Sokrati

Shko poshtė

Sokrati

Mesazh  Xhemajl prej 28.12.10 16:55

SOKRATI, Athinasi, filozof grek (470-399 p.e.r.). Bir i skulptorit Sofronikosit, nė rini si ushtar athinas u shqua pėr nga trimėria. Veprimtarinė filozofike tė tij nė formė tė dialogėve tė pėrditshėm nė shesh e filloi nė kohėn qė u parapriu drejtpėrdrejt luftėrave pelopeneze, nė kohėn e lulėzimit tė demokracisė athinase.

Personaliteti origjinal i Sokratit nuk mund tė pajtohet me rolin as tė shkencėtarit rigoroz, tė mbyllur, as tė mėsuesit udhėtues i cili urtėsinė retorike tė vet tė rreme e shet me para.

Nė vend tė tė mėsuarit dhe paradokseve tė oratorėve sofistė tė shkathėt dhe tė shkėlqyeshėm, kudo qė paraqitet shtron ēėshtje tė thjeshta, sepse kurrgjė nuk di pėrveē vetė faktit tė paditurisė sė vet. Duke mbledhur sė shpejti rreth vetes elitėn intelektuale tė rinisė athinase, paraqitet si ideolog i «aristokracisė shpirtėrore» dhe bie nė konflikt me demokracinė sunduese.

I akuzuar nė vitin 399 p.e.r. pėr shkak tė ateizmit dhe tė «ēoroditjes sė rinisė», refuzon para gjyqit t'i pėrgėnjeshtrojė tezat e veta. Mirėpo pikėrisht vdekja, me tė cilėn u dėnua dhe me tė cilėn dėshironin ta ndalonin ndikimin e tij, sipas dėshmive tė nxėnėsve tė tij, u bė triumf i meditacionit dhe i mendimit etik tė tij tė qetė, tė ftohtė dhe konsekuent.

«Sepse tė frikėsohesh nga vdekja, njerėz, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse tė mendosh se je i urtė, kurse nuk je. Kjo do tė thotė tė mendosh se di atė qė nuk di... Koha ėshtė gjykatės, qė unė tė vdes kurse ju tė jetoni. Dhe kush prej nesh do tė ketė fat mė tė mirė, kėtė askush nuk e di».

Ndonėse miqtė e ndihmuan qė tė ikte nga respektimi i ligjeve, mbeti nė burg dhe vetė e piu helmin.

Sokrati nuk la asnjė vepėr tė shkruar ngase konsideronte se libri ėshtė i vdekur dhe se nuk mund ta zėvendėsojė bisedėn e gjallė. Burimet kryesore pėr njohjen e jetės dhe tė filozofisė sė tij, pėrveē veprės Jeta e Sokratit e Ksenofonit, janė edhe veprat e Aristotelit, sidomos shumė dialogė tė Platonit (veēanėrisht veprat e sė ashtuquajtures periudhė tė re Kritoni, Mbrojtja e Sokratit etj.).

Mendimi themelor i Sokratit e kundėrshton, para sė gjithash, subjektivizmin dhe relativizmin e sofistėve dhe pėrpiqet tė gjejė nė poliforminė dhe ndryshueshmėrinė atė qė ėshtė me vlerė tė pėrgjithshme, nė ndryshueshmėrinė e iluzioneve tė ndryshme ndijore ose tė pėrfytyrimeve dhe nė pasigurinė dhe rastėsinė e opinionit tė veēantė atė qė ėshtė e pėrhershme, e pandryshueshme, e sigurt dhe e bazuar nė domosdoshmėrinė logjike.

Me interes pėr kozmosin, tė cilin e kapėrcen nė filozofinė e mėparshme, Sokrati pėr kėtė arsye i drejtohet brendėsisė njerėzore dhe problemin antropologjik dhe etik e vė nė qendėr tė bisedave tė tij filozofike.

Sipas Sokratit, filozofia fillon pikėrisht atėherė kur njeriu mėson tė dyshojė, dhe sidomos atėherė kur fillon tė dyshojė nė dogmat dhe aksiomat vetjake. Tė shumta mund tė jenė shkaqet e gabimeve tona subjektive, tė paragjykimeve dhe tė nocioneve tė paqarta. Andaj, duhet ta studiojmė, para sė gjithash, subjektin vetjak, dhe filozofi tė vėrtetė nuk ka pėr derisa shpirti nuk i kthehet vetes. «Njih veten» ėshtė premisė e parė dhe njėkohėsisht konkluzion i filozofimit tė tij.

Duke u nisur nga premisa «di se nuk di asgjė», Sokrati me anėn e ironisė u tregon bashkėbiseduesve sesi dituria e tyre ėshtė e themeluar nė nocione tė rreme dhe tė pastudiuara. Ai nuk pohon se ėshtė posedues i urtėsisė, por vetėm se ėshtė - pikėrisht pėr shkak se e do - kėrkon. «Me shkathtėsinė e mamisė» (majeutikėn) nė bisedėn e zhvilluar me plan arrin pėrkufizimin e nocionit tė caktuar qė nuk mund tė bazohet nė perceptimet mashtruese njerėzore.

Duke studiuar format e veēanta tė njė sendi ose fenomeni me anėn e induksionit, sjell pėrcaktimin e thelbit tė tij dhe tė nocionit tė tij. Kėshtu, pėr shembull, studimi i rastit tė veēantė tė drejtėsisė ose tė padrejtėsisė tė shpie te pėrcaktimi qenėsor konceptual i drejtėsisė nė pėrgjithėsi, i cili vlen pėr tė gjitha rastet e veēanta. Kėshtu nocioni i pėrkufizuar, nė vete i pakundėrthėnshėm, ėshtė qėllimi themelor dhe kuptimi i njohjes sė vėrtetė objektive. Njohjen e vėrtetė tė sendit, diturinė njėmend autoritative nuk e sjell as natyra as sensualiteti, por vetėm mendja.

Ky besim nė nocionin dhe nė arsyen njerėzore nė planin e moralit sjell intelektualizmin dhe optimizmin etik. E vėrteta dhe morali janė nocione identike, askush nuk gabon vullnetarisht, kurse gabimi ėshtė vetėm mashtrim. Njohja e sė mirės medoemos na orienton nė faktin qė tė veprojmė mirė, kurse njohja e sė keqes qė t'i shmangemi. Se virtyti nuk ėshtė dituri, askend nuk mund ta mėsojmė moralisht, kurse ndėrmjet diturisė dhe veprimtarisė parimisht nuk mund tė ketė mosmarrėveshje.

Mirėpo etika racionaliste e Sokratit, e themeluar kėshtu nė premisėn idealiste tė preferimit tė njėanshėm tė arsyes, gjen kriterin e fundit tė veprimit moral prapė nė dėgjimin e zėrit tė brendshėm mistik, hyjnor, tė demonit qė drejton tė gjitha aktet tona jetėsore.

Pėrkundėr tezave materialiste mbi nevojėn e «pėrgjimit tė natyrės» dhe tė «jetės nė pėrputhje me tė», Sokrati konsideron se natyra nuk ėshtė aq e vlefshme sa tė kujdesen filozofėt pėr tė, dhe kėshtu pėrfundon nė skemėn racionaliste spekulative, e cila hedh poshtė radikalisht gjithė ndijshmėrinė dhe sensualitetin. Duke ngritur moralizimin e popullarizuar, primar, tė zakonshėm deri nė etikėn e nocioneve tė pėrkufizuara dhe tė pastėrta, ai nė fund nė mendjen e perėndisė dhe nė transcendentalitet gjen mbėshtetjen e fundit tė intelektualizmit tė vet etik.

Ėshtė vėshtirė ta ndash filozofinė e Sokratit nga tė menduarit qė mė vonė disa shkrimtarė (pėr shembull Platoni) ia atribuan. Megjithatė, nė bazė tė disa dėshmive tė tjera, duket se Sokrati edhe nė planin etik, shoqėror dhe politik, si armik i demokracisė athinase, ishte i afėrt edhe me disa pikėpamje tė nxėnėsit tė vet madhėshtor, Platonit.

Kėshtu - thonė - se edhe ai mendonte se nuk ėshtė kurfarė ēudie qė mbretėron kaosi ku nuk ka tė menduar dhe ku «masa e paarsimuar» zgjidh gjithēka shpejt, pėr t'u penduar mė vonė. Njerėzit nė masė janė tė marrė, tė vdrazhdė, mė tė dhunshėm sesa qė janė tė tillė individualisht, kėshtu qė shumica nuk ia qėllon asaj qė ėshtė mė e urtė. Drejtimi i shtetit kėrkon tėrė fuqinė e tė menduarit tė shpirtrave mė tė aftė, kėshtu qė, kėtyre duhet besuar drejtimin e shoqėrisė.

Tė pranuara dhe tė pėrpunuara nga Platoni deri te sistemi universal i ideve, tezat e Sokratit patėn ndikim tė dukshėm nė tėrė zhvillimin historik tė rrethit mendor evropian, dhe sidomos janė glorifikuar nė kohėn e iluminizmit, i cili Sokratin e konsideron «parardhės tė Krishtit», dhe intelektin mė tė lartė moral dhe filozofik tė antikės.

Pėrkundėr kėtyre interpretimeve, Niēeja pėrpiqet Sokratin dhe mbretėrinė e tij absolut tė sundimit tė nocioneve ta shpallė mashtrim mė tė madh nė historinė e kulturės njerėzore, qė e gjymtoi, moralizoi dhe varfėroi kulturėn e pasur dhe tė dendur antike, kurse mė vonė errėsoi shqyrtimin e mendimit grek primar, tė freskėt, burimor, dionizian tė parasokratistėve.


JETESHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E SOKRATIT

* Sokrati i tha miqve tė tij:
- Unė nė jetėn time kam pasur tri tė kėqija tė mėdha pėr tė luftuar: gramatikėn, varfėrinė dhe gruan. Duke studiuar tė parėn e hoqa qafe, fati mė shpėtoi nga e dyta, kurse nga e treta, mjerisht, ende nuk kam shpėtuar.

* Pėr tė mos dėgjuar ulurimat e gruas sė vet, Sokrati doli me njė kovė ujė dhe ia lėshoi nė kokė. Atėherė ai tha:
- E mora mė mėnd se pas gjithė atyre bubullimave do tė fillonte shiu.

* Alqiviadhi ēuditej me Sokratin sesi i duronte britmat e sė shoqes. - Tashmė jam mėsuar, - i tha Sokrati, - ato nuk mė bėjnė mė shumė pėrshtypje nga zhurma e rrotave tė karrocės.

* Kur Sokrati ishte nė mes tė nxėnėsve tė tij, Platoni i tha:
- Mjeshtėr, dje keni bėrė shumė gabim qė keni qortuar shėrbėtorin nė praninė e tė gjithėve. A nuk do tė ishte mė mirė ta kishit qortuar vetėm pėr vetėm?
- Vėrtetė, - i tha Sokrati, - por edhe ju mė bėni mirė qė mė qortoni kur nuk ka njeri tjetėr kėtu pranė.

* Mbreti Arkelau i Maqedonisė i ofroi pasuri tė madhe Sokratit qė ta mbante nė oborrin e tij. Sokrati iu pėrgjigj:
- Mielli ėshtė mė i lirė nė Athinė, ndėrsa uji kudo nuk kushton asgjė.

* Nxėnėsit e Sokratit u zemėruan shumė me dikė qė nuk iu pėrgjigj pėrshėndetjes sė filozofit.
- Mos u shqetėsoni, kur shikoni se mėsuesi juaj ėshtė mė i edukuar se njė tjetėr, - u tha Sokrati.

* E pyetėn Sokratin se pse bėnte ēdo ditė shėtitje tė gjata. - Pėrgatis shijen pėr drekėn time, - u pėrgjigj Filozofi.

* Alqiviadhi i solli mėsuesit tė tij tė shquar njė dhuratė tė ēmueshme. Sokrati i tha sė shoqes Ksanthipit qė t'ia kthente dhuruesit. Pėr kėtė veprim e shoqja u tėrbua nga inati se donte ta mbante dhuratėn. Por Sokrati i qetė i tha:

- Duke pranuar gjithnjė dhurata do ta bėjmė qė tė lodhet dhuruesi. Njė mospranim i menēur nuk mund tė shpjerė veēse te njė bujari mė e madhe.

Po tė mos e kthejmė sot njė gjė pėr tė cilėn nuk kemi nevojė, nuk do tė mund tė kėrkojmė me lehtėsi nesėr kur do tė jemi tė detyruar nga nevoja.

Alqiviadhi i dėrgoi si dhuratė Sokratit njė tortė shumė tė mirė. Ksanthipi, qė ishte nė humor tė keq, pėr inat tė tė shoqit e hodhi pėrdhe tortėn, e shtypi me kėmbė dhe e pėrzjeu me baltė.

- Tė lumtė Ksanthipi, - i tha Sokrati qetė-qetė, - po shoh me kėnaqėsi se ju duke hedhur tej pangopėsinė tėnde.

* Kur Sokrati u dėnua me vdekje, e shoqja Ksanthipi shkoi dhe e takoi nė burg, kur nisi tė qajė. Sokrati pėr ta ngushėlluar i tha:
- Mos qaj Ksanthipi. Gjyqtarėt qė mė kanė dėnuar me vdekje, janė vetė tė dėnuar me vdekje nga natyra.
- Po, - i tha gruaja, - por tė kanė dėnuar padrejtėsisht dhe kjo ėshtė qė mė bėn tė vuaj kaq shumė.
A do tė ishit mė i kėnaqur, - i tha filozofi i madh, - po tė mė kishin dėnuar pėr ndonjė faj?

* Nė ēastin kur Sokrati ishte duke pirė kupėn e helmit Apollodori i afroi mantelin e tij pėr ta mbuluar mirė.
- O? Manteli im mė ka mjaftuar pėr tė jetuar dhe do tė mė mjaftojė edhe kur tė kem vdekur - i tha Sokrati.
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sokrati

Mesazh  Luli prej 15.02.12 21:30

Sokrati dhe metoda e tij dialektike

Sokrati me personalitetin e tij tė vecantė dhe stilin e tij krejtėsisht tė ri do tė pėrbėjė njė stacion shumė tė rėndėsishėm nė historinė e Filozofisė. Mendimi Sokratian ėshtė njė nga nga fazat kryesore tė filozofisė botėrore.

Me filozofinė e Sokratit hapet njė cikėl i ri dhe mbyllet njė tjetėr. Pėr kėtė asye filozofia greke ndahet nė Presokratiane dhe Postsokratiane. Filozofia Presokratiane pėrbėn njė fazė ndėrmjetėse qė lejon kalimin nga mendimi mitik nė atė racional, atė qė quajmė filozofi.

Sokrati u pėrgjigj me pėrpikshmėri tė madhe kėrkesave tė drejtimit njerėzor tė cilin kishte marrė shkenca greke, duke zhvendosur qėndrėn e interesimit tė saj, nga njohuria e natyrės tek njeriu dhe aktivitetet brendėsore tė tij , ndėrsa njėkohėsisht humbte karakterin teorik tė saj, duke marrė kryesisht rėndėsi praktike. Me Sokratin kemi njė fillim tė ri tė Filozofisė. Pra kemi tė bėjmė mė filozofin e parė, me kuptimin e sotėm tė fjalės, me kuptimin e kėrkuesit.

U lind nė Athinė (469 – 399 para erės sonė), nė njė kohė ku kombi grek pasi kishte kaluar nėpėrmes betejave tė mėdha tė brendshme dhe tė jashtme, kishte humbur besimin tek traditat dhe kėrkonte pėrgjigjje mbi pyetjet e jetės sė pėrditshme, ndėrsa dekadenca e qytetėrimit tė lashtė grek kishte filluar tė dukej.

Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si njė nevojė ndėrgjegjėsimi etik, nė momentin ku besimi fetar dhe zakonet e vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit tė padyshueshėm tė sistemit kishte tashmė kaluar. Sokrati u mor me elementin i cili kishte rėndėsi vendimtare pėr qytetėrimin e periudhės sė tij: etikėn, politikėn, dhė rėndėsinė e madhe tė dijes dhe shkencės.

Ishte kundėr Sofistėve qė kishin vendosur njeriun dhe ambicjet e tij personale nė qėndrėn e aktivitetit tė tyre. Sokrati kėrkonte Njė tė Vėrtetė tė vetme, drejtėsinė dhe tė vėrtetėn nė vetvete, pėrtej opinioneve personale qė cdonjeri mund tė mbėshtesė.

Kėshtu, pavarėsisht se merrej me tė njėjtat probleme me Sofistėt, ndėrsa sofistėt binin nė njė skepticizėm qė i udhėheq nė njė aktivitet jorezultativ dhe akoma ofronin argumente pėr paligjshmėrinė dhe anarkinė. Sokrati me njė kriter tė pastėr dhe tė shėndoshė gjen pėrsėri idetė e etikės dhe tė besimit tek Arsyeja.

Dėshmitė qė kemi na japin njė imazh tė saktė tė personalitetit tė tij. Sokrati shfaqet si njė njeri i thjeshtė i popullit, i biri i statujbėrėsit Sofroniskut dhe mamisė Fenareti. Fillimisht u mor mė gdhėndjen e skulpturave, duke ushtruar profesionin e tė atit. Sokrati nuk ishtė shumė i shkolluar, nuk i pėrkiste asnjė shkolle filozofie, dhe as ishte mbėshtetės i ndonjėrės.

Nuk kishte asnjė lloj lidhjeje me Shkollat e Mistereve tė njohura tė asaj periudhe. Sokrati ishte me tė vėrtetė njė filozof i jetės sė pėrditshme. Fliste nė Pazar, duke mbledhur pėrreth tij ajkėn e tė rinjėve qė e respektonin si mėsues i virtytit. Konsideronte si misionin e tij ti pėrkushtohej tėrėsisht kėrkimit tė sė Vėrtetės dhe tė edukojė vetveten e tij dhe bashkėqytetėrėt e tij drejt vetėnjohjes dhe vetėkontrollit.. ‘’Njih Veteveten’’ e tij u bė emblema e mėsimdhėnies sė tij.

Ashtu sikur na e paraqet Platoni tek ‘’Apologjia ‘’ e tij, se pėr Sokratin asnjė funksion tjetėr nuk ishte mė superior se sa ai qė i ishte dhėnė nga Perėnditė, pėr kėtė, u pėrpoq ta ekzekutonte mė besnikėrinė mė tė madhe.

Vlera e madhe e Filozofisė sė Sokratit gjėndet tek sfera etike e jetės. Denjėsia e individit, pėr Sokratin , gjėndet tek dija e tij. Dija (Shkenca) ėshtė themeli i tė gjitha virtyteve dhe vetėnjohja ėshtė mėnyra e njohjes sė tė gjithave. Virtyti, pėr Sokratin, ėshtė dije, dhe mė saktė ėshtė dituria e tė mirės. Gabimi ėshtė mungesa e dijes.

Me metodėn e tij dialektike vėrtetoi se jeta etike, pėrpjekja e pandaluar e njeriut pėr pėrmirsimin e tij etik, dhe se pjesmarrja e tij tek gjithcka e mirė dhe e bukur ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė arritur dikush Fatmirėsinė (evdemonia – demon/fat i mirė) e vazhdueshme.

Sokrati pėrputhi Fatmirėsinė si njė pasojė e nevjshme e virtytit. Njeriu mund tė arrijė dijen qė udhėheq tek Fatmirėsia, vetėm me Filozofinė, domethėnė me testimin e vazhdueshėm tė vetvetes, tė tė tjerėve, ashtu si edhe tė kushteve tė jetės njerėzore. Nuk theksonte asnjė virtyt tjetėr si atė tė Vetėpėrmbajtjes, duke e shprehur me vetė jetėn e tij. Me tė drejtė konsiderohet si themeluesi i Shkencės Etike.

Metoda e mėsimdhėnies sė Sokratit bazohej tek dialogu, shkėmbimi i reflektimeve me qėllim pėr tė gjetur rrugėn drejt Arsyes, drejt sė Vėrtetės. Sokrati ishte i gatshėm tė fillonte dialogun me cdonjeri qė dėshironte tė bisedonte me tė.

Paraqitej si dikush qė dėshironte tė mėsonte dhe me pyetjet e duhura merrte opinionin e bashkėbiseduesit tė tij dhe nė kėtė mėnyrė arrinte tė zbulonte pikat e dobta tė tij. Pėrfundimisht udhėhiqte bashkėbiseduesin e tij tė ndėrgjegjėsohej mbi paditurinė e tij, hap ky qė ėshtė fillimi i cdo dijeje, ‘’njė gjė di qė sdi asgjė’’.

Pėr Sokratin diferenca midis njeriut tė ditur dhe atij injorant , ndodhet se i dituri njeh mangėsinė e dijes sė tij dhe dėshiron tė mėsojė, ndėrsa ai injorant kujton se di dhe konsideron vetveten tė aftė tė japė opinionin e tij pėr gjithcka.

Nė vazhdim udhėhiqte bashkėbiseduesin e tij, hap pas hapi, nėpėrmes njė sistemi zingjir pyetjesh-pėrgjigjjesh, qė tė mund tė zbulojė atė qė ndodhet brėnda tij nė njė gjėndje latente. Dialogu kishte si qėllim tė heqė mantelet e paditurisė, por ky ‘’pastrim mendor’’ nuk ishte i mundur pa njė qėndrim modestie shpirtėrore, pėr tė braktisur dikush bindjet e tij tė rreme pėrpara saktėsisė tė sė vėrtetės.

Kėtė art tė ‘’lindjes’’ sė shpirtrave, Sokrati e quante obstetrikė, pasi nėpėrmes kėsaj dijeje, pėrgaditet esenca qė njeriu fsheh brėnda tij. Pėrgaditja me tė cilėn fillonte obstetrikėn, ishte ironia.

Sokrati besonte se ekzistojnė situata ku dija, vetėm, nuk shtė e mjaftueshme pėr tė na udhėhequr nė vendimet e drejta. Nė kėto situate Sokrati degjonte ‘’demonin’’ qė ndodhej brėnda tij, njė zė kėshillues, qė shumicėn e rasteve e frenonte.

Pavarėsisht se ai edukoi historianė, filozofė, politikanė, dhe konsideronte se pjesmarrja e tij nė kėto sektorė ishte shumė larg ambicjeve tė tija shpirtėrore, dhe njė gjė e tillė do ti merrte shumė kohė nga vepra e tij. Kėshtu ai bėhet njė udhėheqės i njė aristokracie tė shpirtit, dicka qė i krijonte pėrplasje me demokratėt qė ishin nė atė kohė nė pushtet.

Rivaliteti personal nė kombinim mė shtrembėrimin e mėsimdhėnies sė tij e udhėhoqėn nė gjyq. Ligjshmėria e tij e rreptė e bėri qė tė pėrcmojė dhe tė vazhdojė jetėn e tij duke kaluar nga njė vendim gjyqėsor i padrejtė. Mėsimdhėnia e tij thonte se ėshtė mė mirė tė tė bėhen padrejtėsi se sa tė bėsh padrejtsi ti vetė.

Pavarėsisht se kishte mundėsinė pėr tu arratisur , zgjodhi vdekjen, duke pirė helmin. Kėshtu akrediton, si me jetėn ashtu edhe me vdekjen e tij, mėsimdhėnien e tij etike, se pėrmbajtja e vėrtetė e jetės konsiston nė veprimin pozitiv, domethėnė nė kryerjen e pandalueshme tė veprimeve te drejta. U dėnua me vdekje por megjithatė kjo gjė ndihmoi jashtė mase nė lavdinė e tij tė madhe. Madhėshtia e Sokratit ndodhet se dhe jeta dhe mėsimdhėnia e tij ishin e njėjta gjė.

Pavarėsisht se Sokrati nuk themeloi ndonjė shkollė, filozofia e tij u zhvillua nga nxėnėsit e tij drejt drejtimeve tė ndryshme, dhe doktrina e tij etike ishte rrėnja qė ushqeu shume sisteme filozofike tė rėndėsishme tė historisė sė Filozofisė. Sokrati la shenjėn e tij jo vetėm nė filozofinė greke por edhe nė tė gjithė Filozofinė Perėndimore, pasi ishte ai qė vuri bazėn e Etikės dhe Dialektikės.

Tė mos harrojmė se si Platoni, njėri nga nxėnėsit mė tė rėndėsishėm tė Sokratit, u influencua shumė nga mėsuesi i tij, tė cilin e kishte si model dhe e bėri tė pavdekshėm nėpėrmes veprave tė tij, duke e vėnė tė fliste pėr njė botė tė tėrė diturie.

/dituri.wordpress/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi