Ksenoglosia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ksenoglosia

Mesazh  Elizza prej 02.01.11 19:00

Ksenoglosia



Ksenoglosia (/ˈziːnɵɡlɒsi/ ose /zɛnɵɡlɒsi/) ėshtė fenomen i supozuar paranormal nė tė cilin njė person ėshtė i aftė tė flasė ose tė shkruajė njė gjuhė qė ai/ajo nuk mund ta ketė fituar me mjete natyrore. Pėr shembull, njė person i cili flet rrjedhshėm gjermanisht, por qė asnjėherė nuk e ka studiuar atė, pa qenė kurrė nė njė vend gjermanisht-folės, dhe kurrė pa u lidhur me folės tė gjermanishtes. Ekzistenca e ksenoglosisė nuk ėshtė pranuar pėrgjithėsisht nga gjuhėtarėt dhe psikologėt (Samarin 1976, Thomason 1984, 1987, 1996). Megjithatė, Ian Stevenson - psikiatėr dhe studiues paranormal ka dokumentuar disa raste qė ai e konsideron autentike.
Fjala ksenoglosi rrjedh nga greqishtja ξένος (xenos - e huaj) dhe γλῶσσα (glossa - gjuhė, e folur)

Tė folurit e njė gjuhe tė panjohur ėshtė ndoshta fenomen mė mbreslėnės se sa tė shkruarit e saj. Kujtimet nė nėnndėrgjegjėje mund tė llogariten si riprodhime tė rastit tė fjalive tė huaja, por shpjegimi bėhet mė i vėshtirė nėse e shtojmė edhe problemin e intonacionit, pasi qė kėrkon njė memorie auditive, nėnndėrgjegjja ruan fragmentet e gjuhėve tė ēuditshme tė dėgjuara vėrtetė diku, nė njė kohė.

Nė mesjetė tė folurit e njė gjuhė tė huaj ishte njė nga katėr shenjat kryesore tė pranisė sė njė demoni. Murgeshat Ursuline tė Loudon (sipas historisė sė hershme tė tyre, 1634) flisnin latinisht, greqisht, turqisht, spanjisht, dhe njė gjuhė amtare amerikane dhe pranuan se kishin qenė tė fiksuara nga djalli.

Ka shumė raste tė raportuara tė tė rriturve dhe fėmijėve duke folur dhe duke shkruar nė gjuhė qė ata kurrė nuk e kanė mėsuar. Ndonjėherė kjo ndodh spontanisht, por ndodh edhe kur njerėzit janė nėn hipnozė, apo nė njė gjendje tė ndryshuar tė ndėrgjegjes. Nė disa raste, flasin vetėm disa fjalė, por nė raste tė tjera kėta individė janė nė gjendje tė flasin rrjedhshėm dhe tė bisedojnė me folsit e asaj gjuhe apo dialekti qė ndoshta nuk janė pėrdorur pėr shekuj me radhė.

Mendimet pėr kėtė fenomen janė tė ndryshme. Disa mendojnė se tė folurit e njė gjuhe tė huaj tė pa dėgjuar, mund tė ketė lidhje me jetėn e pėrparshme, se personi mund tė ketė jetuar nė njė kohė tjetėr apo edhe 'ērregullim mendor'... por nuk mungojnė edhe rastet kur ky fenomen shpjegohet si mashtrim i qėllimshėm ose se personi ka mėsuar nė fėmijėrinė e hershme njė gjuhė pa qenė i vetėdijshėm...

Dr. Ian Stevenson, njė shkenctar i respektuar nė SHBA, ka kryer hulumtime tė specializuara pėr kėtė temė dhe mė 1974 ka botuar librin me tė njėjtin titull. Nė tė pėrshkruhet rasti i njė gruaje amerikane, 37 vjeēare. Nėn hipnozė ajo pėrjetonte ndryshim tė plotė tė zėrit dhe tė personalitetit si njė mashkull. Ajo fliste rrjedhshėm suedisht, qė me vetėdije normale nuk e kuptonte as nuk e fliste kėtė gjuhė.

Ky rast ishte nėn kujdesin e drejtpėrsrejtė tė Dr. Stivenson pėr tetė vjet. Studimi pėrfshinte gjuhėtarė, shkenctarė dhe ekspertė, por u hodh posht nga njė numėr arsyesh substanciale.

Nė disa raste subjektet nėn ekstazė kanė folur gjuhė ose dialekte tė cilat nuk janė mė nė pėrdorim, ose tė njohura vetėm nga disa ekspertė.

Ka mijėra raste tė ksenoglosisė, me qindra janė dokumentuar, por shkenctarėt e besueshėm dhe studiuesit psikik me metodat shkencore qė kanė pėrdorur thonė se ka vetėm dy shpjegime tė mundshme, kontaktimi me njė frymė dhe kujtimet e jetės sė kaluar.
avatar
Elizza

1074


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ksenoglosia

Mesazh  Berti69 prej 12.09.17 22:25

Ky fenomen eshte shpesh here i lidhur edhe me posedim te personit nga nje entitet (demon, elemental, xhind etj).
Kisha katolike kur shfaqet ky fenomen te ndonje individ e konsideron si pushtim nga djalli dhe zakonisht e praktikon ekzorcizmin.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


502


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi