SHBA, nė thelb sistem njėpartiak

Shko poshtė

SHBA, nė thelb sistem njėpartiak

Mesazh  Odin prej 25.11.10 7:26

Noam Ēomski: SHBA, nė thelb sistem njėpartiak

Linguisti dhe publicisti i njohur, Noam Ēomski, shprehet prej kohėsh me nota tė forta kritike pėr imperializmin dhe konsumerizmin amerikan. Nė njė intervistė dhėnė pėr revistėn gjermane, "Der Spiegel", diskuton krizėn aktuale tė kapitalizmit, retorikėn e Barak Obamės dhe nėnshtrimin e shtresės intelektuale.

Profesor Ēomski, katedralet e kapitalizmit u shkėrmoqėn, qeveria konservatore po e shpenzon energjinė nė planet e shtetėzimit. Si ju bėn tė ndiheni diēka e tillė?


Kohėt janė shumė tė vėshtira dhe kriza shumė e rėndė. E parė nė perspektivė, fakti qė njė krizė financiare qe nė prag, ishte tėrėsisht i parashikueshėm, edhe natyra e saj, madje edhe pėrmasat. Tregjet janė gjithnjė joeficiente.


Ēfarė keni parashikuar ju saktėsisht?



Nė industrinė e financave, ashtu si edhe nė industritė e tjera, ekzistojnė rreziqe qė lihen jashtė pėrllogaritjeve. Nė rast se ju mė shisni njė veturė, ndoshta mbetemi tė dy tė kėnaqur. Por ky transaksion ka efekte edhe mbi tė tjerė, tė cilėt as qė i marrim parasysh. Shtohen nivelet e ndotjes, rritet ēmimi i naftės. Kėto janė kostot e jashtme tė transaksionit. Nė rastin e institucioneve financiare kėto kosto janė gjigande.


Por ėshtė nė natyrėn e njė banke t‘u hyjė rreziqeve?



Po, por nė rast se menaxhohet me kujdes, si nė rastin e "Goldman Sachs", do jetė nė gjendje tė mbulojė rreziqet e veta dhe tė pėrballojė humbjet. Por asnjė institucion financiar nuk ėshtė nė gjendje tė menaxhojė rreziqet e sistemit. Nė kėtė mėnyrė, risku nėnvleftėsohet. Me triumfin e liberalizmit financiar, rreziqet e risqeve tė sistemit, mundėsia e njė cunami financiar, shtohet rrezikshėm.


Por ėshtė e drejtė tė bėhet fajtor vetėm Wall Street? Edhe Rruga Qendrore, shtresa e mesme amerikane, gjithashtu e bazon jetesėn te paratė e marra hua, tė cilat mund tė kthehen, ashtu si edhe tė mos kthehen?


Borxhi i shkaktuar nga blerėsit e shtėpive ėshtė tepėr i madh. Por nuk do ngulesha te pėrgjegjėsitė personale. Kjo mani konsumi ėshtė e bazuar te fakti qė jemi shoqėri e dominuar nga interesat e biznesit. Njė propagandė masive i shtyn tė gjithė tė konsumojnė. Konsumi ėshtė i mirė pėr fitimet dhe pėr establishmentin politik.


Si pėrfitojnė politikanėt kur popullsia lėviz shumė me makinė, ha shumė dhe psonis shumė?


Konsumi u merr mendjen njerėzve. Nuk mund ta kontrollosh popullsinė me forcė, por mund ta shpėrqendrosh falė konsumit. Shtypi i biznesit ka folur tepėr hapur mbi kėtė parim.


Pak mė parė e quajtėt Amerikėn "vendi mė i madh nė botė". Si pėrputhet kjo me atė qė sapo thatė?


Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė shumė aspekte janė njė vend i madh. Liria e fjalės mbrohet mė shumė se kudo tjetėr. Ėshtė gjithashtu shoqėri shumė e lirė. Nė Amerikė profesori flet me mekanikun. Bėjnė pjesė nė tė njėjtėn kategori.


Slogani i zgjedhjeve presidenciale tė kėtij viti ėshtė "ndryshimi". A vėreni shanse pėr ndryshime tė menjėhershme nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės? Ose tė pėrdorim shprehjen e parapėlqyer tė Obamės: "Ndiheni i ndezur"?


Aspak. Reagimi evropian ndaj Obamės ėshtė zhgėnjimi.


Por ai flet pėr gjėra qė priten prej kohėsh nė Evropė. Flet pėr partneritet transatlantik, i jep prioritet diplomacisė dhe ringjalljes sė shoqėrisė amerikane.



Kjo ėshtė e tėra retorikė. Kujt i hyn nė punė? E gjithė kjo fushatė pėrqendrohet te retorika e fjalėve tė bukura, shpresa, ndryshimi, kėto lloj gjėrash, por jo te problemet e vėrteta.


Mos parapėlqeni skuadrėn e anės tjetėr: veteranin 72-vjeēar tė Vietnamit dhe Sara Peilin, ish-mbretėreshėn e bukurisė sė Alaskės?


Fenomeni Sara Peilin ngjall shumė kureshtje. Po tė na shihte ndokush nga Marsi, do kuptonte se ky vend ėshtė marrosur.


Duket se janė ngjallur konservatorėt dhe votuesit religjiozė.


Duhet mbajtur parasysh se ky vend ėshtė themeluar nga fanatikėt religjiozė. Qė nga koha e Xhimi Karterit, fondamentalistėt fetarė luajnė rol tė rėndėsishėm gjatė zgjedhjeve. Ishte i pari President qė luajti kartėn e tė krishterit tė ringjallur. Kjo ndezi njė dritė tė vogėl nė mendjet e organizatorėve tė fushatave: hiqu si besimtar fanatik dhe nė ēast ke nė dorė njė tė tretėn e votave. Askush nuk pyeti nėse Lindon Xhonsoni shkonte ēdo ditė nė kishė. Bill Klinton mund tė jetė po aq besimtar sa edhe unė, pra zero, por menaxherėt e fushatės sė tij ēdo ditė e shfaqnin duke kėnduar psalme nė njė kishė baptiste.


Nuk ka asgjė qė ju pėlqen te MekKeini?



Nė njė aspekt ėshtė mė i ndershėm se rivali. Deklaron nė mėnyrė eksplicite se kjo fushatė nuk po kryhet mbi ēėshtjet e rėndėsishme, por mbi personalitetet. Demokratėt nuk janė kaq tė ndershėm, megjithėse janė tė tė njėjtit mendim.


Pra, pėr ju, republikanėt dhe demokratėt pėrfaqėsojnė variacione tė parėndėsishme tė sė njėjtės platformė?


Sigurish qė ka dallime, por nuk janė thelbėsore. Askush nuk duhet tė ketė iluzione. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė thelb funksionon sistemi politik njėpartiak dhe partia nė pushtet ėshtė partia e biznesit.


Po e ekzagjeroni. Nė thuajse tė gjitha ēėshtjet vitale - nga taksat e tė pasurve deri tek energjia nukleare - dy partitė kanė pozicionime tė ndryshme. Tė paktėn nė ēėshtjen e luftės e tė paqes, tė dyja partitė dallojnė sė tepėrmi. Republikanėt duan tė luftojnė nė Irak deri ditėn e fitores. Pėr MekKeinin duhet vepruar kėshtu edhe po tė duhen 100 vjet. Demokratėt flasin pėr njė plan tėrheqjeje.


Le t‘i kėqyrim mė nga afėr kėto "dallime" dhe tė kuptojmė sa cinikė janė.

Skifterėt thonė se po tė vazhdojmė mund tė fitojmė.
Pėllumbat thonė qė po na kushton shumė.

Por gjeni njė politikan qė tė thotė hapur se ky agresion pėrbėn krim: dhe problemi i vėrtetė nuk ėshtė se duhet fituar apo jo, as edhe nė kushton apo jo shumė. E mbani mend pushtimin rus tė Afganistanit? A i hymė ndonjėherė debatit nėse rusėt mund ta fitonin apo jo, a nėse kushton apo jo shumė? Ky debat mund tė zhvillohej nė Kremlin ose nė faqet e "Pravdės". Por ėshtė ai lloj debati qė zhvillohet nė njė shoqėri autoritare. Nė se gjenerali Petraus do arrijė tė fitojė nė Irak atė qė arriti Putini nė Ēeēeni, do kurorėzohej mbret. Pyetja e vėrtetė ėshtė: A marrim parasysh vetė ato standarde qė kėrkojmė te tė tjerėt?
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi