Keshilla Shpirterore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Keshilla Shpirterore

Mesazh  yasmin prej 20.01.11 15:49

Keshilla Shpirterore



"Profeti", eshte nje liber i shkruar me mjeshteri nga Khalil Gibran, liber ky i cili eshte mjaft filozofik , por qe sherben si nje udherrefyes shpirteror, per cdo njeri qe e lexon ate, pavaresisht nga besimi.

Ja cfare propozon Gibran:

1-Te kesh ambicie per te jetuar/ekzistuar

Per Kahlil Gibranin, ne jemi pelegrine qe ecim mes nates se unit tone shkurtabiq,dhe dites se unit tone hyjnor. Si nje shigjete e tendosur perjetesisht drejt nje shenje,njeriu duhet te shikoje pertej ekzistences se thjeshte dhe te mos kenaqet kurre me ate qe ka arritur. Cdo deshire e permbushur duhet te jete pika e nisjes per nje deshire tjeter. Te ndalosh dhe te sillesh rrotull vetes,do te thote te tradhetosh vete ritmin e natyres. Te thuash "mjaft" eshte armiku yt me i keq.

2-Te enderrosh jeten

Eshte absolutisht e nevojshme te enderrosh edhe me sy hapur,diten ne menyre te ndergjegjshme dhe konstruktive,te enderrosh eshte nje peme e vertete e jetes. Te enderrosh nuk do te thote t'i ikesh realitetit. Per Gibranin te mos dish te enderrosh,do te thote te mos dish te kapercesh te perditshmen dhe te mbetesh skllav i saj. Ajo qe Gibrani propozon te enderrosh;eshte te fillosh te kerkosh brenda vetes nje nga nje deshirat dhe t'i realizosh ato. T'i nxjerresh ato nga thellesia jote,do te thote te kryesh nje veprim te pergjegjshem ne lidhje me fatin tend. Enderruesi behet keshtu,ai qe ofron mjetet per te ndertuar te ardhmen e vet. Vetem me enderrime ai kerkon dhe zbulon qellimet qe duhet te arrije. Gibrani enderronte dhe punonte pa pushim,duke i lejuar vetes shume pak prehje.

3-T'i perkasesh se ardhmes

Besnik ndaj kujtimeve dhe legjendave te te treguara nga nena e tij,Gibrani mbeti perhere i lidhur me Lindjen. Ai mendonte se njeriu duhet te kaperceje te vjetren per t'i hapur rruge,te rese qe vjen. Te jetosh te djeshmen,do te thote t'u japesh me shume autoritet te vdekurve se sa te gjalleve dhe te mohosh lirine tende. Uni hyjnor te therret gjithnje drejt se ardhmes. Ne kete kuptim Gibrani, porosit prinderit te mos perpiqen t'i bejne femijet e tyre zgjatime te vetes apo kopje qe u ngjajne.

4 -Te jesh i lidhur me Universin

Fati njerezor eshte i lidhur ne menyre te pashmangshme me ate te Gjithesise.
"Ligji kerkon qe ne te jetojme te varur nga njeri-tjetri". Nese do te kendoni per bukurine edhe kur jeni vetem ne shkretetire,atehere do te keni degjues.

5-Te duash veten

Gibrani nderon besimin tek vetja,nje virtyt ky qe te lejon qe te heqesh dore nga iluzioni per prestigj apo pasuri. Per te lumturia lind ne thellesi te zemres dhe nuk eshte fryt i ngjarjeve te botes se jashtme. Gjithcka nis nga vetja jote. "Ka brenda meje nje mik qe me ngushellon sa here qe te keqiat me rrethojne dhe fatkqesite me pushtojne"
Ai qe nuk provon miqesi dhe dashuri per veten,eshte nje armik publik dhe ai qe nuk ka besim te vetja do te vdese nga deshperimi.

Per Dashurine....

Kur dashuria jua ben me shenje,ndiqeni edhe nese rruga e saj eshte e veshtire dhe e rrepiret,dhe kur krahet e saj t'ju pushtojne,ngjeshjuni pas,edhe pse kama e fshehur mes pendeve te saj mund t'ju plagose. Dhe kur ajo ju flet,besojini edhe pse zeri i saj mund t'ju shkaterroje endrrat,ashtu si era e veriut rrafshon kopeshtin; pasi dashuria ashtu sic ju kurorzon,ashtu edhe mund t'ju kryqezoje.

Sic mund t'ju rrise ashtu edhe mund t'ju krasise. Dashuria nuk jep asgje vec vetevetes dhe,nuk merr asgje nga vetevetja. Dashuria nuk zoteron dhe nuk do qe te zoterohet,sepse dashuria i mjafton dashurise. Te treteni dhe te jeni si nje rreke qe rrjedh dhe kendon naten melodine e saj. Te ndjeni dhimbjen e brishtesise se tepert.

Te plagoseni nga te kuptuarit tuaj te dashurise, dhe te gjakoseni me deshire e me gezim. Te zgjoheni ne agim me nje zemer me krahe, dhe te shprehni falenderime per nje tjeter dite dashurie. Te pushoni ne oret e mesdites dhe te meditoni per ngazellimin e dashurise. Te ktheheni ne shtepi ne buzembremje me mirenjohje, dhe pastaj te flini me nje lutje per te dashurin ne zemren tuaj dhe me nje kenge lavdesh ne buze.

(vazhdon...)
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Keshilla Shpirterore

Mesazh  yasmin prej 22.01.11 16:38

Per Femijet..

Femijet tuaj nuk jane femijet tuaj. Ata jane bijte dhe bijat e etjes qe Jeta ka per veten. Ata vijne nepermjet jush, por jo prej jush, dhe edhe pse jane me ju ata nuk iu perkasin juve. Ju mund t'u jepni atyre dashurine por jo mendimet tuaja, sepse ata kane mendimet e tyre.

Ju mund te strehoni trupat e tyre, por jo shpirterat e tyre; sepse shpirterat e tyre banojne ne shtepine e se nesermes,te cilen ju nuk mund ta vizitoni as ne enderrat tuaja. Ju mund te perpiqeni te jeni si ata, por mos kerkoni t'i beni si ju. Sepse jeta nuk ecen prapa dhe as nuk vonohet, duke u kapur pas se djeshmes.

Ju jeni harqet nga te cilet femijet tuaj, si shigjeta te gjalla jane hedhur larg. Harketari e sheh shenjen ne shtegun e se pafundmes, dhe ai ju tendos me fuqine tuaj, qe shigjetat e Tij te shkojne shpejt dhe larg. Qofte tendosja juaj ne doren e Harketarit e gezuar, sepse ai ashtu sic do shigjeten qe fluturon , ashtu do edhe harkun qe te qendroje pa levizur.

Per Dhurimin..

Nepermjet duarve te tyre flet Zoti, dhe nga syte e tyre Ai i buzeqesh tokes. Eshte mire te japim kur na kerkohet, por eshte me mire te japim kur nuk na kerkohet, duke e kuptuar vete. Dhe atij qe do te jape, kerkesa e atij qe do te marre, i jep me shume gezim se sa vete dhenia. Gjithcka qe ju keni, do ta jepni nje dite. Prandaj jepeni qe tani, qe stina e dhurimit te jete e juaja dhe jo e pasardhesve tuaj.

Kush e ka merituar te pije nga oqeani i jetes, e meriton ta mbushe kupen edhe nga rrekeja jote e vockel. Dhe cila na qenka merite me e madhe, se ajo qe gjendet te kurajoja dhe besimi, madje edhe te meshira per te pranuar?

Me pare kujdesu ti vete , te meritosh qe te japesh dhe te jesh nje mjet i te dhenit. Nepermjet dhurates me mire ngrihu si me krahe se bashku me ate qe te dhuroi. Sepse ta kesh shume mendjen te borxhi, do te thote; te vesh ne dyshim bujarine e atij qe ka si nene token e cilter dhe si baba Zotin.

Per Punen...

Po ju them se kur ju punoni, ju permbushni nje pjese te endrres me te larget te tokes, te caktuar per ju qe kur kjo enderr lindi. Dhe duke e zene veten me pune, ju ne te vertete dashuroni jeten, dhe te duash jeten nepermjet punes, eshte njesoj si te kuptosh te fshehten me te madhe e me te thelle te jetes.

Asgje tjeter pervec djerses tuaj te ballit, nuk mund ta laje ate qe eshte e shkruar. Jeta eshte me te vertete mugetire nese nuk ka deshira, jeta eshte vertete e verber kur nuk ka dituri, dhe cdo dituri eshte e kote kur nuk ka pune, dhe cdo pune eshte boshe kur nuk ka dashuri, dhe kur punoni me dashuri, ju lidheni me veten, me te tjeret dhe me Zotin.

C'do te thote te punosh me dashuri?

Do te thote te endesh nje veshje nga fijet e nxjerra nga zemra jote, njesoj sikur kete veshje do ta mbaje i dashuri yt. Do te thote te ndertosh nje shtepi me kujdes, njesoj sikur ne ate shtepi do te banoje i dashuri yt. Do te thote te hedhesh farerat bute-bute dhe te mbledhesh te korrat me gezim, njesoj sikur ate frut do ta haje i dashuri yt.

Do te thote te fusesh ne cdo gje te tijen forme, frymen e shpirtit tend, dhe te dish se gjithe te vdekurit tuaj te bekuar, te qendrojne perreth dhe te vezhgojne.

Eshte i madh vetem ai qe e kthen zhurmen e eres ne nje kenge, te bere me te embel nga vete dashuria e tij. Puna eshte nje dashuri qe duket. Nese nuk mund te punoni me dashuri por vetem me neveri, me mire lereni punen dhe uluni prane portes se tempullit dhe kerkoni lemoshe prej atyre qe punojne me gezim. Nese kendoni si engjejt ,por nuk e doni kengen, do t'i zini veshin njeriut qe ai te mos degjoje zerat e dites dhe zerat e nates.

Per Gezimin dhe Brengen...

Gezimi juaj eshte brenga pa mase, dhe nje pus nga i cili ngrihet e qeshura juaj qe shpeshhere ka qene i mbushur nga lotet tuaj. Sa me thelle te breje dhimbja ne qenien tuaj, aq me shume gezim ju mund te mbartni. Kur jeni te gezuar shikoni brenda zemres tuaj, dhe do te gjeni se vetem ajo qe me pare iu ka brengosur tani ju jep gezim. Kur jeni te trishtuar, pereseri veshtroni brenda zemres dhe do te shihni se me te vertete po qani per ate qe me pare ishte kenaqesia juaj.

Brenga dhe gezimi jane te pandashem. Ato vijne se bashku, dhe kur njera ulet e vetme me ju ne tryeze, dijeni se tjetra po fle ne shtratin tuaj. Ne te vertete ju lekundeni si pjatat e peshores mes gezimit dhe brenges tuaj. Vetem kur jeni bosh qendroni pa levizur dhe ne barazpeshe. Nese thesar - mbajtesi iu ngre per te peshuar arin dhe argjendin, duhet qe gezimi apo brenga juaj te ngrihen apo te ulen.

Per Shtepite ...

Ne te vertete etja per rehati e vret pasionin e shpirtit, dhe pastaj shkon duke u zgerdhire ne varrimin e tij. Ajo eshte e pakufishme te ju, banon ne pallatin e qiellit, dera e te cilit eshte mjegulla e mengjesit dhe dritaret e te cilit jane kenget dhe heshtjet e nates.

Per Blerjen dhe Shitjen...

Para se te lini tregun, shihni qe askush te mos largohet duarbosh. Sepse shpirti i larte i tokes, nuk do te flere i qete ne ere, derisa nevoja e me fundmit prej jush, mos te jete plotesuar.

Ligjet...

Mund ta mbysni daullen dhe t'i lironi telat e lirise, por kush mund ta urdheroje laureshen te mos kendoje.

Per Fene...

Nje prift i moshuar i tha:na fol per fene, dhe "profeti" i tha: "valle a kam folur per ndonje gje tjeter sot? A nuk eshte feja cdo veprim dhe cdo reflektim..."

I turbullt eshte fillimi i te gjitha gjerave, por ju fundi i tyre...dhe une do te doja me gjithe deshire te me kujtonit si fillim. Jeta dhe gjithcka qe jeton, eshte konceptuar ne mjegull dhe jo ne kristal....dhe kush e di qe kristali nuk eshte mjegull e shperbere?

Kete do te doja te mbanit mend kur te me kujtoni mua:
"Ajo qe duket e dobet dhe e ngaterruar te ju, eshte me e forta dhe me e percaktuara."
........
Bukuria e perjetshme qe veshtron veteveten ne pasqyre. Por ju vete jeni perjetesia dhe ju jeni pasqyra......



P.S: Ky liber sigurisht eshte pak me i gjere se sa kam cituar une, por me shume deshire, pa bere propagande, do ua keshilloja ta lexoni; nuk permban shume faqe por permban shume cilesi...
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Keshilla Shpirterore

Mesazh  Berti69 prej 23.05.12 19:48

Mos u frikesoni
prej hijeve qe ju ndjekin,
ato vetem ju tregojne
se ka drite perreth jush.
--------------------------

Shėndeti dhe koha,
mirėsi qė harrohen..!

--------------------------
Ėshtė e frikshme se sa shpejt ikin ditėt,
bėhen javė,muaj e deri sa pa kuptuar bėhen vite.
Papritur kur kthen kokėn pas, e kupton se asgjė
nuk ėshtė si mė parė, gjithēka ka ndryshuar.

Jeta jote pėrbėhet nga koha, e cila nuk kthehet mė.
A po e shpenzon nė mėnyrėn e duhur ?!
------------------
Dy gjera zgjidhin edhe problemet qe ne dukje jane te pazgjidhshme:

1-Te ndryshosh kendveshtrimin.
2-Te vendosesh veten ne vend te pales perballe.

Dy gjera sjellin zgjidhje:

1-Buzeqeshja
2-Heshtja
-------------------------------------------
Thuhet qė kur minjtė organizohen nė tufa dhe rreken tė sulmojnė skifterin,
ky i fundit nuk hyn nė luftė me ta, por thjesht fluturon mė lart.
Kėshtu:
nėse tė shajnė bėhu si skifteri, thjesht fluturo mė lart, demonstroji aftėsitė e tua, tregohu sesa i suksesshėm je.
-----------------------------------------
Nje Mbret e pyet vezirin e tij:
''Kush eshte Mbret ?!''
Veziri iu pergjigj:''Lartmadheria juaj''.
Mbreti nderhyri:''
Jo,mbret i vertet eshte ai
qe as e njohim e as na njeh,
qe ka nje shtepi te vogel
ne te cilen gjen strehe,
te ardhura qe i mjaftojne
dhe nje bashkeshorte te mire.

---------------------------------------------
Nga nje peme e vetme,
mund te prodhojme miliona
fije shkrepesesh...
Nga nje fije shkrepeseje
mund te djegim miliona peme.
Prandaj mos lejo qe nje aspekt
negativ ne jeten tende,
te ndikoje ne miliona aspekte
pozitive te jetes tende.
----------------------------------------------------

Behu si milingona,
e cila eshte shembulli i vendosmerise.
Ajo rrezohet 100 here nga nje peme,
megjithate nuk dorezohet
derisa te ngjitet,
pa u merzitur dhe pa u deshperuar!
Behu si bleta,
e cila merr ushqim te paster
dhe ben pune te paster !!!
------------------------------------------
Edhe pse e kafshuar,
edhe pse e pergjysmuar,
edhe pse e goditur gjithmone...
Hena vazhdon te buzeqesh...
Per kete e kam pasur gjithmone zili...
----------------------------------
Duhet te dish se
nese nuk ben durim vullnetarisht,
do te besh detyrimisht,
deshe apo s'deshe.
------------------------------------
Diplomat ėshtė ai burrė
qė kujton gjithmonė
ditėlindjen e njė gruaje,
por s’mban mend kurrė
moshėn e saj !
------------------------
Nėse bėj thirrje pėr mirė,
do mė urrejnė tė kėqinjtė.
Nėse bėj thirrje pėr sukses,
do tė mė urrejnė dėshtakėt...
Nėse bėj thirrje pėr reforma,
do tė mė urrejnė tė korruptuarit.
Prandaj, "urdhėroni" atyre qė mė urrejnė,
pasi mė tregojnė
se jam ne rrugėn e duhur..!
-------------------------
Sikurse ndėrtimi i shtėpisė
nis nga themelet, e jo nga ēatia.
Ashtu dhe ndryshimi
vjen nga vetja, e pastaj nga shoqėria.
-----------------
Shqiponja gjatė fluturimit
has nė pengesa pėr tė ēarė ajrin,
por pa ajėr ajo s’mund tė fluturojė.
Pra,aftėsi ėshtė tė ngadhėnjesh
mbi pengesat,kjo ėshtė esenca
e jetės sė njeriut !
----------------
Nėse do ndalesha gjithmonė
sa herė qė njė qėn do mė lehte,
nuk kisha pėr ta mbaruar
kurrė rrugėn time...
-----------------
Lum ai qė shikon turpin e vet
e s’vėshtron tė botės,
dhe lum ai qė rri nė shtėpi tė vet
dhe ha bukėn e vet,i falet Zotit,
qan pėr hallet e veta dhe kėshtu,
duke u marrė me punėt e veta,
edhe bota shpėton prej tij !

------------------------------
Perpara se te gjykosh
jeten time apo karakterin tim...
Vish kepucet e mia
dhe kalo ne rrugen qe kalova une...
Jeto dhimbjen time...
Dyshimet e mia...
Te qeshurat e mia...
Jeto vitet qe jetoj une
dhe rrezohu atje ku rashe une,
dhe ngrihu sic bera une...
C'do njeri ka historine e tij...
Vetem atehere mund ti gjykojme..
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Keshilla Shpirterore

Mesazh  Equinox prej 15.12.12 20:40

PĖR FĖMIJĖT

Nga Kahlil Gibran

Fėmijėt tuaj nuk janė fėmijėt tuaj
ata janė bijtė dhe bijat e mallit tė Jetės pėr veten
ata vijnė pėrmes jush por jo nga ju
dhe ndonėse ata janė me ju, ata ende nuk ju pėrkasin juve
ju mund t’u jepni atyre dashurinė tuaj por jo mendimet tuaja
ata vetė kanė mendimet e tyre
ju mund t’i strehoni trupat e tyre por jo shpirtrat e tyre
shpirtrat e tyre banojnė nė shtėpinė e sė nesėrmes
tė cilėn ju nuk mund ta vizitoni, as edhe nė ėndrrat tuaja
ju mund tė pėrpiqeni qė t’i ngjani atyre
por pėrpiquni qė ata tė mos i bėni t’ju ngjajnė juve
jeta nuk ka kthim prapa e as nuk e pret tė djeshmen
ju jeni kthesa nga e cila fėmijėt tuaj
si shigjeta tė gjalla tė ecin pėrpara
ku shigjetari vėshtron shenjėn nė rrugėn e pafund
dhe Ai ju kthen juve me fuqinė e Tij
qė shigjetat e Tij tė shkojnė me shpejtėsi dhe larg
drejtimi ynė qoftė nė dorėn e shigjetarit pėr ngazėllim
sapo Ai shigjetėn duke fluturuar ta dojė
qė gjithashtu Ai tė dojė kthesėn qė ėshtė e qėndrueshme.

Pėrktheu:
Ermal Bega
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Keshilla Shpirterore

Mesazh  Berti69 prej 16.09.13 22:18

Letėr e cila eshte shkruar nga komedieni amerikan i viteve '70-'80 George Carlin pasi i vdiq gruaja:

Kemi ndėrtesa mė tė larta, por kemi durim mė tė shkurtėr.

Kemi rrugė mė tė gjėra, por kemi kėndvėshtrim mė tė ngushtė.

Bėjmė shpenzime mė shumė por pak gjėra na pėrkasin.

Blejmė mė shumė por ngelim mė pak tė kenaqur.

Kemi shtėpia mė tė mėdha, por familje mė tė vogla.

Kemi mė shumė paisje shtėpiake, por kemi mė pak kohe.

Kemi mė shumė arsim, por mė pak arsyetim.

Kemi mė shumė dije, por mė pak sjellje prej tė menēuri.

Kemi mė shumė specialiste, por kemi gjithnjė e mė shumė probleme.

Kemi shumė ilaēe por mė pak shėndet.

Konsumojmė mė shumė alkool dhe cigare; shpenzojmė para pa kriter; qeshim mė pak; i japim me shpejtėsi makinės; zemėrohemi mė shpejt; qėndrojmė zgjuar deri nė orė tė vona, zgjohemi te lodhur; lexojmė pakė, shikojme shume TV dhe falenderojmė shumė mė pak.

Kemi shtuar pasuritė materiale por kemi pakesuar vlerat morale.

Flasim shumė, dashurojmė pak; urrejmė shumė dhe shpesh.

Mėsuam si tė pėrballojmė jetesėn, por nuk mėsuam ta formojme atė.

I kemi shtuar vite jetės tonė por viteve nuk u shtuam jetė.

Mėsuam tė shkojmė e tė vijmė nė Hėnė, por kemi probleme pėr tė kaluar nė anėn tjetėr tė rrugės pėr t'u pėrshėndetur me komshinjtė e rinj.

Eksploruam Universin por nuk arritėm tė hyjmė nė botėn tonė tė brendshme.

Kemi bėrė punė mė tė mėdha por jo punė mė tė mira.

Pastruam ajrin por ndotėm shpirtin.

Sunduam atomin por nuk sunduam dot paragjykimet tona.

Shkruajmė mė shumė por mėsojmė mė pak.

Bėjmė mė shumė planifikime por arrijmė mė pak nė pėrfundime.

Mėsuam tė vrapojmė por nuk mėsuam tė presim.

Prodhojmė gjithnjė e mė shumė kompjutera pėr tė mbledhur e shumėfishuar nė kopje tė pa numėrta dijen por krijojmė me pak komunikim.

Eshtė koha e ushqimeve qė pėrgatiten me shpejt por qė treten mė ngadalė.

Eshtė koha e burrave tė mėdhenj e burrave tė vegjėl.

Eshtė koha e fitimeve tė mėdha dhe mardhėnieve tė ngushta.

Ditėt tona janė ditėt ku hyjnė dy rroga nė shtėpi dhe numri i divorceve ėshtė i lartė.

Ditėt tona janė ditėt ku kemi shtėpi shumė tė zbukuruara dhe familje tė shkatėrruara.

Kėto ditėt tona janė ditė tė shpejta, udhėtime tė shpejta, pelena fėmijėsh njė pėrdorimshėm, vlera morale tė shkatėrruara, janė ditėt ku dashuria ekziston vetėm pėr njė natė, trupat janė obezitė, janė ditėt ku tabletat janė magjike bėjnė gjithēka, mund tė na sjellin nė qef, mund tė na qetėsojnė biles dhe mund tė na vdesin .

Jemi nė njė kohė ku nė vitrina ka gjithēka por nė magazina asgjė.

Jeta nuk matet me numrin e frymėmarrjeve tona, por me anė tė momenteve qė na lėnė pa fryme!
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi