Misteret e pafundme tė Krijimit!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteret e pafundme tė Krijimit!

Mesazh  Fikrro prej 09.12.10 22:49

Misteret e pafundme tė Krijimit!



Miliarda vite mė parė, nė njė pikė tė panjohur tė hiēit zanafillor, shpėrtheu procesi evolutiv qė ka arritur deri nė ditėt tona. Por Toka fsheh prej ngahera shumė sekrete aq sa janė dhe galaktikat qė vėrtiten nėpėr Univers. Shumė prej tyre sfidojnė mendjen njerėzore duke lėshuar sinjale nga prania e tyre e heshtur? Tė tjera prehen tė pashqetėsuara nė pafundėsinė e padukshme qė na rrethon dhe kushtėzojnė egzistencėn tonė me forca tė pakonceptueshme e tė stėrmėdha. Kur do tė na mundėsohet vetėdija pėr origjinėn tonė?

Qysh nga origjinat e tij tė largėta, njeriu nuk u mjaftua me tė jetuarėt, por ndjeu nevojėn qė tė kthehej pėr tė bėrė pjesė nė projektin e pafundėm prej tė cilit ishte i bindur se e kishin dėbuar. Po pėrse kaq siguri? Nė tė gjitha kulturat qė kanė gjalluar nė kėtė planet, egziston ideja e njė atdheu tė largėt, e njė Parajse Tokėsore nė tė cilėn njeriu ishte gjithēka, e gjithēka lėvrinte nė tė.

Nuk kishte nevojė tė dėshironte asgjė, e prapė kėrkonte mė shumė, e guxoi t'i afrohej sė vėrtetės, dijės, frutit tė ndaluar. Qe ai ēasti kur Zoti ndėshkoi etjen pėr ambicje tė njeriut dhe e dėnoi atė me njė jetė mundimesh dhe vuajtjesh, nė njė botė tė egėr e tė panjohur. Ē'ėshtė njeriu? Ēfarė fshihet nė 95% tė trurit tė tij, funksionet e tė cilit mbeten ende tė fshehta?

Nga Big Bengu deri mė sot, ende shtrohet pyetja, nga e si u krijua njeriu?

A jo qė na ēudit me njeriun e lashtė, por qė ende lėngon brėnda secilit prej nesh, ėshtė aftėsia e jashtėzakonshme pėr tė jetuar nė simbiozė me kozmosin, duke i njohur plotėsisht shqisat e tij e duke ditur t'i kontrollonte e t'i orientonte kah e nė mes tė pafundėsisė. Rreth kėsaj aftėsie tė jashtėzakonshme, njeriu i zakonshėm nuk di sesi tė pėrfitojė mė, i mėsuar siē ėshtė pėr tė derdhur nė teknologji funksionet natyrale tė shqisave tė tij, duke harruar kėsisoj rėndshėm pėrmasėn e tij shpirtėrore.

Nė origjinėn e dijės e tė kulturės sė ēdo etnie njerėzore, ka njė element qė vjen para elementėve alkimikė apo themelorė, uji, toka, ajri, zjarri, hapėsira? ėshtė tingulli.

Gjoni, nė prologun e Ungjillit simbas atij vetė, thotė: "Nė fillim ishte Ai qė ėshtė Fjala". Ai ishte me Zotin; Ai ishte Zot. Ai ishte nė fillim me Zotin. Pėrmes tij Zoti ka krijuar gjithēka??

Zanafilla thotė: "Zoti tha: bėhu, e u bė."

Nė themel tė filozofisė mė tė lashtė greke ishte marrėdhėnia: mendim-fjalė-realitet. Por filozofia greke ka marrė nga ajo e Egjiptit.

E nė fakt zanafilla egjiptiane e Menfit thotė: ?Ptah, i madhi, ėshtė zemra (truri) dhe gjuha (fjala) e Enneade-s sė zotave, ai krijoi zotat, lindi nė zemėr dhe lindi nė gjuhė diēka nė formėn e Atum.?. Tashti, Atum ėshtė krijuesi, por kuptohet se ai ėshtė i krijuar, falė zemrės (fronit tė mendimit, simbas egjiptianėve) e falė zėrit (gjuhės).

Edhe Egjiptianėt kanė marrė nga filozofia e Lindjes sė Afėrme, e kėshtu me radhė derisa arrijmė atje ku adresohet filozofia mė e lashtė: India . Brahma ėshtė Gjithēkaja, ėshtė Zot, shpirt universal.

Nė themelin e zanafillės Indu, e kotė ta themi, ėshtė tingulli.

Tingulli i heshtur i Spiritualitetit. Kushdo qė ka njohje rreth doktrinave shpirtėrore indiane, do tė ketė dėgjuar pėr Mantra-n. Ėshtė njė disiplinė meditative e cila nėpėrmjet shqiptimit zėulėt tė rrokjeve tė shenjta sanskrite, mundėson tė dėrguarėt-pėr ta thėnė me terma profane- nė ?rikumbim? tė mėndjes e cila ėshtė armikja mė e betuar e Atman, Unit, shpirtit individual qė duhet tė realizohet pėr t'u kthyer e bėrė pjesė nė Gjithēkanė.

Mėndja prihet ta largojė individin nga pafundėsia, duke i dhėnė iluzionin e tė qėnit i vetėmjaftueshėm e duke e shtyrė kah egoizmi. Vetėm duke arritur tė asgjėsosh e tė kontrollosh mėndjen, Atman ngjitet nė perceptimin mė tė lartė prej ku ndjehet pėrkatėsia nė Gjithēkanė qė ėshtė Shpirt hyjnor?

Ajo qė njeriu ka harruar pėrgjatė udhėtimit tė tij tė pasigurtė historik, ėshtė pikėrisht fakti i tė qėnit njeri, njė zot i rrėzuar qė ėndėrron tė vezullojė prej dritės hyjnore.

Cosimo Orlando

Njeriu si masė e krijimit

Ēfarė lidhjesh mund tė gėrshetohen mes gjeometrisė dhe krijimit? Fraza mitike si, ?Nė fillim ishte fjala?, ose aksioma tė pazbėrthyeshme si ?Gjeometria ėshtė muzikė e ngrirė? (Goethe) ose akoma mė mirė e edhe mė pėrpara ?Gjeometria ėshtė muzikė e ngurtėsuar? (Pitagora), nė dukje nuk mund tė lidhen. Krahasimi mbetet thuajse njė paradoks, duke patur parasysh ngjyrimet e ndryshme tė kėtyre mesazheve. Nėse mes gjithė krijimit njeriu rezulton tė jetė produkti mė i arrirė i bėmave Hyjnore (duke ditur se ėshtė krijuar si imazh a ngjashmėri), ēfarė roli luan Gjeometria nė krijim, apo mos ndoshta mund tė jetė vetė njeriu hallka e lidhjes?

Ėshtė shumė tėrheqėse tė dihet se shumė prej njerėzve tė mėdhenj tė sė shkuarės e kanė ndėrmarrė kėtė rrugė kah mendimi fillimor, pra kah Thelbi, nėpėrmjet tė cilit mund tė lidhet gjithēka, ku gjithēka mund tė bashkohet nė njė sinkretizėm idealist, diktuar nga i vetmi synim pėr tė zbuluar tė vėrteta tė mėdha qė e mundojnė njeriun nė kėrkimin e dėshpėruar tė realitetit tė tij autentik. Qėllimi pėr tė kuptuar tė vėrtetėn, ėshtė diēka qė mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet sintezės.

Sepse sintezat janė nė tė vėrtetė konstruksione tė Shenjta tė tė gjitha kohėrave e tė ēdo vendi ku vepron Krishterimi si Katedralet e mėdha apo kulturat dukshmėrisht tė ndryshme prej tonės, si ato parakolombiane, Hindu, Egjiptiane, Greke, etj?

Vėndet ishin tė ndryshme, kohėrat tė ndryshme, por qėllimi, pra rezultati i Harmonisė, ka qenė gjithmonė i pandryshueshėm; sepse figura njerėzore, qė nė njė farė periudhe tė historisė ėshtė sintetizuar me urti nga Leonardo Da Vinci (i cili ndjek me pėrsosmėri tė dhėnat e Vitruvio-s), nuk shprehin tjetėr veē se koceptin se, Njeriu ėshtė masa qė duhet ndjekur pėr tė shqyrtuar nė trajtė tė zvogėluar Krijimin Hyjnor, e pėr rrjedhojė edhe imazhin e Zotit.

Rezultati ėshtė Njeriu Vitruvian, i cili pėrfaqėson Mikrokozmosin qė ndryshon simbas Makrokozmosit. Njė konkluzion mė i denjė na ofrohet nga Johan Kepler, i cili, nė njė nga traktatet e tij mė tė famshėm, ?Harmonices Mundi?, shkruan:

?Gjeometria i paraprin krijimit tė gjėrave, tė pėrjetshme si Shpirti i Zotit, madje, gjeometria ėshtė vetė Zoti, dhe na ka ofruar arketipėt pėr krijimin e Botės.?.

Enrico Galimberti

?Big Bang?-u nė mitet egjiptiane tė Krijimit

Mes miteve egjiptiane tė krijimit, ka ngjallur shumė interes ai i ?pėrpunuar? nė Hermopoli. Qyteti quhet sot El-Ashmuneim, qė nė egjiptianshen e lashtė ėshtė Khmun, numri tetė, qė i korrespondon hyjnisė sė Ogdoad, egzistenca e tė cilit i paraprin hyjnisė Ra. Nė lashtėsi, qyteti qe qendra e kultit Thot, zotit tė urtėsisė e mbrojtėsit tė skribėve, qė ėshtė Hermes pėr Grekėt.

Nė epokėn greko-romake Thot adhurohej si Hermet Trismegjisti, pra, tre herė i madhi, dhe atij i atribuohej i ashtuquajturi Trup Hermetik, pra njė bashkėsi shkrimesh me interpretim tė errėt dhe me karakter mistik. Miti hermopolit nuk shmanget shumė nga ai heliopolitan, dhe pse nė ca veēanėsi trazuese?

Kumti i teorisė sė Big Bang na duket mė se i justifikuar, ndonėse nuk e pranojmė njė liri tė tillė pėr tė arnuar nė rrobat e hipotezave tona njė teori shkencore. Gjithsesi, nėse egjiptianėt do tė kishin dashur tė na e hiqnin ēdo dyshim mbi faktin se kishin pėrpunuar njė teori shkencore-religjioze (kujtojmė se nė ato kohėra tė gjitha shkencat ishin tė shenjta) tė ngjashme me Bib Bang-un tonė miti do tė thoshte pak a shumė kėshtu:

?dhe forcat qė ushtroheshin mbi lėndėn hyjnore zanafillore u shkrinė mes tyre e i dhanė jetė njė shpėrthimi tė papėrshkrueshėm e me njė fuqi tė padėgjuar, prej tė cilit shpirti krijues hyjnor u shburgos e i dha rrugė krijimit tė tė gjitha gjėrave, tė qiejve e tė tokės?.

Nė Egjipt, ashtu siē po dėshmon edhe vetė arkeologjia me zbulimet e veta, janė varrosur tradita mistiko-religjioze qė tashmė ėshtė moralisht dhe shkencėrisht e padrejtė tė trajtohen si frut i njė populli qė simbas oligarkisė ortodokse arkeologjike, fill i sapodalė nga barbaria prehistorike, qe nė gjendje t'i lartėsonte zotit tė qiellit madhėshtinė e Piramidave, mrekulli tė njerėzimit tė frymėzuar nė mėnyrė hyjnore.

Antonio Mattera

Teori dhe hipoteza mbi jetėn nė univers

Qysh nė agimet e qytetėrimit, njeriu ėshtė shtyrė pėrherė nga kureshtja pėr tė ditur nėse egziston jeta nė planete tė tjera tė Universit, e mbi tė gjitha a egzistonin krijesa inteligjente. Pėrgjatė shekujve shumė filozofė, teologė e shkenctarė janė pėrballur me kėtė problem duke sjellė argumenta pro e kundėr egzistencės sė jashtėtokėsorėve.

Mbėshtetėsi i parė i idesė sė pluralizmit tė botėve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar nė shek. VI para Krishtit. Simbas kėtij mendimtari, burimi i gjitha gjėrave tė njohura ishte njė Element i Papėrcaktuar e prandaj mund tė egzistonin njėkohshėm shumė botė tė tjera, tė ndryshme mes tyre.

Edhe Epikuri(341-270 para Krishtit) pohonte se egzistonin botėra tė pafundme tė banuara, tek tė cilat gjithēka ėshtė e pėrbėrė nga njė llojshmėri e pafundme atomesh qė shkėputen nga Pafundėsia pėr t'iu nėnshtruar atypėraty njė rregulli tė pėrkohshėm. Atome tė tilla mund tė kalojnė edhe prej njė botė nė tjetrėn, duke gjeneruar qėnie shumė tė ndryshme herė mbas herė. Tezat e Epikurit qenė mbėshtetur nė botėn romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).

Nė pėrgjithėsi mendimi filozofik perendimor e mohoi tezėn e pluralizmit tė botėve dhe ēėshtjen e jetės jashtėtokėsore. Pak mendimtarė (mes tė cilėve citojmė Xhordano Brunon dhe Spinozėn) u radhitėn nė favor tė egzistencės sė jetės nė botėra tė tjera.

Bazat e para shkencore qė mbėshtetėn idenė e jetės nė planete tė tjera u hodhėn nė shek. XVII, nė vijim tė vėzhgimeve dhe arritjeve tė Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mėrkuri, Jupiteri, Afėrdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartė si planete, ndėrsa mbi hėnė niseshin tė vėreheshin male dhe kratere. Nė veēanti ai qė zgjoi mė shumė interes ishte planeti Mars, nė sipėrfaqen e tė cilit mund tė vėzhgoheshin hapėsira tė ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtėrngata.

Duke u nisur nga kėto vėzhgime, lindi ideja qė planeti mund tė ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vimė nė kohėt tona kur vėzhgimi i planeteve ėshtė bėrė mė i saktė dhe me i pėrkryer, falė pėrdorimit tė teleskopėve gjithnjė e mė tė fuqishėm, radioteleskopėve dhe dėrgimit tė sondave nė hapėsirė.
avatar
Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteret e pafundme tė Krijimit!

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 15:49

Mbėshtetėsi i parė i idesė sė pluralizmit tė botėve ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, qė jetoi nė shek. VI para Krishtit. Sipas kėtij mendimtari, burimi i gjitha gjėrave tė njohura ishte njė Element i Papėrcaktuar e prandaj mund tė ekzistonin njėkohshėm shumė botė tė tjera, tė ndryshme mes tyre.
Edhe Epikuri (341-270 para Krishtit) pohonte se ekzistonin botėra tė pafundme tė banuara, tek tė cilat gjithēka ėshtė e pėrbėrė nga njė llojshmėri e pafundme atomesh qė shkėputen nga Pafundėsia pėr t'iu nėnshtruar aty pėr aty njė rregulli tė pėrkohshėm. Atome tė tilla mund tė kalojnė edhe prej njė botė nė tjetrėn, duke gjeneruar qenie shumė tė ndryshme herė mbas here. Tezat e Epikurit qenė mbėshtetur nė botėn romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).
Nė pėrgjithėsi mendimi filozofik perėndimor e mohoi tezėn e pluralizmit tė botėve dhe ēėshtjen e jetės jashtėtokėsore. Pak mendimtarė (mes tė cilėve citojmė Xhordano Brunon dhe Spinozėn) u radhitėn nė favor tė ekzistencės sė jetės nė botėra tė tjera.





e dyta esht memisterjoze sesa ajo e para.......
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi