2+2 Nuk bėjne gjithmonė 4

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

2+2 Nuk bėjne gjithmonė 4

Mesazh  yasmin prej 04.12.10 21:26

Secili prej nesh,ne jeten e perditshme eshte ndodhur para situatave te atilla ne te cilat ka dashur te shprehet ne menyre te lire lidhur me nje problem te caktuar ose per nje teme e cila ka pasur nevoje per ide te ndryshme duke u biseduar nga bashkebiseduesit pjesemarres,por perballe ketyre situatave ndonese kemi pasur shume deshire dhe potencial te shprehemi kemi hezituar per shkak te komplekseve qe jane krijuar brenda vetes tone.Keto komplekse mund te jene krijuar per shkaqe te ndryshme si psh:ndjenja e turpit se mos ndoshta nga mendimi qe do shprehesh te tjeret do te keqkuptojne dhe do te qeshin me mendimin tend,frika se mos ndoshta te tjeret nuk do e kuptojne mendimin tend qe eshte shume ndryshe nga ai i mases dhe,nga kjo te tjeret te te shohin si nje njeri jonormal,jo i pranueshem per ta;frika se mos mendimi yt eshte i gabuar dhe keshtu do te besh figure te keqe ne prani te tyre dhe komplekse te tjera te ketij lloji....

Gjera te tilla na bejne te dyshojme te vetja jone,se mos ndoshta nuk jemi ne nivelin e duhur ndersa te tjeret po....E shikoni se nga cili kendveshtrim nisemi ne? Gjithmone nisemi te veshtrojme nga te tjeret dhe jo nga vetja jone...pse duhet te ndodhe kjo?!

Ne cdo mendim qe ne kemi domosdoshmerine dhe deshiren ta themi duhet te nisemi gjithmone nga vetja jone,te kuptojme mire dhe te jemi te bindur ne veten tone se ai mendim buron jo vetem nga procesi vetjak i te mendeuarit ne menyre te pavarur por,buron edhe nga zemra e cila,si klime shpirterore e jona eshte e pagabueshme,prandaj mendimi yne eshte gjithashtu i paster,dhe nje gje e paster eshte gjithmone me vlere...

Gjate aktiviteteve tona te perditshme studimi apo pune,kemi takuar njerez te cilet kane nje formim te kenaqshem,jane te pajisur jo vetem me njohurite e duhura specifike ne profesionin e tyre por edhe me njohuri te pergjithshme,te cilet pavaresisht kesaj kane komplekse te shprehen rrjedhshem dhe pa hezitim mendimin e tyre perpara te tjereve ne lidhje me nje teme qe diskutohet,dhe ne kete rast lind pyetja : sa i vlejne ato njohuri kur ka veshtiresi apo nguron te shprehet ne lidhje me to??

"Mire eshte te flasesh ,mire eshte te heshtesh por nuk eshte mire kur e tepron me te dyja"(La fonten) Ne kete rast nje heshtje pa vend ben qe diturite e marra te mos japin efektin e deshiruar,sepse ne sot kemi nevoje per njerez qe shprehin lirshem mendimin, idete, diturite qe ata disponojne ne menyre qe te kemi perfitime nga mendimet e njeri-tjetrit.

Ne nuk duhet te dyshojme ne kapacitetet tona intelektuale nga frika e paragjykimit apo moskuptimit nga te tjeret sepse gjithmone ekzsiton dikush qe te kupton dhe ne kete rast nuk ka rendesi sasia por cilesia e atij qe te degjon dhe kupton,sepse cilesia eshte ajo qe ben diferencen....

Te tregohem e sinqerte edhe une kur u regjistrova ne fillim te muajit nentor ne kete forum kisha shume deshire te merrja mendimet e te tjereve dhe te shprehja pikepamjet e mia por shpesh here kam pasur frike se mos keqkuptohem ose paragjykohem ne lidhje me ato qe shkruaj por, e bindi veten se dikush ne kete forum me kupton dhe kjo ia vlen sepse, 2+2 nuk bejne gjithmone 4,sepse kjo varet nga 'matematika' qe perdor ne menyren tende te arsyetuarit...e verteta nuk gjendet vetem tek njeri prej nesh por tek secili nga ne.....

Kete ua them ju qe ta degjoj edhe une pere vete:)
Me respekt Yasmin...
avatar
yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2+2 Nuk bėjne gjithmonė 4

Mesazh  Equinox prej 05.12.10 0:05

Une per vete, per ēdo gje na rrethon i kam pikepamjet e mia qe sigurisht nuk perkojne me ato te mases (nervozohem kur mendoje ndonjehere si masa).
Kur kam ndonje bisede me ndonje njeri te panjohur, i prek ne menyre siperfaqesore disa tema kur shoh qe ai njeri s'e ka idene rreth asaj terhiqem ngadale pa u kuptuar duke mos shfaqur mendimin tim, sepse dal i ēmendur ose qesharak ne syte e tij.
Shkurt terhiqem dhe nuk i shfaq idete e mia.
avatar
Equinox

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2+2 Nuk bėjne gjithmonė 4

Mesazh  yasmin prej 06.12.10 0:50

Fillimisht nexus te falenderoj qe iu pergjigje kesaj teme,e vleresoj kete gje...Se dyti ke te drejte deri diku kur thua qe kur dikush nuk me kupton une terhiqem...Ndonjehere ndodh qe kur nuk na kupton dikush kjo nuk vjen gjithmone nga padituria e bashkefolesit tone por ndoshta edhe pse ne nuk jemi shpjeguar si duhet,po me kujtohet tani nje thenie e ajnshtajnit qe eshte pak a shume keshtu "ti nuk e di shume mire nje gje nese ti nuk je ne gjendje ta besh qe ta kuptoje edhe gjyshja jote". Mund te ndodhe edhe ky rasti,qe ti je duke folur me njerez qe kane nje koncept te ngushte per boten dhe nuk te kuptojne dhe ne kete rast vlen kjo thenia "duhet te kesh shume mend qe te merresh me dike qe nuk ka mend"
Por gjss ti mos nguro asnjehere te shprehesh mendimin tend,mos u druaj nga veteshprehja...qofte edhe nese mendon se te tjeret nuk te kuptojne dhe keshtu do dukesh qesharak,ti nuk do dukesh aspak i tille por ata qe qeshin me mendimin tend dhe kjo ngjan pak me ate qe tregohet tek romani "idioti" ku personazhi kryesor duke biseduar me dy vajza keto te fundit qeshin kot si debile dhe pas kesaj personazhi kryesor qesh me shume se keto vajzat per te vetmen arsye sepse e beri te qesh injoranca e vajzave...besoj me kuptove se cfare mesazhi doja te te transmetoja.......
avatar
yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2+2 Nuk bėjne gjithmonė 4

Mesazh  Xhulia123 prej 12.12.10 13:31

yasmin shkruajti:Fillimisht nexus te falenderoj qe iu pergjigje kesaj teme,e vleresoj kete gje...Se dyti ke te drejte deri diku kur thua qe kur dikush nuk me kupton une terhiqem...Ndonjehere ndodh qe kur nuk na kupton dikush kjo nuk vjen gjithmone nga padituria e bashkefolesit tone por ndoshta edhe pse ne nuk jemi shpjeguar si duhet,po me kujtohet tani nje thenie e ajnshtajnit qe eshte pak a shume keshtu "ti nuk e di shume mire nje gje nese ti nuk je ne gjendje ta besh qe ta kuptoje edhe gjyshja jote". Mund te ndodhe edhe ky rasti,qe ti je duke folur me njerez qe kane nje koncept te ngushte per boten dhe nuk te kuptojne dhe ne kete rast vlen kjo thenia "duhet te kesh shume mend qe te merresh me dike qe nuk ka mend"
Por gjss ti mos nguro asnjehere te shprehesh mendimin tend,mos u druaj nga veteshprehja...qofte edhe nese mendon se te tjeret nuk te kuptojne dhe keshtu do dukesh qesharak,ti nuk do dukesh aspak i tille por ata qe qeshin me mendimin tend dhe kjo ngjan pak me ate qe tregohet tek romani "idioti" ku personazhi kryesor duke biseduar me dy vajza keto te fundit qeshin kot si debile dhe pas kesaj personazhi kryesor qesh me shume se keto vajzat per te vetmen arsye sepse e beri te qesh injoranca e vajzave...besoj me kuptove se cfare mesazhi doja te te transmetoja.......

jam dakort me gjithcka qe the, por une mendoj se keqkuptimet ndodhin edhe sepse personi ne fjale nuk eshte i interesuar per ate qe flasim ne,se fundja cdo njeri ka shijet e veta. gjithesesi, me pelqejne shume pikepamjet qe ke. te njejtin mendim kam edhe une. mendoj se njeriu duhet te jete vetvetja, sidomos para njerezve qe edhe pse nuk e kuptojne cfare po thote, e tallin apo e shajne. kjo eshte injorance me plot kuptimin e fjales. bota per mendimin tim duhet pare nga shume kendveshtrime, sepse po u pa vetem nga kendveshtrimi i jetes se perditshme atehere i bie qe te flasim vetem per ushqimin, zenkat me koleget apo miqte, "duhet te bej pazarin!" etj. dhe kjo per mua do te thote cektesi. librat, televizori dhe, forumet e mrekullueshme si ky n'a ndihmojne ta shohim boten ndryshe, nga nje pike tjeter kendveshtrimi.
avatar
Xhulia123

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 2+2 Nuk bėjne gjithmonė 4

Mesazh  arber13 prej 13.12.10 17:08

Te flaseshe lirshe dhe i vetedishem per ato qe thua sot eshte gjeia me e veshtire(te pakten ne realitetin shqiptare).Ashtu si dhe ju,une dikur kam pas kete kompleks me veten.Mbase isha shume me i vogel se tani dhe dija me pak gjera por gjthsesi nguroja te flisja edhe per ato qe mendoja ne ate kohe.Te flaseshe lirshem eshte sa e komplikuar aq edhe e thjeshte.Lirshmeria ne thelbe eshte nje gjendje e larte e ndergjegjies.Nqs ti nuk e arrin kete asnjehere nuk do jeshe i lire jo vetem ne shprehjen e mendimit ose dijes qe ke per nje ceshtje te caktuar por per cdo gje qe ka te bej me qenien tone.Njerzit kane frike te flasin sepse kan frike nga paragjykimet dhe frika ne vetvete eshte mosdije ndaj asaj qe ne jemi dhe asaj qe posedojm ne kapacitetin tone.QE te jemi te lire ne duhet te leme paragjykimet,ose me sakte te mos meremi me ndertimin e tyre.
avatar
arber13

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi