Format e parashikimit te fatit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Format e parashikimit te fatit

Mesazh  King prej 11.02.11 13:55

Format e parashikimit te fatit




Rrėnjėt e para tė dėshmimit material pėr interesimin e njeriut nė parashikimin e sė ardhmes, zėnė fill qė nga parahistoria. Vizatimet mė tė vjetra tė zbuluara nė shpellat e Francės, qė kanė njė lashtėsi prej 15.000 vjetėsh, tregojnė pėr aftėsitė e jashtėzakonshme parathėnėse tė shamanėve fisnor tė asaj kohe, rreth aplikimit tė metodave dhe formave tė ndryshme parathėnėse, nė drejtim tė ruajtjes sė mirėqenies sė tyre tė pėrbashkėt kolektive.






▪ Sikurse na dėshmojnė edhe shumė tė dhėna materiale tė zbuluara kohėn e fundit, ekzistimi i fenomenit tė parathėnies lidhet me njohurinė e ekzistimit tė vetė njeriut. Historia njerėzore e tė gjitha kohėve ėshtė pėrplot me fakte mbi parathėnėsit qė janė munduar nė ēfarėdo forme tė parashohin ardhmėrinė tonė si nė hapėsirė tė ngushtė regjionale, por edhe me pėrmasa mė tė gjera botėrore.


Edhe pse nevoja pėr parashikimin e ngjarjeve tė caktuara daton qė nga lashtėsia, mėnyrat e parathėnies sė fatit nė ditėt e sotme, nė tė shumtėn e rasteve, janė gati tėrėsisht tė njėjta me ato tė asaj kohe. Nė kuadrin e kėtyre metodave mund t'i cekim:


- HAMENDJA DHE PARANDJENJA INTUITIVE, si aftėsi parashikuese e fatit dhe ngjarjeve qė do tė ndodhin nė tė ardhmen;


- ASTROLOGJIA, apo njohja e mirė e hapėsirės qiellore dhe parashikimi i fatit pėrmes pozitės sė yjeve dhe trupave tjerė qiellorė;


- QARTėPAMėSIA, apo parashikimi i fatit pėrmes parandjenjes intuitive dhe shikimi i ngjarjeve pėrmes shqisės sė gjashtė;
- ONIROMANCIA, apo parashikimi i fatit pėrmes komentimit tė ėndrrave;


- NEKROMANCIA, apo parashikimi i fatit pėrmes kontaktit tė drejtpėrdrejt nga shpirti i vdekurve;


- SORTILOGJIA, apo hedhja e shortit;
- KSILOMANCIA, parashikimi i fatit dhe ngjarjeve tjera pėrmes hedhjes qė gurėve dhe tė shtagės;


- GEOMANCIA, apo parashikimi i fatit pėrmes komentimit tė shenjave qė paraqiten nė tokė;


- PIROMANCIA, apo vrojtimi i fatit dhe parashikimi i ngjarjeve tė ardhshme pėrmes zjarrit;


- HIROMANCIA, apo parashikimi i fatit pėrmes leximit tė gjurmėve dhe vragave nga shuplaka e dorės; Si dhe format e komentimit tė shenjave dhe sinjaleve tė ndryshme qė shfaqen nė jetėn tonė tė pėrditshme;


- KAFFEMANCIA, apo parashikimi i fatit pėrmes filxhanit tė kafesė. Kjo metodė pėrdor interpretimin e shumė figurave qė paraqiten si njolla nė sipėrfaqen e filxhanit, pasi tė pihet kafeja;
- KARTOMANCIA, apo vrojtimi i fatit pėrmes letrave tė lojės. Me kėtė teknikė bėhet parashikimi dhe parathėnia e fatit duke pėrdorur kombinimet e shumta nga letrat e zakonshme tė lojės, si dhe duke pėrdorur letra speciale tė quajtura "TAROT".


- KRISTALOMANCIA, apo parashikimi i fatit pėrmes sferės sė kristaltė. Kjo metodė parathėnies si mjet ndėrmjetėsues deri te kallėzimi i caktuar, pėrdor sfera kristalore me madhėsi dhe me pėrmbajtje tė ndryshme;


- HEPATOSKOPIA, apo parashikimi i ngjarjeve pėrmes leximit tė porosisė nga organet e shtazėve tė flijuara nė altarin e flijimit. Si formė mė e pėrhapur e parashikimit tė fatit me kėtė mėnyrė, ishte mė i pėrhapur tek populli SUMER dhe BABILONAS;


- SKAPULOMANCIA, parathėnia e ngjarjeve pėrmes leximit tė fatit nga eshtrat e pjesėve tė ndryshme tė shtazėve; Pėrveē kėtyre formave tė cekura tė parathėnies sė fatit, popujt e lashtė janė shėrbyer edhe me shenja tė ndryshme tė lodhjes sė fenomeneve natyrore. Shpeshherė si shenja pėr mundėsinė e parathėnies sė fatit, magjistarėt e asaj kohe, shfrytėzonin paraqitjen e dukurive tė rralla natyrore sikurse ėshtė dukja nė qiell e ndonjė komete, ditėt e veēanta tė shoqėruara me erėra dhe stuhi tė forta, murmurima dhe vetėtima, paraqitjet e anomalive tė pazakonshme nė rrethoren unazore (aurėn) e Diellit dhe tė Hėnės etj. Njė mundėsi tjetėr tejet e pėrhapur e parathėnies sė tė ardhmes dhe fateve njerėzore nė pėrgjithėsi, ishte vrojtimi i lėvizjeve dhe tekeve tė shtazėve tė ndryshme, veēanėrisht, mėnyrės sė invadimit tė insekteve dhe gjarpėrinjve nė momentet e caktuara.
Te shumė popuj tė lashtė, por qė kultivohej edhe nė traditėn e tyre tė sotme, ėshtė parashikimi i tėrmetit dhe kataklizmave tė ndryshme natyrore me pėrmasa tė mėdha, e cila mbėshtetet nė vrojtimin e sjelljeve tė shtazėve. Zakonisht ėshtė besuar se para ndodhjes sė ndonjė tėrmeti tė madh, shtazėt shtėpiake janė tė shqetėsuara dhe sillen ndryshe. Ta zėmė, qeni len pandėrprerė dhe kot, kuajt nė stalla hingėllojnė, pulat janė tė trazuara, minjtė tretohen tė shqetėsuar... etj. Kjo formė e parashikimit tė sė ardhmes ėshtė mė e pėrhapur nė Kinė.


Njė besim tjetėr paradhėnės dhe tejet interesant, e qė, me tė madhe haset edhe tek ne shqiptarėt ėshtė se, posa tė zgjohemi nė mėngjes dhe tė pėrgatitemi t'i fillojmė aktivitetet tona ditore, hapin e parė tė kapėrcimit tė pragut tė derės, duhet bėrė me kėmbėn e djathtė. Tė gjithėve, qė sadopak janė edukuar me edukatė religjioze, do t'ju kujtohet thėnia e nėnės ose e gjyshes se, gjithnjė nė mėngjes kur tė dilet jashtė shtėpisė, kapėrcimin e pragut tė derės duhet bėrė me kėmbėn e djathtė, duke shqiptuar me gjysmė zėri nė vete "bismilahi-rrahmani-rrahim". Nėse veprohet kėshtu, parashikohet se e tėrė dita do tė na jetė fatlume.


Nė lashtėsi, po ashtu, ėshtė besuar fort se, shprehjet apo veprimet e caktuara qė ndodhnin nė trupat e mashkullit dhe femrės, na dėrgojnė sinjale me porosi parathėnėse. P.sh. nė Greqinė Antike, tė teshtish, komandohej si njė shenjė fatsjellėse. Edhe tek ne shqiptarėt, teshtitja konsiderohet si njė shenjė pozitive. Nėse dikush, ta zėmė, teshtin papritur nė momentin kur ėshtė duke treguar ndonjė ngjarje, konsiderohet se thotė tė vėrtetėn.


Pėr tė gjitha format e parathėnies sė fatit qė i pėrmendėm mė lart, nuk dihet burimi i tyre i saktė, andaj, ato, edhe sot e kėsaj dite, me tė madhe i hasim te shumė popuj tė botės. Njė gjė e njėjtė e metodave tė ndryshme parathėnėse, ėshtė tejet e pėrhapur edhe nė traditėn tonė tė pasur popullore. Mund tė konstatojmė lirisht se, gati ēdo regjion i viseve tė ndryshme shqiptare, disponon me njė fond tė pasur tė formave dhe mėnyrave tė ndryshme tė parashikimit tė fatit. Vėrtet, do tė ishte interesante sikur ndonjė folklorist apo antropolog tė jetė marrė me kėtė dukuri.


Pranuar sinqerisht, nga informacionet e mia qė kam, njė pėrmbledhje studimore e metodave parathėnėse nga tradita e popullit tonė, deri mė sot nuk ekziston. Sė paku, unė s'kam hasur nė njė gjė tė tillė. Por, edhe nėse vendosim ta bėjmė ndonjėherė njė hap tė tillė, para se gjithash, duhet tė lirohemi nga paragjykimi se, kėto dukuri, nė asnjė mėnyrė nuk duhet t'i konsiderojmė si "dokrra", "mualife", "kotėsi", apo "besėtytni pagane" e njė nivelit tė ultė, por si njė segment i veēantė, qė do tė na shpaloste njė visar tė pasur tė traditės tonė popullore.
avatar
King

36


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi