Parashikimi i sė ardhmes nė 50 vitet e ardhshme

Shko poshtė

Parashikimi i sė ardhmes nė 50 vitet e ardhshme

Mesazh  Zattoo prej 14.12.10 9:22

Parashikimi i sė ardhmes nė 50 vitet e ardhshme



Ray Kurzweil parashikon evolucion rrėnjėsor tė llojit njerėzor nė 50 vitet e ardhshme. Shkrirja e njeriut me makinėn, sė bashku me shpėrthimin e menjėhershėm nė inteligjencėn mekanike do tė sjellin njė botė jonjerėzore

Ē'ėshtė Singulariteti?


Singulariteti ėshtė njė periudhė nė tė ardhmen kur ritmi i ndryshimeve teknologjike do tė jetė aq i shpejtė dhe me ndikim aq tė gjerė saqė ekzistenca njerėzore nė kėtė planet do tė ndryshojė nė mėnyrė tė pakthyeshme. Do ta kombinojmė fuqinė e trurit tonė - dijen, aftėsitė dhe veēoritė e personalitetit tonė qė na bėjnė njerėzor - me fuqinė e kompjuterėve pėr tė menduar, pėr tė arsyetuar, pėr tė komunikuar dhe pėr tė krijuar nė mėnyra qė tani s'mundemi t'i pėrfytyrojmė.

Ky bashkim i njeriut me makinėn, si dhe shpėrthimi i menjėhershėm nė inteligjencėn e makinave dhe i novatorizmave nė fushat e kėrkimeve gjenetike dhe nė nanoteknologji, do tė sjellė njė botė ku nuk ekziston asnjė dallim ndėrmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndėrmjet realiteteve fizike dhe virtuale. Kėto revolucione teknologjike do tė na e bėjnė tė mundshme t'i kapėrcejmė limitet e trupit tonė tė brishtė.

Sėmundjet, ato qė i njohim sot, do tė ērrėnjosen

Duke pėrdorur nanoteknologjinė do tė jemi nė gjendje tė prodhojmė pothuajse me tė dėshiruar ēdo produkt; urisė dhe varfėrisė nė botė do t'u vijė fundi, edhe ndotja do tė zhduket. Ekzistenca njerėzore do tė pėsojė pėrparim tė madh nė evolucionin e saj. Do tė jemi nė gjendje tė jetojmė aq sa duam. Lindja e njė bote tė tillė ėshtė, nė thelb, Singulariteti.

Si ėshtė e mundshme tė jemi aq afėr kėtij ndryshimi tė jashtėzakonshėm dhe tė mos e shohim? Arsyeja ėshtė karakteri pėrshpejtues i ndryshimeve novatore teknologjike. Kur mendojnė pėr tė ardhmen, pak njerėz e marrin parasysh faktin qė progresi shkencor njerėzor ėshtė eksponencial. Ai zhvilohet duke u shumėzuar nė mėnyrė tė pėrsėritur me njė konstante tė pandryshueshme (10 herė 10 herė 10 dhe kėshtu me radhė) dhe jo nė mėnyrė lineare (10 plus 10 plus 10 dhe kėshtu me radhė).

Stėrgjyshėrit tanė kanė jetuar nė pritje se nė tė ardhmen e tyre gjėrat do tė jenė tė ngjashme me pėrjetimet e tyre tė kaluara, me disa pėrjashtime. Duke jetuar nė njė kohė kur ritmi i zbulimeve teknologjike ishte aq i ngadaltė saqė tė mos vihej re, shpresat e tyre pėr njė tė ardhme ndryshe mbeteshin vazhdimisht tė paplotėsuara.

Sot ne jemi dėshmitarė tė pėrshpejtimit tė kurbės. Sot, ne parashikojmė pėrparim tė vazhdueshėm teknologjik dhe pasojat e tyre shoqėrore. Ne e shohim tė ardhmen tė ndryshme nga e sotmja. Por e ardhmja do tė jetė mė befasuese nga se do ta mendonin shumica e njerėzve, sepse janė tė paktė ata vėzhgues qė vėrtet i kanė absorbuar rrjedhojat e faktit qė edhe vetė shpejtėsia e ndryshimeve po pėrshpejton.

Rritja eksponenciale fillon ngadalė dhe gati pa u vėnė re, por kur e kalon gjurin e kurbės bėhet shpėrthyese dhe thellėsisht transformuese. Modelet tregojnė se jemi duke dyfishuar shpejtėsinė e ndėrrimeve paradigmatike pėr novacione teknologjike pėr ēdo dhjetėvjeēar. Me fjalė tė tjera, shekulli XX gradualisht ka shpejtuar deri nė ritmin e tanishėm tė progresit; prandaj arritjet e tij ishin baras me 20 vjet progresi me shpejtėsi tė vitit 2000.

Si do ta dimė qė Singulariteti ėshtė afėr?

Gjysmėn e parė tė shekullit XXI do ta karakterizojnė tre revolucione tė ndėrthurura - nė gjenetikė, nanoteknologji dhe robotikė. Kėto do tė shpallin fillimin e kėsaj epoke tė ndryshimeve tė jashtėzakonshme qė quhet Singularitet. Tani jemi nė fazat e hershme tė revolucionit gjenetik. Duke i kuptuar proceset informacionale qė janė nė themel tė jetės, ne po mėsojmė tė riprogramojmė biologjinė tonė pėr tė realizuar eliminimin e sėmundjeve, zgjerimin dramatik tė potencialit njerėzor dhe zgjatjen rrėnjėsore tė jetės.

Megjithatė, Hans Moravec nga Instituti i Robotikės pranė Universitetit Carnegie Mellon, vė nė dukje faktin se sado tė suksesshėm tė tregohemi nė kurdisjen e biologjisė sonė tė bazuar nė ADN, biologjia kurrė nuk do tė mundet tė barazojė atė qė do tė arrijmė tė ndėrtojmė nėpėrmjet inxhinierisė atėherė kur t'i kemi kuptuar nė tėrėsi parimet e funksionimit tė jetės. Me tė tjera fjalė, gjithmonė do tė mbesim "robotė tė klasės sė dytė".

Revolucioni nanoteknologjik do tė na japė fuqi tė rimodelojmė dhe tė rindėrtojmė - molekulė pas molekule - trupat dhe trutė tanė dhe botėn me tė cilėn ndėrveprojmė, duke shkuar kėshtu pėrtej kufizimeve tė biologjisė.

Por revolucioni mė i fuqishėm nė tė ardhmen e afėrme ėshtė revolucioni robotik. Termi "robotik" nuk u referohet vetėm robotėve me pamje humanoide qė zėnė njė hapėsirė fizike, por mė shumė inteligjencės artificiale me tė gjitha variacionet e saj.

Revolucioni gjenetik

Shkencat gjenetike dhe molekulare do ta zgjerojnė fushėn e biologjisė dhe do t'i korrektojnė tė metat e saj tė qarta (si prekshmėria jonė nga sėmundjet). Deri nė vitin 2020 efektet e plota tė revolucionit gjenetik do tė ndihen nė tėrė shoqėrinė. Me shpejtėsi tė madhe jemi duke fituar njohuritė dhe instrumentet pėr tė zgjatur vrullshėm pėrdorshmėrinė e "shtėpisė" sonė: trupit dhe trurit tonė.

Kėrkuesi nė lėmin e nanomjekėsisė, Robert Freitas, llogarit se me eliminimin e 50% tė problemeve tė parandalueshme mjekėsore jeta njerėzore do tė zgjatej pėr 150 vjet. Nėse do tė arrinim tė parandalonim 90% tė problemeve mjekėsore tė natyrshme, do tė jetonim mė shumė se 1000 vjet. Fillimet e kėtij revolucioni mbresėlėnės mund t'i shohim sot. Fusha e bioteknologjisė gjenetike po pasurohet me gjithnjė e mė shumė instrumente.

Nė tė kaluarėn zbulimi i ilaēeve ishte ēėshtje e gjetjes sė substancave (kimikateve) qė prodhojnė rezultate tė dobishme pa efekte tė tepruara anėsore, metodė kėrkimi kjo e ngjashme me orvatjet e njerėzve tė hershėm pėr tė gjetur gurė dhe vegla tė tjera natyrore qė do tė pėrdoreshin pėr qėllime tė dobishme. Sot po zbulojmė rrugėt e sakta biokimike qė janė nė bazė tė sėmundjeve dhe procesit tė plakjes. Tani kemi aftėsi tė bėjmė ilaēe qė do tė kryenin misione tė sakta nė nivel molekular.

Me teknologjitė gjenetike tė zbuluara kohėt e fundit jemi buzė aftėsisė pėr tė zbukuar mėnyrėn se si gjenet shprehin vetveten. Shprehja e gjeneve ėshtė procesi nėpėrmjet tė cilit komponentėt qelizorė (ARN-ja dhe ribozomet) prodhojnė proteina sipas njė plani tė saktė gjenetik. Shprehja e gjeneve ėshtė e drejtuar nga peptidet (molekula qė pėrmbajnė deri nė 100 aminoacide) dhe fijet e shkurtra tė ARN-sė.

Tani kemi filluar tė mėsojmė si funksionojnė kėto procese. Shumė terapi tė reja qė janė nė zhvillim e sipėr dhe nė fazėn e provave bazohen nė manipulimin e peptideve pėr tė bllokuar shprehjen e gjeneve qė shkaktojnė sėmundje ose pėr tė aktivizuar gjene tė dėshirueshme qė pėrndryshe janė tė pashprehura nė njė tip qelizash.

Njė teknikė e re e quajtur interferenca e ARN-sė ėshtė nė gjendje tė shkatėrrojė ARN-nė mesenxher qė shpreh njė gjen duke e ēaktivizuar me efektshmėri atė. Pėrparimi i pėrshpejtuar nė bioteknologji do tė na japė fuqi tė riprogramojmė gjenet tona dhe proceset metabolike, dhe do tė shtyjė pėrpara fushat e gjenomikės (tė ndikuarit mbi gjene), tė proteomikės (tė kuptuarit dhe tė ndikuarit nė rolin e proteinave), tė terapisė sė gjeneve (ndrydhja e shprehjes sė gjeneve, si dhe shtimi i informacionit tė ri gjenetik), tė prodhimit racional tė barnave (shpikja e ilaēeve qė pėr objektiv kanė ndryshimet e caktuara nė proceset e sėmundjes ose plakjes), si dhe klonimin terapeutik tė qelizave, indeve dhe organeve tė ripėrtėrira.

Revolucioni robotik

Prej tre revolucioneve teknologjike (gjenetik, nanomekanik dhe robotik) qė pėrbėjnė Singularitetin, me ndikim mė tė thellė ėshtė ai robotik ose, siē quhet zakonisht, revolucioni i inteligjencės artificiale tė fortė. Kjo i referohet krijimit tė aftėsisė sė tė menduarit kompjuterik qė i kalon aftėsitė e tė menduarit tė njeriut.

Tani jemi shumė afėr ditės kur njerėzit plotėsisht biologjik (si i njohim ne sot) nuk do tė jenė mė inteligjenca mbizotėruese nė planet.

Nga fundi i kėtij shekulli inteligjenca kompjuterike ose mekanike do tė jetė triliona herė mė e fuqishme se inteligjenca e papėrforcuar biologjike e njeriut. Inteligjenca kompjuterike, ose siē quhet ndryshe inteligjenca jobiologjike, duhet tė konsiderohet si njerėzore meqenėse ajo rrjedh plotėsisht nga qytetėrimi njerėzor-mekanik dhe do tė bazohet, sė paku pjesėrisht, nė versionin e prodhuar nga njeriu tė njė truri funksional njerėzor.

Bashkimi i kėtyre dy botėve tė inteligjencės nuk ėshtė vetėm shkrirje e mediumeve biologjike dhe mekanike tė tė menduarit, por ēka ėshtė mė kryesorja, shkrirje e metodave dhe organizimeve tė tė menduarit qė do t'i forcojnė mendjet tona gati nė ēdo mėnyrė tė mundshme.

Tė menduarit njerėzor biologjik ėshtė i kufizuar nė 1016 (10 nė fuqinė e 16-tė) kalkulime nė sekondė (cps-calculation per second) pėr njė tru njerėzor (bazuar nė modelimin neuromorfik tė zonave tė trurit) dhe nė rreth 1026 cps pėr tė gjithė trutė njerėzorė. Kėto figura nuk do tė pėsojnė ndryshim tė ndjeshėm edhe me pėrshtatjet bioinxhinierike tė gjenomit tonė.

Nė anėn tjetėr, fuqia procesuese e inteligjencės jobiologjike ose e AI-sė sė fortė (strong artificial intelligence) po rritet me shpejtėsi eksponenciale (pra, vetė shpejtėsia po rritet) gjė qė dėshmon se ajo do ta kalojė ndjeshėm inteligjencėn biologjike nga mesi i viteve '40 tė kėtij shekulli.

Inteligjenca artificiale do t'ia kalojė domosdo inteligjencės njerėzore pėr disa arsye.

Sė pari, makinat mund t'i ndajnė informacionet me njėra-tjetrėn dhe tė komunikojnė mes tyre me efektshmėri shumė mė tė madhe se njerėzit. Si njerėz ne nuk kemi mjete pėr tė kėmbyer modelet e panumėrta tė lidhjeve ndėrmjet neuroneve dhe nivelet e pėrqendrimit tė neurotransmetuesve qė pėrbėjnė tė mėsuarit, dijet dhe shkathtėsitė tona tė tjera, pėrveēse nėpėrmjet komunikimit tė bazuar nė tė folur.

Sė dyti, shkathtėsitė intelektuale tė njerėzimit janė zhvilluar nė pėrshtatje me shtysat e evolucionit nė ambientet natyrore. Ato shkathtėsi, qė janė para sė gjithash tė bazuara nė aftėsitė tona pėr tė njohur dhe pėr tė nxjerrė kuptime nga trajtat dhe rregullsitė qė i kapim nėpėrmjet shqisave, na mundėsojnė tė jemi shumė tė aftė nė disa detyra si p.sh. pėr tė dalluar fytyrat, pėr tė identifikuar objekte dhe pėr tė njohur tingujt gjatė tė folurit.

Pėr fat tė keq, truri ynė nuk ėshtė aq i pėrshtatshėm kur kemi tė bėjmė me rregullsi mė tė ndėrlikuara, si ato qė ekzistojnė nė tė dhėnat financiare, shkencore ose tė produkteve. Zbatimi i teknikave tė bazuara nė kompjuter do tė na japė liri tė zotėrojmė plotėsisht modelet e identifikimit tė rregullsive (pattern recognition).

Dhe nė fund, ndėrsa dija njerėzore tė shpėrngulet nė internet, makinat do tė tregojnė gjithnjė e mė shumė mjeshtėri nė leximin, tė kuptuarit dhe nė sintetizimin e informacionit njerėzor-mekanik.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi i sė ardhmes nė 50 vitet e ardhshme

Mesazh  Idlir prej 17.12.10 14:36

Fantastike. Pjesa qe arrij te kuptoj se eshte e mire, ne fakt fantastike, eshte manipulimi apo alkimia gjenetike, qe shfaros semundjet, te cilat sipas meje jane nje turp i madh per jeten, nje shemti e perversion qe sjell dhimbje te te gjitha natyrave.
avatar
Idlir

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi