Inteligjentėt jetojnė mė gjatė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Inteligjentėt jetojnė mė gjatė

Mesazh  Fikrro prej 06.02.11 11:32

Inteligjentėt jetojnė mė gjatė



Njerėzit inteligjentė jetojnė mė gjatė - lidhja ėshtė aq e fortė sa ē'ėshtė duhanpirja dhe vdekja e parakohshme. Por arsyeja nuk kuptohet ende plotėsisht.

Pėrveēse bėrja e zgjedhjeve tė duhura nė jetė, kėta njerėz duket se kanė edhe trupin qė punon nė favor tė tyre. Kėrkimet e sotme mbi bletėt tregojnė fakte qė aftėsia e tė mėsuarit ėshtė e lidhur me aftėsi tė pėrgjithshme pėr t'i bėrė ballė njė prej masave tė rrepta tė plakjes, d.m.th. stresit oksidativ.

Ian Deary, njė psikolog i Universitetit tė Edinburgut, propozon termin integritet i sistemit pėr lidhjen e mundshme biologjike mes inteligjencės dhe jetėgjatėsisė. Nė konceptin e tij, njė sistem i lidhur mirė jo vetėm qė funksionon mė mirė nė testet e mendjes, por ėshtė mė pak i prekshėm nga sulmet mjedisore. Gro Amdam i Universitetit Shtetėror tė Arizonės dhe Universitetit Norvegjez tė Jetės dhe Shkencės u intrigua nga kjo ide dhe vitin e kaluar zhvilloi njė mėnyrė pėr ta testuar kėtė tek bletėt.




Bletėt shpesh pėrdoren si njė model neurobiologjik pėr tė mėsuarit. Ato mund tė "trajnohen" duke pėrdorur pėrforcime pozitive ose negative pėr tė mbajtur informacion. Nė eksperimentin e Amdamit, disa bletė u ndanė veē, ku u mėsuan tė lidhnin njė aromė me njė ushqim. Pas dy apo tre pėrpjekjeve, shumė bletė mėsuan tė pėrdorin hundėn e tyre nė pritje tė njė pikėze sheqeri.Disave prej tyre iu desh mė shumė kohė, njėsoj si njerėzve, qė disa mėsojnė shpejt e tė tjerė mė ngadalė.
Pėr tė simuluar plakjen, tė njėjtat bletė u vendosėn nė tuba plastikė, tė ekspozuar ndaj njė ambienti me pėrqendrim tė lartė oksigjeni. Tė gjitha kafshėt kanė nevojė pėr oksigjen, por njė masė tej normales bėn qė qelizat tė dėmtojnė radikalet e lira, tė cilat prishin membranėn e qelizės dhe e ēojnė kėtė tė fundit nė vetėshkatėrrim, duke shkaktuar plakje tė parakohshme. Bletėt qė mėsonin mė shpejt, kishin tendencėn tė jetonin mė gjatė, njė mesatare prej 58,8 orėsh, ndryshe nga bletėt qė mėsonin mė ngadalė, njė mesatare prej 54,6 orėsh.

Amdam dyshon se ripėrtėritja e stresit nervor mund tė shpjegojė pse bletėt qė mėsonin mė shpejt, jetonin mė gjatė. Nė kėto eksperimente, bletėt qė e pėrballonin stresin, ishin tė afta tė mėsonin mė shpejt qė aroma lidhej me tė ushqyerit dhe e njėjta ripėrtėritje u lejonte kėtyre bletėve tė pėrballonin mė mirė stresin e tė qenit nė njė ambient me pėrqendrim tė lartė oksigjeni.




Edhe pėr njerėzit, Amdam ngre hipotezėn se aftėsia pėr tė pėrballuar stresin mund tė jetė njė pėrbėrės i sistemit tė integritetit. Njė ripėrtėritje e pėrgjithshme mė e mirė e stresit mund tė ndikojė nė rezultate inteligjence mė tė larta dhe jetėgjatėsi. Nėse shkencėtarėt mund tė zbulojnė ēfarė i lidh kėto ndryshime biologjike, ata mund tė jenė tė aftė tė lehtėsojnė pabarazitė pa lindur akoma. "Ekziston njė mundėsi pėr t'i ndihmuar tė gjithė tė jetojnė mė gjatė", thotė Amdam.
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi