Kur e bėjnė ata, ėshtė krim. Kur e bėjmė ne, JO

Shko poshtė

Kur e bėjnė ata, ėshtė krim. Kur e bėjmė ne, JO

Mesazh  Odin prej 25.11.10 7:31

Kur e bėjnė ata, ėshtė krim. Kur e bėjmė ne, JO

Fakti i privilegjit dhe lirisė sė jashtėzakonshme mbart me vete sensin e impotencės, e cila ėshtė njė fenomen i ēuditshėm, por edhe i habitshėm. Fakti ėshtė qė, ne mund tė bėjmė gjithēka. Nuk ka ndonjė vėshtirėsi, kudo qė je, nė gjetjen e grupeve tė cilat punojnė shumė rreth gjėrave tė cilat juve u interesojnė.

Sulmi i Bushit nė Irak ishte i bazuar nė gėnjeshtra dhe ka dhunuar tė drejtėn ndėrkombėtare. Pse s’ka pasur ndonjė diskutim rreth krimeve tė luftės, dhe pse njerėzit s’po diskutojnė pėr “impeachment”?


Noam Chomsky: Nė fakt, grupe tė ndryshme juristėsh – nė SHBA por posaēėrisht nė Angli dhe nė Kanada por edhe gjetiu – janė duke sjellė kėrkesa pėr proces gjyqėsor pėr krime lufte dhe krime agresioni. Sidoqoftė, edhe pse invazioni nė Irak ishte thjesht akt agresioni, kjo s’paraqet diēka qė s’ka ngjarė.

Ēfarė ka qenė invazioni i Vietnamit Jugor, pėr shembull, nė vitin 1962, kur Kenedi dėrgoi forcat ajrore pėr tė bombarduar Vietnamin Jugor dhe filloi luftėn kimike? Ka qenė agresion. Ose ēfarė ka qenė invazioni i Indonezisė nė Timorin Lindor? Ēfarė ka qenė invazioni i Izraelit nė Liban, i cili pėrfundoi me vrasjen e 20,000 njerėzve? Kėto dy rastet e fundit janė kryer falė ndihmės vendimtare diplomatike, ushtarake dhe ekonomike tė ShBA-ve. Dhe lista vazhdon.

Invazioni i Panamasė, ēfarė ishte? Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vranė, sipas tė dhėnave tė panamezėve, 3.000 civilė. Bėn vaki qė kėto tė dhėna janė tė sakta. Ne nuk bėjmė hetimin e krimeve tona, kėshtu qė askush s’e di. Po padyshim qė vranė shumė njerėz – nė pėrmasa tė njėjta sikurse nė pushtimin e Kuvajtit nga Iraku, afėrsisht tė vrarė njėjtė.

SHBA-tė pėrdorėn veton e tyre nė Kėshillin e Sigurimit dhe votuan kundėr dėnimit nė Asamblenė e Pėrgjithshme. Manuel Noriega ishte kthyer ilegalisht nė Floridė, pėr t’u gjykuar nė njė proces gjyqėsor qesharak nė tė cilin ai ishte dėnuar pėr krimet tė cilat nė tė vėrtetė i kishte kryer, pothuajse tė gjitha kur ai ishte nė listėn e pagave tė CIA-s.

Ky proces gjyqėsor nė fakt ishte sikurse do tė jetė gjykimi i Saddam Hussein, nėse do tė gjykohet: Ai do tė dėnohet pėr krimet qė Shtetet e Bashkuara i kanė mbėshtetur, por kjo pjesė s’do tė pėrmendet.

Rasti i Irakut ka qenė pakėz i pazakontė pėr njė mori arsyesh - njėra prej arsyeve ėshtė se ka pasur njė kundėrshtim tė jashtėzakonshėm ndėrkombėtar. S’e besoj tė ketė pasur ndonjė rast tjetėr ku opinioni botėror ta ketė kundėrshtuar njė veprim kėsodore.

Si reagoi komuniteti i sė drejtės ndėrkombėtare nė lidhje me kėtė? Kjo ėshtė mjaft interesante. Nė fakt, po qe se keni kohė, do t’ju sugjeroja tė lexoni revista profesionale siē ėshtė The American Journal of International Law. Kur ndodh diēka sikurse kjo, profesionistėt e sė drejtės ndėrkombėtare kanė detyra tė vėshtira.

Ekziston njėfarė ekstremi qė e thotė vetėm tė vėrtetėn: Shikoni, kjo ėshtė dhunim i sė drejtės ndėrkombėtare. Por shumica syresh konstruktojnė argumente komplekse pėr tė arsyetuar veprime tė kėtilla si kėshill i mbrojtjes. Kjo ėshtė nė parim puna e tyre, kėshill i mbrojtjes pėr pushtetin shtetėror.

Ata thonė se Kėshilli i Sigurimit s’ka forcė ushtarake pėr tė zbatuar vullnetin e komunitetit tė kombeve, kėshtu qė nėnkuptueshėm qė pėr ta bėrė kėtė ngarkohen shtetet qė kanė forcė, thėnė ndryshe SHBA-tė. Dhe si rrjedhojė, SHBA-tė, me pushtimin e Irakut, sipas kėtij interpretimi tė Kartės, nė realitet kanė pėrmbushur vullnetin e komunitetit ndėrkombėtar. Ėshtė e parėndėsishme qė 90% e popullatės botėrore dhe pothuajse tė gjitha shtetet e kanė dėnuar zėshėm kėtė invazion.

Kjo ėshtė pjesa mė e keqe e profesionit tė akademikut: tė bėsh argumente komplekse dhe tė pakapshme tė cilat janė qesharake edhe pėr fėmijė, por janė tė mbuluara plotėsisht dhe pranohen si tė besueshme.

Parimi kryesor ėshtė qė humbėsit duhet tė rrėfehen, jo fitimtarėt. Kur e bėjnė ata, ėshtė krim. Kur e bėjmė ne, s’ėshtė. Thėnė pėrgjithėsisht, janė tė mundurit ata qė gjykohen, jo fitimtarėt. Ēdonjėri nga kėto procese gjyqėsore, pothuajse pa pėrjashtim, ėshtė drejtėsi e fitimtarit. Nganjėherė ato janė tė pėrligjshme, por kjo ėshtė disi e rastėsishme.

Ēfarė ėshtė strategjia imperiale e Bushit?

Chomsky: Ajo ka dy komponentė. Njėra ėshtė qė ne kemi tė drejtė tė ndėrmarrim aksione ofensive ushtarake kundėr vendeve qė ne i konsiderojmė si kėrcėnuese pėr sigurinė sepse ato kanė WMD – armė tė shkatėrrimit nė masė. Shumė e kritikuan kėtė, jo pėr faktin se s’pajtoheshin, por sepse ata mendonin qė pafytyrėsia ishte nė fund tė fundit kėrcėnim pėr Shtetet e Bashkuara dhe si rrjedhojė s’mund tė veprohej kėshtu.

Madje Madeleine Albright, nė njė artikull nė Foreign Affairs, pahtėsoi, mjaft saktė, se kjo nuk ėshtė mėnyra se si duhen bėrė gjėrat. Natyrisht, ēdo president ka doktrinėn e tij, por, ajo nuk duhet bėrė publike. Duhet tė mbahet nė xhep, dhe e pėrdorni kur ju konsideroni ta bėni njė gjė tė tillė. Kėshtu qė, kjo mėnyrė ėshtė veē e rrezikshme dhe idioteske.

Komenti mė interesant me gjasė ka qenė komenti i Kissingjerit. Ai e pėrshkrou kėtė si doktrinė tė re revolucionare nė ēėshtjet ndėrkombėtare e cila, natyrisht, e anulon tėrė sistemin Westphalian qė prej fillimit tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė.

Ai tha se kjo ėshtė doktrinė e mirė, por shtoi se ne duhet ta kuptojmė qė nuk ėshtė nė interesin kombėtar qė kjo doktrinė tė universalizohet. Kjo ėshtė mėnyrė e mirė tė thuhet se doktrina ėshtė pėr ne, jo pėr tė tjerėt. Ne do tė pėrdorim forcėn kurdo qė ne duam kundėr ēdokujt qė ne e konsiderojmė si kėrcėnim potencial, dhe bėn vaki qė ne pėr kėtė ngarkojmė shtetet e varura, por jo edhe tė tjerėt.

Kurse pjesa tjetėr?

Chomsky: Pjesa tjetėr thotė se shtetet qė strehojnė terroristėt janė fajtore po aq sa edhe terroristėt dhe do tė trajtohen si tė tillė.

Ēfarė janė shtetet qė strehojnė terroristėt? Ta lėmė mėnjanė strehimin e liderėve tė shteteve qė janė terroriste. Tė diskutojmė pėr llojet e terroristėve tė cilėt ata i konsiderojnė si terroristė, e tė cilėt unė i quaj terroristė subnacional, siē janė Al Qaeda dhe Hamas. Cilat shtete i strehojnė ata?

Tė kthehemi pakėz prapa, Shtetet e Bashkuara ndėrmorėn luftė terroriste kundėr Kubės mė 1959. Ajo u pėrmirėsua shpejtė gjatė sundimit tė Kenedit, me “Operation Mongoose”. Dhe gjatė tėrė viteve 70-tė, aksionet terroriste kundėr Kubės janė kryer nga territori i SHBA-ve, nė kundėrshtim me tė drejtėn e SHBA-ve dhe, natyrisht, tė drejtėn ndėrkombėtare. Shtetet e Bashkuara kanė strehuar terroristėt, madje ata qė janė mjaft tė rrezikshėm.

Po ashtu kemi pėr shembull, Orlando Bosch, tė cilin FBI e akuzon pėr tridhjetė akte serioze terroriste, pėrfshirė pjesėmarrjen nė shkatėrrimin e linjės ajrore kubaneze ku u vranė 73 njerėz nė vitin 1976. Departamenti i Drejtėsisė ka kėrkuar qė tė internohet.

Po ashtu ka thėnė qė ai ėshtė kėrcėnim pėr sigurinė e Shteteve tė Bashkuara. George Bush I, sipas kėrkesės sė birit tė tij Jeb, proklamoi faljen e Bosch. Ai ėshtė duke qėndruar nė Miami, dhe ne po e strehojmė njė person tė cilin Departamenti i Drejtėsisė e konsideron si terrorist, kėrcėnues tė sigurisė sė Shteteve tė Bashkuara.

Kemi shembullin tjetėr: Qeveria e Venezuelės tani ėshtė duke kėrkuar ekstradimin e dy oficerėve ushtarakė tė cilėt akuzohen pėr pjesėmarrje nė sulmet bombarduese nė Caracas. Kėta oficerė ushtarakė kanė marrė pjesė nė goditje befasuese, tė cilat, pėr disa ditė, e kanė pėrmbysur qeverinė. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės haptas e kanė mbėshtetur kėtė, sipas gazetarėve britanikė, dhe kanė qenė tė involvuar nė nxitjen e saj. Oficerėt tani janė nė SHBA, tė deklaruar si tė strehuar politik.

Ose merreni, tė themi, Emmanuel Constant, togjet e sė cilit kanė vrarė 4,000 ose 5,000 Haitianė [gjatė fillimit tė 90-ve, nė kohėn kur ai ishte nė listėn e pagave tė CIA-s]. Sot, ai ėshtė duke jetuar lumturisht nė Queens sepse SHBA-tė kanė refuzuar madje edhe t’i pėrgjigjen kėrkesės sė Aristide-s pėr ekstradimin e tij.

Kėshtu qė, kush po i strehon terroristėt? Nėse pjesa mė e rėndėsishme revolucionare e Doktrinės Bush ėshtė qė shtetet qė strehojnė terroristėt janė shtete terroriste, ēfarė mund tė konkudojmė nga kjo? Ne mund tė konkludojmė saktėsisht atė qė Kissinger e tha mjaft mirė: Kėto doktrina janė unilaterale. Nuk janė tė menduara si doktrina tė sė drejtės ndėrkombėtare ose doktrina tė ēėshtjeve ndėrkombėtare. Janė doktrina qė i japin SHBA-ve tė drejtėn pėr tė pėrdorur forcėn dhe dhunėn dhe pėr tė strehuar terroristėt, por jo edhe dikujt tjetėr.

A mendoni se nderimi ndaj Bushit po dėshmon shenjat e shuarjes?

Chomsky: Jo. Shuarja nuk pyet pėr atė se ēfarė po mundohet ai tė bėjė, vetėm se atė po e bėn keq. Nėse dėshironi tė gjeni armė tė shkatėrrimit nė masė, ju mund t’i gjeni ato kudo. Merreni si shembull Izraelin. Tani ėshtė njė shqetėsim i madh pėr prodhimin e armėve nukleare aty, sikur edhe qė duhet tė jetė. Izraeli ka disa qindra armė nukleare, e po ashtu edhe armė kimike dhe biologjike. Kjo rezervė nuk ėshtė vetėm njė kėrcėnim, por edhe inkurajim pėr tė tjerėt qė tė proliferojnė pėr reaksion dhe vetėmbrojtje. A po thotė dikush diēka pėr kėtė?

Pse elita vendimmarrėse – tė cilėt kanė fėmijė dhe nipa - vazhdojnė tė ndjekin kėtė politikė qė ėshtė potencialisht shkatėrrues?

Chomsky: Rreth viteve 1950, SHBA-ja kishte pozicionin e ruajtjes, qė ėshtė i pakrahasueshėm nė historinė njerėzore. Ajo kontrollonte hemisferėn, kontrollonte dy oqeanėt, po ashtu kontrollonte anėt e kundėrta tė dy oqeaneve.

Nuk kishte kėrcėnim brenda distancės sė britmave, pėrveē njėrės. Kėrcėnimi potencial ishte shigjetė ndėrkontinentale balistike me kokė-rakete termobėrthamore. Ato nuk ishin ende nė dispozicion, por ishin nė fillim tė zhvillimit. Ato do tė ishin kėrcėnim pėr qendrėn e SHBA-ve. Nė fakt, ajo mund ta shkatėrronte atė. Nėse ju kujdeseni pėr fėmijėt dhe nipat tuaj, ju do tė bėnit diēka qė ta ndalonit zhvillimin e kėrcėnimit.

A mund tė bėhej kjo? Nuk ishte provuar, kėshtu qė nuk e dimė. Por sė paku, mund tė ishte e mundshme qė tė eksplorohen traktatet tė cilat mund tė bllokonin zhvillimet e kėtyre armėve. Rusėt ishin shumė larg, dhe logjikisht tė frikėsuar dhe tė kėrcėnuar, qė ata tė mund tė pajtoheshin qė tė mos bėjnė zhvillimin e kėtyre armėve. Ata po ashtu kuptuan qė SHBA-tė po pėrpiqen t’i dėrgojnė nė shkatėrrim ekonomik. Ėshtė e mundshme, nė fakt, qė ata e kanė pranuar atė.

Cili ėshtė rekordi historik? Ėshtė njė dominim standard historik pėr kėtė, qė nga kėshilltarėt e sigurimit nacional tė McGeorge Bundy-it, Kennedy-it dhe Johnson-it. Dhe ai shkruan pak a shumė gjatė kalimit, qė ka qenė i paaftė qė tė gjejė ndonjė referim apo edhe mundėsinė mbi ndjekjen e kėsaj variante. Nuk ėshtė qė ėshtė supozuar dhe refuzuar; ai thotė qė nuk ėshtė pėrmendur.

Sekretari i shtetit Dean Acheson, negociatori i kontrollit tė armėve Paul Nitze, dhe tė tjerėt nuk ishin budallenj. Por nuk u ra ndėr mend atyre, sepse nuk iu bie ndėr mend juve qė ju mund tė pėrpiqeni qė tė shpėtoni botėn nė tė cilėn fėmijėt dhe nipat tuaj mund tė mbijetojnė kur keni qėllime mė tė larta, sikur rritja e pushtetit afatshkurtėr dhe privilegjeve.

Po pse shumė njerėz nė SH.B.A vetėm pėrshkojnė me politikėn e U.S.?


Chomsky: Ēka ėshtė e habitshme ėshtė qė kjo paraqitje ėshtė pranuar pa forcė. Nėse jeni duke jetuar nė njė diktaturė ose nėn mbretėr dhe princėr ose nė njė vend tė udhėhequr nga bishopėt vrasės, ėshtė mė mirė qė tė merrni atė paraqitje ose jeni nė telashe tė mėdha. Digjeni nė ndonjė shtyllė tė drunjve ose hidheni nė humnerė ose diēka tė ngjashme.

Nė perėndim, nuk do tė ndodheni nė telashe nėse e thoni tė vėrtetėn, por prapėseprapė nuk mund ta thoni atė. Jo vetėm se nuk mund ta thoni tė vėrtetėn, ju nuk mund as ta mendoni atė. Ajo ėshtė e mbjellur aq thellė, e rrėnjosur aq thellė, qė pa ndonjė zor tė plotė bėhet publike nė tė njėjtėn mėnyrė si nė shtetet totalitare.

Orwell ka disa fjalė rreth kėsaj nė hyrjen e pabotuar tek Ferma e Kafshėve. Ai thotė drejtė, shikoni, nė Angli ēka do qė bėhet publike nė vend tė lirė nuk ėshtė edhe aq e ndryshme nga monstrumet totalitare qė pėrshkruaj nė kėtė libėr. Ėshtė pak a shumė e njėjta. Si nė njė vend tė lirė? Ai ka dy fjali, tė cilat janė bukur korrekte. Njė, thotė ai, shtypi ėshtė pronė e njė tė pasuri i cili ka tė gjitha arsyet qė tė dėshirojė qė idetė e caktuara tė mos shprehen. Dhe sė dyti – dhe mendoj se ėshtė mė e rėndėsishmja – edukimi i mirė rrėnjos nė ju tė kuptuarit intuitiv qė janė disa gjėra tė cilat nuk duhet thėnė.

Nuk mendoj se ai shkon shumė larg. Unė do tė thoja qė janė disa gjėra tė cilat nuk duhet menduar. Edukimi i mirė rrėnjos nė ju tė kuptuarit intuitiv – bėhet e pandėrgjegjshme dhe refleksive – qė ju tė mos mendoni pėr gjėra tė caktuara, gjėra tė cilat kėrcėnojnė interesat e fuqisė.

Jo tė gjithė e pranojnė kėtė. Por shumica nga ne, nėse jemi tė ndershėm me veten, mund tė shikojmė prapa nė historinė tonė personale. Pėr ata nga ne tė cilėt hymė nė kolegje tė mira, a u ngritėm ndonjėherė tek mėsuesi i historisė nė shkollė, i cili na tregoi disa gėnjeshtra tė marra mbi historinė e Amerikės qė t’i themi: kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e marrė. Jeni idiot? Jo. Ne kemi thėnė: “Mirė, do tė hesht, do ta shkruaj kėtė nė provim dhe do tė mendoj, po, ai ėshtė idiot”. Dhe ėshtė e lehtė qė tė thoni dhe tė besoni gjėra tė cilat e pėrmirėsojnė imixhin dhe karrierėn tuaj dhe tė cilat nė njėfarė mėnyre u sjellin beneficione juve.

Ėshtė shumė e vėshtirė qė tė shikohet nė pasqyrė. Tė gjithė e dimė kėtė. Ėshtė shumė mė e lehtė qė tė kemi iluzione pėr veten. Dhe nė veēanti, kur mendon, paj, do tė besoj ēfarė tė dua, por do tė them ēfarė tė fuqishmit kėrkojnė, e bėni atė nė fund, dhe besoni nė atė qė thoni.

Ndonjėri i cili lexon kėtė intervistė mund tė thotė: Chomsky ka gjithė kėtė zotėrim tė fakteve dhe historisė. Por, ēfarė bėj unė si individ?” Si do ti pėrgjigjeni kėsaj?

Chomsky: Gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė qė tė verifikoni atė qė unė prezantoj. Vetėm pse unė e them nuk do tė thotė se ėshtė ashtu. Kėshtu qė kontrollojeni, shikoni se ēka duket korrekte, ēka duket e gabuar, shikoni edhe materialet tjera tė cilat nuk u diskutuan, gjejeni se ēka nė tė vėrtetė ėshtė e vėrteta. Pėr kėtė e keni trurin.

Nėse mendoni qė goditja e pėrgjithshme e kėsaj ėshtė korrekte, atėherė nuk do tė ketė problem qė tė ndėrmerret diēka pėr kėtė. Nuk do tė futemi nė burgje dhe tė ballafaqohemi me tortura. Nuk do tė na vrasin. Ne kemi privilegj tė jashtėzakonshėm. Kemi liri tė pamasė. Kjo do tė thotė mundėsi tė pafundme.

Mė duhet tė them qė ēdo natė marr shumė letra dhe pas ēdo bisede marr shumė pyetje nga njerėzit tė cilėt thonė: “dua t’i ndryshoj gjėrat. Ēka mund tė bėj?”. Unė kurrė nuk dėgjoj kėso pyetjesh nga fshatarėt e Kolumbisė jugore ose nga kurdėt nė Turqinė juglindore tė cilėt janė nė njė represion mizor ose nga dikush qė vuan. Ata nuk pyesin pėr atė se ēfarė mund tė bėjnė; ata tė tregojnė pėr atė se ēfarė po bėjnė.

Disi fakti i privilegjit dhe lirisė sė jashtėzakonshme mbart me vete sensin e impotencės, e cila ėshtė njė fenomen i ēuditshėm, por edhe i habitshėm. Fakti ėshtė qė, ne mund tė bėjmė gjithēka. Nuk ka ndonjė vėshtirėsi, kudo qė je, nė gjetjen e grupeve tė cilat punojnė shumė rreth gjėrave tė cilat juve u interesojnė.

Por, kjo nuk ėshtė pėrgjigjja tė cilėn njerėzit e dėshirojnė. Pėrgjigjja tė cilėn ata e dėshirojnė, mendoj unė, nė mendjet e tyre ėshtė qė, ēka mund tė bėj shpejtė dhe lehtė qė tė sjell fundin e kėtyre problemeve? Mė kujtojnė studentėt e Kolumbisė me tė cilėt diskutonim nė vitin 1968, tė cilėt vėrtetė mendonin kėshtu, “Shikoni, ne po qėndrojmė nė zyrėn e presidentit pėr disa javė. Pas kėsaj, do tė bėhet paqe dhe dashuri”. Ose njerėzit tė cilėt thonė, “shkova nė demonstratė dhe ėshtė e njėjta gjė si mė parė. Pesėmbėdhjetė milion njerėz marshuan nė rrugė mė 15 shkurt, dhe lufta filloi. Ėshtė e pashpresė”.

Kėshtu nuk funksionojnė gjėrat. Nėse dėshironi tė bėni ndryshime nė botė, do tė duhet qė tė jeni atje ditė pas dite duke u mėrzitur, pėr punė tė hapur qė tė gjesh disa njerėz tė interesuar qė tė krijojnė njė organizatė dhe tė kujdeseni pėr hapin e ardhshėm dhe tė vuani frustrimet dhe nė fund qė tė jeni diku. Kėshtu ndryshohet bota.


Intervistuar nga David Barsamian, The Progressive
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur e bėjnė ata, ėshtė krim. Kur e bėjmė ne, JO

Mesazh  yasmin prej 29.11.10 21:11

A eshte e mundur qe ne kete rubrike te paraqitet nje material si prodhimtari intelektuale e vete nje autori anetare te forumit dhe jo dicka e gatshme e bere nga te tjeret??? Mos jemi gje valle per te bere rolin e zedhenesit te te tjereve apo per te shpalosur idete tona,per cfare jemi ketu....Kaq pak besim keni ne aftesite tuaja krijuese dhe intelektuale qe kur paraqitet nje teme e re ajo te merret e gatshme dhe jo si produkt vetjak i vete personit???Kaq e veshtire eshte????!!!!!.
avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur e bėjnė ata, ėshtė krim. Kur e bėjmė ne, JO

Mesazh  Equinox prej 29.11.10 21:44

yasmin shkruajti:A eshte e mundur qe ne kete rubrike te paraqitet nje material si prodhimtari intelektuale e vete nje autori anetare te forumit dhe jo dicka e gatshme e bere nga te tjeret??? Mos jemi gje valle per te bere rolin e zedhenesit te te tjereve apo per te shpalosur idete tona,per cfare jemi ketu....Kaq pak besim keni ne aftesite tuaja krijuese dhe intelektuale qe kur paraqitet nje teme e re ajo te merret e gatshme dhe jo si produkt vetjak i vete personit???Kaq e veshtire eshte????!!!!!.

Pse te qaje koken une t'i mbush mendjen per diēka dikujt qe ndoshta nuk e ka idene e nje teme apo syzheje, une personalisht preferoj qe te mos hy ne debat me njerez sepse pas nje kohe fillon ofendimi dhe fyerja nga dallimi i pikepamjeve.
Keshtu lexo ate qe te pelqen dhe mos kerko mendimin e tjereve, sepse shumica e temave ketu jane shume te renda dhe te pakapshme per shqiptaret.
avatar
Equinox

220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur e bėjnė ata, ėshtė krim. Kur e bėjmė ne, JO

Mesazh  yasmin prej 29.11.10 21:59

Po mire o nexus mos e caj koken pra:)))
E rendesishme per mua, eshte qe une mos te fyej njeri....
avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur e bėjnė ata, ėshtė krim. Kur e bėjmė ne, JO

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi