Pasuria jote fillon me ty

Shko poshtė

Pasuria jote fillon me ty

Mesazh  Xhemajl prej 26.12.10 23:18

Pasuria jote fillon me ty



Mirėqenia dhe varfėria kanė tė njėjtėn prejardhje. Ato kanė zanafillėn nė mendjen tonė. Prandaj, duhet tė vish tek zgjidhja e qartė, pėr tė pasur vetėm mirėqenie dhe sukses. Mirėqenia nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė gjė e rastit. I vetmi "rasti i favorshėm" ėshtė ai qė ti ja ofron vetes. Njė menaxher brilant i ri mė tha njėherė: "Unė punoj shumė dhe mė gjatė se sa duhet.

Propozimet dhe rekomandimet e mia janė pranuara nga udhėheqėsit e biznesit, sepse i kanė sjellė para organizatės. Qe tre vjet nuk mė gradojnė, edhe pse morėn kėrkesėn pėr ngritjen e pagės dhe, edhe pse pėrparuam."

Ky burrė ishte i zellshėm e inteligjent dhe punonte shumė, por mė kot. Arsyeja qėndronte tek marrėdhėnia e tij me ish-gruan. Tri vjet zgjati procesi gjyqėsor pėr ndarjen e pasurisė dhe mirėmbajtjen. Nė nėnvetėdijen e tij ai nuk donte tė fitonte mė para, sepse sa mė shumė qė pezullohej seanca, aq mė tepėr mund tė kėrkonte gjykata pėr mirėmbajtje nga fitimi i tij. Ai hidhėrohej pėr shumėn e mirėmbajtjes sė caktuar nga gjykata, ndėrkohė qė i dukej shuma e madhe dhe priste vendimin pėrfundimtar.

Unė i shpjegova atij mėnyrėn e veprimit tė nėnvetėdijes dhe se ishte pikėrisht si iniciuesi i mossuksesit tė tij nė punė, sepse nuk dėshironte tė fitonte mė para, duke e ndjekur qartė kėtė koncept negative. Inati, urrejtja, kundėrvėnia si dhe qėllimi i tij, qė shmangte ēdo gjė qė shkonte nė favor tė gruas sė tij, ishte vulosur gjithnjė e mė shumė nė nėnvetėdijen dhe i shfaqeshin nė ēdo fazė tė mossuksesit tė tij.

Nėse me mendime ua ke zili tjerėve pėr mirėqenien e tyre, atėherė automatikisht atė ia heq edhe vetes. Andaj, ndiqe rregullėn e artė: mendo dhe fol mirė pėr tė pėr tė tjerėt dhe ashtu vepro! Mos lejo kurrė qė urrejtja, hidhėrimi apo kritika tė tė pėrulin, sepse nėpėrmjet mendimeve negative vė nė lėvizje edhe efekte negative nė ēdo fushė tė jetės. Ky menaxher i ri e kuptoj se kishte qenė ai qė bllokonte shpalosjen dhe pretendimet e tij. Kėshtu, pėrgjigjja e problemeve tė tij qėndronte tek ai, duke u bindur se urrejtja mund tė largohet me dashuri, ngase po qe se gruas sė tij tė dikurshme dhe fėmijėve t’u uronte shėndet, dashuri dhe paqe, do ta ofronte dhe tek vetja kėtė gjendje nė po atė masė.

Ai filloi tė kuptojė se gruaja e tij kėrkonte njė shumė tė arsyeshme pėr pėrkujdesjen e tre fėmijėve dhe se ai duhej t’ia jepte asaj me zemėr, sepse gjithēka qė jepte me vullnet, do t’i rikthehej atij nė shumė mėnyra. Kėshtu, ai shpeshherė e pėrdorte lutjen vijuese: "Zoti ėshtė dashuria dhe Ai ėshtė jeta. Kjo jetė e vetme ėshtė ė pandashme. Shpaloset tek njerėzit dhe pėrmes tyre krijohet qendra e ekzistencės sime. Kėshtu edhe dashuria e largon tė keqen. Njohuria pėr forcėn e dashurisė i pėrballon tani tė gjitha gjendjet negative. Dashuria dhe urrejtja nuk mund tė qėndrojnė pranė njėra-tjetrės.

Unė po ndez dritėn e Zotit pėr tė gjitha frikat dhe mendimet e frikshme nė shpirtin tim, dhe ato ikin. Lind drita (drita e sė vėrtetės) dhe hijet e natės (frika dhe dyshimi) arratisen . Unė e di, dashuria hyjnore mė zgjon, mė udhėheq dhe mė ndrit shtegun. Unė jam shprehja e Zotit nė tė gjitha mendimet, fjalėt dhe veprimet e mia. Natyra e Zotit ėshtė dashuria dhe unė e di se dashuria e plotė e largon frikėn."

Brenda disa muajsh ky i ri u shndėrrua nė brendėsi. Ai u bė mė i dashur, mė i sjellshėm, mė i lidhur dhe bėri njė risi shpirtėrore . Gjendja e tij financiare u shndėrrua pėr tė mirė, dhe shpejt pasoi gradimi i tij qė duhej tė ishte gati i shpalosur. Ish-gruaja e tij i kėrkoi tė pajtoheshin dhe drita e dashurisė, e cila i kishte udhėhequr dhe bashkuar dikur, i qoj sėrish drejt altarit, ku u ribashkuan zemrat e tyre. "Atė qė Perėndia e ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė!"


(Pjesė nga libri i autorit tė mirėnjohure, Xhozef Marfi, "Bėhu i pasur dhe i lumtur")
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi