Simbolet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolet

Mesazh  Berti69 prej 15.12.10 23:04

Simbolet



Sipas Fjalorit tė gjuhės shqipe Simboli ėshtė njė shkronjė ose shenjė e caktuar qė pėrdoret nė mėnyrė konvencionale pėr tė paraqitur njė element, njė madhėsi tė caktuar, njė njėsi matjeje, njė veprim etj; diēka qė ėshtė zgjedhur nga tradita shoqėrore pėr tė paraqitur njė ide, njė ndjenjė etj. Simbol i kombit, i besimit, i qėndresės, i dashurisė etj.

Lidhur me fuqinė e shenjave dhe simboleve filozofi i madh kines Kong Fu Tzu (551-479) ka shkruar: Shenjat dhe simbolet janė ato qė e sundojnė dhe udhėheqin botėn e jo fjalėt apo ligjet”.

Nė botėn e shenjave dhe simboleve (shih: Enciklopedi e plotė e shenjave dhe simbolev, London 2006) Nė kėtė enciklopedi identifikohen dhe anilozohen shenjat e kodet e panjohura tė gjuhėve sekrete dhe simbolet mė tė lashta pėrmes 1600 simboleve vizuale ku pėrfshijnė fotografi, piktura, ilustrime tė shoqėruara me komente, definicione dhe shpjegime nga ana e ekspertėve tė fushave pėrkatėse..

Sipas kujtesės sė Adamit (shih te Krijimi…) e gjithė fshehtėsia e jetės sė gjatė ka qenė e skalitur nė dy shtylla guri. Njėra pas pėrmbytjes sė madhe ėshtė gjetur, ndėrsa shtylla ku ishte shėnuar fshehtėsia e jetės sė gjatė-pėrjetshme edhe sot kėrkohet!/Mihailo Popovski/9.

Fshehtėsitė ishin tė skalitura me shenja-simbole! Adami i vetmi njeri qė u pa ballė pėr ballė me Perėndiun-Krijuesin-ARKITEKTI I MADH, nga i cili mėsoi tė gjitha fshehtėit DHE KY ADAMI IA LA Setit (Sheti), shpresės sė madhe, meqė dy djemėt e parė i shkuan, Kaini mbyti Abelin e pafajshėm, dhe iu desh ta largohet nga vendi!!

Simbolet e lashtėsisė

Fillohet nga agimi i njerėzimit – mitologjia e Egjiptit tė lashtė, periudha klasike, tė Evropes pagane, pastaj ato tė mitologjisė dhe kulturės sė popujve tė Lindjes sė Mesme...

Kėtu mėsojmė mbi rolin simbolik tė farave (bėrthamave), daulleve, armėve dhe rekuizitave tė tjera tė cilat pėrdoren nė ritet shamaniste, pastaj mbi domethėnien e vulės sė Lao Ce-sė dhe simbolin e dualizmit (fil. Burimi i ēdo gjėje nga dy baza fillestare...) kozmik “yin-yang” te taoizmi, kuptimin e “omit tė shenjtė” i cili simbolizon trinin e shenjtė hyjnore (Brahma-krijues, Vishnu-kujdestar, Shiva = shkatėrrues i botės) nė mitologjinė e hinduizmit, gjurmėn e kėmbės sė Siddharta Guathames, stupat dhe “dharmaēakra” (rrota eligjeve) tek budizmi por edhe mbi simbolet manoteiste si “Ylli i Davidit” nė judaizėm, pastaj simbolet e peshkut, pėllumbit, trikuetės (simbol trisepėsh i trinisė hyjnore), monogramit tė Krishtit si dhe tė kryqit si sibol qendror nė krishterim dhe nė fund hilalli (gjysėmhėna dhe ylli), minarja (arab. manare=qė jep dritė) amuleti i quajtur “dora e hazreti Fatimės” tė cilėc edhe pse nuk pėrmendet nė Kuran, myslimanėt shiit i atribuojnė veēori tė Shėn Mėrisė; simb. i melekėve, tė cilėt i udhėheq Xhibrili (Xhebraili).. ēdo njeri i ka nga dy (melaqe an) tė cilat na mbrojnė nga tė kėqijat si dhe s. I Kabes (Qabes) qė padyshim ėshtė simboli mė i shenjtė nė besimin islam...

Frojdi mendonte se simbolet janė produkte tė mendjes sė pavetėdijshme (nėnvetėdija) tė cilat mund tė pėrmbajnė informata domethėnėse, ndėrsa Karl Jang zhvilloi teorinė mbi vetėdijen kolektive tė evoluimit tė mendjes e cila pėrdorė simbolet pėr t’i shprehur motivet dhe subjektet universale njerėzore...

Shtriga simbolizon fuqinė femėrore tė sė mirės por edhe tė sė keqes... Ėndrrat e tė rinjvet-fėmijėve simbolizojnė mėnyrėn e jetesės sė tyre...

Gjėrat tabu, apo pėrdorimi i gjėrave qė konsiderohen (veprime tė ndaluara) tė shenjta ose tė rrezikshme e qė pėrcaktohen nė baza tė moralit individual apo kolektiv...

Nė kuadėr tė simbolizimit nė shoqėri si simbole tė lashta tė identitetit trajtohen: flamuri, svastika (kryqi gremē i cili prej simbolit tė lashtė parahistorik nė vitin 1935 u shndėrrua nė simbol tė ideologjisė shtetėrore gjermane), drapėri dhe ēekani, qė nga simbole agrikulturale u bėn s. tė komunizmit; simbolet nė fushat e ndryshme tė arteve (figurat antropmorfe), maskat si simbol i artit tribal, pastaj s. e artit tė epokės sė renesancės, tė barokut, rokokosė e deri te ato tė pop artit dhe tė artit surrealist.

Simbolet qė nga pėrditshmėria deri te simbolet religjioze, prej atyre tė pėrkohshme deri te ato tė pėrjetshme... Roli i simboleve, nė shoqėri, nė natyrė, nė mitologji dhe nė traditat religjioze tė popujve tė ndryshėm, ėshtė tejet i madh..

Disa nga kėto simbole Janė universale dhe mund tė kanė domethėnie tė shumėfishtė si kryqi, gjarpri, ylberi dhe rrota etj. Simbolizim tė posaēėm kanė shkronjat dhe shkrimet (sh. A simbolizon fillimin por edhe suksesin, notėn mė tė lartė, A=alfa dhe omega greke, janė sinonim (simbolizojnė) fillimin dhe mbarimin e ēdo gjėje) ... zeroja simbolizon paskajshmėrinė, numri 1 ėshtė simbol I fillimit, 6 ėshtė s. I harmonisė, ndėrsa 666 ėshtė s. I djallit, numri 12 simbolizon dishepujt e Krishtit, numri 13 ėshtė numėr ters dhe simbol i tradhtisė, por te kabala mistike e hebrenjve simbolizon 13 shpirtrat e djallit, kurse tek indigjenėt e Amerikės konsiderohet si numėr hyjnor. (shih te Numerologjia)

Dielli ėshtė personifikim i hyjit nė mitologjinė e shumė popujve, perėndimi i diellit simbolizon vdekjen.

Hyji Shamash-Mesopotami; Hyji Ra-Egjipt, Mithra nė Persi, Helios tek grekėt e lashtė... Eklipsi (errėsim – zėnia e hėnės etj) ėshtė simbol i fatkeqėsisė, Hėna e re simbolizon rifillimin e procesit tė jetės, simboli i saj shoqėron shėn Mėrinė nė paraqitje artistike tė krishtere dhe nė trajtė tė hėnės sė re ėshtė pjesė e simbolizimit tė besimet islam (bashk me yllin pesėcepėsh). Yjet simbolizojnė ndriēimin shpirtėror dhe prezencėn hyjnore dhe paraqiten nė disa variante si 5-rremėsh (edhe nė formė pentagrami = pesė vija paralele) 6 ose edhe 8-rremėsh.

Trajtim tė posaēėm kėrkojnė simbolet e gjuhės sė simboleve tė trupi (dy gishtėrinjtė e dorės sė djathtė nė formė “V” simbolizon Fitore, ata tė dorės sė majtė simbolizojnė ofendim, shuplakat e bashkauar shprehin lutje.

Secila pjesė e trupi tė njeriut ka simbolikėn e vet: Flokėt simbolizojnė forcėn (Samsoni), sytė-shpirtin, pasqyra e sh.); goja fuqinė dhe inspirimin e shpirtit, zemra konsiderohet simbol I dashurisė dhe i sė vėrtetės, kėrthiza simbolizon fuqinė hyjnore, gjaku dhe frymėmarrja forcėn e jetės dhe fuqinė hyjnore, organet seksuale simbolizojnė Plleshmėrinė dhe fuqitė misterioze...

Tė gjitha shenjat vizuele, qė janė me mijėra, (1111 & 500) paraqesin simbole tė ndryshme: tė bestytėrive, mitologjike, religjioze, shkencore-kimi, fizikė, gjeologji, botanikė...) tė florės dhe faunės.. deri te s, nė jetėn e pėrditsdhme – bashkėkohore si BMVV...

Vetėm pėr simbolin e kryqit janė paraqitur 55 variante tė ndryshme.. monogrami (njė shkronjė, inicial) i Jezu krishtit, 8 variante pėr kryqin gremē, 7 pėr svastikėn = kryqi i shtrembėruar... dielli, simbol i jetės dhe vdekjes nė parahistori, nga svasti=fat, shėndet...

Ylli pesėkėndsh… njė nga simbolet mė tė famshme nė botė, pėrdorej 4.000 vjet para Krishtit ... pesė cepat e yllit ose (pentagramit) simbolizojnė njeriun me tė dy duart dhe kėmbėt e hapura dhe njihet si shenjė tėpėr e lashtė okulte.

Pikėrisht ky yll simbolizon idealin i cili pasqyron shpirtin qė dominon trupin... (shih te Maksim Zotaj: Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar) YLLI me pesė cepa-pentagrami- ajri, zjarri, toka dhe shpirti i Zotit, katėr elementet themelore tė botės, por edhe pesė ndjesitė e njerėzve: shija, shikimi, dėgjimi, tė prekurit, nuhatja por edhe pesė kontinentet.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi