Levizjet popullore ne Shqiperi 1914-2011

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Levizjet popullore ne Shqiperi 1914-2011

Mesazh  Estilen prej 31.01.11 11:38



Levizjet per ndryshimet e Qeverive ne Shqiperi nga 1914-2011.





Shpjegimi i terminiologjise se lėvizjeve popullore tė dhunshme

Termi bazė pėr kėto zhvillime tė dhunshme ėshtė fjala "Lėvizje". Mė pas duke i studiuar kėto lėvizje u janė ngjitur emrat sipas karakterit qė kanė pasur. Por shpeshherė kjo gjė ėshtė bėrė sipas interesave politike. Kėshtu lėvizjet ndahen nė:

Grusht Shteti: ndėrrimi i menjėhershėm me dhunė i qeverisė a i formės sė qeverisjes, qė pėrgatitet fshehurazi dhe bėhet nga njė grup i vogėl njerėzish tė cilėt kanė pushtet ose i pėrkasin elitės drejtuese tė njė vendi pa u mbėshtetur te masat e popullit.

Kryengritje: luftė e armatosur e masave popullore pėr t'u ēliruar nga zgjedha e huaj apo pėr tė rrėzuar regjimet nė fuqi.

Rebelim: ngritja krye kundėr pushtetit nė fuqi ose kundėr njė autoriteti.

Revoltė: kundėrshtim i njė grupi njerėzish, qė shpėrthen me zemėrim dhe me dhunė kundėr pushtetit politik ose kundėr rendit nė fuqi.

Revolucion: pėrmbysje me dhunė e njė rendi shoqėror, politik dhe ekonomik qė i ka kaluar koha dhe vendosja e njė rendi tė ri shoqėror, politik dhe ekonomik qė mbėshtetet tek njė ideal ose kauzė.

Demonstrata e dhunshme qė ndodhi nė 21 Janar nuk ėshtė e para nė historinė gati shekullore tė vendit tonė. Qė me shpalljen e Pavarėsisė e nė vazhdim janė njohur rebelime tė popullit ndaj atyre qė kanė qenė nė krye tė punėve tė vendit. Shpesh herė kanė qenė tragjike pasi shumė kanė mbetur tė vrarė dhe shumė tė tjerė tė plagosur.

Kryengritja e Shqipėrisė sė Mesme, 17 Maj 1914-8 Qershor 1915


Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Kryengritjet" pasi pati mbėshtetje popullore tek fshatarėt e Shqipėrisė sė Mesme ku edhe shpėrtheu. Kjo kryengritje nisi mė 17 Maj 1914 kundėr regjimit tė Princ Vidit. Udhėheqėsit zyrtarė tė rebelimit ishin Haxhi Qamil Fejza dhe Musa Qazimi, por prapa saj qėndronte Esat Pashė Toptani.

Kryengritėsit tė udhėhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi me thirrjet "Dum Babėn" shpartallojnė tek Ura e Limuthit nė afėrsi tė Tiranės njė grup vullnetarėsh tiranas dhe kosovarė tė cilėt po shkonin nė Shqipėrinė e Jugut, pėr tė luftuar kundėr forcave vorio-epiriote qė kishin pushtuar Shqipėrinė e Jugut. Mė 18 Maj 1914, grumbuj fshatarėsh tė egėrsuar marrin Shijakun dhe drejtohen drejt kryeqytetit, Durrėsit.

Kryengritėsit dalin haptazi kundėr Princ Vidit dhe regjimit tė tij pro-perėndimor. Njė ditė mė pas Princ Vidi jep urdhėr tė arrestohet Esat Pashė Toptani me akuzėn e pėrfshirjes nė organizimin e kryengritjes. Esat Pasha reziston dhe me ndėrhyrjen italiane largohet nga vendi. Mė 3 Qershor 1914, kryengritėsit hartojnė memorandumin e Shijakut, ku i kėrkojnė Princ Vidit tė largohet dhe nė vend tė tij ata propozojnė tė vijė njė princ turk.

Gjithashtu simbolet kombėtare shqiptare zėvendėsohen me simbolet turke. Mė 3 Shtator 1914, Princ Vidi largohet nga vendi pas shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Thirrjeve tė tij pėr ndihmė ndaj Shqipėrisė nuk iu pėrgjigj askush pėrveē disa forcave tė pakta tė Ahmet Zogut dhe Preng Bibė Dodės.

Kryengritėsit sulmojnė pronat dhe njerėzit e Esat Pashės. Vendi zhytet nė anarki. Trupat serbe nėn drejtimin e Esat Pashė Toptanit dėnojnė me varje Haxhi Qamilin dhe 40 fshatarė tė tjerė, pjesėmarrės aktivė nė kryengritje. Ata varen mė 16 gusht tė vitit 1915. Ky ishte fundi i Haxhi Qamilit. Kryengritja e la vendin nė kaos tė plotė dhe tė pafuqishėm pėr tė luftuar pushtuesit e huaj.

Kryengritja e Mirditės (Rebelimi i Mirditės), 17 Korrik-20 Nėntor, 1921


Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi Gjon Marka Gjoni ngriti krye kundėr autoritetit tė qeverisė sė Tiranės. Rebelimi i Mirditės u nxit nga Jugosllavia. Gjon Marka Gjoni "Princi i Mirditės" i paguar nga serbėt hyri nė Mirditė dhe me njė grup bashkėpunėtorėsh i shpalli luftė autoritetit tė Tiranės.

Gjon Marka Gjoni shpall krijimin e Republikės sė Mirditės. Nė shtator 1921 shpėrthen rebelimi i armatosur kundėr autoritetit tė Tiranės. "Qeveria e Mirditės" i dėrgon njė notė proteste "Lidhjes sė Kombeve" ku i thotė se qeveria e Tiranės nuk flet nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve pasi Mirdita kishte njė "qeveri" tjetėr.

Markagjoni akuzon qeverinė e Tiranės se po pėrgatit rikthimin e Shqipėrisė nėn sundimin turk. Megjithatė u kuptua se prapa kėtyre akuzave fshihej Jugosllavia e cila donte tė aneksonte Shqipėrinė e Veriut. Duke pėrfituar nga situata trupat serbe ishin futur nė territorin e shtetit shqiptar.

Qeveria ngarkon pėr shtypjen e kėtij rebelimi Ahmet Zogun, Ministėr i Brendshėm, Bajram Currin dhe Ali Kosturin. Menjėherė me trupat e tyre ata shkojnė nė Mirditė pėr tė larguar kėtė rrezik tė madh pėr integritetin e vendit.

Grushti i shtetit, 7-12 Dhjetor, 1921

Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi pati njė rrėzim tė menjėhershėm tė qeverisė me dhunė dhe pa mbėshtetjen popullore. Opozitarėt uzurpuan qeverinė me forcė. Ky grusht shteti i dėshtuar ndodhi si pasojė e acarimit tė luftės politike midis grupeve kundėrshtare nė skenėn shqiptare.

Opozita uzurpoi me forcė pushtetin. Duke pėrfituar nga situata nė Mirditė, por edhe nga kriza politike qė kishte mbėrthyer vendin, opozitarėt vendosin me forcė nė krye tė qeverisė Hasan Prishtinėn, njėrin prej protagonistėve tė krizės.

Emėrimi i Prishtinės ngjalli pakėnaqėsi tė shumta nė tė gjithė vendin, deputetėt ikėn nga Tirana, nė Durrės e nė qytete tė tjera. Kryeministri Prishtina, qė nė ditėt e para, u dha urdhėr Forcave tė Armatosura tė shtien nė dorė “me se s’bėn” deputetėt.

Mė 12 Dhjetor 1921 duke parė situatėn e rėnduar nė kryeqytet, por edhe i nxitur nga thirrjet e deputetėve dhe masave popullore tė pakėnaqura, Ahmet Zogu asokohe Ministėr i Brendshėm, kthehet nga Mirdita dhe rrėzon qeverinė e Hasan Prishtinės. Grushti i shtetit dėshton.

Grushti i shtetit, 8-15 Mars, 1922

Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte njė pėrpjekje e pambėshtetur nga populli pėr tė rrėzuar qeverinė. Ky grusht shteti i dėshtuar ndodhi si pasojė e acarimit tė luftės politike midis grupeve kundėrshtare nė skenėn shqiptare. Pozitat e Ahmet Zogut u forcuan shumė pas ngjarjeve tė dhjetorit.

Opozita duke mos mundur ta rrėzonte me mjete demokratike, mendoi tė organizonte njė grusht shteti. Njėri nga luftėtarėt mė tė dalluar nė Dibėr, Elez Isufi zbriti nė Tiranė nė pėrpjekje pėr tė rrėzuar qeverinė. Anėtarėt e kabinetit u larguan nga Tirana kurse Ahmet Zogu qėndroi pėr tė organizuar rezistencėn. Luftimet zgjatėn 15 orė. Me ndėrhyrjen e ambasadorit anglez Eires rebelimi i Elez Isufit mori fund.

Revolta e Prefekturės sė Kosovės, Janar 1923

Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte njė kundėrshtim me dhunė kundėr pushtetit tė qeverisė sė Tiranės. Pas dėshtimit tė grushtit tė shtetit tė marsit tė 1922, Bajram Curri nė krye tė njė fuqie prej disa qindra personash, kundėrshtarė tė Zogut, sulmon qytetin e Krumės, qendėr e Prefekturės sė Kosovės (sot quhet Qarku i Kukėsit).

Pėr disa ditė me radhė zhvillohen luftime tė ashpra midis forcave tė xhandarmėrisė dhe atyre tė Bajram Currit. Disa dhjetėra tė vdekur e tė plagosur ėshtė bilanci i luftimeve. Ndėrhyrja e shpejtė e forcave qeveritare i dha fund revoltės.

Revolucioni i Qershorit, 24 Maj-24 Dhjetor, 1924

Acarimi i jashtėzakonshėm i luftės politike midis dy kampeve kundėrshtare, maxhorancės sė djathtė dhe opozitės sė majtė dhe veprimtaria armiqėsore ndaj vendit tonė e vendeve fqinje solli shpėrthimin e kėtij revolucioni.

Me 27 Dhjetor 1923 zhvillohen zgjedhjet parlamentare ku fitoi grupi qeveritar i Ahmet Zogut. Opozita akuzon pėr manipulime tė kėtrye zgjedhjeve. Mė 24 Shkurt 1924, Ahmet Zogut i bėhet njė atentat nė hyrje tė Parlamentit ndėrsa po shkonte pėr tu betuar si Kryeministėr i vendit.

Zogu ja lė drejtimin e qeverisė Shefqet Verlacit, beu mė i madh i vendit. Nė kushtet e acarimit tė situatės politike, Avni Rustemi, njėri prej liderėve tė opozitės vritet nė njė atentat. Atentatori Isuf Keēi arrin tė largohet nga vendi i ngjarjes ndėrsa xhandarėt nuk bėjnė asgjė. Vrasja ngjall zemėrimin e opozitės. Mė 1 Maj 1924, nė Vlorė bėhet varrimi i Avni Rustemit.

Varrimi i tij kthehet nė njė manifestim tė opozitės kundėr Ahmet Zogut. Nga aty Fan Noli bėn thirrje pėr gjetjen e vrasėsve tė tij. Mė pas njė grup ushtarakėsh tė quajtur "Klika" dhe deputetėt e opozitės organizojnė njė mbledhje nė kinemanė e Vlorės, ku marrin pjesė 300 pėrfaqėsues nga krahinat e vendit dhe anėtarė tė shoqėrisė "Bashkimi" qė ishte krijuar nga Avni Rustemi.

Mbledhja i dėrgoi dy ultimatume qeverisė : Nė tė parin dėnohej vrasja e avni Rustemit dhe kėrkohej gjetja e vrasėsve tė tij. Nė tė dytin protestohej kundėr Ceno Bej Kryeziut (kunat i Ahmet Zogut), i cili konsiderohej nga opozitarėt si agjent serb qė u shėrbente Beogradit dhe forcave tė brendshme tė djathta.

Arsyeja e vėrtetė pse ata po protestonin kundėr Ceno Beut ishte se ai me forcat e tij ishte vendosur nė Krumė dhe kjo gjė rrezikonte planin e opozitės pėr grusht shteti. Kopje tė memorandumeve ju dėrgohen tė gjitha bashkive dhe garnizoneve ushtarake tė Shkodrės, Tiranės dhe Pėrmetit.

Mė 24 Maj 1924, fillojnė veprimet e armatosura. Bajram Curri sulmon Krumėn, qendėr e Prefekturės sė Kosovės (Kukėsit). Me 27 Maj 1924, Shefqet Vėrlaci, beu mė i madh i vendit dhe njėkohėsisht kryeministėr i vendit jep dorėheqjen.

Nė krye tė qeverisė vjen Iliaz Vrioni i cili fillon bisedimet me opozitarėt por bisedimet dolėn pa sukses. Si rezultat qeveria cakton Ahmet Zogun pėr tė shtypur grushtin e shtetit. Mė 12 Qershor 1924 Ahmet Zogu me disa mbėshtetės largohet nė Jugosllavi. Formohet qeveria e re. Vendoset me short qė nė krye tė qeverisė tė jetė peshkopi Fan Noli.

Administrata qė Noli donte tė reformonte ishte plot me besnikė tė Zogut dhe Verlacit tė cilėt filluan tė punonin kundėr tij dhe qeverisė sė "revolucionit". Gjithė kjo anarki do tė ēonte pastaj nė rrėzimin e qeverisė.

Rikthimi me forcė i Zogut

Qeveria e re mundohet tė njihet nga shtetet e huaja. Por asnjė shtet nuk e njeh pėr shkak se ka ardhur nė pushtet nė mėnyrė tė jashtėligjshme. Fan Noli i kėrkon njė hua Lidhjes sė Kombeve, por ajo refuzohet.

Lidhen pėr 4 ditė marrėdhėnie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perėndimore alarmohen pasi Shqipėria u bė vendi i parė qė lidhte marrėdhėnie me BS, dhe njė portė e sigurtė e komunizmit nė Europė. Kjo nxit Ahmet Zogun tė rikthehet nė fuqi. Ahmet Zogu hyn nė Shqipėri me ndihmėn e ish-Jugosllavisė.

Rebelimi i Dukagjinit, 20 Nėntor-5 Dhjetor, 1926


Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi popullsia e zonės sė Dukagjinit nė Shkodėr ngriti krye kundėr qeverisė sė Ahmet Zogut. Mbajtja e aparatit administrativ dhe e forcave tė armatosura bėri qė qeveria tė rriste taksat dhe kjo shkaktoi pakėnaqėsi sidomos tek fshatarėt.

Kėtė pakėnaqėsi u mundua ta shfrytėzojė qeveria e Beogradit pėr t'i bėrė presion Ahmet Zogut, asokohe President i Republikės. Rebelimi kishte tipare separatiste dhe mori edhe ngjyra fetare. Qeveria dėrgoi forca tė shumta dhe e shtypi egėrsisht kėtė rebelim antikombėtar.

Rebelimi i zonės veriore, 1-8 Janar, 1935

Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e njė grupi njerėzish tė udhėhequr nga Muharrem Bajraktari dhe Gjon Marka Gjoni kundėr qeverisė sė Tiranės e veēanėrisht kundėr ministrit tė brendshėm, Musa Jukės. Mė 2-7 Janar 1935 njė atentat i rėndė bėhet ndaj Mbretit Zog.

Mbreti largohet nė Durrės dhe ja lė nė dorė Musa Jukės zgjidhjen e situatės. Mbi 2000 forca rebele ishin nėn drejtimin e Muharrem Bajraktarit. Pati shumė tė vrarė nga tė dyja palėt. Muharrem Bajraktari kishte armik personal Musa Jukėn, ministėr i brendshėm prandaj rebelimi u drejtua ndaj tij dhe jo ndaj Mbretit.

Shpallet gjendja e jashtėzakonshme nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Veriut. Musa Juka urdhėron dėrgimin e 4 batalioneve nė Kukės ku ishte qendra e rebelimit. Pas rebelimit, Muharrem Bajraktari u largua nė Jugosllavi. Aty u ēarmatos dhe u internua nga qeveria jugosllave nė Gjakovė.

Rebelimi i Fierit, 14-15 Gusht, 1935

Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e njė turme tė udhėhequr nga njė organizatė kundėr Mbretit dhe qeverisė. Rritja e veprimtarisė sė celulave komuniste nė vend (kundėrshtare tė deklaruara tė Zogut) solli shpėrthimin e kėtij rebelimi. Nė vitin 1934 u krijua njė organizatė e fshehtė me qendėr nė Tiranė dhe me degė nė disa qytete e krahina tė tjera.

Nė tė bėnin pjesė ish-oficerė, komunistė, bejlerė qė kishin konflikte me Zogun, tregtarė, nėpunės etj. Nė vitin 1935 Organizata vendosi tė bėnte kryengritje. Plani ishte qė kryengritja tė shpėrthente nė Tiranė e tė pėrhapej nė pjesėn tjetėr tė vendit, por nga organizimi i dobėt ajo shpėrtheu vetėm nė Fier, prandaj mbeti nė histori me emrin Kryengritja e Fierit.

Riza Cerova (komunist) i rikthyer nė Shqipėri nė prill tė atij viti, niset me njė ēetė kryengritėse nga Skrapari dhe iu afrua Beratit. Pasi mėson pėr disfatėn nė Lushnje, tėrhiqet nė male dhe mė 24 gusht plagoset rėndė dhe vdes.

Revolta e Delvinės, 15-16 Maj, 1937

Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundėrshtimi i njė grupi njerėzish ndaj autoritetit tė shtetit. Prishja e marrėdhėnieve midis Et'hem Totos dhe Ahmet Zogut solli shpėrthimin e kėsaj revolte. Pati luftime tė ashpra nė Delvinė, Tepelenė, Gjirokastėr dhe Vlorė. Vėllezėrit Et'hem (ish-ministėr i brendshėm) dhe Ismet Toto nisėn lėvizjen e Delvinės.

Nė bashkėpunim me xhandarmėrinė e njė pjesė tė popullatės ata ngritėn krye. Rebelėt hynė nė Gjirokastėr, hapėn burgun dhe marshuan drejt Tepelenės e Vlorės. Rrugės pėr nė Vlorė ata u takuan me forcat qeveritare, u thyen dhe u tėrhoqėn tė shpartalluar. Gjatė pėrleshjes Ethem Totoja u plagos dhe pėr tė mos u dorėzuar vrau veten.

Revolta e Koplikut, Janar 1945

Kjo "Lėvizje" futet tek "Revoltat" pasi ishte kundėrshtimi i njė grupi njerėzish kundėr pushtetit komunist. Ardhja nė fuqi e komunistėve u kundėrshtua nga forcat kundėrshtare tė cilat u ngritėn nė revoltė. Tė ndodhura pėrballė vendosjes sė regjimit komunist, forcat antikomuniste filluan njė revoltė kundėr synimeve tė udhėheqjes komuniste.

Revolta nisi me njė sulm kundėr Koplikut, tė cilin ata mundėn ta mbanin pėr disa orė. Por forcat e UNĒSH (Ushtria NacionalĒlirimtare e Shqipėrisė) dhe tė Sigurimit tė Shtetit kundėrvepruan menjėherė, rimorėn Koplikun dhe asgjėsua grupet e armatosura qė vepronin nė afėrsi tė Shkodrės. Revolta u shtyp egėrsisht brenda disa ditėsh.

Revolta e Postribės, Shtator 1946

Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundėrshtimi i njė grupi njerėzish kundėr pushtetit komunist. Pas dėshtimit nė Koplik, forcat kundėrshtare tė regjimit nuk e ndalėn qėndresėn e tyre.

Ato u riorganizuan nė atė mėnyrė saqė ndėrmorėn njė tjetėr kryengritje qė nisi nė fshatin Postribė dhe vazhdoi nė fshatin Guri i Zi. Rebelėt sulmuan edhe Shkodrėn, me objektiv rrėzimin e regjimit komunist duke shpresuar edhe nė ndonjė mbėshtetje nga jashtė. Por lėvizja dėshtoi dhe u shtyp brenda ditės me egėrsi.

Revolucioni Demokratik, 26 Mars 1990-22 Mars 1992?


Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Revolucionet" pasi ishte ndėrrimi me dhunė i njė sistemi dhe rendi shoqėror qė i kishte kaluar koha (sistemi komunist) dhe vendosja e njė sistemi tė ri dhe rendi tė ri shoqėror, ekonomik e politik qė bazohej tek ideali dhe kauza e "Lirisė, Demokracisė, Pluripartizmit dhe Ekonomisė sė Tregut".

Rebelimi i Shqipėrisė sė Jugut, 24 Janar-24 Korrik, 1997

Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye kundėr autoritetit tė qeverisė sė Tiranės dhe shkatėrrimi i ēdo institucioni qė pėrfaqėsonte kėtė autoritet. Ky rebelim nisi si pasojė e humbjes sė parave tė mėse 100.000 familjeve shqiptare nė skemat piramidale ose firmat rentiere.

Opozita e shfrytėzoi situatėn duke i kthyer protestat nga protesta ekonomike nė protesta politike. Dėshtimi i qeverisė dhe dezertimi i ushtarakėve bėri qė shpejt i gjithė vendi tė binte nė duart e "Komiteteve tė Shpėtimit" dhe tė bandave kriminale. Mė 3 Mars 1997, Sali Berisha rizgjidhet President i Republikės me votat e deputetėve tė PD-sė.

Njė zemėrim i papėrmajtur shpėrthen nė Vlorė dhe Tepelenė, qendrat kryesore tė rebelimit. Komitetet ushtarake dhe bandat shpėrthejnė pjesėn e mbetur tė depove dhe njė valė e re shkatėrrimesh dhe vrasjesh nis nė mbarė Shqipėrinė e Jugut. Mė 9 Mars 1997, formohet "Qeveria e Pajtimit Kombėtar" me nė krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisė sė Gjirokastrės.

Qeveria e re ju bėn thirrje ish-efektivėve tė ushtrisė tė kontribuojnė pėr rivendosjen e rendit dhe qetėsisė. Mė 15 Prill 1997, ndėrkombėtarėt alarmohen nga kriza. Fillon "Misioni Alba", njė ushtri ndėrkombėtare prej 7000 trupash nėn drejtimin e Italisė vjen nė Shqipėri pėr tė rikthyer rendin dhe forcė e ligjit. Forcat e para zbarkojnė nė Durrės. Rikthehet normaliteti nė Tiranė.

Zhvillohet njė operacion i suksesshėm nė Gramsh pėr kapjen e kriminelėve dhe mbledhjen e armėve tė grabitura. Mė 29 Qershor 1997, zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatėt janė fituesit. Demokratėt pėsojnė humbjen mė tė thellė tė historisė sė tyre. Nė Tiranė, ku mendohej se PD do fitonte, rezultati ėshtė krejt ndryshe pasi socialistėt fituan bindshėm.

Bilanci i rebelimit ėshtė 200 milionė dollarė dėme materiale dhe mbi 3700 tė vrarė e 5000 tė plagosur. Filluan procese gjyqėsore kundėr bosėve tė firmave rentiere. U dėnuan nė mungesė njė pjesė e figurave kryesore tė shtetit gjatė pushtetit tė PD

Grushti i shtetit, 14-15 Shtator, 1998



Kjo "Lėvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte pėrpjekja e opozitės pėr tė rrėzuar me dhunė qeverinė e Tiranės. Varrimi i Azem Hajdarit kthehet nė revoltė ndaj qeverisė. Mbėshtetės tė Partisė Demokratike sulmojnė godinat qeveritare duke thirrur "Hakmarrje, hakmarrje!".

Kryeministri Nano largohet nė drejtim tė Pogradecit. Rebelėt marrin nėn kontroll edhe TVSH. Me ndėrhyrjen e ndėrkombėtarėve, tė forcave tė shtetit dhe tė lidershipit demokrat "grushti i shtetit" merr fund.

Iliria New Agjency (INA)

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Levizjet popullore ne Shqiperi 1914-2011

Mesazh  ILIRA prej 31.01.11 12:52

Vetem kaq??? Vazhdo Estilen ke harruar dicka te cilen ke ne dore ta klasifikosh ku te duash, meqenese je ti nismetari i kesaj teme.
avatar
ILIRA

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi