Balsami i Lumturise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Balsami i Lumturise

Mesazh  yasmin prej 12.01.11 19:31

Balsami i Lumturise

Muhamed el-Gazaliu,ishte nje dijetar i madh, teolog, jurist, psikolog, socilog, kozmolog, filozof,poet,mistik ose sufi. Me lutje te vazhdueshme dhe meditim, Gazaliu e gjeti ate qe po kerkonte, gjeti qetesine shpirterore ne sufizem.

Nje nder 'perlat' qe ai na la me ane te shkrimeve te tia,ishte edhe "balsami i lumturise"....dhe me poshte do ju paraqes disa citate te marra nga ky liber..

"Dije,o i dashur se njeriu nuk u krijua per zbavitje apo kot,por u be ne nje menyre te cuditshme dhe per nje qellim te larte. Njeriu s'eshte i tejkoheshm prej se kaluares se pananshme,por prape eshte i perjeteshem.Sado qe eshte nje trup prej balte dhe i keq,shpirti i tij eshte i larte dhe hynor.Kur te jete spastruar prej lakmise ne furren e vetemohimit,ai lartesohet dhe ne vend qe te jete rob i epshit,pasjiset me cilesi engjellore. Kur arrin kete gjendje s'eshte me i shqisave trupore sepse e ka gjetur parajsen e vet,dhe jeton ne harmoni hyjnore te bukurise se perjetshme"

"Sot te heqem perden e syve dhe tashti, fakulteti yt shikues eshte i mprehte"

"Jemi te pajisur me tri lloj cilesish,ca jane djallezore,ca kafsherore dhe te tjera jane engjellore.Engjejt i kushtohen Bukurise se Perendise dhe jane krejt te cliruar prej cilesive kafsherore dhe djallezore.Nqs je i natyres engjellore,atehere vazhdo dhe kushtoju origjines tende,qe keshtu te mund t'i afrohesh dhe cilesohesh me Krijuesin,te shpetosh prej brenges se lakmise dhe huqit te keq."

"Hapi i pare ne vetenjohje,eshte ta kuptosh se je i perbere prej nje forme te jashtme(trup) dhe prej nje esence apo entiteti qe i themi zemer.'Zemer' nuk do te thote ajo cik tul apo dell te vendosur majtazi,perbrenda kraherorit,por ajo qe i perdor tere fakultetet e tjera si vegla dhe sherbetore te saj.Me te vertete s'eshte e kesaj bote,por e botes se padukshme,e cila ka ardhur ne boten tone thjesht si nje tregtar per arsye tregtie,dhe tashti eshte duke kaluar per ne Atdheun e vet.Kuptimi i ketij vullneti eshte celesi i kuptimit Hyjnor.Nje kuptim ose ide e realitetit te kesaj zemre,mund te merret duke mbyllur syte dhe duke harruar cdo gje te jashtme,vec individualitetit tend."

"Per te kaluar drejt rruges se fese,nje dijeni e plote filozofike,nuk eshte e nevojes se pare,pasi ajo vjen vetiu,si perfundim i disiplines se vet,duke vazhduar pa reshtur drejt asaj rruge.Kuptimi i njohjes se vetes dhe te Perendise fitohet nga kembengulja ne luften shpirterore"

"Qellimi i disiplines morale eshte ta pastroje zemren prej ndryshkut te lakmise dhe inatit,gjersa,si nje pasqyre e paster te pasqyroje e reflektoje 'Driten Hyjore'

"Me i larti vullnet i njeriut eshte gjykimi,me te cilin eshte pajisur per te menduar dhe gjurmuar punet e Zotit.Ai ne te cilin keto cilesi mbizoterojne,kur vdes i ka lene pas tere prirjet e lakmise dhe te merise,keshtu behet i pershtatshem per shoqerim me engjejt"

"Shpirti arsyetues i njeriut eshte i mbushur me cudira,si te dijenise ashtu edhe te vullnetit.Me ane te tyre ai zoteron artin dhe shkencen,me ane te mendjes mund te udhetoje me shpejtesine e drites se syve nga toka ne qiej dhe prap ne toke,keshtu mund te hartoje qiejt dhe te mase largesine e yjeve.Me anen e kesaj fuqie nxjerr peshqit prej detit,rrezon shpezet nga havaja dhe zbut kafshet.Te pese ndjenjat jane si pese dyer qe i hapen bote se jashtme,por me e cuditshmja prej tyre eshte zemra,e cila ka nje dritare qe celet ne boten e padukshme te shpirtrave.Ne gjume e siper kur udha e ndjenjave eshte e mbyllur,kjo dritare hapet,dhe njeriu mbledh mbresat prej pamjes se botes se padukur,bile ngadonjehere parashikon edhe te pritmen.Zemra pra eshte si nje pasqyre qe reflekton ate qe eshte e pikturuar ne tabelen e fatit. Por edhe ne gjume,mendimet dhe andrrallat e jetes e zhyejne kete pasqyre,keshtu qe mbresat e marra s'jane krejt te qarta"

"Kur intuita prek mendjen pa shfaqur ndonje lidhje me ndjenjat e dites,hapja e nje dritareje te zemres i ngjan atyre,te cileve u afrohet frymezimi profetik.Sa me teper te kete pastruar njeriu veten prej nefsit,dhe te kete drejtuar mendjen tek Zoti,aq shume do te jete terheqes i te tilla frymezimeve.Ata qe s'jane te ndergjegjshem se kjo dije qendron permbi llogjiken,nuk duhet ta mohojne realitetin e saj"

"Madheshtia e njeriut varet ne zoterimin e nje progresi te perhershem"

(vazhdon......)
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Balsami i Lumturise

Mesazh  yasmin prej 13.01.11 13:57

"Qellimi kryesor i shpirtit,eshte realizimi i se vertetes;dhe sa me i larte te jete subjekti i dijenise, aq me e madhe eshte shija.Duke njohur se s'ka gje me te larte se Zoti,kuptohet vetiu sa e madhe eshte lumturia qe vjen nga njohja e vertete e Perendise"

"Permbi te gjitha te njohesh Krijuesin,studimi i natyres se shpirtit luan rolin me te madh,me te rendesishem edhe se sa studimi i trupit me funksionet e tij."


"Vetem ne boten tjeter,njeriu do te kete vlere;por edhe aty nese me anen e Alkimise se Lumturise lartesohet prej shkalles se kafsherise ne ate te engjejve"


"Kur njeriu mendon disi me thelle,kur kujton se si nevoja te ndryshme per ushqim,fjetje etj,rrjedhin aq buajrisht prej burimit te krijimit,atehere kupton se Meshira e Zotit eshte aq e madhe sa edhe Vullneti dhe Dija e Tij.Ai vete urdheron ne Kur'an : "Meshira Ime eshte me e madhe se sa zemerimi"


"Vetem nje mbret kupton nje mbret.Prandaj i Terefuqishmi,secilin nga ne e ka bere nje mbret ne miniature,permbi nje mbreteri,e cila ka nje kopje,paanesisht e zvogeluar,e Mbreterise se Tij.Ne mbreterine e njeriut,Thron-i i Perendise perfaqesohet prej shpirtit,kryeengjelliprej zemres,karrekella prej trurit dhe tabela e marresit prej odes se mendimit.Shpirti vete si pa meqan dhe pa banese te lokalizuar a te caktuar,eshte i pacoptueshem,dhe e qeveris trupin ashtu sikurse vete Zoti zhvillon,permban dhe qeverise Gjithesine.Me pak fjale,secili prej nesh e ka amanet kete mbreteri te vogel,ndaj eshte i urdheruar te mos jete i shkujdesur kundrejt rregullit te trupit dhe kontrollimit te mendjes"


"Kur kemi nevoje per t'u shoqeruar me dike,lumturia jone varet nga masa e konsiderimit qe kemi per te.Dashuria eshte fara e lumturise,dhe dashuria per Zotin ushqehet dhe zhvillohet me lutje.Te tilla lutje,dhe kujtimi i perhershem per Zotin lypin nje jetese te thjeshte dhe te ashper,duke ndaluar dhe kontrolluar nefsin kafsheror.Kjo nuk do te thote t'i shfarosesh krejt keto deshira,se atehere raca e njeriut do te zhdukej,por duhen marre masa kufizimi"


"Kjo bote eshte si nje skene a pazar ,ku kalojne pelegrinet per ne jeten tjeter"


"Ne zemren e te ndershmit eshte nje dritare e celur kundrejt realitetit shpirteror,se ate e ndjen jo me te degjuar apo me besim tradicional,por me pervojen e vertete.Ai qe veshtron veten njeh,shkakun e lumturise a te fatkeqesise,po aq kthjellet sa c'di edhe nje doktor i mire se c'sjell shendetin apo semundjen.Ai e di se njohja e Zotit se bashku me lutjet jane ilaci i sherimit,kurse injoranca dhe makuteria jane fatale per te.Shume te vetequajtur te dijshem,duke u roberuar verberisht prej opinionit e te tjereve,s'kane dije te sakte persa i perkete lumturise a mizerjes se shpirtit ne jeten e pertejme.Ata qe e verejne ceshtjen pa paragjykim,por me mendje te kthjellet,kane bindje te plote per sa shqyrtuan"



"Ai qe mendon thellesisht kupton,se sa ndryshim ka midis shpirtit dhe trupit.Kembe e duar mund te paralizohen,por individualiteti i shpirtit mbetet gjithnje.S'eshte zor te kuptohet perjetesia e shpirtit,edhe pse gjalleria e trupit ka mbaruar;kjo perjetesi vazhdon bashke me cilesite trasheguese,te cilat ishin te pavarura prej trupit,si njohja dha dashuria e Zotit"



"Shpirti ka origjine engjellore.Ky eshte edhe shkaku qe e ngut te kthehet ne boten e larte te fisit te vet.U zbrit ne kete bote te marre dijeni dhe pervoje,sic foli vete i Madhi Zot ne Kur'an: "Zbritni ne boten e poshtme ,se atje do t'ju dergoj mesuse(Profete reformatore) dhe ata qe do t'i binden urdherit,do te shpetojne si prej frikes edhe prej brenges". Fjalet: " Frymezova njeriun ne Shpirtin Tim"-tregojne origjinen qiellore te njeriut"



"N.q.s njeriu u ka kthyer krahet me aq sa ka mundur,sendeve te kesaj bote,duke i vene ngulmin dashurise hyjnore,vdekja per te ka per te qene nje shpetim prej ngaterreses te kesaj jete dhe nje takim me te Dshurin e tij.Ne kete rast vertetohet fjala e Profetit: "Vdekja eshte nje ure ku takohet miku me mikun,bota eshte nje parajse per jobesimtaret dhe nje burg per besimtaret"



"A ka gje me qesharake,se sa t'i mohosh realitetin nje gjeje,vetem sepse nuk ke dije per te?"



"I mencur eshte ai,qe pas lutjeve te mengjesit,harxhon nje ore te tere duke analizuar veten,se ciles i thote "ti ke vetem nje jete per te jetuar;cdo moment qe te shkon s'kthehet me,pasi ne planin e Zotit te eshte caktuar numri i frymemarrjeve.Kur jeta te mbaron,tjeter marredhenie shpirterore per ty s'ka;c'ke per te bere ,beje sot dhe quaje se kjo eshte dita e fundit qe te eshte lejuar prej te Madhit Zot.A ka me budallallek se sa humbja e ketij rasti?"



"Perendia dashuron ate qe eshte i mbrehte te shquaje gjerat e dyshimta dhe qe nuk lejon arsyen te mposhtet prej pasionit"



"Arsyeja dhe qartesia kane shume afrim me njera tjetren,dhe ai qe nuk e kontrollon dot pasionin me anen e arsyes,ka nje qartesi te pamjaftueshme.Njeriu, me pare se te veproje te flase,duhet ta peshoje me kujdes situaten,e t'i kerkoje vetes hesap per veprimte e se kaluares.Cdo mbremje duhet te shikoje zemren e vet;c'ka bere dhe nese ka humbur a fituar ne pasurine shpirterore.Kjo eshte teper e nevojshme pasi nefsi eshte si nje shok i pabese ne tregti.Nefsi kurodohere shoqerohet me lajke dhe mashtrime:dendur te paraqitet si i pafajshem dhe i bindur tek Zoti,por anon perhere nga vetvetja.Keshtu,ajo qe te duket fitim,perkundrazi mbaron ne dem"



"Njerezia numerojne tespihe dhe keshtu ngushellohen se permendin atributet hyjnore,por nuk bejne njelloj edhe per te numeruar fjalet banale dhe te kota qe flasin"


"Peshojini mire bemat dhe fjalet,perpra se ato te peshohen ne Diten e Llogarise"


"O shpirt! Ti e pandeh veten te mencur dhe zemreohesh kur dikush te quan tutkun,por megjthate c'gje tjeter je? Ti pergatit veshmbathje per tu mbrojtur prej dimrit,po pse s'kujdesesh edhe per jeten e pertejme qe nuk ka mbarim? Halli yt eshte si i atij qe dimri e gjen te papergatitur,pa strehe dhe ushqim,por shpreson qe Zoti do ta shpetoje.Ai harron se po ne ate kohe qe Perendia beri dimrin,i fali edhe njeriut mjetet e mbrojtjes.Dije o njeri,se brenga e jetes se pertejme nuk vjen ngaqe Perendia eshte e zemeruar prej mosbindjes sate;as mos e thuaj se c'i hyne ne pune Zoti sjellja ime? Ushqimi i ndyre eshte ai qe shkakton semundje ne trup dhe jo zemerimi i doktorit per mosbindjen e urdherit"


"Kur engjelli erdhi t'i merrte shpirtin h.z Ibrahimit,ky i fundit i drejtohet: " a ke pare ndonje mik te marre shpirtin e mikut? Perendia iu pergjigj: " a ke pare nje mik qe te mos deshiroje te takohet me mikun e tij?"


"Bukuria ka lidhje jo vetem me ate qe te sheh syri,por edhe me ate qe te shikon shpirti"


"Eshte nje fare sekreti qe afron dy shpirtra kur takohen.Kesaj i thone 'dashuri me shikim te pare'.Kete pati ndermend Profeti kur tha "shpirtrat kane takimet e veta"


"Ai qe syte e zemres i ka te mprehte dhe mendjen te shendoshe,nuk sheh gje tjeter vec Nurit aktiv te Zotit.Gjithesia eshte vepra e te Madhit Artist te Pashembullt,eshte nje melodi e perfeksionuar,dhe patjeter ai qe di ta kuptoje kete muzike hyjnore,bie ne dashuri me Artistin e Saj"
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Balsami i Lumturise

Mesazh  pegazus prej 16.01.11 23:25

vertet i mungonin keto citime ketij forumi. jam anetar i vjeter i ketij forumi. me pare ishte gati forum perfekt kishte tema sh interesante dhe te bukura. por kohet e fundit te le per te deshiruar. te uroj per keto citime.
avatar
pegazus

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Balsami i Lumturise

Mesazh  yasmin prej 17.01.11 1:51

Faleminderit per urimin,e kisha shume te nevojshem nje urim te tille. Nga ana ime do ta marr si nje shtytje, per te punuar me mire!
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Balsami i Lumturise

Mesazh  dino prej 20.01.11 21:22

citime te mrekullueshme e pershendes pstuesin per keto citme se nga nj ehere ketu ne forum ka dhe disa gjera qe sjan eshume interesant pershendetje
avatar
dino

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Balsami i Lumturise

Mesazh  yasmin prej 20.01.11 21:53

Falemindereit dino...
Sa i perket asaj qe thua mbi temat e forumit,jo se dua te replikoj me ty,por jo te gjithe kane shije te njejta,dhe te sugjeroj te explorosh forumin ne brendesi sipas rubrikave, sepse ka shume tema te tjera interesante,dhe nga aty mund te japesh nje koment per ndonje teme qe ty te pelqen,jam e sigurte se do te gjesh plot te tilla.

Sa pere kete temen,vura re se kisha harruar te bej mbylljen; po e bej tani:

"O Zot! Falme mundesine te Te dashuroj,te dashuroj ata qe Te dashurojne,si dhe gjithcka qe me afron ne ate Dashuri. Bema ate Dashuri me te cmuar se ujet e ftohte per nje te etur" (M.Gazaliu)
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Balsami i Lumturise

Mesazh  beno prej 20.01.11 23:27

yasmin shkruajti:Faleminderit per urimin,e kisha shume te nevojshem nje urim te tille. Nga ana ime do ta marr si nje shtytje, per te punuar me mire!

Vertet e meriton nje urim dhe nje pergezim, shkaku se shume kontribon ne ngritjen e njohurive te pergjithshme vechmas, ato fetare.
Ben mire qe sjell shkrime te dijetareve te medhej islam, sepse ne shqiptaret jemi me shumice myslimane,,,, por pak kush nga ne i njeh rregullat baze te fese qe i takon, e shume me pak jane ata qe veprojne ne baze te fese qe i takojne.

Zoti te shperblefte me Xhehnet, per vepren e bere :-)
avatar
beno

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi