Nikola Tesla

Shko poshtė

Nikola Tesla

Mesazh  Admin prej 27.04.08 23:24

Nikola Tesla, ose "njeriu pėrtej mendjes"



Nė kėto ditė tė shekullit tė 21- tė shumė kush mund tė pyesė se pėrse i detyrohemi kaq shumė kėtij njeriu, i cili ka jetuar rreth njė shekull e gjysmė mė parė dhe qė mezi i kujtojmė emrin.

Ditėt qė jetojmė dhe ato qė do tė vijnė, nė tė gjithė botėn kanė si problem kryesor energjinė e cila ka burime tė ndryshme si hidrike, termike, mekanike, bėrthamore, diellore, etj, por njė rezultat tė vetėm, shndėrrimin e kėtyre energjive nė energji elektrike dhe transportimin nė mijėra kilometra larg, e mandej shfrytėzimin e saj nė jetėn e pėrditshme nė tė gjithė sektorėt e jetės.

Por, pakkush e di se kujt ja detyrojmė kėtė "nder" kaq tė madh, qė pėr nga rėndėsia ėshtė pothuajse njėsoj me shpikjen e "rrotės", dhe pėrgjigja ėshtė Nikola Tesla. Tė gjithė sot pėrdorim celularėt, aparatet satelitore, pajisje wireless pėr telefoni dhe internet, dhe qė tė gjitha kėto punojnė mbi tė njėjtin parim, atė tė transmetimit tė sinjalit nėpėrmjet valėve elektromagnetike, dhe pėrsėri kėtė "nder" ja dedikojmė tė njėjtit person, Nikola Tesla.

Tė gjithė dėgjojmė radio dhe shohim TV dhe pėrsėri i detyrohemi Nikola Tesles, bile nga zbulimet e fundit ka dalė qė edhe shpikja e telefonit nuk ėshtė e Bell-it apo e Meucci-it, por e vetė Nikola Tesles.

Shkencėtari

Nikola Tesla lindi mė 10 korrik 1856, nė Smiljan tė Kroacisė, nė atė kohė pjesė e perandorisė Austro-Hungareze dhe pasi mbaroi Institutin Politeknik nė Raz tė Austrisė, u diplomua nė Pragė.

Ai e filloi karrierėn duke punuar fillimisht si inxhinier elektrik nė Budapest, nė vitin 1881 dhe dy vjet mė vonė u zhvendos nė Paris duke punuar pėr shpikėsin e madh tė atyre kohėrave, Edison nė njė prej filialeve tė "Continental Edison Company".

Nė vitin 1883, Tesla demonstroi pėr herė tė parė nė Strasburg prototipin e motorit me induksion, por rrethi i shkencėtarėve europianė nė atė kohė ishte tepėr radikal pėr tė kuptuar idetė e tij.

Duke parė kėtė fakt, nė vitin 1884 Tesla pranon tė punojė pėr Thomas Edison nė New York, me njė rekomandim pėr Edisonin nga shkencėtari i madh i asaj kohe, Charles Batchelor i cili i shkruante Edisonit: "Unė njoh dy njerėz tė mėdhenj nė kėtė botė, njėri je ti, ndėrsa tjetri ėshtė ky djalosh".

Nikola filloi tė punonte nė laboratorėt e Edisonit nė New Jersey, por shumė shpejt lindėn divergjencat nga idetė brilante tė Tesles, tė cilat Edison i shihte shumė tė rrezikshme pėr biznesin e vet.

Nė atė kohė, ai pak rrjet elektrik qė ishte ngritur ishte bazuar mbi rrymėn e vazhduar dhe kishte shumė kufizime, ku mė kryesorja ishte kufizimi nė distancė i transportimit tė energjisė, i cili ishte vetėm 3 km dhe pėr tė transportuar kėtė energji pėrdoreshin kabllo pėrcjellėse tė trasha dhe rigjeneratorė tė energjisė.

Nė kėtė moment, Tesla mbėshtetet pėr eksperimentet e tij nga bankieri i famshėm i asaj kohe, Morgan. Tesla arrin qė mė 1888, duke pasur si bazė teorinė e tij pėr fushėn magnetike rrotulluese, tė marrė patentėn pėr gjeneratorin polifazė tė rrymės alternative si dhe pėr tė gjitha pjesėt e tjera tė rrjetit tė rrymės alternative pėr transformimin, transportin, shpėrndarjen dhe pėrdorimin e saj.

Nė vitin 1895 bėhet realitet ėndrra e Nikolės pėr tė shfrytėzuar energjinė mekanike tė ujit tė ujėvarės sė Niagarės pėr tė prodhuar energji elektrike, duke ndėrtuar hidrocentralin e parė nė botė. Motorėt elektrikė, tė bazuar mbi teorinė e Teslės, pushtuan globin. Edhe nė ditėt tona, tė gjitha makineritė elektrike bazohen mbi teorinė e kėtij gjeniu. Motori me induksion elektrik i Tesles ėshtė klasifikuar si njė nga 10 shpikjet mė tė mėdha tė njerėzimit.

Nikola Tesla nuk u mjaftua vetėm me shpikjet e sistemit tė rrymės alternative i cili ndryshoi mėnyrėn e jetesės nė botė, por atij i dedikojmė edhe shpikje tė tjera, si drita fluoreshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore tė transmetimit tė energjisė, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para nė robotike etj. Ai gjatė gjithė jetės regjistroi rreth 700 patenta shpikjesh nė tė gjithė botėn dhe hodhi idetė e para nė pėrdorimin e energjisė diellore dhe asaj detare.

Shumė koncepte tė Nikola Tesles akoma janė tė pazbėrthyera dhe tė pakuptueshme pėr botėn e shkencėtarėve. Nė vitin 1896 Nikola Tesla botoi artikullin shkencor pėr rrezet X, pėr tė cilat mė vonė Wilhelm Rontgen do tė merrte patentėn, por Tesla me gjenialitetin e tij, qė e bėnte nė shumė raste edhe njė njeri kapriēoz dhe tė "ēmendur", asnjėherė nuk pretendoi pronėsinė e kėsaj shpikjeje.

Po nė kėtė vit, 1896, Tesla botoi edhe njė material ku pėrshkruante hollėsisht nė njė skemė tė gjithė elementėt e njė transmetuesi radio qė mė vonė u pėrdor nga Markoni. Gjithashtu, po kėtė vit ai shpiku edhe anėn tjetėr tė komunikimit valor, aparatin marrės dhe arriti qė pėr herė tė parė tė transmetonte dhe tė merrte njė sinjal pa fije.

Nė vitin 1901, me ndihmėn e Morganit Tesla ndėrton "Wardenclyffe", laboratorin e tij tė ri ku ndėrtoi edhe kullėn e tij tė famshme, e cila ishte e lartė rreth 60 metė dhe kishte njė kupolė nė majė tė saj me diametėr 21 metėr qė do tė ishte transmetuesi i parė nė botė i energjisė pa fije dhe stacioni i parė broadcast i valėve elektromagnetike. Pikėrisht kėtu fillon dhe "ēmenduria" e Tesles.

Ai kėrkonte qė me anė tė shpikjes se tij tė transmetonte energji valore nė tė gjithė botėn, duke furnizuar kėshtu me energji anijet nė det tė hapur, tė furnizonte trenat, industrinė dhe shtėpitė e njerėzve, duke arritur deri aty sa tė komentonte se shpikja e tij mund tė pėrdorej edhe pėr komunikimet jashtėtokėsore.

Pikėrisht kėtu lind mosmarrėveshja e tij me Morganin, i cili i ndėrpret fondet Tesles pėr kėrkimet e tij. Nė vitin 1917, kulla e famshme e cila u pėrdor pėr qindra eksperimente tė Tesles do tė shkatėrrohet nėn pretekstin e sigurisė kombėtare; ishte koha e Luftės sė Parė Botėrore.

Tesla kėrkonte qė t% transmetonte energjinė nė sipėrfaqen e tokės. As me anė tė transmetimit tė saj me valė elektromagnetike dhe duke pėrdorur jonosferėn, por problemi qėndronte tek mjedisi i pėrhapjes sė kėsaj vale, ajri. Ajri ndikonte nė humbjen e energjisė me rritjen e distancės sė transmetimit tė saj.

Pėr kėtė, Tesla mendoi qė tė pėrdorte Tokėn si pėrcjellės dhe mė vonė si kapacitor tė energjisė, por Toka deri nė atė kohė ishte pėrdorur si "tokė" nė teorinė e elektricitetit dhe mund tė shkarkonte ēdo kondensator. Por, ai hodhi idenė qė mund tė emetonte energji tė mjaftueshme nė Tokė dhe ta kthente atė nė njė kondensator gjigant, dhe pėr kėtė filloi eksperimentet nė kullėn e tij duke pėrfituar nga njė marrėveshje me hidrocentralin e Colorado Springs pėr tė pėrdorur energji pa pagesė.

Nė atė kohė, nga eksperimentet e Tesles bari pėrreth laboratorit tė tij natėn shkėlqente me drita vezulluese tė kaltra, ndėrsa njerėzve qė ecnin aty pranė u kėrcisnin hapat sikur tė ecnin mbi njė rėrė tė trashė. Nė njė natė vjeshte, Tesla me anė tė pajisjes sė tij qė e quante "Transformatori i shkėlqyeshėm", arriti tė pomponte nė sipėrfaqen e Tokės njė tension 1 milion volt. Rryma pėrshkoi globin me shpejtėsinė e dritės dhe mbėrriti nė anėn tjetėr tė tij, duke u rikthyer mbrapsht, por duke dobėsuar intensitetin.

Por, Tesla nė rezonancė me kthimin arrinte tė pomponte pėrsėri rrymė, duke e forcuar valėn ashtu siē bėhet me njė lisharės. Fenomeni erdhi duke u forcuar dhe shkaktoi djegien e siguresave nė hidrocentral, por edhe rrufe gjigante pranė laboratorit si dhe njė tėrmet prej rreth 5 ballė.

Nė vitin 1917, Tesla ndėrton njė stacion i cili nėpėrmjet valėve elektromagnetike zbulonte vendndodhjen precize tė anijeve armike, sistem i cili do tė quhej radar nė Luftėn e II-tė Botėrore.

Nikola Tesla vdiq mė 7 janar 1943, nė njė dhomė tė hotel 'New Yorker', ku kaloi 10 vitet e fundit tė jetės sė tij.

Materialet shkencore nga puna e tij u sekuestruan nga FBI dhe u cilėsuan sekret shtetėror.

Lori Bako

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Arma qė ka shkatėrruar Tunguskėn

Mesazh  Neo prej 13.08.09 20:35

Arma qė ka shkatėrruar Tunguskėn

Tesla trashėgoi nga i jati njė urrejtje tė thellė pėr luftėn. Gjatė gjithė jetės sė tij ai kėrkoi tė gjente njė rrugė teknologjike pėr t'i dhėnė fund betejave.

Tesla trashėgoi nga i jati njė urrejtje tė thellė pėr luftėn. Gjatė gjithė jetės sė tij, ai kėrkoi tė gjente njė rrugė teknologjike pėr t'i dhėnė fund betejave. Ai mendoi se lufta mund tė kthehej shumė lehtė nė "njė spektakėl sensacional makinerish".

Nė vitin 1931, Tesla iu deklaroi gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp, se ishte shumė afėr zbulimit tė njė burimi energjie totalisht tė ri. Pasi ata i kėrkuan tė pėrshkruante natyrėn e kėtij burimi, ai tha: "Idea ishte fryt i njė shoku tė tmerrshėm. Nė kėtė kohė mund t'ju them vetėm se, energjia e re do tė vijė nga njė burim tėrėsisht tė ri dhe tė paimagjinueshėm".

Retė e luftės ishin duke e errėsuar pėrsėri Europėn. Mė 11 Korrik 1934, titulli kryesor i faqes sė parė tė gazetės 'New York Times' ishte: "Tesla, 78 vjeē, zbulon burim tė ri vdekjeje".

Artikulli raportonte se shpikja e re "mund tė lėshojė grimca tė reja tė pėrqendruara nė ajėr me njė energji aq tė fuqishme sa tė jenė tė afta tė mposhtin njė flotė ajrore prej 10.000 aeroplanėsh nga njė distancė prej 250 milje…" Tesla shpjegoi se, burimi i ri i vdekjes do ta bėnte luftėn tė pamundur, duke i ndėrtuar ēdo shteti njė "mur tė padukshėm kinez".

Ideja sigurisht qė gjeneroi shumė interes dhe debate. Tesla menjėherė u drejtua tek J.P Morgan i Riu, duke kėrkuar financim pėr tė ndėrtuar njė prototip tė shpikjes sė tij. Morgan ishte shumė dyshues.

Tesla gjithashtu u mundua tė kryente marrėveshje direkt me kryeministrin e asaj kohe tė Britanisė sė Madhe, Neville Chamberlain. Kur Chamberlain dha dorėheqjen, pasi zbuloi se po pėrdorej nga Hitleri nė Mynih, interesi pėr armėn anti-luftės tė Teslės natyrisht u shua.
Nga viti 1937, u bė e qartė se shumė shpejt do tė shpėrthente lufta nė Europė.

I frustruar nga tentativat e tij tė dėshtuara pėr tė gjetur njė financues pėr "burimin e tij tė paqes", ai dėrgoi njė letėr teknike tė detajuar me diagrame, tek njė numėr i madh tė shteteve tė Kombeve tė Bashkuara, duke pėrfshirė SHBA, Kanadanė Anglinė, Francėn, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinė. E titulluar "Arti i projektimit tė energjisė sė pėrqendruar jodepresive nėpėrmjet medias natyrore", letra ishte pėrshkrimi i parė teknik i asaj qė sot quhet armė me energji bėrthamore.

Ajo ēfarė e largonte Teslėn nga propozimet e zakonshme fantazioze tė quajtura "rreze tė vdekjes" ishte njė mbajtėse vakumi me njėrėn anė tė hapur drejt atmosferės.

Tesla, ideoi njė mbajtėse unike vakumi, e cila lėshonte ajėr me shpejtėsi shumė tė lartė nga maja e armės pėr tė ruajtur "vakum tė lartė". Veprimi i nevojshėm i pompimit do tė kryej me anė tė turbinės Tesla.
Nga tė gjithė shtetet qė morėn propozimin e Teslės, interesi mė i madh u shfaq nga Bashkimi Sovjetik.

Nė vitin 1937, Tesla prezantoi planin e tij pėrpara Korporatės Tregtare Amtorg, njė front i lidhur me forcat e Bashkimit Sovjetik nė New York City. Dy vjet mė vonė, mė 1939, ai testoi njėrin statd tė planit tė tij nė USSR dhe mori si shpėrblim njė ēek prej 25.000 dollarėsh.

Tesla shpresonte se shpikja e tij do tė pėrdorej vetėm pėr qėllim vetmbrojtjeje dhe do tė kthehej nė njė makinė antiluftė. Sistemi i tij kėrkonte njė sėrė bimėsh qė ndodheshin pėrgjatė bregdetit tė vendit, tė cilat mund tė skanonin qiellin pėr tė identifikuar ēdo sulm armik. Pėrderisa arma ishte projektuar nė njė vijė tė drejtė, mund tė kishte efikasitet deri nė 200 milje distancė.

Tesla gjithashtu zbuloi edhe disa grimca, qė mund tė prodhonin energji nė mėnyrė qė kėto armė tė punonin pėr njė periudhė kohe pa tela tė lidhur dhe pėr distancė shumė tė gjata. Njė nocion tjetėr radikal qė propozoi Tesla ishte qė tė nxehnin disa pjesė tė atmosferės pėr ta ndriēuar qiellin gjatė natės - njė aureole boreale e krijuar nga njeriu.

Nėse ideja e Teslės ėshtė marrė ndinjėherė seriozisht apo jo, ky ėshtė ende njė mister. Shumica e ekspertėve tė sotshėm e konsiderojnė planin e tij tė pamundur edhe pse "burimi i tij i vdekjes" i pėrngjan shumė armėve bėrthamore tė pėrdoruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjrtik gjatė Luftės sė Ftohtė.

Megjithatė, ėndrra e tij pėr tė krijuar njė makinė pėr ti dhėnė fund luftės po aq e pamunduar sot sa edhe nė vitin 1930 kur ai propozoi idenė e tij.
Rreth "Rrezeve tė Vdekjes" sė Teslės

Gjithashtu tė njohura edhe si "Rreze tė Paqes" apo "teleforcė", i referohen projektorit makroskopik tė grimcave bėrthamore tė Teslės, tė bėra publike pėr herė tė parė nė New York mė 10 korik 1934.

Mjeti, i cili bazohej nė njė gjenerator unik tė fuqishėm "Van de Graff" dhe njė lloj tė veēantė tubi vakumi me njėrėn anė tė hapur pėr tė pėrftuar njė sistem pėrshpejtimi tė grimcave shumė tė vogla metalike tė shpejtėsisė jashtėzakonisht tė lartė, rreth 48 herė mė e madhe se shpejtėsia e zėrit sipas Teslės. Grimcat projektoheshin jashtė tubit me anė tė repulsionit elektrostatik.

Siē mund tė shihet edhe nga fjalėt e Teslės tė shkruara nė letrėn drejtuar J.P Morgan mė 29 Nėntor tė vitit 1934, ky plan ishte thurrur pėr t'u pėrdorur nė mbrojtjen ndėrkombėtare:
"Kam bėrė zbulime me vlerė tė ēmueshme kohėt e fundit siē pėrshkruhet me dataje nė kėtė letėr…(Vizionet e Dr. Tesla pėr fundin e avionėve ushtarakė nė luftė). Kėto makineri fluturuese kanė demoralizuar botėn aq shumė sa nė disa qytete si Londėr dhe Paris njerėzit janė tė terrorizuar nga njė bombardim ajror. Mjetet e reja tė shpikura nga unė mund tė sigurojnė mbrojtje absolute kundėr tyre dhe formave tė tjera tė sulmeve".

Tubi ishte ideuar tė projektonte vetėm njė rresht grimcash tė pėrshpejtuara. Sipas Teslės, nuk do tė kishte asnjė pėrhapje tė kėtyre grimave nė ajėr para sė tė arrinin distancėn e planifikuar. Pėr shkak se, vendi apo pika e emetimit tė kėtyre grimcave ishte gati mikroskopike dhe shpjetėsia e tyre tepėr e lartė, pėrqendrimi i energjisė dhe shtytja e pėrftuar nga tubi i vakumit do tė siguronin njė gjuajtje perfekte nė distanca shumė tė largėta.

Nė vitin 1934, Tesla foli me S.M Kinter, drejtor "Westinghouse Electric & Manufacturing Company" pėr t'i propozuar atij prodhimin e mėtejshėm tė aparaturės, megjithatė nuk ėshtė gjetur asnjė letėr qė daton 5 dhe 7 Prill 1934 dhe qė mund t'i referohet kėsaj bisede.

Njė pėrshkrim i detejuar i "projektuesit tė grimcave" tė Dr. Tesla ėshtė prezantuar nė librin "Propozimet e Teleforcės dhe Telegeodinamikės sė Nikola Tesla" dhe njė numėr shumė i madh artikujsh gazetash rreth teleforcės janė paraqitur nė librin "Zgjidhje e sekreteve tė Teslės"
-A e kanė shkatėrruar Tunguskėn "rrezet e vdekjes" sė Teslės?

Mekanizmi i rrezeve tė vdekjes sė Teslės nuk ėshtė shumė i kuptueshėm. Ishte pak a shumė njė lloj pėrshpejtuesi grimcash. Tesla ka thėnė, se ishte njė pėrēues, i cili e pėrqendronte energjinė e emetuar nė njė pikė shumė tė vogėl grimcash tė presuara, tė cilat nuk do tė mund tė shpėrthenin pa arritur njė distncė shumė tė madhe. Ai e promovoi kėtė aparaturė si njė armė tėrėsisht mbrojtėse e destinuar tė asgjėsonte sulmet armike, duke e bėrė "Rrezet e dritės" stėr stėrgjyshin e Iniciativės Strategjike tė Mbrojtjes.

Nuk ėshtė e sigurt, nėse Tesla e ka pėrdorur ndonjėherė kėtė aparaturė apo jo, madja as nėse ka arritur ndonjėherė ta ndėrtonte, por sa vijon ėshtė historia shpesh herė e lidhur e asaj ēfarė ndodhi njė natė mė 1908, kur Tesla po testonte njė armė tė krijuar nga ai.

Nė atė kohė, Robert Peary, po kryente tentativėn e tij tė dytė pėr tė arritur nė Polin e Veriut. Cuditėrisht, Tesla e kishte lajmėruar ekspeditėn, se nė njė farė mėnyre do tė mundohej tė komunikonte me ta.

Ata duhej t'i raportonin atij ēdo gjė tė pazakontė qė do tė vėrenin nė akullin e pafund. Nė pasditen e Qershorit 1930, i shoqėruar nga ortaku i tij George Scherff mbi kullėn Wardenclyffe, Tesla drejtoi rrezen e tij tė vdekjes pėrtej Atlantikut drejt Arktikut, nė njė pikė qė ai e kishte llogaritur tė ishte nė Perėndim tė ekspeditės Peary.

Tesla ndezi aparaturėn. Nė fillim ishte e vėshtirė tė kuptoje, nėse po punonte apo jo. Pika e saj ekstreme emetoi njė dritė tė vakėt qė mezi dukej. Mė pas, njė zog fluturoi nga njė cep i kullės pėr nė anėn tjetėr tė saj, duke kaluar nė rrezen e grimcave. Zogu u shpėrbė nė second.

Me kaq, testi pėrfundoi. Tesla lexonte gazetat dhe i dėrgonte telegrame ekspeditės Peary, duke shpresuar tė konfirmonte efektshmėrinė e rrezes sė vdekjes. Asgjė nuk doli nė dritė. Tesla ishte gati tė pranonte dėshtimin e tij, deri nė ditėn kur lajmet raportuan njė event shumė tė ēuditshėm nė Siberi.

Mė 30 Qershor, njė shpėrthim gjigand kishte shkatėrruar Tunguskėn, njė zonė e thellė nė Siberi. Pesėqind mijė hektarė tokė ishin shkatėrruar nė njė second. Ekuivalent me dhjetė deri nė pesėmbėdhjetė megaton TNT, incidenti nė Tunguska ishte shpėrthimi mė i madh i historisė njerėzore. Nuk mund tė krahasohej as me detonacionet termonukleare.

Shpėrthimi ishte dėgjuar deri nė 620 milje distancė. Shkencėtarėt besojnė se ishte shkaktuar ose nga njė meteorit ose njė fragment komete edhe pse nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė e impaktit apo mbetjet minerale tė njė objekti tė tillė.

Nikola Tesla kishte njė shpjegim tjetėr pėr kėtė incident. Ishte e qartė, se rrezja e tij e vdekjes kishte tejkaluar shėnjestrėn e tij dhe kishte goditur Tunguskėn. Ai falenderonte Zotin, se nė mėnyrė tė pabesueshme, shpėrthimi fatmirėsisht nuk kishte vrarė asnjė njėri. Tesla shkatėrroi armėn e tij, duke deklaruar se ishte tepėr e rrezikshme.

Pėrgatiti: Klarita Bajraktari
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Jon prej 22.08.09 10:24

Arma qė do t'u jepte fund gjithė luftėrave

Nikola Tesla, shkencėtari i famshėm, kish trashėguar nga i ati njė urrejtje tė thellė pėr luftėn. Gjatė gjithė jetės sė tij, ai ishte nė kėrkim tė njė rruge teknologjike pėr t'i dhėnė fund luftėrave. Ai mendonte se lufta mund tė shndėrrohej nė njė "spektakėl tė thjeshtė makinash".

Nė vitin 1931, Tesla deklaroi gjatė njė konference pėr shtyp se ishte nė prag tė zbulimit tė njė burimi krejt tė ri tė energjisė. I pyetur pėr tė shpjeguar natyrėn e kėsaj energjie, ai u pėrgjigj: "Ideja mė erdhi fillimisht si njė tronditje e jashtėzakonshme... Nė kėto momente mund tė them vetėm qė do tė vijė nga njė burim krejtėsisht i ri dhe i paimagjinuar".

Retė e zeza tė luftės ishin duke errėsuar pėrsėri Europėn nė atė kohė. Nė 11 korrik tė vitit 1934, titulli i madh nė faqen e parė tė gazetės New York Times thoshte: "Tesla, 78 vjeē, zbulon RREZEN E VDEKJES".

Artikulli thoshte se, shpikja e re "do tė dėrgojė rreze tė pėrqendruara thėrrmijash nėpėr ajėr, me njė energji kaq tė madhe saqė do tė ishin nė gjendje tė rrėzonin njė flotė prej 10 mijė avionėsh tė armikut nė njė distancė prej 250 miljesh..." Vetė Tesla deklaroi se rrezja e vdekjes do ta bėnte luftėn tė pamundur, duke i ofruar ēdo shteti njė "mur kinez tė padukshėm".

Ideja shkaktoi njė interes tė jashtėzakonshėm, por edhe shumė polemika. Tesla shkoi menjėherė tek J. P. Morgan Jr., nė kėrkim tė financimit pėr ndėrtimin e njė prototipi tė shpikjes sė tij. Morgan nuk ishte aspak i bindur.

Tesla u pėrpoq gjithashtu qė tė hynte direkt nė bisedime me kryeministrin britanik, Neville Chamberlain. Por kur ky i fundit dha dorėheqjen pasi zbuloi se Hitleri ia kishte hedhur nė Mynih, interesi nė armėn antiluftė tė Teslas praktikisht u shua.

Nė vitin 1937, ishte e qartė tashmė se shumė shpejt nė Europė do tė shpėrthente lufta. I lodhur nė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur interes dhe financim pėr "rrezen e paqes", ai dėrgoi njė studim teknik tė pėrpunuar nga ai vetė, qė pėrfshinte edhe diagrama, pėr tek njė numėr shtetesh aleatė pėrfshirė Shtetet e Bashkuara, Kanadanė, Anglinė, Francėn, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinė.

I titulluar "Arti i ri i projektimit tė energjisė sė pėrqendruar pėrmes rrugėve natyrore", studimi ofronte pėrshkrimin e parė teknik tė asaj qė sot quhet njė armė e ngarkuar me thėrrmija.

Ajo qė e veēonte projektin e Teslas nga trillet e zakonshėm tė fantazisė sa u pėrket rrezeve tė vdekjes ishte njė dhomė vakuumi unike me njėrėn anė tė hapur ndaj atmosferės. Tesla projektoi njė mbyllje unike tė vakuumit duke drejtuar njė rrymė ajri me shpejtėsi shumė tė lartė nė majėn e armės sė tij pėr tė ruajtur "vakuumet". Veprimi i domosdoshėm i pompimit do tė realizohej me njė turbinė tė madhe Tesla.

Nga tė gjithė shtetet qė morėn propozimin e Teslas, interesi mė i madh erdhi nga Bashkimi Sovjetik. Nė vitin 1937, Tesla i paraqiti njė plan Amtorg Trading Corporation, njė kompani qė dyshohej pėr lidhje tregtare armėsh me sovjetikėt e me qendėr nė Nju jork.

Dy vjet mė vonė, nė 1939, njė fazė e planit u testua nė BRSS dhe Tesla mori njė ēek prej 25 mijė dollarėsh.

Tesla shpresonte se shpikja e tij do tė pėrdorej pėr qėllime vetėm mbrojtėse dhe kėshtu qė do tė shndėrrohej nė njė makinė antiluftė. Sistemi i tij kėrkonte njė seri centralesh energjie tė vendosur nė brigjet e njė shteti dhe qė do tė skanonin qiejt nė kėrkim tė avionėve tė armikut. Pėrderisa rrezja qe projektuar nė njė vijė tė drejtė, ishte efektive vetėm pėr afro 200 milje - distanca e harkut tė tokės.

Tesla pretendoi se arma e tij kish zbatime edhe nė kohė paqeje, njė prej tė cilave qe transmetimi i energjisė pa nevojėn e kabllove pėr distanca tė gjata. Njė tjetėr ide radikale qė ai propozoi ishte nxehja e pjesėve tė sipėrme tė atmosferės pėr tė ndriēuar qiellin natėn - njė lloj aurora borealis e prodhuar nga njeriu.

Ende nuk dihet nėse ideja e Teslas u mor ndonjėherė seriozisht. Shumica e ekspertėve sot e konsiderojnė idenė e tij si jo fizibėl. Megjithatė, rrezja e tij e vdekjes ka njė ngjashmėri shumė tė madhe me armėn e rrezeve me thėrrmija tė ngarkuara qė prodhuan SHBA dhe BS gjatė Luftės sė Ftohtė.

Sido qė tė jetė, ėndrra e Teslas pėr njė mjet teknologjik pėr t'i dhėnė fund tė gjithė luftėrave duket po aq e pamundur sot, sa dhe kur ai e hodhi propozimin e tij, nė vitet tridhjetė.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Jon prej 19.02.10 13:51

Teoria e Energjisė Kozmike nga Tesla

Tė rindėrtosh teorinė e Energjisė kozmike tė Teslės shpesh ėshtė e vėshtirė. Dokumentat e tija ashtu si dhe projektet janė vjedhur e janė fshehur mjaft mirė, pėr t`u bėrė pastaj “tė rezervuar pėr motive sigurie kombėtare”, ndėrsa 700 liēencat e tija tė shpikjeve, nė brendėsinė e tė cilave rrallė gjejmė riferime, janė bėrė tė pagjetshėm, si tė zhdukur nė zbraztėsi, apo nė pashtafet e shoqėrive tė Illuminati.

Me rastin e 79 vjetorit tė tij, nė 1938, pesė vite para vdekjes sė tij, shpalli shpikjet mė tė mėdha tė jetės sė tij e tha se do ia dhuronte tė gjithė botės, sapo tė pėrfundonte zhvillimin e aspekteve mė sekrete.

Tesla i referohej Teorisė Dinamike tė Gravitetit e Energjisė sė Kozmosit, qė ishte pastaj njė zbulim i njė tė Vėrtetėsie tė re fizike, nuk ka energji pėrveē asaj qė marrim nga mjedisi.

Nė parathėnien e tij tė shkurtėr pėr teorinė Tesla saktėsoi se u riferohej molekulave e atomeve ashtu si dhe trupave tė mėdhenj yjorė, “... tė gjithė trupave prezent nė univers nė tė gjitha fazat e ekzistencės sė tyre tė formimit deri nė shkyējen e tyre”.

Teoria e relativitetit shpesh i referohet “energjisė esenciale” nė njėfarė “forme”, por nė tė vėrtetė energjia ėshtė njė “potencial” apstrakt qė ėshtė gjithmonė nė tė ardhmen. Si mund tė dallohen forcat e universit nė ēfarė ėshtė e kulluar apo ēfarė ka njė formė?!

Nė shkrimet e tija shpesh gjejmė shprehje poetike, nė emfazėn e njė vizionari tė vėrtetė, siē ėshtė ajo ku pėrshkruan tokėn si “yllin e lindjes njerėzore”, e qė duke pėrdorur “rrufenė e Jupiterit” (zoti i qiellit Indo-europian) njeriu “asgjėson kohėn e hapsirėn”, duke e perceptuar nė pėrdorimin e fuqisė elektro-shtytėse (“rrufetė”), pėr tė udhėtuar nė shpejtėsi e pėr tė anuluar kohėn e hapsirėn. Tesla pra ka pėrcaktuar Teorinė e tij tė Gravitetit nė njė prozė poetike, me bukuri tė jashtėzakonshme.

"Eteri ėshtė mbartės i dritės e mbush ēdo hapėsirė, eteri vepron si forcė krijuese qė jep jetėn. Udhėton nėpėr “vorbulla tė pafundme”(“mikro spirale”)tė afėrta me shpejtėsinė e dritės, duke u bėrė materie e matshme. Forca e saj zvoglohet e deri sa mbaron krejtėsisht, duke prapėsuar nė materie, sipas njėfarė proēesi humbjeje atomike.

Njerėzit munden pra tė frenojnė kėto proēese kalimi nga energjia tek materia, e pra mund tė kapin materien nga eteri, tė alterojnė madhėsinė e Tokės, tė kontrollojnė stinėt, tė udhėheqin udhėn nga toka nėpėrmjet Universit, si njė lundricė hapsinore, e pastaj tė shkaktojnė pėrplasje planetesh pėr tė prodhuar diej tė rinj e yje e d.m.th., nxehtėsi e dritė.

Njeriu mund tė burojė e tė zhvillojė jetė nė pafundėsi.”Tesla u riferohej njė energjie tė pafund, tė kapur nga ambienti qė na rrethon, e zbulimi i saj vjen nga diēka tjetėr shumė mė e madhe, e cila ėshtė mundėsia pėr tė konvertuar energjinė nė njė forcė shumė mė tė fortė - gjate elektropulsionit, qė pėrdoret pėr tė kontrolluar forcėn mė tė dobėt tė gravitetit.

Por, ēfarė ėshtė eteri i Teslės?Nuk ishte as eteri "i ngurtė" i Maxwell e Hertz, as ai i gaztė i Lorentz. Eteri i Teslės konsiston nė "ngarkesa tė jashtėzakonshme nė njė izolant tė lėngėt" qė mbush ēdo hapsirė.

Aftėsitė e tija variojnė sipas lėvizjes sė tij relative e nga prezenca e masės e nga njė ambient elektrik e magnetik: eteri Tesla ngurtėsohet duke variuar me shpejtėsi forcat elektrostatike, e pėrzihet kėshtu nė efekte gravitacionale. "Toka ėshtė - siē ka shpjeguar Tesla, njė rruzull metali e ngarkuar qė lėviz nėpėrmjet hapsirės" e qė krijon njė sasi tejmase tė lartė energjie qė varion shpejt forcat elektrostatike, qė svoglohen nga intensiteti".

Ai ilustron si prodhohen lėvizjet mekanike nga njė forcė elektrostatike e ndryshme, qė vepron nėpėrmjet njė mjeti tė gaztė, qė ngacmohet nga ndėrrimet e shpejta tė potencialit elektrostatik. Prezumohet qė streset e mėdha elektrostatike reagojnė, nėpėrmjet kėtij mjeti, duke variuar nė mėnyrė tė shpejtė intensitetin, mund tė lėvizet njė trup me anė tė tij.

Eteri ėshtė elektrikisht neutral nė mėnyrė tė natyrshme, e penetron ēdo lėndė tė ngurtė. "Energjia" nuk ekziston nė formė fizike, por ėshtė "potenciali i punės" ėshtė "koha" qė ka ėshtė njė matėse arbitrare i pėrqindjeve tė lėvizjeve tė materies qė pėrshkon tėrė hapsirėn e eterit.

Tė gjithė eventet ndodhin nė tė tashmen, dhe e "shkuara" dhe e "ardhmja" janė vetėm metafora.Kjo energji "falas dhe e palimit ėshtė universalisht punė potenciale, e krijuar nga lėvizja e vazhdueshme e materies dhe nga ndėrrimi i vazhdueshėm i forcave mė tė mėdha e mė tė dobėta nėpėrmjet tė cilave mbahet ekuilibri i universit.

Kur materia e ngurtė udhėton nėpėrmjet hapsirės, pėson "era e eterit" e ndryshimet nė potenciale elektrike provokojnė ndryshime nė dislokimin elektromagnetik nė brendėsinė e masės dhe nė atė tė erės sė eterit. Fusha elektrike e tokės krijon njė dislokimin magnetik nė brendėsinė e fushės elektrike tė tokės. Ndryshimi mes dislokimit magnetik nė brendėsinė e njė mase dhe dislokimit magnetik jashtė masės sė eterit ėshtė "forca e gravitetit".

Qeveria Sekrete deri tani ka kontrolluar teknologjinė e elektropulsionit pėr tė mbrojtur interesat e monopolistėve ndėrkombėtarė. Anijet me elektropulsion janė fshehur me anė tė "shkaqeve speciale", e shpėrndarjen e origjinave tė rreme "aliene", nėpėrmjet grupeve tė "UFOlogjisė" tė drejtuar nga agjentėt sekretė tė qeverisė.

Hyrja brenda sė vėrtetės do lejojė krijimin e free energy qė do na ēojė nė pėrfitimin e pavarėsisė e tė mbijetesės, e pa marrė parasysh konfuzionin e gėnjeshtrave tė mėdha, nė abuzimin gjyqėsor e socio-ekonomik tė shtetit social, ne mund tė risjellim nė dritė shkencėn e teknologjinė e vėrtetė.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nikolla Tesla

Mesazh  Estilen prej 06.06.10 9:52

Nikolla Tesla, ideatori i telefonise celulare



Nikolla Tesla (1856-1943) rezulton te jete nje shpikes legjndar,ne inxhinierine elektrike.Ai parashikoi per te ardhmen ndertimin dhe funksionimin e telefonise celulare qe ne vitin 1909.

." Nė njė intervistė me New York Times (foto mė poshtė), botuar nė Revisten Mekanika e re, Tesla thote "Se shpejti do tė jetė i mundur, pėr njeries te biznesit nė Nju Jork pėr tė diktuar udhėzimet ne distanca te largeta. Kjo lloi telefonie do te shfaqet nė Londėr apo diku tjetėr.

Ai do tė jetė i nevojshme pėr tė kryer biseda tė lira, nuk do te jete i madhe,por sa nje ore dore , i cili do ti mundėsojė perdoruesit e tij pėr tu dėgjuar kudo nė det apo tokė pėr distanca ne mijėra e mijėra kilometra. " Lexoni tė plotė ne anglisht kete intervist ne vitin 1909.


Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Elizza prej 27.06.10 18:45

Pse i zhduku FBI dokumentat e Nikola Teslas?
Gerry Brown

Pėr shpikėsin e ri kroat Nikola Tesla, Amerika ishte toka e mundėsive tė mėdha. Kur ai mbriti fillimisht nė Nju Jork nė 1884, pasuria e tij ishin vetėm disa monedha dhe disa artikuj teknik, por djaloshit 28-vjeēar nuk ju desh tė priste gjatė pėr tė gjetur punėn e tij tė parė. Ai u pikas shumė shpejt nga Kompania e Edisonit, pėr tė cilėt ai projektoi dhe prodhoi gjeneratorėt e rrymės elektrike pėr hidrocentralin mbi kataraktin Niagara. Ai shpiku gjithashtu 24 lloje tė ndryshme dinamosh, demonstroi sisteme radiotransmetimesh me reze tė gjatė dhe fitoi Ēmimin Nobėl pėr fizikė. Ndėrsa me shpikjet e tij ai bėri qė shumė prodhues pajisjesh elektrike tė fitonin miliarda dollarė, Tesla, pėrshkruar njėherė nga Lord Kelvin, President i Shoqėrisė Mbretėrore, si njė 'gjeni i vėrtetė', vdiq i vetmuar pothuaj pa para nė njė dhomė tė lirė nė Hotelin Nju Jorker nė Manhatan nė 1943. Pėrpara se trupi i Teslės tė largohej pėr t'u ēuar nė morg, ndodhi njė gjė e pazakonshme. Agjentėt e FBI rėmuan nė dhomėn e tij dhe morėn tė gjitha dokumentat e tij me pretekstin e 'sigurimit kombėtar'.

Shkencėtari misterioz qė i ktheu kurrizin famės dhe pasurisė, besohet se ka shpikur njė armė atomike me reze, qė thuhet se po zhvillohet tani si njė armė me fuqi tė tmerrshme shkatėrrimi nė kuadrin e sistemit tė mbrojtjes nė Luftėn e Yjeve. Katėr vjet pėrpara se Vėllezrit Wright tė pėrpiqeshin tė ngriheshin nė ajėr me makinėn e parė fluturuese me motor, Nikola Tesla kishte projektuar njė mjet pėr shkatėrrimin e raketave balistike ndonėse raketave balistike u duheshin edhe 70 vjet qė tė shpikeshin.

Brenda tre vjetėsh, Tesla zemėrak dhe me temperament, braktisi punėn e paguar mirė me Edisonin pėr tė ngritur kompaninė e tij elektrike rivale. Dymbėdhjetė muaj mė vonė, ai kishte siguruar 30 patenta. Ishin tė ardhurat nga kėto shpikje qė e lejuan Teslėn tė tėrhiqej nė Malet Roki tė Kolorados nė 1899 pėr tė kryer eksperimentet e tij sekrete mė tė rėndėsishme. Tesla i kishte vėnė vetes detyrėn qė ta vishte tė gjithė planetin e Tokės me njė fushė energjie, ku vet Toka do tė pėrdorej si njė pėrforcues gjigand pėr gjeneratorėt e tij tė fuqisė. Ai pretendonte qė ky rezatim pulsues energjetik tė mbarte mesazhe radioje rreth e qark botės si edhe tė furnizonte njė lloj energjie elektrike pa tela.

Stacioni i tij gjenerues nė Malet Roki, ishte ndėrtuar rreth njė laboratori qėndror qė dominohej nga njė direk ose kullė antene metalike rreth 600 metra e lartė, nė majė tė tė cilės ishte fiksuar njė sferė bakri me diametėr 1 metėr. Brenda nė laborator ndodhej njė bobinė rrethore elektrike qė mbarte energjinė me tension tė ulėt pėr transmetuesin e tij. Rreth direkut ishte mbėshtjellė njė bobinė e dytė. Tesla synonte tė shfrytėzonte rezervat kolosale tė energjisė tė vet Tokės, pėr tė rritur energjinė e gjeneratorit tė tij prej 10 milion voltėsh.

Nė eksperimentet e tij tė para, bobinat rezatonin kaq shumė energji sa qė mund tė ndizeshin njė grup prej 200 llampash inkandeshente nga njė distancė prej rreth 50 kilometra larg, thjesht me forcėn e fuqisė elektrike. Pastaj ai e ktheu vėmendjen drejt shfrytėzimit tė fuqisė potenciale tė Tokės. Ndėrsa direku ose antena e Teslės dėrgonte njė impuls radiovale me frekuencė tė lartė e cila kthehej nga atmosfera e sipėrme pasi pėrplasej me tė, sinjalet rregulloheshin qė tė pėrputheshin me frekuencėn e 'jehonės' qė kthehej. Me ēdo eko qė vepron si njė pėrforcues nė direk, duke thithur energji nga Toka, dalja e fuqisė rritej sė tepėrmi. Me secilin impuls, energjia nė rritje bėhej gjithmonė edhe mė e fuqishme derisa sfera prej bakri emetonte nė ajėr rryma tė zjarrta nga direku qė ndriēonte. Rrymat e zjarrta tė elektricitetit shoqėroheshin nga shpėrthime shurdhonjėse. Tesla ja kishte arritur tė gjeneronte stuhi rrufeshė.

Por kėrkimet e tij u ndėrprenė papritur. Megjithėse ai financohej nga manjati i hekurudhave J.P.Morgan, Tesla filloi tė tėrhiqej dhe tė mbyllej nė botėn e tij sekrete, duke punuar mbi kėrkime teorike pa fitim. Vetėm pas tre dekadave punė sekrete, Tesla la tė nėnkuptohej se po merrej me njė projekt tė ri tė mahnitshėm, qė i mori atij tė gjithė jetėn qė i kishte mbetur. Nė 1934, ai pėrshkroi njė aparat tė ri qė kishte shpikur qė pėrdorte tė gjitha parimet e lazerit qė arriti tė ndėrtohej me sukses vetėm nė 1960.

Ishte nga e njėjta bazė shkencore, lazeri, por Tesla e kishte fjalėn nė lėshimin e njė rryme atomike pėr distanca infinit, e aftė pėr tė shkatėrruar gjithshka qė do tė ndeshte pėrpara, nė qoftė se ai do tė vendoste ta modifikonte atė nė njė armė shkatėrronjėse. Megjithėse Tesla nuk shpjegoi kurrė hollėsira tė shpikjes sė tij, sekretet e tij ai shkroi me hollėsi nė dokumentat e tij tė cilat u kapėn nga FBI-ja pas vdekjes sė tij.

Nikola Tesla u pėrmend pėrsėri nė 1977 kur autoritetet kanadeze raportuan stuhi misterioze elektrike dhe bllokime tė valėve tė radios nė shtresat e larta tė atmosferės mbi rajonet e Arktikut. Ekspertė tė CIA-s nė Uashington morėn detyrėn qė tė zbulonin burimin e energjisė qė shkaktonte kaos mbi qiejt e Kanadasė. CIA raportoi se ata besonin se njė bazė ushtarake raketash ruse nė Semipalatinsk ishte pėrgjegjėse pėr ērregullimet nė shtresėn e sipėrme tė atmosferės nga provat qė po i bėnin njė arme me reze atomike bazuar nė kėrkimet e Nikola Teslės 40 vjet mė parė.

Pra shpikja e Teslės mund tė ketė sjellė prodhimin e njė arme me reze qė mund tė shkatėrrojė raketa bėrthamore nė ēastin qė ato ndodhen mbi globin e Tokės nė orbita tė ulta gjatė rrugės drejt objektivit. Trajektorja e raketave bėrthamore amerikane e orientuar drejt Rusisė do tė interceptohej mbi Harkun e Arktikut.

Rezet e fuqishme qė mund tė hapin vrima nė shtresat e atmosferės rreth Tokės mund tė jenė nė gjėndje qė tė shkaktojnė ērregullime tė paparashikueshme nė modelet e motit mbi tokė. Shkencėtari kanadez, Andrei Mikrovski, ka paralajmėruar: "Pėr mua ėshtė shumė e qartė se rusėt po bėjnė eksperimente bazuar nė idetė e Teslės dhe duke vepruar kėshtu kanė ndryshuar kushtet globale tė motit."

Uatson W. Skot, Drejtor i Operacioneve nė Departamentin Kanadez tė Komunikacioneve nė Otava, ka thėnė: "Mė kanė thėnė se kjo mund tė jetė njė pėrpjekje pėr tė gjetur frekuencat ekzakte qė pėrdori Tesla gjatė kėrkimeve tė tij. A lidhen kėto eksperimente me thatėsirėn e madhe nė Angli nė 1976, ose me motin e ngrohtė nė Groenlandė qė shkriu akullnajat, ose me dėborėn nė Florida?"
avatar
Elizza

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  endrike prej 22.07.10 20:40

Qeveria amerikane e ka perdorur dhe vazhdon te perdore shpikjet e Tesles per te shkaktuar termete e fatkeqesi natyrore ...

endrike

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Uliks prej 25.07.10 0:55

Teorite e Tesles perdoren po se po edhe ne ditet e sotme por qe eshte me intersante dhe per tu cuditur se edhe tash ku ne nje fare menyre shkenca ka arritur nje kulminacion bukur te lart.
Ende nuk kemi ndonje shkenctare qe ka arritur famen e N.Tesles.
avatar
Uliks

42


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  pyja prej 05.09.10 12:17

Por Kerkimet e tij u nderpren papritur...... eshte interesant si e kane shti ne rrethin e tyre dinastit e medha iluminate sikur j.p morgan qe e paska financuar per kerkime sekrete gjate gjithe jetes ....
avatar
pyja

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Luli prej 30.05.11 14:48

Njerez si Tesla, Moray, Riech, Russell, dhe Schauberger, te perqeshur dhe perbuzur nga nje pjese e madhe e njerezve dhe lene menjane nga shumica e shkencetareve te kohes se tyre, kane punuar gati ne anonimat te plote, duke arritur te perftonin rezultate fantastike si ajo e energjise se lire, anti-graviteti, transmutimin e elementeve, teknologji rinovimi fizik dhe te tjera.

Duke i paraprire ēdo zhvillimi ne histori, gjenite e drites dhe erresires kane luftuar gjithnje per te fituar zemrat e njerezve. Edhe pse hasin rezistencen e atyre qe zoterojne avantazhin politik dhe ekonomik, pamundesite e nje brezi rezultojne te jene zgjidhja revolucionare e brezit tjeter.

Tani, vetem pak dekada me vone, nje grup i ri shpikesish, shkencetaresh dhe kerkuesish po avancojne shpejt drejt rizbulimit te sekreteve qe gjigandet e shkences para tyre kishin lene mbrapa...
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Odin prej 09.10.11 13:16

Nikola Tesla ka pohuar se gjithėsia ėshtė e gjitha energji, dhe teza e tij ėshtė konfirmuar nga fizika moderne.
Fizika moderne e konsideron materien dhe energjinė se janė njė e vetme, por qė vibrojnė nė frekuenca tė ndryshme.
I tėrė universi ėshtė i bėrė nga energjia, qė do tė thotė 98% energji dhe vetem 2% materie, materia ėshtė vetėm njė reflektim i rrjedhjes sė energjisė.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje nga shpikjet e Nikola Tesla

Mesazh  bardhi_tr prej 23.11.11 13:43

Nje nga shpikjet e Nikola Tesla

Nje nga gjerat qe Nikola Tesla donte te rriste ‘’cilesine e jetes’’ sone dhe shpejtesine e zhvillimit tone. Sot shoqeria nuk eshte ne dijeni te te gjitha shpikjeve qe mund te kete bere Tesla ose nuk eshte lejuar te jete e informuar per shpikjet e tij. Librat e Tesles jane mare dhe nuk jane lejuar te studiohen nga te gjith shkencetaret, arsye eshte, se studimet e tij ishin ne rruge te gabuar. Tesla krijoi te gjitha aspektet qe kishin te benin me energjine elektrike.

Shpikja e tij e fundit ishte nje ‘’Transmetues Fuqie’’ ose e quajtur ’’ Wardecuffle’’. Ky stacion I ngjante nje antene gjigande gati 200m te larte. Ajo ishte vendosur ne nje zone te Nju Jorkut ku do mbante nje popullsi te madhe me elektricite ne vitin 1900-1905. Ajo do te ishte nje ‘’Fuqi’’ qyteti, qe me kete mund te ndryshonte boten.

Ketu qendron nje sekret se pse Tesla u ndalua nga forma e tij e transmetimit te energjis elektrike, sepse kjo bie ne kundershtim me sistemet tona elektronike te teknologjise ne boten e sotme. Teknologjia e Tesles eshte si nje magnet i madh te transmetimit. Nqs do mundoheshim te venim ne jete shpikjen e tij pa tela, do na shkaktonte deme anesore te teknologjise qe ne kemi sot, si telefonat radiot kompiuterat dhe kjo teknologji nuk mund te perdoret derisa te jene braktisur teknologjite e sotme.

Tesla s’do te kishte shqetesuar asgje perpara 100 vjeteve, ndoshta ne sot po i bejme gjerat ne menyren e gabuar. Kjo teknologji qe ne sot kemi me kalimin e kohese dhe ne menyre jot e drejperdrejt po na shkakton semundje te ndryshme. Qyteterimet e lashta mund te kene pasur nje menyre globale te transmetimit te energjis qe mund te mos kete qene e demshme per fizikun tone, tamam si forca qe leviz nje qilpere ne busull.

Pse endra e tij per nje bote ‘’wireless’’ deshtoi ne shekullin e 20 ku do te ishte nje agim i ri i mundesive te pa besueshme dhe hapave kuantike ne teknologji. Apo ndoshta i eshte thene qe njerezit nuk jane te gatshem ta kene kete permisim Utopik. Mbase nje Qenie me e larte se e jona mund ti kete thene qe sduhet ta kene, ngaqe shekulli 21 solli shum luftera, 1 dhe 2 ku mund te ishin fatale per mbare Ne, mund te sillte nje shfarosje ne mase te races sone.

Nje shkrimtar ka perdorur shkrimet e Tesles per te zgjidhur misteret e lashta. Piramidat ne linje perdorin Forca Elektromagnetike per te vepruar me njera tjetren. Kjo mund te shpjegonte edhe arsyen e Obelikseve dhe gureve te tjere misterioz qe egzistojne sot. Edgar Cayce i ka pershruar piramidat dhe guret e tjere misterioz si ‘’stacione energjir’’.

Interesat politike te disa njerzve qe me vjen keq ti quaj njerez i kane sjell nje dem te madh shoqerise se sotme dhe ne jetojme ne nje terr shpirteror dhe padije. Prej ketyre njerezve kemi harruar te kaluaren dhe meyrat e jetese se Botes Antike. Kjo mesa arrij te kuptoj do te na japi dhimbje akoma me shum derisa ‘’Disa…’’ te marin frenat ne dore dhe ta drejtone kete bote drejt nje Vllazerie Boterore.

/blog.world-mysteries.com/science/atlantis-questions/


avatar
bardhi_tr

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Luli prej 16.12.13 1:00

Tesla dinte pėr jashtėtokėsorėt!?

Shkencėtari i njohur, Nikola Tesla, kishte vėrejtur sinjale tė pazakonta qė ai pretendonte tė vinin nga gjithėsia. I njėjti sinjal ėshtė eksploruar nga studiues tė shumtė pas tij.

Burimi i sinjalit i atribuohet shumė gjėrave, qė nga planetėt e largėt e deri te fluturaket e pazakonta qė thuhet se sillen rreth Tokės para se kėtė ta bėnin fluturaket dhe satelitėt e ndėrtuar nga njeriu.

Njerėzit e parė thonė tė kenė parė fluturake nė orbitė, kėshtu qė disa studiues thonė se fjala ėshtė pėr satelitin jashtėtokėsor, i cili sipas sinjalit, ėshtė vendosur 13.000 vjet mė parė.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  gjilanasi prej 25.06.14 12:03

Qarkullon nje teori se serbet e Bosnjes gjate luftes se fundit e kane perdorur nje arme te sofistikuar e cila vjen nga Tesla.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  gjilanasi prej 15.07.14 20:33

Po tė mos ishte shkencėtar, Tesla do tė ishte shkrimtar i madh

Dashuria e madhe pėr letėrsinė ėshtė ana mė pak e njohur e shkencėtarit tė madh, Nikola Tesla. Ai dinte pėrmendėsh pjesė tė mėdha tė Dantes, Shekspirit, Pushkinit...



Njėri prej miqve mė tė afėrt tė Nikola Teslės ishte poeti dhe botuesi Robert Underwood Johnson i cili edhe ia kishte kushtuar poezinė "Nė laboratorin e Teslės".

Nėse Tesla nuk do t'i pėrkushtohej shpikjeve do tė bėhej njė shkrimtar i pėrkryer, kishte thėnė nė njė rast shkrimtari i njohur amerikan, Mark Twain, i cili ishte miqėsuar me shkencėtarin pėr njė kohė tė gjatė. Kjo ėshtė vetėm njė dėshmi se sa shumė ishte i dashuruar pas letėrsisė sė shkruar dhe asaj gojore, Nikola Tesla. Ai zotėronte disa gjuhė tė botės dhe vazhdimisht lexonte klasikėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė.

Tesla dinte pėrmendėsh pjesė tė tėra tė "Komedisė Hyjnore" tė Dantes, "Hamletin" e Shekspirit, pjesė tė Volterit, "Ēajld Haroldin" e Bajronit, "Onjeginin" e Pushkinit dhe tė gjitha i dinte nė gjuhėt origjinale. Pjesa mė e dashur e tij ishte "Fausti" i Gėtes tė cilin mund ta recitonte gati nga fillimi e deri nė fund. Kėtė Tesla e arrinte ngase posedonte, tė ashtuquajturėn memorie fotografike, dhe i nevojitej shumė pak kohė qė tė mėsonte pėrmendėsh dhjetėra faqe tė ndonjė teksti letrar.

Shpikėsi i madh, tė cilit bota i ka njė borxh tė madh, nuk ėshtė kėnaqur vetėm me lexim, por me ato qė lexonte edhe u inspironte nė punėn e vetė shkencore. Ideja pėr zbulimin e tij tė parė tė vitit 1882 pėr fushėn magnetike rotative i kishte ardhur pikėrisht derisa recitonte prologun e "Faustit".



Si gjimnazist, Tesla ishte shėrbyer me bibliotekėn shumė tė pasur tė dajės sė vetė.

Nė autobiografinė e vetė, Tesla ndalet edhe te njė rast interesant, ku thotė se si pėrmes letėrsisė njė herė ishte shėruar. Kur si gjimnazist ishte sėmurė pėr vdekje, nga biblioteka e qytetit i kishin rėnė nė dorė krijime tė hershme tė Mark Twainit (1935 - 1910). Dhe pikėrisht nga leximi i tyre, rrėfen Tesla, i kishte ndodhur edhe shėrimi i ēuditshėm. "Njėzetepesė vite mė vonė i'a kisha rrėfyer kėtė ndodhi Mark Twainit (i cili ishte mysafir i shpeshtė i laboratorit tė shkencėtarit). Pastaj pėrjetova njė habi tė madhe teksa pashė se si mjeshtri i madh i penės qante nga rrėfimi im", shkruan nė kujtimet e veta Tesla.

Nė fėmijėri Tesla thotė se si pėrmes letėrsisė kishte rritur forcėn e dėshirės dhe tė vetėkontrollit. Nė kėtė pikė, ai veēon shkrimtarin hungarez, i njohur pėr romane historike, Jozhik Miklosh, pėr tė cilin thuhet se kishte ndikim edhe tek nobelistėt Marie dhe Pierre Curie.

Tesla e kishte edhe njė mani, siē e thotė edhe vetė, qė ēdo libėr qė e niste edhe e pėrfundonte.

Kur ishte bėrė tashmė i njohur, mysafirė tė shpeshtė tė laboratorit tė tij ishin edhe shumė personalitete tė shquara, si nobelisti Rudyard Kipling.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Berti69 prej 05.10.14 22:26

Nikola Tesla, gjeniu i valėve



Imagjinoni njė botė pa kabllo, ku kompjuterėt, televizorėt dhe pajisjet elektro-shtėpiake mund tė funksionojnė pa kabllot e urryer tė ushqyerjes dhe pa bateri.

Njė revolucion wireless (tamam, pa kabllo), i ngjashėm me atė qė na ndihmoi tė heqim qafe kabllot telefonikė nė favor tė celularėve dhe internetit pa kabllo, por aplikuar nė transmetimin e energjisė elektrike. Fantazi? Aspak: shkenca e lejon. Dhe i pari qė e kuptoi ka qenė fizikani gjenial serb Nikola Tesla (1856-1943) nė fundin e Tetėqindės. Domethėnė nė fillimin e epokės sė elektricitetit.

Dinamo dhe rryma e alternuar

Parimi fizik nė bazė tė kėrkimeve fillestare tė kėtij shkencėtari quhet “induksioni elektromagnetik” dhe u zbulua nė vitin 1831 nga anglezi Michael Faraday dhe amerikani Joseph Henry. Sipas kėtij parimi, nėse njė fushė magnetike (pėr shembull ajo e krijuar nga njė magnet i zakonshėm) dhe njė pėrcjellės (njė fije metalike) lėvizin njėra nė lidhje me tjetrėn, gjenerohet rrymė elektrike nė fijen metalike. Dinamo, motorrėt elektrikė dhe gjeneratorėt e rrymės alternative bazohen tė gjithė tek induksioni dhe e panė dritėn mes viteve 50 dhe 80 tė Tetėqindės. Pak mė vonė do tė vinin gjetjet e Teslės.

Shkėndija nėn kėpucė

Shkencėtari, i njohur tashmė pasi kishte perfeksionuar disa makina elektrike, nė vitin 1899 ndėrtoi nė Colorado Springs, nė SHBA kryeveprėn e tij: njė antenė 60 metra, nė kulmin e sė cilės ishte fiksuar njė gjysmėsferė metalike. Shėrbente pėr tė gjeneruar impulse elektrikė qė, sipas dėshmitarėve, shkaktonin ndezjen e llampave deri nė 40 kilometra distancė. Dhe kishin edhe njė efekt anėsor shumė tė vecantė: nga shollėt e kėpucėve tė atyre qė ndodheshin nė njė rreze prej disa kilometrash, dilnin shkėndija qė shkarkoheshin nė tokė.

Nė ajėr dhe pėrtokė

I inkurajuar prej kėtyre sukseseve, Tesla arriti tė sigurojė njė financim nga bankieri John Piermont Morgan dhe dy vjet mė vonė realizoi nė ishullin e Long Island nė Nju Jork, njė tjetėr kullė me karakteristika tė ngjashme me tė parėn por me njė tjetėr objektiv: duhej tė lėshonte energji nė atmosferėn e sipėrme duke shkaktuar fenomene tė ngjahėm me aurorat nė pole e qė do tė qartėsonin rrugėn e anijeve nė oqeane.

Veē kėsaj, ky “shi energjie” do tė mund tė interceptohej duke pėrdorur njė antenė tė orientuar mirė, pėr shembull nė kopshtin e shtėpisė. Si alternativė, gjithmonė nga e njėjta kullė, energjia mund tė pompohej nė brendėsi tė Tokės nė njė frekuencė tė pėrcaktuar transmetimi dhe do tė mund tė rimerrej mė pas nė ēfarėdolloj pike tjetėr tė planetit nga njė tjetėr kullė, nė po tė njėjtė frekuencė.

Pėr fat tė keq financimet nuk zgjatėn shumė dhe studimet e Teslės u ndėrprenė. Megjithatė, ngjallėn shumė interes pėr zbatimet e tyre nė ushtri. Vetė Tesla kishte imagjinuar tė pėrqėndronte fushėn magnetike deri nė pikėn e krijimit tė njė “rrezeje tė vdekjes”, njė lloj topi me valė elektromagnetike. Pavarėsisht eksperimenteve, nuk u arrit asnjėherė qė tė pėrqėndrohej njė rreze e tillė deri nė pikėn ku tė puhuronte metalet, sic mendohej. Por u kuptua qė radiovalėt pėrplaseshin nė avionė dhe nė anije dhe ktheheshin mbrapsht, duke lejuar deri krijimin e imazhit si nė njė lloj ekografie. Pikėrisht kėshtu – siē ishte teorizuar nga vetė Tesla nė 1917 – mes viteve 1934 dhe 1935 lindi radari, njė teknologji qė ka patur njė rėndėsi shumė tė madhe duke filluar nga Lufta e Dytė Botėrore.

Pa motor

Idetė fillestare tė Teslas mbi transmetimin e fuqisė elektrike nė distancė gjetėn zbatim vetėm disa dekada mė vonė. Shembulli mė mbresėlėnės ėshtė Sharp, njė mjet pa motorr realizuar nga Communication Research Centre nė Otava, Kanada: funksiononte me valė elektromagnetike (miktrovalė, si ato tė furrave) tė dėrguara nga toka dhe tė kapura nga njė antenė rrethore e vendosur nė pjesėn e pasme. Avioni duhej tė shėrbente si repetitor i radiovalėve, duke fluturuar pėr muaj tė tėrė nė njė lartėsi 21 kilometra, por pas fluturimit demonstrues nė 7 tetor 1987 projekti u fut nė sirtar. Nė vitin 2007, shkencėtarėt e Mit nė Boston gjetėn njė zbatim mė “shtėpiak”: kanė demonstruar se transmetimi i energjisė pa kabllo, i pagėzuar me emrin WiTricity mund tė pėrdoret pėr tė karikuar celularė dhe elektroshtėpiake. Problemet praktikė nuk mungojnė. Por vetė projekti ėshtė shenjė se idetė e Teslės i pėrkasin jo tė kaluarės, por tė ardhmes.

/Focus/
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Berti69 prej 05.10.14 22:31



Uzina Wardenclyffe e Teslės nė Long Island nė vitin 1904. Nga kjo strukturė, Tesla shpresonte pėr tė demonstruar transmetimin pa tela tė energjisė elektrike pėrmes Atlantikut.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nikola Tesla

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi