Filmi “Eyes Wide Shut”, provė e konspiracionit

Shko poshtė

Filmi “Eyes Wide Shut”, provė e konspiracionit

Mesazh  Neo prej 16.02.11 23:53

Filmi “Eyes Wide Shut”, si provė e teorive tė konspiracionit



Nė 3 mars 1999 u shfaq pėr herė tė parė privatisht pėr njė rreth tė ngushtė njerėzish filmi “Eyes Wide Shut”, me Tom Cruis dhe Nicole Kidman. Katėr ditė mė pas regjisori i filmit, Stanley Kubrick vdiq. A kishte lidhje me filmin vdekja e tij?

Filmi krijoi debate pėr skenat e orgjive nė tė, dhe nisur nga pritshmėritė u quajt njė dėshtim. Por ajo qė e dallonte kėtė film nga filmat e tjerė tė llojit neo noir ishte se nė tė tregohej pėr njė llozhė masonike.

A mos u soll edhe Kubrick, nė njėfarė mėnyre, si personazhi kryesor i filmit, mjeku i ri Bill Halford, i luajtur nga Tom Cruis, i cili hyri pa leje nė njė llozhė masonike? Kubrick nuk hyri pa leje nė llozhėn masonike me filmin e tij, se llozha i kishte gjėrat nėn kontroll sigurisht, me anė tė kompanisė kinematografike qė prodhonte filmin.

Por duket se Kubrick u josh tė kapėrcente vijėn e kuqe dhe tė jepte njė kumt pėrtej atij qė i kishin ngarkuar. Kėtė e pagoi me jetėn e vet, ashtu siē ishte rregulli nė llozhėn pėr tė cilėn tregohej nė film.

Llozha misterioze pėr tė cilėn tregohet nė filmin “Eyes Wide Shut” nuk ėshtė njė fantazi letrare, por tė tilla ekzistojnė vėrtet dhe janė shumė tė vjetra. Orgjitė seksuale nė to janė njė mėnyrė kamuflimi. Por orgjitė janė gjithashtu tė kontrolluara sipas njė kodi tė rreptė. Siē tregohet nė film, ēdo femėr zgjedh njė tė ftuar pėr atė natė. Kėshtu, atė qė do tė ndodhė e kontrollojnė krerėt e llozhės, se cila do tė shkojė dhe me cilin.

Kėto shoqėri sekrete, nė dukje orgjike, nė fakt kanė qenė dhe janė think tanke, depozita mendimi. Ato e kanė origjinėn qė nė Egjiptin e Vjetėr, dhe mund tė hetohen pas semiologjisė mitologjike. Nė Egjiptin e Vjetėr, Isis, ishte perėndesha e magjisė, artit dhe thjeshtėsisė, dhe njėherėsh gruaja e perėndisė Osiris.

Pse ishte njė femėr perėndesha e magjisė dhe artit, kur kėto zeje nė atė kohė kontrolloheshin nga meshkujt? Sepse egjiptianėt e vjetėr e njihnin sekretin e atij qė mund tė quhet diskutim kreativ. Diskutimi kreativ mund tė pėrshkruhet si aktivizimi i njė motorri kėrkimi nė internet. Ne shkruajmė fjalė nė Google dhe motorri i kėrkimit vihet nė lėvizje dhe na jep tė dhėnat.

E njėjta gjė ndodhte dhe ndodh ende nė kėto llozha. Femrat, tė cilat bėnin pėrzgjedhjen e meshkujve, qenė tė instruktuara pėr tė bėrė diskutim kreativ. Kėshtu llozha arrinte tė mėsonte ato qė i duheshin nė mėnyrėn mė tė thjeshtė. Prandaj Isis qe dhe perėndesha e thjeshtėsisė. Por kėto qenė dhe vende tė pėrpunimit mendor, se femrat instruktoheshin tė induktonin nė mendjen e meshkujve tė pėrzgjedhur gjėra tė menduara me kujdes, pėr tė influencuar mendimin e tyre.

Nė Antikitet arti filloi tė shihej gjithherė e mė tepėr nga tė pushtetshmit si mjet pėr kontrollin dhe manipulimin e shoqėrisė. Fuqia e artit ishte e madhe. Prandaj artistėt duheshin mbajtur nėn kontroll, duheshin influencuar.

Mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė kėtė qenė shoqėritė sekrete. Historia qė tregohet nė “Eyes Wide Shut”, ku njė femėr e panjohur shpėton personazhin kryesor qė ka hyrė pa leje nė njė llozhė tė mistershme, ėshtė e vjetėr sa miti i Orfeut, dhe nė fakt ėshtė njė version i kėtij miti.

Orfeu ishte njė artist i fuqishėm, i cili bėnte hymne fetare, njė gjė shumė e rėndėsishme kjo nė atė kohė. Miti na thotė se ai u kėrkoi leje zotave qė tė hynte nė ferr dhe tė nxirrte prej atje gruan e tij tė vdekur, Euridice. Miti duket se e ka tjetėrsuar tė vėrtetėn. Duket se ėshtė Euridice ajo, e cila u sakrifikua pėr tė shpėtuar Orfeun, i cili kishte hyrė pa leje nė shoqėrinė e mistereve.

Miti na thotė se Orfeut iu vu si kusht qė tė mos e kthente kokėn pėr tė parė tė shoqen derisa tė dilte nga ferri, ndryshe ajo do tė tretej nė moment. Orfeu nuk duroi dot dhe ktheu kokėn, vazhdon miti, kėshtu qė Euridice u tret nė ajėr.

Ndoshta njė gjė e ngjashme ka ndodhur, por ajo qė ka rėndėsi ėshtė se ajo qė bėri Orfeu ishte tė kthente kokėn pėr tė parė ndėshkimin e saj. Ata qė drejtonin shoqėrinė e mistereve nuk mund tė lejonin qė tė shkelej rregulli i hekurt. Kush kapėrcente kufirin e mistereve pa leje duhet tė ndėshkohej. Miti shkon mė tej duke na thėnė se Orfeun e coptuan femrat, pėr shkak se ai nuk tregonte interes ndaj tyre, se e kishte mendjen tek Euridice.

Qė e kanė coptuar ėshtė e sigurt, dhe ky ishte ndėshkimi se ai shkeli rregullat e shoqėrisė sekrete. Miti i Orfeut duhet t’ u shėrbente si mėsim artistėve, qė tė mos shkelnin rregullat e mistereve. Por artistėt harrojnė shpejt, prandaj miti herė pas here duhej tė pėrsėritej nė versione tė ndryshme. Ndoshta njė tjetėr “Orfe” i cili kėrkoi Euridicen ishte Sandro Boticcelli, piktori i Rilindjes Italiane, autori i pikturės sė famshme “Lindja e Venusit”.

Nė Firencen e Medicėve tė shekullit XV ku jetonte dhe punonte Botticcelli shoqėritė e mistereve, tė tipit tė asaj qė tregohet nė “Eyes Wide shut” qenė shumė tė pėrhapura. Dhe piktorėt qenė shumė tė pėlqyer nė to, pėr arsye tė kuptueshme. Ėshtė thėnė se Botticelli-it i shėrbeu si model pėr perėndeshėn e dashurisė Simonneta Vespucci, njė aristokrate fiorentine, e martuar, me shumė gjasė njė pjestare e kėtyre shoqėrive tė mistereve. Simona e bukur, siē e quanin, vdiq nė moshėn 23 vjeē. Njė tjetėr Euridice qė ndėshkohet.

Nė filmin “Eyes Wide Shut”, kodi pėr tė hyrė nė shtėpinė e mistereve ėshtė fjala “Fidelio”. Por “Fidelio” ėshtė edhe titulli i njė opera tė Ludwig van Beethoven, tė sė vetmes opera tė tij. Subjekti i operas ka njė ngjashmėri kurioze me atė tė filmit.

Nė operan e Beethoven, njė grua, Leonora, hyn nė njė burg e kamufluar si mashkull, si njė guardian me emrin Fidelio, dhe shpėton burrin e saj, i cili gjendet atje i ndryrė nga njė tiran i keq. Nė film ėshtė njė femėr e panjohur, e cila e shpėton personazhin kryesor nga ndėshkimi qė kishte hyrė pa leje nė shtėpinė e mistereve. Siē shihet pra, kodi “Fidelio” nuk ėshtė aspak i rastėsishėm.

Ka tė dhėna qė tregojnė se jeta e Beethoven, nė kohėn qė kompozoi “Fidelio”, i ngjante asaj tė personazhit kryesor tė filmit “Eyes Wide Shut”. Llozhat e mistereve nuk qenė njė gjė e rrallė nė Austrinė e kohės kur jetonte Beethoven.

Arti i tij qe shumė i fuqishėm, ai kishte influencė mbi njerėzit, kėshtu qė nuk mund tė mos tėrhiqte vėmendjen e elitės sė mistereve, e cila i ofroi biletėn pėr nė llozhėn e mistereve. Nė filmin “Eyes Wide Shut” tregohet se nė llozhėn e mistershme tė orgjive kishte njė rregull tė tmerrshėm.

Nė rast se dikush hynte pa leje, ai do tė dėnohej me vdekje, pėrveēse kur e shpėtonte njė femėr ndėr tė pranishmet, e cila si shpėrblim duhet tė pranonte tė bėnte seks me tė gjithė tė pranishmit qė e dėshironin kėtė gjė. Ky rregull sigurisht qė ishte vendosur pėr tė afėrmit e atyre tė cilėt gjendeshin brenda me leje, se ēdo femėr qė gjendej brenda, nuk mund ta bėnte kėtė sakrificė pėrveēse pėr njė tė afėrm tė saj. Ose pėr njė tė dashur.

Opera “Fidelio” u paraqit pėr herė tė parė, nė Vienė, nė nėntor 1805. Njė vit mė parė kishte ndodhur njė ngjarje qė fiton njė kuptim tė ēuditshėm nė kontekstin e kėsaj historie. Burri i Josephine Deym, njė aristokrate, e cila ishte e dashura e Beethoven, vdiq papritur.

Njė vdekje e papritur nuk ėshtė ndonjė gjė e rrallė, por ajo duket e dyshimtė kur njė vit pas saj del opera “Fidelio”, ku tregohet se si njė grua e kamufluar hyn nė burgun ku gjendet burri i saj dhe e shpėton atė. Beethoven qartėsisht e ka tjetėrsuar ngjarjen. Nė fakt ishte burri i i Josephine Deym, i cili duhet tė ketė hyrė pa lejė nė llozhėn e mistereve, dhe kur e kanė kapur, gruaja e tij nuk preferoi tė shpėtojė atė, por njė njė sens, Beethovenin.

Skenari i filmit “Eyes Wide Shot” bazohet nė romanin “Traumnovelle” tė shkrimtarit austriak Arthur Schnitzler, i botuar nė 1926 dhe qė nė anglisht mban titujt “Rhapsody” dhe “Dream story”. Arthur Schnitzler (1862-1931) ėshtė njė njeri shumė interesant. Ai ishte i biri i njė mjeku ēifut hungarez qė jetonte nė Vienė. Arthur Schnitzler u diplomua pėr mjekėsi dhe filloi punė nė Spitalin e Pėrgjithshėm tė Vienės, por befas e braktisi profesionin dhe filloi tė shkruajė letėrsi pornografike.

Vetė Zigmund Freud do ta ēmonte veprėn e Schnitzler, duke i shkruar atij nė njė letėr “Unė kam krijuar pėrshtypjen se ju keni mėsuar nėpėrmjet intuitės- ndonėse nė tė vėrtetė si rezultat i vetėkqyrjes sensitive- gjithēka qė mua mė ėshtė dashur tė gėrmoj tek personat e tjerė me punė tė mundimshme”.

Nė tė vėrtetė vepra e Schnitzler ishte njė kumt, pėr artistėt, tė cilėt harrojnė shpejt dhe u duhet freskuar kujtesa herė pas here. Njė kujtesė se bota ėshtė njė realitet misteresh ku ka disa rregulla, pėr shkeljen e tė cilave ka ndėshkim. Njė artist kishte hyrė nė politikė, Adolf Hitler. Vepra e Schnitzler do tė etiketohej si “ndyrėsi ēifute” nga Adolf Hitleri, definitivisht njė gabim i dyfishtė i tij, se mund ta kishte kuptuar, madje edhe pėrdorur shumė mė mirė.

Arti erdhi duke u bėrė gjithherė e mė tepėr njė instrument manipulimi ndaj shoqėrisė, me zhvillimin e mjeteve tė komunikimit masiv. Artistėt harrojnė shpejt, dhe historia e Orfeut dhe Euridices duhej pėrsėritur me atė tė John Kennedy dhe Merylin Monro. Ėshtė thėnė se Kennedy u vra pėr shkak se nuk mbėshteti ndėrhyrjen nė Kubė, pėr tė rrėzuar regjimin komunist atje. Marrėzi!

Nėse ishte kėshtu duhej tė ishte vrarė Eisenhower para tij, i cili e la Kubėn qė tė bėhet komuniste. Kennedy dhe Monro u vranė se shkelėn rregullat e llozhės sė mistereve, si Orfeu dhe Euridice. A donte Kennedy tė shpėtonte Merylinin nga zgjedha e llozhės sė mistereve apo e kundėrta, kjo nuk do tė merret vesh kurrė. Njė gjė duket e sigurt. Ata paguan ēmimin e tmerrshėm. Historia e tyre duhet tė ishte njė paralajmėrim pėr flirtin e njerėzve tė artit me ata tė pushtetit dhe e kundėrta. Gjithēka duhej bėrė sipas vullnetit tė llozhės.

Por artistėt harrojnė shpejt, dhe po ashtu edhe tė tjerė qė kanė shpirt artisti dhe e tillė qe Lady Diana. Ajo donte tė bashkonte tek vetja nė njė Merylin Monro dhe John Kennedy. Kjo “Euridice” e ēuditshme gjeti njė “Orfe” musliman. Llozha e ndėshkoi duke i vrarė tė dy njė njė tunel, njė simbolikė kurioze kjo me kalimin e Orfeut dhe Euridices nė ferrin e errėt, nga i cili Euridice nuk doli dot kurrė. Ashtu si Lady D nga tuneli. Tė gjithė duhet ta merrnin mėsimin qė vazhdonte tė jepej prej rreth 3000 vitesh.

Qė mėsimi tė bėhej i pagabueshėm, pas vdekjes sė saj u ngarkua njė regjisor, Stanley Kubrick qė tė bėnte filmin “Eyes Wide Shut”. Por Kubrick ishte njė artist dhe artistėt janė tė paparashikueshėm. Ai josh qė pėrveē kumtit qė i ngarkuan tė jepte dhe kumtin e vet nė film, kumtin e denoncimit tė mistereve. Llozha e kapi kėtė gjė dhe nuk mund ta lejonte. Prandaj ai vdiq katėr ditė pas shfaqjes sė parė private tė filmit, ku tė pranishėm qenė sigurisht edhe njerėzit e llozhės. A deshi ky “Orfe” tė bėnte njė homazh pėr “Euridice”-Diana?

Kėtė nuk do ta mėsojmė kurrė. Asnjė “Euridice” nuk doli qė ta shpėtojė atė, si nė film, a ndoshta nuk mund ta shpėtonte. Kubrick vdiq dy vite para se tė vinte viti nė tė cilin zhvilloheshin ngjarjet e filmit tė tij tė njohur fantastiko-shkencor “2001: A space Odyssey”, i cili u bė nė 1968. Kur Kubrick bėri njė odise nė kozmos, ai jetoi edhe 31 vite pas kėsaj.

Kur ai bėri njė odise nė llozhat e mistereve, ai jetoi vetėm edhe katėr ditė pas shfaqjes sė parė jopublike tė filmit! Shumė pjesė tė filmit u shkurtuan, u tha pėr skena tė rėnduara me orgji seksuale, por ne nuk do ta marrim vesh kurrė me saktėsi tė vėrtetėn.

Ēdo pėrpjekje pėr tė zbuluar tė vėrtetėn etiketohet si teori konspiracioni. Por ē’ ėshtė tekefundit njė teori konspiracioni. Ajo ėshtė njė mėnyrė pėr tė shpjeguar nė mėnyrė tė arsyeshme ngjarje pėr tė cilat nuk mund tė jepet njė shpjegim tjetėr i arsyeshėm.

Njė regjisor ēifut (Kubrick ishte me origjinė ēifutė dhe prindėrit e tij kishin ardhur nė Amerikė nga Austro-Hungaria) bėn njė film pėr njė llozhė masonike dhe vdes katėr ditė pas shfaqjes sė tij. A nuk ėshtė kjo njė premisė pėr njė teori konspiracioni?

Njė mjek ēifut nė Vienėn e gjysmės sė dytė tė shekullit XIX le profesionin dhe bėhet shkrimtar pornografik. Dhe ky njeri shkruan romanin pėr llozhėn e mistereve orgjike. A nuk ėshtė kjo njė premisė pėr njė histori konspiracioni?

Ky shkrimtar zgjedh nė romanin vet si fjalė-kyē titullin e operas sė vetme tė Beethoven, ku aludohet pėr njė histori tė ngjashme. A nuk ėshtė edhe kjo njė premisė pėr njė teori konspiracioni? Tekefundit ēka ėshtė njė teori konspiracioni veēse njė mėnyrė e tė parit tė botės Eyes Wide Open?

Si shumė gjurmė krimi mbeten nė realitet. Por llozha kujdeset edhe pėr kėtė. Atėherė dalin varrėmihėsit. Kėta janė profesorė hijerėndė tė cilėt ofrojnė metodologji tė cilat tė mundėsojnė ta kuptosh botėn duke i shpėrfillur kėto fakte, qė ta perceptosh botėn Eyes Wide Shut.

Ashtu si teologėt e Mesjetės qė i mėsonin njerėzit ta mendonin botėn si tė sheshtė dhe me diellin qė rrotullohet rreth saj. Dhe studentėt hedhin kapelat nė ajėr kur mbaron shkolla nga lumturia qė mėsuan ta njohin botėn nė versionin qė ajo ėshtė e sheshtė dhe dielli rrotullohet rreth saj.

G.SOT
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provė e konspiracionit

Mesazh  Odin prej 29.10.12 10:33

Kujton vėshtirėsitė e ‘Eyes Wide Shut’



Aktorja e njohur Nicole Kidman ėshtė hapur pėr herė tė parė mbi rolin e saj nė filmin e fundit tė Stanley Kubrick, ‘Eyes Wide Shut’, ku ka interpretuar pėrkrah ish-bashkėshortit tė saj Tom Cruise.

Nė njė artikull pėr ‘The Hollywood Reporter’, aktorja australiane theksoi se mezi i ėshtė mbushur mendja nga regjisori i ndjerė pėr tė xhiruar skenat e seksit: “Shumė skena nuk janė futur nė film sepse nuk ndihesha rehat.”

Mė tej, Kidman sqaron se filmi nuk kontribuoi nė ndarjen e saj nga Tom Cruise. Ēifti u divorcua dy vite pas shfaqjes sė parė tė filmit: “Nuk mendoj aspak se xhirimi i filmit ishte fillimi i fundit tė martesės sime.”

Nė fund, Kidman shprehet se nuk e ka kuptuar ende siē duhet filmin: “Kubrick nuk na e ka thėnė ndonjėherė se pėr ēfarė fliste filmi, kėshtu qė unė nuk e di tamam.”
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provė e konspiracionit

Mesazh  gjilanasi prej 01.06.13 23:13

Kubrick vdiq njė javė para lansimit tė kėtij filmi...
Kjo ngre pyetjen: Martir apo Sakrificė?
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provė e konspiracionit

Mesazh  Flavius prej 18.10.13 20:48

Kubrick eshte vrare sepse ne kete film ka thene shume gjera qe nuk duhej thene.

avatar
Flavius

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provė e konspiracionit

Mesazh  Arsenic prej 13.01.14 22:05

avatar
Arsenic

70


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provė e konspiracionit

Mesazh  Muneer prej 13.01.14 22:20

di njeri ta shpjegoje ate film.? e kam pare dhe se kam kuptuar sakte.
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provė e konspiracionit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi