Maja

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Maja

Mesazh  FM prej 25.05.08 11:44

Menyra e ndertimit te Kalendarit te Majave



Majat e llogarisnin kohen nepermjet nje kombinimi te disa cikleve te nderthurur sebashku per te percaktuar levizjen e diellit, henes dhe planetit Venus. Kalendari i tyre ritual i njohur si Tzolkin ishte i perbere nga 260 dite. Bashkon numrat nga 1 deri tek 13 me nje sekuence prej 20 dite-emra. Funksionon ne nje menyre te ngjashme si ditet e javes tone qe ciftezohen me numrat e muajve.

Kalendari Tzolkin u shkri me ciklin diellor prej 365 dite qe quhej "Haab". Kalendari perbehej nga 18 muaj me 20 dite sejcili (numrat nga 0-19) dhe nje muaj te "shkurter" me vetem prej 5 ditesh qe quhej Wayeb dhe qe konsiderohej si nje kohe e rrezikshme. Kalendarit Tzolkin dhe Haab i duhej nje periudhe prej 52 vjetesh qe te perfundonte ciklin e plote.

Sic e kam shpjeguar me pare kalendari i Majave nuk ishte i rastesishem dhe as nje numerim i rendomte por nje perllogaritje e sakte astronomike (gje per te cilen majat ju njihet merita si mjaft te zhvilluar). Procesi i ngadalte gjate te cilit solstici dimeror bashkohet me brezin e erret te Rruges se Qumeshtit eshte funksionimi i nje fenomeni qe njihet si precedenti i ekuinokseve. Ketu perfshihen rrotullimi i ngadalte i boshtit te Tokes qe shkakton zhvendosjen e ngadalte te pamjes yjore ne hapesire.

Per vezhguesit ne toke kjo shkakton levizjen e ngadalte te diellit gjate solsticit dimeror ne relacion me trupat e tjere qiellore te Rruges se Qumeshtit.

Rrotullimi i plote ose cikli i plote kryhet cdo 26 mije vjet.

Pothuajse 2100 vjet me pare kur te dy kalendaret ai i numerimit te madh dhe tjetri i quajtur Popol Vuh u hartuan nga Majat perputhen me pamjen e brezit te erret te Rruges se Qumeshtit qe mund te observohej 30 grade mbi perendimin e diellit ne solsticin dimeror.

Kjo vecori e Rruges se Qumeshtit mund te vihet re prej te gjitheve ne nje nate te qarte verte. Ne agimin e solsticit dimeror te vitit 2012 dielli do jete pikerisht ne brezin e erret te konstelacionit tone duke e bere kete te fundit te dukshem nga cdo pike e horizontit.

Pra ne kete menyre Rruga e Qumeshtit "do ulet" mbi Toke duke prekur cdo pike perreth dhe duke hapur ne kete menyre nje porte kozmike qiellore. Kjo me pak fjale do te thote nje venie ne vije te drejte te gjithe trupave qiellore te galaktikes sone.

Pra edhe njehere kalendari Tzolkin prej 260 ditesh dhe ai Haab prej 365 perputheshin cdo 52 vjet. Ne Tzolkin 260 ditor koha nuk rrjedh ne menyre lineare por leviz ne nje rreth te perseritur, i ngjashem me nje spirale.

Ndersa kalendari i Numurimit te Madh ose Haab eshte linear si kalendari yne gregorian.

Nga Darius

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Maja

Mesazh  Neo prej 28.09.09 23:50

Kalendari i Majave

Midis kryeveprave te tjera te realizuara prej Majave ata kane shpikur dhe nje kalendar qe te habit me saktesine dhe kompleksitetin e tij. Ai eshte i vjeter prej me shume se 3 mije vjetesh dhe ndahet ne numerimin e madh dhe ne ate te vogel.

Hartimi i ketij kalendari lidhej me kohen e te mbjellave dhe te korrave por edhe me ngjarje te ndryshme astronomike saktesia e te cilave i ka habitur studiuesit.

Koha qe perdornin per kultivimin e misrit matej me numrat qe duhet te kene qene mbledhja e gjithe gishtave te dores dhe te kembeve dhe si rrjedhoje numri 20 ose sic e quanin majat, kal. Ketyre 20 diteve ata i dhane emra te ndryshem.



Dhe ky numer shumezohej me 13 kal (260) dite, koha e mjaftueshme per te mbjellat dhe korrjet te cilen majat e quanin milpa. Kjo menyre e aplikuar kryesisht per bujqesine i dha fillesen hartimit te kalendarit te majave te cilin ata e quajten Tzolkin. Fjala Tzol do te thote “te vesh gjerat ne rregull” ndersa fjala kin do te thote “dite”.

Tzolkin fillimisht ishte nje ceremoni ne te cilen prifterinjte caktonin rendin e diteve per te kuptuar kohen per mbjelljet. Nje cikel Tzolkin lidhej me pergatitjen e tokes ndersa nje cikel i dyte lidhej direkt me rritjen dhe korrjen e misrit.

Nga nje kendveshtrim fetar kjo periudhe kohore prej 13 kal i dha nismen hyjnizimit te numrit 13 ndersa krijimi i periudhes prej 13 ditesh u quajt Oxlahukin qe me pas u be baza e Kalendarit Tzolkin dhe si rrjedhoje 260 dite mipla perbehen nga 20 periudha trembedhjete ditore.

Me pas Majat vune kohen qe i duhej Diellit per te kompletuar ciklin vjetor koha e te cilit u percaktua nepermjet 28 periudha 13 ditore duke dhene keshtu shumen prej 364 ditesh, nje kohezgjatje kjo qe nuk perputhej plotesisht me ciklin.

Me pas matematikanet dhe astronomet (sic supozohet) Maja rane dakort qe te krijonin nje vit prej 360 ditesh per efekt perllogaritje kalendarike te cilin ata e quajten Tun dhe qe e ndane ne 18 muaj me nga 20 dite dhe e quajten Uinal, sejcili me nje emer te te vecante dhe me numra nga 0 tek 19. Me pas ata krijuan nje njesi matese prej 5 ditesh qe e quajten Uayeb dhe qe ja bashkangjiten vitit Tun, gje qe solli krijimin e kalendarit Haab.

Ne kete kalendar Uayeb vendosej perpara fillimit te vitit astronimik. Tzolkin dhe Haab me pas u koordinuan duke krijuar keshtu kalendarin e rrumbullaket.

Pra nuk ka asnje dyshim mbi saktesine e kalendarit te majave. Kete kalendar e gjejme ne Piramiden Chichen Itza ne gadishullin e Jukatanit, Meksike.



Ajo qe te gjithe shkenctaret bien dakort sot eshte ky kalendar nuk perben thjesht dicka mitologjike per shpalos dhe nje njohuri perfekte qe kishin Majat mbi levizjen qiellore te yjeve ne galaktinen e Rruges se Qumeshtit dhe ne disa konstelacione.

Disa astronome dhe studiues kane zbuluar qe ndertimi i kalendarit dhe data te vecanta te tij te percaktuara gjate ndertimit, jane perputhur me ngjarje te ndryshme kozmike, eklipse, ndryshime apo kalime te trupave planetare etj. Shume prej tyre jane te mendimit qe data me te cilin mbyllet kalendari (21 dhjetor 2012) mund te jete fundi i nje epoke kozmike dhe fillimi i nje te reje.



Dhe ketu fillon shtjellimi i te gjitha hipotezave.

Nga Darius

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1447


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Renia e Majave

Mesazh  Jon prej 16.10.09 1:31

Renia e Majave - Ēfarė thonė shkencėtarėt?



E sollėn vetė fundin e tyre


Pėr 1200 vite me radhė, Majat dominuan Amerikėn Qendrore. Nė kulmin e perandorisė sė tyre, diku rreth vitit 900 para Krishtit, qytetet e Majave ishin tė tejmbushur me mė shumė se 2.000 persona pėr milje katror - tė krahasueshme me Kontenė moderne tė Los Anxhelosit. Edhe nė zonat rurale, Majat numėronin 200-400 vetė pėr milje katror. Por krejt papritur, pllakosi nė qetėsi totale. Dhe heshtja e thellė dėshmoi njė nga katastrofat mė tė mėdha demografike nė parahistorinė e njeriut - "zhdukjen" e shoqėrisė dikur shumė tė gjallėruar tė Majave.

Ēfarė ndodhi? Disa studiues tė financuar prej NASA-s mendojnė se e dinė mirė ēfarė ka ndodhur. "Ata ia bėnė vetvetes", thotė arkeologu veteran tom Sever.

"Majat janė pėrshkruar shpesh si njerėz qė kanė jetuar nė harmoni tė plotė me mjedisin e tyre", thotė Dr Robert Griffin. "Por si shumė kultura tė tjera, pėrpara dhe pas tyre, ata pėrfunduan duke shpyllėzuar dhe shkatėrruar peizazhin e tyre, nė pėrpjekjet pėr t'u shtuar nė kohė tė vėshtira".

Njė thatėsirė e madhe pllakosi pikėrisht nė kohėn kur Majat filluan tė zhduken. Dhe nė kohėn e rėnies sė tyre, Majat kishin prerė shumicėn e drurėve nėpėr hapėsira tė mėdha toke, pėr tė pastruar fushat me qėllim qė tė rrisnin misėr pėr tė ushqyer popullsinė e tyre nė zhvillim. Ata prenė gjithashtu pemėt pėr t'i bėrė dru zjarri si dhe pėr materiale ndėrtimi.

"Atyre u duhej tė digjnin 20 pemė pėr tė ngrohur gėlqeren pėr tė prodhuar vetėm 1 metėr katror suva gėlqereje qė e pėrdornin pėr tė ndėrtuar tempujt e tyre tė mėdhenj, rezervuaret dhe monumentet", shpjegon Sever. Ai dhe ekipi i tij pėrdorėn stimulime kompjuterike pėr tė rindėrtuar modelin se si shpyllėzimet mund tė ketė luajtur njė rol nė pėrkeqėsimin e thatėsirės. Ata i izoluan efektet e shpyllėzimit duke pėrdorur disa modele kompjuterikė klimaterikė tė provuar: Modeli i qarkullimit tė mesėm atmosferik UVP/NCAR, i njohur si MM5, dhe CCSM.

"Ne modeluam skenarėt e rastit mė tė keq dhe mė tė mirė: 100 pėrqind shpyllėzim nė zonėn e Majave dhe aspak shpyllėzim", thotė Sever. "Rezultatet ishin befasuese. Humbja e tė gjitha pemėve shkaktonte njė rritje 3-5 gradė nė temperaturė dhe njė ulje 20-30 pėrqind tė reshjeve". Rezultatet janė domethėnėse, por nevojiten mė shumė hulumtime pėr tė shpjeguar plotėsisht mekanizmat e rėnies sė Majave. Tė dhėnat arkeologjike tregojnė se ndėrsa disa qytet-shtete tė Majave ranė gjatė periudhave tė thatėsirės, tė tjerė mbijetuan e madje lulėzuan.

"Ne besojmė se thatėsira ishte ndier ndryshe nė zona tė ndryshme", shpjegon Griffin. "Ne supozojmė qė rritja e temperaturės dhe ulja nė shira e shkaktuar prej shpyllėzimeve lokale ka shkaktuar probleme serioze tė mjaftueshme pėr tė shtyrė disa, por jo tė gjitha qytet-shtetet, drejt buzės sė greminės".

Njė cikėl vdekjeprurės thatėsire, ngrohjeje dhe shpyllėzimi mund tė ketė sjellė fundin e Majave. Majat e kryen shpyllėzimin pėrmes bujqėsisė pri dhe digj - njė metodė qė pėrdoret sot ende nė ish-tokat e tyre, kėshtu qė studiuesit e dinė se si funksionon. "Ne e dimė qė pėr ēdo 1-3 vite qė mbjell njė copė tokė, duhet ta lėsh ugar pėr 15 vite qė tė rimarrė veten.

Gjatė asaj kohe, pemėt dhe bimėsia mund tė rriten sėrish atje, ndėrkohė qė ti pret dhe djeg njė tjetėr zonė pėr tė mbjellė". Por, po nėse nuk e lė tokėn djerrė pėr aq kohė sa ėshtė e nevojshme pėr t'u "rimbushur"? Apo sikur tė pastrosh gjithnjė e mė shumė fusha, pėr tė plotėsuar kėrkesėn nė rritje pėr ushqim? "Besojmė se pikėrisht kjo ka ndodhur", thotė Griffin. "Majat prenė dhe dogjėn hapėsira shumė tė mėdha tė tokave tė tyre pėr t'i mbjellė".

Jo vetėm qė thatėsira e bėri tė vėshtirė rritjen e sasisė sė mjaftueshme tė ushqimeve, por gjithashtu do tė kish qenė e vėshtirė pėr Majat qė tė siguronin ujė tė mjaftueshėm pėr t'i mbijetuar stinės sė thatė. "Qytetet pėrpiqeshin tė ruanin njė furnizim 18-mujor me ujė nė rezervuarėt e tyre", thotė Sever. "Pėr shembull, nė Tikal kishte njė sistem rezervuarėsh qė mbanin miliona gallonė ujė. Pa shira tė mjaftueshėm, rezervuarėt u thanė". Etja dhe uria nuk ėshtė se bėjnė shumė pėr tė bėrė tė lumtur popullsinė. Pjesa tjetėr, siē thuhet, ėshtė histori.

"Nė disa prej qyteteve-shtete tė Majave, janė gjetur varre masivė qė pėrmbanin grupe skeletėsh me zbukurime nefriti nė dhėmbė - diēka e rezervuar pėr elitat e Majave - ndoshta nė kėtė rast aristokraci e vrarė", spekullon ai. Asnjė faktor i vetėm nuk gjunjėzon njė qytetėrim, por shpyllėzimi qė dha njė dorė nė afrimin e thatėsirės mund tė ketė shkaktuar acarim tė problemeve tė tjerė si trazira, luftė, vdekje prej urisė dhe sėmundje.

Shumė prej kėtyre konkluzioneve vijnė si rezultat i imazheve tė nxjerra nga hapėsira, vėren Sever. "Duke interpretuar tė dhėna satelitore infra tė kuqe, ne kemi lokalizuar qindra qytete tė vjetėr e tė braktisur qė mė parė nuk dihej qė ekzistonin. Majat pėrdornin suva gėlqereje si themele pėr tė ndėrtuar qytetet e mėdha me tempuj tė zbukuruar, observatorė dhe piramida. Me kalimin e qindra viteve, gėlqerja depėrtoi nė tokė. Si rezultat, bimėsia pėrreth ėshtė e dallueshme me rrezet infra tė kuqe edhe sot e kėsaj dite".

"Teknologjia hapėsinore ėshtė duke e revolucionarizuar arkeologjinė", pėrfundon ai. "Ne po e pėrdorim pėr tė mėsuar rreth telasheve tė tė lashtėve, me qėllimin pėr tė shmangur njė fat tė ngjashėm nė kohėt tona".

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Majat

Mesazh  Huit prej 02.11.09 0:10

Mua nuk me duket bindese ideja e zhdukjes se Majave nga thatesira !!!

Huit

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Maja

Mesazh  tr4sh3g|m prej 02.12.09 17:50

Keta thojne se ne 2012 ka me u ba fundi i botes.
Une nuk besoj aspak, ku po dine ata se ka me u ba bash me 21 dhjetor 2012 edhe me ore te caktuar, kjo eshte rrene se perpara ata nuk kane pas si me e mate kohen.

tr4sh3g|m

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi