Tė pėrbetuarit, Mallkimet, Urimet nė shqip

Shko poshtė

Tė pėrbetuarit, Mallkimet, Urimet nė shqip

Mesazh  Magus prej 27.12.10 19:38

Duke qene se te Pėrbetuarit, Mallkimet, Urimet  bejne pjese ne fushen e magjise sugjestive dhe autosugjestive po sjelle disa me te njohurat:

Tė pėrbetuarit nė shqip

Pėr bukė.
Buka mė zėntė sytė.
Pėr kėtė bukė qė na mban me frymė.
Mė vraftė buka qė haj.

Pėr kėtė baltė qė do tė na hajė (duke pėrpjekur kėmbėn pėr tokė).
Pėr kėtė dhé qė na ushqen dhe na mban gjallė.

Pėr kėtė gur (duke zėnė gur me dorė).
Pėr kėtė zjarr (duke diktuar zjarrin).
Pėr synė e djellit (duke diktuar djellin)

Pėr kokėn e djalit tė vetėm qė mezi e kam.
Pėr kokėn e djemvet.
Pėr kokėn time.
Pėr kokėt time qė s'ma bėn mė nėneja.
Pėr kėtė nur (dritė) qė po digjet aty (duke diktuar dritėn e ndezur).

Pėr sytė tė ballit.
Mbetėsha pa sy (duke zėnė sytė me dorė)
Mbetėsha pa sy dhe lipsha derė mė derė.

Pėr shpirtin e atyre qė po treten atje (duke diktuar varre)


Marre nga Pano Tase - Visaret e Kombit 1941
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



155


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė pėrbetuarit, Mallkimet, Urimet nė shqip

Mesazh  Magus prej 15.06.13 21:20

Mallkime popullore nga Lugu i Baranit

1. T’raft pika n’zemer!
2. T’marrtė tatakurti!
3. T’u rritė menja!
4. T’marrtė pushka n’lule t‘ballit!
5. T’huptė fara e keqe!
6. Ta marrtė zoti gojen ditėn e bajramit!
7. T’u preft ora!
8. T’shpėrlaftė mordja!
9. T’raftė damlla!
10. T‘u qorrofshin syt!
11. T’mloftė dheu i zi!
12. Mos pafsh dritė kurr!
13. Tė mbettė shpija shkretė!
14. Mos pafsh kurr t’mira n’jetė!
15. T’u thaftė goja!
16. T’k’noftė qyqja mbi kulm!
17. T’shtifsh n’dhe pėr sė gjalli!
18. T’koftė haram gjini i nanės!
19. T’hangershin shtatmijė dreqen!
20. T’marshin orėt e liga!
21. Shkofsh e mos u kthefsh!
22. E vrafsh veten me dorė tane!
23. Mos t’qeltė sabahi jarabi!
24. U bafsh me t’dhanė ujė me lugė!
25. T’u qorrofshin sytė!
26. T'marrarshin ethet!
27. T'lafshin mendt e kreis!
28. T'djegt zjarmi xhehnemit!
29. T'gjet e liga!
30. Tu thafshin krahet!
31. Mos t'majt dheu mrena kur vdeksh!
32. T'raft zhuga!
33. U qorrofsh!
34. T'hangershin ujqėrit!
35. T'u mshelt shpija me therra!
36. Ta theft zoti qafėn!

Mblodhi Haxhi Muhaxheri, 1985
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



155


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė pėrbetuarit, Mallkimet, Urimet nė shqip

Mesazh  Magus prej 15.06.13 21:26

Urime nga Lugu i Baranit - Kosove

1. Zoti ta dhashtė t’marėn!
2. U bafsh me t’marrė lakmi kret katuni!
3. T’lumt goja se mirė po folė!
4. T’daft' djali pleqni!
5. U baft“ ni mahallė prej teje!
6. E marrėsh njė nuse t’mirė!
7. Hallall t’koftė gjini i nanės!
8. Lum ajo nanė qi t’ka ba!
9. Lum ai burr qi ka me t‘marrė!
10. T’marrtė e mira!
11. Tu shtofshin t‘mirat!
12. T’ardhshin t’mirat edhe at’here kur nuk i pret!
13. Tu gezoftė zemra ka shkofsh!
14. T’baftė edhe shelnja rrush!
15. Lum konaku qė t’ka mrena!
16. Tu rrit nera e bereqeti!
17. T’dalt nafaka sa mė parė!
18. T’ruajtė zoti prej t’ligave!
19. Tu prarofshin duart!
20. Hallal t’koft“ buka qė po e han!
21. Tu baft“ vorri tyrbe!
22. Paē bekimin e tė madhit!
23. T’dhashtė zoti sh’net e bereqet!
24. T’k’nofshin bilbilat mbi krye!
25. Veē g'zime paqtė shpija jote!
26. Tu shtoftė hisja!
27. Mos tu shoft zjermi votres!
28. U bafsh plak me mjekėrr!
29. T'shkoft zani tė mreti!
30. U rritėsh me shumė vllazen e motra!
31. Ta dhashte zoti ka se menofsh!
32. Paq faqen e bardhe!
33. Edhe guret e sokakut bafshin lum pėr ty!
34. T'kendoft zemra gjithmone!
35. Paq bekimin e tė madhit!

__
Mblodhi Haxhi Muhaxheri, 1986
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



155


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė pėrbetuarit, Mallkimet, Urimet nė shqip

Mesazh  55 prej 16.06.13 12:13

Ndermjet te thenit dhe te berit eshte ne mes nje det i tere. Po mbase keto betime ose mallkime nuk jane aq te keqija por mund te ndikojne ne subkoshincen tone, mallkimet me te renda jane ato qe behen ne magjine e zeze
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė pėrbetuarit, Mallkimet, Urimet nė shqip

Mesazh  Hagel prej 09.06.14 0:51

Mallkimet: Mallkimet qė lėshon tė Enjten e Madhe Ipeshkvi Imzot Pal Kamsi nė vitin 1745;


Kjofshin mallkue ata qė djegin shtėpinė e tjeter gja tė huej edhe ata qė tė thejnė pėr inat shtėpinė e huej.
Kjofshin mallkue ata qė vrasin xhakojt e hymė nder urdhnime.
Kjoftė mallkue kush ta zaptojė gjanė e kishės.
Kjoftė mallkue kush tė marrin bijat, motrat, mbesat, sherbtoret e tjera gra jashtė fesė sonė.
Kjoftė mallkue kush grabitė vajzat, tė vejat e tjera gra dhe kush tė bahet shkak e ndihmė.
Kjoftė mallkue ai qė mban dy gra.
Kjoftė mallkue ai qė tė marrin pėr grue tė kunatėn e tė emtėn e tjetėr grue qė s'e nep ligja.
Kjoftė mallkue ai qė s“ven kunorė me prift tė famullisė nė atė natė qė tė martohet.
Kjoftė mallkue ai qė shet tė krishtenėt e tė krishtenat pėr robina.
Kjoftė mallkue ai qė then testamentet e ēartė fjalen e tyne.
Kjoftė mallkue ai qė t“i shkaktojė idhnime priftenvet.
Kjofshin mallkue ata priftėn qė ēohen nė ndihmė tė shekullarėvet a tė turqvet dhe hyjnė me zaptue famullitė, edhe ata qė mė forcė tė tyne o tė tjetėrkuj duen me mbajtė o me perzanė ata priftėn qė tė kenė vendue ipeshkėvi.
Kjofshin mallkue ata gra e vajza qė qesin barrėn edhe ata qė kėshillojnė ose ndihmojnė pėr kėtė punė.
Kjofshin mallkue ata o ato qė bajnė mėni a lidhin njerėzit me kunorė pėr mos me ba fėmijė e pėr me i nda edhe ata e ato qė qesin short.
Kjofshin mallkue ata qė tue pasė tė fejueme tė bijėn, tė motrėn e tė mbesėn pėr njė tė vdekun, ia japin pėrsėri tė vėllait tė kėtij o dekė vajza e fejueme, ata i japin pėrsėri tė motren.
Kjofshin mallkue ata qė ndajnė gratė me kunorė e marrin tė tjera. Kjofshin mallkue ata qė e mbajnė o e ruejnė djalin e vajzėn tė fejueme nė njė shtėpi bashkė.
Kjoftė mallkue kush vaftė ndėr darsma me ngranė e me pie.
Kjoftė mallkue kush e shet gjanė e kishės.
Kjoftė mallkue kush baftė motra nė Tenzonė. Ashtu kjoftė.
Kujtim: Kėshnellash kurrnji prift mos tė thonė meshė natėn pa zbardhė drita mirė e mos tė rrėfejė natėn as mbasi tė prendojė dielli.

Ky mallkim i kje lexue popullit t'Ejten e Madhe prej vetė Ipeshkvit dhe mandej me radhė ndėr tė gjitha famullitė e dioqezės tė Shkodres.
1771, Gregori Radovani (Ejllori),
avatar
Hagel

86


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė pėrbetuarit, Mallkimet, Urimet nė shqip

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi