Nje nxenes, nje zog dhe mesuesi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nje nxenes, nje zog dhe mesuesi

Mesazh  Xhemajl prej 03.02.11 20:14

Njė nxėnės shkoi tek Mėsuesi dhe i tha:

- O Mėsuesi im i dashur, mė ndihmo, o Mėsues! Koka ime ėshtė bėrė si zgjua bletėsh dhe vetėm gumzhimė e zhurmė kam nė kokė, sepse i kam njėmijė probleme.

- Ngadalė, tha Mėsuesi, mos u ngut. Njėmijė probleme nuk zgjidhen pėrnjėherė. Problemet duhet zgjidhur njė nga njė. Me qetėsi. Pa ngutje. Por, a di ēka?

- Urdhėro, Mėsues!

- A pijmė kafe, rrimė e pushojmė dhe, tė shohim, mos po krijohet ndonjė situatė prej tė cilės mund tė mėsojmė tė dy: edhe unė edhe ti.

- Mirė...- u pajtua Nxėnėsi

Hynė nė dhomė. U ulėn mirė e kėndshėm. Pinin kafe e rrinin. Nė njė moment, nėpėr njė dritare tė vogėl, qė kishte mbetur rastsisht e hapur, hyri njė Zog.

Ishte njė Zog i vogėl, i bukur, por shumė i trembur. Kur hyri nė dhomė, nė ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi mė rrėmbim: herė pėrplasej pėr xhamave tė mbyllur tė driareve tė mėdha, herė pėrplasej pėr dere, e prapė, kthehej dhe pėrplasej nė xhamat e dritareve tė mbyllura. Kur i lodh nga dhimbjet e pėrplasjeve, nga vuajtjet e pėrpjekjeve pėr gjetjen e derėdaljes me rrėmbim, pra kur u lodhė fort, shkoi dhe u ulė nė njė kėnd tė vitrinės.

Mėsuesi e pa Nxėnėsin e i tha:

- E sheh kėtė Zog?

- Po, tha Nxėnėsi, nuk jam i vėrbėr, e shohė!

- Eh, ky Zog je ti Nxėnėsi im i dashur. Dritarja e vogėl qėlloi e hapur. Zogu hyri rastsisht. U pėrplasė me vuajtje e dhembje nėpėr xhama, nė derė e kudo dhe nuk e gjeti rrugėn pėr dalje. Tėrė kohėn, ajo dritare nėpėr tė cilėn HYRI Zogu, ishte e hapur. Kėsaj i thonė zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjidhje e vrullshme. Asnjėherė, kurrė nė jetė, pėrpjekjet e kėtilla nuk pėrfundojnė me rezultate...

Mėsuesi pushoi pak dhe tha:

- Pasi tė pushoi Zogu mirė, pasi tė qetėsohet, shihe me vemendje ēka do t’i bėj unė Zogut.

Nė atė ēast Mėsuesi i pėrplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga pėrplasja e duarve tė Mėsuesit, fluturoi dhe, nėpėr dritaren e hapur, doli nė liri.

- E sheh, Nxėnėsi im, kur pushoi Zogu, kur u qetėsua, kur u kthjellė, atėherė e pa dritaren e vogėl, qė tėrė kohėn ishte e hapur. Kėsaj i thonė zgjidhje e vetėdijshme. Kėshtu duhet tė veprosh edhe ti.

- Por unė i kam njėmijė probleme!...

- E di dhe tė kuptojė mirė, por mė kupto edhe ti mua. Tė gjithė njerėzit nė botė dinė tė hyjnė nė probleme, sikur Zogu qė hyri nėpėr dritarėn e vogėl. Por nėntėdhjetė e nėntė pėrqind tė njerėzve nuk dinė tė dalin edhe pse gjithnjė dera e hyrjes ėshtė e hapur siē ishte dritarja e hapur pėr Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin tė gjitha problemet pėrnjėherė, sikur ti, me vrull, me rrėmbim, pa qetėsi e vetėdijėsim.

- E ēka duhet tė bėj unė?

- Tė qetėsohesh, sikur Zogu, qė pushoi nė kėndin e vitrinės. Tė pushosh, tė kthjellohesh mirė, tė tė vijė drita nė sy, apo mė saktė drita nė mendje dhe tė bėhesh dritė e tėrė, tė jesh krejtėsisht syēelė, sepse: secili problem e ka DERĖN pėr hyrje dhe, ajo derė e hyrjes ėshtė edhe DERĖ e daljes. Dhe gjithmonė ėshtė e hapur. Qysh ke ditur tė hysh nė problem, nėpėr cilėn derė ke hyrė nė problem, nėpėr tė njėjtėn derė do tė dalėsh, por dalja gjithmonė ėshtė e kushtėzuar nga SYĒELTĖSIA.


E lexove tregimin, nipēe? E tash, a mė lejon t’i them nja dy-tri fjalė? Nuk hidhėrohesh, a? Mė dėgjo!

Nė qoftė se kėtė tregim nuk e lexon sa pėr ta lexuar njė herė, dy e tri, por e lexon dhe e pėrsėritė shumė herė, atėherė, ky tregim, pas ēdo pėrsėritjeje, do tė hyjė nė qenėsinė tėnde, nuk do tė mbetet vetėm dije nė kokė, por do tė bėhet dije-pėrvojė dhe, atėherė, tė betohem ke mėsuar shumė. Nė qoftė se e lexon sa pėr t’u krekosur para shokėve e shoqeve, edhe mundi im, por edhe leximi yt, kanė arritur tė bėhen njė hiēgjė, njė zhurmė e kotė, njė punė pa vlerė.

Ndėrkaq, nėse e rilexon dhe SIDOMOS nėse ia rikujton vetvetes nė ēdo situatė dhe nė ēdo rrethanė, atėherė, tė betohem se, ky tregim, e ka vlerėn e njė jete: do tė jetė me ty gjatė tėrė jetės sate, do tė jetė me ty gjithmonė dhe do tė mėsojė tė hysh e tė dalėsh nė probleme e brenga, nė hidhėrime e gėzime, por gjithnjė e gjithnjė e gjithnjė – ti do tė dalėsh fitimtar.

Unė ta thashė ty, por edhe ti thuaju tė tjerėve. Sidomos nė familjen tėnde. E ke parė sa zhurma bėhet pėr hiēgjė, sa herė babi e ngritė zėrin pa lidhje, sa herė nėna bėhet nervoz pėr imtėsirat e parėndėishme, sa herė vėllau rrebelohet me teket e tija, kurse motra i tharton turinjtė thuase erdh dita e pėrmbytjes sė botės? Ju thuaj: qetėsi, sepse qetėsia ėshtė kulturė. Pa qetėsi nuk gjendet dera pėr dalje.
Nga : Daut Demaku.
avatar
Xhemajl

314


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi