Neandertali ėshtė brenda nesh!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Neandertali ėshtė brenda nesh!

Mesazh  Fikrro prej 12.12.10 0:32

Neandertali ėshtė brenda nesh



Zbulimi: krahasimi mes gjenomės sė neandertalit dhe gjenomės sonė tregon se, para se tė zhdukeshin pėrfundimisht, ADN-ja jonė kopjohej me tė tyren, madje disa gjene tė neandertalit jetojnė ende te ne.

Tani e tutje, duke u parė nė pasqyrė, do tė kemi mė shumė informacione nė lidhje me identitetin tonė: brenda nesh “jeton”, edhe pse nė pėrqindje tė vogėl, njeriu i Neandertalit. Pėrqindja ndryshon te ēdo person, duke variuar nga 1, nė 4 pėr qind tė trashėgimisė gjenetike.

Falė analizės sė tij tė ADN-sė, tė sapokompletuar, sot dihet qė njeriu i Neandertalit ka qenė i ngjashėm me ne.

Kjo specie ėshtė zhdukur rreth 30 mijė vjet mė parė dhe para se tė ndodhte ky fenomen, u kryqėzua me ne, me specien homo sapiens, qė ka lindur nė Afrikė dhe mė pas erdhi nė Azi e Europė, ku njeriu i Neandertalit jetonte prej mijėra vjetėsh.

Ndoshta femrat neandertale burgoseshin nga homo sapiensėt dhe mė pas me to kopjoheshin. Ose ndoshta mund tė ketė pasur lidhje paqėsore mes dy specieve njerėzore, dhe homo sapiens kėnaqej duke bėrė pushtime ekzotike. Prania e gjeneve neandertale te njeriu modern nuk ka qenė e papritur pėr ekspertėt. “Nuk do tė mė gėzonte asgjė mė shumė sesa fakti qė mbaj nė gjakun tim, qoftė edhe njė pikė gjak neandertali, qė mė lidh me kėto specie tė lashta europiane, por kam frikė se lidhja ime me to ėshtė vetėm sentimentale”, shkruante para pak kohėsh Juan Luis Arsuaga, paleontologu i universitetit “Complutense” tė Madridit, i cili ka qenė protagonist i njė zbulimi tė mrekullueshėm tė njė hominidi 300-vjeēar nė Atapuerka (Spanjė).


Njė gjenomė e ēmuar

Ajo qė na siguron se kemi shumė ngjashmėri me gjakun e njeriut tė Neandertalit ėshtė njė studim shkencor i paprecedent: studiuesit e institutit “Max Planck Institute for Evolutionary Anthropology” kanė bėrė tė ditur nė revistėn “Science” se kanė arritur tė mbledhin mbi njė milion fragmente ADN-je tė njeriut tė Neandertalit dhe tė pėrzgjedhin njė numėr tė mjaftueshėm fragmentesh ADN-je jo tė infektuara (nga baktere ose faktorė humanė), pėr t’u bėrė analizat 4 miliardė kopje bazash, pra mbi 60 pėr qind tė tė gjithė gjenomės sė neandertalit. Fragmentet e ADN-sė janė shkėputur nga kockat e femrave neandertale, tė cilat kanė jetuar para 38 mijė vjetėsh. Fosilet e tyre janė gjetur nė Kroaci, nė shpellėn e Vindijas. Gjithashtu, studiuesit kanė marrė copėza ADN-je edhe nga individė tė tjerė me prejardhje nga Spanja dhe Rusia. Mė pas studiuesit kishin krahasuar tė dhėnat e pėrftuara me gjenomėn e njeriut modern, veēanėrisht me pesė grupe popujsh aktualė: ato tė Afrikės Jugore dhe Lindore, Francės, Kinės dhe Malajzisė.

Gjurmė gjenetike tė neandertalit nuk janė gjetur tek afrikanėt, ndėrkohė qė rezultojnė tė pranishme nė tė gjitha grupet jashtė Afrikės.

Pėrqindjet e ADN-ve tė gjetura ngjasojnė si nė Francė, ashtu edhe nė Malajzi.

“Kjo do tė thotė qė secili prej nesh, nėse nuk ėshtė afrikan, mban nė vete pak ADN tė njeriut tė Neandertalit”, thotė Svante Paabo, njė nga drejtorėt e studimit.

“Neandertali dhe njeriu modern nuk u kryqėzuan nė Afrikė, por nė Lindjen e Mesme, mes 100 mijė dhe 50 mijė vjet mė parė, para se kėto tė fundit tė pėrhapeshin nė Azi dhe Malajzi”.

Krahasimi gjenetik mes neandertalit dhe popullsisė aktuale ka bėrė tė mundur gjithashtu zbulimin e disa gjeneve rregullatore, karakteristike tė qenies sonė, tė cilat mungojnė te njeriu i Neandertalit. Pėr shembull, gjenet pėrkatėse tė disa proteinave, nė strukturėn e lėkurės dhe kafazit tė kraharorit, tė funksioneve njohėse dhe formės sė kafkės, ndryshojnė shumė nga ato tė njeriut tė Neandertalit. Prania e gjeneve neandertale tė treguara nga studimet e institutit “Max Planck”, i jep tė drejtė njė grupi studiuesish tė koordinuar nga Erik Trinkaus, nga Universiteti i Uashingtonit, i cili paraprakisht kishte bėrė tė ditur gjetjen e fosileve tė pėrziera tė neandertalit dhe homo sapiensit. Mbetjet e gjetura nė Pastera Muierii (Rumani) janė 30 mijė vjeēare dhe kanė harqe orbitale pak tė harkuara (si ato tė homo sapiensit) dhe ballė tė vogėl (si ai i neandertalit

Jetė paralele



Njeriu modern ka tė paktėn njė paraardhės tė ngjashėm me njeriun e Neandertalit: homo antecessor, qė ka jetuar nga 1,2 milionė nė 800 mijė vjet mė parė. Qė atėherė, evolucioni ka ndjekur dy drejtime: atė afrikan, qė rreth 150 mijė vjet mė parė vendosi origjinėn e homo sapiensėve, pra tonėn; dhe atė euro-aziatike qė para 500 mijė vjetėsh solli shfaqjen e para-neandertalėve (homo neanderthalensis). “Nė tė dyja drejtimet, nė mėnyrė tė pavarur pati njė zhvillim tė fortė tė trurit”, shpjegon Juan Luis Arsuaga.

“Njeriu i Neandertalit kishte njė kapacitet cerebral tė ngjashėm me atė human, ose mė tė madh. Pėr t’i bėrė vend trurit, i cili arrinte deri nė 1750cm³, kafka e tij ishte zhvilluar nė pjesėn e poshtme, me pjesė frontale tė sheshtė, ndėrsa te homo sapiensėt kafka u zhvillua nė mėnyrė vertikale dhe tė rrumbullakėt”. Veē tė tjerash, njeriu i Neandertalit i kishte konturet e gropave tė syve mė thella, tė cilat formonin njė fytyrė kockore. Fytyra ishte “nė trajtė pyke”, me vrima hundėsh tė gjera, tė cilat funksionin si radiatorė pėr tė njomur dhe tharė ajrin e ftohtė qė thithnin.

Mjekra nuk ekzistonte, krahėt ishin tė spostuar pas, ndėrsa prapakoka mė poshtė. Te homo sapiensi kafka kishte formė sferike, fytyra ishte e sheshtė, balli i rrumbullakėt dhe mjekra e dendur. “Njeriu i Neandertalit kishte gjymtyrė tė shkurtėr dhe gishta tė trashė. Ishte mė i shkurtėr se homo sapiensi dhe kishte trup mė tė lidhur, ashtu siē rezulton edhe nga trashėsia e kockave dhe gjerėsia e legenit.

Shumė prej tyre i kalonin 80 kilogramė”, shpjegon Arsuaga. Tė gjithė i ishin pėrshtatur tė ftohtit. Gjithashtu sipėrfaqet pak tė zbuluara u ruanin nxehtėsinė e trupit. Para 100 mijė vjetėsh, homo sapiensėt qė u zhvilluan nė Afrikė, erdhėn nė Lindjen e Mesme. Mė vonė, pas 40 mijė vjetėsh arritėn nė Europė, ku ndanė territorin me njerėzit neandertalė pėr tė paktėn 10 mijė vjet.

Ata tė bardhė, ne tė zinj

Nė njė roman tė shkruar nga njė paleontolog, Björn Kurtén, “Vallja e tigrit”, filluan tė shquheshin mė mirė ndryshimet mes njeriut tė Neandertalit dhe homo sapiensit, parė me syrin e paraardhėsve tanė. Njerėzit neandertalė ishin tė bardhė dhe biondė, sepse kishin jetuar shumė kohė nė veri dhe na shihnin ne sapiensėve, tė ardhur nga Afrika, si “zezakė”. Pėr ata ne ishim shumė tė gjatė, me gjymtyrė tė gjatė, njė tjetėr tipar pėr t’iu pėrshtatur klimės tropikale, ku ėshtė shumė e rėndėsishme, ndryshe nga ē’ndodh nė veri, tė dish tė ftohėsh trupin.

Trupi dhe gjymtyrėt e gjatė e shpėrndajnė mė mirė nxehtėsinė. Ata na shihnin si fėmijė tė rritur mė shumė se ē’duhej: fytyrė tė gjatė, faqet dhe balli po ashtu, kokė tė rrumbullakėt. Pra ne kishim njė pamje qė mes tyre ishte tipike e fėmijėve (te gjitarėt, rrumbullakėsia e kėlyshėve tė tėrheq dhe ėshtė njė shenjė qė favorizon kujdesin prindėror). Por ata ishin “fėmijė tė pafajshėm”, apo “mizorė”?

Luftė dhe paqe

Sipas ekspertėve, dy speciet ishin si fise tė ndryshme nė konkurrencė pėr gjuetinė dhe pėr kėtė arsye mund tė kishte pėrleshje tė pėrgjakshme. Sapiensėt bėnin piktura nėpėr shpella dhe statuja fildishi kushtuar perėndive. “Vepronin tė bashkuar sepse kishin histori dhe simbole tė ndara, forma besimi qė jepnin njė disiplinė”, shpjegon Arsuaga.

Aftėsia e madhe e sapiensėve i bėri tė pėrhapeshin kudo, madje edhe nėpėr fushat e verilindjes, tė gjuanin kuaj tė egėr dhe mamuthė, duke i shtyrė kėshtu njerėzit neandertalė tė spostoheshin nė zona gjithnjė e mė tė varfra ekologjikisht, deri sa u zhdukėn fare. Por fosilet e homo sapiesėve, tė gjetura nė Quafzeh dhe Skhul, nė Izrael, kishin mjete njėsoj si tė njeriut tė Neandertalit. Kėshtu u zbulua se dy speciet humane shkėmbenin shumė gjėra me njėri-tjetrin. Njė shembull tjetėr?

Nė Francė, nė shpellėn e “Saint-Cesaire”, artizanė tė kėtyre veglave nuk ishin homo sapiensėt, por neandertalėt. Nė njė shpellė tjetėr franceze, nė “Arcy-sur-Cure”, janė gjetur unaza fildishi dhe perla tė bėra me dhėmbė kafshėsh, copėza kockash dhe fosile detare. Pra njeriu i Neandertalit bėnte varėse dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse deri mė tani fabrikimi i sendeve tė kėtij lloji konsiderohej ekskluzivitet i homo sapiensėve. Por jo vetėm kaq: edhe neandertalėt i varrosnin tė vdekurit me ceremoni tė thjeshta funerale.

Nė Teshil, Uzbekistan, njė fėmijė neandertali u varros me bri cjapi. Nė Regurdo, Francė, skeleti i njė tė rrituri ishte i rrethuar nga kocka ariu. Nė Siri, njė gur i gdhendur u vendos mbi gjoksin e njė fėmije. Nė Shanidar, Irak, mbi tė vdekurit viheshin lule. Nė Le Moustrier (Francė), tė vdekurit ngjyroseshin me hematit. Pėr tė vdekurit, mėshira ėshtė njerėzore, po ashtu edhe pėrdorimi i zjarrit. Nė sitet neandertale gjenden vatra zjarri. Nėse zjarri i tyre zgjaste deri nė mėngjes, ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh qė qėndronin rreth tij tė heshtur.

Pra flisnin?

Mesa duket po. Ajo qė e dėshmon kėtė ėshtė pėrdorimi i dorės sė djathtė nga njeriu i Neandertalit.

Paraardhėsit e tij tė Atapuerkės e pėrdornin dorėn e djathtė pėr tė prerė mishin, duke e mbajtur nė gojė (qė ishte si njė dorė edhe pėr neandertalėt). Ndonjėherė sendi me tė cilin prisnin mishin u binte nga duart, kėshtu qė pėrdornin dhėmbėt. Nga shenjat, studiuesit janė tė bindur se pėrdornin dorėn e djathtė.
Pra, ashtu si dhe ne, pėrdornin dorėn e djathtė. Gjithashtu kishin njė laring tė gjatė dhe nerva me diametėr tė atillė qė mund tė lėviznin mirė gjuhėn dhe tė prodhonin njė gamė tė gjerė tingujsh. Kishin qiellzė tė gjatė dhe zė hundor.

Nga studimet e njė shkencėtari amerikan, rezulton se ata nuk mund tė shqiptonin zanoret “a, u, e, i”, tė pranishme nė tė gjitha gjuhėt e “botės sapiens”. Ju do tė thoni flisnin keq. E rėndėsishme ishte qė e bėnin.

avatar
Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Neandertali ėshtė brenda nesh!

Mesazh  Equinox prej 17.12.10 8:24

Homo sapiens dhe Homo neanderthalensis sipas shkencetareve kane pasur relacione seksuale.Ky ndikim mund te shihet edhe sot te njeriu i sotem psh afrikanet (te zinjet) jane me te fuqishem ne sporte fizike se te bardhet...
avatar
Equinox

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Neandertali ėshtė brenda nesh!

Mesazh  yasmin prej 23.12.10 19:24

.........................


Edituar pėr herė tė fundit nga yasmin nė 26.12.10 10:07, edituar 1 herė gjithsej
avatar
yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Neandertali ėshtė brenda nesh!

Mesazh  Zattoo prej 23.12.10 21:47

Zbulohet njė lloj i ri njeriu tė lashtė

Shkencėtarėt pretendojnė se kanė gjetur njė lloj njeriu tė ri tė lashtė, qė ka bashkėjetuar me neandertalėt, rreth 50 000 vite mė parė. Tė quajtur “Denisovans”, kėta banorė tė Siberisė besohet se kanė populluar shumė zona tė Euroazisė nė njė periudhė kur vėllezėrit e tyre mė tė njohur ende nuk kishin braktisur Afrikėn.

Njė analizė ADN-je, e bėrė nga gishti i dorės sė njė skeleti tė fosilizuar i tregoi shkencėtarėve se si mund tė jenė dukur kėta njerėz tė lashtė, nė atė qė mund tė jetė njė zbulim tronditės pėr botėn e shkencės. Pėrveē neandertalėve, deri tani njihej vetėm ekzistenca e njė grupi tė vetėm bashkėekzistuesish, tė quajtur “Hobit”, zbuluar vite mė parė nė ishujt e Indonezisė.

”Njė specie humane ka evoluar nė kohėt e hershme nė Europė”, deklaroi profesori Svante Paabo, pjestar i institutit shkencor Max Planck nė Laipcig, Gjermani.

”Ka ekzistuar forma perėndimore e quajtur neandertal dhe tani dimė edhe pėr formėn lindore tė quajtur denisovan”.

Banorėt e hershėm tė Siberisė janė pasardhės direkt tė njė grupi edhe mė tė hershėm qė ka populluar pėrpara neandertalėve Australinė e sotme. 4-6% e AND-sė sė denisovanėve, korespondonme atė tė tė ashtuquajturve malenesian.
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

fikrro

Mesazh  Azazil prej 30.01.14 1:05

a tha duhet te kete njerez qe i mbajne lidhjet farefisnore me neandertalitet apo dhe me tej me majmunet...?
avatar
Azazil

908yughugikgiyguyg


26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Neandertali ėshtė brenda nesh!

Mesazh  Agamemndon prej 30.01.14 12:42


Njerzit moderne trashegojne 1/5 e ADN-se se Neandertalit...




( Reuters ) - Po bėhet perhere e mė e vėshtirė kur merr  fyerje nga dikush qe ju thėrret  si njeri  Neandertal .

Sipas dy studimeve tė botuar ketė te mėrkurė 29 janar 2014 , ADN-ja nga kėta njerėz para- moderne ka luajtur njė rol  te rendesishem nė pamjen e flokėve dhe lėkurės , si dhe ne rrezikun e sėmundjeve tė caktuara,per njerzit e mevonshem... .

Edhe pse Neandertalėt u zhdukėn 28,000 vjet mė parė nė Evropė , mė shumė se njė e pesta e ADN-sė sė tyre ka mbijetuar nė gjenet e njeriut pėr shkak tė edukates dhjetėra mijėra vjecare ,dhe njė nga studimet e gjetura , verteton se ēdo individ ka vetėm rreth 2 pėr qind tė ADN-s se 'njeriut te egėr'' Neandertal .

"2 pėrqind e ADN-sė Neandertalit tuaj mund tė jetė e ndryshme nga 2 pėr qindshi i ADN-sė se Neandertalit te gjetur nė vende tė ndryshme tė botes , " thote gjenetisti Jozueu Akey , i cili udhėhoqi njė nga studimet . Ai ka vėnė nė studim qindra njerėz , dhe " cdo njeri mund tė mbulojė njė pjesė tė konsiderueshme tė gjenomit te Neandertalit'' ,thote ai

Tė dy studimet kanė konfirmuar gjetjet e mėparshme te genomes se lindjes aziatike,qe kishin mbartes te ADN-s se Neandertalit, mė shumė se ato tė evropianėve. Kjo mund tė jetė 21 pėr qind mė shumė, sipas njė analize nga Akey dhe Benjamin Vernot, botuar nė revistėn Science..Por edhe kjo shifer eshte me teper ne kufijt e relatives.

Sipas gazetės, nga gjeneticienet nė Harvard te ''Medical School'' , botuar nė revisten ''Natyre'' , rreth 1.4 pėr qind e gjenomit tė kinezve ne Han tė Pekinit dhe jug tė Kinės , si dhe nė Tokio, vijnė nga neandertalėt , krahasuar me 1.1 pėr qind tė gjenomit tė gjetur tek evropianėt .

Antropologėt shprehin kujdes pėr rezultatin .

Mė pak se gjysmė e duzinės se fosileve te Neandertalit kanė dhėnė materialin gjenetik , tha Erik Trinkaus i Universitetit tė Uashingtonit nė St Louis , njė nga ekspertėt kryesorė nė botė, pėr njerėzit e hershme . Duke pėrdorur kėtė mostėr tė vogėl arrij te tregoj se sa  ADN-sė e  Neandertalit, vazhdon nė gjenomin e sotme,pra ne rracen e sotme njerzore moderne..etj

http://www.reuters.com/article/2014/01/29/us-science-neanderthals-idUSBREA0S1RX20140129
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


300


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi