Miti i Astrologjise

Shko poshtė

Miti i Astrologjise

Mesazh  Odin prej 23.01.11 21:18

Miti i Astrologjise



Tė gjithė ata qė me qejf shikojnė horoskopin pėr tė zbuluar ēka u kanė pėrgatitur yjet pėr ditėn e sotme apo javėn e ardhshme me siguri i ka befasuar keq informacioni i cili kėto ditė ėshtė pėrhapur me tė madhe nėpėr internet si cunami – qė shenjat e horoskopit nė fakt nuk janė tė saktė.

Astronomi amerikan Parke Kunkle nga shoqėria “Minnesota Planetarium” javėn e kaluar ka pėrsėritur nė qarqet shkencore faktin e njohur mirė qė pozicionet e yjeve nė qiell pėr shkak tė procesionit, pėrkatėsisht tė lėkundjes sė boshtit rreth tė cilit sillet Toka, nė 3000 vitet e fundit kanė luajtur nga vendi pėr pothuajse njė konstelacion tė tėrė.

Toka sillet rreth boshtit tė vet dhe rreth Diellit. Por maja e boshtit tė Tokės nuk rri e qetė, por lėviz dhe rrotullohet edhe ajo. Dhe pėr 25.686 vjet bėn njė rreth tė plotė.

Pėr shkak tė kėtij fakti, pozita e yjeve nė qiell, pėrkatėsisht e planetėve nė tė, ndryshon vazhdimisht. Kjo do tė thotė qė ata qė deri tash kanė besuar qė janė pėr shembull ujorė, nė fakt duhej tė ishin peshq.

Lajmi ka bėrė aq bujė qė telefoni i astronomit amerikan nuk ka ndalur sė rėni.

“Jam i befasuar qė lajmi ka nxitur kaq shumė entuziazėm. Kjo nuk ėshtė diēka qė ka ndodhur menjėherė. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjė nuk ka ndryshuar nė jetėn time dhe nuk ndihem ndryshe. Unė e di cila ėshtė “shenja ime e vėrtetė”. Kur kam lindur Dielli ishte nė konstelacionin e ujorit. Nuk ėshtė me rėndėsi pėr mua se a pajtohen me kėtė astrologėt apo jo, unė i pėrmbahem astronomisė. Por mė vjen mirė qė ky rrėfim i ka bėrė njerėzit tė interesohen pėr ndodhitė nė qiell”, ka thėnė Kunkle.

Por duket qė shumicėn e “besimtarėve tė astrologjisė” ky lajm i ka brengosur seriozisht dhe nėpėr gjithė botėn te miliona njerėz ka shkaktuar krizė tė vėrtetė tė identitetit.

Sigurisht, ka edhe prej atyre tė cilėt “kanė ndierė gjithmonė” qė shenja fqinje do t’i pėrgjigjej mė shumė personalitetit tė tyre, por edhe ata janė konfuzė, sepse nuk e dinė a munden tani tė zgjedhin atė qė u pėlqen mė shumė. Pėr ngushėllim mendoni vetėm sesi e kanė ata njerėz, tė cilėt shenjėn e vet e kanė bėrė tė pavdekshme me tatuazhe – nė SHBA ēdo i pesti vizatim i bėrė nė lėkurė ėshtė shenjė e horoskopit.

Megjithatė, me siguri mė sė vėshtiri e kanė astrologėt tė cilėt kohėt e fundit mundohen sesi t’i bindin klientėt e tyre qė nuk ka arsye pėr panik. Ēdo gjė mbetet si mė parė! Asgjė nuk ndryshon! Nuk ka nevojė pėr shtimin e shenjės sė re/tė vjetėr tė “gjarpėrorit”, e as pėr ndryshimet e datave tė shenjave, rekomandojnė njohėsit e yjeve. Me fjalė tė tjera: deri tani keni besuar qė kjo shenjė u pėrshtatet, prandaj nuk ka arsye tė mos mbetet kėshtu edhe mė tutje”.

Dhe kanė tė drejtė. Lidhja mes horoskopit perėndimor qė bazohet nė atė grek ėshtė ndėrprerė qysh nga viti 222 i erės sė re. Pėrveē kėsaj, nėse ju intereson njė mendim shkencor, astrologjia ka qenė dhe ka mbetur pseudoshkencė, ndėrsa shumė hulumtime kanė treguar qė nuk ka korrelacione statistike nė mes shenjave tė zodiakut dhe karakteristikave tė cilat i definon astrologjia, pėrkatėsisht ndikimi i planetėve nė mendjen, humorin dhe jetėn tonė.

Por pavarėsisht kėsaj, miliona njerėz nėpėr gjithė botėn besojnė nė horoskop – nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės rreth 25 pėr qind e popullsisė.

A ndikojnė planetėt nė ne?

Pse shkenca nuk e merr seriozisht astrologjinė? Para sė gjithash, ėshtė e pamundshme madje edhe tė mendohet se cilat janė ato forca tė planetėve me tė cilat manipulon astrologjia nė llogaritjet e veta.

Nėse flasim pėr ndikimin e forcave nė njerėz, ia vlen tė pėrmendim qė shkenca njeh vetėm katėr forca themelore: gravitetin, elektromagnetizmin, dhe tė ashtuquajturat forca tė forta dhe tė dobėta. Kėto dy tė fundit veprojnė vetėm nė nivel atomik. Kėshtu qė planetėt tek ne nė tokė mund tė ndikojnė vetėm nėpėrmjet elektromagnetizmit dhe gravitacionit apo eventualisht ndonjė force tė tretė “mistike”.

Nėse graviteti ėshtė faktori mė i rėndėsishėm, atėherė Hėna dhe Dielli do tė duhej tė kishin ndikimin mė tė madh te njerėzit. Tė gjithė planetėt e tjerė janė thjesht shumė larg pėr t’u matur me ta. Megjithatė, astrologjia tė gjithė planetėve u jep rėndėsi tė barabartė pavarėsish nga masa apo distanca.

Nėse elektromagnetizmi ėshtė vendimtar, duhet tė merret parasysh fakti qė shumica e planetėve nuk ka ngarkesė, e as fushė magnetike. Nė kėtė rast Dielli do tė ishte trupi i vetėm me ndonjė rėndėsi astrologjike pėr ne. Dhe prapė forcat e fushės elektrike dhe magnetike bien me rritjen e distancės.

Pra, nėse kemi tė bėjmė me forca tė njohura, duhet tė llogaritet qė ato humbin fuqinė me rritjen e distancės.

E nėse, megjithatė, veprojnė disa forca astrologjike tė panjohura pėr shkencėn, tė cilat janė ta pavarura nga masa dhe distanca, atėherė astrologėt duhen tė marrin parasysh edhe ndikimet e trupave tė madhėsisė sė ngjashme me Plutonin si Eris, Sedna, tė hėnave tė mėdha si Titani i Saturnit (i cili ėshtė shumė mė i madh se Toka), miliarda asteroideve nė sistemin diellor apo planetėve nė sistemet e tjera ku disa prej tyre janė edhe mė tė mėdhenj se Jupiteri.

Por astrologjia llogarit vetėm me planetėt qė ishin tė njohur mijėra vjet mė parė!
Me fjalė tjera, duket qė astrologjia nuk i pėrdor tė dhėnat e njohura apo tė panjohura tė pranuara nga shkenca, tė cilat ndjekin ndonjė lloj logjike.

Kush dėshiron tė besojė, do tė jetė i bindur


Shumė njerėz do tė thonė qė astrologjia vėrtetohet nė vepėr – nė parashikimet e saj. Por hulumtime tė shumta kanė treguar qė njerėzit janė tė gatshėm t’i njohin ato fakte tė cilat mbėshtesin besimet e tyre dhe t’i harrojnė ato qė i kundėrshtojnė ato.

Njė studim i ri ka zbuluar qė njerėzit madje zgjedhin edhe cilat shpjegime shkencore do t’i pranojnė, e cilat do t’i mohojnė. Kjo edhe nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet. Paramendoni qė njė revistė e njohur shkencore tė publikojė lajmin se ėshtė vėrtetuar ekzistimi i shpirtit.

A mendoni qė ata tė cilėt deri tani kanė pėrkrahur teorinė e evolucionit do tė pėrkrahnin edhe kėtė lajm?

Skeptiku i njohur kanadez James Randi, themelues i fondacionit Educational Foundation, i cili ka ēmitizuar shumė mite (ndėr tė tjerėt edhe ato tė disa mashtruesve si Uri Geller) ka bėrė njė eksperiment interesant pėr tė testuar kėtė besim nė fuqinė e horoskopit.

Nxėnėsve tė njė shkolle u ėshtė prezantuar si astrolog dhe secilit prej tyre i ka dhėnė horoskopin personal, duke kėrkuar tė vlerėsojnė saktėsinė. Tė gjithė i kanė dhėnė notė tė lartė! Nė fund tė eksperimentit u ka thėnė tė kėmbenin horoskopėt mes vete pėr tė parė qė tė gjithė kishin marrė kopje tė tekstit tė njėjtė. Por, pėrmbajtja ishte aq e pėrgjithshme sa qė u ka konvenuar tė gjithėve.

Njerėzit e lindur nė ditėn dhe vendin e njėjtė nuk janė tė njėjtė

Pėrfundimisht nėse astrologjia ėshtė e vėrtetė, ndikimi i planetėve mbi njerėzit dhe personalitetin e tyre do tė duhej mundur tė konfirmohej nė mėnyrė statistikore. Por, Geoffrey Dean dhe Ivan Kelly nga Universiteti Saskatchewan nė hulumtimin e tyre, i cili pėrfshinte shumė testime tė mėhershme tė astrologjisė nga viti 1950 e kėtej, kanė treguar qė thjesht ajo nuk funksionon.

Kėshtu, pėr shembull, njė studim i madh ka vėrtetuar qė nuk ekzistojnė ngjashmėri tė parashikuara nė mėnyrė astrologjike nė mes njerėzve tė cilėt kanė lindur nė distancė kohore prej pesė minutash nga njėri-tjetri nė lokacionet e njėjta.

Po ashtu, meta-analizat e 40 hulumtimeve kanė treguar qė astrologėt nuk janė as pėr sė afėrmi mė tė suksesshėm se njerėzit e zakonshėm madje edhe nė detyrat themelore tė astrologjisė siē ėshtė pėr shembull parashikimi a ėshtė njė person me natyrė ekstroverte.

Pėrveē kėsaj, astrologėt, tė cilėt pohojnė tė kenė aftėsi tė veēanta, nuk janė treguar mė tė suksesshėm nga ata tė cilėt nuk thonė qė i kanė.

Pėrfundimi ėshtė qė nėse keni besuar derti tani, nuk ka ndonjė arsye tė veēantė qė tė mos besoni edhe tani e tutje. Por, keni parasysh qė nė astrologji harxhohen qindra miliona dollarė dhe se promovon tė menduar pėrcaktues jokritik.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pergjigje

Mesazh  Nikolaos prej 23.01.11 22:40

I nderuar, dua t'ju kundershtoj per disa te dhena te pasakta qe keni dhene. Me ate qe shkruani ju, une kuptoj se ju nuk jeni njohes i astrologjise. Une e kam shkruar njehere se shenjat nuk ndryshojne por ndryshojne pozicionin yjesite (shiko te Ndryshimi midis shenjave dhe yllesive).

Po te jap nje shembull: Ekuinoksi pranveror i bie gjithmone me 21 mars, ai vjeshtor
me 23 shtator; solstici i dimrit ndodh me 22 dhjetor dhe solstici veror me 22 qershor. A mund te ndyshoje data e ketyre ekuinokseve dhe solsticeve? mund te ndryshoje duke shkuar nje dite perpara ose nje dite prapa, por jo me shume.

Pra e njejta gje ndodh edhe me shenjat e zodiakut. Per sa kohe qe ekuinokset do te jene ne te njejtat data edhe horoskopi do te mbetet gjithmone ne ato data. Pra Dashi fillon gjithmone me ekuinoksin pranveror me 21 mars.

Peshorja me ekuinoksin vjeshtor kur dita dhe nata jane barazim (jane si me qene ne peshore, te barabarta)... e keshtu me radhe. Planetet kur futen ne keto shenja (apo ekuinokse) kane secili ndikimin e tyre.... Astrologjia nuk mesohet me nje shpjegim te thjeshte, ajo eshte si nje gjuhe e huaj me vete.

Prandaj ju lutem, jo vetem ty, por edhe atyre qe nuk ia dine mire kuptimin kesaj fushe, mos te merren me astrologjine pa e studiuar mire ate. Mos e deformoni ate, sepse duke e deformuar ate ne forma te tilla, ajo do te konsiderohet fall pastaj, nderkohe qe ajo nuk ka asgje te perbashket me fallin, sepse ajo mer per baze daten e lindjes dhe studion levizjet planetare qe jane krijuar nga natyra.

Ata te ashtuquajtur astrologe qe e thone se shenjat kane ndyshuar nuk jane astrologe profesioniste, jane me shume te fushes se astronomise dhe bazojne horoskopin me shume tek yllesite. Por yllesite nuk ndikojne tek ne sepse me mijera vite larg drite.

Dielli dhe Hena jane dy trupat qe ndikojne me shume ne Toke duke u vijuar pastaj nga familja joneplanetare... Pastaj ju thoni qe astrologjia u jep planeteve vlere te barabarte. Kjo nuk eshte e vertete sepse une jam marre shume me astrologji.

Ne nje horoskop (harte lindje) Dielli (me 15%) ka vlere me shume pastaj vijne sipas radhes: Hena (13%), Merkuri (6%) Venusi dhe Jupiteri me nga 9% Marsi dhe Saturni me nga 8% e keshtu me radhe. Nuk varet vetem largesia por edhe madhesia.

Pastaj ti the qe profesori u beri nje horoskop te pergjithshem dhe te njejte dhe femijeve iu pershtat. Femijet jane femije dhe nuk dine te bejne analiza te thella. Une jam vet profesor dhe i di mire keto pune se kam bere dhe analiza vet duke studiuar tipat e nxenesve dhe kjo me ka ndihmuar shume edhe ne astrologji.

Pastaj ti thua jane zbuluar edhe planete te reja. Dakort qe jane zbukuar por ato ndikojne shume pak sepse jane larg ose te vegjel. Por jemi dakort qe ka ende per t'u zbuluar ne astrologji, pra ne nuk i parashikojme gjerat 100% te sakta por rreth 80% dhe kjo ndodh ndoshta sepse nuk jane studiuar mire keto planete te reja. Astrologjia fillimisht eshte nje GJUHE, ku si alfabet ka glifet (simbolet).
Se dyti eshte SHKENCE sepse merret me llogaritje matematikore dhe perdor gradet dhe ka per baze astronomine ( e cila eshte nje shkence ekzakte), edhe Ajnshtajni e quan shkence ate; se treti eshte ART sepse merret me interpretimet e hartave qiellore; se katerti eshte BESIM sepse ve ne qender Diellin si zotin qe na ka dhene jeten (pra me nje fare menyre besimin pagan). Pastaj ti thua qe disa persona te lindur ne nje date dhe ne nje vend te njejte nuk jane te njejte dhe nuk kane te njejtin fat.

Po te them se kjo nuk eshte e vertete, mund te ndodhe vetem ndonje rast i rralle i varur nga rrethanat. Po te flasim per shumicen personat e lindur ne nje dite dhe ne nje ore dhe ne nje vend jane te njejte, te ngjashem ne sjellje.

Ata qe nuk jane te njejte kane nje shpjegim tjeter: Per shembull e zeme se ne momentin e lindjes Jupiteri ndodhej ne shtepine e 6-te. Atehere Jupiteri ne shtepine e gjashte tregon disa gjera. 1) prirje per tu shendoshur, 2) teprime me ushqimet, 3)arritje dhe suksese ne pune, 4) probleme ligjore me punen 5) puna do te jete jashte shtetit etj.

Pra Njerit nga personat ka njeren nga keto parashikime dhe tjetri tjetren (edhe pse kane te njejten datelindje). Pra e shikon qe parashikimi del dhe astrologjia funksionon. Por nuk duhet te flasesh me gjuhen e te tjereve pa e studiuar dhe llogjikuar vete dicka me hollesi.

Nje studiues i madh ka thene: ''Astrologjia eshte e sakte por varet se sa i afte eshte astrologu per ta interpretuar ate" po ashtu edhe Hipokrati (babai i mjekesise) ka thene; : Nje mjek nuk eshte profesionist nese nuk njeh te pakten bazen e astrologjise".

Une per vete di te parashikoj se kur duhet nisur femija qe dikush te linde djale apo vajze sipas astrologjise dhe kete e kam praktikuar.


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 10.12.11 17:34, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nikolao!

Mesazh  Perla prej 24.01.11 22:18

Me beri pershtypje cka kishe shkruajtur ne fund.
Na informo pak mbi astrologjine qe ndikon mbi ngjizjen e nje bebeje djale dhe vajze.
Faleminderit!
avatar
Perla

NA BASHKON BESIMI DHE SHPRESA VETEM NE NJE ZOT TE VETEM!

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nikolao!

Mesazh  Perla prej 25.01.11 10:51

Besoj qe bebe djale ndodh kur hena eshte duke u rrite...
Isha e interresuar ta dija sepse deshiroj femijen e pare djale dhe te dytin e te tretin vajze.
Po qe e mundur te me udhezosh pak do te te falenderoja shume...
avatar
Perla

NA BASHKON BESIMI DHE SHPRESA VETEM NE NJE ZOT TE VETEM!

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla!

Mesazh  Nikolaos prej 25.01.11 18:29

Perla nuk ka te beje fare nese Hena eshte duke u rritur apo eshte hena e re. Kjo varet nga data e lindjes se gruas qe do te linde femijen duke e lidhur ate me pozicionin e Henes si dhe me aspektin qe formon ajo me Diellin. Por keto gjera nuk shpjegohen ketu. Duhet te mesosh sadopak astrologjine mjekesore. Kur te jesh gati per te nisur femije me pyet mua dhe une te jap datat se kur duhet nisur femija qe te linde djale. Ja ku e ke dhe linkun qe flet per kete metode:
http://www.usmev.com.au/cji.htm


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 10.12.11 17:29, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i Astrologjise

Mesazh  Fjori prej 05.02.11 19:46

ju pershendes te gjitheve
Desha shkurtimisht te paraqisja mendimin tim.Jam rritur si cdo shqiptar i moshes time pothuajse si ateiste.Me pas meqenese nga familja isha myslimane (e konvertuar si te gjithe te tjeret) po besoja kete fe.Pasi u martova,meqe im shoq eshte ortodoks,fillova te pelqej kete fe sidomos per atmosferen e festave.
Deri ketu mendoja se fakti qe dikush beson diku eshte mire.Me vone pasi vitet e fundit kemi bum informacionesh,fillova te kuptoj se kujt feje do te ishte e drejte ti besosh?
Fete jane te shumta ne numer,
Mund te me thote ndonje se kujt feje i perket Zoti?
Pasi lexova "sekretin" kuptova fare mire se kush ne te vertete i bente deshirat realitet,dhe ju them se funksionon nese zbatohet si duhet.
Per sa i perket besimeve fetare do tju rekomandoja nje liber "Libri qe kisha jote nuk do donte ta lexoje"qe ka dale se fundmi.
Dhe besimi te vetja kam pershtypjen qe eshte kryesori.
avatar
Fjori

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Miti i Astrologjise

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi