė vitin 1961 dhe e Iranit nė vitin 1953.

GRU

Kur dikujt i vjen nė mendje Inteligjenca e Rusisė, mendja i shkon menjėherė tek KGB-ja. Por, ndėrkohė qė KGB-ja u shkri nė vitin ‘95 nga Boris Jelcin, Agjencia e Shėrbimeve tė Fshehta, akoma mė e vjetėr, GRU, nuk u prek fare nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik. E krijuar nė vitin 1918 nga Lenini, fillimisht kjo agjenci kishte detyrėn pėr tė trajtuar Inteligjencėn Ushtarake.

DGSE

DGSE ėshtė formuar vetėm nė vitin 1982, si zėvendėsim i shėrbimit mė tė vjetėr tė Inteligjencės, SDECE. Ky shėrbim i ri u bė menjėherė pėrgjegjės pėr mbledhjen e Inteligjencės si dhe pėr zbulimin e aktiviteteve tė jashtme tė aktiviteteve tė spiunazhit tė vendeve tė tjera qė preknin interesat e Francės.

ISI

Pas performancės sė dobėt nė shkėmbimin e Inteligjencės ndėrmjet Ushtrisė, Flotės Detare dhe Forcės Ajrore gjatė luftės Indo-Pakistaneze tė 1947-s, qeveria krijoi nė vitin ’48 Ndėr-Shėrbimet e Inteligjencės. Qė prej sulmeve tė 11 shtatorit, ISI ka bashkėpunuar nė mėnyrė aktive me CIA-n.

BND

Agjencia paraardhėse e BND u krijua fillimisht para Luftės sė Dytė Botėrore me qėllimin pėr tė vėzhguar Bashkimin Sovjetik. Nė ditėt e sotme ajo ka si detyrė tė njoftojė qeverinė gjermane pėr cėnimin e interesave tė vendit jashtė kufijve. Buxheti vjetor i BND arrin nė 430 000 000 euro.

Mossad

Agjencia jashtė mase aktive e Inteligjencės sė Izraelit ėshtė pėrgjegjėse pėr grumbullimin e informacioneve tė fshehta, anti-terrorizmin dhe operacione tė ndryshme tė fshehta. Mossad ėshtė njė shėrbim civil dhe nuk pėrdor grada ushtarake, megjithatė pjesa mė e madhe e punonjėsve kanė shėrbyer nė Forcat e Mbrojtjes sė vendit.

R&AW

Agjencia e Inteligjencės sė Jashtme tė Indisė u krijua nė vitin 1986, si pėrgjigje ndaj performancės sė varfėr tė agjencive ekzistuese nė luftėrat kundėr Pakistanit dhe Kinės.

ASIS

ASIS ėshtė pėrgjegjėse pėr grumbullin e Inteligjencės, duke kryer shėrbime tė kundėr-spiunazhit dhe sidomos pėr koordinimin me agjencitė e tjera homologe tė vendeve tė tjera.

CSIS

CSIS ėshtė krijuar sipas shembullit tė CIA-s dhe MI6, pra ėshtė njė agjenci civile qė nuk ka lidhje me ushtrinė apo policinė. Agjentėt e fshehtė kanadezė punojnė brenda dhe jashtė vendit pėr monitorimin e rreziqeve qė i kanosen sigurisė sė Kanadasė.


Lista

CIA
Themeluar: 1947
Emri: Central Intelligence Agency (Agjencia Qendrore e Inteligjencės)
Vendndodhja: SHBA
MI6
Themeluar: 1909
Emri: Military Intelligence, Section 6 (Inteligjenca Ushtarake, Seksioni 6)
Vendndodhja: Britani e Madhe
GRU
Themeluar: 1918
Emri: Glavnoje Razvedyvatel’noje Upravlenije (Agjencia e Inteligjencės)
Vendndodhja: Rusi
DGSE:
Themeluar: 1982, zėvendėsoi shėrbimin e vjetėr tė Inteligjencės
Emri: Direction Générale de la Sécurité Extérieure (Agjencia e Sigurisė sė Jashtme)
Vendndodhja: Francė
ISI
Themeluar: 1948
Emri: Ndėr-Shėrbimet e Inteligjencės
Vendndodhja: Pakistan
BND
Themeluar: 1956, zėvendėsoi agjencinė e vjetėr
Emri: Undesnachrichtendienst (Shėrbimi Federal i Inteligjencės)
Vendndodhja: Gjermani
Mossad
Themeluar: 1949
Emri: Mossad (Instituti i Inteligjencės dhe Operacioneve Speciale)
Vendndodhja: Izrael
R&AW
Themeluar: 1986
Emri: Resesarch and Analysis Wing (Dega e Kėrkimeve dhe Analizės)
Vendndodhja: Indi
ASIS
Themeluar: 1952
Emri: Australian Secret Intelligent Service (Shėrbimi i Fshehtė i Australisė)
Vendndodhja: Australi
CSIS
Themeluar: 1984
Emri: Shėrbimi i Inteligjencės sė Kanadasė
Vendndodhja: Kanada
avatar
beka112

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi