Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kush lindi vdekjen?

Murtaja
 
Mėrzia
 
Lakmia
 
Dyftyrėsia
 
Koprracia
 
Urrejtja
 
 
 
Shiko rezultatin

Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  Fikrro prej 31.12.10 17:48

Lexoni tekstin me vemendje dhe pastaj pergjigju ne opcionet lart.

Ajo lindi vdekjen

Pėrmalluar dhe pa dėshirė me forcė shkėmbeu ato copėza fjalė drite te errėsirės.I bie derės ngadalė me neveri e hap e hynė brenda duke buzėqeshur,askush se do tė gjithė ajo i do por askėnd se vlerėson.

Sa shum ėmbėlsi qė shpėrndau por edhe helmi ėshtė i njejtė me atė ėmbėlsin e saj.Tė gjithė qė e njohin e irritojn,kurse ata qė se njohin e duan.Ajo ndez flakėn me tė qara e britma,ajo qan e qesh aty ku s'duhet,por urtėsia nuk i takon.

Sa neveri qė pėrmban,mėson shum nga ajo,ke mėshire pėr tė por nuk ia fal dot.Ajo nuk ndryshon i pėlqen vetja ashtu si ėshtė,rri e vetme rrallė kėnd e do me tė vėrtet.

Ajo thotė se sjell tė mira se numri i madhė i milingonave mund tė shkaktoj dėm,duhet shfarosur fytyrat e buzeqeshura se dhelprėn ''nuk e do''.Sa herė sjell paqe,por paqja e saj vlen sa balta qė e shkelim me kėmbė,sa herė ka verbuar karaktere por moralit te gjorė cfarė i bėnė.

Shkakton tė bėma dhe sjell planin e padiskutuar,dashuron dhembjen e tjetrit por jo buzėqeshjen e atij.Veten ajo e mallkon sa herė qė atakon,por mallkimi i saj ne vete ėshtė mirėsia.Ajo ėshtė tėrėsisht narcizoiste por tė tjerėt ''i do'' mė shum pėr tė treguar se sa e madhe ėshtė zemra e saj e vogėl.

Sa shum i do provokimet dhe shum i do...novelat kur bėhesh fajtor,i do ato...dhe ata tė djallėzuar qeshin me tė.Ajo tė prekė nga maja gjerė nė fund te shpirtit,nėse je i menqur ajo vdes.Vdes tek ty por ende jeton vetėm e vetėm pėr tėt acaruar sa herė qė truri yt takohet me mbresat e tij.

Tė ledhaton,tė mira tė ofron por ne fund sheh se nuk ia vlen,pse kaq shum kohė shpenzove me atė qė tash ishte dhe ka qenė e humbur.Eshtė pėr ta qarė atė se sa shum qė tė dhimbset,te ngrit nervat e ti vret dobishmėrit qė pate pėr tė,por prap posa tė shėrohesh ti prap ndjen dhembje pėr tė.

Ajo sjell pėrcarje nga njė rivale e vetme JETA,nė mėnyrė diploide sjell diqka tė re.

Fundi i saj ėshtė vetmia.

Kush ėshtė ajo qė ka lindur vdekjen...


Sqarim;Tekstin siper permban lidhje me te gjitha opsionet e paraqitura ne sondazh por vetem ne menyre terthore jo reale po ta lexoni me vemendjen do ta zbuloni se pse ajo lind vdekjen.Eshte vetem njeri opcion i sakte,i cili ka lidhje ngushte me tekstin,gjejeni dhe mund te beni edhe pyetje pasi qe engima eshte ndertuar nga vete une.

Mund te beni edhe pyetje nese keni per cfare do paqartesie.
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  gentjan kaloshi prej 02.01.11 22:20

Me fal qe nuk e lexova permbajtjen sepse po navigoj nga cel. Un votova per lakmine sepse njeriut po ti dhuronin nje mal floriri do deshironte nje tjeter,po ti jepej 200 vite jete sapo ti mbaronte ato do ti dukeshin si 2dite dhe do kerkonte prap,prap dhe prap. Ndjenjat jane per njeriun por duhet ti kontrolloje ato,me vdekjen njeriu behet pasiv keshtu mbaron lakmia
avatar
gentjan kaloshi

31


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  Fikrro prej 03.01.11 20:52

Pohimet e tua jane te sakta sa i perket Lakmis,cdo njeri kur te vdes mbaron por kur thuhet Ajo lind vdekjen behet fjale per nje vdekje por jo ate vdekjen te cilen ne e njohim eshte nje vdekjen krejt tjeter,eshte nje vdekje shum me e hershme se ajo vdekja qe do ta pesojm te gjith.

Une prita te me thote dikush cilat nga opcionet na e lind vdekjen,dhe ku gjendet e koduar ne tekst.
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  Xhemajl prej 04.01.11 10:51

Sipas opcionit tim ėshte Dyftyresia.

Bazohna ne shum fjali qe mund te jete Dyftyresia:.(Ajo ndez flakėn me tė qara e britma,ajo qan e qesh aty ku s'duhet,por urtėsia nuk i takon)
Dmth ajo luan dy role edhe qesh edhe qan.
(Ajo tė prekė nga maja gjerė nė fund te shpirtit,nėse je i menqur ajo vdes) Dmth qe njeriu i menqur largohet nga dyftyresia dhe ajo me kete rast vdes.
(Fundi i saj ėshtė vetmia.)
Dmth qdo njeri qe e njeh "dyftyrishin i largohet dhe me kete rast ai mbetet vetem.

Eshte teksti mjaft i mire, dhe shum i pasuruar me : Metafora,krahasime,simbole etj, per ket arsye eshte me i veshtire per tu kuptuar.

Te pershendes.
avatar
Xhemajl

341


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ajo urren gjdo gje.

Mesazh  melja prej 04.01.11 12:25

ajo edhe pse duket e mir qan dhe qesh ne te njejten koh ,ajo te shpon ne zemer tek njerzit me zemer te mir, ajo te urren ty edhe pse ti e degjon ajo te urren edhe pse ti ke meshir per te sepse ajo ka zemer te prishur nga urrejtja ajo ashtu vepron sepse qdo gje qe sheh e merr te urryr por nga fjalet i paraqet ndryshe por ne zemren e saj ka vdekje seps gezohet ne fatkeqsin tim,gezohet ne lajme te kqija per mua edhe pse nga goja e saj rrjedh keqardhje por ne shpirtin esaj ka urrejtje.kaq ishte per mendimin tim
avatar
melja

29


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  yasmin prej 04.01.11 23:41

Te them te drejten kjo eshte nder gjerat me te cuditshme qe kam lexuar!!!....
Te trajtosh nje fenomen si vdekja, sikur po tregon nje gjegjeze,ose si ato quizet "kush do behet miloner "!!!....Tani po nuk e gjeta pergjigjen e sakte, cfare do me thuhet "koha jote mbaroi",interesante sepse edhe vdekja kur te vjen thote "koha jote mbaroi"...rastesi e kendshme...

Tani kjo paska vetem nje pergjigje dhe na qenka e koduar!!!! Pse paska kod vdekja???!!!! Se po te kishte kod,do e kishim zbuluar dhe keshtu me te gjetur kodin do ta shmangnim shkakun e saj,duke u nisur nga deshira e madhe e njerezve per perjetesine....

Alamet sondazhi !!!
avatar
yasmin

277


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  Fikrro prej 04.01.11 23:46

E nderuar vdekja ketu perdoret ne menyre metaforike,nuk eshte e thene nese fikrro eshte lakmitar ose i merzitshem,koprrac tash une duhet te vdes ka te beje me nje vdekje metaforike,normal diqka vdes ketu por jo njeriu.Kur thua kod nuk eshte kod me i thjesht dhe i lehte.

Edhe njehere nuk behet fjale per vdekje njerezore...me cudit fakti se si nuk e ke verejtur...
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  yasmin prej 04.01.11 23:57

Jo nuk e kam kuptuar,ma shpjego me mire...
avatar
yasmin

277


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  Fikrro prej 05.01.11 0:13

Cudi !!!!!!!!!!

Degjo Ajo lindi vdekjen,nga opcionet lart dikush lind nje vdekje por kur thuhet fjala ''vdekje'',nuk perdoret se do vdes personaliteti qe posedon ndonje nga opcionet lart.Ai person p.sh.fikrro eshte koprrac dhe tash une lind nje vdekje,por perse,dhe cilat nga fjalit me pershtatet ose i gjith teksti.

Kam cekur lart teksti eshte i lidhur ngusht me te gjitha opcionet psh.

Per murtajen
Ajo thotė se sjell tė mira se numri i madhė i milingonave mund tė shkaktoj dėm,duhet shfarosur fytyrat e buzeqeshura,flet per murtajen apo jo,qe ne kete rast njerezit krahasohen si milingona dhe te gjith e dime qe po te mos ishte mortalitet kush e di se cfare do te ndodhte.

Per merzine
Shkakton tė bėma dhe sjell planin e padiskutuar,dashuron dhembjen e tjetrit por jo buzėqeshjen e atij.te shkon mendja qe ketu behet fjale per merzin se thot dashuron dhembjen e tjetrit por jo buzeqeshjen sepse merzia sjell trishtim apo jo.

Per lakmin
Tė ledhaton,tė mira tė ofron por ne fund sheh se nuk ia vlen,pse kaq shum kohė shpenzove me atė qė tash ishte dhe ka qenė e humbur.,ketu thot te ledhaton te sjell diqka te mire,eshte Lakmia qe merresh me te nje kohe aq te gjate por sa me shum te lakmossh ne diqka aq me larg e ke deshiren e plotesuar,dhe do ta kuptosh qe lakmia eshte e kot heret apo vone.

Per koprracin
Sa shum ėmbėlsi qė shpėrndau por edhe helmi ėshtė i njejtė me atė ėmbėlsin e saj.,eshte koprracia ti kur je nje doreshtrenguar mendon vetem per veten tende dhe te duket sikur ke gjithqka nese nuk i jep diqka qe te kerkon pra te duket embelsi qe ne fakt ai eshte helmi qe koprraci posedon.

Per dyftyresin
dhelprėn ''nuk e do''.,dhelpra eshte dinake sikurse dyfyreshit,kur thote nuk e do jane thonjezat qe tregojn te kunderten pra i pelqen te jete dinak.

Per urrejten
Eshtė pėr ta qarė atė se sa shum qė tė dhimbset,te ngrit nervat e ti vret dobishmėrit qė pate pėr tė,por prap posa tė shėrohesh ti prap ndjen dhembje pėr tė.,cdo njeri qe ka urrejtej brenda pavaresisht se ndonjehere te ka lenduar ai prap se prap eshte per tu dhimbsur se zemra e tij gjendet e mbushur nga nje hapsire boshe e quajtur urrejte.

Vetem njera nga opcionet ka lidhje me gjith tekstin por ne menyre terthore.
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  yasmin prej 05.01.11 11:06

Cudi!!!!!! - them edhe une...

Tani ju keni paraqite nje enigme si te ishte nje ekuacion me nje zgjidhje,dhe pergjigjja jone duhet te jete medoemos sipas pergjigjes tende,meqe thua se kete e ke krijuar ti....
Tani do besh kodin e Da Vincit me kete??!!! Sikur te ishte edhe vete Da Vinci gjalle nuk do merrej me kesi lloj "kodesh"

Ti nuk je ne rregull me ate qe shkruan;e paraqet si enigme me nje zgjidhje te vetme dhe njekohesisht si sondazh!!!!....

Tani ta gjej une se ca ke ne tru ti,pffffff.... Nese do kerkohej nje vleresim individual i kesaj ceshtjeje,ok do merrja pjese....por ju paraqitni si sondazh dicka qe ka si pergjigjen vetem "kodin" tend...

CUDI !!!!!!!
avatar
yasmin

277


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  Fikrro prej 05.01.11 12:34

Nuk je e detyruar as te marrresh pjese ne sondazh as ta zgjidhesh...kjo eshte thjesht nje zbavitje ta rifreskojm pak trurin dhe te sfidojm pak veten.

Une nuk dua te beje asnje kod e nderuar,u mundova te tregohem i mire me ty duke te ofruar nje spjegim me te gjere une nuk e di se cfare do.Po nuk te pelqeu tema atehere pse je hidhur ne te,ose ky kodi individual sic e quan ti qe,ti nuk e di se ku jam frymezuar qe ta hap kete teme prandaj flet keshtu.

Ti nuk je ne rregull me ate qe shkruan,Kujdes se kjo fjalia qe ke shkruajtur me ofendoi,pa marr parasysh se cfare une shkruaj dhe beje nuk ke te drejte te me thuash ti nuk je ne rregull...
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  yasmin prej 05.01.11 13:05

Kerkoj ndjese nese je ofenduar sepse nuk ishte kurre qellimi im t'ju ofendoj,por nese shprehem se kjo "nuk eshte ne rregull" ne kendveshtrimin tim, keshtu e konstatoj,por meqe ju ndiheni i ofenduar,perseri kerkoj ndjese....

Ama,me ofenduese s'ka ku te shkoje, se ajo qe mu drejtuat ju ne fillim, dhe ne menyre direkte duke me thene: "cudi qe nuk e ke kuptuar" dhe madje duke ma thene me shume se nje here...
avatar
yasmin

277


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  Fikrro prej 05.01.11 15:47

Nuk kam thene cudi si nuk e paske kuptuar por:''me cudit fakti se si nuk e ke verejtur...'',ja shiko aty lart shkruan keshtu,ndryshe eshte te thuhet nuk e paske kuptuar e ndryshe verejtur...

Kam thene shpesh ''Cudi'' pasi qe me ka befasuar pergjegja jote e pare,se kam pritur qe s'do ta veresh qe behet fjale per nje vdekje jo reale ku ne filim u cudita me veten time dhe fillova ta rilexoj gjith tekstin me te bardha duke menduar qe teksti thote te kunderten.Eshte tekst i cuditshme por s'behet fjale per vdekje njerezore...
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  yasmin prej 08.01.11 0:12

Gjithmone sipas kendveshtrimit tim,ajo qe lindi "vdekjen" eshte: genjeshtra..sepse per mua genjeshtra, i permbledh te gjitha keto variantet qe ke ofruar,pra sipas meje;genjeshtra eshte merzi sepse te merzit,eshte lakmi sepse me raste te ben edhe lakmitare,eshte dyftyresi sepse te ben hipokrit,eshte kopraci sepse kursen te verteten,eshte urrejtje sepse te ben te urresh te verteten,dhe ne fund eshte edhe murtaje sepse genjeshtra eshte semundje ngjitese!!
avatar
yasmin

277


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  i jashteligjshmi prej 31.07.13 23:02

Un them "urrejtja".... Por urrejtja te ben te vdesesh dhe te jetosh njekohesisht....Kur te behet qellim jetesor esht ajo qe te mban gjall. Edhe pse te shkatrron pak nga pak te jep forc per te vazhduar perpara ne menyr qe ta shfaqesh sa me shum
avatar
i jashteligjshmi

Epoka e masoneve me kanunin e vjeter
Te ven qe te luftosh dhe te shikosh dicka tjeter
Boten e ngjyrosen edhe i hodhen arom
Dhe ti shoku vazhdon per te ardhmen enderron


2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ajo lindi vdekjen

Mesazh  elektronika prej 05.08.13 22:41

Teto "OLLGA" tha : "Sa bukur flisni ju artistet.... asnje llaf ste mora vesh"
avatar
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



113


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  Jetmira prej 16.09.13 17:08

pertova me e lexuuuuu
avatar
Jetmira

791


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Enigmė:Ajo lindi Vdekjen!

Mesazh  number3 prej 16.09.13 21:17

lakmia e para dhe dyta urrejtja
avatar
number3

njeri thjesht

211


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi