Homo tecnologicus

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Homo tecnologicus

Mesazh  Luli prej 06.01.11 1:21

Homo tecnologicus, zhytje ne mesjete ?



Ne kohet e sotme, perhere e me te teper, verehen ndryshime te rendesishme socio- kulturore te cilat po i japin jete nje njeriu te ri. Perparimi i shpejte teknologjik sjell edhe menyra te tjera te perceptimit te realitetit. Tashme eshte teknologjia ajo qe kushtezon jashte mase perceptimin e realitetit, interneti ne vecanti.

Te shumte jane ata, qe flasin per lindjen e rritjen e homo tecnologicus, njeriu i ri i cili varet plotesisht nga teknologjia, jo vetem persa i perket mbijeteses, por vete formimit kulturor e deri tek perceptimi i realitetit.

Ky koncept nenkupton per fat te keq a te mire, se vete struktura sociale do i nenshtrohet teknologjise ne formimin e hierarkive ne shoqeri. Paria, ashtu si e tregoi kriza ekonomike mbareboterore , duket se do jete Pari teknokratike, shtresa aktive qe dominon teknologjine ndersa nga ana tjeter duket se kemi gjithe te tjeret, shtresa pasive qe i nenshtrohet teknologjise.

Kjo ndarje eshte e krahasueshme me ndarjen qe krijon homo religiosus, nga nje ane kleriket e nga ana tjeter gjithe te tjeret. Vete shtresa e mesme, jetike per demokracine tashme po humb perhere e me teper kuptimin, meqe 70-80% e nje shoqerie nuk ka si te quhet shtrese e mesme.
Po njesoj ndodhi me homo religiosus ne mesjete.

Persa kohe ne mesjete qe kish ‘homo religiosus’, kishte nje klase klerikalo- feudale qe formonte majen e gjithe te tjeret. Ata ne fakt zoteronin edhe shkrimin e dijet, te tjeret ishin analfabete.

Sot Irani , pavaresisht ndryshimeve ekonomike, ka nje kaste klerikalo-industrialistesh, qe dominon.

Keshtu homo tecnologicus, do i jape jete, klerikeve teknokrate (qe nga financa e cila varet plotesisht nga teknologjia e deri tek pronaret e mediave) dhe gjithe te tjeret.

Po ashtu paralelizmi eshte i ngjashem edhe ne aspektin tjeter. Ne kohen kristiane, mund te themi se kisha krijonte fenomene masive (si kryqezatat,pelegrinazhet), nderkaq vete jeta rrotullohej rreth kishes, keshtu qe mijra e mijra kisha anembane Europes, luanin rolin kulturor te mijra e mijra televizioneve te sotshem.

Pra vendosja e kishave ne cdo fshat e qytet europian , jeta qe rrotullohej rreth kishes e kultura biblike , gjejne paralelizem sot tek media anenmbane e kultura mediatike qe po perhapet ngadale.

Ne mes ketyre dy epokave te fenomeneve masive, secila me metoden e vet, kishat dje , mediat sot, kemi ‘epoken e shkelqyer’ qe po perendon, ate qe filloi me protestanizmin me 1525, vazhdoi me konsolidimin e konceptit te shtetit modern,me 1648, me revolucionin francez 1789 e shtetin-komb per ta quajtur mbase te perfunduar ne 1992, me rrezimin e Sovjetikeve e krijimin e Komunitetin Europian ne kuptimin politik.

Pra ‘epoka e shkelqyer’ plot 5 shekuj, i takon epokes se ndarjeve, percarjeve, krijimit e konsolidimit te subkulturave kristiane qe kulminoi ne shtetet kombetare, e faktikisht epoka e shteteve kombetare eshte edhe epoka e shkelqimit europian ne cdo fushe.

Keshtu mund te flasim per ciklin e ri, te fenomeneve masive, kesaj radhe fale mediave.
I bie,qe c’eshte krijuar ne keto 5 shekuj te rrenohet, perfshire edhe demokracine sic konceptohej kjo ne shek 19 e 20.

Ndersa ne sferen shqiptare, do kemi shkombetarizim masiv, humbje te kultures shqiptare apo asaj pjese te madhe qe do jete e padobishme sidomos ajo e shkruar dhe ‘fatkeqesine’ (persa mund te vleresohet e tille) qe te mos themi kurre: Ne arritem te jetonim ne nje demokraci te mirefillte.

Hylli
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Homo tecnologicus

Mesazh  Zattoo prej 06.01.11 12:05

Varėsia nga pajisjet dhe interneti sikurse nga drogat

Gjenerata e sotme ėshtė e varur nga pajisjet teknologjike, pohojnė shkencėtarėt.

Njė studim i fundit ka treguar qė tek njerėzit tė cilėt kalojnė 24 orė pa telefon mobil ose pa internet paraqiten simptomat e ngjashme sikurse tek tė varurit nga drogat, tė cilėt tentojnė tė shėrohen, pėrcjell “Daily Telegraph”.

Sot ėshtė pothuajse e pamundur pėr njerėzit qė ta kalojnė ditėn pa telefon mobil, iPod, internet apo pa TV.

Nė studimin e kryer nga ekipi ndėrkombėtar i shkencėtarėve nė Britani tė Madhe, nė tė cilin kanė marrė pjesė 125 studentė, u dėshmua qė njerėzit thjesht janė tė “varur” nga pajisjet teknologjike.

Tė anketuarit gjatė hulumtimit janė urdhėruar qė tė kalojnė 24 orė pa telefon mobil, e-mail, Facebook, Twitter, apo rrjete tė tjera sociale. Po ashtu, 24 orė nuk kanė guxuar as tė shikojnė TV, apo tė dėgjojnė radio ose tė lexojnė gazeta. Ishin tė privuar nga tė gjitha informatat.
Pėr ta kjo ishte njė detyrė aspak e lehtė. Pas vetėm disa orėsh tek shumica e tė anketuarve u paraqitėn simptomat e ngjashme sikur tek duhanpirėsit e pasionuar, tė cilėt pėrpiqet ta “lėnė” cigaren.

Disa vullnetarė kanė theksuar se janė ndier sikurse janė duke provuar tė lėnė ndonjė drogė tė rėndė, ndėrsa disa tė tjerė kanė thėnė qė janė ndier sikur tė ishin nė dietė.

“Kemi vėrejtur jo vetėm simptoma psikike, por edhe fizike”, tha udhėheqėsi i studimit, Roman Gerodimos.

Ai theksoi qė tė anketuarit gjatė 24 orėve kanė shkruar ndjenjat e tyre dhe shumica kanė theksuar qė kanė ndier ankth, mundim dhe nervozė.

Megjithatė, kishte edhe tė atillė qė kėto 24 orė i kishin shfrytėzuar pėr tė vizituar miqtė, tė cilėt nuk i kishin parė njė kohė tė gjatė, ose kishin shkuar nė shėtitje dhe pas shumė kohėsh nė vend tė muzikės sė zhurmshme e cila del nga iPodėt e tyre kanė dėgjuar cicėrimat e zogjve.
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Homo tecnologicus

Mesazh  Berti69 prej 25.03.11 21:03

Teknologjia, shkaktare e pagjumėsisė tek tė rinjtė

Duhej tė ishin plot energji, por nė fakt shpesh lėnė pas dore shkollėn, "luftojnė gjithė ditėn me qepallat qė duan tė mbyllen dhe rigjallėrohen vetėm para Facebook-ut. Kėta janė adoleshentėt e sotėm, qė flenė shumė pak, pothuajse gjithmonė pėr faj tė teknologjisė.

Tashmė interneti, celulari, televizori kanė zėnė vend nė dhomėn e gjumit tė adoleshentėve dhe njė natė me gjumė tė plotė ėshtė e pazakontė pėr shumicėn e tyre. Ishte kjo njė ndėr arsyet qė Dita Ndėrkombėtare e Gjumit (18 mars) nė vendet e Evropės u dedikohej pikėrisht tė rinjve, nė pėrpjekje pėr t'i bėrė tė kuptojnė rėndėsinė e gjumit.

Sipas tė dhėnave tė publikuara nga National Sleep Foundation nė Amrikė, mesatarisht fėmijėt e shkollės tetėvjeēare flenė njė orė e gjysmė mė pak sesa duhet, ndėrsa 1 nė 10 fle mė pak se 6 orė nė natė.

Sindroma e gjumit tė pamjaftueshėm

"Tė rinjtė deri nė moshėn 30 vjeē janė shpesh viktima tė sindromės sė gjumit tė pamjaftueshėm, njė shqetėsim i provokuar nga reduktimi vullnetar i orėve tė gjumit", thotė Fabio Cirignota, shef i Qendrės Mjekėsore tė Gjumit nė Bolonja tė Italisė. "Ajo qė nė kėto raste mungon, ėshtė njė edukatė korrekte e gjumit, pėr shkak tė zakoneve tė kėqija tė ditės. Nė kėto raste, tė flesh gjumė bėhet njė sfidė e vėrtetė.

Si kėshillė nė kėto raste vlen qė tė gjenden aktivitete relaksuese dhe tė shmangen shqetėsimet e ditės, pasi ēdo gjė qė e detyron trurin tė rrijė aktiv, largon njėkohėsisht edhe gjumin.

Nė kėto raste i duhet thėnė jo studimit apo aktiviteteve fizike nė mbrėmje dhe duhen "pėrzėnė" nga dhoma e gjumit kompjuteri dhe celulari, teknologji aktive shumė mė tė dėmshme se njė film nė televizor.

Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė nuk arrijnė tė bėjnė tė rinjtė sot, tė cilėt, sipas tė dhėnave tė publikuara nė SHBA, nė kohėn para gjumit, mesatarisht mė shumė se 1 nė dy adoleshentė lundron nė internet, flet apo dėrgon mesazhe me celular, ndėrsa 1 nė 10 zgjohet pothuajse ēdo natė nga e-mailet apo sms-tė.

Tė rriturit preferojnė televizorin, i cili tashmė ndodhet nė 95 pėr qind tė dhomave tė gjumit, por kjo e dėmton mė pak cilėsinė e gjumit, duke parė qė vetėm 10 % e tė rriturve ankohen pėr pėrgjumje gjatė ditės nė krahasim me 20 pėr qind tė tė rinjve.

"Pėrgjumja gjatė ditės ėshtė tregues i njė gjumi tė pamjaftueshėm. Secili ka nevojė pėr njė numėr tė caktuar orėsh gjumi (kjo e pėrcaktuar gjenetikisht).

Fatkeqėsisht, shumė njerėz mendojnė qė tė flesh mjaftueshėm ėshtė diēka relative, por studimet kanė treguar se kush fle pak, rrezikon tė shtojė nė peshė, tė ketė rritje tė presionit tė gjakut e glicemisė, rritim, ankth dhe ērregullim tė humorit.

Njė tjetėr "pikė e nxehtė" qė lidhet me gjumin e pamjaftueshėm janė edhe aksidentet rrugore. Sipas njė studimi tė bėrė me rreth 300 tė rinj, ėshtė vėnė re se aksidentet me makinė, tė rėnda apo jo, janė mė tė shpeshta tek personat qė flenė mė pak.

Por, a ekziston mundėsia qė adoleshentėt, shpeshherė edhe rebelė, tė kuptojnė qė duhet tė pushojnė mė shumė. Ekspertėt nuk janė pesimistė.

"Studimi ynė ka treguar se tė rinjtė e dinė shumė mirė qė p.sh. tė qenit i pėrgjumur renditet ndėr shkaqet kryesore tė aksidenteve qė ndodhin tė shtunave mbrėma, pas shpejtėsisė tej normave dhe pėrdorimit tė drogave. Fėmijėt duhet tė edukohen qė herėt me rregullat e gjumit", pėrfundojnė ekspertėt.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Homo tecnologicus

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi