Mahabharata

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mahabharata

Mesazh  Zattoo prej 28.01.11 8:57

Mahabharata



Ėndrra pėr origjinėn e ligjėrimit, pėr njė gjuhė mėmė, ka pushtuar shumė mendje tė shquara tė gjenisė njerėzore nė epokėn moderne. Janė bėrė shpjegime krahasuese pėr pjesė dhe tėrėsi tė krijimeve tė lashta, pėr mitologjitė, pėr strukturat konceptuale tė tyre.

Pėrqasjet qė kanė shkuar deri edhe tek organizimet shoqėrore dhe politike, kanė ēuar nė pėrfundimin shkencor se nė grupe tė mėdha popullatash tė Evropės sė sotme dhe tė atyre tė njė pjese tė Azisė, ka pasur marrėdhėnie tė ngushta e afri tė tilla gjuhėsore qė vėrtetojnė idenė se ata rrjedhin nga i njėjti trung i pėrbashkėt. Gjuhėtarėt ia kanė lėnė indoevropianishtes zanorėzimin e theksuar tė sanskrites, qė mbahet si gjuha mė e lashtė pasindoevropiane.

Njė nga gjenitė e studimeve krahasuese, specialist i besimeve fetare dhe i mitologjisė indoevropiane ėshtė francezi George DumĆ©zil (1898-1986). Ai botoi fillimisht librat "Mitet dhe perėnditė gjermanike", (1939); "Mitra-Varuna", 1940; "Perėnditė indoevropiane", 1952; "Ideologjia trefunksionale e indoevropianėve" 1958 etj.

Historia e kohėve pa arkiv

Nė veprėn e tij madhore "Mite dhe epope", 1973, qė ėshtė sinteza mė e lartė e mendimit nė kėtė fushė, George DumĆ©zil bėn krahasime gjuhėsore, mitologjike e fetare, duke vėrtetuar idenė se besimet indoevropiane paraqesin njė strukturė tė njėjtė trefunksionale tė hierarkizuar: pushtet shpirtėror, fuqi dhe pjellori.

Kjo ideologji trepjesėshe pasqyrohet nė shumė kultura, si bie fjala sistemi i kastave nė Indi: brahmans-priftėr, ksatriya (kshatria)-luftėtarė, vaissya (vaisia) - bujq e blegtorė; triada hyjnore apo rrėfimi i lindjes sė Romės me tre pėrbėrėsit paraekzistues si: protoromakėt e Romulit, etruskėt e Luc(k)umanit, sabinėt e Titus Tatiusit, pėr cilėn bėhet edhe njė shpjegim paralel mitologjik i ideologjisė treshe: Jupiteri (kryeperėndia), Marsi (perėndia e luftės) dhe Quirinusi (perėndia e punės); historia e gjatė e tri familjeve te pasardhėsit e tyre osetė nė zemėr tė Kaukazit tė Veriut; historia e lashtė epike tek iranianėt e Azisė etj.

Duke parė ēiftet e fjalėve qė janė gati tė njėjta nė disa gjuhė tė trungut indoevropian dhe nė gjuhė sanskrite si: ambrozi (pije zotash) - amrta; Centaur (kafshė mitologjike) - Gandarva; Uran (zot dhe planet) - Varuna; flamen (prift nė gjuhėt nordike) -brahman etj., afria shndėrrohet nė njė status shkencor tė origjinės indoevropiane.

Nė pjesėn e parė tė kėtij libri tė madh, mijėra faqesh me metodėn krahasuese, si pararendėsi i analizės strukturaliste, DumĆ©zil studion poemėn "Mahabharata". Ajo ėshtė poema mė e gjatė qė ėshtė krijuar nė Indi dhe njė nga poemat mė tė gjata tė letėrsisė, me rreth 120000 paragrafė, e ndarė nė 19 libra, qė ngjitet deri nė epokėn vedike, dhjetė shekuj e ca para erės sonė dhe vazhdon deri nė shekullin VI.

Duke qenė historia e famshme e pasardhėsve tė Bharatas, aty tregohet nė mėnyrė heroike dhe lirike aventura e pesė vėllezėrve. Kjo poemė vigane, nė fakt, ėshtė njė pjesė e epopesė sė madhe tė pushtimit dhe zhvendosjes sė tribuve indoevropiane nė pellgun indian, tė luftės sė tyre tė brendshme e tė luftės qė duhej tė zhvillonin ata kundėr tribuve dravidiane qė mbulonin atėherė territorin.

Filologjike apo historike qoftė, kritika letrare nuk mund tė zbatohet nė tėrėsinė e kėsaj monstre. Poema me subjektin e dramės familjare tė tri brezave ėshtė nė tė vėrtetė si njė saga moderne. A ėshtė histori e zbukuruar apo fiksion i pastėr? Kjo pyetje bėhet nė ēdo vend ku ajo ėshtė pėrkthyer si rrėfim i historisė sė kohėve pa arkiv. Ngjarja i pėrket njė epoke, ku perėndi dhe njerėz janė nė marrėdhėnie tė natyrshme. Kėtė do ta shohim mė vonė tek "Iliada", tek "Eneida" apo te ndonjė krijim tjetėr.

Subjekti mitik ėshtė ky: Mbreti Pandu vdes. Ai ka dy gra dhe pesė djem qė janė ngjizur me zota tė ndryshėm.

Ata quhen: Youdhistira qė simbolizon ēinteresimin; Bhima qė simbolizon dėshirėn dhe interesimin mondan; Arzhuna qė simbolizon pėrpjekjen pėr tė bashkuar ēinteresimin me frytshmėrinė e detyrės; binjakėt Nakula dhe Sahadeva qė simbolizojnė klasat e punės. Rregulli kėrcėnohet se dy grupe njerėzish tė njė gjaku armiqėsohen.

Njėra palė, familja Pandava, detyrohet tė shkojė syrgjyn e tė kthehet pas disa vjetėsh pėr tė luftuar. Nė mbarim tė betejės kemi njė lloj apokalipsi tė vėrtetė, njė krizė kozmike qė mund tė sjellė fundin e botės. Por mbetet njė prej vėllezėrve qė nė agoni u lė nipėrve mėsime pėr mbretėrimin, lirinė dhe shpresėn.

Rregulli vendoset dhe vėllezėrit Pandava ngjiten nė qiell. Futja e mitologjisė nė epope ėshtė njė moment i rėndėsishėm nė mendėsinė krijuese tė autorit kolektiv tė poemės "Mahabharata". Pėr njė indian ėshtė e mundshme dhe gjė e mrekullueshme njė luftė ku marrin pjesė njerėz gjysmė tė perėndishėm dhe perėndi.

Struktura mitike e perėndive funksionale dhe struktura epike e ngjarjes aty ėshtė themelore e pėr rrjedhojė e para ka krijuar tė dytėn me njė lloj projektimi nė planin njerėzor. Gjithēka qė ėshtė vėrejtur nė sjelljen e pesė vėllezėrve tregon pėrshtatjen me tri funksionet kryesore, harmonia e tė cilave siguron njė jetė normale.

"Mahabharata" ėshtė pėrshkrimi me gjuhė artistike i njė sistemi tė gjerė pėrfaqėsimesh mitike nė botėn e njerėzve. Ajo pėrkthehet Rrėfim pėr Bharatat dhe paraqet deri nė fund dramėn e njė trungu antik, i cili jetoi nė luginėn e Indusit. Nė gjuhėn indi, qė ėshtė gjuha kombėtare e Bashkimit indian, Indisė i thonė edhe Bharat.

Kjo histori ėshtė njė moment nė jetėn e pasardhėsve tė Vishnusė, si perėndia mė e lartė nė panteonin e besimeve indiane. Vepra, e cila ėshtė menduar mirė dhe ėshtė punuar nga specialistė tė ditur e tė talentuar, tė cilėt kanė shfrytėzuar mundėsitė e mėdha qė jepte lėnda mitike, i pėrgjigjet njė mbėhie qė tejkalon letėrsinė, duke bėrė jetėshkrimin e disa brezave.

Tė kundėrtat e brendshme ēojnė nė transpozicionin e njė krize eskatologjike tė historisė sė botės, duke bashkuar arsyen me mitologjinė, ashtu si ndodh nė vepra tė tjera me subjekte tė tilla. Nė rrjedhėn logjike tė ngjarjeve, si pėr shembull te kėnga I - fillimi; te kėnga V - libri i pėrgatitjeve; te kėnga X - libri i sulmit nator; te kėnga XVII - libri i marshimit tė madh; apo te kėnga XVIII - libri i ngjitjes nė parajsė, lexuesi vė re edhe dėshirėn pėr pėrsosmėri, qė ėshtė histori pėrpjekjesh njerėzore e qė sendėrtohet te mistifikimi i mbretėrisė sė Youdhistirės.

Aty s‘ndodh asnjė fatkeqėsi: lutjet qė mėrmėriten janė tė panumėrta, nga retė bie shi kur duhet, peizazhet janė tė mrekullueshme, objektet janė tė njė cilėsie tė shkėlqyer, pėr tė ngrėnė s‘mungon asgjė, atje ka fruta, gjelbėrim dhe vargje lulesh.

Shkurt tėrė natyra dhe shoqėria janė si njė idil dashurie. Pėrpara kėsaj tabloje njeriu mendon pėr fabrikuesit e historisė romake me Romulin dhe Numėn dhe pėr shumė vepra tė mėvonshme si ajo pėr mitin e Atlantidės, shkruar nga Platoni 350 vjet para erės sonė; "Qyteti i Zotit" (427), i Shėn Agustinit; "Utopia" (1516), i Shėn Thomas More-it; "Qyteti i Diellit" ( 1623), i Tommaso Campanella-s etj.

Pėr poemėn "Mahabharata", modeli i komenterit mitik ka qenė lehtėsisht i kuptueshėm, po tė nisemi nga origjina mitike e heronjve tė rėndėsishėm si gruaja e pėrbashkėt, vėllai i madh, babai dhe dy vėllezėrit e tij.

E mbinatyrshmja aty ėshtė njė ēelės pėr tė zbėrthyer shumė enigma. Kur nisen nė ekzil vėllezėrit Pandava, njė zė pa trup atyre u thotė: "Mos vepro pa u menduar. Merr sė pari leje duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė mia ā€¦ ". Sepse katėr nga personazhet e poemės i humbin ndjenjat pranė njė burimi ku kanė pirė, pa dėgjuar paralajmėrimin.

Lista e zotave nė poemė ėshtė parahistorike. Parahistorike duhet tė jetė gjithashtu ekzistenca e perėndive etėr dhe bijve heronj. Beteja mes perėndive dhe demonėve tė mishėruar sipas ligjit brahman bėhet qė tė lehtėsohet toka.

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX studimet zbuluan se perėnditė etėr tė vėllezėrve Pandava nė poemė janė padronė tė tri funksioneve nė formėn arkaike indoiraniane tė besimit vedik. Edhe radha e lindjes sė Pandavave ėshtė e krahasueshme me rregullin hierarkik tė tri funksioneve.

Nė parimet kryesore, thotė Dumazil, ngjarja e poemės dhe struktura e koncepteve tė saj, nuk ėshtė e ndryshme nga ajo qė bėjnė analistėt romakė, tė cilėt kanė ndėrtuar historinė e mbretėrve tė Romės, nga ajo qė ka bėrė Snorri Sturlusoni me mitet dhe zotat e Skandinavisė sė lashtė, apo nga ajo qė ka bėrė Saxo Gramaticus-i me historinė mitike tė Danimarkės.

Nė tė njėjtėn kohė poema ėshtė njė lloj enciklopedie e njohjes dhe e dijeve mitike, tė shenjta e laike tė indoevropianėve indianė nė atė epokė tė largėt. Ajo ka njė histori tė gjatė, duke pasur parasysh disa rishikime tė saj. Njeriu mendon e pyet pastaj se ēfarė kishte pėrpara shtesave e ndreqjeve tė saj? Poema e madhe "Bhagavad - gita", qė bėn pjesė nė librin e gjashtė, sipas gjasės ėshtė shtuar mė pas. Libri i 19 qė rrėfen pėr mitin qė ka tė bėjė me perėndinė Krishna ose me "bariun e dashurisė", gjithashtu ėshtė njė ndėrfutje e mėvonshme.

Koncepti i njė krize tė madhe kozmike, unike, e parashikuar pėr tė ardhmen, duke i dhėnė fund njė bote mediokre qė do tė sjellė fill pas saj njė botė tė dėlirė, ekzistonte edhe pse nuk shfaqet te Rig-Vedat ose te himnet e dijes hyjnore.

Triada romake dhe legjenda narte e osetėve tė Kaukazit tė Veriut

Pjesa e dytė e librit "Mite dhe Epope" ("Mythes et EpopĆ©es", George DumĆ©zil, Gallimard, Paris 1995) vazhdon me tregimin e lindjes sė Romės, me tri pėrbėrėsit paraekzistues: protoromanėt e Romulit, etruskėt e Lukumanit dhe sabinėt e Titusit, duke theksuar cilėsitė hyjnore tė mbretėrve tė parė. Triada mitike: Romul, Lucuman, Tatius dhe hyjniteti i tyre janė pasqyrim i pėrpiktė i ideologjisė trefunksionale.

Te pothuajse tė gjitha krijimet e lashta tė popujve indoevropianė mund tė shihet skema konceptuale, qė ėshtė struktura trefunksionale, e cila ka shėrbyer tė ndėrtohet historia kombėtare apo ajo e botės.

Po tė marrim veprėn e Hesiodit, e shohim qartė strukturėn trefunksionale. Rrėfimi i tij futet nė njė ansambėl mitik tė gjerė qė ka korrespondenca nė shumė nivele. Sepse ajo pasqyron njė sistem klasifikues me vlera pėrgjithėsuese pėr historinė e racave. Duke treguar vazhdimėsinė e brezave tė njerėzimit, vepra e tij simbolizon njė seri tė tėrė aspektesh themelore tė reales.

Gjithashtu, kapitujt e parė tė veprės sė Tit-Livit flasin pėr marrėdhėnie tė thella mes mbretėrve dhe zotave. Enniusi me "Analet" dhe Plutarku me librin "Jetė paralele" hedhin themelet e historisė sė origjinave, tė cilat shprehnin nė formė tė krijimit njerėzor skemat, qė nė kohėt indoevropiane shėrbenin si truall ku takohej historia pėrrallore me copėza nga historia e vėrtetė.

Virgjili ėshtė njė dėshmitar i drejtpėrdrejtė dhe origjinal i traditave indoevropiane me shoqėrinė trefunksionale. Poema e tij epike "Eneida" nuk ėshtė thjesht njė vepėr arti, ajo ėshtė para sė gjithash njė vepėr patriotike, njė vepėr e shenjtė.

Erudicioni aty ėshtė themelor, nė njė farė kuptimi ėshtė njė arsye qė shpjegon ekzistencėn e saj. Me 12 kėngėt e saj poema rrėfen historinė e pelegrinazhit tė Eneas, i cili pas rėnies sė Trojės detyrohet tė mėrgojė nė Itali e tė themelojė kombin romak. Rreth princit trojan, organizohet legjenda e origjinave trojane tė Romės, qė rimerr poeti.

Ja cili ėshtė subjekti: Enea, bir i Ankizit, bariut legjendar i Trojės dhe i perėndeshės Afroditė, i martuar fillimisht me Kreuzėn, vajzėn e Priamit, mbretit tė Trojės, luajti njė rol tė rėndėsishėm gjatė luftės sė Trojės. Gjatė djegies sė qytetit prej grekėve, ai shpėtoi Penatėt (hyjni mbrojtėse tė vatrės familjare) dhe u largua shpejt duke mbajtur nė shpinė tė atin, plakun Ankiz dhe pėr dore tė birin, Askanjin. Prandaj ėshtė quajtur ndryshe edhe "Enea i pėrshpirtshėm".

Midis aventurave tė shumta mund tė theksohet zbritja e tij nė ferr i prirė nga sibila e Kumės, ku i profetizohet fati i veēantė pėr tė krijuar njė racė tė re. Ai me tė birin mbahen si stėrgjyshėr tė Romulit. Simbol i jashtėzakonshėm i urtisė, ngaqė u bindet vullneteve hyjnore, personazhi i Eneas qė pėrkthen nė mėnyrė legjendare besimin e tė vjetėrve tek origjina orientale e etruskėve, njohu ilustrime letrare dhe artistike tė panumėrta qė nė kohėn e Antikitetit.

Perėnditė dhe perėndeshat e poemės "Eneida" nuk janė tė mishėruara si te "Mahabharata", por janė vazhdimisht perėndi qė futen vetė nė veprim. Dysia e dramave, njėra kozmike dhe tjetra kombėtare, tė kujton lojėn me shumė tastiera tė epopesė indiane.

Virgjili u pėrpoq t‘i jepte Romės njė epope qė pėrqaset me poemat homerike. Duke u larguar nga rrėfimi historik dhe mitologjik, ai trajton njė subjekt legjendar, por duke i dhėnė frymėn kombėtare. Kjo vepėr mbahet si njė nga elementėt themelorė tė kulturės evropiane.

Pjesa e tretė e librit ka tė bėjė me epopenė qė u kushtohet tri familjeve narte nė Kaukazin e Veriut. Bregu qė kufizohet me Detin e Zi e zgjatet fort para se tė shkosh nė Jug, ėshtė njė nga ruajtėsit mė interesantė pėr popujt dhe gjuhėt qė mbijetuan qė nga lashtėsia indoevropiane. Edhe dekori ka njė histori tė gjatė peripecish, pėr tė cilat tė vjetrit, bizantinėt dhe arabėt na kanė sjellė pak tė dhėna.

Disa nga ata malėsorė ishin aty qė nė kohėn e gjeografėve grekė, tė tjerė janė ardhės nė kohė tė ndryshme. Megjithatė, nė zemėr tė Kaukazit, mes popujve modernė jeton njė popullatė krejt e ndryshme nga shumica, osetėt qė flasin njė gjuhė tė degės iraniane tė indoevropianishtes.

Deri nė pushtimin rus, organizimi i tyre shoqėror ka qenė ai qė ėshtė parė te skithėt e Herodotit. Zakonet skithe i paraqet edhe Plini dhe ato janė tė afėrta me epopenė narte qė kėndojnė osetėt. Osetėt i kėndojnė epopesė narte, tė mbushur me heronj pėrrallorė, qė jetonin nė kohėn e gjigantėve. Por shumė nartiotė kanė pasur gjithsesi vdekje, qė paraqitet si diēka dramatike para se tė zhdukej raca e tyre.

Objektet e zbuluara nėpėr varreza tė mbuluara nga stuhitė historike shpjegojnė mė sė miri tri funksionet indoiraniane: kulti fetar me kupėn; lufta me armėt dhe puna me parmendė e zgjedhė. Sipas legjendės narte zbulohet njė psikologji politike e ndryshme nė formė, por e afėrt nė pėrmbajtje me atė tė Platonit te libri i katėrt i veprės "Republika", ku parashtrohet koncepti pėr tri klasa: filozofėt, luftėtarėt dhe punėtorėt e artizanėt e bashkuar.

Edhe shpirti njerėzor pėrbėhet nga tri parime: arsyeja, pasioni dhe tė ngrėnėt. Ėndrra e Platonit ngrihet mbi tė njėjtėn ideologji qė mbijeton nė folklorin e osetėve e qė zbėrthen thėnien e Sokratit se urtia e Shtetit ėshtė tė mendojė qartė e tė vendosė mirė pėr tė krijuar mbarėsi.

Besnikėria e ēuditshme e gjatė e osetėve pėr njė strukturė mendimi qė ėshtė mė shumė se dymijėvjeēare e lashtė, duke ruajtur me kthjelltėsi tema thesare si epopeja narte, tregon se rrėnjėt e tyre indoevropiane ishin tė forta.

Ėshtė vėrtetuar se miti indian i katėr moshave tė botės jepet me strukturėn trefunksionale. Edhe nė historinė e dinastive skandinave ėshtė zbatuar ideologjia trefunksionale. Sikur tė mos kishte mitologji hyjnore, Roma vetė ka njė mori legjendash pėr njerėzit e mėdhenj qė e shpjegon origjinėn e tyre si te Rig-Veda apo te Eddat skandinave.

Zotat vedikė, zotat romakė apo zotat irlandezė, sipas ideologjisė trefunksionale formojnė njė shoqėri harmonioze. Ėshtė gjetur pastaj njė korrespondencė iraniane qė lidhet me antikitetin e ideologjisė trefunksionale si njė skemė qė e kanė pėrdorur si rregull kronologjik gjithė popujt indoevropianė pėr tė parashtruar origjinat e tyre. Po tė bėjmė njė krahasim, Romuli dhe Numa, Varuna dhe Mitra, Odini dhe Bƶrri e tė tjerė rrinė pranė e pranė.

Nė grupimet e mėdha epike si: "Mahabharata"; Triada romake (Romuli, Lucumani dhe Tatiusi), si dhe Epopeja e tri familjeve narte te osetėt qė studioi Dumazil-i, ideologjia trefunksionale zė vendin kryesor. Kjo strukturė haset edhe mė gjerė nė kėngėt epike tė Irlandės sė Veriut, nė ato tė ishullit britanik, tek armenėt, te trakasit etj.

Ajo ėshtė gjallė deri nė ditėt tona nė njė tregim legjendar tė Zvicrės gjermanike, apo nė grupin e madh tė legjendave gjermanike qė u bėjnė jehonė traditave tė skithėve pėr origjinėn e tyre. Nė njė mbishkrim qė ėshtė gjetur nė Persepolis, ka njė konceptim trefunksional edhe nė fjalėt e mbretit Darius tė persėve tė lashtė, i cili i kėrkon Ahura-Mazdės, perėndisė kryesore mazdeiste, t‘i ruajė perandorinė.

Apriori ekzistenca e temave epike indoevropiane, apo ekzistenca e njė letėrsie indoevropiane, ėshtė njė fakt i mundshėm. Qė prej gjysmės sė dytė tė shekullit XX, nė format poetike janė vėnė re pėrkitje prozodike, domethėnė nė metrikė dhe nė vargėzim midis Indisė e Greqisė midis Iranit e Skandinavisė e tė shumė pasardhėsve tė tjerė indoevropianė, qė shpjegohen fare thjesht me njė trashėgimi letėrsie tė pėrbashkėt. Edhe paralelet iraniane dhe jo vetėm avestike, qė janė tekste tė shenjta tė Iranit antik, lejojnė tė mendosh se kjo lidhje e shpjegueshme midis funksioneve dhe bartėsve tė tyre ėshtė e lashtė.

"Mahabharata", si njė vepėr e madhe njohu njė popullaritet tė pamatshėm dhe u pėrkthye e u interpretua nė tė gjitha vendet qė pranonin tė kishin ndikim indian, duke i dhėnė letėrsisė dhe arteve tė bukura tė vendeve tė tyre ashtu si dhe vetė Indisė njė burim tė pashtershėm temash.

Nė poemė vihen re vėrshimet e vazhdueshme letrare gjatė shekujve tė redaktimit. Ajo ėshtė jo vetėm imagjinarja mitologjike e njė popullate tė talentuar e tė pajisur pėr njė mbushulli dhe pėr durimin e madh tė rrėfimit, por ėshtė dhe njė imagjinatė pėrherė e gjallė. Mendimi indian mbetet pėrherė i ushqyer nga mitologjia, e cila dėshmon ekzistencėn e temave epike nė folklor e nė letėrsi para ndarjes me stėrgjyshėrit gjermanikė dhe indoiranianė.

Edhe gjuha shqipe dhe populli shqiptar bėjnė pjesė nė grupimin indoevropian. Profesori i shquar, Eqrem Ēabej, gjeniu i gjuhės shqipe, albanolog qė duke u mbėshtetur nė punėn e gjuhėtarit Franc Bopp e nė "trinomin Gustav Meyer, Holger Pedėrsen dhe Norbert Jokl", nėpėrmjet ligjeve shkencore tė gjuhėsisė krahasuese, vėrtetoi si shqiptar tashmė (sepse para tij kishin folur vetėm albanologėt e huaj) njė visar autokton tė trashėguar qė ėshtė i pėrbashkėt nė shumė gjuhė indoevropiane. Ai pėrmend disa shembuj, por le tė marrim fjalėn natė: lit. naktis, gjerm. Nacht, lat. nox-noctis, sllav. noē, etj.

Shpjegimi indoevropian i botės ėshtė njėra prej ėndrrave tė shumta tė njerėzimit. Ajo tregon pėr rolin qė kanė luajtur nė histori popujt qė kanė qenė trashėgimtarė tė kėtij grupimi tė madh. Tabloja qė paraqesin krijimet kur i afrojmė, tregon pasurinė e shpirtit njerėzor; tė shpėrndara nė njė poemė ose tė pėrmbledhura nė disa faqe rrėfimi, ato janė tė gjitha tė papritura dhe ngjyrojnė nė tėrėsinė e tyre njė mėsim: origjinėn e pėrbashkėt indoevropiane.

avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi