Ritual per realizimin e pasurise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ritual per realizimin e pasurise

Mesazh  Armiri prej 20.02.11 10:44

Kush di ndonje ritual magjik qe te realizosh pasuri?
Por te jete ritual qe mund ta bejme kur te duam jo vetem ne data te caktuara si psh vetem para vitit te ri etj etj.
avatar
Armiri

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ritual per realizimin e pasurise

Mesazh  Xhemajl prej 20.02.11 12:23

Magjia e realizimit tė pasurisė

▪ Pėr kėtė ritual na nevojiten pesė qirinj (tė lyer me vaj tė parfumuar), patjetėr tė jenė me ngjyrė tė gjelbėr. Pse ngjyra e gjelbėr? Sepse e gjelbra prezanton frytshmėrinė dhe pasurinė (shiko tabelėn e ngjyrave dhe domethėnien e tyre nga numri i kaluar).

Edhe ky ritual kryhet nė ditėn e caktuar. Duhet tė punohet natėn, kur ėshtė Hėna e re, sepse ajo simbolizon fillimin e ēdo pune tė re. ėshtė e preferueshme, mundėsisht, qė Dielli dhe Hėna tė jenė nė shenjėn e shigjetarit, qė nėn dominimin e planetit tė Jupiterit, sjell pasuri materiale dhe begati.

Qirinjtė vendosen nė njė tavolinė para vetes nė formė tė yllit, nė largėsi 60 cm. prej njėri-tjetrit. Ylli ėshtė simbol i fortė magjik dhe ndryshe quhet edhe pentagram.

Para se tė filloni ritualin, qetėsohuni pėr njė kohė, duke i larguar mendimet dominante tė pėrditshmėrisė dhe koncentrohuni nė atė qė dėshironi ta realizoni pėrmes kėtij rituali magjik.

Gjatė koncentrimit, hapeni brendėsinė tuaj qė ajo tė jetė e gatshme pėr ta pranuar fuqinė magjike qė do tė depėrtojė nė tė. Pas kėsaj, ndizni tė pesė qirinjtė dhe nėn ēdo qiri vendosni nga njė monedhė metali, si simbol i begatisė dhe i pasurisė materiale.

Vazhdoni, pastaj, me zė tė ulėt t'i thoni kėto fjalė: "Paratė janė e keqja mė e madhe dhe e paevitueshme, ndėrsa dėshira pėr sasi mė tė mėdha tė hollash ėshtė mėkati edhe mė i madh. Unė (thoni emrin tuaj), vetėm kėrkoj para tė mjaftueshme pėr t'i kryer kėto obligime (citoni cilat) dhe ato nuk do t'i pėrdori, assesi, pėr qėllime tė tjera.

Pasi ta kryeni kėtė lutje, paramendojeni se si mbi qirinj ngritėn lart konturat e yllit pesėcepėshėsh me ngjyrė tė gjelbėr dhe ngjyrė rozė.

Duke e ndjerė qartė kėtė reflektim nė "piskėn" tuaj, drejtojuni engjėllit: "O engjėll SACIHEL, me kėto fjalė tė drejtohem ty, qė i vetmi mund t'i kuptosh dhe nė tėrėsi t'i realizosh dėshirat e mia.

Kėto tė holla mė nevojiten (numėro shkaqet), e kurrsesi pse jam rob i parasė, i cili dėshiron tė jetojė nė begati mė tė madhe sesa tė afėrmit e mi, i madhėrueshmi SACIHELE, realizo dėshirat e mia dhe mė sill fat nė jetė!" Pasi ta kryeni kėtė procedurė, njė kohė qėndroni tė qetė dhe nė mendje vizualizoni se si nga eteri derdhen sasi tė konsiderueshme tė parave.

Ndiejeni kėtė kėnaqėsi dhe pėrjetojeni atė si diēka tė vėrtetė. Largoni nga vetja ēdo dyshim eventual qė mund t'iu preokupojė. Mė pas, i lini qirinjtė qė tė digjen deri ė fund... Paso need dotage i sqaruam dy metoda pėr dėshira konkrete (dashuri dhe pasuri), qė mund t'i realizoni pėrmes ritualit magjik me qirinj, me pak kreativitet dhe duke pėrdorur analogjinė qė do ta nxirrni nga kėto dy metoda tona tė pėrshkruara konkretisht ju, kėtė ritual mund ta aplikoni edhe pėr dėshirat tjera jetėsore.

Ju nevojitet vetėm pak kreativitet, sepse parimet qė aplikohen janė tė njėjta pėr ēdo dėshirė:

• trupi dhe rrobat e trupit pėrherė duhet tė jenė tė pastra;

• rituali me qirinj tė kryhet natėn dhe pėrherė nė dhomė tė qetė;

• para ritualit qirinjtė gjithmonė lyhen me vaj tė parfumuar, sipas procedurės sė pėrshkruar si nė numrin e kaluar;

• patjetėr nevojitet ngjyra e caktuar pėr ēdo ritual me qirinj ėshtė Hėna e re (fillimi i ri i ēdo pune);

• ftohen engjėjt e caktuar (emrat e tyre nuk kanė rėndėsi, quajini si tė doni, por dedikimi i dihet);

• ftohen engjėjt e caktuar (emrat e tyre nuk kanė rėndėsi, quajini si tė doni, por dedikimi dihet);

• vizualizimi i qartė mental i dėshirės;

• gjithnjė nė fund tė ritualit bjeni "diagramin qėllimor". Diagrami, sikurse e pėrshkruam nė numrin e kaluar, ėshtė njė copė letreje e pastėr ku vizatohen simbolet ose shkruhet shkurtimisht dėshira e kėrkuar dhe ajo, gjithnjė, nė fund tė ritualit, digjet);

• lihen qirinjtė tė digjen deri nė fund. Duke pasur parasysh kėtė renditje, jini kreativė dhe nė mėnyrė origjinale formoni ritualin tuaj personal magjik me qirinj, pėrmes tė cilit do t'i realizoni edhe shumė dėshira tė tjera. Mos u hamendni tek emrat e engjėjve.

Ata janė fluidė energjetikė dhe emrat e tyre mund t'i formoni vetė sipas dėshirės suaj, me njė kusht, qė kur t'i ftoni, duhet ta dini se me kė keni punė - pra me engjėj si fluidė energjetikė, qė besnikėrisht do tė ndėrmjetėsojnė nė realizimin e dėshirave tuaja.

Punoni zakonisht me tre qirinj (trekėndėsh), me katėr (katėrkėndėsh), pesė (ylli ose pentagrami), e me mė shumė qirinj (rreth). Tė gjitha kėto nuk janė, thjesht, figura gjeometrike, por stereotipe me simbolikė tė fortė magjike.

Kuptimi racional (logjik) i ritualit me qirinj

Rituali magjik me qirinj ėshtė procesi i komunikimit me inteligjencėn e paskajshme tė ndėrvetėdijes njerėzore.

Pėr ndėrvetėdijen tonė, si pjesė e kundėrt e vetėdijes nuk ka kurrfarė pengesash ose kufizimesh. Vetėm varet prej mėnyrės se si bėhet komunikimi i dėshirės sė kėrkuar. Kurse, ndėrvetėdija dihet kupton vetėm me gjuhėn e figurave tė qarta psikike.

Ritualet nė pėrgjithėsi, pėrmes ndėrmjetėsuesit fizik (nė rastin tonė qirinjtė), pėr magjinė aplikative luajnė njė rol tejet tė rėndėsishėm, sepse vetė ceremoniali i zbatuar praktikantin e orienton qė me tėrė qenien tė koncentrohet nė dėshirėn e caktuar.

Flaka e qiririt e aktivizon shkėndinė e dritės hyjnore qė gjendet nė ne dhe ajo bashkė me ndėrmjetėsuesin e fluidit energjetik, qė e quajmė si engjėll, e absorbon dėshirėn tonė tė shprehur si figuracion psikik, pėr ta regjistruar atė ndėrvetėdija si "urdhėresė" e pastėr qė duhet tė realizohet.

Ky komunikim pasurohet me ngjyra tė caktuara dhe erėra kundėrmuese, tė cilat ndihmojnė pėr t'u aktivizuar nga ne emocionet e caktuara tė kėnaqėsisė shpirtėrore, duke lehtėsuar kėshtu depėrtimin e dėshirės nė ndėrvetėdije dhe, njėkohėsisht, duke e shpejtuar realizimin e saj.

Po ashtu, themi se rituali me qirinj kryhet ditėn e caktuar. Edhe kjo ėshtė tejet e logjikshme dhe racionale pėr kuptimin tonė materialist, sepse pranohet edhe nga shkenca se tė gjithė ne, si qenie tė gjalla, jemi nėn ndikimin e vazhdueshėm tė fushave tė caktuara elektromagnetike tė planetėve dhe tė trupave tjerė qiellorė.

Nė momentet e caktuara, posaēėrisht tė pozitės sė Diellit dhe tė Hėnės, ndėrvetėdija e njeriut ėshtė mė e hapur dhe ndikimet sugjestibile janė mė depėrtuese. Kuptohet, kur tė gjitha kėto kombinohen me ritualin e tėrėsishėm magjik, nuk ka gjasa qė dėshira e kėrkuar tė mos realizohet nė tėrėsi.

Pra, siē pamė, asgjė misterioze dhe e pabesueshme.

Tė gjitha ritualet e pėrshkruara tė magjisė u nėnshtrohen ligjshmėrive tė caktuara tė Universit. Ne i besojmė ose i mohojmė ato, varėsisht nga niveli i njohjes dhe tė kuptuarit e kėtyre ligjshmėrive.

Nga Adnan Abrashi
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi