Svastika

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Svastika

Mesazh  Berti69 prej 15.12.10 23:13

Svastika



Svastika (kryqi i thyer) ka qenė e njohur nė Ballkan shumė mė parė se ē'ėshtė formuar etnosi ilir. Shembujt mė "tė lashtė janė qė nga epoka e neolitit.Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur nė karrocat e njohura prej argjili tė Duplajės.

Nga mbarimi i epokės sė bronzit, pra, nė kohėn kur tani mund tė flasim pėr ilirėt nė kėto treva, svastikėn e gjejmė tė paraqitur nė shkėmbinj nė Lipci afėr Risanit nė Bokėn e Kotorit[21] dhe nė Zhlijeb afėr Vishegradit.

Me pėrjashtim tė paraqitjes sė njė svastike nė fibulėn e gjetur nė Kompolje tė Likės e cila datohet me fazėn e fundit tė kulturės sė fushave tė urnave (HaB) nė trevėn e ilirėve, ky simbol nuk ndeshet deri nė mbarim tė shek. VI. para e.r., por nė shek. V para e.r. bėhet shumė i shpeshtė. Ėshtė interesant tė theksohet se svastika nuk ėshtė e pranishme njėsoj nė gjithė trevėn ilire.

Mė shpesh ndeshet nė Istri dhe nė trevat e Alpeve lindore kurse nė trevėn ndėrmjet Savės, Dravės dhe Danubit ndeshet nė kohėn e hekurit tė ri, dhe atė vetėm nė njė lokalitet - nė Osijek. Pak mė e shpeshtė ėshtė nė trevėn e japodėve, mirėpo, nuk dėshmohet nė trevėn e gjerė qė e kanė populluar liburnėt dhe dalmatėt, ndėrsa nga treva e liburnėve deri tani ėshtė i njohur vetėm njė ekzemplar i kėtij simboli.[Sėrish e ndeshim nė trevėn qendrore tė ilirėve si edhe nė pjesėt jugore tė tokės ilire.

Nė repertorin e gjetjeve duhen marrė parasysh edhe ekzemplarėt e trikvetrumit (triquetrum), qė dallohen nga svastika, tė cilėt nė vend qė tė kenė katėr i kanė tre gemba tė thyer. Deri tani nga treva ilire janė tė njohur vetėm tre ekzemplarė tė trikvetrumit - njėri nė fibulėn e fundit tė kohės sė bronzit - gjetiu nė Krehina Graci dhe dy pak mė tė reja (shek. VIII para e.r.) tė skalitur nė dy kallēinj - tė gjetura nė Ilijak nė Gllasinc.

Domethėnia simbolike e svastikės ėshtė e njohur mirė nga historia e religjionit. Vetė fjala "svastikė" pėrmban edhe domethėnien e kėtij simboli: nė sanskritishte "svasti" do tė thotė shėndet, mirėsi dhe gėzim. J. Dechelette, i cili kėtij simboli i ka kushtuar kujdes tė veēantė, svastikėn e ka karakterizuar si simbol "Dielli nė lėvizje".

Sipas tij, svastika ėshtė zhvilluar prej rrethit tė thjeshtė, nė tė cilin pastaj ėshtė skalitur kryqi. Me kohė rrembat e kryqit janė thyer dhe kėshtu ėshtė fituar trajta e svastikės me rremba tė thyer brenda rrethit. Kjo do tė ishte paraqitja mė e hershme grafike e svastikės. Tipi i svastikės me rremba tė thyer ėshtė i fazės sė zhvilluar tė mėtejshme tė kėtij simboli.

Ndoshta kanė pasur domethėnie apotropeike edhe svastikat nė vatrat shtėpiake tė Donja Dolinės. Kėto objekte, siē kemi theksuar, pėrveē funksionit praktik, kanė pasur rol tė madh edhe nė besimin e popullsisė sė atij vendbanimi lakustėr, prandaj edhe shfaqja e svastikės nė to ka qenė padyshim e lidhur ngushtė me vendin qė nė besimet e tilla ka pasur vatra e shtėpisė.

Sipas shpjegimit qė pat dhėnė Q. Truhelka, banorėt e Donja Dolinės u kanė dėrguar ushqim tė vdekurve, pajtorėve tė shtėpisė e tė familjes, qė kishin qenė tė varrosur nėn shtėpi tė tyre, pėrmes njė vrime nė formė tė hinkės qė gjendej nė fund tė kėtyre furrave. Svastika nė kėto furra mund tėjetė simbol i lumturisė dhe i gėzimit, por edhe i vdekjes.

Svastikat e para janė gjetur nė kohėn e Neolitit, 5.000-6.000 p.e.s. nė kulturėn e Vinēės e cila shtrihej nė Dardani, Maqedoni, Thesali, njė pjesė tė sotme tė Shqipėrisė, Serbi, Rumani, dhe njė pjesė tė Bullgarisė.

Afėrsia e kėsaj kulture me ilirėt ėshtė e qartė. Qysh nė kėtė kulturė filloi pėrdorimi i bakrit, qė solli deri tek zhvillimi i kulturės sė Vuēedolli ku emėrtimi ilir ėshtė pėrdorur pa asnjė dyshim.

Kėtu nė postimin e dytė mund tė shihen sfastikat nė Kulturėn e Vinēės :

Malėsorėt e veriut kanė pėrdorė sfastikėn nė tatuazhe brez pas brezi, prej se mbahet mend. Sfastikėn e quajnė "Dilli i gjyshave", pastaj "Dilli i Hotit" etj.

P.N.P., e datėlindjes 1890, bijė e Shoshit. Me banim nė Nikē tė Kelmendit. Tatuazhin nė dorėn e saj tė djathtė ajo e quan "Tbani (kasollja nė stan) n‘bjeshkė i mbuluem dhe me diellin plak n‘pullaz (nė ēati)". Nuk tregon se kush ia ka punuar. Ėshtė punuar me bojė blu. "Me mereqep shkollet", thotė mbartėsja e saj (14 shkurt 1971).

Svastika nė ballkan e Iliri dhe gjetkė

Sikur edhe simbolet e tjerė solarė qė u pėrmendėn deri tani, ashtu edhe svastika (kryqi i thyer) ka qenė e njohur nė Balikan shumė mė parė se ē'ėshtė formuar etnosi ilir. Shembujt mė tė lashtė janė qė nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur nė karrocat e njohura prej argjili tė Duplajės.

Nga mbarimi i epokės sė bronzit, pra, nė kohėn kur tani mund tė flasim pėr ilirėt nė kėto treva, svastikėn e gjejmė tė paraqitur nė shkėmbinj nė Lipci afėr Risanit nė Bokėn e Kotorit dhe nė Zhlijeb afėr Vishegradit.

Nė repertorin e gjetjeve duhen marrė parasysh edhe ekzemplarėt e trikvetrumit (triquetrum), qė dallohen nga svastika, tė cilėt nė vend qė tė kenė katėr i kanė tre gemba tė thyer. Deri tani nga treva ilire janė tė njohur vetėm tre ekzemplarė tė trikvetrumit - njėri nė fibulėn e fundit tė kohės sė bronzit - gjetiu nė Krehina Graci dhe dy pak mė tė reja (shek. VIII para e.r.) tė skalitur nė dy kallēinj - tė gjetura nė Ilijak nė Gllasinc.

Domethėnia simbolike e svastikės ėshtė e njohur mirė nga historia e religjionit. Vetė fjala "svastikė" pėrmban edhe domethėnien e kėtij simboli: nė sanskritishte "svasti" do tė thotė shėndet, mirėsi dhe gėzim. J. Dechelette, i cili kėtij simboli i ka kushtuar kujdes tė veēantė, svastikėn e ka karakterizuar si simbol "Dielli nė lėvizje".

Sipas tij, svastika ėshtė zhvilluar prej rrethit tė thjeshtė, nė tė cilin pastaj ėshtė skalitur kryqi. Me kohė rrembat e kryqit janė thyer dhe kėshtu ėshtė fituar trajta e svastikės me rremba tė thyer brenda rrethit. Kjo do tė ishte paraqitja mė e hershme grafike e svastikės. Tipi i svastikės me rremba tė thyer ėshtė i fazės sė zhvilluar tė mėtejshme tė kėtij simboli.

Kuptimi kryesor i svastikės te ilirėt, njėsoj si edhe nė viset e tjera ku ajo paraqitet, nė thelb, ka qenė solare. Mirėpo, svastika ka edhe kuptime tė tjera. Forma e svastikės p.sh., nė mburojat ilire, tė paraqitura nė monedhat e qytetit ilir tė Scodrės, pastaj shembėlltyra e trikvetrumit nė kallēinjtė e Iliakut etj., ka pasur domethėnie apotropeike. Domethėnie tė tillė me siguri kanė pasur edhe paraqitjet e svastikės nė fibulat, nė dy byzylykėt dhe stoli tė tjera qė i kanė bartur ilirėt.

Ndoshta kanė pasur domethėnie apotropeike edhe svastikat nė vatrat shtėpiake tė Donja Dolinės. Kėto objekte, siē kemi theksuar, pėrveē funksionit praktik, kanė pasur rol tė madh edhe nė besimin e popullsisė sė atij vendbanimi lakustėr, prandaj edhe shfaqja e svastikės nė to ka qenė padyshim e lidhur ngushtė me vendin qė nė besimet e tilla ka pasur vatra e shtėpisė.

Sipas shpjegimit qė pat dhėnė Q. Truhelka, banorėt e Donja Dolinės u kanė dėrguar ushqim tė vdekurve, pajtorėve tė shtėpisė e tė familjes, qė kishin qenė tė varrosur nėn shtėpi tė tyre, pėrmes njė vrime nė formė tė hinkės qė gjendej nė fund tė kėtyre furrave. Svastika nė kėto furra mund tėjetė simbol i lumturisė dhe i gėzimit, por edhe i vdekjes.

Dihet se svastika me gemba tė kthyer nė drejtim tė lėvizjes sė Diellit nė Indinė e lashtė ka qenė simbol i dritės, i gėzimit dhe i jetės, kurse ajo me gemba tė kthyer nė anėn e kundėrt (suavastika) ka qenė simbol i vdekjes dhe i fatkeqėsisė.

Te ilirėt i ndeshim tė dy tipet e kėtij simboli dhe fakti qė suavastika gjendet mė shpesh nė objekte tė karakterit funeral se sa svastika, ka tė ngjarė qė te ilirėt kėto dy tipe tė svastikės kanė pasur tė njėjtėn domethėnie si nė Indi.

G Sh
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  benardi prej 16.12.10 12:28

Svastika eshte simboli shpirteror tantrik me i vjeter qe njihet ne kete planet,origjina e ketij simboli i ka zanafillat e tij ketu e 15,000 vjet me pare.

Vete fjala sanskrike(e cila eshte bashkimi i dy fjaleve) perkthehet dhe ka kuptimin keshtu

SU=qe do te thote i plote,dhe ASTI=qe do te thote te behesh

pra kuptimi dhe perkthimi eshte me se i qarte dhe i kuptueshem per ata qe duan

te tjerat jane humbje kohe, ashtu sic beri hitleri i cili e huazoi kete simbol nga induizmi dhe budizmi, dhe abuzoi dhe ne fund edhe e pesoi.
avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Zattoo prej 12.02.11 23:46

Mua me duket se svastika ka paraqitur gjithmone force ne kuptim te gjere, dhe se per kete arsye nazistet e perdoren kete fuqi, thjesht e perdoren nga ana e keqe.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Odin prej 08.11.11 13:57

Swastika si simbol unikal i pergjithshem i gjithe njerzimit

Ky simbol (ideogram), paraqet sistemin tone planetar, jeten, ore matse e kohes te tipit te thjesht, harte e yjesive, busulle... Pra, mvaret se si e shpjegojm kuptimin e vertet te ketij simboli dhe njeherit eshte e rendesishme per njerzit te cilet vizatuan ne forma te ndryshme kete simbol, mvaret se sa trasheguan nga kuptimi orgjinal, sepse ky simbol nuk pershkruhet me dy tri pika, fjali apo vija.

Tek ky simbol nderlidhet forma e rrethit me nje direk ne mes, ti themi sumbullar mendoj se eshte emri me i perafert me kuptimin formal te simbolit.

Ndersa kater vijat ne mes nuk jane asgje tjeter perpos prerjet e arta 1.618 qe identifikohen si numri 4 tek sistemi Pitagores 3,4,5 njeherit 1/4 e keti simboli paraqitet te ballina e piramides si dhe te njeriu, organi hundes ne miniatur koincidon me sistemin Pitagorean 3,4,5.

(Pitagora:
"...The Pythagorean mystics, who derived their doctrine from Pelasgian sources... - 1 Pythagoras is said to have been a Tyrrhenian Pelasgian from Samos in the Northern Aegean. This would account for the close connection of his philosophy with the Orphic and Druidic."

Perse kemi swastika qe paraqitet ne dy kahje 'rotullimi':

Drita nuk prodhohet eskluzivisht nga Dielli yne, sepse ka shume diej yje. Madja ka gjasa qe keta yje jane mase e koncentruar e drites ne/mbi limitet e shpejtesise se saj. Dielli eshte mase dhe atribut i drites.

Nese shpejtesia e levizjes rritet ne/mbi ate te levizjes se drites 300000km/s, drita do zhduket pasi ka shpejtesi me te vogel. Ne kete pike behet konvertimi levizjes/energjise ne mase (trup).
Pra ka mase te mbarsur me energji.

Swastika ndalon, dhe mund ta rifilloje levizjen vetem ne drejtimin te kundert, pra duke emetuar drite.

E njejta gje mund te thuhet per piken e ngrirjes, minus 274 celcius.

Atomet vibrojne deri sa arrihet kjo temperature. Ne 274 C poshte zeros, ato nuk mund te vibrojne me pak se "aspak". Ato ndalojne se vibruari.

Kjo do te thote se nuk kemi ā€œperpetum mobileā€ te energjise, megjithese kjo nuk humbet. Pasi zjarri te ka dhene ngrohje, do te duhet te harxhohet ngrohje per ta rindezur ate. Ne kete sens, hyn kendveshtrimi i fatit te se keqes dhe swastikes qe rrotullohet kunder akrepave te ores, ose qe absorbon driten duke krijuar mase.

Te dy rastet me lart (ku njeri eshte teresisht i palidhur me driten ne sensin fotogjen te saj) deshmojne per ekzistencen e perkufizimeve absolute te cilat integrojne dhe zberthejne cdo gje materiale ne hapesiren kozmogonike. Ekzistenca e ketyre limiteve dhe shnderrimet nga nje lende ne tjetren jane studjuar.

Por deri sot asnje mendje njerezore nuk ka mundur te i jape pergjigje pyetjes se perse ka kufizime te tilla, si dhe cfare percakton limitin ekstrem te kufizimeve, ose perse asgje nuk ja kalon shpejtesise se drites. Thene ndryshe, pse shpejtesia e drites dhe jo dicka tjeter eshte limiti i fundem? Pse eshte -274C dhe jo te themi -800C kufiri maksimal i ngrirjes?

Ne kete sens Dielli eshte derivat i swastikes dhe kurresesi e kunderta, eshte pergjigja me shkencore e koncentruar ne nje rresht te vetem (Javan).
avatar
Odin

577


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Equinox prej 19.03.12 16:34

zattoo shkruajti:Mua me duket se svastika ka paraqitur gjithmone force ne kuptim te gjere, dhe se per kete arsye nazistet e perdoren kete fuqi, thjesht e perdoren nga ana e keqe.


Ky simbol eshte marre nga nazistet ashtu siē eshte marre pentagrami nga satanistet.
Pėr mua svastika eshte nje simbol i pushtetit, aty ku Pentagrami pėrfaqėson pėrsosmėrinė, cilėsinė, Svastika pėrfaqėson shprehjen e fuqishme te kėsaj pėrkryerje.

Svastika ėshtė lėvizja e rotacionit, cikli i pėrjetshėm.

Toka rrotullohet, planetet levizin, koha ėshtė nė lėvizje tė vazhdueshme, kozmosi shprehet nepermjet cikleve. Stinėt e vitit janė gjithashtu katėr nė numėr.

Prandaj ėshtė njė simbol i lėvizjes, zgjerimit.

Kjo ėshtė njė simbol me plotė kuptime, simbolet janė shprehje e realitetit okult, hartat e njė eksperimenti nė terren.

avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

svastika

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 19.03.12 20:05

svastika ka qene simbol indoevropian
avatar
Ushtari i krishtit

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  prishtin01 prej 20.03.12 13:09

muslimanet nuk e kan perdorur KURR nje shenje te till
ne muslimanet nuk merremi me simbole e shenja
avatar
prishtin01

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

jo

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 20.03.12 19:42

prishtin01 shkruajti:muslimanet nuk e kan perdorur KURR nje shenje te till
ne muslimanet nuk merremi me simbole e shenja
jo eshte e vertete se muslimanet nuk e kan perdorur ushtria naziste e ka patur simbol ne ushtrine e saj edhe ne lashtesi e kan patur disa civilizime te tjera
avatar
Ushtari i krishtit

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Berti69 prej 03.11.13 17:08

Svastika e lashtė







avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Berti69 prej 03.11.13 17:10





avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Berti69 prej 03.11.13 17:28





avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Berti69 prej 03.11.13 17:29





avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Berti69 prej 03.11.13 17:34





avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  gjilanasi prej 17.03.14 21:34

Kryqi nazist (zvastika) ėshtė pėrdorur pėr 3000 vjet dhe ka simbolizuar tė mirėn dhe fatin, deri para pėrdorimit tė tij nga nazistėt nė Gjermani. Imazhi ėshtė pėrdorur nga kulturat nė tė gjithė botėn, duke pėrfshirė tė krishterėt, hebrenjtė, hindutė, bidistėt dhe madje amerikanėt vendas.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Zattoo prej 14.03.15 19:11

Si u dashurua bota me svastikan



Nė gjuhėn e lashtė indiane tė sanskritishtes, svastika do tė thotė mirėqenie. Simboli ėshtė pėrdorur nga hindutė, budistėt dhe jainėt pėr mijėra vite dhe pranohet gjerėsisht se ėshtė njė shenjė indiane.

Udhėtarėt e parė perėndimorė nė Azi u frymėzuan nga mesazhi pozitiv dhe lashtėsia e kėtij simboli dhe nisėn ta pėrdorin pasi ktheheshin nė shtėpi.

Nė fillim tė shekullit tė 20-tė, ky simbol ishte nė modė si njė shenjė e fatit tė mirė.

Nė librin e tij “Svastika: Simboli pėrtej djallėzores”, shkrimtari amerikan Steven Heller tregonte se sa me entuziazėm ishte pranuar nė perėndim njė simbol i tillė nė arkitekturė, nė reklama dhe nė dizajnin e produkteve.

“Coca- Cola e pėrdorte. Carlsberg e pėrdorte nė shishet e birrės. Bojskautėt e adoptuan dhe Klubi i Vajzave nė Amerikė e kishte quajtur revistėn e saj Svastika. Madje ata u dėrgonin lexuesve tė rinj disa svastika si shpėrblim pėr shitjen e kopjes sė revistės,” thotė ai.

Ky simbol u pėrdor nga njėsitė ushtarake amerikane gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mund tė shihet edhe nė avionėt britanikė nė fund tė vitit 1939.

Por pėrdorimi pozitiv i kėtij simboli u ndėrpre kur nazistėt erdhėn nė pushtet nė Gjermani.

Nazistėt i pėrdornin svastikat bazuar mbi punėn e disa studiuesve gjermane tė shekullit tė 19-tė, tė cilėt pėrkthenin tekste tė vjetra indiane. Ata kishin vėnė re ngjashmėri mes gjuhės sė tyre dhe sanskritishtes. Nazistėt arritėn nė pėrfundimin se indianėt dhe gjermanėt duhet tė kishin prejardhje tė pėrbashkėt dhe imagjinuan njė racė me luftėtarė tė bardhė, tė ngjashėm me zotat, tė cilėt i quanin Arianė.

Ideja u kap menjėherė nga grupet nacionaliste anti- semitike, qė e pėrvetėsuan svastikan si njė simbol arian pėr tė shtuar ndjenjėn e prejardhjes sė lashtė tė popullit gjerman.

Kryqi i thyer, ose hakenkreuz nė gjermanisht, i vendosur nė rrethin e bardhė dhe me njė sfond tė kuq tė flamurit nazist u bė simboli mė i urryer i shekullit tė 20-tė, i lidhur pazgjidhshmėrisht me mizoritė e kryera nga Rajhu i Tretė.

“Pėr hebrenjtė, svastika ėshtė simbol i frikės, shtypjes dhe shfarosjes. Ėshtė njė simbol qė nuk do jemi mė kurrė nė gjendje qė ta ndryshojmė,” thotė 93- vjeēari Freddie Knoller, i mbijetuar i Holokaustit.

“Nėse vendosnin svastika mbi varre apo mbi sinagoga, ata fusnin frikėn te ne. Sigurisht qė nuk do ndodhė mė”.

Svastika u ndalua nė Gjermani nė fund tė luftės dhe Gjermania tentoi, por pa sukses, qė tė mundėsojė ndalimin e kėtij simboli nė mbarė BE-nė nė vitin 2007.

Ironia ėshtė se svastika ėshtė mė shumė europiane nė origjinė seē mund ta dinė shumė njerėz.

Zbulimet arkeologjike kanė treguar se svastika ėshtė njė simbol shumė i vjetėr, qė nuk ėshtė i kufizuar vetėm nė Indi.

Simboli ėshtė pėrdorur nga grekėt e lashtė, keltėt dhe anglo- saksonėt dhe disa shembuj tė vjetėr janė gjetur edhe nė Europėn Lindore, nga Baltiku nė Ballkan.

Nėse doni tė shihni se sa tė thella janė rrėnjėt e svastikas nė Europė, njė vend i mirė pėr t’ia nisur ėshtė Kievi.

Nė Muzeun Kombėtar tė Historisė nė Ukrainė gjendet edhe njė figurinė e vogėl prej fildishi e njė zogu femėr. I bėrė nga dhėmbėt e njė mamuthi, ajo ėshtė gjetur nė vitin 1908 pranė kufirit me Rusinė.

Nė trupin e zogut janė tė gdhendura svastika dhe analizat me radio karbon tregojnė se kjo ėshtė svastika mė e vjetėr nė botė, qė daton plot 15 mijė vjet mė parė.

Zogu ėshtė gjetur me disa objekte fallike, ēka mbėshtet idenė se svastika ishte njė simbol i fertilitetit.

Nė muze ka edhe tė tjera simbole me svastika, disa vazo qė datojnė 4 mijė vjet mė parė.

Kur nazistėt pushtuan Kievin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ata ishin tė bindur se vazot ishin provė e paraardhėsve tė tyre arianė dhe i morėn nė Gjermani. (Ato u kthyen pas luftės).

Disa njerėz mendojnė se kjo histori e gjatė mund tė ndihmojė nė ringjalljen e kėtij simboli nė Europė si diēka pozitive.

Peter Madsen, pronar i njė dyqani tatuazhesh nė Kopenhagen thotė se svastika ėshtė njė simbol i mitologjisė nordike, me rėndėsi pėr shumė skandinavė. Ai ėshtė njė nga themeluesit e Ditės sė Svastikės mė 13 nėntor.

“Ne thjesht duam qė njerėzit tė mėsojnė se svastika vjen nė shumė forma tė tjera dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė pėrdorur pėr keq. Po ashtu po pėrpiqemi qė t’u tregojmė fashistėve tė krahut tė djathtė se po e pėrdorin gabimisht kėtė simbol. Nėse e edukojmė publikun pėr kuptimin e vėrtetė tė svastikės, ndoshta mund t’ua marrim fashistėve,” thotė ai.

Por ata qė kanė vuajtur tmerrin e fashizmit, si Freddie Knoller, perspektiva pėr tė mėsuar qė tė duan svastikan nuk ėshtė e lehtė.

“Pėr njerėzit qė kanė kaluar Holokaustin, ne do e kujtojmė gjithmonė svastikan pėr atė qė ishte nė jetėn tonė- njė simbol i djallit”.

Nga Mukti Jain Campion, BBC
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Svastika

Mesazh  Luli prej 30.09.15 13:28



Historia 12.000-vjeēare e svastikės


Sapo tė pėrmendet svastika, apo kryqi i thyer, menjėherė na shkon mendja te tmerret e shkaktuara nga nazizmi i Hitlerit. Por, ai nuk ishte i pari qė e pėrdori kėtė simbol

Svastika, apo kryqi i thyer, ėshtė pėrdorur si simbol i fuqishėm pėr mijėra vjet me radhė. Pėr hindusėt dhe budistėt nė Indi, por edhe nė vendet e tjera aziatike, svastika ishte dhe vazhdon tė mbetet simbol i rėndėsishėm, qė mund tė shihet nė tempuj, autobusė, taksi dhe ballina tė librave. Ky simbol ishte i pranishėm edhe nė Greqinė antike dhe ėshtė gjetur nė gėrmadhat e Trojės, qytet qė ka ekzistuar 4000 vjet mė parė. Svastika ishte e pranishme edhe te druidėt dhe keltėt, sikur qė pėrdorej edhe nga popujt nordikė. Kalorėsit teutonikė, njė urdhėr mesjetar ushtarak gjerman, i cili u bė mė pas njė urdhėr katolik, po ashtu e pėrdorte kėtė simbol. Por, pse ky simbol ėshtė i rėndėsishėm, dhe pse Hitleri vendosi ta pėrdorte atė?




Domethėnia e fjalės “svastika”


Fjala “svastika” nė sanskrite (‘svasktika’) dmth “ai ėshtė”, “mirėqenie”, “ekzistencė e mirė”, apo “fat i mirė”. Ky simbol ka edhe emra tė tjerė: ‘Uan’ nė Kinė; ‘Manxhi’ nė Japoni; ‘Fylfot’ nė Angli; ‘Hakenkreuz’ nė Gjermani dhe ‘Tetraskelion’ ose ‘Tetragammadion’ nė Greqi.

Njė shkencėtar sanskrit P. R. Sarkar, nė vitin 1979 tha se domethėnia mė e thellė e kėtij simboli ėshtė “Fitore e vazhdueshme”. Ai po ashtu tha se, si ēdo simbol tjetėr, edhe ky simbol mund tė ketė kuptim pozitiv, apo negativ, varėsisht sesi vizatohet.

Svastika mė e vjetėr qė ėshtė gjetur ndonjėherė, ėshtė zbuluar nė Mezine, Ukrainė, e gdhendur nė njė figurė tė fildishtė, e cila ėshtė plot 12,000 vjet e vjetėr. Kultura mė e vjetėr qė dihet se e ka pėrdorė kėtė simbol, ishte njė kulturė neolitike nė Evropėn jugore, e quajtur kultura e Vinēės, e cila ėshtė rreth 8000 vjet e vjetėr.


Te budistėt, indianėt e Amerikės, te grekėt e lashtė...


Te budizmi, svastika ėshtė simbol i fatit tė mirė, prosperitetit, bollėkut dhe pėrjetėsisė. Ajo ėshtė e lidhur direkt me Budėn dhe mund tė gjendet nė kėmbėt, apo zemrėn e tij. Thuhet se svastika pėrmban mendjen e Budės.

Nė muret e katakombeve tė krishtera nė Romė, svastika gjendet e shoqėruar me fjalėt “Zotiko, Zotiko” gjė qė dmth “Jeta e jetės”.

Nė mitet nordike, Odin paraqitet duke udhėtuar nė gjithėsi, derisa svastika pėrfshin tė gjithė planetėt. Nė Amerikėn veriore svastika pėrdorej nga fisi Navajo. Nė Greqinė antike, Pitagora e pėrdorte svastikėn me emrin ‘Tetraktys’ dhe ajo ishte simboli qė e lidhte qiellin me tokėn. Svastika pėrdorej edhe nga fenikasit si simbol i diellit. Ėshtė interesant sesi njė simbol i jetės dhe pėrjetėsisė, pas pėrdorimit nga nazistėt, u bė simbol i urrejtjes dhe vdekjes.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi