Legjenda e Rozafes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e Rozafes

Mesazh  Estilen prej 10.11.10 10:29


R O Z A F A dhe Legjenda e saj



Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S’dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge.

Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergestenin e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir.

Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur.

Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c’thotė kjo gojėdhėnė………

I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e trinetėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit.

Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.

- Puna e mbarė , o tre vėllezėr.

- Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė.
Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė . C’tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ?

- Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .

- Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..

Plaku i mirė mendohet e pyet :
- A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?

- Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ē’tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?


- Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t’u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t’ju sjellė bukėn , t’a merrni e t’a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t’u zėrė vend e do t’u qėndrojė pėr jetė e mot.

Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s’u pa.

Vaj !

Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .

Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen…
Nė shtėpi nėna e djemve s’di gjė . I thotė sė madhes:

- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nėnė , sot s’mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:

- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė.
- Besa nėnė , sot s’vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.

- Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl .
- Moj nuse e vogėl…

Nusja e vogėl brof nė kėmbė:
- Urdhėro zonja nėnė !

- Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.

- Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s’ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.

Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.

- Puna mbarė , o mjeshtėr !
Po c’ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.

E shoqja i thotė:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:

- Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t’murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.


- Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t’ju lė njė porosi: kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t’ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !

Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj…
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .



Estilen

1024


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  yasmin prej 09.12.10 18:39

Nga legjenda e Rozafes transmetohen disa mesazhe....por mesazhi i pare qe transmetohet per mua eshte ky : "muret e nje keshtjelle shekullore jane mbajtur 'ne kembe' dhe mbahen akoma nga nje femer...e cila ishte nje bashkeshorte e mire,nje nene e mire,nje nuse e mire,nje kunate e mire.........dhe mbi te gjitha nje shqiptare e vertete....".
Ja c'mund te arrije nje femer....nje gje qe tre burra nuk do e arrinin per te gjithe jeten,nje femer mund te mbaje ne kembe dicka qe disa burrave bashke iu shembet sa kthejne shpinen per t'u larguar nga ajo qe tere diten ndertojne...dhe jo vetem kaq....por te ben vertete te mendosh qe mjafton vetem nje gjysem femer (sepse vetem gjysma e trupit te saj eshte murosur)arrin te realizoje dicka qe nuk e bejne tre burra bashke....po sikur te ishte murosur e tera???!!!!!!!!

P.S : Me vjen mire qe kjo teme eshte postuar nga nje mashkull sepse kjo tregon qe shoqeria jone maskiliste eshte ndergjegjesuar per rolin dhe vlerat qe paraqet nje femer.....

yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Angeloflight prej 14.12.10 7:30

Flijim! Flijim i nje gjeje per te miren e nje tjetre.

Ky eshte dhelbi.

Angeloflight

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Angeloflight prej 14.12.10 7:33

yasmin shkruajti:Nga legjenda e Rozafes transmetohen disa mesazhe....por mesazhi i pare qe transmetohet per mua eshte ky : "muret e nje keshtjelle shekullore jane mbajtur 'ne kembe' dhe mbahen akoma nga nje femer...e cila ishte nje bashkeshorte e mire,nje nene e mire,nje nuse e mire,nje kunate e mire.........dhe mbi te gjitha nje shqiptare e vertete....".
Ja c'mund te arrije nje femer....nje gje qe tre burra nuk do e arrinin per te gjithe jeten,nje femer mund te mbaje ne kembe dicka qe disa burrave bashke iu shembet sa kthejne shpinen per t'u larguar nga ajo qe tere diten ndertojne...dhe jo vetem kaq....por te ben vertete te mendosh qe mjafton vetem nje gjysem femer (sepse vetem gjysma e trupit te saj eshte murosur)arrin te realizoje dicka qe nuk e bejne tre burra bashke....po sikur te ishte murosur e tera???!!!!!!!!

P.S : Me vjen mire qe kjo teme eshte postuar nga nje mashkull sepse kjo tregon qe shoqeria jone maskiliste eshte ndergjegjesuar per rolin dhe vlerat qe paraqet nje femer.....

Femra nuk mund te arrije asgje pa ndihmen e nje mashkulli. E njejta gje vlen dhe per mashkullin.
Se bashku ama ato jane ne gjendje te krijojne mrekullira.

Angeloflight

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  ajzberg prej 01.05.11 16:11

Une e kam degjuar shpesh kete histori ku flijimi,besa etj jane te gjindeshme dhe me se shumti aty i meshohet.Pra per te bere dicka te madhe duhet flijuar dhe se ne pergjithesi nuk ka BESE tek shqiptaret gje qe per mua nuk eshte e vertet.
Une kam tjeter mendim ,po te shikojme ne kete histori nuk permendet fare i jati i djemeve [do te ishte ai qe do ti mesonte si ta ndertonin keshtjellen dhe jo nje plak ''i mire'' qe do ti vinte ne ngasje]
Kur vjen puna per te urdheruar nuset shikojme qe ato i jep plaka e shtepise.
Nga ketu mendoj qe gruaja apo matriarkati ka qene mjaft e forte ne ato kohe kur keshtjella eshte ndertuar.A ka flijim ? Une mendoj qe nuk jo,por ka nje zgjuarsi apo nje trashigimi ndertimore e fisit te nuses se vogel qe ajo e ka ditur dhe ja u ka transmetuar vellezerve ndertues.

ajzberg

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  dante prej 03.10.11 15:55

fakti i lindjes kohe pas kohe te kesaj gojedhene qe pastaj u transformua ne legjende vjen pasi edhe sot e kesaj dite, ne muret e kalase se shkodres rrjedh uje me ngjyre te bardhe nga shkembijte gelqeror te perdorur per ndertimin e kalase, dhe pjesa me e rendesishme e kesaj legjende eshte momenti kur Rozafa i kerkon vellezerve qe te lene gjysmen e trupit te saj jashte, syrin per te pare djalin e saj, doren per ta perkedhelur, gjirin per ta ushqyer me qumesht, dhe kemben per te perkundur djepin, dhe thuhet edhe sot e kesaj dite qe ai uj i bardhe qe vazhdon te rrjedhe eshte qumeshti i Rrozafes. Ska te beje me besen e shqiptarit apo me faktin e flijimit, pasi kultura ilire nuk e njihte flijimin, dhe ne shekullin e 4 p.k kur eshte ndertuar keshtjella, besa e shqiptarit nuk ishte ne rend te pare si pastaj u be per te genjyer veten dhe te tjeret hahaha pasi popull me te pabese nuk ka. Jam shkodran dhe e di mire punen e legjendes

dante

49


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  las vegas prej 05.10.11 15:40

E verteta eshte se njeriu eshte natyre egoiste, sidomos kur behet fjale per gjera te tilla, dhe 2 vellerezit e medhenj nuk mund te quhen tradhetare ne qofte se i referohemi asaj qe shkrova me siper. Persa i perket vellait te vogel qe mbajti fjalen e dhene, kjo eshte nje legjende dhe jep konceptin qe kemi hasur ne shumicen e shkrimeve te tilla qe do te thote qe djali i vogel eshte ai qe ecen ne rruge te mbare, pavaresisht se mund te shihet si me pak i rendesishem se te tjeret. Gjithashtu qe legjendes ti jepen dhe nota emocionale, duhej permendur kjo, pasi perndryshe do shihej vetem ne aspektin e murosjes se femres dhe krijimin e keshtjelles. Persa i perket shqiptareve dhe thenies "besa e shqiptarit si purteka arit", mund te kene qene njerez te beses pasi kjo dhe mikpritja i ka dalluar nga popujt e tjere ( mesa kemi lexuar), dhe them MUND pasi asgje nuk eshte e sigurt dhe nese ka qene me te vertete keshtu atehere eshte zbehur se tepermi, per te mos thene qe nuk ekziston fare ( me vjen keq ta them kete ).

las vegas

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda e Rozafes

Mesazh  Siroco prej 24.11.12 23:40


Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


73


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi