Domethėnia mistike e numrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Domethėnia mistike e numrave

Mesazh  Neo prej 29.05.08 1:33

Tė famshmit qė besojnė nė domethėnien mistike tė numrave

Por, njė numėr gjithnjė e nė rritje personazhesh tė famshme, ku pėrfshihen Princ, Jusuf Islam (dikur i njohur si Ket Stivens) dhe Uainona Raiders po pėrdorin shifrat pėr tė interpretuar personalitetin, pėr tė shpjeguar ngjarjet, apo edhe pėr tė parathėnė tė ardhmen.

Kolin Beikėr, i Shoqatės sė Numerologjisė nė Britani, tregon pėr rritjen e ndjeshme tė interesit nė gjithēka qė ka tė bėjė me shifrat. Pjesėtarėt e kėsaj shoqate ftohen rregullisht nė studio televizive apo radiofonike nė data domethėnėse, pėrfshi atė mė tė freskėtėn, 7 korrikun (07.07.07).

Sonia Duki, anėtare e kėshilltare e shoqatės, njėherėsh edhe mėsuese numerologjie, thotė se rritja "dramatike" e interesit pėr numerologjinė ėshtė njė shenjė e kohės: "Kur shoqėria kalon periudha krizash, vėrehet prirja qė njerėzit i drejtohen besimit fetar dhe spiritualizmit pėr pėrgjigje".

Por jo tė gjithė janė tė bindur pėr kėtė. Sajmon Sing, matematikan dhe autor librash shkencorė, thotė: "Numrat padyshim janė shumė interesantė - pėr modelet qė krijojnė, vlerat dhe lidhjet mes tyre janė mbresėlėnėse, kanė magjepsur matematikanėt pėr mijėravjeēarė - por t‘u atribuosh fuqi tė mbinatyrshme, qofshin kėto parashikuese apo supersticioze, ėshtė thjesht e trishtueshme".

E trishtueshme apo jo, sidoqoftė, vėrehet qartė se janė jo tė paktė ata qė i janė nėnshtruar magjepsjes ndaj numrave - siē zbulon edhe pėrzgjedhja e disa obsesioneve pas numerologjisė qė po ju ofrojmė mė poshtė:

1. Teoria qė qėndron pas numerologjisė perėndimore shtrihet nė lashtėsi, nė Greqinė Antike dhe tek ideja pitagoriane, qė gjithēka mund tė shprehet nė numra.

Tė frymėzuar nga alfabetet grekė dhe hebraikė, ku germat pėrfaqėsohen nga numrat, numerologėt modernė u bashkėngjisin njė seri shifrash emrave tė njerėzve dhe i pėrdorin, bashkė me datat e lindjes, pėr tė "zbuluar" karakteristikat e personave, si edhe tė ardhmen e tyre. Por ka edhe tradita tė tjera numerologjike, siē ėshtė ajo kinezja.

2. Uri Geler, individi qė lė gjithė botėn me gojėn hapur, falė aftėsisė pėr tė deformuar lugėt, beson verbėrisht te fuqia e numrave dhe ėshtė i obsesionuar nga numri 1111.

"Besoj se njerėzit qė kanė kontakt tė pandėrprerė me fenomenin 1111 kanė njė lloj misioni pozitiv pėr tė pėrmbushur", shkruan nė sitin e tij nė internet: "Kur shoh numrin 1111, lutem pėr fėmijėt e sėmurė dhe paqen nė botė".

3. Numerologjia zė njė vend tė rėndėsishėm pėr tė gjithė besimtarėt shiitė dhe thuhet se Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, konsulton rregullisht atė qė thonė numrat kur vjen fjala pėr tė marrė vendime tė rėndėsishme politike.

Vitin qė shkoi vonoi pėrgjigjet pėr kėrkesat e drejtuara nga Kombet e Bashkuara mbi pasurimin e uraniumit, nė mėnyrė qė ato tė pėrkonin me njė ditė tė shenjtė nė kalendarin islamik.

4. Kinezėt supersticiozė tradicionalisht e lidhin domethėnien e numrave me shqiptimin e tyre. Numri katėr konsiderohet si ogur i keq, pasi tingėllon nė mėnyrė tė ngjashme me fjalėn vdekje, ndėrsa numri tetė ėshtė oguri i mirė, pasi shqiptohet nė mėnyrė shumė tė ngjashme me fjalėn fat.

Numri i telefonit 8888-8888 u shit pėr mė shumė se 270 mijė dollarė nė njė krahinė kineze, ndėrsa Lojėrat Olimpike do tė hapen mė datė 08.08.08 nė orėn 08:08:08 tė mėngjesit.

5. Fizikani bizantin, Aet Amideni, e pėrdorte numerologjinė pėr tė shėruar njė seri sėmundjesh. Recetat pėr kėto sėmundje ndryshonin sipas muajve. Kėshillonte qumėsht nė shtator, hudhėr nė tetor, lakėr nė dhjetor e agjėrim nė korrik.

6. Ndoshta rasti mė tipik nė tė cilin numerologėt kėrkojnė tė gjejnė "domethėnie" tė numrave, u pėrket sulmeve terroriste tė 11 shtatorit. Selli Faubion shėnon nė sitin e saj nė internet: "11 shtatori i vitit 2001 reduktohet nė shifrėn 5 (9+1+1+2+0+0+1=14; 1+4=5).

Qė tė dyja, 11-a (numri i ditės) dhe 5-a shėnojnė data mjaft tė rėndėsishme nė historinė amerikane".

Faubion vėren se numri i fatit tė Amerikės, bėhet fjalė pėr atė tė ditės sė pavarėsisė (4.7.1776) ėshtė, pėr ironi, gjithashtu pesė.

Edhe tė tjerė e nėnvizojnė domethėnien e numrit 11 nė sulmet e shtatorit.

Pėr shembull: i pari avion qė goditi kullat ishte shėnuar nė librat e udhėtimit me siglėn fluturimi 11; sulmet u kryen ekzaktėsisht 11 vjet pasi Xhorxh Bush plaku mbajti para kongresit njė fjalim tė titulluar "Drejt njė rregulli tė ri botėror". 119 ėshtė kodi ajror i Iranit (1+1+9=11).

7. Numri 666, sipas Biblės "numri i bishės", ka pasur pėrjetėsisht domethėnie tė tmerrshme pėr tė gjithė fobikėt e Satanait.

Njė prift amerikan, i quajtur Xhim Sersi, dikur deklaroi se princi i Uellsit ishte vetė anti-Krishti, pasi nė numerologjinė hebraike germat qė pėrbėjnė fjalėt "Prince Charles of Wales" pėrkojnė me shifrėn 666.

Ai, gjithashtu, kishte parashikuar se botės do i vinte fundi nė tetor tė vitit 2000.

8. E marta e 6 korrikut tė vitit tė shkuar (06.06.06) u prit me tmerr nga tė gjitha ato nėna nė prag lindjeje, tė cilat nuk donin kurrsesi qė fėmija e tyre tė lindte nė atė ditė.

Por, nuk ishte e tillė pėr Suzan Kuper, e cila lindi nė orėn 06:00 tė mėngjesit njė djalė me peshė 6 libra nė datė 06.06.06. Djali u quajt Daminen.

Sipas asaj qė shkruhej tė nesėrmen nė mėngjes nė "The Mirror", i ati kishte thėnė: "Ishte njė djallo lindje - pak a shumė si njė spektakėl horror".

9. Disa numerologė kristianė parashikuan se ngjarje tė kobshme do tė ndodhnin mė 06.06.06. Tom Ēeis, njė shkrimtar amerikan, pėrdori astrologjinė dhe Biblėn pėr tė pėrllogaritur sa shpejt do tė dilte nė skenė anti-Krishti, i ndjekur nga rėnia e njė asteroidi; gjithēka do pasohej brenda njė apo dy vjetėsh nga beteja e Armagedonit.

Sipas Ēeis, anti-Krishti ėshtė Vladimir Putin.

10. Xhirimet e filmit "The Omen" nė vitin 1976, njė horror klasik, nė tė cilin familja e njė djali tė quajtur Damien nuk ishte nė dijeni tė faktit se djaloshi ėshtė Satanai, u ndoq nga njė seri e pashpjegueshme krizash numerologjike.

Aktori Gregori Pek, protagonist i origjinalit tė realizuar nė vitin 1976, dhe skenaristi David Seltzer, morėn avionė tė ndryshėm pėr tė shkuar nė Angli, por qė tė dy avionėt u goditėn nga rrufetė. Versioni i ri i filmit "The Omen 666" u hodh nėpėr kinema mė 06.06.06.

11. Portieri i skuadrės Kombėtare italiane tė futbollit, Xhanluixhi Bufon, u dėnua pėr veshjen e njė bluze, ku ishte stampuar numri 88. Nė numerologjinė neonaziste shifra pėrkthehet nė Heil Hitler, duke qenė se H-ja ėshtė shkronja e tetė nė alfabet.

Bufon u shpreh se nuk kishte kurrfarė dijenie mbi domethėnien e numrit: "Zgjodha 88-ėn pasi mė sjell nė mendje katėr topat dhe tė gjithė nė Itali e dimė sa e rėndėsishme ėshtė tė kesh topa: do tė thotė fuqi e vendosmėri".

12. Markus du Sauto, profesor i njohur matematike nė Oksford, beson se atletė si Bekam, tė cilėt mbajnė numra "me fuqi" nė fanella kanė rezultate mė tė mira se tė tjerėt.

Duke e pėrforcuar teorinė e tij gjatė njė leksioni tė mbajtur kėtė vit, profesori tha: "Sporti mbėshtetet fort te psikologjia dhe nė rast se beson qė numri qė mban fsheh diēka tė mbinatyrshme, nuk ka asnjė dyshim qė do luash mė mirė".

13. Nė shkurt tė kėtij viti, njė numerolog u burgos pėr vrasjen nė vitin 1988 tė njė instruktori veturash. 42-vjeēari Martin Braun, kishte shkruar datėn e vet tė lindjes, numrin e shtėpisė sė viktimės dhe datėn e vrasjes nė njė kuti shkrepėseje tė gjetur nė zonė vite pas krimit.

Prova ndihmoi pėr tė siguruar ekstradimin e Braunit nga Australia, ku ishte zhvendosur pas vrasjes.

14. Numerologėt besojnė se njėra nga shifrat qė pėrbėn datėn e lindjes sė njė njeriu zbulon shumė mbi personalitetin e tij.

Gjetja e "numrit tė shpirtit" tė dikujt bėhet duke mbledhur shifrat e datės, muajit dhe vitit tė lindjes. Pėr shembull, pėr dikė tė lindur dje (28.07.2007), duhen mbledhur data e lindjes (2+8=10), muaji (0+7=7) me vitin (2+0+0+7=9).

Pra (10+7+9=26). Dy shifrat mblidhen (2+6) pėr tė dhėnė numrin e shpirtit (8). Mahitma Gandi dhe Tomas Edison gjenden mes njė grupi qeniesh njerėzore tė pėrzgjedhur, ku datat e tyre tė lindjeve korrespondojnė me "numrat madhorė" 11 dhe 22.

15. Sipas numerologut Endi Bulkraig, edhe numrat e PIN-ėve ruajnė domethėnie numerologjike. Pėr tė zbuluar se cila ėshtė domethėnia, thjesht mblidhni katėr shifrat e PIN-it apo kodit tuaj (nė rast se shuma ėshtė me dy shifra, mblidhini edhe ato).

Njerėzit me fitime tė kėnaqshme arrijnė shifrėn 4, ndėrsa filantropėt mund tė shkojnė edhe tek 9-a, ndėrsa ata me dy dysha apo dy katra nė kod janė energjikė dhe, sipas Bulkraig, do kenė fitime tė kėnaqshme.

16. Numerologėt nxjerrin gjithashtu domethėnie edhe nga emrat. Ata i pėrcaktojnė numrat 1-9 tre serive tė alfabetit: A-I; J-R; S-Z (pėr shembull numri 2 u korrespondon germave B,K dhe T).

Duke mbledhur vlerat e secilės prej shifrave qė u korrespondon germave (nėse totali ėshtė me dy shifra, mblidhini) pėrftohet "numri i shpirtit". Pėr shembull, numri 3 tregon se je optimist, 4 tregon se je i qėndrueshėm, ndėrsa 9 ėshtė e lidhur me vizionet e perfeksionin.

17. Nėna e modeles Agunes Dejn (e pagėzuar pas lindjes me Laura Hollins), ia ndėrroi emrin sė bijės pas lexoi nė njė revistė njė artikull mbi numerologjinė. Aty gjeti edhe kombinacionin qė do t‘i dhuronte sė bijės "kombinimin shpirtėror" mė tė mirė. Shpejt vajza la dyqanin ku punonte si shitėse pėr t‘u hedhur nė pasarelat mė tė rėndėsishme tė Evropės.

18. Sipas autores Titania Hardi, e pėrshkruar nga botuesi i saj si "Shtriga e bardhė e parapėlqyer e Britanisė", dita e "forcės sė njė burri" (shumė e numrave tė ditės nė tė cilėn ka lindur) tregon sa i zoti ėshtė nė shtrat.

Ata me numėr 2 pėlqejnė parapėrgatitjet e gjata, ata me 7 janė tė mėrzitshėm dhe ata me 4 nuk janė aspak romantikė.

19. Pėr numerologėt mbėrritja e shekullit 21 shėnoi edhe nisjen e disa viteve tė ngjeshur me data "domethėnėse". Mė e fundmit i pėrket datės 07.07.07, e pėrzgjedhur nga mijėra ēifte supersticioze si dita mė fatlume pėr t‘u martuar (pėrfshi kėtu edhe yllin e filmit "Shtėpiake tė Dėshpėruara", Eva Longoria, edhe ajo nė kėrkim tė tri shtatave me fat).

20. Dr. Nil Heir, njė kimist skocez i kthyer nė numerolog, beson se krizat financiare qė mposhtėn kompanitė "Enron" dhe "Worldcom" mund tė shpjegohen pėrmes shifrės zero. "Dopjozerot e viteve 2001 dhe 2002 pėrfaqėsojnė dosje sekrete dhe skelete tė fshehta nėpėr dollapė", tha nė atė kohė Nil. Heir, gjithashtu, u lexon fatin kompanive, duke analizuar numrat qė rrjedhin nga emrat dhe datat e "lindjes" sė tyre.

21. Sipas disa numerologėve, tė gjitha ngjarjet lidhen me numrin 23. Kjo teori ka gjetur vend nė filmin e komikut Xhim Kerri "Numri 23", si edhe nė serialin televiziv "Tė humbur".

22. Pėr Xhim Kerrin, numerologjia u kthye nė njė obsesion gjatė xhirimeve. E ndėrroi emrin e kompanisė sė tij tė prodhimit nė JC23, duke cituar, mes arsyeve tė tjera, shmangien prej 23 gradėsh tė tokės nga aksi i saj, 23 sekondat qė i nevojiten gjakut pėr tė pėrshkruar trupin dhe fakti qė ka lindur nė orėn 02:30 tė mėngjesit.

Kur Dejvid Bekam u largua nga Britania nė drejtim tė Realit tė Madridit, u ngritėn njė pafundėsi teorish pėr arsyet pėr tė cilat vendosi ta ndėrrojė numrin e fanellės nga 7 nė 23.

Disa zėra spekuluan se e kishte bėrė kėtė pėr nder tė basketbollistit amerikan, Majkėll Xhordan, i cili gjithashtu mbante numrin 23, por pėr numerologėt gjithēka u detyrohet 23 germave qė pėrbėjnė emrat e futbollistit dhe tė bashkėshortes "David and Victoria Beckham".

Kėngėtari Princ, dikur dėshmitar i Jehovait dhe studiues shumė i pėrkushtuar i Biblės, ėshtė vėrtet i fiksuar pas numrit 3121.

Kėngėtari nuk e ka treguar kurrė psenė e kėtij obsesioni, por janė tė shumtė ata qė mendojnė se i referohet shtėpisė me qira ku banon nė Los Anxhelos.

Vitin qė shkoi, pronari i shtėpisė, tė cilit Princ i paguan njė qira prej mė shumė se 50 mijė eurosh nė muaj, e hodhi kėngėtarin nė gjyq, pasi ky e kishte lyer fasadėn e shtėpisė me ngjyrė tė purpurt (simboli i tij) dhe kishte stampuar nė disa vende numrin 3121.

Artisti e ka pėrdorur disa herė kėtė numėr: pėr titull albumi, pėr sitin e tij nė internet dhe pėr parfumin e tij, tė cilin e bėri publik nė njė koncert bamirėsie tė mbajtur mė 07.07.07.

GSh
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi