Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  yasmin prej 10.01.11 21:02

Ēfare eshte nje mendje e hapur?



Eshte hera e pare, per mua,qe rrekem te shprehem me shkrim,per nje ceshtje shume te rendesishme,kardinale do te thosha,si kjo. Per kete aresye,meqe po shkruaj pa u pergatitur paraprakisht,nuk mund te jem shume koherent.

Mendje e hapur,per mua,eshte ajo mendje qe se pari:nuk eshte e sigurte ne idete e veta. Duke qene jo e sigurte,apriori ka lend vend per ide te reja,te ndryshme apo te kunderta. Ne kete rast biseda ,dialogu apo debati merr vlera,pasi nuk hyjme per te dhene,por per te dhene dhe per te marre.

E kunderta,nqs jemi absolutisht te patundur ne idete tona,atehere biseda e ka humbur,qe pa nisur kuptimin;ajo rrezikon te jete thjesht nje sherr banal;ne imponim.

Siguria absolute,padegjueshmeria e te ndryshmit ne ide,flet per solipsizem (nqs nuk gaboj,solipsit eshte i mituri,qe vepron sikur bota,detyrimisht,rrotullohet drejt tij). Solipsizmi me ngjan,nje gjendje absurde,qe teksa konsiderohet normale tek te miturit (qe kujdesen thesht per mijetesen e vet) eshte prapambetje mendore dhe emocionale tek te rriturit,si te thuash nje avatizem psikologjik.

Si e manifeston veten mendja e hapur?

Mendoj se veprimi i pare eshte Degjimi (i partnerit)
Qe te manifestojme Degjim dhe jo kinse-degjim,na duhet qe te vazhdojme biseden,duke mos anashkaluar ate qe tha tjetri (partneri ne bisede) por ta bejme pjese te arsyetimit tone. Ta degjojme tjetrin nuk do te thote thjesht,ta leme te flase (ta mbyllim gojen) apo ta durojme,por ta aprovojme apo kundershtojme me refleksion, me shqyrtim te asaj qe ka artikuluar.

Keshtu vijme tek Shqyrtimi.

Shqyrtimi, natyrisht qe nuk eshte pranim apo kundershtim apriori,apo mbeshtetur ne thenie,citate te gateshme,por edhe nje proces zinxhir (koherent,matematik) ku ne operojme me mendimin tone. Ne arsyetimin tone ne mund te perdorim referenca te te tjereve,por duke i servirur si te tonat(jo ne kuptimin e plagjiatures,kopimit) duke i zberthyer e mbeshtetur ne argumente e fakte;si te thuash:t'i dalim per zot asaj qe themi dhe jo ta perdorim per te dekurajuar tjetrin;ta kemi bere pjese organike,natyrale te mendimit tone.

Mendja e hapur shpeshhere,vepron jo me pergjigje,por me pyetje(jo me pyetje retorike te cilat mund te rezultojne injoruese dhe imponuese). Sokrati i antikitetit,besoj se na afron metoden me te mire (Dialogjet-Platoni)

Mendja e hapur e di se e verteta mund te gjendet ne shume pika pernjeheresh. Mendja e hapur eshte vazhdimisht ne zhvillim,ne proces rritjeje (proces i pafund).

Mendja e hapur e di se uji eshte leng i cili pihet,por e di se eshte edhe leng ne te cilin njeriu lahet;eshte nje leng qe pastron dhe nje leng qe te plevitos e te freskon.

Mendja e hapur nuk eshte;ose keshtu ose ashtu,por : edhe ashtu edhe keshtu.

Autoresia e ketij shkrimi i perket : Idlir,anetarit te ketij forumi

Arsyeja pse e postova, ka te beje me faktin se me pelqeu ky shkrim dhe desha ta ndaj me ju,dhe me kryesorja ka te beje me filozofine e krijimit te ketij forumi, i cili na sugjeron me nje paralajmerim " me e rendesishmja eshte te mbani nje mendje te hapur".
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  bardha56 prej 10.01.11 21:26

si per here te pare je shprehur shume bukur bravo , sinqerisht je nje djale i zgjuar.flm
avatar
bardha56

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Zattoo prej 10.01.11 21:26

Mendje e hapur per mua do te thote se pari te jemi ne gjendje te veme ne pikepyetje bindjet tona ne driten e provave qe disponojme.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Xhemajl prej 10.01.11 21:36

Me sa kam lexuar ne shum shkrime, kam kuptuar se te kesh nje mendje te hapur do te thote, te keshe nje imagjinate te lire,te jesh i hapur ndaj ndryshimeve.

Njerėzit tė cilėt janė me mendje tė hapur:
Janė mė tė pranuar nga tė tjerėt dhe kanė mė pak paragjykime,
Janė mė optimistė ,
Kanė mė pak stres, sepse ata janė mė tė hapur pėr tė ndryshuar,
Kanė aftėsi mė tė mira zgjidhjes sė problemit,
Dėshirojne te mesojne me shume.

Po ashtu edhe shkrimi i Idlirit me pelqeu shume.
avatar
Xhemajl

327


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Equinox prej 11.01.11 0:48

Kush ka nje mendje te hapur?

Ai qe te degjon, qe te flet, qe te kupton. Ai qe te afrohet dhe te sheh ne sy me buzeqeshje. Ai qe interesohet per te tjeret, jeten e tyre, problemet e tyre, menyren e tyre ne te menduar. Ai qe pasuron veten nga eksperienca e te tjereve.

Ne jetojme ne grupe sociale te ndare nga njeri-tjetri. Femijte rrijne me femijte, adoleshentet rrijne mes tyre e keshtu me rradhe per gjithe brezat. Ne shume festa te organizuar nga te njohur, femite e tyre – edhe kur nuk jane te rinj – nuk ndalen fare, ikin. Pastaj ne flasim per grupet politike dhe ato etnike. Shoqeria eshte e mbushur me pengesa, heshtje, indiference, paragjykime.

Ne asimilojme paragjykimet e grupit tone social, politik e kulturor duke folur vetem mes nesh, duke lexuar gazetat tone e duke pare programet televizive qe na pelqejne.

Dhe kur takojme dike qe eshte i urryer nga grupi, ndjejme menjehere nje lloj antipatie.

E njejta gje ndodh me librat, filmat, as nuk i shfletojme fare, i flakim tutje me perēmim. Kjo eshte nje arsye perse shpesh nuk lexojme libra shume te bukur dhe humbasim filma te mire. Sepse ndjekim verberish kopene tone.

E megjithate, nganjehere, arrijme te ēlirohemi nga kjo skllaveri e paragjykimit, per nje ēast mendja jone hapet, kemi guximin te flasim me ATE person, te lexojme ATE liber, te shohim ATE film te cilin zakonisht do ta evitonim dhe zbulojme me habi qe eshte i bukur, interesant, defryes.

Dhe na hapet perpara nje horizont per te cilen as qe do te kishim menduar kurre.

Vetem Kush ka nje mendje te hapur di te gjykoje drejte.

Eshte e frikshme te kesh nje mesues me mendje te mbyllur. Nuk te kupton, pranon vetem ate qe perputhet me ēfare mendon ai, dekoron me konformistet dhe denon inovatoret. Mendoni pastaj per nje gjykates qe te ka denuar para se te shikojne.

Kur mendoj per demet e shkaktuar nga nje mendje e mbyllur me vijne nder mend pasojat e ideologjive fanatike: kampet e perqendrimit naziste, gulaget ruse, atentatet kamikaze mes turmave. Sepse nje mendje e mbyllur nuk eshte vetem driteshkurter, eshte e keqe.

Ne ēdo njeri ka gjithmone diēka per te zbulur dhe vleresuar. Nje profesor me mendje te hapur kur korrigjon nxenesit e vet, sheh gabimet e tyre, por zbulon cilesi pozitive, aftesi per tu shpalosur.

Nganjehere mendoj qe hapja e mendjes thelbesisht eshte dashuri, vrull jetik.

Nga Francesco Alberoni
avatar
Equinox

250


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Idlir prej 11.01.11 12:18

Me dy reshta Zatto ka transmetuar te gjithe mendimin, te qarte, dhe , sigurisht, kuptueshem. Kjo eshte elokuenca: qarte-shkurt-kuptueshmeri e larte.
avatar
Idlir

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Idlir prej 11.01.11 12:19

Shkrimi i postuar nga Nexus: shume i bukur, mbreselenes dhe ...poetik.
avatar
Idlir

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Idlir prej 11.01.11 12:23

Imazhi i gjetur nga Yasmin: plot domethenie; keshtu me erdhi mua... Nje figure qe flet sa per mijera fjale...

avatar
Idlir

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Idlir prej 11.01.11 12:29

Faleminderit Bardha; shpresoj te behem me te vertete i zgjuar, pasi meqe si duket, teorikisht e kam kuptuar c'eshte mendja e hapur, me duhet ta realizoj nje gje te tille: te kem nje mendje te hapur. Ky eshte hapi im i dyte dhe... vendimtari.
avatar
Idlir

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  yasmin prej 11.01.11 12:59

Ajo figura nuk eshte zgjedhur nga une,dhe kur e pashe edhe mua me pelqeu,prandaj edhe pse nuk e di se cili nga moderatoret apo administratoret e ka zgjedhur, i nisa MP Explorer,duke e falenderuar per zgjedhjen...
Keshtu qe Idlir,nuk eshte merite e imja,por e ndonje moderatori ose administratori,qe si duket vertet paska nje mendje te hapur duke qene se e gjeti menjehere nje figure qe i pershtatej krejtesisht temes...
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

yesmin

Mesazh  bardha56 prej 11.01.11 18:05

yesmin,po te kesh deshire dhe vullnet ne vet-vete tende , dhe te studiosh do arish ne piken me te lart. as njeri nuk ka lindir i ditur po te kesh fat te eceshsh perpara ne jete.flm bardha
avatar
bardha56

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  yasmin prej 11.01.11 22:13

Te falenderoj Bardha per keshillen,e vleresoj shume !
Te them te drejten, vullneti eshte gjeja qe me mungon me shume ne jete sepse jam nje dembele e pasherueshme!

Keshtu qe per te pasur nje mendje te hapur nuk kerkon vetem pergatitje intelektuale ne argumentime,por mbi te gjitha vullnet dhe deshire!
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  bardha56 prej 11.01.11 22:37

Edhe une kam nje djale 23 vjec eshte ne univesitet per doktor viti i 4 . I them gjithmone te studoj, te mesoj nga shkenca dhe jeta, por dhe ai eshte pak si ty, prandaj mos u merzit se ke shoke.
avatar
bardha56

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Odin prej 13.01.11 12:01

Mendje e hapur nenkupton nje gatishmeri per te marre parasysh te gjitha mundesite, edhe nese ato jane absurde.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  yasmin prej 13.01.11 12:20

Nje mendje e hapur me ngjan me majet e larta te maleve,qe u qendrojne perballe stuhive,rrufeve,bores,eres se acarte,por ne to shkelqen me shume dielli dhe merret ajer me i paster....(ne aspektin figurativ)

Nese vazhdoj akoma ta krahasoj mendjen e hapur me aspekte figurative,mund t'i referohem edhe kesaj pemes ne figure....Nje peme qe ka rrenje te forta,qe lulezon dhe jep fryte ne nje natyre te hapur bashke me peme te tjera,frutore apo jo frutore qofshin keto te fundit...dhe per me teper,kjo peme i jep frutet e saj edhe atyre qe nuk kujdesen per te sepse, ajo kujdeset vete per veten e saj ,nuk tregohet koprace ndaj askujt....
Ashtu edhe nje mendje qe eshte vertete e hapur,i shpalos dijet(frytet e dijes se vet) edhe atyre qe nuk i jane mirenjohese asaj,por dhuron nga vetja ate qe di, pa bere perjashtime nga ata qe perfitojne prej saj...

Sic thote edhe populli,"pema qe ka kokrra sulmohet(gjuhet)"...ashtu eshte edhe nje mendje e hapur....ajo sulmohet nga ata njerez qe kane nevoje per frutet e saj,por nuk dine si t'i marrin ato,prandaj e kane me kollaj ta gjuajne...

Nje mendje e hapur eshte si nje peme,qe hedh frutat e kalbura dhe gjethet e thata nga vetja e saj,dhe eshte e gatshme te cele sythe te reja ne cdo stine,te lulezoje edhe kur ka thatesire,edhe kur ka stuhi dhe acar... dhe jep fryte ne natyren e lire...
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Estilen prej 13.01.11 12:53

yasmin shkruajti:Nje mendje e hapur me ngjan me majet e larta te maleve,qe u qendrojne perballe stuhive,rrufeve,bores,eres se acarte,por ne to shkelqen me shume dielli dhe merret ajer me i paster....(ne aspektin figurativ)

Nje mendje e hapur eshte si nje peme,qe hedh frutat e kalbura dhe gjethet e thata nga vetja e saj,dhe eshte e gatshme te cele sythe te reja ne cdo stine,te lulezoje edhe kur ka thatesire,edhe kur ka stuhi dhe acar... dhe jep fryte ne natyren e lire...


Nje krahasim qe nuk shkon ....per shume faktore.E para ...ne se nje mendje te hapur do e krahasoje me nje mal te lart qe i qendron shume faktoreve atmosferike,atehere na duhet te mendojme per nje mendje te forte,te ''palevizeshme'' dhe mbi te gjitha jo te hapur,por shume te mbyllur,pra koke e mendje shkemb...

Se dyti...nje peme asnjehere nuk i hedh frutat e kalbura a po dhe gjethet e thata,ate e detyrojne kushtet dhe stinet ta kryejne nje 'vetgjymtim te tille'...si pasoje nje mendje e hapur nuk 'vetgjymtohet',dhe ne kete rast vetrigjenerimiin e ka te imponuar(sipas krahesimit te mesiperm)....

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Idlir prej 13.01.11 13:50

Hokus-pokus ka dhene nje perkufizim shume te avancuar; nje mendje qe eshte gati te marre parasysh (te shqyrtoje) edhe idete apo "gjerat" me absurde, eshte pikerisht nje mendje pa kufizime, nje mendje qe nuk e mbyll boten tek muret e veta; qe nuk e sjell boten tek vetja, por qw shkon tek ajo (bota);

Per paragrafin e pare te Yasmin, te cituar nga Estilen, ashtu mendoj edhe une, dhe ishte mjaft i qarte e simpatik interpretimi i tij (Estilen), ndersa per paragrafin e dyte, me duket se Yasmin ka gjetur shembullin e duhur. Pema qe rrezodhen gjethet dhe frutat e kalbura, eshte si gjarpri qe nderron lekure se "Gjarperi qe nuk nderron lekure vdes" - Niēe.

Imazhi i peme-kokes, mua mu asocua me hapesiren e tejshkueshme, pa mure, pa mbyllje, pa kufizim... Gjithandej, neper te qarkullonte, lirshem, ajri.
avatar
Idlir

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  yasmin prej 13.01.11 14:12

Nuk kam dashur ta paraqes mendjen si nje koke shkemb,kur e kam krahasuar me male te larta,kete krahasim e kam bere per te treguar madheshtine qe parqet nje mendje e hapur,dhe perballjen e majave te larta me kushtet atmosferike kam dashur te them qe mendja e hapu,r i ben balle cdo sfide dhe ne fund ka nje frymemarrje te qarte dhe te thelle....

Por si duket per ta kuptuar krahasimin qe kam bere,duhet nje mendje e hapur...
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Idlir prej 13.01.11 14:26

Ose nje krahasim me i gjetur...
avatar
Idlir

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  yasmin prej 13.01.11 14:50

Nuk kam thene ndonjehere se krahasimi im ishte me i miri apo me i gjeturi...Nese une i referohem nje figuracioni,ndodh sepse ashtu e kam konceptuar ne ate cast,por kjo nuk duhet te jete detyrimisht as me i gjeturi,por ama te pakten para se te sulmohet,eshte mire te kuptohet.
Nuk kemi te gjithe te njejtat kapacitete intelektuale,qe do te thote qe nese une nuk i kam ato kapacitete,minimumi qe mund te bejne ato njerez qe pervec kapacitetit me te larte qe kane ndaj meje,kane edhe disa pervoja mbi shpine qe une nuk i kam, eshte te kuptojne boten e tjetrit,te kuptojne edhe mendjen e vockel te yasmin....
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Idlir prej 13.01.11 15:34

Mendjet e vockla nuk "sulmohe", por anashkalohen. Ti je per tu sulmuar jo per tu anashkaluar
avatar
Idlir

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Estilen prej 13.01.11 15:44

yasmin shkruajti:Nuk kam thene ndonjehere se krahasimi im ishte me i miri apo me i gjeturi...Nese une i referohem nje figuracioni,ndodh sepse ashtu e kam konceptuar ne ate cast,por kjo nuk duhet te jete detyrimisht as me i gjeturi,por ama te pakten para se te sulmohet,eshte mire te kuptohet.
Nuk kemi te gjithe te njejtat kapacitete intelektuale,qe do te thote qe nese une nuk i kam ato kapacitete,minimumi qe mund te bejne ato njerez qe pervec kapacitetit me te larte qe kane ndaj meje,kane edhe disa pervoja mbi shpine qe une nuk i kam, eshte te kuptojne boten e tjetrit,te kuptojne edhe mendjen e vockel te yasmin....

E vereta eshte se per kete teme ''c'eshte nje mendje e hapur'' ka vetem nje pergjigje...Nje mendje e hapur per ata qe e kuptojne te plote dhe 100% te shqiperuar do te thote ...Nje mendje e coroditur ,keshtu qe kote rrekemi te gjithe per te gjetur perkufizimin e duhur per te,kur populli shqiptare e ka quajtur .....nje mendje te hapur,nje mendje te shkaterruar dhe pa sens te caktuar ne shoqeri...

Dhe sa per sulmin qe mendon se te kam bere,nuk ishte sulm por nje korigjim dashamires,qe me sa duket edhe per kete aspekt ti mundohesh ta paraqesesh si nje moment persekutimi ndaj teje..,,,Askush nuk vjen me mendje se ketu ne kete forum ekziston nje antare me emrin Jesmina dhe qe sa here qe ajo gabon ''ta rrahim''.Jesmina tregohu pak me shume''
me mendje me te mbledhur '' se keshtu do jesh vehtja...

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  yasmin prej 13.01.11 17:30

Se si ndihet "Jesmina" vetja, kete e di me mire "Jesmina"...
Pra "Jesmines" nuk i pelqen ta mbledhi mendjen,por te mundohet ta mbaje te hapur....edhe nese populli shqiptar e quan mendjen e hapur :nje mendje te shkaterruar dhe pa sens ne shoqeri...
Fundja, kur e ka mbajtur populli shqiptar mendjen e hapur???!!! Gjithmone bejme dhe mendojme si na thone te tjeret !!

Tani nese une nuk ndjek keshillen e popullit shqiptar , qe te mbaj mendjen e mbyllur,nuk eshte ndonje gje e re per mua sepse , ka kohe qe une ndihem si e huaj ne vendin tim,dhe sidomos ne shoqerine shqiptare...

Kjo ndodh per dy arsye:
Se pari,nuk jam ne ADN krejt shqiptare,mgjs e dua shume kete vend
Se dyti,nuk mendoj si pjesa derrmuese e shqiptareve...
Keshtu qe, ne vend qe te mbaj mendjen e mbledhur sic me sugjeron,le te themi qe ndihem vetvetja duke mbajtur pa sens ne shoqerine shqiptare(sic thote populli shqiptar me ate qe na servire),sepse kur e mbledhi mendjen,me mungon ajrosja...
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Estilen prej 13.01.11 17:59

"yasmin"Se si ndihet "Jesmina" vetja, kete e di me mire "Jesmina"...
Pra "Jesmines" nuk i pelqen ta mbledhi mendjen,por te mundohet ta mbaje te hapur....edhe nese populli shqiptar e quan mendjen e hapur :nje mendje te shkaterruar dhe pa sens ne shoqeri...
Fundja, kur e ka mbajtur populli shqiptar mendjen e hapur???!!! Gjithmone bejme dhe mendojme si na thone te tjeret !!

Po ke te drejte,qe kur ke ardhur ketu ti ke qene me mendje te hapur dhe kujtove se do ja hapje edhe te tjereve,por shumica e shohin se ti je nje element '' abraziv '' dhe keshtu qe ke marre disa pergjigje si sinjale kundershtish ndaj teje...ehhhh po me shume se kaq c'pret se mund te te bejne...?

Tani nese une nuk ndjek keshillen e popullit shqiptar , qe te mbaj mendjen e mbyllur,nuk eshte ndonje gje e re per mua sepse , ka kohe qe une ndihem si e huaj ne vendin tim,dhe sidomos ne shoqerine shqiptare...

Atehere mos e kerko te keqen tek shoqeria shqiptare qe ti pretendon se e do shume kete vend e se bashku me te edhe njerzit e ketij vendi.... sepse sa do e ''trullosur''te jete nje shoqeri,eshte me shume perparimtare dhe me e avancuar se sa nje individ,sa do inteligjent apo
Ajnshtajn te jete ai


Kjo ndodh per dy arsye:
Se pari,nuk jam ne ADN krejt shqiptare,mgjs e dua shume kete vend
Se dyti,nuk mendoj si pjesa derrmuese e shqiptareve...
Keshtu qe, ne vend qe te mbaj mendjen e mbledhur sic me sugjeron,le te themi qe ndihem vetvetja duke mbajtur pa sens ne shoqerine shqiptare(sic thote populli shqiptar me ate qe na servire),sepse kur e mbledhi mendjen,me mungon ajrosja...

Se pari dhe se fundi,ty nuk ta te keqen shoqeria shqiptare,por mendja e trazuar qe ke ne vehtevehte dhe se ''ajri nuk te mungon tek kjo shoqeri'' por eshte e kunderta,ti nuk adapton dot ''mushkuri''per te thithur ajrin shqiptar....

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  yasmin prej 13.01.11 18:13

Nuk e kuptoj se, pse ketu disa anetare duan me cdo kusht te me bejne protagoniste....

Eshte me te vertete e cuditshme,sepse ka ndodhur qe shpesh me keni akuzuar se sillem sikur te isha protagoniste dhe qendra e universit...
Mua nuk me duket se bej rolin e protagonistes,por kete rol po ma jepni shpesh here ju,dhe nuk arrij ta kuptoj shkakun !!!!!!!
avatar
yasmin

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Estilen prej 13.01.11 19:09

yasmin shkruajti:Nuk e kuptoj se, pse ketu disa anetare duan me cdo kusht te me bejne protagoniste....

Eshte me te vertete e cuditshme,sepse ka ndodhur qe shpesh me keni akuzuar se sillem sikur te isha protagoniste dhe qendra e universit...

Une me siper kam thene se ty te shohin si nje element ''abraziv''dhe ne se nuk e kupton atehere vazhdo
E megjithate luaje .......se dhe ne do ta luajme....ate......... rolin e indikatorit te protogonizmit tend,si vrima e erret e universit dhe jo si qender e tij....!!!!!!

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Xhulia123 prej 13.01.11 21:52

yasmin shkruajti:Nuk e kuptoj se, pse ketu disa anetare duan me cdo kusht te me bejne protagoniste....

Eshte me te vertete e cuditshme,sepse ka ndodhur qe shpesh me keni akuzuar se sillem sikur te isha protagoniste dhe qendra e universit...
Mua nuk me duket se bej rolin e protagonistes,por kete rol po ma jepni shpesh here ju,dhe nuk arrij ta kuptoj shkakun !!!!!!!

Ndoshta kjo ndodh sepse deshiron te jesh e tille, nje protagoniste, me cdo kusht te besh rolin e "se persekutuares", sepse je ndryshe nga te tjeret duke qene se ke mendje te hapur. Te jesh ndryshe nuk do te thote gjithmone te kesh nje mendim ndryshe nga te tjeret, aq me pak te kritikosh te tjeret per mendimet e tyre dhe te mendosh se ke gjithnje te drejte. kjo nuk do te thote te kesh nje mendje te hapur.
Te kesh mendje te hapur i perfshin te gjitha ato qe ke shkruar, por do te thote mbi te gjitha te respektosh kendveshtrimin e tjetrit edhe nese nuk je dakort, dhe jo t'a fyesh bashkebiseduesin. nuk duhet t'a kesh kete lloj kompleksi qe te gjithe te kundervihen, pasi nuk eshte e vertete.
Ne disa raste mund t'u kundevihesh ti te tjereve dhe nese te tjeret reagojne, ti e konsideron nje ofendim.
Konsideroje opsionin qe mund t'a kesh edhe ti gabim ndonjehere...
avatar
Xhulia123

29


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Berti69 prej 14.01.11 14:45

Pothuajse te gjithe pretendojme se kemi nje mendje te hapur, por ne te njejten kohe, ne te gjithe jemi shume te shpejte ne emertimin e nje kundershtari si nje shpirt i mbyllur.
Ne mund te kemi nje mendje te hapur me dike qe pajtohet me ne, por kur hasim nje pikepamje te kundert atehere kjo konsiderohet si rezultat i nje mendje te mbyllur.
Nje mendje e hapur eshte nje atribut pozitiv, por ne nuk mund te bashkohemi me dike qe nuk eshte i njejte me mendimi tone.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte nje mendje e hapur?

Mesazh  Odin prej 15.10.11 23:58

avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi