Ēfare eshte Masoneria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēfare eshte Masoneria

Mesazh  Admin prej 22.05.08 19:59

Ēfare eshte Masoneria?

nga M. W. EDGAR L. SHEPLEY, Mason i Madh i Lozhes se Madhe te Filipineve

Ne lexime , kerkime apo thjesht te degjuar nga zera te ndyshem Masoneria trajtohet si nje argument jo rastesisht i pashpjegueshem, i mistershem, mistik ose edhe thjesht terheqes per kureshtaret e ndryshem, kjo pasi na ka munguar informacioni.

Ajo nisi te permendej bindshem pas daljes se librit te famshem Kodi i Da Vinēit, ne te cilin pa hyre ne detaje permendeshin dhe hamendesoheshin nga shkrimtari lidhje me simbolet masone, por kjo nuk do te thote se ndoshta para daljes se librit te apasionuarit pas mistereve simbologjike te mos kishin informacione mbi kete organizate e cila kohet e fundit dergoi ne Shqiperi nje te deleguar le ta quajme keshtu, per te antaresuar ne radhet e saja edhe persona te rendesishem shqiptare.

Mos te na duket ēudi qe ndoshta ne radhet tona do te kemi te bejme me nje mason, qe sigurisht nuk do te na prezantohej si i tille pasi do te ngjallte tek ne nje ndjenje te ēuditeshme kureshtjeje!

Ky artikull eshte reduktuar dhe ne formen e nje interviste per ta bere me te kuptueshem qellimin e kesaj organizate dhe ate ēka ajo perfaqeson.

Behet fjale per nje rrefim ad- hoc te nje perfaqesuesi te kesaj organizate i cili shpjegon veēorite qe perfaqeson Urdheri i tyre, perveēimet qe iu behen e te tjera, te cilat po i le te zbulohen gjate rrefimit.

Desheroj ti drejtoj vemendjen time jo-Masoneve dhe familjeve te Masoneve pasi qellimi im eshte te shpjegoj Urdherin tone ne menyre qe te behen te qarta qellimet tona dhe arsyeja e ekzistences se organizates tone.

Ēfare eshte Masoneria?

Masoneria eshte nje sistem morali e cila kerkon tu mesoje njerezve si te jetohet nje jete e drejte. Masoneria e lashte lidhte me nje kontakt, ose vinte ne prove, nje burre per nje periudhe vitesh, gjate te cilave do ti mesoheshin vlerat themelore te nje pune qe pritej te kryente per te gjithe jeten.

Pasi mbaronte kete praktike, ai ngrihej ne detyre dhe behej Antar i Urdherit. Kjo i jepte privilegjin te kerkonte pune kudo dhe te udhetonte ne vende te tjera ku te punonte dhe te gezonte frutet e punes se tij.

Per faktin se ishte Ortak i Urdherit ky privilegj i njihej edhe ne periudha ne te cilat udhetimet ishin shume te veshtira dhe te huajt shiheshin me dyshim. . Ne krye te Urdherit qendronte Mjeshtri i cili ishte nje njeri qe kishte nje njohje te madhe dhe nje talent te veēante qe e kualifikonte per te ballancuar, kuptuar dhe drejtuar punen e antareve te Urdherit.

Cilat jane fillimet e Urdherit dhe te ashtequajturat simbolet Masone?

Gjurmet e kesaj organizate kane humbur ne periudhat e erreta te Mesjetes dhe nuk eshte e mundur te vihet nje date e fillimit te Urdherit. Megjithate tashme jane te njohura se skuadra, kompasi, vizorja dhe veglat e tjera te punes te nje muratori shfaqeshin siper ndertimeve dhe godinave qe u paten bere dymije vite perpara Krishtit.

Keto simbole kishin te njejten domethenie qe kane edhe sot per ne. Madje kemi siguruar se keto organizata te lashta kishin nje kod te cilesuar moral, pas te cilit ēdo anetar ishte i lidhur ngushte.

Ky Kod eshte i njejti qe qeveris sot Urdherin tone. Eshte ai i dashurise vellazerore, e ndjekjes te se vertetes dhe bazohet mbi vellazerine njerezore.

Masoneria Vepruese lulezoi qe nga fillimi i historise se saj dhe vazhdoi pa nderprerje pergjate Mesjetes .

Ne fund te kesaj periudhe, burrat qe nuk ishin artizane, por qe kishin te njejtat ideale dhe te njejtat aspirata, u pranuan ne Urdher prandaj Masonet veprues gradualisht u bene nje pakice.

Dalengadale qe masonet jo operative beheshin nje mazhorance, Masoneria behej spekulluese, dhe mesimet e saja, edhe pse ishin akoma te njejtat, ishin te drejtuara gjithnje e me shume drejt moralit dhe etikes se burrit.

Ne vend qe te ndertonin ndertesa prej guri, drejtimi qe, qe te ndertoheshin vepra te medha ne zemren e njerezve, te krijoheshin qytetare me te mire dhe me te domosdoshem dhe te inkurajoheshin qe te ndihmonin ate qe nuk ishte anetar i Urdherit.

Ciles fe i perket Masoneria?

Thuhet se Masoneria eshte ateiste, por si mund te jete e vertete kjo, nese fillimin dhe fundin e ēdo mbledhjeje e hapim me nje lutje ne te cilen gjendet gjithnje libri i Shkrimit te Shenjte i hapur ne altaret tona.

Nga ana tjeter, eshte thene se Masoneria eshte e tipit fetar...

Nje percaktim me i qarte do te ishte se Masoneria nuk eshte nje fe por eshte fetare. Feja merret me marredhenien njerezore me Qenien e Larte ndersa Masoneria merret me marredheniet e njeriut me njeriun.

Nese konsiderohet kjo lidhje, eshte e pamundur te injorohet aspekti fetar. Prandaj mund te thuhet se Masoneria eshte plotesuese ndaj fese por nuk mund te thuhet se konkuron me te.

I rekomandojme antareve tane te nderojne Zotin dhe gjerat e shenjta. Ato duhet te besojne jo vetem ne nje Qenie madhore por edhe ne pavdekshmerine e shpirtit. I rekomandojme atyre te ndjekin Kishen e zgjedhur prej tyre dhe te marrin pjese ne veprimatarite e saj.

Ne pohim te ketyre kritereve dhe ne kundershtim me akuzat, kemi midis antareve tane shume prifterinj te kishave te ndryshme protestante, si madje laike te larte katolike te cilet mund te pohojne qe ne pranojme te gjitha emertimet, qe kemi si baze besimin ne nje Zot te vetem dhe ne pavdekshmerine e shpirtit.

A eshte organizata Masone nje shoqeri sekrete?

Kemi qene fajesuar se jemi nje shoqeri sekrete dhe kjo i jep shkas dyshimit se mund te japim mesime ne kundershtim me interesin e mazhorances.

Ne kuptimin qe kemi disa simbole dhe shenja njohese qe shpresojme te jene te njohura vetem nga ne, jemi nje shoqeri sekrete. Keto shenja kane qellimin te na bejne te njohur nga vellezerit qe mund te takojme, pasi do te ishte e pamundur per ēdo Mason te njihte seicilin nga miliona vellezer.

Pasi kemi njohur nje antar tjeter te Urdherit, ne kete menyre, kemi sigurine qe ai eshte nje njeri qe ka te njejtat ideale, qellime dhe principe tonat dhe qe kemi nje interes te perbashket. Kuptohet pra qe ai eshte plotesisht ne pershtatje me te gjithe ne.

Persa i perket sekreteve te tjera qe mund te kemi, ne te vertete ato nuk ekzistojne. Principet dhe besimet tona mund te gjenden ne shume publikime, ne Enciklopedine Britanike, Fjalori, sa per te cituar dy.

Ne punojme per te njejtat gjera per te cilat ne thelb punojne njerezit me deshire te mire dhe ambicja jone eshte te ndihmojme njeriun te ngrihet ne nivel me te larte. Ne promovojme paqen, meshiren te cilat jane gjerat me te bukura dhe me te ēmuara te jetes.

A i duhet mbajtur sekret perkatesia ne Urdherin Mason, pjestareve te familjes e te tjereve?

Grave te masoneve dua tu them se: nese ju e inkurajoni bashkeshortin tuaj te jete nje Mason dhe jo vetem nje antar i Urdherit, nese ju do ta ndihmoni te vere ne jete ato mesime te medha te moralit pertej lozhes qe i keni mesuar, do te kuptoni se ai do te jete nje bashkeshort, nje baba dhe nje burre me i mire.

Persa i perket ju Masoneve, une ju ftoj qe ti informoni familjet tuaja per qellimet tuaja, ju ftoj ti beni te ditur te gjitheve qe te ndiheni me te vertete te nderuar se jeni Mason dhe qe te mos keni asnje motiv per tu justifikuar per perkatesine tuaj ne Urdher.

Jomasoneve une i kerkoj te na konsiderojne si nje organizate qe vepron per te miren e njerezimit dhe per permiresimin e jetes se seicilit. Ne jemi nga i njejti trung pasi bejme pjese ne te njejten natyre dhe ndajme si ju shpresa te njejta.

(marre nga Rivista Massonica, nr. 4 – prill 1972, fq 196).
Perktheu Dorina Xheraj

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte Masoneria

Mesazh  Jetmira prej 08.09.13 17:19

Sipas Xhasper Ridlit, nė Angli, nė Francė, dhe nė Evropėn e Mesme, nė Mesjetė, ka mbisunduar mendimi se muratorėt janė ndryshe – dallojnė nga njerėzit tjerė. Ata ishin specialistė muratorė... ishin artizanė thellėsisht tė respektuar... Nė Evropėn e Mesme, shumica e popullėsisė ishin ēifēinj qė punonin nė pronat e feudalėve, qė kurrė nuk ishin larguar nga vendlindja, pėrfveē ndonjėherė deri nė tregun mė tė afėrt... Muratorėt udhėtonin nė tėrė vendin. Andaj ATA ishin ndryshe. Ata ndėrtonin me gurė, nė fillim ishin tė rralla ndėrtimet me gurė, vetėm pallatet mbretėrore ngriheshin me gurė, dhe ndonjė ndėrtim qė mė parė jepte leje mbreti, si kisha, katedrale, famulli, kėshtjella apo ndonjė urė me rėndėsi.... Nė Francė, nė mes tė viteve 1050-1350 u ndėrtuan 80 katedrale, 500 kisha tė mėdha dhe shumė famulli Nė Angli ndėrtimi i katedraleve shpesh zgjaste edhe mbi 100 vjet. Ndėrtimi i tyre kėrkonte mjaft shumė fuqi punėtore – profesionale dhe jo profesionale (argat). Muratorėt ishin punėtorė profesionalė. Ekzistonin dy kategori. Kategoria e parė: “gurgdhendės-murator i thjeshtė” ose “Gurgdhendės i vrazhdė”. Kategoria tjetėr quhej “murator fin”, muratorė me profesion tė lartė, tė cilėt latonin dhe zbukuronin fasadet... Kėta punonin me gurė tė butė kretor-deltinor (Ky lloj guri gjendej nė Angli por edhe nė vende tė tjera tė Evropės) dhe quhej “Gur i lirė”, ndėrsa muratorėt qė pėrpunonin-latonin kėtė gur quheshin “muratorėt e gurėvė tė lirė”, qė shpesh shkurtohej nė “Muratorė tė lirė”. Meqė ishin tė njohur pėr shkathtėsitė dhe aftėsitė e tyre muratorėt ftoheshin nga peshkopėt dhe abatėt pėr tė ndėrtuar katedrale. Merrnin oferta nga viset tjera tė Anglisė, Francės dhe Gjermanisė qė ta lėnin punėn dhe tė shkonin atje pėr fitime-mėditje mė tė larta. Peshkopėt dhe abatėt dėshironin tė pengonin shkuarjen e tyre pa pėrfunduar punimet, andaj, kushtet e pėrfundimit tė punimeve caktoheshin me kontrata. Shpeshherė me kėto kushte, muratorėt nuk pajtoheshin, andaj mbreti shfrytėzonte fuqinė
dhe autoritetin e vet qė t’i detyronte ata qė tė punonin pėr tė, madje edhe me dhunė barteshin deri nė vendpunishte. “Masoneria ka njė mendim tė lartė, njė mburravecėri pėr vete se ajo ėshtė diē e veēantė “ Mu pėr atė qė Zoti i krijoi njerėzit qė tė jenė mbi tė gjitha gjallesat, ashtu i krioi masonėt qė tė jenė mbi tė gjithjė njerėzit tjerė. E gjithė kjo ishte njė ide e pakuptimėt, por masonėve kjo u pėlqente. Meqė besonin atė qė dėshironin, lexojmė nė librin e pėrmendur tė Xhasper Ridlit. Nė periudhėn 1555-1700, shkruan Ridli, u bėnė ndryshime edhe nė masoneri... Sindikatat e muratorėve, tė cilat kishin pranuar doktrinėn e Kishės katolike, tash nuk ishin mė tė paligjshme. U krijuan organizata intelektualėsh tė cilat ishin tė gatshme pėr njė tolerancė fetare dhe pėr miqėsi nė mes tė njerėzve tė feve tė ndryshme. Mendonin qė njė besim i thjeshtė nė Zotin mund tė zėvendėsojė doktrinėn kundėrthėnėse fetare. Me gjuhėn e asaj kohe “muratorėt e pranuar” ose “zotėrinjė muratorėt”, si quheshin mė shpesh nė Skotlandė, u zėvendėsuan me “muratorėt operativ”, mė vonė muratorėt e pranuar u quajtėn “muratorė spekulativ”, por kėto shprehje nuk janė shfrytėzuar gjer nė vitin 1757. Nuk ka prova tė sigurta se si u bėn kėto ndryshime, ka vetėm supozime dhe skjarime qė janė nė kundėrshtim njėra me tjerėn si tė vetė masonėve po ashtu tė antimasonėve... Ka qenė njė traditė e gjatė e shoqatave zejtare qė pėr anėtarė tė pranonin edhe njerėz qė nuk ishin kurrėfarė zejtarėsh. Shoqata e zejtarėve tė Londrės (shoqata mė e vjetėr ishte e endėsve, e formuar mė 1155), nė fillim pėrbėhej vetėm nga anėtarė tė njė zejeje tė caktuar… Muratorėt spekulatorė (nė kundėrveprim me muratorėt e vėrtetė, ata “veprues”, nė realitet, ishin anėtarė nderi. Me kalimin e kohės dhe me mbizotėrimin e “spekuluesve” kėto esnafėri punėtorėsh u shndėrruan nė (free masons) vėllazėri tė muratorėve tė lirė ose tė pavarur. Muratorėt qė punonin me gurė ranorė nė Skotlandė ishin mė pak tė suksesshėm, sa i pėrket pozitės sė priveligjuar (nuk gėzonin privilegje) meqė nė Skotlandė nuk kishte gurė tė tillė. Nė Skotlandė koha e shegertit u shkurtua pėr tė fituar gradėn e mjeshtrit murator, andaj ata u pėrpoqėn tė pėrforcojnė pozitėn e tyre pėrmes parullave tė cilat i dinin mjeshtrit muratorė, por jo shegertėt paraprak. Nė kėt mėnyrė njiheshin mesveti dhe u pamundėsonin shegertėve tė kryenin punėt e tyre. Parulla ishte e njohur si “Besa masone”. Nė Skotlandė ishte bėrė shprehi tė ftoheshin njerėzit me influencė pėr r’u bėrė anėtarė tė shoqatės...
avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte Masoneria

Mesazh  Jetmira prej 08.09.13 17:20

Siē pamė mė lart ekzistojnė shumė rrėfime dhe legjenda mbi zanafillėn dhe zhvillimin e masonerisė. Pas themelimit tė Lozhės sė Madhe tė Londrės (1717), sipas urdhėrit tė Lozhės sė Madhe, thekson Xhasper Ridli, nė vitin 1723, i mblodhi dhe i publikoi, teologu i njohur, skocezi, z. Xhems Anderson (James Anderson), nė librin e tij: “Libri mbi konstitucionet” (diku quhet edhe Kushtetutė e diku Statut). Nė Statutin e Andersonit, shkruan: muratori duhet t’i pėrkulet ligjit tė moralit; tė lidhet pėr fenė qė pėrcaktohen shumica: nuk guxon tė pėrziehet nė komplote kundėr tė mirave tė vendit; tė mos pėrzihet nė politikė dhe religjion, etj... Popovski thotė se Andersoni punoi nė kėto dokumente plot gjashtė vjet, titulli i tė cilave ishte: Detyrat e muratorėve tė lirė tė nxjera nga arkivėt e vjetėr, si nga lozhat pėrtej detit, ashtu dhe nga lozhat angleze, skotlandeze, dhe irlandeze, pėr nevojat e Lozhės nė Londėr – pėr t’i lexuar me rastin e pranimit tė vėllezėrve tė rinj apo kur kėtė urdhėron Mjeshtri”. Shihet se Andersoni ėshtė bazuar dhe frymėzuar nė idetė e Valentin Andresė dhe Jan Komenskit. Kėtė e vėrtetojnė detyrat qė dalin pėr muratorėt e lirė: Muratori i lirė ka pėr detyrė t’u nėshtrohet ligjeve tė moralit dhe nėse detyrėn e vet e kupton mirė, nuk do tė jetė i humbur nga Zoti, e as jobesimtar… Secilit anėtarė i lejohet pėrcaktimi i lirė fetar… Idetė e Komenskit, thekson Popovski, u pėrkrahėn nė tėrėsi, ndėrsa pjesė tė librit u pėrshkruan me dorė, u pėrhapėn dorė pas dore. Ja disa frangmente, sipas Popovskit, qė janė ruajtur deri mė sot: “Drita duhet t’i afrohet gjithė njerėzisė… Nga dezorganizimi e shkatėrrimi t’i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtėsia, nga dhuna kah liria. Tė gjithė jetojmė nė njė vatėr. Nė Tokė, tė gjithėve na ngroh njė frymė jetėsore. Tė gjithė jemi krijuar nga e njėjta materie. Kush mund t’na pengojė qė tė bashkohemi nė njė bashkėsi, me tė njėjtat ligje... Pėr tė arritur kėtė duhet t’i kthehemi rrugės sė mbretėrisė, gjegjesisht dritės hyjnore, paqes dhe sigurimit, rrugės sė bashkimit dhe lirisė... Rruga e lirisė kėrkon qė njerėzimi tė hulumtojė, tė vlerėsojė dhe tė bėjė vepra tė mira, jo nga shpėrblimi apo nga frika, por nga dėshira, vullneti i lirė... Liria ėshtė hyjnore tė cilėn vetė Zoti, sipas shembėlltyrės sė tij, ia ka dedikura njeriut...Tė gjithė ju qė keni nė zemėr shpėtimin e juaj dhe tė familjes suaj, dhe i frikėsoheni Zotit, pavarėsisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, tė gjithė juve qė u janė neveritur mashtrimet njerėzore, tė krijojmė njė bashkėsi e cila di se ēka do, ēka duhet tė gjakojė dhe ēka duhet tė bėjė…. Ejani ta lidhim njė marrėveshje tė shenjtė: qė tė gjithė ne ta kemi parasyshė njė qėllim tė pėrbashkėt – shpėtimin e njerėzimit. Gjuha, kombėsia, sekti, tė jenė tė parėndėsishme... Mė 1734 nė Filadelfi, Fraklin Benxhiamini, i cili vetėm njė vit mė parė kishte hyrė nė Lozhėn Shėn Gjoni, nė Tun Tavern, publikoi Konstitucionet e Andersoni tė viteve 1723, ku shkruante: “Ribotoi Franklini mė 5734. Ky vit, sipas Xhems Usherit, teolog nga sh.XVII, ishte viti kur Zoti 4004 vjet para lindjes sė Krishtit, krijoi Botėn. Masonėt mendonin se bota u krijua 4000 vjet para Krishtit, andaj u mor edhe si zanafilla e masonėve, thekson Xhasper Ridli. Edhe Anri i kushton njė vend tė gjėrė Konstitucioneve tė Andersonit, dhe ndėr tė tjera ai shkruan:... 48 faqet e para na njoftojnė me tė kaluarėn e “Vėllazėrisė Masone, qė nga koha e Biblės deri nė sh. 17”. Nė vazhdim pėrshkruhen Detyrat dhe Zotimet e masonėve; pasojnė rregullat e pėrgjithshme dhe mėnyra se si themelohen lozhat e reja. Nė fund libri pėrmban njė numėr kengėsh masone: Kėnga e Mjeshtrit; Kėnga e Mbikėqyrėsit; Kėnga e Kompanionit dhe Kėnga e kallfės...Neni I i Konstitucioneve tė Andersonit pėrmban dhe pėrmbledh filozofinė e tolerancės. Na pėrkujton, se nėse nė tė kaluarėn masonėt nė secilin vend ose komb ishin tė detyruar ta pėrfaqėsonin religjionin e atij vendi dhe tė atij kombi, pavarėsisht cili ishte”, tash si mė i pėrshtatshėm konsiderohej religjioni qė pėrfaqėsonin shumica” (me ēka tregohej njėfar ndėrgjegjeje universale.
avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfare eshte Masoneria

Mesazh  Jetmira prej 08.09.13 17:21

Piramida dhe syri sipėr piramides

Dan Braun, nė romanin Engjėj dhe djaj thekson se piramida, ėshtė njė simbol i fshehtė, qė paraqet prirjen drejtė lartėsisė, drejt burimit tė dritės. Syri brenda trekėndėshit ėshtė njė simbol qė ēdoherė gjendet nė llozhat masonike dhe nė tė gjitha publikimet masonike... tregon aftėsitė e tė pėrndriturve pėr tė parė gjithēka e kudo... pra simbolizon syrin e zotit... Disa thonė se piramida me nje sy ėshtė simboli kryesor i illuminatit-masonerisė, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se ėshtė simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriēimin, illuminiminizmin. Sipas Darius-it “Syri" nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy nė besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtėsisė, Syri i Osirisit nė Egjyptin e Lashtė dhe Syri qė Sheh ēdo gjė... Ylli gjashtėcepėsh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i ēifutėve, sipas Harunit, origjinėn e ka nė Egjiptin e vjetėr... Pesė shqisat: themeli i tė gjitha diturive – veshi me tė cilin thithim zėrin dhe pėrjetojmė kėnaqėsinė muzikore dhe me tė cilin mund t’u ikim shumė pakėnaqėsive. Sytė – me ndihmėn e tė cilėve dallojmė objektete, formėn, ngjyrėn, lėvizjen. Ndijimi (prekja) – shqisa mė univesiale. (Kėto tri shqisa janė mė tė rėndėsishmet tė masonėt; tė shihen shenjat, tė dėgjohen zėrat dhe tė ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janė: shqisa e shijes, dhe tė nuhaturit (erės).
avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi