Pse e lejuam??!!

Shko poshtė

Pse e lejuam??!!

Mesazh  yasmin prej 04.12.10 1:23

Te gjithe shqiptaret e dine qe pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor 1912, ne dhjetor te ketij viti u mblodh Konferenca e Ambasadoreve ne Londer nga gjashte fuqite e medha:Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia nen kryesimin e ministrit te jashtem te britanise se madhe,me qellim shqyrtimin e ceshtjes shqiptare ne dy aspekte; politiko-juridike dhe caktimin e kufijve....

Fuqite e medha kishin interesa te ndryshme; Rusia ishte per copetimin e Shqiperise, kjo kundershtohej nga Austro-Hungari dhe Italia jo se na donin por sepse nuk u interesonte qe te shtohej me tej zgjerimi sllav dhe ndikimi i Rusise ne Ballkan...

Per nje kohe te gjate kjo konference u morr me caktimin e kufinjve te Shqiperise, ku pas bisedimeve te gjata dhe parapskenave djallezore u vendos perfundimisht mbi kufijte e Shqiperise, duke sanksionuar shkeputjen perfundimtare nga trungu amtar shqiptar: Kosoven, tokat shqiptare ne Maqedoni dhe Camerine.

Ne kundershtim me cdo kriter etnik afersisht gjysma e territorit dhe e popullsise shqiptare iu aneksua shteteve barbare te huaja:serbise, malit te zi, maqedonise dhe greqise duke u iu bere nje padrejtesi e madhe kombit tone....

Nuk ka shqiptare qe nuk e di kete padrejtesi te madhe qe na u be,por ajo qe mua me mundon shume eshte nje pyetje:si ka mundesi qe e lejuam nje padrejtesi te tille,ku ishim ne shqiptaret,ku ishin ata burra te forte shqiptare????..

Ndonje prej jush do mendoje qe ashtu ishin rrethanat dhe nuk kishte nje zgjidhje me te mire keshtu qe duhej pranuar kjo...por une them qe JO, kjo ishte dhe eshte akoma e papranueshme..ka gjithmone nje zgjidhje me te mire sesa pranimi i ndarjes se tokave tona shqiptare, mjaftonte ta kerkonim ate dhe te mos rrinim si dele teksa ujku bente kerdine ndaj nesh i veshur me petkun e qingjit...

Si ka mundesi qe ne SHQIPTARET e lejuam nje padrejtesi te tille??? Si eshte e mundur qe ne si popull i lashte qe jemi, si pasardhes te Pellazgeve, Ilireve te lejonim qe te binin ne duart e barbareve???

Sa turp do u vinte Pellazgeve nga ne sikur te ishin gjalle....Pse i lejuam te na ndajne....

Mos ndoshta ishim te dobet atehere-do mendoje ndonje nga ju..por nuk eshte se politikisht jemi te forte tani, keshtu qe neser nese mblidhet nje konference si ajo e londres dhe iu teket perseri te ndajne Shqiperine edhe me teper mund ta bejne perseri kete, cfare i pengon kur me ne kane bere gjithmone si kane dashur....

Nuk dua te zgjatem me histori dhe me komente personale, dua te di nga ju nje mendim ne lidhje me kete pyetje qe me ngacmon tej mase botekuptimin tim: PSE I LEJUAM???????




avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Odin prej 04.12.10 19:31

1 - I lejuam sepse ishim te pafuqishem dhe nuk kishim asnje mik natyrore siē kane te tjeret.
2 - Evropa nuk donte qe ne zemren e saj te krijohej nje shtet mysliman.

Keto mendoj qe jane kryesoret ato qe shkaktuan ne ndarjen e trojeve tona.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Xhemajl prej 04.12.10 19:46

I lejuam sepse shumica e popullsise ishim te pashkolluar, fqinjet deshironin qe te na ndanin, coptonin trojet tona, bėnin propaganda nder me te ndryshmet dhe kjo ndohte se popullsia ishte e pashkolluar dhe nuk i kuptonin.
SHBA gjithmon kishte qenė me ne po nė ate kohe ishin duke ju besuar propagandave te armiqve tane.
Po ashtu pajtohna edhe me arsyet e hokus-pukus.

avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Albi4all prej 04.12.10 22:15

i lejum se te gjith deshironim te beheshim princer e mbreter
formimi i shum pricipatave i shum shteteve ju mundsoi vendeve ta coptonin ma let
si sllavet e somanet
ta kishin vetem 1 parim te shqiptaret perqaj e sundo
avatar
Albi4all

“Kur tė shohėsh njė njeri tė mirė, mundohu tė tejkalosh
shembullin e tij, kur tė shohėsh ndonjė njeri tė keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti tė njėjtat tė meta.”

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Mallfoi prej 04.12.10 23:07

Ne ishim nje shtet komplet i pafuqishem dhe i pashkolluar sic thane parafolesit e mi dhe nje shtet i "sapoformuar" eshte i pafuqishem duke menduar qe pavarsine e fituam me gjak. Ka qen viti 1912 dhe superfuqite e asaj kohe ishin kundra Shqiperise. Atehere si mund, kjo Shqiperia, e dehur nga pavarsia qe me ne fund pas 500 vjetesh u be, te arrije e te kundershtoje superfuqite e medha? Ne krye te saj qendronin njerez me shkolle dhe e dinin se nuk mund t'u kunderviheshin, sepse do e pesonin me keq.. Te pakten keshtu e mendoj une
avatar
Mallfoi

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  DarkMaster prej 04.12.10 23:07

Une mendoj qe fuqite e mdha nuk pyesnin fare donim apo jo ne prandaj ne e pranuam ate zgjidhe sepse mund te kishte me keq ...
avatar
DarkMaster

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Fakiri prej 05.12.10 20:37

xhemajl shkruajti:I lejuam sepse shumica e popullsise ishim te pashkolluar, fqinjet deshironin qe te na ndanin, coptonin trojet tona, bėnin propaganda nder me te ndryshmet dhe kjo ndohte se popullsia ishte e pashkolluar dhe nuk i kuptonin.
SHBA gjithmon kishte qenė me ne po nė ate kohe ishin duke ju besuar propagandave te armiqve tane.
Po ashtu pajtohna edhe me arsyet e hokus-pukus.

Nė qoftės nė atė kohė populli jonė ishte i pashkolluar gjė qė unė nuk e pranojė sikur argument ..ėshtė bėrė ndarja e shqipėris ,sepse populli asnjė herė ne historin e krijimit tė tij nuk ėshtė pyetur farre dhe atė jo vetėm populli shqiptarė po asnjė populli nuk pyetėt pėr vendimi e saj.Edhe nė qoftėse e marrim sikur argument mos shkollimi i popullit tonė pati pėr pasojė ndarjen e saj,atėherė ku ėshtė ky populli i sodit qė ėshtė i arsimuar ,ky popull qė ka tre,katėr akademi tė shkencave pėr tė ribashkuar shqipėrinė.Nė qoftėse dersa ishimi tė pa arsimuar mund tė pajtojesha duke akuzuar EVROPĖN atė lavire tė vjetėr qė ma ndau vendin duke ja dhėnė pjesėt mė tė mira tė saj dreqit dhe tė birit por tash unė nuk mundem tė bėj akuza tė tilla ndaj asaj lavire plakė sepse vetė jam dėshmitar i kėsaj ndarje qė ai populli i pa arsimuar i pashkolluar me urtėsin qė e kishti dhunti nga i madhi Zot kur nuk e pranojnė njė coptim tė tillė,ndėrsa sod populli me arsimim tė lartė njerzė me titujė shkencor pra akademik tė lartė nė mėnyrė mė demokratike duke organizuar referendume e bėnė de fakto dhe de juro ndarjen e saj duke thėnė se kjo ėshtė "vullneti i popullit"sikur qė ėshtė krijimi i shtetit tė Kosovės,Ilirida,lugina e Preshevės,Bujanovcit dhe Medvegjės ....shqiptarėt nė Mal tė Zi ...nė Tregun e Ri (Jenipazar).Lus Zotin e Madhė qė ta rruajė Shqipėrin nga kėta njerzė me shkollim tė lartė dhe me tituj shkencor.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pershendetje

Mesazh  ILIRA prej 06.12.10 13:07

"Pse e lejuam" ????? Pervec faktit qe aty ishin fuqite e medha qe kishin vendosur, plus qe ishim shtet newborn, dhe si gjithmone ne historine tone njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit, gjithashtu 500 vjet roberi ,,,, kaq besoj jane mjaftueshem per ta kuptuar.
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Xhulia123 prej 14.01.11 15:41

ILIRA shkruajti:"Pse e lejuam" ????? Pervec faktit qe aty ishin fuqite e medha qe kishin vendosur, plus qe ishim shtet newborn, dhe si gjithmone ne historine tone njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit, gjithashtu 500 vjet roberi ,,,, kaq besoj jane mjaftueshem per ta kuptuar.

i bashkohem mendimit tend dhe te tjereve. mos te harrojme se situata ishte e veshtire, pasi Shqiperia luftoi aq sa i kishte mundesite per ate kohe. mendoni sa njerez u sakrifikuan per te bere qe te pakten te kishim nje shtet sic e kemi tani, dhe keto nuk jane thjesht fjale te marra nga nje vjershe per deshmoret. populli shqiptar ka vuajtur shume dhe nuk me duket shume me vend qe t'a kapim inatin me te se pse nuk beri asgje, pasi ka bere me te miren e tij me kushtet qe kishte. i keni pare lufterat qe behen ende sot per Rripin e Gazes? mund te kishim perfunduar keshtu. sic thote shprehja: "Me mire nje fund i tmerrshem, sesa nje tmerr i pafund..."
avatar
Xhulia123

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Muratori prej 15.01.11 13:32

E vetmja gje perse e lejuam ose perse jane te gjithe kunder nesh eshte vetem nje pergjigje: Komplote kunder shqiptarve e sidomos verioret .
avatar
Muratori

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  yasmin prej 15.01.11 16:14

Do isha e lumtur, te mund te ma shpjegoje pak kete qe keni shkruar: "....e sidomos verioret",ne menyre qe te mos kemi keqkuptime,sepse u bera shume kurioze,me kete "ceshtjen e verioreve"...
avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  beno prej 15.01.11 17:36

PSE I LEJUAM???????

Arsyet jane te shumta, se pse i lejuam, apo me sakt- pse si ndaluam.
Populli shqiptar ka nje mori truresh gjigant, burra te medhej, qe rrall kund gjinden ne rajon dhe me gjere, por gjithmon keta burra qendrojne te pq fuqishem para matrapazeve, kodosheve, hajduiteve,,,qe me dhune, ose pa te uzurpojne qeverine.
Arsya e vetme , per mua eshte: I lejuam, sepse u konvenonte ashtu tradhetareve te vendit.
E gjith kjo eshte histori gati shekullore. E jona eshte qe sot te mund ta ndryshojm kete gabim historik te stergjysherve tane.
Per vete besoj , se sot jemi me afer se kur BASHKIMIT KOMBETAR.
Kemi nje "baba te kombit" Koēo Danaj, qe vertet po mundohet qe te jete pishttar i bashkimit te kombit, ne Kosove eshte Albin Kurti, qe ne nje far forme kontribuan qe te hap rrugen e BASHKIMIT, duke tentuar te ndryshoj kushtetuten e shtetit te Kosoves.
E gjith kjo iniciativ s'eshte aq e lehte, sepse aq sa jane kundershtaret jashta shteteve tona, aq me shumE jane kundershater shqipfolesit brenda nesh, qe s'u konvenon BASHKIMI KOMBETAR.
Rruga e vetme eshte qe populli te senzibilizohet me cfardo lloj menyrrash, qe nga medijat vizive dhe te shkrauara deri tek OJQ-t,,, qe t'i perkrah iniciatoret qe deshirojne te bashkojne kombin , me 2012, ne njeqindvjetorin e pavaresish se shtetit Shqiptar.
O SOT O KURRE!
avatar
beno

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Estilen prej 17.01.11 10:05

yasmin shkruajti:
Si ka mundesi qe ne SHQIPTARET e lejuam nje padrejtesi te tille??? Si eshte e mundur qe ne si popull i lashte qe jemi, si pasardhes te Pellazgeve, Ilireve te lejonim qe te binin ne duart e barbareve???

Sa turp do u vinte Pellazgeve nga ne sikur te ishin gjalle....Pse i lejuam te na ndajne....
........
Nuk dua te zgjatem me histori dhe me komente personale, dua te di nga ju nje mendim ne lidhje me kete pyetje qe me ngacmon tej mase botekuptimin tim: PSE I LEJUAM???????


Konceptet pellazgjik, ilirik dhe arbėr janė tė lidhura ngushtė me gėnjeshtrat mbi megamashtrimin mbi Greqinė e Lashtė dhe Romėn. Rėnia e Gėnjeshtrave mbi Romėn dhe Greqinė do tė rrėzojnė edhe gėnjeshtrat mbi Pellazgėt, ilirėt dhe Arbėrit.

Nuk ka patur as shqiptarė, as grekėr, as kroatė, as serbė, as maqedonė, as sllavė, as turq nė Ballkan para vitit 1800. Gjithēka ėshtė e sajuar, e gjitha ėshtė njė mashtrim. Nė Ballkan ka patur vetėm njė popull, tė cilin Monarko – Nazistėt e Evropės e pėrzjenė tani vonė, nė shekujt 19 dhe 20 me tė ardhur pėr tė ngatėrruar edhe mė keq historinė.
Marre nga Historia e Shqipėrisė – shekulli i 19-tė

Kėshtu, Evropa, me ndihmėn e Rilindasve tė Ballkanit
(SERBE,KROATE,RUMUNE,MAQEDANAS,GREKE E SHQIPTARE) fshiu pėrfundimisht ēdo gjurmė kujtese, qė mund tė kishte mbetur nė kokėn e ndonjė ballkanasi. Kjo punė e madhe kundėr popullsisė tė kėtij gadishulli ka bėrė qė nė dy shekuj ballkanasit e rinj tė vriteshin plot mllef kundėr njeri – tjetrit.

Gėzojeni edhe nė tė ardhmen, o shqiptarė, Historinė e shkruar nga njerėzit e Monarkive tė Evropės edhe me ndihmėn e Rilindasve dhe tė gjithė kalemxhinjve tė mėpasėm tė vendit tonė. Sa kohė qė rrojnė Monarkitė e Evropės, luftra tė reja mes ballkanasve ju presin pėrpara.

Kush ishin disa nga Rilindasit shqiptarė?

Faik Konica ambasador i qeverisė sė Zogut
Gjergj Fishta klerik i lartė i Vatikanit
Naim Frashėri nėpunės i lartė i Perandorisė Otomane
Ndre Mjeda klerik i lartė i Vatikanit
Sami Frashėri nėpunės tė lartė i Perandorisė Otomane
Vaso Pasha nėpunės i konsullatės angleze nė Shkodėr, nėpunės i Ministrisė tė jashtme tė Perandorisė Turke, guvernator i Libanit


Familjet e mėdha tė Ballkanit ne sherbim te Monarkive te Europes

Kush janė familjet e sotme tė mėdha nė Ballkan? Pėr tė kuptuar se ēfarė janė familjet e mėdha sot nė Ballkan, familjet e mėdha shqiptare, greke, serbe, malazeze, kroate etj., ne duhet tė shkojmė e tė shohim sesi u shndėrruan familjet e mėdha tė Perandorisė turke nė familje tė mėdha shqiptare, rumune, serbe, greke e kėshtu me rradhė.

Nė fillim tė shekullit tė 19-tė Evropa u ngarkoi familjeve tė mėdha tė Perandorisė Otomane detyrėn, sipas tė cilės ata tė fillonin tė procesin e formimit tė kombeve duke rekrutuar sipas territorit, qė mbulonin, sa mė shumė banorė.

Kėto familje, dhe njerėzit e tyre, qė u shkolluan nė shkollat mė tė mira tė Evropės dhe tė Amerikės, qenė bėrthamat e kombeve qė filluan tė krijoheshin gjatė shekullit tė 19-tė.

Emrat, qė morėn territoret dhe banorėt e territoreve tė ndara e tė pėrfshira brenda kufijve tė rinj, qenė krejt konvencionalė. Emrat e pėrveēėm, emrat e vendeve, tė lumenjve, tė qyteteve dhe tė fshatrave, tė gjitha qenė krijuar me kohė nga dijetarė tė Evropės.

Familjet e mėdha i hynė projektit tė ndarjes se Ballkanit me pasion. Por, ata nuk mund tė dinin ato qė dinin Mjeshtrit, Monarkitė e Evropės. Ata qorra nuk mund tė kuptonin se qenė dhe mbeten thjesht vegla tė Monarkive tė Evropės, armiqtė e tė gjithė popujve.
Historia.Jo se historia e krijimit te kombeve te Ballkanit mbaron me kaq koment,por se ajo eshte e molepsur me megamashtrimin e madh,sa qe duhen shume komente per to...

Dhe si gjithmone,para cdo brezi pasardhes shtrohet pyetja me ose pa pergjigje...Pse i lejuam...?

Burimet e materialeve...


  • History: Science or Fiction - Anatoli Fomenko
  • Das erfundene Mittelalter: Die größte Zeitfälschung der Geschichte. Hat Karl der Große je gelebt? (Taschenbuch) - Herbert Illig
  • Wer hat an der Uhr gedreht? Wie 300 Jahre Geschichte erfunden wurden. (Broschiert) - Herbet Illig
  • Die veraltete Vorzeit: Eine neue Chronologie der Prähistorie (Broschiert) - Herbert Illig
  • Kalender-Sprung: Geschichte als Utopie (Gebundene Ausgabe) - Uwe Topper
  • Fälschungen der Geschichte (Taschenbuch) - Uwe Topper

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pershendetje

Mesazh  ILIRA prej 17.01.11 14:17

Mire se u ktheve Estilen! shkrim interesant, gjithashtu edhe materialet ku ishe bazuar megjithese nuk e njoh gjermanishten prandaj nuk kuptova te pakten tituj e librave qe kishe permendur. Vetem nje pyetje kisha ... cfare ishte populli qe banonte ballkanin para se te ishim ne ballkaniket e sotem????
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Estilen prej 18.01.11 10:25

Ke te drejte Ilira...Ketu behet fjale per shtete qe nuk kane ekzistuar te konturuara definitivisht ne ballkan para shekullit XIX dhe eshte nje menyre e te trajtuarit te problemit jo kuptueshem nga ana ime.....dhe historia e konflikteve te theksuara ballkanike fillon gjate ketij shekulli kur filloi koncepti shtetformues i nxitur nga te medhenjt e Europes,e ndihmuar nga rilindasit e shteteve perkatese,por gjithmone sipas interesave te tyre.

Konkretizimi ndodhi ne vitin 1913 ne konferencen e ambasadorve ne Londer,ku Shqiperise i lane ato kufije e territore qe dihen.Edhe nje gje desha te theksoja,se historine e Shqiperise e ka bere politika e ''politikanet''(realisht nuk kemi pasur nje klase te mirefillte politikanesh dhe akademikesh) dhe sa here qe politika ka futur hundet dhe duart ne histori,asgje nuk ka shkuar mbare,kjo konstatohet dhe sot e kesaj dite,kur politika ishte e gateshme te falte territore ujore te huajve.....

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  ILIRA prej 18.01.11 12:01

jo mjaftueshem... ok edhe nje pyetje... po gjurmet e antikitetit kush i la mos me thuaj qe jane vendosur ne vitin 1979 !!!????
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  yasmin prej 18.01.11 15:13

Per nje ceshtje te tille,kemi perballe disa lloj literaturash,dhe perderisa keto lloj burimesh historike,bien ndesh me njera tjetren,ne kete rast ne nuk e kemi te qarte se cila,nga keto burime na transmeton fakte me afer se vertetes.
Keshtu qe mendoj une,nuk kam pse marr si referenca te sakta absolute,literaturen gjermane qe ke servirur,qe sigurisht meriton vemendje,por pse qenkan me te sakta burimet historike qe na japin te huajt se sa burimet tona??
Ne kete kendveshtrim,mua me lind nje hije e madhe dyshimi,qe te huajt kane zili prejardhjen e shqiptareve,dhe bejne gjoja po iu servirim te verteta historike nga ne te huajt,per t'iu ndricuar mendjen ju shqiptareve.
Po sigurisht,pse mos ta lejonim ne shqiptaret copetmin,kur gjithmone besojme dhe vleresojme te huajt me shume se veten.

Kam dhe dicka tjeter,qe te konsiderosh figura te larta shqiptare si Faik Konica,Sami Frasheri,e te tjere,si njerez servile,ne fillim te behemi sa do pak si ato,pastaj t'ia lejojme vetes gjykimin popullor mbi to.
Sikur mos ta kishin dashur vendin tone,nuk do iu ishte "djegur" zemra me ane te veprave te tyre,tek ia kushtojne Shqiperise sone te dashur...
avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse e lejuam??!!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi