''Magjia dhe mallkimi'' Njeri...
Faqja 1 e 1 • Share •
''Magjia dhe mallkimi'' Njeri...
''Magjia dhe mallkimi'' Njeri...

Ėshtė e ēuditshme kur sheh sa tė ngjashėm janė njė kategori kafshėsh me njerėzit. I shikon sidomos nga sytė, gjithė atė shprehje kanė,vetėm skanė gojė tė flasin e tė shprehen. Pėrsosmėri syri i tyre, lėkura, qimet, skeleti, shqisat... Hanė, pinė, flenė, zgjohen, teshtijnė, gogėsijnė, luajnė, kėrcejnė, nė disa raste mė mirė se si njerėzit...
Fetė thonė se kafshėt janė vėnė nė shėrbim tė njeriut si krijesa mė e lartė...Dakord. Po ferr e parajsė, a ka pėr kafshėt vallė? Pyetje e vėshtirė, pasi asnjė prej tyre nuk ėshtė kthyer nė kėtė botė tė na rrėfejė gjė. Se mos e kanė bėrė njerėzit kaq gjė!...Edhe ata qė na kanė rrėfyer ndonjė gjė, deri tek pragu kanė shkuar dhe janė kthyer pėrsėri nė kėtė dynja.
Disa thonė se kanė parė njė si tunel me nė fund njė si dritė tė veēantė tė fortė, shumė tė bukur, kanė ndierė njė dashuri hyjnore tė paparė dhe tė paprovuar nė botėn tonė tė perceptueshme nga shqisat qė njohim, dhe qė rrethonte dhe depėrtonte shpirtrat e tyre.
Neurologė, psikologė dhe mjekė rrėfejnė se kėto jane njė halucinacion i trurit, nė gjendjen kur nuk funksionojnė nė sistem indet dhe qarqet e trurit, ose kur ky ėshtė me dėmtime fizike. Njė neurokirurg i huaj e shpjegonte pak si mė thellė punėn me teori kuantesh, thėrrmijash shumė herė mė tė vogla se neutroni, protoni dhe elektroni, dhe konkludonte se nuk ėshtė ēudi qė ashtu si kuanti ndodhet nė tė njėjtėn kohė nė dy vende tė ndryshme, edhe shpirti tė...
Po tė mos zgjatemi shumė nė kėto teori, qė mos iu hyjmė nė hak ekspertėve me ndonjė pasaktėsi...Po tė kalojmė tek kėto qė dimė ose na kanė rrėfyer. Mirė parajsa qė ėshtė qejf o qejf...po ky ferri, ky ferri se si na duket!... A nuk duket si dėnim goxha i rėndė ky i ferrit?
Tė kalosh tėrė pėrjetėsinė e pasvdekjes nė zjarret e llahtarshme tė tij dhe mynxyra pa fund, se si tė duket. Tė paktėn tė ishte me vite dėnimi. 15 a 25 vite ferri p.sh. Po me ferr tė pėrjetshėm, dėnimi sikur ėshtė shumė!...Duket shumė e rėndė qė pėr njė jetė kaq tė shkurtėr tė njeriut tė brishtė, ta dėnosh nė pafundėsi dhe pėrjetėsi, sado mėkatar tė jetė ai.
Ne vetė mėkatarėt vdekėtarė, kur iu bėjmė drejtėsi mbi tokė tė tjerėve njerėz mėkatarė qė vrasin e presin, i dėnojmė me vuajtje tė kufizuara; 10, 20, 25 vjet, apo ja edhe burgim tė pėrjetshėm, qė i bie maksimumi nja 50-60 vite tė kėsaj jete.
Kurse vetė Zoti mėshirėplotė e tolerant, tė jetė kaq i ashpėr nė dėnime me krijesat qė po vetė i ka krijuar!...Edhe vetė Zoti do ta kritikonte vetveten pėr kėtė dėnim kaq tė ashpėr e tė pafundėm...po tė mos na e kishte lėnė ne nė dorė tė reflektonim, tė ndryshonim sjellje, e ti luteshim tė na falte mėkatet tona...pra, qė tė mos pėrfundonim nė ferr...
Meqė dhe nė kėtė fushėn teologjike mund tė ketė plot argumentues dhe ekspertė pėrkatės tė na plotėsojnė ato qė duken si boshllėqe nė dijet tona rreth punėve tė Zotit, le tua lemė atyre sqarimet e detajuara...
Por, meqė bota pėrvev feve pėrkatėse ka dhe plot teori dhe filozofi nga mė tė ndryshmet qė rreken tė zgjidhin misteret dhe enigmat e punės sė shpirtrave tė krijesave, njė pyetje na vėrtitet ndonjėherė: Si p.sh., si mundet qė macja apo qeni ta kenė kaq tė pakėt fatin, ndryshe nga ne njerėzit, qė shpirti i tyre tė jetė burgosur dhe dėnuar brenda njė trupi kafshe; pra maceje apo qeni?
Ēkusure, mėkate, ose mė e pakta, ēinferioritet apo dallim paska shpirti i tyre nga i njė njeriu, bie fjala, keqbėrės apo vrasės (jo nė rrethana lehtėsuese)?...Po sikur tė supozohet qė, meqė jetojmė nė njė botė ku ciklet janė ligjėsi e natyrės dhe botės, tu bjerė rasti dhe radha shpirtrave tė tyre tė ciklojnė dhe tė kalojnė nėpėr trupat e ēdo gjallese, pra tė njėri-tjetrit, pas ēdo ikje dhe fikje tė dukshme nga kjo botė?
P.sh., ke lindur gjarpėr? Pasi ngordh, rilind diku tjetėr si kameleon. Vjen dita dhe i lė shėndenė botės edhe si kameleon? Mė tutje lind tigėr, pilivesė diku, nė njė vend tjetėr gjeografik...E mė tej, nga tigri a pilivesa nė njeri. Nga njeri nė kalė a gomar, dhe kėshtu vazhdon cikli pa fund...
Kjo mund tė ishte deri diku jo shumė shqetėsuese pėr njeriun e thjeshtė dhe pa ndonjė humbje tė madhe. Sado qė edhe pėrjetėsia edhe pėrkohshmėria e ekzistencės janė tė frikshme nė efekt tė parė. Por, pėr atė qė vrapon tė fitojė pa hesap para dhe pasuri, me makutėri dhe nxitim, me ēdo mjet dhe kusht, dhe tu lerė pasuri e trashėgimi pa hesap fituar me tė padrejtė, trashėgimtarėve tė vet gjenetikė, duhet tė jetė jo e lehtė kjo punė.
Ja, ta zėmė se je goxha funksionar nė kėtė botė nė njė vend tė caktuar dhe ke bėrė njė mal me para, ėshtė e tmerrshme qė pasi tė ikėsh nga kjo botė e tė rilindėsh si hardhucė apo ketėr nė Ganė apo nė Ishujt Maldive. As qė ke vetėdije mė se kujt ia ke lėnė paratė dhe psuritė, dhe kė ke pasur pėr tė parė dhe trashėgimtarė gjenetikė.
Tė gjithė njerėzit e botės njėsoj tė duken pėr nga lidhja e gjakut; tė bardhė, tė verdhė, tė zinj, tė kuq. Ēu pa qė u bėre copė pėr tė lėnė trashėgimi dhe shkele me kėmbė njerėzit e tjerė qė si pate pėr tė afėrm e fis?! Tė ngushėllon tė paktėn mendimi, qė edhe nė u bėfsh hardhucė a ketėr, tė paktėn nuk do ta marrėsh vesh dhe sdo jesh i vetėdijshėm se je njė kafshėz, pra qė je hardhucė apo ketėr...
Mirėpo, kjo ėshtė nga pozitat e tė menduarit tė njeriut pėr kafshėt dhe speciet e tjera; askush se ka provuar dhe faktuar se si e perceptojnė dhe konceptojnė ato vetveten dhe tė tjerėt...
Pra, anasjelltas.Pėr tu rikthyer tek ata qė kanė provuar eksperienca tė pragut dhe tė vdekjes klinike dhe janė rikthyer nė kėtė jetė, tė bėnte pėrshtypje nga njė emision televiziv; njė njeri afarist i fuqishėm nė Amerikė qė kishte qenė mjaft i vrullshėm nė biznesin e tij; punonte natė e ditė.
Mjaft i ngrysur dhe i ashpėr me vartėsit, mjaft i kursyer dhe i pėrmbajtur nė donacione dhe shpėrblime. Kjo, deri nė momentin qė kishte pasur njė rast vdekjeje tė tillė, dhe thoshte se kishte parė dhe ndierė gjėra tė veēanta. M[/b][/color][/font]ė[font=Georgia][color=cyan][b] pas, jeta e tij dhe personi vetė kishte ndryshuar krejt.
I ishte kthyer njė jete paqėsore, tė qetė, ishte bėrė mė i dhėnė, mė i dashur, mė i gjendur me tė tjerėt. Edhe mimika i kishte ndryshuar dhe qe lehtėsuar nga ngėrēi e makuteria pėr tė fituar sa mė shumė. Sikur ta dėgjonim dhe ne ca mė tepėr, sdo qe keq...Po kush dėgjon, thuaj!..

Estilen- Shkrime: 1892
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi


















» Rikthimi tek bestytnitė
» Templierėt
» Njeriu enigmatik!
» Reptilian,Illuminati shfaqen ne filmin vizatimor Conan!
» Marrėzira njerėzore 2
» Kuriozitete - 4
» Kuriozitete!
» Blood of the "Gods" - Gjaku i "Zotave"
» Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisė sė relativitetit
» Recetat e mjekesisė popullore pėr tė luftuar semundjet
» Nuk ka fund tė botės nė 2012
» Histori me Entitete - 2
» Zbulime nga personazhet e mistershme!
» Kryqi
» Mendimet rriten me vėmendje
» Facebook, si njė filial i CIA-s
» Pėrbindėshi i Prespės
» Cfare me ndodhi duke ecur rruges??!!!
» Mesazhi i Javės