Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė

Mesazh  Equinox prej 22.12.10 1:06

Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė



- Simboli i masonerisė moderne, piramida e dyfishtė, nė formė rombi, si dhe simboli tjetėr i masonerisė moderne, piramida me syrin gjithėpamės nė majė, tradhėton faktin se masoneria moderne spekulative ėshtė vazhdim vėllazėrisė sekrete tė Egjiptit tė Lashtė, qė ka ekzistuar sė paku qė nga koha e Amenhotep IV nė shekullin XIX para Krishtit, por qė gjasat janė qė tė ketė qenė shumė mė e vjetėr, qė 28 shekuj para Krishtit.

Qė masoneria e sotme e ka prejardhjen nga Egjipti i Lashtė, kuptohet dhe nga miti fals qė ka krijuar ajo sikur betimi masonik e ka prejardhjen nga sakrifikimi i Hiram Abif dhe ndėshkimi i vrasėsve tė tij.

Masonėt bėjnė njė betim tė ėprgjakshėm pėr tė cilin thonė se e ka origjinėn nga njė histori bibilike e vrasjes sė arkitektit tė Tempullit tė Mbretit Solomon, qė quhej Hiram Abif, nga tre muratorė tė armatosur nga vegla pune, qė quheshin Jubela, Jubelo dhe Jubelum. Ata e vranė Hiram Abifin se ai nuk pranoi t’ u zbulonte sekretet e profesionit tė vet. Sipas mitit masonik tre vrasėsit u kapėn dhe u penduan pėr krimin.

Atėherė iu kėrkua qė tė zgjidhnin vetė ndėshkimin e tyre. I pari zgjodhi qė t’ i pritej fyti dhe t’ i shkulej gjuha, i dyti qė t’ i ēahej gjoksi dhe t’ i shkulej zemra, e cila do t’ u hidhej si ushqim zogjve ose kafshėve tė egra, ndėrsa i treti qė t’ i digjeshin tė brendshmet dhe hiri i tyre tė shpėrndahej gjithandej. Prandaj masonėt pretendojnė se ata e bėjnė sot njė betim tė ngjashėm.

Problemi ėshtė se nė Bibėl nuk thuhet asgjė pėr arkitektin Hiram Abif. Nė Bibėl tregohet vetėm pėr njė Hiram qė erdhi nė Jerusalem pasi kishte mbaruar ndėrtimi i tempullit tė Solomonit. Dhe pėr vetė tempullin dihet se ishte prej druri dhe jo prej guri.

Duket se masonėt kanė projektuar nė ndėrtimin e tempullit tė Solomonit njė histori nga Egjipti antik, atė tė faraonit egjiptian Senquenre Tao, qė jetoi nė shekullin XVI para Krishtit dhe qė u vra se nuk pranoi tė jepte dijet sekrete qė zotėronte. Masoneria moderne ka vazhduar traditėn e asaj tė Egjiptit antik, me anė tė njė sistemi tė transmetimit nga brezi nė brez tė dijeve ezoterike.

Pėr masonėt spekulativė tė shekullit XVIII nuk ka ndonjė sekret pėrmbajtja e letrave tė Al-Amarnas.

Me kėto simbole, masoneria moderne spekulative, e tradhėton veten si njė konspiracion qė vazhdon traditėn okulte tė ideimit dhe zbatimit tė njė projekti pėr tė ndėrtuar njė qendėr sekrete pushteti nė njė shoqėri njerėzore, duke qenė se pjesa e dukshme e shkallėzuar e piramidės mbi tokė tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndėrsa pjesa e padukshme e piramidės, nėn tokė, nė funksion tė sė cilės ėshtė ndėrtuar pjesa e dukshme e piramidės, simbolizon shkallėt e pushtetit sekret deri tek maja e pėrmbysur e cila kontrollon gjithēka, ēka simbolizohet me anė tė syrit gjithėpamės nė majė tė piramidės sė dukshme, qė ėshtė “syri” i “kokės” sekrete misterioze qė drejton gjithēka.

Kėshtu, institucionet e shoqėrisė dhe shtetit modern, parlamenti, qeveria, partitė politike, pushteti vendor, gjykatat, policia, OJF-tė, mediat etj., janė pjesa e dukshme e “piramidės” sė pushteteve nė shoqėri, ndėrsa ato nė fakt kontrollohen nga njė “piramidė” e padukshme pushteti, qė i manipulon ato sipas konveniencave tė njė oligarkie sekrete, qė vėrtet nuk duket por qė realisht ka syrin gjithėpamės” nė majė tė piramidės sė dukshme tė pushteteve nė shoqėri.

E gjithė kjo realizohet duke vėnė masoneria njerėzit e Vėllazėrisė konspirative nė poste-kyēe nė funksionet publike. Zeja kryesore e kėsaj oligarkie sekrete ėshtė manipulimi i ngjarjeve nė rang vendi dhe nė rang botėror. Revolucioni Francez nė shekullin XVIII ėshtė njė deja vu e asaj qė ndodhi nė Egjipt nė shekullin XIV para Krishtit, nė kohėn e Amenhotepit IV (Akhetaten).

Pas Revolucionit francez qendron llozha e madhe masone e Francės e krijuar nė 1731, 58 vite para revolucionit, Grand Orient de France. Veēanėrisht e implikuar nė pėrgatitjen e revolucionit ka qenė njė llozhė masonike nė orbitėn e Grand Orient, qė quhej “Les neuf soeurs”(“Nėntė motrat”).

Para fillimit tė revolucionit dhe nė fillimet e tij, Mjeshtri i Madh i Grand Orient ka qenė njė aristokrat shumė i lartė, Louis Philippe, Duka i Orleanit, kushėriri i mbretit Louis XVI. i cili pretendonte fronin mbretėror tė Francės. Mė vonė ky do tė bėhej Mbreti Louis Philippes II dhe do tė mbretėronte nga viti 1830 nė 1848.

Masonėt e kishin bindur atė se qė tė bėhej mbret, ishte i nevojshėm njė revolucion qė do tė rrėzonte Burbonėt nga froni, dhe qė do tė godite kishėn qė ishte mbėshtetėse e Burbonėve. Ashtu si Amenoteph IV, 32 shekuj para tij, edhe Duka i Orleanit, e pranoi planin e masonėve, pa e kuptuar plotėsiht se pėr ēfarė qėllimesh donin ta pėrdornin.

Kėshtu qė ai dhe aristokratė tė tjerė ndihmuan masonėt qė tė organizonin revolucionin, qė nė fakt u krye sipas skenarit tė njė grushti shteti, pa pjesėmarrje masive tė turmave, aq nė Paris dhe jo mė nė pjesėn tjetėr tė Francės qė ishte thjesht spektatore e asaj qė po ndodhte. Pasi u pėrmbys mbreti, oligarkia sekrete e revolucionit e harroi premtimin qė i bėri Dukės sė Orleanit dhe shpalli Republikėn, nė dukje tė qytetarėve.

Por nė 28 korrik 1794, Robespieri, nga foltorja e Konventės (parlamentit) denoncoi faktin se Republika kishte rėnė nėn kontrollin e njė oligarkie sekrete, masonerisė: “Unė nuk guxoj tė them emra nė kėtė moment e vend. Unė nuk mund t’ i lejoj vetes tė ējerr vellon qė mbulon kėtė mister tė thellė tė Antikitetit.

Por unė mund tė afirmoj qė mes autorėve tė kėtij komploti janė agjentė tė kėtij sistemi korrupsioni e ekstravgance, mė i fuqishmi i shpikur nga tė huajt pėr tė mposhtur republikėn”. Pas kėtij fjalimi, Robespieri, nė dy tė mėngjesit u arrestua, dhe ditėn nė vazhdim u ēua nė gijotinė.

Kryeministri britanik i kohės, William Pitt i Riu, duke parė atė qė po ndodhte nė Francė, si dhe atė qė kishin bėrė masonėt nė Amerikė, ku kishin ideuar dhe zbatuar planin e shkėputjes sė kolonive amerikano-veriore nga Kurora Britanike, me anė tė njė rebelimi, nė vitin 1799 bėri qė parlamenti tė miratojė «The unlawful societies Act», qė ndalonte tė gjitha shoqėritė qė u kėrkojnė anėtarėve tė tyre tė mbajnė njė betim dhe njė obligim tė fshehtė, duke pėrfshirė dhe ato masonike.

Pra, kryeministri William Pitt, i cili do tė ishte armiku mė i pakompromis i Francės revolucionare dhe mė pas napoleoniane, prakitikisht kishte njė teori konspiracioni sipas sė cilės masonėt kishin konspiruar nė Francė pėr pėrmbysjen e rendit politik dhe shoqėror nė fuqi dhe se tė njėjtėn kishte rrezik ta bėnin dhe nė Britaninė e Madhe.

Ligji i miratuar i jepte kėsaj teorie konspiracioni. Por nėn presionin e llozhave masonike, ato u pėrjashtuan specifikisht nga ky ligj, por u detyruan qė t’ u paraqesin autoriteteve njė herė nė vit listėn e anėtarėve tė tyre. Shumė kohė mė vonė, nė vitin 1967 ky detyrim u hoq.

Nė SHBA masoneria moderne u soll nga francezėt, edhe pse atje u pėrhap kryesisht Riti Skocez i masonerisė, qė ėshtė ende dominues. Riti Skocez qė u pėrhap nė SHBA nė shekullin XVIII, nė fakt u ideua nė Paris, nė vitet gjashtėdhjetė tė shekullit XVIII, nga njė forum mason i quajtur Kėshilli i Perandorėve tė Lindjes dhe Perėndimit, si njė rit me 25 shkallė hierarkie dhe sekreti.

Ky do tė quhej dhe Riti «Morin» se masoneria pariziane i dha licencėn njė masoni nga Bordo, tregtarit Estienne Morin, qė ta pėrhapte kėtė rit nė Botėrn e Re (dy Amerikat), duke e emėruar nė 1761 Inspektor i Madh pėr Botėn e Re.

Ishte koha kur Franca dhe Britania e Madhe ishin rivale dhe armike, kėshtu qė duket se masoneria franceze duhet ta ketė parė misionin e saj nė Botėn e Re, si njė subversion nė zotėrimet koloniale tė Kurorės Britanike.

Si bashkėpunėtor i Morin ishte njė holandez i natyralizuar nė francez, Henry Andreė Francken. Francken shkoi nė 1767 nė New York, ku bėri zėvendės-inspektor tė pėrgjithshėm njė tregėtar ēifut tė quajtur Moses Michael Hays. ku dha njė licencė masonike pėr hapjen e njė llozhe nė Albany, nė zotėrimet britanike. Me kėtė rast u hap nė Neė York llozha e parė masonike nė zotėrimet britanike nė Amerikė, nė Albany tė New York.

Heys do tė bėhej pėrhapėsi i masonerisė sė Ritit Skocez nė Amerikėn Veriore, duke emėruar nė 1781 tetė nėn-inspektorė tė pėrgjithshėm. Nga kėta Issac De Costa, njė ēifut me origjinė portugeze do tė bėhej themelues i masonerisė sė Ritit Skocez nė Karolinėn e Jugut, Abraham Forst nė Virginia, Joseph M. Myers nė Meryland, Barend M. Spitzer nė Georgia.

Ndoshta ėshtė rastėsi, por nga kėto shtete ka dalė numri mė i madh presidentėsh tė SHBA nė dekadat nė vazhdim. Do tė ishte llozha masonike e Bostonit ajo qė do tė kishte njė peshė tė madhe nė Revolucionin Amerikan. Sot nė SHBA dominon masoneria e Ritit Skocez, e cila ėshtė njė zhvillim i Ritit Morin, duke evouluar nga njė rit me 25 gradė, nė njė rit me 33 gradė.

Nė fakt, gradėt nė Ritin Skocez fillojnė nga e katėrta, pėr tė vazhduar deri tek e tridhejtėetreta. Riti Skocez quhet Appendant (i atashuar, i shtuar) dhe pėr t’ u anėtarėsuar nė tė, dikush duhet tė jetė anėtar i njė llozhe masone. Riti Skocez, qė mund tė konsiderohet edhe si aristokracia e masonerisė anglosaksone, funksionon mbi parimin e tyre qė mund tė quhen superllozha.

Pėr tė hyrė nė sistemin e hierarkisė tė Ritit Skocez, nga grada e katėrt tek e tridhjetėetreta, duket tė jesh anėtar i njė llozhe masone, dhe tė kesh arritur gradėn e tretė, atė tė master mason (mjeshtrit mason). Vetėm pas kėsaj mund tė hysh nė superllozhė, duke marrė gradėn e katėrt, qė ėshtė mė e ulta, dhe qė quhet «Secret Master».

Grada mė e lartė, e tridhjetėetreta ėshtė ajo e Sovereign Grand Inspector General (Inspektorit tė Madh tė pėrgjithshėm Sovran). Menjėherė poshtė tij nė gradėn e tridhjetė e dytė ėshtė Sublime Prince of Royal Secret (Princi Sublim i Sekretit Mbretėror).

Nė gradėn e tridhjetė e dytė ėshtė: General Inspector Inquisitor Commander (Komandanti hetues-Inspektor i pėrgjithshėm) Nė masonerinė amerikane llozhat e njohin formalisht Ritin Skocez, ndėrsa United Grand Lodge of England nuk e njeh, por nuk e ndalon pjesėmarrjen nė tė tė anėtarėve tė saj.

Rrjeti i llozhave masonike tė Ritit Skocez nė SHBA drejtohet nga dy qendra tė fuqishme: Kėshilli Suprem pėr Juridiksionin e Jugut (tė SHBA) nė Washington D. C. Dhe Kėshilli Suprem nė Lexington Massachusets, pėr Juridiksionin e Veriut (tė SHBA).

Sot nė botė ka dy linja kryesore rivale tė masonerisė sė lirė, masoneria anglosaksone dhe ajo franceze, tė cilat kontrollojnė llozha nė vende tė ndryshme tė botės qė janė nė orbitėn e tyre.

Masoneria anglosaksone ka tre qendra kryesore tė fuqishme, nga tė cilat njė ėshtė nė Londėr (United Grand lodge of England) dhe dy nė SHBA, tė cilat janė Kėshilli Suprem pėr Juridiksionin e Jugut (tė SHBA) nė Washington D. C. Dhe Kėshilli Suprem nė Lexington Massachusets, pėr Juridiksionin e Veriut (tė SHBA).

Ndėrsa Grand Orient de France ėshtė organizata mė e fuqishme masonike nė Francė, dhe i pėrket grupit ateist tė masonerisė ndėrkombėtare, duke qenė dhe zemra e tij. Kjo organizatė ėshtė njė rivale e pėrjetshme e masonerisė anglosaksone, me tė cilėn ėshtė armiqėsuar qė nė vitin 1877, kur Grand Orient hoqi kriterin e besimit tek Zoti pėr pranimin e anėtarėve.

Nga fjalėt e Mjeshtrit tė Madh tė Grand Orient, Quillardet, qė vizitoi Shqipėrinė para disa kohėsh, u mėsua se sot kriter pėr t’ u pranuar nė kėtė organizatė masonike ėshtė ateizmi.

Kjo u bė e qartė kur Quillardet, nė intervistėn qė dha nė emisionin «5 pyetje nga Babaramo», nė Neės-24, kur u shpreh se masoneria ėshtė e nevojshme tė ekzistojė pėr tė garantuar laicizmin e shoqėrisė, pėrkundėr rrezikut tė dominimit tė klerikalizmit, paraqiti si njė ndėr rreziqet edhe shtimin e teorive antidarviniste.

U mor vesh, frankomasoneria e Grand Orient e paska darvinizmin, pra ateizmin, princip tė saj, pavarėsisht se Guillardet deklaroi se nė masoneri nuk ka doktrinė, dhe se ajo ėshtė njė bashkim i mendjeve tė lira. Por, del se ėshtė njė bashkim i mendjeve qė janė tė lira tė besojnė se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni.

Tė gjitha organizimet shoqėrore qė kanė marrė si njė nga premisat e tyre-bazė teorinė se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni kanė pėrfunduar duke e majmunizuar njeriun. Komunizmi ėshtė prova mė impresionuese pėr kėtė gjė.

Masoneria franceze e Grand Orient nuk mund tė bėjė pėrjashtim. Ku qėndron e keqja e masonerisė sot?

Nė pamje tė parė masoneria tė le pėrshtypjen e njė trilli tė ēuditshėm ku burrat bėjnė njė lojė fėmijėsh. Por e vėrteta ėshtė se kėtu ka njė tė keqe tė madhe. E keqja e madhe e masonerisė ėshtė se ajo influencon nė vendimmarrjen publike, nė mėnyrė konspirative.

Njė shtetar, politikan, deputet, gjykatės, prokuror, gjeneral, biznesmen, botues, profesor etj., qė ėshtė mason do tė veprojė nė punėn e tij publike, jo siē do t’ i thoshte ndėrgjegjia e tij dhe interesi publik, por sipas urdhėrave tė masonerisė dhe nė interes tė anėtarėve tė vėllazėrisė sekrete. Urdhėri i vėllazėrisė sekrete dhe ėshtė ligji mė i lartė pėr masonin dhe prevalon mbi ligjin publik. Njė funksionar publik i ēdo rangu qoftė, qė ėshtė mason, nuk e ka mė vetėdijen dhe interesin e shėrbyesit publik, por vetėdijen dhe interesin e shoqėrisė sekrete.

Ai ėshtė njė konspirator qė vepron jo mė pėr tė mirėn publike, por pėr konsolidimin e pushtetit okult dhe tė pasurisė sė vėllazėrisė dhe anėtarėve tė saj. Siē tregova mė lart, Riti Skocez me 33 shkallėt e tij ėshtė njė strukturė ezoterike e sofistikuar, qė tė ndriēon pėr njė qendėr konspiracioni pėr tė krijuar njė pushtet tė gjithėfuqishėm okult nė shoqėri. Simotra e saj franceze Grand Orient nuk ėshtė mė ndryshe.

Nė kushtet e shoqėrisė sė sotme perėndimore, asgjė nuk e justifikon ekzistencėn e njė strukture tė tillė si masoneria. Nėse masoneria kishte njė justifikim nė shoqėritė me kasta, ku ajo ishte njė formė e organizuar disidence, si dhe njė kundėrbalancim i aristokracisė dhe kastės sė klerikėve, qė ishin tė gjithėfuqishme, sot ajo nuk ka njė justifikim. Sot masoneria ėshtė bėrė ajo ēka njerėzit e saj pretendojnė se ishin kleri dhe aristokracia, kur masoneria luftoi kundėr tyre, pra kastė qė ushtron njė pushtet okult nė shoqėri.

Ėshtė shumė alarmuese qė tek masoneria marrin pjesė njerėz qė kanė poste tė rėndėsishme zyrtare nė sistemin publik tė institucionev, nė shoqėrinė civile, biznes, media etj.

Nė Itali, nė 1982, policia zbuloi rastėsisht dokumentet e llozhės masonike tė Romės “Propaganda Due“ (P 2) ku kishte shumė deputetė, senatorė, ministra, gjykatės, prokurorė, funksionarė tė lartė tė shėrbimeve sekrete, diplomatė, ushtarakė tė lartė, funksionarė tė lartė tė policisė, afaristė, gazetarė etj.

Kuptohet se bashkimi i njerėzve tė fuqishėm nga kėto fusha, nė njė shoqatė tė fshehtė ishte nė kuadrin e njė konspiracioni pėr tė krijuar njė qendėr pushteti okult, nė dobi tė konspiratorėve.
Zbulimi kėsaj llozhe ėshtė shpjeguar edhe me atė se ishte pjesė e rivalitetit mes linjave tė ndryshme tė masonerisė ndėrkombėtare.

E pra, deri atėherė italianėt qė besonin tek pushteti okult masonik, ishin vėnė nė lojė si paranojakė, maniakė tė teorive tė konspiracionit etj., por doli tė ishte ndryshe. Paranojakė kishin qenė ata qė nuk besonin nė to.

Masoneria ėshtė mafie e legalizuar

Ata qė e shfajėsojnė masonerinė me argumentin s endryshe nga mafia, ajo nuk e shkel ligjin, bėjnė sikur harrojnė se masoneria nuk ka nevojė ta shkelė ligjin se ajo qėndron mbi ligjin dhe e bėn ligjin.

Masoneria sigurisht qė ka pasur njė influencė tė madhe nė ngjarje tė rėndėsishme historike dhe kjo gjė thuhet jo vetėm nga ata qė shpėrfillen si teoricienė konspiracionesh.

Nė librin e njė autoriteti si Bernard Lewis “Lindja e Turqisė moderne”, ku thuhet se llozhat masonike patėn njė rol tė madh nė Revolucionin Xhonturk dhe nė ngjarje tė tjera nė Imperinė Osmane dhe Turqi dhe dihet se xhonturqit krijuan njė kastė qė ushtronte njė pushtet okult pas institucioneve zyrtare me anė tė Komitetit, tė ashtuquajtur, pėr Bashkim e Pėrparim.

Ajo qė i pėrgėnjeshtron pretendimet e masonėve, se ata janė njė shoqatė idealiste, e pafajshme, nėse doni snobėsh, ėshtė betimi masonik qė ėshtė i frikshėm dhe i pėrgjakshėm. Masonėt betohen se nėse do tė nxjerrin sekretet e Vėllazėrisė, atyre le t’ u ēahet gjoksi dhe do t’ u shkulet zemra, dhe do t’ u jepet si ushqim zogjve apo kafshėve tė egra, se do t’ u shqyhen gjymtyrėt, do t’ u digjen mushkėritė dhe do tė shpėrndahet hiri nė ajėr.

Pretendimi i masonėve se kėto kanė mbetur nga tradita nuk duket bindės. Pėrse janė dashur nė tė shkuarėn kėto betime kanibaleske dhe pėrse duhen ende sot, nėse ėshtė fjala pėr njė shoqatė qė pretendon tė jetė njė shkollė morale? Dhe tė mendosh se nė ēdo shkallė tė masonerisė bėhet njė betim i ri, mė i egėr.

Masoneria ėshtė njė fe sekrete, qė i shėrben njė kaste sekrete, si instrument sundimi okult nė shoqėri.

Masoneria dhe demokracia, masoneria dhe liria pėrjashtojnė njėra tjetrėn. Demokracia sa kohė ekziston masoneria nuk mund tė jetė veēse demokraci masonike, ashtu si demokracia nė kohėn e komunizmit ishte demokraci e ashtuquajtur popullore, qė ishte eufemizmi komunist pėr despotizmin.

Argumenti i masonėve se fakti qė ata i ka luftuar fashizmi tregon se kanė qenė nė dobi tė lirisė nuk vlen, se fashizmi shikonte tek masoneria njė qendėr rivale pushteti despotik. Masonėt kanė si strategji kryesore pėr tė zhvlerėsuar kritikat ndaj tyre, qė t’ i etiketojnė kritikat ndaj tyre si teori konspiracioni. Me kėtė ata e projektojnė tek kundėrshtarėt e tyre tė keqen e vet, pra konspiracionin.

Por a nuk ėshtė sekreti i shkallėzuar i masonėve, i ruajtur me betime makabre, premisė logjike pėr teori konspiracioni? Ėshtė absurde dhe skandaloze qė njė instrument pushteti okult despotik, oligarkik, i trashėguar nga Antikiteti i thellė, tė paraqitet sot si instrument nė dobi tė lirisė, demokracisė, sė mirės dhe sė drejtės.

Karl Popper nė librin e vet “Shoqėria e Hapur dhe Armiqtė e Saj” (1945), shkruan: “Unė nuk dua tė them qė konspiracionet nuk ndodhin kurrė. Nė tė kundėrt, ato janė fenomen social tipik”.

Popper gjithashtu thotė: «Konspiracionet ndodhin, kjo duhet pohuar. Por fakti qė tė godet, i cili, pavarėsisht ndodhjes sė tyre, disaprovon teorinė e konspiracionit, ėshtė qė pak nga kėto konspiracione janė pėrfundimisht tė sukseshme. Konspiratorėt rrallė e konsumojnė konspiracionin».

Shumė e drejtė! Prandaj ky libėr nuk pėrkthehet nė Shqipėri, edhe pse ai i ka dhėnė emrin kolanės sė botimeve tė fondacionit nė Shqipėri, “Libra pėr njė shoqėri tė hapur” tė Piro Mishės, se Fondacioni “Soros” qė i financon kėto botime, ėshtė njė strukturė nė orbitėn e masonerisė.

Popper e ka fjalėn pėr rastet qė i konvenojnė atij, por kjo qė thotė ai mund tė shihet dhe me vlerėn e njė postulati universal. Duke ndjekur logjikėn e Popper mund tė thuhet se teoritė e konspiracionit, pėrveē kur konspiratorėt vetėzbulohen pas suksesit tė plotė, kur e gjykojnė tė arsyeshme, ose rastit kur del njė i penduar nga rradhėt e konspiratorėve qė rrėfehet, siē ndodhi me mafian, qė ishte njė konspiracion, vėrtetohen me prova tė tėrthorta.

Kjo vlen dhe pėr masonerinė. Masoneria ėshtė e ngjashme me “Vėllain e Madh” nė “1984” tė George Orwell, pra ėshtė njė qendėr pushteti despotik okult.

Nga Kastriot Myftaraj
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė

Mesazh  yasmin prej 27.01.11 22:28

"E keqja" e Masonerise konsiton ne disa pika:

Se pari; eshte keqkuptuar nga masa, por kjo ben qe te shfaqet ne aspekt pozitiv sepse tregon me se miri faktin qe, jo cdokush ka kapacitete per te qene pjese e saj dhe per te mbajtur mbi shpatulla nje "sipermarrja gjigande" si Masoneria....

Se dyti; eshte keqperdorur emri i saj nga "mafie" qe nuk kane aspak lidhje me Te dhe, qe nuk jane ne gjendje as ta perceptojne filozofine e Saj, e lere per me tej...

Se treti; per te folur dhe shkruar mbi Te, marrin persiper njerez "te vegjel" qe as qe e njohin dhe, nuk kane per te arritur kurre ta njohin, por e perdorin sipas interesit "biografine" mbi Masonerine...
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė

Mesazh  rebelisistemit prej 11.02.11 17:21

yasmin shkruajti:"E keqja" e Masonerise konsiton ne disa pika:

Se pari; eshte keqkuptuar nga masa, por kjo ben qe te shfaqet ne aspekt pozitiv sepse tregon me se miri faktin qe, jo cdokush ka kapacitete per te qene pjese e saj dhe per te mbajtur mbi shpatulla nje "sipermarrja gjigande" si Masoneria....

Se dyti; eshte keqperdorur emri i saj nga "mafie" qe nuk kane aspak lidhje me Te dhe, qe nuk jane ne gjendje as ta perceptojne filozofine e Saj, e lere per me tej...

Se treti; per te folur dhe shkruar mbi Te, marrin persiper njerez "te vegjel" qe as qe e njohin dhe, nuk kane per te arritur kurre ta njohin, por e perdorin sipas interesit "biografine" mbi Masonerine...

YASMIN PO TI MASONE JE,QE JE KAQ E SIGURT QE MASONERIA NUK NA QENKA E KEQE?!
avatar
rebelisistemit

Nėsė do tė bėsh armiq, nuk ėshtė e nevojshme qė tė shpallėsh vetėm luftė, mjafton ta thuash tė Vėrtetėn. (Martin Luter King)

164


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Mesazh  nojre prej 15.02.11 12:19

pse te jete e keqe Masoneria ???

cfare te keqe ka bere ????

cfare te mire ka bere ????
avatar
nojre

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė

Mesazh  TheDog prej 28.02.11 1:35

yasmin shkruajti:"E keqja" e Masonerise konsiton ne disa pika:

Se pari; eshte keqkuptuar nga masa, por kjo ben qe te shfaqet ne aspekt pozitiv sepse tregon me se miri faktin qe, jo cdokush ka kapacitete per te qene pjese e saj dhe per te mbajtur mbi shpatulla nje "sipermarrja gjigande" si Masoneria....

Se dyti; eshte keqperdorur emri i saj nga "mafie" qe nuk kane aspak lidhje me Te dhe, qe nuk jane ne gjendje as ta perceptojne filozofine e Saj, e lere per me tej...

Se treti; per te folur dhe shkruar mbi Te, marrin persiper njerez "te vegjel" qe as qe e njohin dhe, nuk kane per te arritur kurre ta njohin, por e perdorin sipas interesit "biografine" mbi Masonerine...

pikerisht njerez te vegjel, dhe disa akoma me te vegjel si ceshte ku autori ktij postimit ketu.
avatar
TheDog

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė

Mesazh  Luli prej 28.02.11 11:17

Masoneria eshte religjion. Njeriu duhet ta gjeje shpirtin e lire dhe natyren e tij hyjnore.

Asnje religjion, asnje klub, asnje rreth, asnje organizate, asnje lozhe, nuk ka as imam e as pape qe mund te pretendojne te kene te verteten.
Fjala eshte dhene nga Krijuesi i vetem dhe unik, ajo eshte e permbajtur ne formen e saj te paster dhe ne dispozicion per te gjithe.
Masoneria eshte veper e lidhur aktualisht me principet e Rendit te Ri Boteror, ku i shohim edhe rezultatet e saj.
Paraja eshte religjioni i ri, kishat e reja jane bankat, dhe cilat jane kokat e ketyre strukturave tė turpshme? Masoneria.
Zgjohuni e mos flini...
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė

Mesazh  enya prej 13.03.11 14:56

Kam vene re qe ne kontakte qe kam pasur me shume njerez, e kane te paqarte dallimin midis masonerise dhe iluminatit! Te njejten gje ma kapi syri edhe ketu; masoneria dhe iluminati nuk jane e njejta gje, masoneria fatkqesisht eshte pjese e iluminati por nuk eshte vete iluminati.
Masoneria eshte e thjeshte ne nivelet e uleta deri ne ato Grand Master ku jane pjese e tyre njerez vertet te respektuar dhe human.. etc etc... e disa tituj te tjere fisnik, por me Lart lol ndryshon puna, ka sekrete edhe midis rangjeve te tyre, e rangjet e larta pjese e iluminati vlojne nga zullumi, aty po qe mbeshtillet nga satanizmi!
Mos i ngaterroni konceptet!
avatar
enya

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku qėndron e keqja e madhe e masonerisė

Mesazh  Pam BlackVeilBrides prej 14.03.11 12:44

yasmin shkruajti:"E keqja" e Masonerise konsiton ne disa pika:

Se pari; eshte keqkuptuar nga masa, por kjo ben qe te shfaqet ne aspekt pozitiv sepse tregon me se miri faktin qe, jo cdokush ka kapacitete per te qene pjese e saj dhe per te mbajtur mbi shpatulla nje "sipermarrja gjigande" si Masoneria....

Se dyti; eshte keqperdorur emri i saj nga "mafie" qe nuk kane aspak lidhje me Te dhe, qe nuk jane ne gjendje as ta perceptojne filozofine e Saj, e lere per me tej...

Se treti; per te folur dhe shkruar mbi Te, marrin persiper njerez "te vegjel" qe as qe e njohin dhe, nuk kane per te arritur kurre ta njohin, por e perdorin sipas interesit "biografine" mbi Masonerine...

Jam totalisht dakort me ty Yasmin.Njerezit besojne ate qe DUAN te besojne dhe ne shume raste anashkalojne te verteten.
avatar
Pam BlackVeilBrides

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi