SHBA ndihmoi nazistėt

Shko poshtė

SHBA ndihmoi nazistėt

Mesazh  Neo prej 15.11.10 13:06

SHBA ndihmoi nazistėt pas luftės sė dytė botėrore



Njė histori sekrete e operacioneve tė gjuetisė naziste qė patė ndėrmarrė qeveria e Shteteve tė Bashkuara arrin nė pėrfundimin se zyrtarėt amerikanė tė zbulimit kishin krijuar njė "strehė tė sigurt" nė Shtetet e Bashkuara pėr nazistėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre pas Luftės sė Dytė Botėrore, dhe po ashtu paraqet detaje tė pėrleshjeve, shpesh tė fshehura, me kombet e tjera mbi kriminelėt e luftės kėtu dhe jashtė vendit.

Raporti me 600 faqe, tė cilat Departamenti i Drejtėsisė ėshtė pėrpjekur ta mbajė sekret pėr katėr vjet, ofron prova tė reja pėr mė shumė se dy duzina nga rastet mė famėkeqe naziste tė tre dekadave tė fundit.

Ky raport pėrshkruan ndjekjen qė i bėri qeveria, pas vdekjes, Dr Josef Mengele, i ashtėquajtur Engjulli i Vdekjes nė Aushvic duke pasur si pikė kulminante faktin se pjesė tė kokės sė tij janė mbajtur nė sirtar nė Departamentin e Drejtėsisė; vrasjen e tipit vigilante e njė ish ushtari Ėaffen SS nė Neė Jersey, dhe Identifikimin e gabuar nga ana e qeverisė tė njė personazhi tė njohur tė kampit tė pėrqendrimit Treblinka, roja i njohur si Ivan i Tmerrshmi.

Raporti pėrmban nė vetvete sukseset dhe dėshtimet e grupit tė avokatėve, historianėve dhe hetuesve nė zyrėn e Departamentit tė Drejtėsisė sė pėr Hetime tė veēanta, e cila ishte krijuar nė 1979 pėr deportimin e nazistėve.

Ndoshta mė i cėnuar nga rezultatet e raportit ėshtė vlerėsimi i angazhimit tė Agjencisė Qendrore tė Zbulimit (CIA) me veprimet ndaj emigrantėve nazistė. Studiuesit dhe raportet e mėparshme tė qeverisė kanė pranuar pėrdorimin e nazistėve nga CIA pėr qėllime tė shėrbimit tė fshehtė tė pasluftės. Por ky raport shkon mė tej nė dokumentimin e nivelit tė bashkėpunimit amerikan dhe mashtrimit nė operacione tė tilla.

Raporti i Departamentit tė Drejtėsisė, duke e pėrshkruar atė qė e quan "bashkėpunimin e qeverisė me persekutuesit" thotė se hetuesit e OSI kishin mėsuar se disa prej nazistėve "u ishte dhėnė e drejta e hyrjes nė Amerikė duke e ditur mė parė pėr aktivitetet e tyre naziste" . "Amerika, e cila mburrej me krenari se ishte njė strehė e sigurt pėr tė pėrndjekurit, u bė - nė njė farė shkalle tė vogėl - njė strehė e sigurt pėr pėrndjekėsit po ashtu," thuhet nė raport.

Raporti gjithashtu dokumenton edhe ndarjet brenda qeverisė amerikane mbi pėrpjekjet dhe kurthet ligjore qė vinin duke u mbėshtetur nė dėshmi nga tė mbijetuarit e Holokaustit dhe qė ishin tė vjetra me vite. Raporti gjithashtu arriti nė pėrfundimin se numri i nazistėt qė arriti nė Shtetet e Bashkuara ishte me siguri shumė mė pak se sa 10.000, shifėr kjo gjerėsisht e cituar mė parė nga zyrtarėt e qeverisė.

Departamenti i Drejtėsisė kishte kundėrshtuar bėrjen publike tė raportit qė nė vitin 2006. Nėn kėrcėnimin e njė padie, Departamenti i Drejtėsisė publikoi njė version shumė tė redaktuar muajin e kaluar bazuar nė kėrkesėn e njė grupi privat hulumtimesh, Arkiva Kombėtare e Sigurimit, duke lėnė jashtė elementė ligjorė dhe diplomatikė. Njė version i plotė ėshtė marrė nga The Neė York Times.

Departamenti i Drejtėsisė tha se raporti, produkt i gjashtė viteve tė punės, nuk ka pėrfunduar zyrtarisht dhe nė kėtė mėnyrė nuk pėrfaqėson versionin zyrtar. Departamenti pėrmendi "gabime tė shumta faktike dhe lėshime", por nuk pranoi tė thoshte se cilat ishin ato.

Qė nga krijimi i OSI, i cili kėtė vit u bashkua me njė tjetėr njėsi ,mė shumė se 300 persona tė konsideruar si nazistė janė dėbuar, u ėshtė hequr nėnshtetėsia ose janė konsideruar “non-grata” nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Nė pasqyrimin kronologjik tė rasteve tė nazistėve tė cilėt ishin ndihmuar nga zyrtarėt e zbulimit amerikan, raporti pėrmend ndihmėn qė CIA-s kishte dhėnė nė 1954 pėr Oto Von Bolschėing, njė shok i Adolf Eichmann i cili kishte ndihmuar zhvillimin e planeve fillestare "pėr spastrimin e Gjermanisė prej ēifutėve" dhe i cili mė vonė punoi pėr CIA-n nė Shtetet e Bashkuara.

Nė njė varg tė shkresash, zyrtarėt e C.I.A-s debatonin ēfarė tė bėnin nėse Von Bolschėing do pėrballej me tė kaluarėn e tij – a duhej tė mohonte ndonjė lidhje me nazistėt apo duhej tė "shpjegonte atė nė bazė tė rrethanave lehtėsuese," thoshte raporti.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHBA ndihmoi nazistėt

Mesazh  yasmin prej 15.11.10 13:24

Sigurisht qe SHBA i leverdiste nje qendrim i tille sepse ndersa Europa luftonte me veten e saj ShBA lulezonte....dhe me pas u shfaq si shpetimtare e Europes...Po me kujtohet nje thenie e Viktor Hygo te cituar tek romani viti'93 :"te ngresh kurthe do te thote te besh lufte per shtate pale qejfe"
avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHBA ndihmoi nazistėt

Mesazh  politologu prej 14.12.10 15:33

eshte e verete ver hitleri ka qen qifut apo nipi i rotshilldateve ke keta me ghyshin e bushit te ri kan finannacu hitlein dhe kan fabriku vet holokausin ......
avatar
politologu

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHBA ndihmoi nazistėt

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi