Aleksandri i Madh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Aleksandri i Madh

Mesazh  Nikolaos prej 05.02.11 0:33



statuja e Aleksandrit te madh ne Selanik Greqi.

Sipas Plutarkut, Alekandri i Madh ka lindur ne nje dite gushti te vitit 356 para Krishtit ( pikerisht ne agimin kur u shemb edhe tempulli i Artemises) eshte nje nder figurat me te perfolura ne mbare boten per identitetin dhe kombesine e tij.

Si fillim, do doja tė qartėsoja diēka kėtu. Qė nė kohėt e lashta krahina veriore e Greqisė ka qėnė quajtur Maqedoni. Kohėt e fundit njė republikė ish-jugosllave pretendon emrin Maqedoni.

Kjo republikė e pėrbėrė nga popullsitė, qė e kanė prejardhjen nga Ballkani tė paktėn njėmijė vjet pas vdekjes sė Aleksandrit, nuk ka tė bėjė fare me Maqedoninė pėr tė cilėn po flasim. Shumica e maqedonasve te sotem jane te ardhur, pervec pjeses shqipetare qe jane autoktone.

Greket pretendojne se Aleksandri eshte i tyre; maqedonasit e sotem, shqipetaret apo ndoshta dhe bullgaret pretendojne te njejten gje.

Do doja te ndaja mendime te ndyshme me ju per kete ēeshtje madhore e cila ka futur ne konflikt edhe Greqine me ish- Republiken jugosllave te Maqedonise per emrin e saj. Sipas mendimit tim, Aleksandri (nga ana e babait, Filipit) nuk ishte as grek, as shqipetar, as bullgar as maqedonas i sotem. Ai njihej nga mbare bota me emrin “Aleksandri i Madh i Maqedonise” . Pra ai ishte maqedonas, por jo i Maqedonise se sotme.

Maqedonia e dikurshme nuk ekziston me si shtet, ajo ka mbetur thjesht nje krahine ne veri te Greqise, prane zones se Selanikut. Por Maqedonia e kohes se Aleksandrit nuk eshte vetem pjesa qe ndodhet ne Greqi, ajo ishte me shume se aq.

Pervec pjeseve kryesore qe sot shtrihen ne Greqi, kishte edhe pjese te tjera qe shtriheshin ne Shqiperine e sotme dhe ne Maqedonine e sotme. Pra mendoj qe te tre shtetet duhet te krenohen me kete figure madheshtore, dhe jo vetem keto tri shtete por e gjithe bota, sepse ai pushtoi mbi 90% te botes se njohur deri ate kohe.

Ai enderronte qe e gjithe bota te behej me nje gjuhe, me nje kulture, dhe me nje udheheqes, por vdiq i ri dhe endrra e tij u nderpre. Greket kane te drejte te krenohen me Aleksandrin sepse ai perkrahu kulturen e tyre dhe e perhapi ate ne mbare boten, por ai nuk e quante veten grek. Kane te drejte te pretendonje kombesine e tij sepse vendlindja e Aleksandrit, Pella, sot shtrihet ne Greqi. Te njejten gje do te benim dhe ne.

Shqipetaret pretendojne se Aleksandri i Madh ishte ilir, dhe kjo nuk mendoj se eshte e vertete ngaqe ai nuk u mundua te perhapte kulturen ilire ne bote, por ate greke. E vetmja gje qe dihet me siguri eshte se ai ishte nip i trojeve shqipetare.
Nena e tij, Olimpia ishte bije e Epirit (krahines se sotme te jugut te Shqiperise). Greket pretendojne se edhe Epiri i asaj kohe ishte qytet shtet grek, me gjuhe dhe zakone greke.

Shqipetaret e dikurshem e kane nderuar figuren e Aleksandrit duke i vene emrin monedhes shqipetare “lekė” per nder te Lekes se Madh, qe ishte vet Aleksandri.
Gjergj Kastrioti mori emrin “ Skanderbej” qe nga turqishtja perkthehet “princi Aleksander”, per nder te tij.

Shqipetaret e sotem nuk e vleresojne aq sa duhet figuren e tij. Greket dhe maqedonasit e sotem po bejne konkurence se kush ta ndertoje me te madhe statujen e Aleksandrit, ndersa ne nuk i kemi ngritur nje bust qofte edhe ne Tirane.

Asnje shkolle, rruge apo institucion tjeter nuk gjendet me emrin “Aleksandri I Madh” . Turp per historianet tane qe nuk ngrene zerin per kete! Edhe nese Aleksandri nuk ishte shqipetar, ai ka gjak shqipetari per nga nena e tij. Nenen dhe babain njesoj i kemi pavaresisht qe sot marrim mbiemrin e babait.

Ēfarė ėshtė ajo qė e bėn Aleksandrin e Madh kaq figurė unike nė historinė botėrore? Para sė gjithash ai pėrmbushi disa gjėra pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr. Nė moshėn 20 vjeēare ai u bė mbreti i Maqedonisė sė atėhershme.

Nėn komandėn e tij ai ēoi njė ushtri prej 30 000 burrash nė fund tė botės qė njihej atėherė nė toka tė huaja e tė rrezikshme. Nė pėrputhje me faktet historike, ai luftoi nė mė shumė se njėqind beteja pa e humbur asnjėrėn. Ai formoi perandorinė mė tė madhe qė ėshtė formuar ndonjėherė nga njė njeri i vetėm nė lashtėsi dhe vdiq nė kulmin e lavdisė sė tij pa mbushur akoma 33 vitet e jetės sė tij. Edhe vet perandori romak, Jul Ēezari, ka qare para statujes se Aleksandrit te Madh duke thene" Ne moshen qe ti ke pushtuar gjysmen e botes, une nuk kam qene njohur akoma".

Aleksandri i Madh ėshtė njėkohėsisht njė person heroik dhe tragjik. Kam pėrshtypjen se ai prek disa fije tė ndjeshme shumė tė veēanta tonat, disa fije qė kanė tė bėjnė me parimet mė tė thella tė jetės.

Pėr disa arsye qė nuk janė tė lehta pėr t’u shpjeguar (njėra prej tė cilave duhej tė ishte vdekja e tij tragjike rreth moshės 33 vjeē, njė moshė qė lidhet disi me atė tė Krishtit). Unė besoj qė nė zemrat tona Aleksandri ėshtė shndėrruar nė njė farė martiri (dėshmori), nė njė martir tė rracės njerėzore. Ai ishte i ri, i pashėm, i fortė dhe guximtar, por prapėseprapė ai ishte njeri prej mishi dhe gjaku pikėrisht siē jemi edhe ne.

Kėshtu ai u bė njė pėrfaqėsues i rracės sonė qė tejkaloi kufijtė e dimensioneve njerėzore dhe arriti pothuajse zotėrimet hyjnore, njė njeri qė guxoi tė sfidonte hyjnitė dhe ndoshta pėr kėtė arsye vdiq.

Aleksandri ishte nxenes i Aristotelit, ai besonte se ishte biri i Zeusit te Madh, ndersa egjiptianet e konsideronin ate si birin e zotit RA (perendia Diell), nje fakt ky se pse ndoshta simboli i flamurit te Maqedonise eshte Dielli.


Vdekja e Aleksandrit

Pas vdekjes sė mikut tė tij mė tė ngushtė i cili u sėmur e vdiq pasi hėngri e piu 2 ditė, po nė tė njėjtėn mėnyrė i ndodhi dhe Aleksandrit. Atė e ftuan pėr tė pirė disa miq tė tij, dhe pas dy ditėsh u sėmurė rėndė.

Nė ditėn e dhjetė pasi u sėmur, edhe pse ishte duke vdekur, po pėrgatiste flotėn pėr nė perėndim dhe u bėri kurban perėndive dhe po atė ditė dha shpirt nė Babiloni nė datėn 13 qershor tė vitit tė 13 tė mbretėrimit pa mbushur 33 vjeē tė cilat i bėnte nė vjeshtė nė vitin 323 p.k.

Trupin e tij e mori me vete Ptolemeu, tė cilit ia kishte lėnė amanet, dhe e ēoi nė Egjipt, ku e ballsamosėn. Trupi i tij ka qenė deri nė vitin 30 p.l.k., por Augusti xheloz e dogji, sepse ndoshta donte tė bėhej mė i madh se ai. Historianėt hedhin dyshim pėr vdekjen e tij ashtu si hodhi dhe e ėma Olimpia qė e paralajmėroi se kush donte ta vriste, por ai s'e dėgjoi.

Thuhet se nuk vdiq nga pija, por u helmua gjė qė ka shumė mundėsi, sepse po nė tė njėjtėn mėnyrė vdiq dhe shoku mė besnik qė kujdesej pėr jetėn e tij, dhe ishte pengesė pėr eleminimin e Aleksandrit. Kėshtu eleminuan Hefestion tė parin, i cili kishte zbuluar disa komplote pėr vrasjen e Aleksandrit dhe qe bėrė pengesė pėr ata qė donin vdekjen e Aleksandrit dhe mė pas eleminuan vetė Aleksandrin.

Gjeneralėt u pasuruan shumė nga bujaria e tij dhe nuk donin tė luftonin mė drejt perėndimit, ku ai po pėrgatitej tė shkonte. Pas vdekjes sė tij, 5 ditė mė pas, vdes e ėma e Darit.

Ndėrsa gruaja e tij xheloze Roksana vret gruan tjetėr tė tij, qė ishte e bija e Darit bashkė me tė motrėn e saj. Perandoria u nda nė 4 pjesė. Ptolemeu mori Egjiptin, Lisimaku mori Thrakinė e rrethinat, Antipatri Maqedoninė dhe Greqinė, dhe Seleuku, Sirinė. Roksana lindi djalė dhe i vendosi emrin Aleksandėr.

Olimpia akuzoi Antipatrin se kishte helmuar Aleksandrin dhe filloi luftėn me tė; ajo mbeti e vdekur sė bashku me dy gratė dhe dy djemtė e Aleksandrit, Herkulin 12 vjeē, dhe Aleksandrin 2 vjeē.

Ai la njė djalė me njė princeshė nė lindje i cili shpėtoi, por qė nuk ishte trashėgimtar, sepse kush do tė shkonte kėtu e nė kufij me Kinėn tė merrte tė birin e tij pėr ta vendosur nė fronin e Maqedonisė nė njė kohė kur disa gjeneralė tė tij po ziheshin pėr pushtetin nė Maqedoni. Kėshtu mori fund raca e tij e lavdishme.

Nje nga filmat e Aleksandrit me bindes dhe me i fundit eshte ai i Oliver Stone me titullin "Alexander ", me aktorin kryesor Colin Farell, duke vijuar nga Angelina Jolie, Jared Leto, Anthony Hopkins etj.

Fale figures se Aleksandrit sot emri i tij eshte perhapur ne mbare boten: Aleksander, Aleks, Leks, Aleko, Alessio, Alehandro, Alessandro, Sander, Lekė, Ali, Skėnder.

Emri "Aleksandros" vjen nga greqishtja e lashte qe do tė thote "mbrojtesi i burrave (njerezve)", vete fjala "andros" ka kuptimin "burre/ njeri"

A ISHTE ALEKSANDRI I MADH SHQIPTAR?
NDIQNI VIDEOT E MEPOSHTME PER KETE:

[flash]http://en.wikipedia.org[/url][img]http://en.wikipedia.org/wiki/
http:[/url]
http://community.webshots.com/photo/fullsize/[/img]http://en.wikipedia.org/wiki/File:Map_Macedonia_336_BC-en.svg" alt="" />
http://www.esotericastrologer.org/EAauthorEssays/EAessaysMDR28.htm
http://www.youtube.com/watch?v=STdTR_W84RY
http://www.youtube.com/watch?v=xwArTdy_RGU&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=FRxKNhXYKEo&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=0wU87CAH95c&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=WVfnjiOmYx0&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=PZiM3QY6msw&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=Zk9xuIGKsvU&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=STdTR_W84RY&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=dFiNIXdB3hY&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=iIcWJRS5vVI&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=OdTdg7tF1vw&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=9ebxHtuf-YI&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=lqVbiu0tpcI&feature=watch_response
http://www.youtube.com/watch?v=WrUTVr_5w98&feature=related[img]http:[img]http:


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 22.05.11 17:22, edituar 46 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aleksandri i Madh

Mesazh  Fjori prej 05.02.11 20:12

Kjo teme po me pelqen, ndoshta eshte per te ndare mendime dhe jo fyerje.

Mendimin tim ia referoj librit ėnigma"e cila shpjegon shume disa gjera per ne shqiptaret.Aty thuhet se pellazgjishtja eshte gjuha me e vjeter ne evrope dhe se iliria eshte vetem nje pjese e vogel e saj.

Thuhet se Greqia nuk ka egzistuar vertet por ishin pellazge gje qe vertetohet sot nga shume ishuj ku flitet akoma shqip.Gjuha greke ka lindur nga pellazgjishtja si gjuhe e dyte e cila perdorej ne gjykata, art, kulture etj po ne vatra flitej shqip.

Bashkesia e njerezve te cilet kishin si gjuhe te dyte greqishten u quajt helene,pra helenet nuk jane komb me vete.

Fakti qe nga lashtesia kane mbetur vetem dokumente ne greqisht apo latinisht eshte se prifterinjte (murgjit e asaj kohe ne manastire) i fshine ato me te vjetrat dhe i mbi shkruajten ne greqisht apo latinisht pasi keto dy gjuhe perdoreshin si gjuhe religjioni.

Por ne kete liber ka shume pllaka te gdhendura me gjuhen e lashte pellazge pasi nuk deshifrohen dot me asnje gjuhe por ngjasojne me gegerishten.

Gjithashtu aty sqarohet mire dhe toskerishtja qe e ka marre emrin nga pellazget e italise,zona e toskanes (mendohet se pjesa me e madhe evropes ishin pellazge) te cilet nga rremujat qe po ndodhnin ne rome u kthyen ne vendin e tyre dhe mbeti dialekti toske.

Sipas ketij autori francez robert d,anjely,jo vetem aleksandri madh por shume emra te tjere te shquar jane shqiptare.

Do doja shume qe ky liber te vertetohej e te lexohej pasi per ne shqiptaret ne kete kohe do ishte shume i vlefshem.
avatar
Fjori

71


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Aleksandri 12 vjeē

Mesazh  Nikolaos prej 08.02.11 18:10

Aleksandri i Madh ne moshen 12 vjeēare.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aleksandri i Madh

Mesazh  yasmin prej 08.02.11 20:10

Besoj se para se te flasim mbi kombesine e Aleksandrit te Madh, duhet te theksojme nje karakteristike te personaliteti te tij te madh, qe rralle gjendet tek perandoret:

Aleksandri ishte i cliruar nga paragjykimet greke, qe vendosnin nje hendek te pakapercyeshem mes heleneve dhe barabareve, duke i dhene jete imperializmit kozmopolitan, dhe kishte dashur t'i jepte fund rivalitetit shekullor mes qyteteve e kontinenteve, duke zhdukur dallimet racore, afruar popujt dhe duke i vendosur ne mos te njejten kombesi, nen mburojen e perbashket te nje qyteterimi superior duke i bere pjesemarres, me nje fjale, te se njejtes barazi ushtarake dhe sociale....
Nga kjo, rezulton se duke qene se Aleksandri i Madh per vete ishte i zhveshur nga komesite, pse ne duhet t'ia gjejme kombesine?!!...Sikur Aleksandri tani te ishte gjalle, kam pershtypjen qe nuk do i pelqente kjo gje...

Gjss po i permbahem temes, dhe po citoj dicka mbi kombesine e tij te supozuar:
Ne Orient hebrejte, arabet, egjiptianet, etiopet, armenet, iranianet dhe turqit jane ne gare per t'i dhene vlera te mbinatyrshme. Ndersa poetet persiane e shnderrojne ne nje frymezues te "Nje mije e nje Neteve" , te tjere i japin atij nje karakter te krishtere, e disa te tjere karakter islamik.

Ne versionin e kopjuar te Pseudo-Kalistenit, pi uje nga burimet e kater lumejve te parajses; ne versioni etiopian, Shpirti i Shenjte i zbulon sekretin e Trinitise; ne Kur'an ai quhet si "Njeriu me dy kurora" (Dhul`Karnejni) dhe e quan Iskander si pararendes te Muhamedit.

Literatura ku jam bazuar, sigurisht qe nuk eshte nga linke interneti, por nga libri me i fundit biografik mbi Aleksandrin e Madh nga autori Georges Radet..
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ALEKSANDRI I MADH dhe kombesia e tij

Mesazh  Nikolaos prej 08.02.11 20:42

Bravo paske lexuar librin qe kam ne dore une tani!
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aleksandri i Madh

Mesazh  yasmin prej 08.02.11 20:49

Femrat, Nikolaos jane gjithmone nje hap para....
Kete liber ne fakt e kam lexuar para nje viti, dhe flet me shume per pushtimet e tij, gjss mbetet me i bukur dhe me terheqes se sa trillerat best-seller...

Lexim te kendshem atehere, me vjen mire qe po e lexon se keshtu do e shohesh qe nuk shpika apo manipulova gje...
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PERGJIGJE

Mesazh  Nikolaos prej 08.02.11 22:25

Nje hap perpara femrat? hahahha, c'me bere te qesh. Pse kush lindi perpara Adami apo Eva?
Pastaj ne lashtesi njerezit e medhenj kane qene meshkuj...Aristoteli, Aleksandri, Platoni, Sokrati, Plutarku, Herodoti, Pitagora, Jul Cezari, Augusti. Nuk ka asnje femer me kaq fame, pervec Kleopatres se Egjiptit. Mos e merr per ofendim! shaka ishte...
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aleksandri i Madh

Mesazh  yasmin prej 09.02.11 9:46

Nikolaos, ke te drejte deri diku ne ate qe thua, por duhet ta dish qe shprehjen e famshme: "Burrat drejtojne boten, ndersa burrat jane te drejtuar/komanduar nga grate"- e ka thene Mark Aureli, i cili ishte jo vetem nje nder perandoret e sukseshem te Romes se lashte, por edhe nder filozet me te shquar te asaj epoke.

Gjithashtu, edhe Aleksandrit te Madh ambicien dhe etjen per pushtet ia ushqeu e ema Olimpia ...

Po ashtu, Akilin, ishte e ema qe ia mbushi mendjen te luftoje qe te fitonte ne kete menyre pavdekesine e emrit...

Napoleoni pati nje fat tjeter; goditja e tij fatale i erdhi nga bashkeshortja e dyte, e cila i ktheu shpinen kur ishte e nevojshme fjala e saj per te bere aleance dhe per ta shpetuar nga rrenimi....Dmth ajo u pozicionua ne krah te kundershtarit te Napoleonit...

Sic e sheh, femrat qe kane qendruar ne hije, kane bere historine duke iu ndryshuar fatin ketyre burrave te medhenj....
Sa per Kleopatren, e vetmja aftesi e saj ishte joshja , dhe nuk ishte gje tjeter vetem se nje vegel e prijesve romake qe shpesh here iu shuante epshet seksuale, dhe qe vetem per te qene ne pushtet, arriti deri aty sa te vriste te vellain dhe motren....

Nuk eshte Kleopatra femra me e rendesishme e historise, por ato qe kane qendruar ne hije duke komanduar perandoret e medhenj....
Femra e vetme qe nuk ka vepruar ne hije por ama ka qene vertete e madhe, ishte Zhana D`ark qe ne moshen 15 vjec...
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aleksandri i Madh

Mesazh  Niko_ prej 15.02.11 1:43

Po shkruaj kėtu njė thėnie tė filozofit tė Greqisė sė lashtė, Sokratit. Besoj se mund tė ketė lidhje me temėn, pėr tė parė se si i konceptonin dhe si i ndanin gjėrat nė atė kohė! " Έλληνες είναι όσοι μετέχουν της ελληνικής παιδείας' " Kjo do tė thotė: grekė janė tė gjithė ata qė marrin arsimin dhe kulturėn greke.

Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Aleksandri ne monedhen shqipetare

Mesazh  Nikolaos prej 17.04.11 23:41

avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aleksandri i Madh

Mesazh  Venera1 prej 16.08.11 13:20

Zbulohet nga arkeologjia “Muri Gjarpri i Kuq” i Aleksandrit tė Madh!

Sipas internetit, nė zėrin, “Il “Serpente Rosso”, arkeologjia iraniane nė bashkėpunim me njė mision arkeologjik anglez, kanė raportuar mė 2008, tė dhėnat e para tė hetuara qysh nga viti 1999, pėr ekzistencėn e njė muri dhe tė njė vepre hidrike tė pėrmasave gjigande, i quajtur si “Muri ose Barriera, Gjarpri i Kuq i Aleksandrit tė Madh”, ndryshe edhe si “Muri i Gorgonit”. Ky mur fillonte qysh nga Deti Kaspik, pėr tė vazhduar pėrgjatė maleve Elbrus e mė tej.

Ngjyra e kuqe e kėtij “gjarpri”, vjen siē mendohet nga tullat e kuqe prej balte tė pjekur. Tė dhėnat e para tregojnė pėr njė vepėr kolosale dhe njė kryevepėr tė inxhinierisė sė ndėrtimit civile dhe ushtarake. Kam shkruar edhe herė tė tjera, pėr njė pasazh dhe njė interpretim mjaft tė ēuditshėm tė M. Barletit, qė po e citoj: “Ėshtė shumė turp pėr ne, shumė turp pėr Venedikun dhe tė gjithė mbretėrit e krishterė, qė ne tė durojmė si sundimtarė ata, nga ato fshatra tė pėrbuzur tė Skythisė, tė cilėt nė kohėn e etėrve tanė, me zor se mund t’i mbanin edhe pėr skllevėr. S’ka gjė mė tė ulėt se ata, qė janė mėsuar tė jetojnė vetėm hajdutėri e me tė rrėmbyer... fundėri gjindjesh, llum skllevėrish... turqit siē thuhet atdheun e lashtė e kanė pasur pėrtej maleve Rife, pėrtej viseve tė murranit, pranė oqeanit tė veriut. Racė e ndyrė, e poshtėr e rritur nė strofka ujqėrisė, qė s’ka tė ndytė as nga mishi i ujqėrve dhe i hutinave...

Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur kėta me shula hekuri, si bagėti nė njė vathė dhensh ndėrmjet maleve Hyperborė”. (HS f 102; f 110). Unė kisha menduar se Barleti diku-diku ishte ndikuar nga tregimi i Dhulkarnejnit-Kokėdybrirėshit nė Kuran, pėr atė pendėn ndarėse pėr jexhuxh-maxhuxhėt. Kėto njerėz shkonin nė kuptimin si njerėz tė njė race tė shkurtė, xhuxhallarėt, por gjithsesi misteri mbetej i pazgjidhshėm sepse nuk mund tė pėrafrohej kėtu “Muri i Madh i Kinez”!

Tashti qė ky “Muri i Aleksandrit”, ėshtė sinjalizuar si njė realitet, pavarėsisht se ndoshta mundet tė kishte qenė edhe si ndonjė vazhdim-pėrvetėsim i njė tradite ndėrtimtare vendase pararendėse, po na del se “Penda e Dhulkarnejnit” paska qenė njė realitet. (Suria, El Kehf, ajetet 83-98). Aleksandri i Madh, duke “ndjekur gjurmėt e Herakliut” nga lindja donte tė arrinte deri te Oqeani-briri i lindjes dhe ndoshta edhe mė shumė duke kapėrcyer “anėn e anės sė oqeanit”, duke shkuar gjithnjė nga lindja, donte tė rikthehej nė perendim. Sikurse e kam shkruar nė njė rast tjetėr edhe Pirrua i Epirit, duke ndjekur edhe ai “gjurmėt e Herakliut”, donte tė hidhej nga Siēilia nė Tunizi, pėr tė arritur nė Perėndim nė “fundin e tokės”...

Ėndrra e Vojsavės, e shpjeguar si “mrekullitė profetike biblike”

Pėr lindjen e Gjergj Kastriotit, M. Barleti shkruan: “Por, pėrpara se tė kaloj mė tutje, nuk mendoj se duhet lėnė mėnjanė ajo qė unė e mora si krejtėsisht si njė ēfaqie mrekullie dhe qė u profetizua prej shumė njerėzve, mbi lavdinė e kėtij njeriu, megjithėse e di mirė se shumė vetė s’do t’a pėrfillin fare, si fort tė ngajshme me pėrrallat e vjetra. Thonė, pra, se kur Vojsava mbeti me barrė me tė, pa nė ėndėr se lindi njė gjarpėr aq tė madh, sa qė mbulonte gjithė Epirin, kokėn e shtrinte ndėrmjet kufijve tė turqve, tė cilėt i pėrpinte me gurmazin e vet tė gjakosur, ndėrsa bishtin e mbante nė det ndėrmjet kufijve tė krishterė dhe sidomos tė shtetit tė Venedikut. Gjoni, me t’iu rrėfyer ėndrra, nga qė ajo nuk ishte njė punė qė tė hetohej me anė rropullish apo qė kėrkonte pėr shpjegues Apollonin, e qetėsoi me gėzim tė madh tė shoqen dhe profetizoi me lehtėsi se prej saj do tė lindte njė burrė i pėrmendur nė luftė e nė vepra, i cili do tė ishte armiku mė i rreptė i turqve dhe njėkohėsisht kapedani i tyre mė fatbardhė, mbrojtės i fesė sė krishterė...” (HS; f 54. Origjinali latinisht e shkruan gjarpėr, por pėrkthyesi S. Prifti e ka sjellė si dragua AL)

Mendoj se, pėrpara se t’a konsiderojmė kėtė ėndėrr tėrėsisht si njė “manipulim e pėrrallė tė tipit folklorik”, mbase duhet t’i hapim paksa vend edhe hipotezės sė njė ėndrre qė Vojsava e kishte parė realisht. Kjo ėndėrr ndoshta mund tė kishte qenė si njė pasqyrim i deformuar i traditave tė folklorit dhe tė leximeve tė literaturave antike, e ndėrthurur edhe nė kuadrin e shqetėsimeve tė mėdha kohore, nė shtėpinė e Kastriotėve. Mė konkretisht Vojsava, mund tė ketė parė njė ėndėrr, si njė imitim, pak a shumė si legjenda e Olimpisė sė Epirit, nė shtatzėninė me Aleksandrin e Madh. Dhe duhet tė vėrejmė kėtu se, Gjoni ka dijeni dhe mban njė qėndrim disi tolerues pėr besėtytnitė pagane. Ai ka njohuri pėr interpretimet me tė pėrbrendshmet/rropullitė e flijeve me berra dhe pėr shpjegimet orakulltare me Apollonin etj, por duke i pėrjashtuar kėto, i jep kėsaj ėndre njė veshje e justifikim sipas mrekullive kristiane. Kėtė interpretim i jep edhe vetė Barleti, madje duke shtuar edhe diēka tjetėr se nė gjirin e natyrės ekzistojnė mrekullitė.

Njė pjesė e ish traditave antike, me sa duket ekzistonin ende si rudimente nė mesjetė tek ne. Kėtė, mund t’a konstatojmė edhe te vetė M. Barleti. Jo rrallė meshtarit kristjan Barlet, i shpėtojnė dhe i dalin mbi ujė disa shprehje si (t’a themi me vetė fjalėt e tija); “betohem pėr Herkulin” (HS f 49); “bestytni tė antikitetit tė rremė (RrSh f 89) etj. Por, kur ėshtė e domosdoshme, prifti popullor, jo vetėm se i aprovon dhe ia gjen justifikimin traditave tė lashta, por edhe na i pėrshkruan ato pėr tė mos u fshirė fare nga kujtesa.

Kėshtu, pėrshkruan lavdėrimin e trimėrisė nė gostitė: “ndėrmjet trimėrive tė tjera tė ndritura tė tė vjetėrve dhe lavdeve tė tė parėve, tė cilat kėndohen zakonisht nga tanėt nėpėr gostira, sipas njė zakoni tė lashtė, dhe ndoshta jo tė pėrbuzshėm, brezi i ri ka futur jo pa mirėnjohje sidomos kėtė ngjarje...” (HS, f 381-382 ). Po ashtu ka pėrshkruar “gjamėn mortore”: Mamica thirri, sipas zakonit tė gjindjes shumė zonja e nderoi varrimin e burrit me zi e lotė qė s’pushonin ditė e natė... Unė me plot tė drjetė do tė kujtoja se tė vjetrit e kanė quajtur kėtė gjamė Nenia. Dhe me tė vėrtetė ata e kanė pasur zakon qė gjatė vajtimit tė pėrmendeshin jo vetėm trimėria dhe veprat e shquara tė tė ndyerit, por edhe trimėritė e etėrve dhe gjithė kujtimet stėrgjyshore dhe lavdet e lashta tė families.

Ky zakon ka qenė dikur aq fort nė pėrdorim ga shumė popuj tė lindjes, saqė merreshin pėr kėtė detyrė gra tė mėsuara me pagesė, tė cilat t’i nxirrnin lotėt me kėngėt dhe xhestet e pėrvajshme” (HS, f 342) Dhe nė fakt, pėrmes rreshtave ne mundemi t’a gjejmė edhe thelbin e atij pėrkufizimit, siē e kishte konceptuar Barleti vetė: “Populli epirot/alban/maqedon, ėshtė njė popull mė tepėr luftarak se sa fetar” (HS f. 125). Ėshtė trajtuar nga disa autorė se, Olimpia e Epirit, nėna e Aleksandrit tė Madh, kishte pėrhapur njė legjendė, mbi bazėn edhe tė njė ėndrre, se Aleksandrin e kishte ngjizur me njė lloj gjarpri bollė ose me njė dragua, me tė cilin kishte fjetur, i cili nė fakt ishte vetė Zeusi i metamorizuar. Kėto shembuj tė ngjizjes direkt me Zeusin, Olimpia i imitonte nga fondi popullor dhe me sa duket edhe nga leximet te Homeri. Kėtė legjendė tė manipuluar tė Olimpisė e pėrmendin disa autorė antikė, si Plutarku, Livi etj. Lukiani, duke u pėrpjekur tė na japė njė burim shpjegues sa mė natyral tokėsor, na njoftonte se, kjo legjendė me variantin si dragua-gjarpėr, bazohej edhe te njė lloj gjarpri bollė orėmirė, qė pinte qumėsht gjiri direkt nga gratė, luante me fėmijėt etj. Ai tregonte pėr njė ish specie qė sot konsiderohet si e zhdukur nė gadishullin tonė. (Shih, Lukiani, “Vepra tė Zgjedhura”, shqip 1987, f 254, 351-354).

Nisur edhe nga disa deklarata tė vetė Gj.K.Skėnderbeut, i cili i quante vazhdimisht Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, si “tė mitė” e si “paraardhės tė fisit tim”, nisur nga deklarata e origjinės sė fisit alban, maqedon, epirot, mendoj se Vojsava e dinte dhe e kishte lexuar nė autorėt antikė legjendėn e Olimpisė pėr lindjen e Aleksandrit tė Madh. Gjithashtu ajo e kishte edhe njė lloj parafytyrimi se si mund tė ishte ai gjarpėr ose dragua i paraqitur nė artet e ndryshme tė antikitetit. Pra kemi njė arsye tė besojmė se ajo ėndėr, mbase e ka pasur njė fillesė reale dhe pastaj mbi tė padyshim ėshtė manipuluar nė modėn folklorike. Kėshtu konceptimi i parardhėsve tonė nė mesjetė pretendonte, njė pjesė tė konsiderueshme nga trashigimia e Aleksandrit tė Madh. Dhe realisht e kishin njė bazament shumė mė tė justifikuar se sa pretendimet e varfėra tė maqedonasve ardhės e folės sllavojugorė tė mėvonshėm. Kėtė paraqitje tė kėtij dragoi ose kuēedre, si minigrafikė na e ka paraqitur edhe vetė M. Barleti, qysh nė hapjen e kapitullit/librit I, nė botimin e parė. Dhe duhet tė vėrejmė se nė ribotimet e mėvonshme kėtė e kanė hequr!

Gjarpri, Dragoi, Kuēedra

Gjarpri, dragoi ose kuēedra/kushedrat, nė pėrdorimin e folklorit tonė, siē e kanė shėnuar ekspertėt, shpesh janė ngatėrruar e pėrzier njera pėr tjetrėn. Ato ishin qenie tė pėrmasave tė mėdha, ndonjėherė edhe gjigande, me njė ose me shumė kokė, mund tė zhyteshin nė ujrat detare e tė ėmbla, mund tė futeshin nėpėr shpellat karstike etj. Kėto mund tė ishin nė role pozitive e negative ose shpesh janė pėrdorur nga njerėzit pėr asgjėsimin e armiqve tė tyre, pėr ruajten e shpellave dhe kullave me thesare etj. Nė raste si mė tė veēanta dragoi e kuēedra e kuqe vihen nė role pozitive, ndėrsa kuēedrat qime zeza nė role negative dhe madje i gjejmė edhe nė ndeshje pėr jetė a vdekje midis tyre. Siē edhe kimerat e lashtėsisė, kėto qenie tė mėdha ishin gjakpirėse, mund tė shternin burimet, liqenet, lumenjtė etj. Ngatėrresa midis kėtyre qenieve, diku ėshtė shkaktuar nga koha e largėt e mjegulluar, diku janė pėrzier edhe kombinacione tė ndryshme tė fantazive njerėzore edhe identifikime nėpėr hapėsira gjeografike tė largėta.

Nė lashtėsi kėto lloje qeniesh i gjejmė deri edhe me origjina hyjnore, siē e pėrshkruante Homeri, Kimerėn e Liqes: “Me gjak e fis hyjnish lubi kuēedra ishte: / nė kokė luan, dhi n’mes, n’bisht gjarpėr a dragua,/ e zjarr shkrumbues pėr tmerr nga goja villte...”. (Iliada, pėrkth. 1979, VI, 219-222; Kjo ishte Kimera e Likisė, nė zonėn e liqeneve tė Azisė sė Vogėl jug-perėndimore. Liqia/Likia duket se lidhet me liqen/lekanon= gr. e vjetėr, ndėrsa Kimera si gjakpirėse mbase shkon edhe me gjakpirėsen e njohur nė shqip qimra/kimra)

Parafytyrimi dhe paraqitja e tyre nė skulptura, basorelieve nė piktura, nė minigrafika e nėpėr monedha, nė popuj tė ndryshėm ndryshonte dhe po ashtu ka ndryshuar nė kohė edhe brenda tė njėjtit popull. Mė 1636, F. Bardhi shkruante: “Ancora oggi i nostri connazionali... chiamano il nostro Scanderbeg col nome specifico di Kulshedra e Arbėnit, cioč il Drago d’Epiro... Epiri Draco, cioé Il Drago o per dirla in albanese, il Drangue d’Epiro o dell Albania”, dmth si “Drangoi i Epirit ose i Albanisė”. Po ashtu, F. Bardhi, edhe te “Dictionarium latino-epiroticum...”, Roma 1635, f 197 e pėrkthente nga lat. Draco, me arbnishte si “Kulshedra e Arbnit”, pra siē shihet e ka bėrė edhe ai ngatėrresėn si njė lloj barazvleshmėrie midis dragoit dhe kuēedrės.

Prof. E. Ēabej nė “St. Etim. nė fushė tė shqipes” III, f 300-302, te zėri “dragua, drague” jep njė sintezė tė mjaft tė plotėsuar tė karakterit gjuhėsor e etimologjik, tė vėshtruar edhe sipas interpretimit e funksioneve mitologjike dhe tė pėrhapjes mbarė evropiane. Mbi kėtė ai pėrpiqet tė vėrė edhe njėfarė rregulli kronologjik, duke i dhėnė pėrparėsi njė bazamenti tė gadishullit tonė. Ēabej shėnon se “dragoi mbetet si simboli i trimėrisė dhe mund tė jetė i njė burimi paralatin, dhe tė jetė pėrzier pastaj me pėrfytyrimet romake, ashtu si te figura e kuēedrės”. T. Dhama, “Fjalori i Mitologjisė”, 1987, nė fakt bėn njė lloj ndarje e dallimi, midis dragoit, kuēedrės, pėrbindėshit, divit e lubisė, duke i trajtuar si ish qenie mitologjike tė veēanta. Mė veēanėrisht pėr dragoin dhe kuēedrėn, na duket se ky autor referon diēka, sepse kuēedra ėshtė e mbuluar me qime, ndėrsa dragoin e gjejmė nė shumė rafigurime edhe me luspa detare etj.

Sa i pėrket ndonjė shpjegimi konkret tė etimologjisė linguistėt nė rastin e dragoi-t shohin ngjashmėri me gr. vj. ?????? (shih edhe Ēabej cit., dreq/k, f 316-317) dhe lat. drakonem, ndėrsa te kushedra-kuēedra, gjithashtu shohin gr. ????????? dhe lat. chersydrus. Nisur nga lidhja edhe si qenie ujore- hidros, duket se diku mund tė ketė lidhje rrėnja e vjetėr sanskritishte dri-dra=rrjedhje ujore siē te Drin, emri i lashtė ilir pėr lumė e te deti Adriatik. (Shih te Ēabej, Dri, dragunarė etj) Kėtu hyn edhe qenia mitologjike “Hidra e Lernės”, ku Hidra shkon qartė si qenie ujore dhe Lerna, njė lloj kėnete me llucė, “lera”, siē quhet ende nė Myzeqe. Te kuēedra/kuēedria, mbase do tė shkonte edhe kompozita nga ngjyra e kuqe, tė cilėn e zhvillon Ēabej, nė lidhje edhe me gjakun e dragoit. Nė shpella, nė toponime e oronime Ēabej pėrmend “Vrima e Dragoit” nė Shpirag; “Guri i Drangonit”, nė Preshevė, kurse K. Luka e gjen dragoin, edhe me konsultimin e Ēabejt, te Dragoē; Dragovojė-a; Shpella e Dragobisė, nė krahasim edhe me arumanishten drakul si drek/dreq tė shqipes. (K.L., “Gjeog. Toponomastike nė dy Kadastrat e Shkodrės tė shek XV”, rev. St. Fil. Nr. 1, 1976). Prof. Ēabej ndėr variantet e shumta, ka gjetur nė arbėreshėt e Kalabrisė njė “drangolé, zdrangolé”, me tė cilin quajnė njė lloj gjarpri. Edhe nė afėrsi tė Shkupit ėshtė gjetur njė mbishkrim i formės Drakon-Draccena, qė interpretohet si njė kult i njė ēifti gjarpėrinjsh. (P. Margilaj, “Ilirėt flasin shqip-shqiptarėt flasin ilirisht”, bot. 2000, f 231) Edhe Marlekaj shėnon nga folklori shqiptar se “Thesari i Skėnderbeut na ishte fshehur nė njė shpellė nė male dhe atė e ruante njė gjarpėr gjigand”.

Imagjinanatat dhe deshifrimet pėr dragoin dhe kulēedrat gjigande, padyshim zhyten lashtė, kur si tė tillė njerėzit interpretonin sa duket mbeturinat e eshtrave gjigande tė dinozaurėve, ku kėmbėt e pėrparme shpesh i interpretonin si krahė fluturues etj. Tė tilla mbeturina gjendeshin nė Sahara, nė njė pjesė tė ngurtėsuar nė bregdetin Adriatik tė Kroacisė etj. Bazuar, mbi krahasimin e dragojve tanė gadishullorė me ata tė ishujve britanikė, unė kam ngritur edhe njė hipotezė. Ėshtė e mundshme qė vetė dragoi fluturues, aq i pėrhapur nė legjendat anglo-saksone, si vizatim-figurė tė ketė shkuar atje, nga gadishulli ynė, sipas modelit tė shqyteve/mburojave, helmetave dhe monedhave prej argjendi. Nė Skoci, nė njė faqe kodre, ėshtė gjetur njė figurė e Herakliut me topuz, e zmadhuar me teknikėn e mbushjes me gurė, sipas modelit tė njė monedhe argjendi e cila ėshtė e krahasueshme me modelet e Dyrrahut. Ėshtė plotėsisht e mundshme, po ashtu si shtegtimi i emrit Albania, deri nė Francė dhe Skoci nga ushtarėt ilirė nė legjionet romake, tė ketė shtegtuar edhe Herakliu me topuz. Nė Shkodėr, ne kemi gjetur njė monedhė argjendi, nė gjendje shumė tė mirė e cila ėshtė me prejardhje nga Lukania (ish kolonitė e Magna Grecia nė Italinė jugore), por qė ėshtė kopje e modeleve greke tė kohės sė Aleksandrit tė Madh, shek IV p.K. Nė helmetėn e Athinasė ka njė dragua me krahė fluturues, me kokė shqiponje me brirė etj. Ana tjetėr e monedhės ka njė luan, sfurkun e Poseidonit etj. Dragoin dhe luanin ne i kemi gjetur tė krahasueshėm me dragoin, luanin paleokristian (aty ka edhe njė shqiponjė) tė vendosur nė murin e kishės sė Mesopotamit pranė Delvinės.

Kėtė krahasim e kanė miratuar edhe disa studiues italianė dhe dr. Moikom Zeqo. Kėto objekte paleokristiane “Dragua, Shqiponjė, Luan”, nė murin e kishės sė fshatit Mesopotam (gr. mes dylumejve), sa duket duhet tė jenė tė kohės sė Aleksandrit tė Madh. (Duke vėshtruar edhe deshifrimet e emėrtimit Aleksandėr nė egjiptianishten antike pjesėrisht edhe piktografike, na del se germa e parė A ishte aethos=shqiponjė, germa e dytė L = luan dhe kėshtu mbase kjo enigmė zgjidhet...)

Unė do tė do tė shprehesha, se kjo ngatėrresa e dragoit me kuēedrėn, nuk mund tė ndahet me “shpatėn e Aleksandrit si te Nyja Gordiane”. Edhe nė pėrkthimin shqip nė Biblėn e Vjetėr ndodh njė ngatėrresė “gjarpėr me kuēedėr”, te “Profecia e Danielit”, ku “gjarpėr-kuēedra nderohet si e shenjtė” (Bibla, 14, 1-13; 14-22: 23-27) Unė mendoj se kjo lloj ngatėrrese, gjarpėr, dragua, kuēedėr, rrjedh sipas bishtit tė gjatė rrėshqanor qė ne e gjejmė edhe te mitologjia e Kadmit nė Iliri, kur ai lufton te enkelejtė ilirė, kur vret dragoin ose kur mbas vdekjes sė bashku me Harmoninė shndėrrohen edhe vetė si dragonj a gjarpėrinj, siē e shkruajnė dhe e ngatėrrojnė edhe autorėt antikė si: Scymni; Apollodori; Straboni; Pausania; S. Bizantini; (Sip. “Ilirėt dhe Iliria nė autorėt antikė”, 1965, f 550, indeksi alfabetik).

Me sa dihet, me evolucionin dhe ēensurėn e monoteizmit, kuptimi fillestar i qenieve mitologjike tė politeizmit, sėbashku edhe me perėnditė e tyre protektore, u nxorėn “on bloc” jashtė ligjit. Kėshtu ndryshoi edhe draco-drago, duke u barazuar me dreqin/diavolo, ndoshta si ndonjė lloj ish kategori homonime, dhe ndoshta edhe pėr shkak tė ish brirėve, u fut nė kategorinė si Pėrbindėsh etj. Duhet nėnvizuar se ndėrsa Aleksandri i Madh nė reformėn e madhe fetare e unifikuese, si “biri i Zeusit, Amonit, perėndive diell”, me epitetet shqiponjė, luan, gjarpėr dragua-kuēedėr e kuqe, me pėrkrenaret e tilla etj, ishte brenda moralit dhe fesė sė kohės, pėr Skėnderbeun kėto vazhdonin pėr njė inerci tė traditės popullore, sepse nė fakt pėr moralin e krishterė, me ndonjė pėrjashtim, nuk ishin edhe aq tė preferueshme e tė pranueshme imitimet e traditave antike pagane.
avatar
Venera1

68


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aleksandri i Madh

Mesazh  Ufo prej 28.08.11 18:16

avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aleksandri i Madh

Mesazh  Zattoo prej 17.12.11 0:42

Aleksandri i Madh dhe veshja e tij


Aleksandri i Madh ka mbajtur veshje si kėmisha antiplumb

Veshja qė nuk shpohet nga plumbat ndoshta duket se ėshtė shpikje e re moderne, por ėshtė zbuluar dėshmi se edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisė dhe ushtria e tij kanė pėrdorur teknologji tė ngjashme.

Studimi qė ėshtė prezantuar nė konferencėn vjetore tė Institutit Amerikan Arkeologjik nė Anhajm sugjeron se Aleksandri dhe ushtarėt e tij janė mbrojtur me linotoraks, njė lloj mbulese e pėrbėrė prej shtresash tė ngjitura prej kanavacesh. Domethėnė ėshtė zbuluar se linotoraksi shpesh ėshtė pėrmendur nė dorėshkrimet antike.

Shkencėtarėt kanė 27 pėrshkrime prej 18 autorėsh tė ndryshėm tė Antikės dhe rreth 700 figura objektesh nė tė cilat ka dėshmi pėr ekzistencėn linotoraksit, prej vazove greke deri tek relievet etruske tė tempujve. Dėshmia kryesore se Aleksandri ka mbajtur linotoraks ėshtė mozaiku i njohur me Aleksandrin nė Pompe, ku mbreti maqedonas ėshtė paraqitur me kėtė lloj mburoje.

Eksperimetet qė i kanė bėrė shkencėtarėt e hodhėn poshtė mitin se mburojat e bėra prej kanavace nuk janė mbrojtje e mjaftueshme nė krahasim me llojet e tjera tė mbrojtjes. Nė tė vėrtetė u dėshmua se kėto lloje mburojash funksionojnė si versioni antik i kėmishave moderne antiplumb, falė fleksibilitetit tė materialit qė pengon shpimin prej shigjetave, thonė shkencėtarėt tė cilėt e kanė bėrė kėtė studim.
avatar
Zattoo

676


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi