Ferri dhe Parajsa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Admin prej 11.05.08 16:27

Ferri

Ferri apo skėterra sipas shumė besimeve fetare, ėshtė vendi nė tė cilin pas vdekjes ndėshkohen pėrjetėsisht shpirtrat e njerzve qė kanė bėrė njė jetė tė shthurur dhe mėkatare.

Nė krishterim dhe islam ferri ėshtė i zjarrtė. Nė besime tė tjera ferri, nganjėherė ėshtė njė vend i ftohtė dhe i errėt (nga e cila rrjedh edhe fjala "skėterrė" nė shqip).

Nė kundėrshtim me ferrin, shpirtėrat qė kanė bėrė njė jetė tė drejtė, nė pėrputhje me dėshirėn e Perėndisė, shpėrblehen tė banojnė nė parajsė.

Sot ferri nėnkuptohet nė mėnyrė figurative, si njė gjėndje humbjeje apo mospranie tė hyjnores sesa si vend ndėshkues i amshuar.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 24.11.11 22:48, edituar 2 herė gjithsej

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Admin prej 11.05.08 16:29

Ferri
Nė krishterim

Nė krishterim ferri pėrfytyrohet si njė vend i nėndheshėm, i errėt, me zjarr e squfur, i banuar nga dreqėrit, qė mundojnė me dhimbje tė papėrshkrueshme, pikėllim dhe vuajtje tė amshueshme shpirtėrat e papenduar tė mėkatarėve tė dėnuar. Tė dėnuarit nė ferr munden tė shikojnė shenjtorėt, tė lumnuarit dhe tė tė penduarit qė pushojnė nė lumturinė e parajsės apo nė pritjen e shenjtė tĖ purgatorit, por nuk munden tė gjejnė qetėsi dhe lehtėsim, pa asnjė shpresė. Jezusi nė veēanti, e ka pėrshkruar shumė qartė konceptin e "ferrit" nė krahasime dhe diskutime tė ndryshme, tė cilat gjenden nė ungjijtė e Mateut dhe Markut:

«"Tani po ju them se do tė vijnė shumė nga lindja dhe pernėdimi dhe do tė rrijnė nė njė sofėr me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin nė mbretėrinė e qiejve, ndėrsa bijtė e mbretėrisė (tokėsore) do tė dėbohen nė errėsirė, ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh."»(Mt, 8,11-12)

* «"Biri i njeriut do tė dėrgojė engjėjt e Tij, tė cilėt do tė mbledhin nga Mbretėria e Tij tė gjitha skandalet e tė gjithė vepruesit e padrejtėsisė, dhe do t“i hedhin nė furrėn pėrcėlluese ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh."»
(Mt, 13,41-42)

dhe sipas Markut,

«"Nėse syri yt mėkaton, shkule jashtė: ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh nė jetė i ēalė, sesa tė hidhesh me tė dy sytė nė Gjeena, ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk shuhet."»(Mk, 9,47-48 ).

Ka edhe pėrmendje tė tjera pėr Gjeenan, te Luka dhe Gjoni, e cila ishte njė luginė ku digjeshin vazhdimisht plehrat dhe mbeturinat, prandaj edhe Jezusi e pėrdor atė si metaforė pėr tė shpjeguar dhimbjen e tmerrshme tė ferrit, atė tė zjarrit. Ai pėrsėrirt shpesh edhe formulėn "ku do tė jetė vajtim e shtėrngim dhėmbėsh", gjė qė jep njė pėrfytyrim tė frikshėm tė vuajtjes dhe pikėllimit tė ferrit.

Nė teologji dhe filozofinė skolastike, ferri ėshtė thjesht largėsia nga Perėndia, mosprania e dritės sė Tij hyjnore, dhe pikėrisht kėtu qėndron nė tė vėrtetė ndėshkimi skėterror, pėrtej pėrfytyrimit poetik.

Nė fakt, shpirti priret vetvetiu me zjarr e dėshirė kah Perėndia, d.m.th. kah e pakufishmja, e Vėrteta, Bukuria dhe Dashuria Absolute. Pra, heqja "nė amshim" e kėtij qėllimi tė epėrm tė dėshirės njerzore, e dėnon shpirtin nė vuajtjen e tij tė amshuar.

Afria, qėnia nė Perėndinė, nga Perėndia dhe pėr Perėndinė, ėshtė pėr shpirtin, nė rrafshin qėllimor, realizimi i qėnies sonė zanafillore, dhe, mbi atė dėshiror, lumturia jonė; nė tė vėrtetė , kėta dy "rrafshe", mbivendosen tek Perėndia, duke u bėrė "plani" i vetėm kulmor.

Nuk ėshtė Perėndia ai qė e dėnon shpirtin, pra, por ėshtė shpirti qė dėnohet gjatė jetės, duke mos pranuar "Rrugėn e shpėtimit" tė ndėrtuar dhe themeluar nga gjaku i Krishtit. Nė pėrmasėn tejnatyrore tė amshimit, pėrtej kohės nuk ėshtė i mundshėm asnjė ndryshim - lėvizje, dhe prandaj Perėndia nuk mund tė shpėtojė shpirtrat e dėnuar, pėr tė cilėt megjithkėtė vuan, si Ati i tė gjithė njerzimit.

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Admin prej 11.05.08 16:32

Ferri
Nė islam

Ndėr besimtarėt musliman ferri njihet si xhehenem (arabisht:|جهنم) dhe nėnkupton vendin ku ndėshkohėn njerėzit pa besimtarė dhe mėkatarė.

Ferri nga muslimanėt merret ashtu siē pėrshkruhet nga Kur'ani, libri i shenjtė i muslimanėve, kėshtu qė nė Kur'an ka pėrshkrime tė ferrit si dhe krahasime tė vetive tė tijė tė kėqia me vetitė e mira tė parajsės (xhenetit).

Ferri (ashtu sikur edhe parajsa) sipas burimeve islame nuk janė njė tėrėsi por janė tė ndarė nė nivele (jetėsore) varėsisht nga jeta dhe veprimtaria e personit, pra nė kuadėr tė tėresis si ferr ka ferre tė ndryhsme nga ai mė i lehti (Qė kur zjerri ndezet nėn kėmb truri vlon nė kokė) e gjer tek ata mė tė vėshtirėt.

Ferri nuk ėshtė vendbanim i pėrjetshėm pėr tė gjithė, por ka nga njerėzit tė cilėt do tė kalojnė njė pjesė tė pasvdekjes sė tyre nė ferr dhe pastaj do tė kalojnė nė parajsė, do tė thote pas shpagimit pėr mėkatet e bėra nė jetėn e tyre.

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ferri Biblik!

Mesazh  Fikrro prej 13.02.11 14:44

Ferri Biblik



Nė ē’moment tė zhvillimit tė tij intelektual, njeriu antik flijoi zjarrin, simbolin e pėrparimit tė tij madhor teknologjik tė asokohshėm, nė altarin e fesė – me qėllim qė Zoti i tij, tashmė Unik, ta pėrdorė si dekor universal tė ferrit tė tij ndėshkimtar ? Atė zjarr, tė cilin ai e kish pėrvehtėsuar me aq vėshtirėsi dhe sakrifica – frut i revoltės titaneske tė tokėsorit Prometé ndaj tiranisė qiellore sė Zeusit !

Pėrgjigja duhet kėrkuar nė tekstet e shenjta, Bibla mes tė tjerėsh, qė gjithmonė kanė nxitur debate tė gjalla mes teologėve dhe filozofėve – lidhur me vendin dhe rolin qė i ėshtė rezervuar nė tė, ndėshkimit qiellor dhe nė mėnyrė tė veēantė ferrit. Bibla (shėnimi 1) pėrmban katėr shprehje tė pėrvetshme, tė cilat sipas rastit janė interpretuar ferr, sinonim i zjarrit tė pėrjetshėm. Dhjata e Vjetėr – hebraisht nė origjinal, pėrmban fjalėn « sheol », tė pėrsėritur 65 herė dhe tė pėrkthyer nė 31 raste « ferr » dhe herėt e tjera « vendbanim i tė vdekurve », « gropė » ose thjesht « varr ». Dhjata e Re pėrmban tre tė tjera – nė gėrqisht kėsaj rradhe, tė pėrkthyera gjithashtu ferr, gropė ose varr : « hades » (i shfaqur 10 herė), « tartaro » (1 herė e vetme) dhe « gehenne » (12 herė).

Cili pra ėshtė pėrfytyrimi i ferrit pėr hebrenjtė parabiblikė, autorė tė Torah-ut, tė Neviim-it dhe tė Ketuvim-it, tė pėrmbledhura brenda atij korpusi qė njihet nga tė krishterėt me emrin Dhjata e Vjetėr– dhe mė tej, pėrfytyrimi i Apostujve ungjillorė – shkrues tė Dhjatės sė Re, hebrenj tashmė tė krishtėruar ?

Sikundėr dhe nė tė tjerė popuj, besimi nė jetėn e pėrtejme ėshtė element esencial i fesė hebraike primitive dhe para sė gjithash, njė e tillė jetė i pėrgjigjet njė gjendjeje tė egzistencės tė reduktuar, njė vendi tė quajtur sheol. Por ndėrkohė qė vendndodhja e tij ėshtė e papėrcaktuar, gjendja e shpirtrave nė kėtė sheol mbetet fort e errėt. Ndoshta pasi edhe arsyeja e hebrenjve tė asaj epoke ishte e pafuqishme – ende e pandriēuar nga rrėfimi hyjnor - ose mė mirė tė themi, pozitivizmi dhe prakticiteti i racės ishin fort pak tė afta pėr tė spekulluar mbi « tė pėrtejmen » individuale.

Sigurisht qė hebrenjtė reflektonin dhe shqetesoheshin pėr atė botė, por nė rradhė tė parė ata mendonin pėr kėtė tjetrėn, pėr mjetet dhe metodat e nevojshme pėr tė arritur lumturinė individuale dhe pasurimin e pėrbashkėt. Sidoqoftė, pėrmes rėnieve, ngritjeve, ndėshkimeve apo sukseseve, kronika e ndėrtesės teokratike tė Izraelit – ashtu sikundėr e pėrshkruan Dhjata e Vjetėr deri nė periudhėn e mbretit David dhe mė tej – nė tė gjitha aspektet e saj morale, sociale apo politike shpreh pėrgjegjėsinė morale tė elitave, fajėsitė dhe gabimet e tyre – pėruljen, tė denja pėr ndėshkimin por edhe pėr faljen e Krijuesit Jahve.

Veēse kjo pėrgjegjėsi morale e hebrenjve pėrpara Krijuesit shfaqet nė terma aspak hyjnore : Ligji i Torah-ut (Levitiku 11-24 ; Deuteronomi 15-45) pėrmend njė varg ndėshkimesh pėr tė gjithė ata qė shkelin preceptet e shenjta por kėto ndėshkime janė thjesht tokėsore. Sa pėr jetėn e ardhshme, ajo mbetet e trishtė dhe e zymtė ; vetėm disa shpirtra sipėrore mund tė shpresonin nė njė perspektivė shpėtimi mesianik – zaten po ato ndėrgjegje tė ndriēuara qė parashikonin ndėshkimet morale nė sheolin e pėrtejmė.

Fillesat e njė ndjeshmėrie individuale dhe kolektive ndaj ndėshkimeve qė rezervon jeta e pėrtejme shfaqen pas Kronikave, me Librat e vjetra morale si Jobi dhe Ekleziasti, tė pėrmbledhura nė gjirin e Ketuvim-it gjatė periudhės helenistike tė vonėt. Ndryshe, ėshtė shqetėsimi mbi raportet e pėrmbysura mes pasurisė dhe virtyteve tė kėsaj bote qė ngrenė ēėshtjen e ndėshkimeve nė botėn e pėrtejme.

Por sidoqoftė, duhet tė vinin Profetėt e mėdhenj, saktėsisht Isaia, Ezekieli, Danieli, Zaharia dhe Malakia qė mė nė fund, Krijuesi tė shpaloste perspektivėn e jetės sė pėrtejme si edhe ndėshkimet e sheolit pėr pėr tė dėnuarit, mėkatarėt – lė ligjtė Babilonas, Asirianė dhe Egjiptianė – gjykimin e fundit !

Por edhe nėse zjarri spastrues mbetet njė armė e preferuar e Krijuesit, ai nuk bėn pjesė nė takėmet e sheolit hebraik. Dhjata e Vjetėr e paraqet kėtė tė fundit si njė « vend tė fshehur », i adaptuar pėr gjendjen e njeriut qė vdes dhe pas vdekjes, njė e pėrtejme e padeshifrueshme ku vdekatari i thjeshtė pėrfundon i heshtur dhe i pandėrgjegjshėm. Le ta quajmė pra kėtė sheol - pse jo - ferr tė hebrenjve.

Sidoqoftė, njė sheol-ferr qė nuk korrespondon aspak me imazhin e sotėm tė ferrit, njė sheol ku zjarri mungon mizorisht. Duhet tė dilte nė skenė libri i Enokut - Henoc jetėshkurtri, patriarku i shtatė pas Adamit, ai qė « eci me Zotin pėrgjatė treqind vjetėsh, dhe qė mė tej shkoi, pasi Zoti e mori » – sikundėr thotė edhe Dhjata e Vjetėr (Gjeneza 5 :23, 24) pėr tė patur edhe njė nga tė rrallat vizione kozmologjike tė sheolit.

Ky libėr paraqet sheolin si tė ndarė nė disa zona - : nė tė parėn, tė drejtėt dhe shenjtorėt presin gėzueshėm ditėn e Gjykimit (Ungjilli sipas Llukės e quan kėtė vend « Gjiri i Abrahamit ») ; nė zonėn qė vijon, tė ndershmit jo fort tė pėrmendur presin me durim shpėrblimin e merituar ; nė tjetrėn, tė ligjtė ndėshkohen dhe presin gjykimin e fundit dhe nė tė fundit, tė ligjtė qė nuk meritojnė ringjalljen vuajnė ndėshkimin e tyre tė pėrjetshėm.

Por ajo ēka tėrheq vėmendjen nė kėtė tekst, autorėsia e tė cilit mbetet e errėt – fillimisht e shkruar nga hebrenjtė, mė tej e rishkruar nga helenėt e Aleksandrisė dhe e rikopjuar nga duar etiopiane - ėshtė pikėrisht imazhi i zjarrit si mjet ndėshkimi hyjnor ndaj mėkatarėve (90 :13 ; 99 :5) si edhe ferri i pėrflakur, i rezervuar ndaj tė gjithė atyre qė kanė pėrbuzur tė Pėrzgjedhurin e Zotit, Birin e tij (62 :14).

Pėrfundimisht, eskatologjia skėterrore hebraike – ajo doktrinė teologjike qė merret me objektivat fundore tė njeriut dhe me shėndrrimin pėrfundimtar tė botės - paraqitet shumė mė sipėrore se sa simotrat e saj pagane. Vėrtet qė edhe nė tė, ndėrhyrja e Zotit mbetet vendimtare dhe fort e dukshme – pėr tė mos thėnė shpėtimtare - por sidoqoftė, asaj i mungojnė mitet e Helenėve, panteizmi i Persėve, animizmi i Babilonasve, metempsikoza e Indianėve, sikundėr dhe faraonizmat pėrrallore egjiptiane.

Tek hebrenjtė, njeriu ėshtė krijuar nga Zoti pėr Zotin dhe ky Zot – Providencė transhendent dhe krijues, i drejtė por xheloz - sa i dashur dhe i kujdesshėm po aq i dhunshėm dhe hakmarrės – ka zgjedhur njė mėnyrė origjinale pėr tė komunikuar me krijesėn e tij, tė krijuar sipas imazhit tė vet – mesazhin mesianik. Nėpėrmjet Fjalės sė tij dhe duke vringėlluar ndėshkimin e gjykimit tė fundit, ai vigjėlon parreshtur mbi ēdo krijim tė duarve tė tij nė kėtė botė dhe nė atė tjetrėn.

Gjatė shekullit qė paraprin Krishtin–Jesus, mendimi hebraik lidhur me jetėn e pėrtejme fillon tė precizohet dhe shfaq idenė e dy gjendjeve tė ndryshme tė shpirtrave nė rrugėtimin e tyre : njė gjendje pėr tė Drejtėt dhe njė tjetėr pėr tė pafetė, adeptėt e blasfemės. Kėto dy koncepte qėndrojnė nė origjinė tė dy fjalėve-shprehje tė reja, qė karakterizojnė dy ekstremet kozmogonike.

Qielli ose parajsa, e rezervuar pėr tė parėt dhe ferri-gehene, vend vuajtjesh dhe mundimesh, ku pėrfundojnė tė dytėt, tė gjithė ata qė refuzojnė drejtėsinė dhe dashurinė e Zotit. Qė tė dyja gjendjet janė tė pandashme nga ideja e njė drejtėsie hyjnore pas vdekjes – sikundėr dhe tė zgjedhjes sė lirė njerėzore, pėrcaktuese e statusit pėrfundimtar.

Nė paraqitjen e saj tė ferrit, Dhjata e Re lejon tė kqyren tre faza : nėpėrmjet ungjillit, Krishti shfaq plotėsisht substancėn e teologjisė sė ferrit-gehene – njė vend i llahtarshėm ku mbizotėrojnė pėrbuzja si dhe mallkimi i Zotit (dam), zjarri, ndėshkimi i pėrjetėshėm i ēdo mėkati vrastar ; nė kuadrin e teologjisė sė tij tė shtjelluar nė Epitrat, shėn Pavli (Paul) zhvillon nė mėnyrė sintetike eskatologjinė skėterrore ; sė fundi, nė Apokalipsin e tij, nėpėrmjet vizioneve ngėrthyese, shėn Jani (Jean) pėrvijon realitetin e plotė – dhe pjesėrisht material – tė vendit dhe tė vuajtjeve nė atė greminė tė zjarrtė ku do tė gjenden nė shekuj tė shekujve tė gjithė adeptėt e Qytetit tė tė Keqes. Risija nė kėtė rast qėndron pikėrisht nė pėrdorimin e fjalės « gehene » - ferr nė letėrsinė apokaliptike, paralelisht me pėrdorimin e fjalės hades e cila mbetet sinonim tashmė i helenizuar i sheolit tė dikurshėm.

Kėshtu, nė Ungjillin e tij (9:42-48), Marku vendos nė gojėn e Krishtit fjalėt e mėposhtme (tė mė falin besimtarėt pėr « egzotizmin » e pėrkthimit):
. « .. dhe nė se dora tėnde bėhet pėr ty sebep i tė qorollepsurit, prije, ja vlen mė mirė tė jesh dorac por nė jetė se sa me tė dyja duart dhe tė shkosh nė gehene, nė atė zjarr qė nuk shuhet kurrė.

Dhe nė se kėmba tėnde bėhet sebep i qorollepsjes, kėpute ; mė mirė kėmbac dhe nė jetė se sa me tė dy kėmbėt dhe tė pėrfundosh nė gehene. Dhe nė se syri tėnd bėhet sebep i qorollepsjes, kėrreje ; mė mirė qorr por nė mbretėrinė e Zotit se me dy sy dhe nė gehene, ku krimbi i tyre nuk ngordh kurrė - in gehennam ignis inextinguibilis - dhe ku zjarri nuk shuhet kurrė - ignis non extinguitur. ».

Nė Apokalipsin e tij (20 :12-14), shėn Jani shprehet :
« … dhe tė vdekurit u gjykuan sipas veprave tė tyre, sipas atyre qė ishin shkruar nė kėto libra.. Dhe tė vdekurit dhe qėndrimi i tė vdekurve u hodhėn nė pellgun e zjarrit. Eshtė kjo vdekja e dytė, pellgu i zjarrit. Sejcili qė nuk ishte shkruar nė librin e jetės u hodh nė pellgun e zjarrit »
Ibidem (21 :8) :

« … pėr frikacakėt, jo-besimtarėt, tė llahtarshmit, vrasėsit, tė paturpshmit, magjistaret, idolatrėt dhe tė gjithė gėnjeshtarėt, fati e tyre do tė jetė nė gehene, nė pellgun e djegshėm tė zjarrit dhe tė squfurit, qė ėshtė edhe vdekja e tyre e dytė ».

Lexuesit e sprovuar tė Ungjillit vėrejnė se fjala gehene ėshtė njė shtrembėrim dhe greqizim i shprehjes hebraike « hinom », emėrtimi i njė farė lugine me tė njejtin emėr nė jug tė Jeruzalemit, e pėrdorur si depo plehrash qė prej lashtėsisė, ku squfuri pėrdorej pėr tė ushqyer zjarrin « e pėrjetshėm » dhe ku – sipas rastit – pėrfundonin kėrmat e kafshėve dhe trupat e kriminelėve tė gjykuar dhe tė egzekutuar, por qė s’kishin gjetur varr. Kėshtu, imazhi i Apostujve lidhur me ferrin qiellor dhe zjarrin e pėrjetshėm tė tij ushqehet dhe frymėzohet, sikundėr dhe pritet, nga realiteti tokėsor i epokės.

Nga momenti qė egzistenca e ferrit dhe e zjarrit tė pėrjetshėm s’mund tė vihet mė nė dyshim, pasi tashmė elementė pėrbėrės tė Librave tė Shenjtė dhe si rrjedhim tė vetė dogmės, Etėrve tė parė tė Kishės ju desh tė shpalosnin thesare tė mendimit filozofik-kishtar lidhur me njė varg problemesh tė natyrės « praktike », si pėr shembull : cila ėshtė natyra e zjarrit nė tė cilin duhet tė digjen tė ndėshkuarit ?

Pa hyrė nė meandret e kėtij mendimi, le tė pėrmendim se ai mobilizoi mendjet mė tė ndritura tė epokės dhe shkaktoi jo pak viktima mes mė tė pabindurve, mes tė cilėve Origjenin (185-254) - teolog i shquar i gjuhės greke dhe adept i Platonit, ithtar i shpėtimit tė pėrjetshėm dhe themelues i herezisė tė origjenizmit.

I ndjekur nga Klementi i Aleksandrisė (160-220), ky Origjen spjegon se zjarri i pėrmendur nė Shkrimet e Shenjta ėshtė metafizik dhe inteligjent ; ai shpreh pendesėn e shpirtit mėkatar nga kujtimi i mėkatit tė kryer dhe ushtrohet jo mbi mishrat por mbi vetė shpirtin – ai nuk konsumon por depėrton pėrmes shpirtit, dhimbjeve tė tė cilit pėr shkak tė mėkateve tė kryera i duhet shtuar pamja e mirėsisė qė ju shpaloset tė zgjedhurve nga Zoti dhe qė ju mungon tė ndėshkuarve.

Mė eklektik, shėn Gregori i Nyse-s (335-395), njė nga etėrit mė tė shquar tė Kishės sė Lindjes, vjen si pėrfaqsues i gjithė atyre qė besonin se ky zjarr ėshtė metaforik. Nė Fjalimin Katekizmik, ai shprehet :
. « Jeta e dhimbshme e mėkatarėve (nė atė tė pėrtejmen) s’mund tė krahasohet me asgjė qė shkakton vuajtje nė kėtė tonėn. Edhe sikur t’i vemė tė njejtat emra qė njohim kėtu ndėshkimeve tė pėrtejme, ndryshimi mbetet i pamasė.

Me fjalėn zjarr ju jeni mėsuar tė konceptoni njė gjė krejtėsisht tė ndryshme nga zjarri i kėtushėm, pasi ai atje zotėron njė veti qė ky kėtu nuk e ka : i pari nuk shuhet kurrė ndėrkohė qė pėrvoja ka zbuluar jo pak mėnyra pėr tė shuar tjetrin – dhe diferenca ėshtė e pamatė mes njė zjarri qė shuhet dhe zjarrit tė pashueshėm…

Shkrimet na mėsojnė se tė mallkuarit do tė ndėshkohen me vuajtje tė drejta, qė janė zjarri, terri, krimbi, qė tė gjitha vuajtje tė pėrbėra nga elementė materialė. Shpirti, meqėnėse ėshtė thjesht shpirtėror, nuk mund tė preket asnjėherė nga zjarri. Si ka mundėsi qė terri mund ta torturojė shpirtin, pikėrisht atė qė nuk zotėron organe pamore ? Ēfarė vuajtje mund t’i shkaktojė atij krimbi, i cili mund tė prekė trupin, por askurrė shpirtin ? »

Propagandist praktik, shėn Jan Kristozomi (Gojėarti) (349-407), Doktor i Kishės dhe Patriark i Konstandinopojės, nė homelinė e tij mbi shėn Matinė (Mathieu) shprehet :
Atje (nė gehene) askush pėr t’ju mbrojtur, askush pėr t’ju shpėtuar ; ju nuk mund tė shquani fytyrėn e qetė dhe tė ėmbėl tė Shpėtuesit… tė paktėn, mbi tokė kemi mundėsinė t’i pėrulemi Perandorit, t’i lutemi dhe tė fitojmė nė kėtė mėnyrė lirinė e ndonjė tė dėnuari.

Por nė ferr, kj o ėshtė e pamundur ; atje asnjė falje ; atje gjendemi mes vuajtjeve dhe dhimbjeve tė papėrshkueshme. Nga momenti qė jemi tė dėnuar nė zjarr, humbim natyrisht Mbretėrinė dhe kjo gjė pėrbėn edhe fatkeqsinė mė tė madhe.

E di se shumėkush trembet vetėm duke dėgjuar emrin gehene, por unė deklaroj se humbja e kėsaj lavdie sipėrore ėshtė edhe mė e tmerrshme se sa vuajtjet e gehenes... njė humbje e asaj la vdie qė do tė na bėnte pėrjetėsisht tė lumtur ; ēfarė torture kjo e tė qenit njė objekt pėrbuzjeje nga Krishti, tė mund tė ndjesh nga goja e tij : nuk ju njoh mė ; tė akuzohesh prej tij se nuk ke dashur t’i japėsh pėr tė ngrėnė kur Ai ishte nevojtar. Mė mirė tė goditesh nga mijra rrufe se sa tė shohėsh kėtė fytyrė kaq tė butė tė shmangė vėshtrimin nga fytyra tėnde, kėta sy kaq tė qetė tė tė kqyrin me indinjatė.

Pėr herė tė parė kėshtu, Ati i kishės ortodokse pėrmend shkoqur atė ēka teologjia e mėvonshme do ta cilėsojė si vuajtja e dam-it. Njė zhvillim cilėsor i natyrės morale dhe njėkohėsisht, shprehje e kompleksitetit tė sensit tė vetė krishtėrimit qė do tė pėrbėjė edhe esencėn teologjike tė kėsaj Kishe tė konsideruar si universale : besimin solemn mbi personin e Krijuesit tė saj hyjnor. Veēse nė kuadrin e kėsaj feje tė re, ky Krijues nuk mjaftohet me atributet e tij tė vjetra hebraike : as me mesazhin profetik abrahamik as edhe me aksionin shpėtimtar moisian.

Tashmė Fjala jashtėkohore dhe jashtėtrupėrore zbret nė tokė – njeri mes njerėzve ; ajo mishėrohet nė gjirin e njė gruaje, Marisė, dhe pjella e saj Krishti – njėkohėsisht Zot dhe njeri – ėshtė bartės universal i mesazhit dhe e aksionit.

Qėndrimi ndaj Krishtit pėrbėn edhe gurin themeltar tė kėsaj feje – objekt kundėrshtish heretike dhe pohimesh dogmatike tė njė varg Koncilesh tė shenjta (njėzet tė tilla), nga ai i Nikesė (nė vitin 335) deri tek ai i Vatikanit (1869-1870). Ai pasqyron vėshtirėsinė konceptuale tė tė pranuarit njėkohėsisht tė unitetit tė substancės sė personit Krisht nėpėrmjet dualitetit tė natyrave tė tij – hyjnore dhe njerėzore – si edhe tė dy vullneteve tė tij natyrore aspak tė kundėrta – hyjnor dhe njerėzor.

Mjafton t’i referohemi pėrmbajtjes dogmatike tė pėrcaktuar qė prej Koncilit tė parė dhe tė pandryshuar prej shekujsh :
« Biri i Zotit, i vetmi i ngjizur prej Atit, ēka do tė thotė nga substanca e Atit, Zot i Zotit ; i ngjizur dhe aspak i krijuar, bashkėsubstancial me Atin nga i cili tė gjitha sendet janė bėrė nė Qiell dhe mbi tokė ; i cili, pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė, ka zbritur dhe ėshtė mishėruar, u bė njeri, vuajti, u ringjall ditėn e tretė, u ngjit nė qiej nga ku edhe do tė rivijė pėr tė gjykuar tė gjallėt dhe tė vdekurit »
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Fikrro prej 16.02.11 20:28


Metafizikė e ferrit (1)




« Sot prifti na foli pėr ferrin dhe vuajtjet e mėkatarėve…»

E hoqa pėr njė ēast vėmendjen nga rryma kompakte e njerėzve nė metro. Kqyra disi pjerrtas profilin e tim biri qė pėrpiqej me sa mundej tė shtrinte ēapin, me gjithė peshėn e ēantės nė kurriz dhe zbulova njė shkėndijė djallėzie nė vėshtrimin e tij tė kaltėr :
«… por nga momenti qė askush nuk ėshtė kthyer prej andej, si mund tė jetė aq i sigurt ai nė pėrshkrimin e tij ? »
« Ndoshta kėtė siguri ai e gjen nė Bibėl, pasi aty-kėtu ky libėr flet pėr ferrin » - ju pėrgjigja pa pikė sigurie.
« Pse, ai qė e ka shkruar Biblėn, ka qėnė vallė nė ferr ? » - kėsaj rradhe sinqeriteti ndihej dukshėm nė zėrin e fėmijės.
« Ai ose ata qė e kanė shkruar, kanė qenė frymėzuar nga fjala e Zotit qė mes tė tjerash, ka krijuar edhe ferrin ».
« Pėrse atėhere Zoti qė ėshtė Mirėsi krijoi ferrin dhe ēon njerėzit nė tė ? ata njerėz qė i krijoi po ai vetė sipas imazhit tė tij ? »
Nė vend tė tij do tė kisha pyetur : kur e krijoi Zoti kėtė ferr, pėrpara apo pas krijimit tė Adamit dhe Evės ? por u turrėm pėr tė kapur atė farė treni nėntokėsor dhe duhet thėnė patėm fat pasi dera metalike u mbyll rrafsh me shpinat tona.

Nėse ferri sipas biblės ishte bėrė pėr Satanin dhe engjėjt e tij tė nxirosur, Egėsirėn, profetin e rremė dhe tė gjithė ata qė nuk pėrmendeshin nė Libėr, ky ferri tjetėr ku gjendeshim ishte bėrė pėr « djajtė » e vegjėl, tė thjeshtė dhe pa pretendime. Pėr turmėn shumėngjyrėshe dhe shumėgjuhėshe, tė lodhur dhe kutėrbuese, e cila pėr hir tė njė mrekullie tokėsore mbetej e padukshme nė rrugėt e gjera dhe tė qeta tė mbitokės, nė magazinat e mėdha tė ndritshme dhe erėmira tė qendrės sė qytetit. Ndoshta, pasi ata janė ngjizur me tė njejtėn lėndė transparente tė ėngjėjve.

Nė qetėsinė e shtėpisė, kujtimi i njė tė tillė bisede mė shtyu drejt vargut tė kundėrshtive jo fort tė pėrditshme : parajsė - Ferr, Zot – Satan, engjėj – djaj.. dhe mė tej, dritė – errėsirė, krijim – shkatėrrim, mirėsi – ligėsi…. Sikundėr njė e fryrė e shkujdesur qė shpurrit hirin e ftohtė tė vatrės, mendimi heterodoks zbuloi gacėn e ndezur dhe djegėse tė fshehur mes shtresės sė trashė tė tė vėrtetave tė vjetra.

Megjithėse dikur, formimi ynė ateist trushpėlarės mbėshtetej mbi dialektikėn e kundėrshtisė, nė krye tė tė kundėrtave qėndronte materja si dhunė dhe fjala si ideologji dhe aspak ideja si dije apo morali si arbitėr. Me njė fjalė, simbolika jonė tokėsore e mbijetesės, e materializuar nė fillim me shpatėn dhe mė tej me kazmėn dhe pushkėn, kėto hekura tė nėntokės - atribute tė trupit, qe nė antitezė tė plotė me amėshimin e shpirtit, tė mishėruar nė kryqin dhe librin, kėto derivate tė pemės sė pėrjetshme.
Njė arsye mė shumė pėr t’ju rikthyer leximit, reflektimit, shkrimit ; nė ndekje tė atij filli tė spėrdredhur tė urtėsisė apo tė marrisė njerėzore… shkurt, metafizikės.

I pėrballur qė nė ag tė egzistencės sė tij paleolitike me antinominė jetė-vdekje, njeriu e zgjidhi arbitrarisht dilemėn duke « shpikur » varrin. Mė tej, ai filloi ta mobilojė kėtė varr me sende tė pėrditshme (ushqime, armė, vegla deri edhe shoqėrues frymorė) me idenė tashmė tė formuar se « jeta e pėrtejme » do tė ishte e ngjashme me atė tokėsore, njė pėrzgjatje e jetės reale. Njė kohė mė pas, ai u detyrua tė pranojė se gjurma e vetme e kėsaj simbolike mortore nė kujtimin e tė gjallėve paraqitej si njė zhytje e pafund drejt harresės, drejt hiēit.

Tashmė nė epokėn neolitike, duke u projektuar nė njė logjikė mistike parafetare qė sugjeronte qenien e njė varg forcash hyjnore qė rregullonin egzistencėn njerėzore, e vetmja zgjidhje « racionale » qė paraqitej para njeriut ishte pikėrisht ndarja fatlume e trupit nga shpirti.

Njė zgjidhje qė bashkonte dėshirėn e lumtur - rishfaqjen e shumėpritur tė qenies sė dashur, tashmė tė pėrcjellė me ceremoni drejt banesės sė fundit, dhe realitetin e trishtė – pėrmbajtjen e krimbur, tė pluhurosur dhe minerale tė varrit, konstat i pėrvojave tė plaēkitjes sė varreve dhe i kuriozitetit tė sėmurė. Trupi, kjo mbėshtjellje materiale, e pėrkohshme - pra e vdekshme dhe e shkatėrrueshme e qenies, mbyll rrugėtimin e tij tokėsor nė varr, ndėrkohė qė shpirti tashmė i ēliruar nis njė rrugėtim tė ri, drejt horizontesh tė reja – imagjinare dhe tė imagjinuara.

Megjithatė, edhe kjo zgjidhje e shpirtit fluturak paraqet disa vėshtirėsi konceptuale, tė vėna nė pah nga pyetje krejt tė natyrshme : cila ėshtė trajektorja e rrugėtimit tė njeriut-shpirt ? ē’vend i rezervohet atij nė jetėn e pėrtejme ? Pėrgjigja mbetet komplekse dhe dhe thelbin e saj duhet ta kėrkojmė mes elementėve tė kulturės shpirtėrore tė qytetėrimeve ose grup-qytetėrimeve dhe nuk ėshtė e rastit qė gjykimet tė reflektojnė njė botėpėrfytyrim herė-herė linear, karakteristik i botės mesdhetare (Egjipt, Babilonė, Greqi apo Romė), herė-herė ciklik, tipik pėr Lindjen e Largėt (Indi, Kinė apo Japoni).


Ferri mitik.

Djep kulturash dhe mitesh, Mesdheu, realitetin e tij tė mesėm tokėsor jo fort gazmor, qė nė lashtėsi e ka plotėsuar me dy ekstremet e boshtit kozmogonik : njė « territor » pėrrallor i larė nė dritė – pikėrisht aty ku jetojnė forcat e larta dhe tė plotfuqishme qė qeverisin vetė jetėn, Perėnditė - parajsa ; si dhe njė « territor » tjetėr i errėt dhe i frikshėm – aty ku kanė pėrfunduar perėnditė e mallkuara, rrebele dhe tė pamėshirshme - ferri. Mė se e natyrshme qė i pari tė gjendet nė pafundėsitė e qiellit dhe i dyti nė shpellat e thellėsisė sė tokės !

Cili ėshtė kriteri qė pėrcakton ngjitjen nė qiell apo zbritjen nė greminė ? gjykimi i bėmave dhe i akteve tė ish-tė-gjallit nga zotėrit fuqiplotė qė arrijnė tė ndajnė tufėn nė fatlumė dhe tė dėnuar – pesha e fajeve, e matur me kandarin shpirtpeshues. Aspekti mė domethėnės i imagjinatės mitike post-mortore ėshtė ndėrthurja e saj me elementėt e strukturės teogonike, karakteristikė thuaj e pėrbashkėt e qytetėrimeve tė lashta tė pellgut mesdhetar dhe tė Lindjes sė Afėrme.

Kėshtu, « bota e pėrtejme » e egjyptianėve ėshtė njė imazh, i ngjashėm me vetė Egjiptin, refleks i pafundėsisė tė perėndive dhe e zoolatrisė tė tij aq karakteristike. Ajo vjen si njė rajon i pafund, i ndarė me mure dhe me porta, i rrethuar me kėneta tė pėrbaltura dhe i ndarė me lumenj dhe kanale – herė herė tė zjarrtė. Shqetėsimi mė ndrydhės i egjiptianėve ishte pikėrisht njohja e itinerarit qė duhej zgjedhur si edhe pėrgjigjet e sakta qė duheshin shqiptuar gjatė « provimit » pėrfundimtar.

Ja pėrse sarkofaget e tyre pėrmbanin harta tė vėrteta si edhe tekste komplekse pėr tė lehtėsuar sadopak barrėn e tė vdekurve pėrpara turmės sė gjykatėsve fundorė (dyzet e dy tė tillė), mes tė cilėve shkėlqenin perėnditė Osiris, Thot, Horus dhe Anubis. Ata qė e meritonin shkonin me gėzim nė mbretėrinė e Osirisit, tė tjerėt qė nuk ja dilnin mbanė kėtij provimi ishin tė dėnuar me etje dhe uri tė pėrjetshme nė varret e pluhurosura, tė detyruar tė hanin mutin e tyre, tė shqyer nga gjarpėrinjtė e stėrmėdhenj Apop dhe Sati.

Elementėt e ferrit asiro-babilonas shfaqen nė epopenė sumere tė Gilgameshit (mijėvjeēari i IIItė p.e.s) dhe « Zbritja e Ishtarit nė ferr », heroit mbretėror tė tė cilės pėr t’i gjetur hyrjen ju desh tė shkonte deri nė kufirin e fundėm perėndimor, aty ku dielli shkon pėr tė fjetur. Ky ferr paraqitet si imazh i pėrmbysur i vetė Babilonės : njė qytet i tėrė i nėndheshėm – Arallu – i mbrojtur nga shtatė mure dhe shtatė porta, i rrethuar nga ujrat e lumenjve. Sumerėt dhe babilonasit e quanin « toka pa kthim » ose « shtėpia qė kur hyn, askush nuk del ».

Jeta e pėrtejme bazohet nė ambivalencėn mes gjumit dhe vdekjes, njė egzistencė e zymtė, e lagėsht dhe e mykur ; e materializuar nė aftėsinė e tė vdekurve pėr t’u « zgjuar » dhe pėr tė torturuar tė gjallėt. Ky ferr babilonas i nėnshtrohet njė logjike tė pamėshirshme : tė ndėshkuarit e vjetėr formojnė rradhėt e demonėve tė pangopur, tė ngarkuar me persekutimin e tė porsaardhurve, tė cilėt nuk kanė merituar parajsėn : vajzat e reja ende tė virgjėra, nėnat e vdekuar gjatė lindjes, tė aksidentuarit apo tė mbyturit, tė vdekurit pa trashėgimtarė, tė vdekurit e pavarr…

Tek Hurritėt aziatikė, e vetmja mėnyrė pėr siguruar lidhjen mes botės tė tė gjallėve dhe asaj tė tė vdekurve dhe pėr tė pėrmirėsuar kushtet e « jetesės » tė kėtyre tė fundit ishte kulti ndaj tė vjetėrve : gjakderdhja - flijimi i kafshėve apo i robėrve pėr tė marė me tė mirė perėnditė e ferrit. (BONNEFOY Y.(dir.) - Dictionnaire des mythologies, Paris, 1981).

Helenėt e vjetėr, me sa duket, e trashėguan pėrfytyrimin asiro-babilonas tė ferrit nga Hititėt e Azisė sė Vogėl dhe e integruan nė kozmogoninė e tyre karakteristike nė formė boshti qė lejon komunikimin mes niveleve tė ndryshme tė hapėsirės sė shenjtė tripėrmasore (Parajsė, Tokė, Ferr). Njė vizion artistik tė kėsaj hapėsire na vjen prej Hesiodit (Teogonia).

Sidoqoftė, ata kanė meritėn e krijimit tė njė Panteoni tė tėrė perėndish si edhe tė njehsimit pėr herė tė parė tė konceptit tė ekstremeve (parajsė – ferr) nė njė strukturė hyjnore tė kthyer kokėposhtė : njė farė Olimpi tė nėndheshėm, i drejtuar nga perėndi tė mallkuara. Kėshtu, pas vdekjes dhe ndarjes nga trupi, tė gjithė shpirtrat – psike pėrfundojnė nė mbretėrinė e Hadesit, ku presin tė gjykohen, pėrpara se tė njohin stacionin e tyre tė fundit. Ėshtė Hades pra, nga gjinia hyjnore e vetė Zeusit, qė mbretėron i plotfuqishėm, nė njė rajon qė fillimisht sipas Homerit (Iliada) gjendet nė perėndimin ekstrem – pėrtej lumit Oqean.

Tė tjerė helenė ja gjejnė vendin – gjithmonė nėntokė, herė-herė nė stepat perėndimore (?!), herė-herė diku nė fundin e botės sė qytetėruar helene – nė kepin Tenare, nė jug tė Peloponezit ose nė Thesprotinė ilirike dhe tė ilirizuar (Eric FOUACHE et al. - L'entrée des enfers de Thesprōtie : du mythe ą la recherche d'une rationalité géomorphologique et historique, Université de Paris IV, Université de Lyon II, France).

Pasi kalojnė portėn e hyrjes, tė ruajtur me xhelozi nga qeni trekokėsh Cerber, tė vdekurit pėsojnė njė seleksion fillestar : ata qė s’janė varrosur sipas riteve duhet tė presin njė qind vjet nė Ereb. Tė tjerėt pėrfundojnė menjėherė pėrpara njė kolegji gjykatėsish hyjnorė tė pėrmortshėm Minos, Eaku dhe Radamanti tė cilėt gjykojnė nė funksion tė cilėsive, tė trimėrive dhe tė difekteve tė sejcilit dhe orientojnė turmat sipas meritės.

Mė tė lumturit pėrfundojnė nė fushat Elizeane – njė farė « parajse » e nėndheshme, ku tė zgjedhurit gėzojnė njė jetė tė plotė dhe tė kėndshme, pėrpara rimishėrimit tė ardhshėm dhe ngritjes sė tyre nė hapėsirėn pėrtejhėnore.

Ata me mė pak fat shkojnė nė fushėn e Asfodelit ku fantazmat e tė vdekurve bėjnė njė jetė tė trishtė dhe tė zymtė, duke mos arritur tė fitojnė asnjė pėrmbajtje mishėrore. Pėrfundimisht tė pafatėt pėrfundojnė njėherė e pėrgjithmonė nė Tartar, i administruar nga Titanėt, zona mė e thellė dhe mė e llahtarshme e ferrit, e parashikuar pėr kriminelėt tė ndėshkuar me vuajtje dhe tortura fizike dhe psikologjike.

Me sa duket, kjo zonė ėshtė e pajetė dhe monotone me liqene tė ngrirė, me pellgje squfuri dhe zifti tė shkrirė, e rrethuar me lumenj tė turbullt dhe me kėneta qė qelbura, thjesht pėr tė penguar arratisjen e tė dėnuarve. Hadesi komunikon me sipėrfaqen me anė tė lumit Akeront (i vuajtjeve) – qė rridhte diku nė Ēamėrinė e sotme, njė prej pesė lumenjve qė rrethojnė banesėn e fundit tė perėndisė Hades : Stiksi (lumi i urrejtjes), Lete (lumi i harresės), Kociti (lumi i psherėtimave) dhe Flegjeton (lumi i zjarrtė).

Etruskėt italikė gjithashtu besonin nė ndėshkimin post-vdekatar. Kujdesi jo i zakonshėm nė pėrkushtimin ndaj tė vdekurve reflekton konceptin e tyre tė ferrit, i pėrfytyruar nėn shembullin e Babilonasve si njė vend torturash dhe dėshpėrimi pėr manes (shpirtrat), fati i tė cilėve mund tė pėrmirėsohej vetėm nėpėrmjet flijimeve dhe gjakderdhjes.

Pasardhėsit romakė i adoptuan kėto rite, bashkė me pėrfytyrimin etrusk tė ferrit – Orcus ose Infernus – tė cilėve ju shartuan mitet greke lidhur me Hades-in, zotin e atij vendi, qė me atė rast ripagėzohet Pluton. Sipas tyre, hyrja nė infernus gjendej diku nė shpellat e liqenit Averne.

Nė prag tė lindjes sė feve tė mėdha monoteiste (judaismi, krishtėrimi dhe islami), njeriu mitik mesdhetar ende heziton qoftė nė raportet e ndėrsjellta mes trupit dhe shpirtit, qoftė nė karakterin e pėrkohshėm ose tė pėrjetshėm tė gjykimit dhe ndėshkimit hyjnor. I parritur, ndoshta i papjekur – ende i zhveshur nga ajo pėrmbajtje e mėvonshme morale qė identifikon ferrin si vatra e tė Keqes dhe parajsėn si apoteozėn e tė Mirės - por gjithsesi epik, ai sidoqoftė guxon dhe sfidon vetė Perėnditė qė i imagjinon sipas shėmbėlltyrės sė tij - heroikė.

Nėn shembullin e Odisesė, tė Tezeut, tė Periandrit, tė Orfeut bile edhe tė Herkulit, ai zbret pa qeder nė ferr pėr tė konsultuar tė vdekurit, pėr tė siguruar njė provė tė ēmuar, pėr tė ēliruar njė tė ndėshkuar… deri edhe nė kėrkim tė qėnies sė dashur, pasi sikundėr vėren me tė drejtė edhe Kadareja « … ferri ju ishte bėrė familjar, diēka si qilari i shtėpisė sė tyre ». (Ismail KADARE - Eschyle ou l'éternel perdant, Paris, 1988)
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Fikrro prej 19.02.11 20:14

Metafizikė e ferrit (2) - Ferri metempsikik



Vėshtirėsia e parė dhe mė e madhe pėr tė depėrtuar pėrfytyrimin lindor tė jetės nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti tė asaj « pėrtej vdekjes » ėshtė e natyrės semantike, pasi fjalėshoqėrimet dhe kuptimi i tyre nuk janė tė njejtat me tė cilat jemi mėsuar nė gjuhėt dhe kulturat tradicionale perėndimore.

Kėshtu, budisti pėr shembull, ėshtė i bindur se pėr ēdo qenie tė gjallė ka shumė jetė dhe shumė vdekje, se ajo qenie shėtit shumė parajsa dhe shumė ferre – sikundėr pėrball shumė perėndi - njė vizion konceptual, gjithsesi nė shumės !

Sė dyti, pėr njė perėndimor tė krishterė, mysliman apo ēifut egziston njė hendek ontologjik – njė dallim cilėsor - mes Zotit dhe qenies njerėzore, sikundėr mes njeriut dhe kafshės. Nuk ėshtė aspak rasti i lindorit budist, taoist, shintoist apo hinduist, i cili mes kėtyre kategorive vėren thjesht njė dallim sasijor : qeniet e gjalla « qarkullojnė » nė mėnyrė tė zhdėrvjellėt mes morisė sė formave tė ndryshme tė egzistencės hyjnore, njerėzore apo kafshore… pse jo, edhe bimore.

Tė gjitha kėto jetė integrohen nė njė rrymė rrethqarkore, njė njė rrjedhė qė nuk njeh as fillim as fund – samsara - nė gjuhėn sanskrite, njė qerthull qė ngėrthen edhe vetė Zotėt.

Sė treti, lindori ka zgjidhur nė njė mėnyrė origjinale ēėshtjen e fatit, nėpėrmjet mbajtjes tė njė ekuilibri delikat mes fatalitetit dhe shlirimit. Fataliteti mer formėn e ligjit tė pamėshirshėm tė karma-s : meqėnėse fati i njė qėnieje tė gjallė dhe tė ndėrgjegjshme ėshtė i paracaktuar nga shuma e aksioneve tė tij tė shkuara dhe e jetėve tė tij tė mėparshme, askush s’mund tė bėjė gjė pėr tė ndjerin qė gjendet i vetėm pėrballė pasojave karmike tė jetėve tė tij tė panumėrta.

Rrugėdalja e vetme mbetet kėrkimi dhe arritja e Nirvana-s : dalja jashtė vetvehtes, shrrėnjosja e ēdo pasioni dhe ēlirimi nga iluzionet e kėsaj bote, ngritja mbi konceptet e tė mirės dhe tė keqes, arritja e gjendjes absolute – ndėrprerja e ciklit tė samsara-s. Me tė tjera fjalė, kulturat lindore mundohen tė minimizojnė rolin e vdekjes, tė kėsaj hallke tė parėndėsishme nė atė zinxhirin e pallogaritshėm tė jetėve dhe tė vdekjeve, pasi qėllimi kryesor i qenies ėshtė pikėrisht dalja nga qerthulli i kushtėzimeve.

Nė mbetet diēka pėr tė bėrė, ėshtė pikėrisht kryerja e akteve tė mira qė do tė ndikojnė rimishėrimin– metempsikozėn – nė forma tė lumtura dhe largimin nga fatet e dhimbshme : e vetmja drojė nga vdekja ėshtė pikėrisht pamundėsia e kryerjes sė kėtyre akteve – njė rrezik i parashikuar nė rrugėn e gjatė tė rilindjes.

Sipas hinduizmit, nė kėtė univers qė i nėnėshtrohet gjithashtu cikleve tė shfaqjes dhe tė zhdukjes, shpirti i pėrjetshėm – atman – pėrshkon veēse njė udhėtim tė pėrkohshėm « pėrtej », mes dy jetėsh. Sipas natyrės sė tij tė rradhės, ai pėrfundon ose nė parajsat ose nė ferret – gjithashtu tė pėrkohshme – numri i tė cilave ėshtė 8.400.000 (as mė pak as mė shumė !), ku ai asgjėson nje pjesė tė karma-s sė tij.

Nė kėto vende « pa diell », ai i nėnėshtrohet vuajtjeve tė panumėrta : pjekjes, pėrcėllimit, shqyerjes, bluajtjes.. pėrpara se ai tė rikthehet mbi tokė : nė trupin e njė njeriu, pėr ata qė me tė vėrtetė e meritojnė, tė njė kafshe pėr mosmirėnjohėsit ose tė njė bime pėr kriminelėt. Njė vajtje-ardhje e kėtij shpirti qė mund tė kryhet dy million herė nė formė vegjetale, gjashtė million nė formėn kafshore dhe vetėm dy qind mijė herė nė formėn njerėzore !

Po t’i besojmė specialistėve, hinduizmi primitiv nuk e ka njohur konceptin e ferrit. Mjaft tė lexojmė tekstet indiane Rig-Veda ose Atharva-Veda. I huazuar nga babilonasit, ai hodhi shtat pas shekullit tė X p.e.s dhe mori formėn e tij pėrfundimtare pas vdekjes sė Budės, duke u pasuruar me Yama-n, mbretin e ferrit dhe me qerthujt karakteristikė, herė-herė tė zjarrtė herė-herė tė akullt – sipas kategorive tė mėkateve.

Pėr taoistėt kinezė, vdekja nuk ėshtė njė akt i domosdoshėm pėr tė shkuar nė parajsė – nė parajsat. Mjaft qė i gjallė njeriu tė zhvillojė njė trup tė ri gjithmonė mė tė lehtė, mė tė pėrsosur, me anė tė njė rregjimi special asketik dhe tė njė jete tė virtutshme.

Pas vdekjes, trupi i vjetėr i atij qė ka mundur tė grumbullojė tė tilla urtėsi dhe dije shpėrbėhet nė varr dhe trupi i ri tashmė i pavdekshėm i ze vendin ; vdekatarėt e tjerė duhet tė kėnaqen me vdekjen klasike ndėrkohė qė shpirti i tyre mban rradhėn e gjatė pėr t’u gjykuar nga dhjetė gjykata hyjnore, tė pėrbėra nga dhjetė gjyqtarė sejcila, detyra e tė cilėve ėshtė t’i gjejnė vendin e merituar sejcilit.

Pjesa dėrrmuese e njerėzve – as tė mirė, as tė kėqinj – i rikthehet ciklit tė njohjes dhe tė riedukimit. Mė zullumqarėt – kriminelėt dhe tė tjerė vetėvrasės – duhet tė kėnaqen me ferret, gjithmonė po aq tė llahtarshėm : labirinte gjigande tė nėndheshme, i pėrbėrė nga nivele tė shumtė dhe nga dhoma tė panumėrta ku shpirtrat duhet tė vuajnė me qėllim qė mėkatet e dikurshme tė mund tė shlyhen.

Legjendat mė tė besueshme kineze arrijnė tė dallojnė 18 nivele ose nėn-nivele tė ferrit Di Ju, tė tjera shquajnė deri nė 134 tė tillė… ēarje mė dysh ose mė katėrsh, prerje e kokės, shkulje e gjuhės, kėrrerje e syve, rrjepje e lėkurės, zhytje nė puse tė fėlliqura, shqyerje, coptim, zjarr, akull, kafshė tė egra tė pangopura ; sidoqoftė vuajtje qė pėr fat tė mirė nuk zgjasin shumė. Dy vjet e katėr muaj – koha e domosdoshme para rimishėrimit tė pashmangshėm.

Budistėt – ata tė Tibetit – mund tė vetėquhen me shans pasi ata zotėrojnė Librin e tė Vdekurve Bardo Thodol, njė farė doracaku i hollėsishėm i pėrtej jetės dhe i mėnyrave pėr tė arritur Nirvana-n, parajsėn absolute tė budistėve. Pėr tė pafatėt e zakonshėm, shpirti i tyre endet nė bardo – njė hapėsirė mes vdekjes dhe rilindjes sė ardhshme, nė kėrkim tė ndriēimit hyjnor. Nė se nuk arrijnė dot brenda 49 ditėve tė para, ato duhet tė rimishėrohen domosdoshmėrisht njė njė formė tė re njerėzore.

Sidoqoftė, i ndjeri duhet tė braktisė njeri pas tjetrit « trupat e ndryshėm » qė e pėrbėjnė : fillimisht trupin fizik, njė apo dy javė mė pas trupin eterik dhe sė fundi trupin astral – me sa mendohet, procesi mė i vėshtirė pasi ėshtė pikėrisht ky trup astral qė pėrmbledh pasionet, lakmitė – pra, ndjenjat e ulta. Dhe pikėrisht nė kėtė proces ndėrhyn ferri, si njė farė « stazhi » i pėrkohshėm gjatė tė cilit shpirtit duhet tė filtrohet, tė pastrohet.

Ai qė ka krijuar ferrin budist duhet tė ketė patur dhuntinė e simetrisė : 16 ferre tė mėdha – 8 tė pėrvėluar dhe 8 tė akullt. Pranė portės sė sejcilit gjenden 16 ferre tė tjerė tė vegjėl, pra 256 tė tillė periferikė – ose mė mirė 272 gjithsej.

Dhe natyrisht, njė i tillė bollėk, i ēel rrugėn imagjinatės mė tė shfrenuar lidhur me mundimet dhe torturat e rezervuara pėr ata tė gjorėt qė pėrfundojnė aty : rėrė pėrcėlluese, flakė pėrvėluese, kazane nė vlim, furra pjekjeje, banja gjaku tė shkumbėzuara, sėpata lėkundėse qė ēajnė mė dysh, shpata tė varura qė presin nė rondele… pa llogaritur erėrat e acarta, akullin pėrcėllues, breshėrin shpues, shtizat e plevitosura, blloqet e gurta qė bluajnė, shkėmbenjtė qė shtypin, elefantėt e metaltė qė petėzojnė…

Pa fjalė, njeriu lindor, eklektik nė shpirt dhe nė jetė, nuk ka mundur tė ēlirohet plotėsisht nga baza e vjetėr panteiste, mbi tė cilėn fetė e tij kanė lindur dhe kanė hedhur shtat. Nė shkallėn e tij sipėrore, ai ka mundur tė imagjinojė njė Zot tė plotfuqishėm dhe tė gjithėgjendur, por sidoqoftė tė pashpirt, tė vdekur – pa individualitet, pa ndėrgjegje tė qenies sė tij.

Njė Zot fatalist qė parreshtur ngjiz dhe ringjiz botėn, domosdoshmėrisht brenda vetvehtes. Njė Zot qė nuk do askėnd, pasi pėr tė nuk egziston as e mira as edhe e keqja – pasi edhe ai vetė nuk mund tė jetė as i mirė as i keq. Njė Zot qė s’ėshtė mishėruar kurrė pasi qėndron mbi jetėn dhe vdekjen. Pėrballė njė tė tillė Krijuesi, tė gjitha virtutet aktive tė qenies mbeten shkallė tė ulta, funksioni i tė cilave ėshtė pėrsosmėria e mėtejshme ; njė pėrsosmėri qė arrin kulmin me asgjėsimin e aktivitetit njerėzor.

Fundi suprem i njeriut ėshtė pikėrisht humbja e ndjenjės sė vetvehtes, heqja dorė nga liria e tij, ngritja mbi ndjenjat mė tė pastra, mbi dilemėn morale tė tė mirės dhe tė keqes, arritja e njė stadi ku zhduket vetė diferenca mes qenies dhe jo-qenies – ku sipas budizmit mbretėron hiēi.

Duke u ngritur sferė pas sfere, deri nė nivelin mė tė lartė tė kqyrjes – ndoshta i pėrkėdhelur nga ideja e tejkalimit tė vetė Zotit, besimi i lindorit pėrfundimisht kumbiset pėrmes qiejve nė njė greminė tė pafund.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  ramush prej 24.11.11 22:44

Pershkrimi i Parajses
Pikepamje islamike


Dhe nėse pyet pėr tokėn dhe dheun e tij, atėherė ėshtė prej miskut dhe safranit.

Dhe nėse pyet pėr kulmin e tij, atėherė ėshtė Froni i mė tė Mėshirshmit.

Dhe nėse pyet pėr gurėt e tij, atėherė ata janė margaritarėt dhe xhevahiret.

Dhe nėse pyet pėr ndėrtesat e tij, atėherė ato janė tė ndėrtuar me tjegulla tė arit dhe argjendit.

Dhe nėse pyet pėr pemėt e tij, atėherė nuk pėrmban asnjė pemė e cila trungun e saj mos ta ketė tė bėrė prej arit dhe argjendit.

Dhe nėse pyet pėr frutat e tij, atėherė ato janė mė tė buta se sa tėlyeni dhe mė tė ėmbla se sa mjalti.

Dhe nėse pyet pėr gjethet e tij, atėherė ato janė mė tė buta se rrobat mė tė buta.

Dhe nėse pyet pėr lumenjtė e tij, atėherė ata janė lumenj prej qumėshtit shija e tė cilit nuk ndryshon, dhe mish tė ēdo zogu qė ata e dėshirojnė.

Dhe nėse pyet pėr pijen e tyre, atėherė ėshtė Tasnim, xhenxhefil, dhe Kafur.

Dhe nėse pyet pėr gotat e pijes sė tyre, atėherė ato janė shumė tė pastra dhe tė bėra prej arit dhe argjendit.

Dhe nėse pyet pėr hijen e tij, atėherė njė kalorės i shpejt do tė kalėron nėn hijen e njė peme tė tij pėr 100 vjet dhe nuk do ta kalon atė.

Dhe nėse pyet pėr gjerėsinė e tij, atėherė njerėzit e shkallės mė tė ultė nė mbretėrinė e tyre do tė kenė mure dhe pallate, dhe kopshte prej njė distance qė duhet tė udhėtohet pėr 1000 vjet.

Dhe nėse pyet pėr tendat dhe vendbanimet e tij, atėherė njė tendė ėshtė si njė xhevahir i fshehur e cila ėshtė e gjatė 60 kutii (90 km) e gjatė.

Dhe nėse pyet pėr rrokaqiejt e tij, atėherė ato janė dhoma mbi dhoma nė njė ndėrtesė e cila ka lumenj qė shkojnė nėn ata.

Dhe nėse pyet se sa lartė arrin nė qiell, atėherė shiko njė yll tė shndritshėm dhe qė ėshtė i dukshėm, gjithashtu edhe ata qė janė shumė larg nė qiell qė shikimet as qė kanė mundėsi qė ti arrijnė.

Dhe nėse pyet pėr rrobat e banorėve tė tij, atėherė ato janė prej arit dhe argjendit.

Dhe nėse pyet pėr shtretėrit e tij, atėherė mbulesat e tyre janė prej argjendit mė tė mirė dhe janė tė vendosur nė shkallėt mė tė larta tė tyre.

Dhe nėse pyet pėr fytyrat e banorėve tė tij dhe bukurin e tyre, atėherė ata kanė njė pamje si tė hėnės.

Dhe nėse pyet pėr moshėn e tyre, atėherė janė tė rinj 33 vjeēar me figurė te Ademit, babait tė njerėzimit.

Dhe nėse pyet se ēka do tė dėgjojnė, atėherė ėshtė kėndimi i grave tė tyre,dhe prej Hyrijave dhe mė e mirė se kjo zėrat e Engjėjve dhe tė Pejgamberėve, dhe mė tė mirė se kjo ėshtė Fjala e Zotit tė Botėve.

Dhe nėse pyet pėr shėrbėtorėt e tij, atėherė janė djelmosha tė ri tė njė rinie tė pėrhershme tė cilėt ju ngjajnė xhevahirėve tė pagrimcuar.

Dhe nėse pyet pėr nuset dhe gratė e tyre, atėherė janė tė reja dhe lėngu i rinis lundron nėpėr gjymtyrėt e tyre, dielli vrapon me bukurin e fytyrės sė saj nėse ajo e tregon atė, drita shndrit ndėrmjet dhėmbėve tė saj kur ajo buzėqeshė; nėse e takon dashurin e saj, atėherė thuaj ēka tė duash nė lidhje me takimin e dy dritave, ai e sheh fytyrėn e saj tė rrumbullakuar pėrmes faqeve tė saja sikurse ta shikon njė pasqyrė tė lustruar dhe ai e sheh shkėlqimin prapa muskujve dhe eshtrave tė saj; po tė paraqitej ajo nė botė, ajo do ta mbushte ēka ka ndėrmjet qiellit dhe tokės me njė erė tė bukur, dhe gojėt e krijesave do ta lavdėronin atė, dhe do ti dhuronin madhėshti tė madhe dhe ēdo gjė ndėrmjet lindjes dhe perėndimit do tė zbukurohej pėr tė dhe ēdo sy do tė largohet prej ēdo gjėje pėrveē prej saj dhe dritės sė diellit do tė ia kalon njėlloj sikurse qė drita e diellit ia tejkalon dritės sė yjeve, dhe ēdonjėri nė fytyrė tė tokės do tė besoj nė tė Gjallin e Pėrhershėm, Ai i Cili e furnizon dhe e Mbron ēdo gjė qė ekziston.

Dhe mbulesa nė kokėn e saj ėshtė mė e mirė se bota dhe e gjithė ajo qė ėshtė nė tė, dhe ajo nuk shton nė moshė pėrveē se nė bukuri; e lirė prej ndonjė kėrthizė, prej lindjeve dhe hajzeve, dhe e pastėr prej mukozės, pėshtymės, dhe gjėrave tjera tė papastra, rinia e saj kurrė nuk zbehet, rrobat e saj kurrė nuk vjetrohen, s'mund tė krijohet asnjė rrobė e cila ėshtė e barabartė me bukurin e saj dhe ai i cili ėshtė me tė asnjėherė s'mund tė ndiej monotoni, vėmendja e saj ėshtė e pėrqendruar nė burrin e saj, pra ajo nuk e dėshiron askėnd pėrveē tij, njashtu sikurse qė vėmendja e tij ėshtė e pėrqendruar ndaj saj pra ajo ėshtė gjėja mė e jashtėzakonshme e dėshirės sė tij, dhe ai ėshtė me tė nė siguri dhe rehati mė tė lartė, pasi qė atė askush nuk e ka prekur mė par qoftė prej njerėzve apo xhinėve.

Dhe nėse pyet pėr Ditėn e Shtimit- Jevmul Mezid (nė shpėrblim) dhe vizitės tė Gjithėfuqishmit, tė Gjithėdijshmit, dhe shikimi i Fytyrės sė Tij - i lirė prej ēdo ngjashmėrie sikurse qė e sheh diellin nė mes tė ditės dhe hėnėn e plot nė natėn pa re, atėherė dėgjo pėr ditėn qė thirrėsi do tė thėrras: O populli i Xhenetit! Zot i Juaj - i Bekuar dhe i Lartė - kėrkon qė ta vizitoni Atė, pra ejani ta vizitoni Atė! Pra ata do tė thonė: Ne dėgjojmė dhe bindemi!

Derisa pėrfundimisht ata arrijnė nė njė luginė tė gjerė ku tė gjithė do tė takohen aty - dhe askush nuk do ta refuzon kėrkesėn e thirrėsit - Zoti- i Bekuar dhe i Lartė - do tė urdhėroj qė tė sjellėt Froni i Tij atje. Pastaj shtyllat e dritės do tė paraqiten, gjithashtu edhe shtylla tė margaritarėve, gurė tė ēmuar, ari dhe argjend.

Mė i ulėti prej tyre nė shkallė do tė ulet nė shtresė prej miski, dhe nuk do tė sheh se ēka u ėshtė dhėnė atyre tė cilėt janė tė ulur mė lartė se ata nėpėr karrige. Kur ata tė rehatohen aty ku janė ulur dhe janė tė sigurt nė vendet e tyre dhe njė thirrės do tė thėrras: O Banor tė Xhenetit! Ju keni njė takim me Zotin nė tė cilin Ai ka dėshirė qė tė ju shpėrblejė! Pra ata do tė thonė: Dhe ēka ėshtė ai shpėrblim? Ai vetėm se na ka shndritur fytyrat tona, na i ka rėndu peshojat tona, na ka futur nė Xhenet dhe na ka larguar prej Zjarrit?

Dhe ata duke qenė ashtu, rastėsisht njė dritė shndrit e cila e pėrfshin tėrė Xhenetin. Pra, ata i ngritin kokat e tyre, dhe ēka tė vėrejnė: Obliguesi - i Lartė ėshtė Ai dhe tė Shenjtė janė Emrat e Tij - iu ka ardhur atyre prej sė larti dhe i nderon ata dhe ju thotė: O banor tė Xhenetit! Paqja qoftė mbi ju! Kėsaj pėrshėndetjeje nuk do ti pėrgjigjen me diē mė tė mirė se: „O Zot! Ti je Paqe dhe prej Teje ėshtė Paqja! i Bekuar je Ti, O pronar i Lartmadhėrisė dhe i Krenarisė"!

Pra Zoti - i Bekuari dhe i Lartėsuari - do tė ju qesh atyre dhe do tė ju thotė: O Banorėt e Xhenetit! Ku janė ata qė e kanė pas zakon tė mė binden Mua pa mė parė Mua ndonjėherė? Kjo ėshtė Dita e Shtimit! (Jevmul Mezid)

Pra, ata tė gjithė do tė pėrgjigjen me tė njėjtėn pėrgjigje: Ne jemi tė kėnaqur, pra bėhu i kėnaqur me ne! Pra, Ai do tė ju thotė: O Banorėt e Xhenetit! Po tė mos isha i kėnaqur me ju, nuk kisha pėr tu bėrė juve banor tė Xhenetit Tim
avatar
ramush

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Fakiri prej 24.11.11 23:29

Njė herė kalifi i bagdadit,Halifi Harun er-Rashidi e kishte pyetur njė mistik(hirėsin e tij Behluli Danėn)qė i kishte dalur para fronit te Halifes i pluhurosur e i lodhur jashtė mase, dukej se kishte ardhur nga njė rrugė tepėr e gjatė.
- Ēfarė ėshtė kjo gjendje, Behlul nga po vjen kėshtu?
- O halife po vij nga xhehenemi.(ferri)
- Ēfarė pune kishe nė xhehenem?(ferri)
- Mė duhej pak zjarr, prandaj shkova pėr ta marr nga atje.
- Nė rregull, a solle tė paktėn?
- Jo i nderuar nuk e solla dot. Fola me rojet e xhehenemit(ferrit) dhe ata mė thanė:
“Kėtu nuk ėshtė si kujtojnė tė gjithė, kėtu nuk ka zjarr ashtu si kujtoni ju, ēdo kush e sjellin vetė zjarrin e vet nga bota qė vijnė” me njė fjalė bėhu pozitive qė tė jesh njė lule me armo tė mirė parajse(xhenetit) po u nė qoftėse bėhesh negativ do tė jesh vetė zjarri i ferrit(xhenemit)...........
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Jetmira prej 19.07.13 16:44

e, dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk janė as abstrakte as tė largėta - kushdiku e qė shkohet nė to kushdikur, kur tė vdiset... Ato janė pran nesh, respektivisht nė ne. Dhe ne, tėrė jetėn tonė e tejbartim nėpėrmjet kėtyre dy realiteteve e nėpėr kėto dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk dimė t’i definojmė, por tė cilat emocionalisht i pėrjetojmė si gėzim apo hidhėrim, si kėnaqėsi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht nė ne. Ato konkretisht ndodhen nė mendimet tona, nė mendjen tonė.





Prej nesh varet se ku dėshirojmė tė jetojmė: nė ferr apo parajsė! Kjo ėshtė njė realitet, qė fare pak e kuptojnė pjesa mė e madhe e vdekatarėve tė rėndomtė tė kėsaj bote nė dinamikėn e tyre tė mundimshme, tė quajtur jetė. Pėr kėtė fat jetėsorė jemi fare pak tė vetėdijshėm pjesa mė e madhe jona. Prandaj, besojmė se s’ėshtė aspak e tepėrt, qė, edhe nė njė pasus tė vogėl si ky, ta pėrsėrisim edhe njė herė se krejtėsisht prej nesh varet se ku dėshirojmė tė jetojmė, nė ferr apo nė parajsė. Dhe ky s’ėshtė trill filozofik, as manipulim me elemente mistike. Ky ėshtė fakt jetėsor. Na nevojitet vetėm pak vullnet i mirė, pak koncentrim, disa ēaste meditimi mbi kėtė temė dhe do tė bindemi pėr kėtė.

Nė kėtė plan, qė nė fillim, mund tė shtrohet pyetja: Ka apo nuk ka parajsė dhe ferr? Pėrgjigja mė e shkurtėr, mė e saktė e mė e qartė do tė ishte: Po, padyshim po. Paragjykimet naive tė njerėzve tė cekėt, tė krijuara nga pamundėsia e tyre pėr ta kuptuar esencialisht jetėn nė thellėsinė e saj se -s’ka ferr as parajsė, nė kėtė rast janė plotėsisht irelevante. E kundėrta e mendimit tė tyre - ėshtė e vėrtet: Ferri dhe parajsa janė. Ato ekzistojnė. Kėto janė dy realitete, dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk janė as abstrakte as tė largėta - kushdiku e qė shkohet nė to kushdikur, kur tė vdiset... Ato janė pran nesh, respektivisht nė ne. Dhe ne, tėrė jetėn tonė e tejbartim nėpėrmjet kėtyre dy realiteteve e nėpėr kėto dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk dimė t’i definojmė, por tė cilat emocionalisht i pėrjetojmė si gėzim apo hidhėrim, si kėnaqėsi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht nė ne. Ato konkretisht ndodhen nė mendimet tona, nė mendjen tonė.



Dy shembuj nga jeta e pėrditshme pėr konkretizimin e kėsaj:

Rast I: Disa ditė mė parė ishim duke ndenjur me njė tė afėrm timin
Takimi ynė tek ai ishte pėr qejf dhe tė gjithė premisat teorike ēonin kah konstatimi se i afėrmi im, aso ēastesh, do tė duhej tė ishte i lumtur.. Ndeja ishte pėr qejf. Rituali i pirjes sė ēajit ishte nė zhvillim e sipėr. Askėnd nuk kishim tė sėmurė. Tė gjithė ishim nė gjendje tė mrekullueshme shėndetėsore. Por, mendimet negative qė kishin kapluar tė afėrmin tim, nuk ia mundėsonin tė ishte i qetė. “Ai ėshtė ashtu”, “ai tjetri kėshtu”, “ai tha kėshtu”, “ai bėri kėshtu”... Dhe: asnjė grim kėnaqėsie, asnjė grim lumturie. Nė vend se tė pėrjetonim pirjen e ēajit, nė vend se tė shijonim lumturinė e ēastit tė dhėnė, njė shqetėsim sistematik pėrcillte mendimet negative qė vėrshonin njėra pas tjetrės. Pra, njė pakėnaqėsi, njė palumturi nė vijim. Mendoja: E kush do ta krijonte ferrin shpirtėror pėr tė afėrmin tim. Kush do tė shqetėsohej, kush do tė vuante shpirtėrisht, kush do tė ishte nė ferrin e jetės pėr tė, po tė mos ishte ai vetė dhe mendimet e tija? I tėrė ferri, i tėrė shqetėsimi pasues i ferrit ndodhej nė kėtė kualitet negativ tė mendimit tė tij, dhe pse tė gjitha kushtet materiale ishin pėr tė qenė i lumtur. Asgjė nga ajo qė na rrethonte nė botėn e jashtme nuk mund tė merrej si arsye e vėrtetė qė i afėrmi im tė mos ishte i lumtur, po tė mos ishin mendimet negative qė vėrshonin...

RastII: Shkonim me tė afėrmin tim nė vizitė disa miqve dhe kushėrinjve. I afėrmi im askund nuk priste se ka pėr tė kaluar mirė. Prandaj, edhe pse nė tė gjitha vendet ku bėnim vizitat pritja ishte nė superlativ, ai nuk kėnaqej dot. E keqja ndodhet nė mendimet tona, sikurse e mira. Nė ne ėshtė ferri dhe parajsa. Rėndom: ē’pret njeriu nė jetė, atė gjen. Kush pret se ka pėr tė kaluar mirė kudoqoftė, mirė do tė kalojė. Kush mendon mirė, mirė ka pėr tė gjetur!
Sa e sa njerėz mund tė takosh nė jetė, qė, kur shohin dikė nė rrugė, kthejnė rrugėn (pa arsye), vetėm qė tė mos takohen me dikė, i cili asgjė s’u ka bėrė, por ja, qė ata s’e ndjejnė veten mirė nėse takojnė filanin a fistekun. Njeriu i caktuar mund tė jetė vetėm shkasi, shkaku ėshtė thellė brenda tyre. Shkaku i vėrtet ndodhet nė mendjen e njeriut, qė ka tremė nga njerėzit, respektivisht nė mendimet e tij tė kompleksuara.

Pse njeriu mund tė ketė tremė nga njeriu, pa i bėrė asgjė, pa qenė kurrė tė grindur, tė rrahur? - Pėrgjigja ėshtė shumė e thjesht: Sepse njeriu i tillė nuk i do njerėzit. Kur nuk i do njerėzit mjaft, njeriu ka frikė nga ta. Thjesht: ti u frikėsohesh njerėzve, ani pse po qe se dikush do tė ta thoshte kėtė, to do tė ndjeheshe keq ndoshta dhe nuk do ta pranoje. Paragjykimet tuaja mbi njerėzit tė bėjnė tė kesh frikė nga ta. Ėshtė fatkeqėsia mė e madhe, sa mė i madh tė jetė numri i njerėzve qė ti s’mund t’i durosh, s’mund t’i takosh, s’ndjehesh mirė nė pranin e tyre. Kjo ndodhet nė pėrpjesėtim tė drejtė matematikor: sa mė e vogėl dashuria (ndaj njerėzve) aq mė e madhe frika nga ta. Sa mė e madhe frika, aq mė e fryrė urrejtja ndaj tyre. Sa mė e fryrė urrejtja, aq mė i thellė ferri, ferri ynė personal, ferri ynė jetėsor i krijuar nga ne - nė mendimet tona, nė unin tonė, nga paragjykimet tona. E tėrė kjo - pasojė nga mungesa e dashurisė sė vėrtet njerėzore, pasojė nga edukata jonė e keqe familjare e shoqėrore.

Vetėm dashuria mund tė krijoj parajsėn njerėzore, tash dhe kėtu. Dashuria e vėrtet, dashuria e pastėr vėllazėrore. Ja, pra, qė ferrin dhe parajsėn duhet ndėrtuar. Ato ne edhe i ndėrtojmė, por kemi nevojė tė mėsohemi tė njohim veten, respektivisht mendimet tona, prirjen tonė. Duhet tė mėsohemi ta kultivojmė prirjen pozitive qė do tė krijonte parajsėn tonė personale e jo ferrin tonė. Dhe tė vetėkontrollohemi, tė vetėpėrmirėsohemi. Megjithatė, kurrė nuk ėshtė vonė.
Vetėm dashuria e vėrtet e njeriut ndaj njeriut, njeriun mund ta bėjė tė lumtur. Vetėm njeriu i lumtur mund ta shijoj parajsėn. Dhe atė - jo vetėm tė kėsaj bote. Thjeshtė: dashuria jonė qė ėshtė kėnaqėsia, lumturia dhe gėzimi ynė - ėshtė parajsa jonė; sakaq: urrejtja jonė, qė ėshtė vuajtja, mjerimi dhe shkatėrrimi ynė - ėshtė ferri.

Sė kėndejmi, formula mė e lehtė e shpėtimit, formula magjike, do tė ishte: DUAJ! DUAJ ME DASHURI TĖ PASTĖR NJERĖZORE! Ofroj dashuri tė pastėr tė afėrmit, vėllait, mikut, shokut, njeriut nė pėrgjithėsi dhe mė s’do tė kesh frikė nga ai. Do tė shohėsh se njerėzit, megjithatė janė mė tė mirė se sa ke menduar ti. Do tė shohėsh se mė nuk ka arsye tė kesh frikė nga ta, tė kesh tremė, tė lėshosh rrugėn pa arsye, tė ruhesh nga askush. Vetėm duaj njerėzit dhe mė s’do t’ua kesh frikėn. Tė gjithė do tė duken mė tė afėrm, mė tė mirė, mė tė dashur. Tani absolutisht s’do tė ndjesh nevojė tė urresh askėnd. Urrejtja jonė - (e pėrsėrisim me vetėdije) ėshtė ferri ynė; dashuria jonė - Parisi ynė. Prandaj ėshtė fare gjė e lehtė tė krijosh parajsėn, qė vlen nė kėtė dhe nė jetėn tjetėr. VETĖM DUAJ! DHE S’DO TĖ URRESH MĖ. Urrejtja s’ėshtė gjė tjetėr, pos mungesė e dashurisė. Mungesa e dashurisė s’ėshtė gjė tjetėr, pos mungesė e lumturisė. Mungesa e lumturisė -paraqet aktualisht mungesėn e parajsės dhe praninė e ferrit nė unin tonė.

Po kush, vallė, mund tė ofrojė dashuri tė pastėr? - mund tė shtrohet pyetja nė kėtė kontekst. Vetėm ai qė ėshtė i pastėr. Ai qė ka pastruar unin e tij. E njeriu asnjėherė nuk ėshtė i pastruar, derisa nuk ėshtė i ndriēuar. Pastrimi ėshtė njė proces. Proces qė vazhdon gjithnjė, deri nė arritjen e ndriēimit shpirtėror total. Ti nuk mund tė duash me dashuri tė pastėr derisa nė ēdo ēast nė kokėn tėnde fluturojnė mendime negative. Vetėm kur e kultivon nė shpirtin tėnd mendimin konstruktiv: Tjetrin e kam vėlla, vetėm atėherė: kur do t’ia lėshosh sytė atij - do t’i kesh plot dashuri, do t’i dėrgosh rreze dashurie, rreze pozitive. Ti nė atė rast je parajsa pėr nėnėn, pėr shokun, vėllain, mikun, pėr sytė e tyre, pėr shpirtin e tyre, pasi sė pari e krijove parajsėn nė shpirtin tėnd. Sa herė qė i shikon, do t’u dėrgosh dashuri. Dashuria dhe urrejtja jonė burojnė pėrmes tėrė qenies sonė, por pėrmes syve mė sė shumti. Ata janė pasqyrė e shpirtit. Pra, shlyej nga mendja jote njė nga njė mendimet e kėqija, negative, tė ulėta, e egoiste, atėherė ēdo gjė do e pėrjetosh ndryshe... prania e tjetrit pėr ty ka pėr tė qenė kėnaqėsi, sikurse prania jote pėr tė.

Ti mund tė thuash: po, unė ashtu veproj, por... tė tjerėt! Krejt kjo tė duket ashtu vetėm pse ti nuk je ndriēuar akoma. Ndriēohu! Sill edhe mė shumė dashuri, dashuri tė pastėr! Sill dritė! Ndriēohu ti, secili bartė pėrgjegjėsin pėr vete. Ne ndonjėherė vėrtet dėshirojmė ta ndryshojmė tėrė botėn, por vetėn jo; kur mė sė bukuri dhe mė sė lehti do tė ishte ta ndryshonim vetveten, respektivisht tė takoheshim me natyrėn tonė. Tė pajisemi, pra me dritė, qė drita jonė e dashurisė tė djeg errėsirėn e botės qė na rrethon, t’i ngulfasė retė e zeza tė egoizmit tonė.




avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  gjilanasi prej 12.05.14 9:54

Ferri i Buxatit



("Viaggio agli inferni del secolo"), kushtuar pikėrisht trajtave tė hamendėsuara e kurrė tė para tė ferrit, qė vetėm nėpėrmjet Dantes na vijnė me aq detaje dhe aq konkrete. Pa diskutim produkt fantazie, por qė gjithēka nė funksion tė moralit dhe thelbit tė ekzistencės.

Por ndryshe nga Dante, Buxati do ofronte njė lloj tjetėr ferri nė pėrshkrim, atė qė ushqen iluzionin se para se tė ndodhet diku nė njė dimension tė padukshėm, ky ferr ėshtė mes nesh, nė pėrditshmėrinė tonė. Kohezionin e veprės sė Buxatit do ta konfirmonte suksesi nė teatralizimin e saj njė muaj mė parė nė akademinė teatrore italiane, ku protagonistė do tė ishin Alessandra Bedino, Andrea Chimenti dhe Massimo Fantoni.

Nė shqip, kryevepra e Buxatit nuk ka pasur atė jehonėn tė paktėn qė ka emri i tij. Botimi i "Udhėtim nė ferret e shekullit", me pėrmasėn e njė libėrthi dhe me njė "droje" nga cilėsia modeste e letrės dhe e kopertinės, nuk ka atė fuqi imponuese nė raport me goditjen vizuale qė tė ofrojnė botimet e sotme, megjithėse daton nė vitin 1999 e nxjerrė nė treg nga njė shtėpi botuese pak ose aspak e dėgjuar. Emri i pėrkthyesit gjithashtu nuk tė ngjall ndonjė kureshtje dhe nuk tė kujton ndonjė pėrkthim tė bujshėm. Tė vetmet "investime" tė fuqishme dhe tunduese pėr hapin e parė dhe delikat tė futjes sė kokės nėn kopertinė janė: autori dhe fjala "ferr".

Ē`ndodh? Gazetari Buxati (i njohur si ish-korrespondent i "Corriere della Sera"-s pėr shumė vite), urdhėrohet nga shefi i tij nė gazetė qė tė hulumtojė mbi njė pėrmasė ferri qė ishte pikasur prej njė punėtori metroje nė nėntokėn e Milanos. Edhe si personazh vetėquhet ai reali Buxati. Ky gazetar, siē e quan veten jo aq trim dhe paksa mjeran, arrin tė depėrtojė nė atė pėrmasė qė pėr eprorin e tij ishte vetė ferri dhe tė mundej ta vėzhgonte me kujdes atė zbulim tė frikshėm.

Por gazetari Buxati befasohet jo nga tmerri dhe llahtaria e vuajtjeve njerėzore (duke i`u referuar Dantes), por nga normaliteti i jetės njerėzore, pikėrisht aty nė ferr.

Befasia e gazetarit Buxati ishte pikėrisht pėrmasa e njohur e asaj jetė aty nė nėntokėn e Milanos, ku nėpėrmjet njė zonjushe prepotente dhe shėrbėtoreve tė saj tė hajthme, qė ndryshe i quan djallushe, vėrtitet nė ca korridore dhe labirinte me shfaqje tė asaj jete nėpėr monitorė, ku nuk ishte veēse ferri vetė. Po ata ishin njerėz si ne, banonin si ne, festonin po si ne dhe i ngisnin makinat po si ne nė mbi/tokė.

Gazetari Buxati futet nė dilemėn shekullore: se mos ferri ėshtė kėtu mbi tokė! Njeh jetėn e atjeshme, mbėrthyer po nė ato shqetėsime dhe kaos si nė realitet. Shpesh herė i pohon vetes se ai qytet/ferr ishte Milano, po ku ndahej kufiri mes tyre?! Kėtė vėshtirė ta perceptonte. Dalėngadalė bėhet pjesė e atij realiteti, por gjithmonė me njė habi e dilemė qė s‘i ndahet; ishte nė ferr a nė jetė, po aty nė Milano?! Dalėngadalė qartėsohet pėr botėn ku ndodhej, pasi bėhet dhe vetė pjesė e saj. Arrin tė blejė njė makinė aty nė ferr.

Dhe shkruan: "Kur ngas ‘Bull 370‘ ndjej kėnaqėsi bishe, njė tėrėsi jetė shtazarake, njė etje tė jashtėzakonshme pėr veprime tė shfrenuara, dėshira tė imponohem, tė bėj tė mė tremben e tė mė respektojnė. Shija e fyerjes, e epiteteve vulgare dhe si tė tilla poshtėruese, pikėrisht gjėrat qė njėherė e njė kohė urreja mė shumė". Gazetari Buxati arrin t‘i ndėrfutet atij misteri qė e brente pėr dimensionin ku ndodhej, duke ndjerė atė norkamonijete nė brendėsi tė tij.

Sapo bėri akt-kėmbim si qytetar konsumator, bleu njė makinė. "Pastaj, shkruan ai, nė mbrėmje, kur nė vetminė e pafund tė shtėpisė sime ripėrshkoj me mendje gjithēka kam bėrė ditėn, unė frikėsohem. Pra, ferri ka depėrtuar tek unė, nė gjakun tim, unė kėnaqem me tė keqen dhe turpėrimin e tjetėrkujt, unė kėnaqem tė vė poshtė tė afėrmin, t‘i dėrrmoj, unė shpesh do doja t‘i fshikulloja, t‘i rrihja, t‘i poshtėroja, t‘i vrisja".

Pasi ėshtė bėrė tashmė banor ferri me trajtat e jetės reale, gazetari Buxati ndjek po aty nė ferr njė mbledhje tė kėshillit tė qytetit, ku urdhėrohen punime nė disa kopshte tė paqme (edhe kėto nė ferr), ku nė njėrin prej tyre njė vajzė luan me lepurin e saj pas njė gėmushe. Tri vendime prej ferri shndėrrojnė kopshtet nė platforma tė frikshme betoni, ferri vetė. Pasi bindet se po pėrjetonte tė njėjtin dimension jete, qė i ishte ofruar si ferr, gazetari Buxati zgjidh dilemėn e fėmijėve nė kėtė katrahurė: "Tani do tė mė kėrkohet tė korrigjojmė, pasi nė ferr nuk mund tė ketė fėmijė.

E pėrkundrazi ka dhe jo pak. Pa dhimbjen dhe dėshpėrimin e fėmijėve, qė sipas gjasės ėshtė mė e keqja e tė gjitha gjėrave, si mund tė ishte njė ferr "comme - il - faut?" Nė fund, gazetari Buxati gjithēka e konsideron tė pėrfshirė nė qerthullin e njė fati misterioz. Zbulimet e tij okulte qėndrojnė brenda realitetit, aty ku dhe fshihet misteri mė i madh qė ndryshe e quajmė jetė. Tek "Ushtari i mirė Shvejk", hasim njė lloj tė ngjashėm pėrēapje okulte, por qė ka tė bėjė me transferimin e shpirtrave. Shvejku rreket t`u shpjegojė shokėve tė tij se shpirti i njė oficeri tė vrarė nė njė betejė mund tė kishte kaluar te kali i tij. Mirėpo dhe ngordhja e kalit nga njė predhė kishte bėrė qė shpirti tė transferohej te fiziku i ndonjė telefonuesi tė kompanisė. Nė kėtė moment, reagon i irrituar telefonuesi Hodounski, qė habitet se pėrse pikėrisht ai duhet tė bėhet nishan i talljeve tė tilla tė ēmendura!



Marre nga : Gazeta Shqip
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi