Zbardhet misteri i peizazhit pas ''Mona Lizės''

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zbardhet misteri i peizazhit pas ''Mona Lizės''

Mesazh  Odin prej 13.01.11 11:50

Zbardhet misteri i peizazhit pas ''Mona Lizės''



Historiania italiane e artit, Carla Glori thotė se ka arritur qė nėpėrmjet shifrės sė fshehur nė pikturėn e njohur "Mona Liza" tė vėrtetojė lokacionin e saktė tė peizazhit nė sfondin e veprės mė tė njohur tė Leonardo da Vinēit.

Gazeta londineze "Telegraph" raporton se Glori ka zbuluar se ura prej guri me tri harqe qė ėshtė prapa gruas me buzėqeshjen enigmatike ēon nė drejtim tė Bobbios, njė fshat nė afėrsi tė Piaēencės, nė veri tė Italisė.

Teorinė e saj ajo e bazon nė zbulimin e fundit tė njė tjetėr historiani arti Silvan Vinceti, i cili ka vėnė nė dukje numrat 7 dhe 2, tė fshehur me mjeshtri nė konstruktin e urės. Glori beson se ato janė dy vitet e fundit tė 1472-it, kur gjatė njė vėrshimi katastrofik ishte shembur ura nė Bobbio.

Nė shėnimet historiografike kjo urė njihet si ''Ponte Gobo'' apo ''Ponte vechio'' (Ura e vjetėr) dhe ekziston qė prej vitit 1472 kur lumi Trebbia doli nga shtrati.
"Leonardo ka shėnuar numrin 72 poshtė urės si njė kujtim pėr atė ngjarje", ka thėnė Glori, e cila teorinė e saj e ka paraqitur edhe nė librin "Enigma e Leonardos".

Piktori i njohur, pėrfaqėsues i Rilindjes, u lind nė Vincia tė Toskanės, por shpesh ka udhėtuar nėpėr qytete tė ndryshme tė Italisė. Ka punuar nė Venecia, Romė dhe Bolonjė.

Da Vinēi ka filluar tė punojė nė realizimin e ''Mona Lizės'' nė vitin 1503 ose 1504 nė Firence, por kėtė vepėr do ta kryente disa vjet mė vonė pasi do tė zhvendosej nė Francė pas ftesės qė i kishte bėrė mbreti Francois I.

Shumica e historianėve tė artit besojnė se peizazhi prapa ''Mona Lizės'', ku shihen fusha e male, ėshtė pjellė e imagjinatės sė artistit, por Glori ėshtė e bindur se bėhet fjalė pėr paraqitjen e njė lokacioni tė caktuar.

Piktura e njohur, sot pronė e shtetit francez, nė fillim ishte ekspozuar nė Pallatin e Versajės, pėr t’u ekspozuar mė pas nė muzeun e njohur tė Luvrit.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi