Llozha masone "Skenderbej" ne Athine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Llozha masone "Skenderbej" ne Athine

Mesazh  Niko_ prej 23.02.11 5:43

Po i hidhja njė sy njė faqeje interneti greke, te quajtur "LLOZHA E MADHE E GREQISE" http://www.grandlodge.gr dhe duke kėrkuar aty gjeta njė listė me disa llozha, apo "galeri, ose streha masone, siē i quajnė ata" mė tė vogla tė varura nga kjo llozha e madhe dhe midis tyre dallova njė llozhė masone greke me emrin "Skėnderbej". Gjithashtu nė atė faqe gjeta edhe pak histori pėr kėtė llozhė. E pėrktheva nė shqip dhe po e postoj kėtu, pasi mu duk interesante.

Historik i shkurtėr :

Streha "Galeria" Masone «Skėnderbej» me numrin 31

Galeria Skėnderbej u themelua nė Athinė, mė 28 Prill (11 Maj, me kalendarin e ri) tė vitit 1900, gati 40 vjet (1867) pas themelimit tė strehės "Orienti i madh dhe paqėsor i Greqisė".

Organizimi administrativ i masonerisė greke tė atėhershme, nuk ishte i qartė. Identifikimi i komandantit tė madh suprem, me mjeshtrin e madh tė lavdishėm, pėrbėnte njė pikė fėrkimi. Mungesa e njė godine tė mirė dhe njė vendi tė pėrshtatshėm krijoi probleme tė tjera. Kufijtė e "rrudhur" tė Greqisė paraqitnin rėnie irredentizmi, ndėrsa Europa bėnte akrobacira ndėrmjet paqes dhe luftės.

Fillimet e strehės Skėnderbej datojnė nė vitin 1882, kur antarėt e strehės «Pitagora» me numrin 8", themeluan strehėn «Athina» me numrin 9" qė kishte qėllim kryesor aktivizimin e antarėve tė saj pėr tė ēuar drejt suksesit lėvizjet kombėtare tė grekėve tė skllavėruar tė Kretės dhe tė Maqedonisė.

Nga gjiri i «Athinės» u themeluan edhe streha tė tjera, ndėr tė tjera edhe streha e quajtur «Thespis». Mė 1900, disa antarė tė strehės «Thespis», e cila nuk ishte aktive, frymėzuan grekėt e skllavėruar me impulset e nacjonalizmit dhe idesė pėr ēlirimin e Epirit tė pushtuar nga Turqit. Me pararojė pas'ardhėsin e familjes heroike Suljote, tė paharruarin, tė nderuarin e parė tė strehės, Marko Boēarin, vazhduan me themelimin e strehės sė re me emrin qė do tė sinjalizonte mesazhin ēlirimtar dhe pėr Epirin e skllavėruar. Figura e Gjergj Kastriotit simbolizonte luften dhe pėrpjekjet pėr ēlirim nga pushtuesit turq. Streha «Skėnderbej» me numrin 31, qė nga themelimi i saj, e deri sot pėrshkon drejtim tė njėjtė, tė pandryshueshėm dhe tė vazhdueshėm.

Grekė tė shquar dhe figura tė njohura zbukurojnė hishtorinė e strehės Skėnderbej dhe nga gjiri i kėsaj strehe "ambasadore tė rracės tonė" dolėn (6) mjeshtra tė mėdhenj dhe (27) antarė tė lavdishėm tė kėshillit tė «STREHĖS SĖ MADHE TĖ GREQISĖ».

Nga streha Skėnderbej dolėn dhe u themeluan (8) "streha bija",
nga tė cilat sot janė aktive vetėm (4) prej tyre.

Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Llozha masone "Skenderbej" ne Athine

Mesazh  TheDog prej 28.02.11 1:29

Shum Interesante dhe domethenese per masonizmin Shqiptar.
avatar
TheDog

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Mesazh  nojre prej 28.02.11 8:17

si e pamundur me duket sepse duke pare luften e madhe qe i behet kombit tone nga ata "pisa", politika greke e kam fjalen, ose do jene bere dhe ata grek dhe do kene nderruar kombesine ?
avatar
nojre

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Llozha masone "Skenderbej" ne Athine

Mesazh  enya prej 15.03.11 18:38

"Niko_"....... llozha e madhe dhe midis tyre dallova njė llozhė masone greke me emrin "Skėnderbej"

Lol, ka shume hamendje ne lidhje me perkrenaren e Skenderbeut per faktin qe pse ka koken e nje dhie qe ngjan me figuren e bafomet.
Fakti qe kete llozhe e kane quajtur si Skenderbej, ndoshta ka gjasa te kete nje lidhje ketu me ate qe thashe me lart, keshtu qe ka dicka ketu qe me ben te dyshoj shume fort ne lidhje me kete.


Edituar pėr herė tė fundit nga enya nė 04.04.11 12:29, edituar 1 herė gjithsej
avatar
enya

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Llozha masone "Skenderbej" ne Athine

Mesazh  Niko_ prej 16.03.11 3:52

ENYA, tani po na hedh nė temė tjetėr, qė mbase mund tė ketė lidhje me masonerinė.
Nė radhė tė parė, mendimi im personal ėshtė se objekti qė ruhet nė muzeun e Vjenės ėshtė kurora e Skėnderbeut dhe jo pėrkrenarja e tij! Nė radhė tė dytė, edhe unė besoj se mund tė ketė lidhje me figurėn e mėposhtme qė thuhet se vjen nga lashtėsia dhe ka emėrtime tė ndryshme, si Bahomet, Baal, apo edhe vetė djalli.




Por mė shumė jam i prirė tė besoj se koka e dhisė nė kurorėn e Skėnderbeut ka lidhje me mitologjinė greke dhe me "Greqinė e lashtė" siē njihet nė ditėt e sotme. Nė mitologjinė greke thuhet se Rea, nėna e Zeusit, e ēoi birin e saj tė vogėl dhe tė sapolindur Zeusin, nė ishullin e Kretės tek gjyshja e tij GEA=TOKA qė tė rritej i sigurt larg babait tė tij Kronit, i cili hante bijtė e tij.
Gjithashtu nė mitologji thuhet se Zeusi u rrit duke pirė qumėsht nga briri i djathtė i dhisė Amalthia. ((thuhet se nė Kretė lulėzonte qytetėrimi Minoik rreth 3000 - 4000 vjet para Krishtit dhe se rreth shekullit tė X para Krishtit u dyndėn aty edhe Dorėt e lashtė. (unė pėr vete jam nga ata qė besojnė qė emrin e atij ishulli e spjegon dhe i jep kuptim gjuha shqipe edhe sot Kretė - Kret=kokė)) Dy emrat qė grekėt pėrdorin nė 99% tė rasteve pėr tė treguar, apo pėr t'ju drejtuar Zeusit janė ΔΙΑΣ - DHIAS dhe ΖΕΥΣ - ZEUS. Unė kėtu shoh edhe njė fjalė qė e ruan shqipja e sotme. DHIAS - ndoshta ėshtė ai qė ushqye nga dhia.
Gjithashtu grekėt i thonė dhisė γιδα - gjidha. Pra edhe nje fjale tjetėr qė ruhet nga gjuha shqipe, "gji ' dha", ose "dha gji".
Edhe njė fakt tjetėr ėshtė se njė simbol tjetėr i Zeusit ishte edhe shqiponja, qė ishte gjithashtu edhe simbol i Skėnderbeut. Ndoshta gabohem, por ky ėshtė mendimi im.

Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Llozha masone "Skenderbej" ne Athine

Mesazh  enya prej 16.03.11 16:46

Niko ke sjelle disa fakte shume interesante qe ia vlejne jo vetem per t'u lexuar por edhe per te reflektuar mbi to.
Me ben pershtyje kjo qe thua ti, ne lidhje me disa fjale qe jane tonat dhe tingellojne edhe ne greqishte, mu kujtuan menjehere studimet arkeologjike mbi Dodonen qe arkeologe te huaj e shpjegojne mjaft mire, ate qe ti pretendon ne lidhje me fjalet shqipe, simbolet dhe mitologjine "greke" qe perputhen me ate shqiptare.
Me pelqeu shume ajo qe ke shkruajtur, dhe meqe ne fund ke thene qe "ndoshta gabohem", nuk gabohesh perderisa t'i i argumenton faktet, dhe bashkohem me mendimin tend.
Te pergezoj!
avatar
enya

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi