Zbulohet njė planet “i ardhur” nė Rrugėn Qumėshtore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zbulohet njė planet “i ardhur” nė Rrugėn Qumėshtore

Mesazh  Ruhan prej 19.11.10 1:40

Astronomėt kanė gjetur njė planet tė huaj i cili ka ardhur nga njė galaktikė tjetėr nė Rrugėn Qumėshtore. Ylli i quajtur HIP 13044b, ėshtė njė ekzoplanet qė ka hyrė nė Rrugėn e Qumėshtit nga njė tjetėr galaktikė.

Planeti i ngjashėm me Jupiterin ka lindur nė njė tjetėr galaktikė dhe ėshtė kapur mė vonė nga Rruga e Qumėshtit tonė diku nė mes tė 6 miliardė dhe 9 miliardė vjet mė parė.

Sipas studiuesve ardhja e kėtij planeti nė galaktikėn tonė ka ndodhur si njė efekt anėsor i “kanibalizmit” galaktik, kur Rruga e Qumėshtit ka “gėlltitur” galaktikėn nė tė cilėn ishte krijuar planeti.

“Kjo ėshtė shumė emocionuese", thotė bashkė-autori i studimit Rainer Klement nga Instituti pėr Astronomi Maks Plank nė Heidelberg, Gjermani. “Ne nuk kemi aftėsinė tė observojmė direkt yjet pėr tė gjetur planetė dhe pėr t’i konfirmuar ata”, ka shtuar ai.

Yjet qė aktualisht banojnė nė galaktikat e tjera janė thjesht shumė larg, ka thėnė Klement.

Zbulimi mund t’i shtyjė astronomėt tė rishikojnė idetė e tyre rreth formimit tė planetėve dhe tė mbijetesės, thonė studiuesit, pasi qė planeti i parė i zbuluar nga njė galaktikė tjetėr sillet rreth njė ylli tė vjetėr qė ėshtė me pėrbėrje tė varfėr metalike. Yjet e varfėr me metale janė tė mangėt nė mėnyrė tipike pėr shkak tė mungesės sė elementeve mė tė rėnda se sa hidrogjeni dhe heliumi.

Planeti i zbuluar, i quajtur HIP 13044b, mbijetoi gjatė fazės sė kuqe tė yllit gjigant, nė tė cilėn sistemi ynė do tė hyjė pas rreth 5 miliardė vjetėsh. Duke e studiuar kėtė planet mund tė arrijmė deri te tė dhėnat pėr fatin e sistemit tonė diellor, thonė hulumtuesit.

HIP 13044b ndodhet shumė afėr yllit amė. Planeti kryen rrotullim rreth yllit pėr vetėm 16,2 ditė, dhe ndodhet rreth 8 milionė kilometra nga ylli mėmė qė paraqet vetėm 5,5 pėr qind e distancės mes Tokės dhe Diellit.

Planeti i zbuluar ka masė prej 25 pėr qind mė tė madhe se sa Jupiteri. Ai ndodhet rreth 2 mijė vit drite larg Tokės dhe ndodhet nė plejadėn e Fornaksit.

Ylli rreth tė cilit sillet planeti ka masėn pothuajse sa tė Diellit dhe ndodhet nė fund tė jetė sė tij. Ai ka kaluar tashmė nėpėr fazėn e kuqe tė tij gjigante - kur diejt e ngjashėm me yjet fryhen jashtėzakonisht shumė pasi tė jenė shterur karburanti i hidrogjenit nė bėrthamėn e tyre.

Ylli po ashtu ėshtė i pėrbėrė pothuajse tėrėsisht nga hidrogjeni dhe heliumi. Ai ėshtė mė pak se vetėm 1 pėr qind i pasur me metal, duke e bėrė atė yll me metal tė varfėr.

Ekipi hulumtues ka shqyrtuar lėvizjen e HIP 13044 duke pėrdorur njė teleskop nė Observatorin La Silla nė Kili. Pas gjashtė muajsh observimi, ekipi ka zbuluar lėvizjet e vogėl qė u tradhtuan nga tėrheqja e gravitetit tė njė planeti orbital.

“Pėr mua, kjo ishte njė surprizė e madhe”, tha autori i studimit Johny Setiawan. "Nuk e prisja atė nė fillim."

Setiawan, Klement dhe kolegėt e tyre kanė raportuar rezultatet e tyre mė 18 nėntor nė revistėn “Shkenca”.

Vitin e kaluar, njė tjetėr ekip i hulumtimit njoftoi se mund tė ketė zbuluar njė planet nė galaktikėn Andromeda. Megjithatė, zbulimi do tė jetė gati i pamundur pėr t’u konfirmuar brenda njė kohe tė shkurtėr.

HIP 13044, nga ana tjetėr, i takon yjeve qė dikur ishin pjesė e njė galaktike xhuxhe aty pranė. Astronomėt besojnė Rruga jonė Qumėshtore e ka gllabėruar kėtė galaktikė para 6 deri nė 9 miliardė vjetėsh. Pra, HIP 13044 pothuajse me siguri ka njė origjinė jashtė galaktikės sonė.

“Ne mund tė jemi goxha tė sigurt pėr kėtė”, tha Klement.

Shumica e rreth 500 planetėve tė huaj zbuluar deri mė tani tė mundshėm janė tė pasur me metale. Njė yll i pasur me metal ėshtė fundamental nė teorinė dominuese, e cila shpjegon se si formohen planetėt gjigantė.

Ky model tregon se grimcat e pluhurit dhe gazi qarkullues nga ylli i ri kapen sė bashku dhe gradualisht bėhen mė tė mėdha, duke formuar shkėmbinj, gur dhe pėrfundimisht bėrthamat gjigante, planetė tė gazta sikurse HIP 13044b.

Pėr shkak se ylli i tij mėmė ėshtė aq i varfėr me metal, 13044b mund tė jetė formuar nė njė mėnyrė tjetėr, thonė hulumtuesit. Planeti mund tė ketė lindur me anė tė tėrheqjes gravitacionale mes molekulave tė gazit, nėpėrmjet njė procesi tė quajtur model-disk i jostabilitetit, kėshtu qė nuk mund tė ketė njė bazė shkėmbore.

"Ju jeni nė gjendje tė formoni planetė me gaz tė pastėr me kėtė metodė", thotė Klement.

Fakti qė njė yll me metal tė varfėr mund tė ketė planet duhet tė frymėzojė astronomėt pėr tė parė nė yje tė tjera si ai. Astronomėt nuk e kanė shqyrtuar shumė kėtė pikė, kėshtu qė ata nuk kanė trajtuar sa duhet se sa planetė mund tė jenė pranė yjeve me metale tė varfra.

Zbulimi gjithashtu lė tė kuptohet se planetėt mund tė kenė ekzistuar nė gjithėsi nga ditėt e hershme tė universit - kur shumė prej yjeve ishin me pėrbėrje tė varfėr tė metaleve.

"Ju mund tė mendoni pėr yjet e para tė universit, apo brezit tė dytė apo tė tretė tė gjeneratave tė yjeve," tha Klement. “A kanė mundur ato tė formojnė planetė? Kjo ėshtė njė pyetje shumė interesante”.

Vizioni i fatit sistemit tonė diellor?

Dielli ynė ėshtė nė rrugėn e njėjtė yjore tė evolucionit sikurse HIP 13044. Shkencėtarėt parashikojnė se dielli do tė shndėrrohet nė njė gjigant tė kuq pas 5 miliardė vjetėsh apo mė shumė. Pra, astronomėt mund tė jenė nė gjendje pėr tė mėsuar diēka pėr fatin e sistemit tonė diellor duke studiuar HIP 10344b dhe yllin e tij mėmė.

Fati nuk do tė jetė goxha i mirė pėr Tokėn. HIP 13044b ka gjasa tė jetė rrotulluar shumė herė mė larg nga ylli i tij, por ėshtė afruar pėr shkak tė fazės sė shndėrrimit tė yllit nė njė gjigant tė kuq. Ēdo planet i brendshėm do tė ishte shkatėrruar gjatė kėtij procesi.

Kur dielli ynė tė hyjė nė fazėn e tij tė kuqe, Toka ka tė ngjarė tė jetė e “gatuar”.

“Planetėt e brendshėm, duke pėrfshirė Tokėn, ndoshta nuk do tė mbijetojnė”, thotė Setiawan. “Por, Jupiteri, Saturni dhe planetėt e jashtėm mund tė afrohen mė pranė diellit nė orbita, mu ashtu si ne e kemi zbuluar planetin nė fjalė”, ka shtuar ai.

HIP 13044b ėshtė njė i mbijetuar, por ai nuk do tė jetojė pėrgjithmonė. Pėr shkak tė zgjerimit tė serishėm tė yllit mėmė nė fazėn tjetėr tė evolucionit tė tij yjor, planeti pothuajse me siguri do tė ngulfatet.
avatar
Ruhan

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi